“Taksa” e re në doganë
Jo më vonë se data 31 tetor e këtij viti, qeveria shqiptare do të aktivizojë koncesionin e skanimit të kontejnerëve në dogana. Një taksë e re do të vihet mbi të gjitha deklaratat doganore 22 euro mbi vlerat 1000 euro dhe 5 euro nën këtë vlerë. Dështimi i anulimit të kontratës ka sjellë kosto të reja që përfshijnë jo vetëm biznesin, por edhe qeverinë, e cila ka hyrë garante për kompensimin e kostove. Bizneset paralajmërojnë: Do e reflektojmë në rritjen […]
Nga erdhi rritja në tremujorin e parë
Intervistë me z.Gjergj Filipi, drejtor i Institutit Shqiptar të Statistikave Ekonomia u rrit me 2.82 për qind në tremujorin e parë të vitit 2015 në krahasim me të njëjtin tremujor të 2014, sipas publikimit të fundit të INSTAT. Treguesi i këtij tremujori për rritjen ekonomike vjen me një metodologji të re, ku matja është bërë si nga metoda e prodhimit dhe nga ajo e konsumit, ndërsa deri tani matej vetëm nga metoda e prodhimit. Nga ana tjetër, me këto ndryshime […]
Banka Botërore, program edukimi financiar në Kosovë
Grupi i Bankës Botërore (GBB), së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës, po fillojnë programin për edukim financiar në Kosovë për t’i thelluar njohuritë e kosovarëve për një huamarrje më të zgjuar, për produktet financiare dhe e-banking, respektivisht shërbimet bankare përmes internetit. Këto tri tema, sipas njoftimit të GBB-së, janë treguar si thelbësore nga takimet e mbajtura dhe hulumtimet e bëra vitin e kaluar nga ana e Praktikës Globale për Tregjet dhe Financat të Grupit të Bankës Botërore, si […]
Eumani/ Kriza greke vonon planet e hyrjes në euro
Rumania do të duhet të shtyjë më tej planet për t’u bashkuar me Eurozonën teksa kriza në Greqi po teston qëndrueshmërinë e monedhës së vetme, thonë ekspertët. Anëtarësimi i Rumanisë në zonën e monedhës së vetme nuk do të jetë e mundur në 2019, sikundër është planifikuar dhe do duhet të merren në konsideratë vonesa të mëtejshme teksa stabiliteti i projektit të euros po testohet nga kriza greke, thonë analistët rumunë. “Ne mund të supozojmë se BE-ja do të bëhet […]
Pas Tunizisë, adhuruesit e diellit i drejtohen Spanjës, Bullgarisë dhe Greqisë
Nga frika për sigurinë e tyre në Tunizi, pasi një i armatosur vrau dhjetëra turistë, europianët në kërkim të diellit po u drejtohen këtë vit destinacioneve të tilla si Spanja, Bullgaria apo Greqia. Industria e turizmit në Tunizi u rimëkëmb pas trazirave të Arab Spring (valë kryengritjesh në një sërë vendesh arabe), dhe u kthye në një vendpushim popullor me kosto më të ulët për europianët. Vitin e kaluar, 2.8 milionë persona vizituan vendin, duke kthyer sërish nivelin e 3.8 […]
Statistika/ Tregtia me Gjermaninë
Deri në fund të vitit 2014, Gjermania ishte partneri i tetë tregtar për eksportet dhe i katërti për importet, ndërsa është investitori i gjashtë më i madh në vend, një panoramë krejt e ndryshme në krahasim me vendet e tjera të rajonit, që janë shumë më të lidhura me ekonominë me konkurruese të Europës. Ndërsa i gjithë rajoni ka si destinacion kryesor të eksporteve Gjermaninë, Shqipëria ka mbetur shumë prapa. Gjermania ishte partneri i tetë i eksporteve të Shqipërisë në […]
Dompé, zemër italiane dhe frymëmarrje ndërkombëtare: kompania biofarmaceutike përuron selinë e re në Shqipëri
Pas hapjes në SHBA, në Nju Jork, Grupi biofarmaceutik italian hap në Tiranë selinë e parë të saj në kontinentin europian Dompé në Shqipëri do të jetë e pranishme me portofolin e produkteve të saj të Kujdesit Parësor në fushën e barnave që merren me recetë dhe atyre të gamës së vetëmjekimit Edi Rama, në ceremoninë e hapjes së shtëpisë biofarmaceutike italiane Dompe’ në Tiranë, i quajti ata “një dallëndyshe korriku”. Ambasadori italian, Massimo Gaiani, e cilësoi Dompe’ në Tiranë […]
Përsosmëri në risitë novatore të terapisë
Profil Institucional Dompé është një nga ndërmarrjet kryesore biofarmaceutike në Itali, e fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve terapeutike novatore për sëmundje të rralla, shpesh të pakurueshme. Një objektiv që ndjek duke promovuar e duke qenë pjesë aktive e një rrjeti të nivelit të lartë në të gjitha veprimtaritë e rrugëtimit farmaceutik, nga kërkimi drejt zhvillimit, nga prodhimi te tregtimi. Dompé e përqendron përpjekjen e saj në fusha ku nevojat për terapi janë ende të papërmbushura, si diabeti, transplanti i organeve, […]
Dy anët e medaljes
Kriza greke shkakton “viktimat” e para në Shqipëri, me mbylljen e bizneseve dhe bllokimin e eksporteve, ndërsa shqiptarët dynden në Greqi për pushime dhe turizëm. Zbardhet plani i Bankës së Shqipërisë për mbrojtjen e bankave greke dhe çfarë ndodh nëse rikthehet dhrahmia Tani kur kriza në Greqi ka vënë në panik të gjithë botën, Shqipëria si fqinji i parë, e ka disafish më të vështirë të kalkulojë dhe të ngrejë muret mbrojtëse ndaj dallgëve të krizës greke. Pasojat që tashmë […]
Banka e Shqipërisë qendrore zbardh masat e mbrojtjes
Teksa situata është ndezur në Athinë dhe po shtohen shqetësimet lidhur me sistemin bankar grek, Banka e Shqipërisë zbardhi për “Monitor” marrëdhëniet më të fundit që degët e bankave në Shqipëri kanë me mëmat në Greqi. Banka qendrore referoi se, kriza në Greqi nuk është risk për bankat greke që operojnë në Shqipëri, pasi prej kohësh sistemi i mbikëqyrjes dhe ai rregullator, që normon veprimtarinë e bankave shqiptare me kapital grek ka qenë i ndryshëm nga ai i bankave të […]
Rruga përpara
Një marrëveshje mes Greqisë dhe kreditorëve të saj do të jetë mirë. Por në qoftë se, duhet të ketë një Grexit, çështja është se si të bëhet kjo. Udhëheqësit e Eurozonës së bashku me ato të të gjitha 28 vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen për një sërë takimesh në Bruksel. Nëse Alexis Tsipras, kryeministri i Greqisë, mund të arrijë një marrëveshje me kreditorët e tij, vendi do të qëndrojë brenda euros. Nëse nuk ka marrëveshje të tillë, Greqia […]
Pesë falimentet historike të Greqisë, i gjashti të pragu
Falimenti i parë, 1824 Grekët kërkuan mbështetje financiare ndërkombëtare pas revoltës dhe luftës kundër Turqisë që filloi në 1821. Dy kreditë britanike e 1824 dhe 1825 përdorën për të mbuluar disa shpenzime të luftimeve. Vetë lufta shkatërroi pjesën më të madhe të fshatit dhe tregtinë e detit, e cila kishte qenë burimi kryesor i pasurisë kombëtare. Më 1827, qeveria greke tashmë ishte në gjendje për të paguar siç kishte premtuar dhe deklaruar veten të falimentuar. Falimenti i dytë, 1843 […]
Raporti 2015, një milion më shumë të pasur
Capgemini e Rbc Wealth Management kanë bërë publike rezultatet e edicionit të vitit 2015 për raportin botëror të Pasurisë. Një analizë vjetore që merr në vlerësim pasurinë e njerëzve më të pasur, të atyre që kanë të ardhura në mbi një milion dollar. Raporti është realizuar duke marrë në konsideratë përgjigjet e rreth 5,000 personave në 23 vende të botës. Nga të dhënat e grumbulluara nga ‘Bloomberg’ del se numri i të pasurve është rritur me rreth 920,000 njësi. Tashmë […]
Kriza që erdhi nga pensionet
Nga Naim Balluku* Pasojat e krizës për emigracionin shqiptar. Vetëm këto 5 vitet e fundit janë kthyer rreth 160 mijë emigrantë, ku 90% janë kthime nga Greqia. Kthimi i emigrantëve në vendin tonë, ku niveli i papunësisë është i lartë, rrit më tej papunësinë duke zmadhuar problemet sociale që aktualisht janë të konsiderueshme. Në krizën greke, krahas faktorëve të tjerë, një ndikim jashtëzakonisht të madh ka sjellë edhe sistemi i pensioneve që është aplikuar, duke filluar nga mënyra e organizimit, […]
Itali, ushqimet bio, shitje rekord
Në Itali, grupi i supermarketeve bio e mbylli vitin 2014 me një xhiro prej 260 milionë eurosh. Për vitin 2015 parashikohet që të hapen 15 pika të reja, si dhe në fillimin e zbatimit të një plani që ka të bëjë me jashtë dhe me kanalet e-commerce. Zhvillimi i grupit EcorNaturaSì ecën paralelisht me tregun e ushqimeve bio në Itali, që regjistroi rritje me rreth 17% gjatë vitit 2014. Në total, tregu bio në Itali vlen 3 miliardë euro, ku […]
Hapat e vegjël të sigurimeve
Edhe pse ka fituar njëfarë qëndrueshmërie, tregu i sigurimeve në Shqipëri vazhdon të jetë i brishtë. Kompanitë e sigurimeve tregojnë se po përpiqen që t’i japin më shumë frymëmarrje sigurimeve vullnetare, si dhe të gjejnë hapësira të reja. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare parashikon një vit kryesisht të mbarë, por paralajmëron se problemet mund të rikthehen për sa kohë që nuk aprovohen ndryshimet ligjore të propozuara nga AMF, për zbatimin e bonus-malus dhe disiplinimin e politikës së tarifimit. Nga Elona Bedalli […]
Borxhet e këqija të Italisë:Të ‘zbukurosh’ falimentin
Reformat ligjore mund të ndihmojnë eliminimin e grumbullimit të kredive problematike Në Italinë mesjetare, kur një tregtar nuk paguante borxhet e tij, karrigia nga e cila ai kryente biznesin thyhej për ta detyruar atë të ndalonte së tregtuari. Fjala ‘faliment’ rrjedh nga ‘banco rotto’, që do të thotë ‘stol i thyer’. Ligjet bashkëkohore të falimentimit të Italisë janë më pak të dhunshme (edhe pse deri në vitin 2006 debitorët humbën të drejtën e tyre për të votuar dhe u likuiduan). […]
Përtej rrezikut të dukshëm grek
Vala e dytë e dëmeve greke ka mbërritur në Shqipëri. Pesë vite më parë, katër fabrika në Gjirokastër e Korçë mbyllën aktivitetin, ndërsa dhjetë të tjera përgjysmuan volumin e punës. Bllokimi i pagesave javët e fundit ka vënë në krizë të tjera sipërmarrje në Jug të përmendura së fundi nga “Monitor”. Por duket se ky nuk është problemi i vetëm, (pas përjashtimit të krizës në bankat greke). Shqipëria është në një periudhë kur po kërkon të dalë në tregun ndërkombëtar […]
TPL/Kujdes problemet e tregut mund të rikthehen
Flet Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, zj. Enkeleda Shehi Cila është ecuria e deritanishme e tregut të sigurimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar? Përse tregu i Jetës nuk po ecën me ritme të kënaqshme, çfarë duhet të përmirësojnë kompanitë që operojnë në këtë segment? Primet e shkruara bruto për periudhën janar – maj 2015 kapën vlerën mbi 5,166 milionë lekë, ose 17.44% më shumë se në periudhën janar – maj 2014. Gjatë periudhës janar – […]
Pushime ëndrrash
Vende të tilla të largëta si ishujt Maldive, Seishell në oqeanin Indian, Kuba, Santo-Domingo në Karaibe, Tailanda, Bali në Indonezi, etj., mbeten destinacionet e pushimeve ideale. Por, për të prekur të paktën njërën prej tyre nga afër, duhet të bëhen disa “sakrifica”, si fjala vjen viza apo kostoja disi e lartë e udhëtimit. Kush është tip i aventurës e nuk i trembet syri nga të papriturat atëherë mund të zgjedhë që të organizojë vetë një udhëtim, në të kundërt në […]
Qytetarët t’iu drejtohen kompanive, minimizojnë rrezikun
Flet Kadri Morina, president i kompanisë Eurosig Eurosig, është kompania që shënoi rritjen më të madhe të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës për pesë muajt e parë të vitit 2015 (rreth 59%), me prime që u llogaritën në rreth 714 milionë lekë. Kjo shifër bëri që kompania ta çojë në 15% prezencën në këtë segment të tregut nga rreth 111.4% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes […]
Nuk është koha e duhur për hua në tregun ndërkombëtar
Flet Mateo Spaho, ekonomist Një marrëdhënie e vështirë, gati e lodhshme mund të cilësohet ajo mes Greqisë dhe Bashkimit Europian. Sipas jush, çfarë po ndodh me fqinjin tonë në kontekstin europian? Reformat e pabëra nga qeveria Tsipras e detyrojnë këtë qeveri t’i kërkojë edhe rreth 23 miliardë euro shtesë përveç borxhit që ka për të paguar. Është një këst i tretë që vetë Europa duhet t’i japë Greqisë para se t’ia kthejë asaj. Ndërkohë që situata është shumë e komplikuar, […]
Britania dhe Europa:‘Shfaqet’ Brexit
Rinegocimi i David Cameron shmang një fillim të paqëndrueshëm Momenti ka më shumë se dy vjet që pritet. Nën presionin e deputetëve të tij, në vitin 2013, David Cameron, kryeministri, premtoi se do të reformonte anëtarësimin e Britanisë në BE dhe rezultatin do ta përballte me një referendum pro apo kundër qëndrimit, nëse do fitonte një mandat tjetër. Direkt pas triumfit të tij të zgjedhjeve të përgjithshme, më 25 qershor, ai mbërriti në Bruksel si rregullisht për të paraqitur listën […]
Si në Greqi dhe në Shqipëri, financat rrezikohen nga politikanët
Besard Kadia, drejtori i Fondacionit për Liri Ekonomike Borxhi i lartë e keqmenaxhimi i financave e kanë vënë Greqinë në qendër të vëmendjes europiane. A ka ndonjë leksion për të mësuar Shqipëria në këtë kohë, nga fqinji i saj? Greqia është shembulli tipik i keqmenaxhimit të financave publike, i lehtësisë së marrjes hua. Greqia, pas vitit 1991, arriti të marrë hua me të njëjtën normë interesi sa në shtetet e zhvilluara si Gjermania, sidomos me hyrjen në Eurozonë në vitin […]
Shisti argjilor: Do të ketë gjak
Aftësia e industrisë së shistit të Amerikës është e admirueshme, gjendja e financave të saj është ‘për të ardhur keq’ Wall Street do një copëz të mirë pothuajse aq sa edhe gjuetarët e naftës që shpojnë për naftë. Nuk është çudi se lufta mbi financat e industrisë së shistit argjilor amerikan është përkeqësuar. Në njërën anë, janë shitësit, duke përfshirë David Einhorn, menaxher i fondeve të mbulimit, aksionet e të cilit përfshijnë Lehman Brothers. Ata argumentojnë se ‘shpimi’ – biznesi […]
Më të kërkuarat, por edhe ekonomike
Kur ju parashtroni gjithë shpenzimet, si udhëtimi, ushqimi, plazhet ideja për të udhëtuar në cepa të ndryshëm të botës mund të ngjajë me një aventurë shumë të kushtueshme. Lajmi i mirë është se disa vende ekzotike mund të kthehen në përvoja fantastike dhe jo shumë të kushtueshme. Ndaj, përpara se të niseni me pushime, lexoni se çfarë kanë shkruar për këto përvoja turistë të ndryshëm. Kamboxhia E besoni apo jo, Azia Juglindore mund të jetë një destinacion tepër ekonomik. […]
Tregu drejt stabilizimit, por ende i brishtë
Flet Tronin Troqe, Bordi Drejtues, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në pesë muajt e parë të vitit 2015, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group e çoi në rreth 17% peshën ndaj totalit të tregut, duke llogaritur në total prime të shkruara bruto në rreth 800 milionë lekë. Bashkimi i dy kompanive ka rezultuar pozitiv dhe me rezultate përtej pritshmërive, trend i cili, sipas drejtuesve, do të ruhet edhe në pjesën tjetër të vitit. […]
Kriza greke si oportunitet!
Mediat italiane shkruanin së fundmi me cinizëm për një kompani të madhe që ofronte shërbime call center (Sisal), e cila po zhvendoste aktivitetin në Shqipëri, në kërkim të ristrukturimit -uljes së shpenzimeve- që ia mundësonte kosto më e ulët e fuqisë punëtore, një veprim që në artikull citohej si dumping. Ndërsa qindra të rinj italianë mbetën të papunë, disa prej tyre iu ofrua të vinin në Shqipëri që të trajnonin punonjësit e rinj. 25 vjet pas eksodit të madh të […]