Bizneset shqiptare të mbytura në borxhe
Qendra e Kërkimeve Monitor publikon raportin detyrime/kapital për 200 kompanitë më të mëdha në vend, sipas të ardhurave Nga Ornela Liperi Të marra nga miqtë, në tregun informal, tek ortakët, ndaj të tretëve, furnitorëve apo në banka, bizneset e mëdha shqiptare rezultojnë të zhytura në borxhe (detyrime), ndërsa kanë nivele minimale kapitali. Një tregues ky i informalitetit të lartë, gjendjes së vështirë të bizneseve, financimit me burime të panjohura, problemeve në raportimin kontabël, shmangies dhe evazionit fiskal, moszbatimit […]
Bien çmimet e naftës
Çmimet e naftës ranë të premten, ndërsa u intensifikuan shqetësimet rreth mbiofertës globale, pasi kreu i kartelit të prodhuesve të naftës OPEC njoftoi se nuk do të ketë reduktime në prodhim, pavarësisht nga një mbiofertë e madhe globale. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, iu drejtua rënies së njëpasnjëshme javore pas komenteve në Moskë nga Abdullah al-Badri, sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës. Badri tha se kërkesa në rritje do të parandalojë një rënie […]
Ari i drejtohet ecurisë më të gjatë të humbjeve javore në 16 vite
Ari ra në nivelin më të ulët në 5 vjet e gjysmë fundjavën e kaluar dhe u pozicionua për rënien e gjashtë javore radhazi, tërheqja e tij më e gjatë që nga viti 1999, pasi të dhënat optimiste ekonomike amerikane forcuan shpresat e rritjes afatshkurtër në normat e interesit. Shufra u pozicionua gjithashtu ta mbyllë korrikun me rënien e saj më të madhe mujore në më shumë se dy vjet pas rënies së thellë javën e kaluar e cila tronditi […]
Remitancat arrijnë në 700 milionë euro
Çdo vit, një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë kthehen në vendlindje, për të kaluar pushimet me familjet e tyre, raporton ‘Aljazeera Balkans’. Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Diasporës, pothuajse gjysmë milion njerëz nga jashtë viziton Kosovën brenda vitit, duke dhënë një kontribut të madh në ekonominë lokale. Shëtitorja kryesore në Prishtinë është e mbushur me njerëz. Por, shumica e tyre nuk jetojnë këtu, por vijnë nga vende të Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara dhe […]
Bullgari: Shenja për një rimëkëmbje të brishtë ekonomike
Vasil Velev, kryetar i Shoqatës Bullgare të Kapitalit Industrial (BICA), ka hedhur poshtë akuzat për një tendencë rritëse në falimentet e korporatave, duke theksuar se të dhënat e T1 për vitin 2015 dëshmojnë të kundërtën. Agjencia e Regjistrit të Bullgarisë njoftoi më 16 korrik se numri i falimentimeve ishte rritur me 34% në vit në T1 2015, në një total prej 341 kompanish. Në një deklaratë për median publikuar më 23 korrik, Velev i kundërshtoi pretendimet e Agjencisë së Regjistrit […]
Bullgaria, më e varfër bëhet parajsa e bizneseve greke
Të ballafaquar me një krizë të thellë ekonomike në vend, të paktën 11,000 kompani greke kanë zbuluar një strehë të sigurt në Bullgarinë fqinje me paga të ulëta – anëtari më i varfër i Bashkimit Europian. “Ne kemi stabilitet këtu: tatim të besueshëm, legjislacion të shëndoshë dhe një ambient pozitiv”, – thotë Ioannis Politis, menaxher i kompanisë së produkteve higjienike greke Septona, e cila ndërtoi një fabrikë në qytetin verior bullgar të Ruses 10 vjet më parë. Rreth 120 biznese […]
“Era” e re e biznesit
Vitin e ardhshëm, biznesi do të mund të plotësojë të dhënat e pasqyrave financiare direkt në sistemin e QKR-së, duke reduktuar burokracitë, por edhe duke gjeneruar të dhëna të sakta dhe të rifreskuara në kohë reale. Në një intervistë dhënë për “Monitor”, drejtoresha e përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, tregon se cilat janë planet për shërbimet e reja që do t’i ofrohen biznesit. Sipas saj u arrit të zbatohej i plotë procesi i dorëzimit të bilanceve online, falë funksionimit […]
Më ndiqni, ju tregoj Shqipërinë!
Me miratimin e ligjit të ri për turizmin dhe certifikimin, udhërrëfyesi turistik ka shumë gjasa që të kthehet në një profesion të kërkuar. Ata që sot e ushtrojnë thonë se ka ardhur koha që tregu shqiptar t’i përgjigjet sfidës, për ta prezantuar vendin sa më denjësisht Nga Elona Bedalli A ju kujtohet filmi “My life in Ruins” me aktoren me origjinë greke Nia Vardalos, e cila me më pak kilogramë në trup dhe pas suksesit të “Martesa ime […]
Nga anon peshorja
Kur vjen fjala te pushimet, nuk është e thënë që sa më të shtrenjta të jenë, aq më mirë është. Aty ku raporti cilësi/çmim është më i mirë dhe më i drejtë është vendi më ideal për të harruar, qoftë edhe për pak ditë, stresin dhe rutinën e përditshme. Shqipëria vuan këtë handikap, ndërsa fqinjët e përmbushin më së miri. E si për t’iu bindur, në këtë shkrim do t’ju sjellim disa përvoja turistike që justifikojnë buxhetin e shpenzuar dhe […]
Divorci si e ndikon negativisht rritjen ekonomike
Për të gjithë ata që kanë menduar se divorci është vetëm dukuri sociale, e kanë gabim! Aspekti ekonomik i një procesi divorci, në familjen shqiptare, duket se rëndon më tepër në shoqëri.. Arsyet kryesore janë një proces shpesh i kushtueshëm dhe shpenzimet e detyrimit të kujdesit ndaj familjes që lë pas… Nga Deada Hyka David Mielach of “Business News Daily” arriti konkluzionin përmes studimit të tij të njohur në SHBA se e përbashkëta mes një martese të shëndoshë […]
Pagat bazë: Një parashikim i pamatur
Një lëvizje globale drejt pagave shumë më të larta bazë është e rrezikshme Kur çmimet rriten, kërkesa bie. Përjashtimet nga rregulli më themelor i tregjeve janë kuriozitete – ajo lloj gjëje me të cilën një ekonomist mund t’ju mërzisë gjatë një darke festive, shkruan The Economist. Duke parë me kujdes, pagat minimale mund të japin një shembull të tillë. Por politikëbërësit nuk duhet të supozojnë se ky është një ligj i hekurt. Rritjet e mëdha në pagat minimale (shpërblimi […]
Rihapja e bankave greke: Marshi i gjatë drejt normalitetit
Rindërtimi i besimit në banka është ‘destinuar’ të jetë i vështirë Pas tre javësh mbyllje, rihapja e bankave greke më 20 korrik ishte një hap pozitiv. Por bankat mbeten të ligështuara; kriza e likuiditetit është kthyer në një krizë të kushteve financiare. Derisa të zbehen shqetësimet në lidhje me qëndrueshmërinë e tyre pas verës, kur të mbahen testet e stresit që do përcaktojnë cilësinë e kapitalit të tyre, ato do të vijojnë të luftojnë për t’iu kthyer normalitetit, shkruan […]
Roli i Francës në botë:Barra e pavlerësuar e presidentit
Sa më shumë François Hollande bën në skenën botërore, aq më pak i kënaq votuesit e tij “Franca është vërtet vetëm vetvetja nëse ajo është në krye”, shkroi themeluesi i republikës moderne, Charles de Gaulle. Për presidentin aktual francez, François Hollande, udhëheqja jashtë vendit ka përfshirë një kurbë të mprehtë të mësuari: Para marrjes së detyrës në vitin 2012, ai drejtoi këshillin provincial të Corrèze. Ende në pushtet, z. Hollande ka treguar më shumë vendosmëri në drejtimin e punëve […]
Tregu I sigurimeve- 6 MI 2015
Burimi: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-qershor 2015 kapën vlerën rreth 6,427 milionë lekë, ose 20.91% më shumë se në periudhën janar-qershor 2014. Gjatë periudhës janar-qershor 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 488,172 me një rritje prej 9.15% krahasuar me periudhën janar-qershor 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.39% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke […]
Grafiku krahasues: Nafta bie ndjeshëm në bursa, tregtohet në nivele rekord në Shqipëri
Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare ranë së fundmi në nivelin më të ulët që nga shkurti i këtij viti, duke zbritur deri në 52.28 dollarë (treguesi Brent, kontrata referencë e Europës). Shqetësimet mbi rritjen e ofertës edhe pas heqjes së sanksioneve mbi Iranin, pritshmëritë mbi dollarin, ekonomia relativisht e dobët kineze, janë disa nga arsyet që ulën naftën në bursa, nga niveli i lartë prej rreth 67 dollarë për fuçi që arriti në fillim të majit. Në tregun shqiptar, […]
Janar-korrik: Rriten 14% hyrjet e të huajve në Shqipëri
Është bërë e zakonshme tashmë të shohësh turistë në rrugët e kryeqytetit, në bregdet apo në veri të vendit. Mediat e huaja shkruajnë shpesh për bukuritë e natyrës shqiptare, duke nxitur të huajt të vihen në kërkim të zbulimit të sekreteve të fundit të Mesdheut. Edhe të dhënat zyrtare konfirmojnë se ka një fluks në rritje të të huajve që hyjnë në Shqipëri. Sipas statistikave nga Ministria e Brendshme/Drejtoria e Kufirit, në total për periudhën janar-21 korrik kanë hyrë në […]
Testi i stresit për likuiditetin: E kalojnë të gjitha bankat në Shqipëri
Duke përdorur skenarë të ndryshëm me ngjarje të paparashikuara dhe faktorë që mund të ndikojnë negativisht në likuiditet, kanë treguar se të gjitha bankat mund të përballojnë me sukses situata të tilla. Siç mësohet nga Banka e Shqipërisë, të gjitha bankat tregtare në vend e kanë kaluar testin e stresit për likuiditetin. Aktivet likuide janë rritur me 72 miliardë lekë gjatë vitit 2014. Rreth 92% e kësaj rritjeje është në monedhën vendase dhe ka ardhur kryesisht si rezultat i ndryshimeve […]
Humbet kush nuk investon
Përjashtuar pak kompani të mëdha që kanë investuar, të gjitha industritë po vuajnë shitjet e kufizuara brenda dhe jashtë vendit. Pritshmëri të vakëta edhe për gjysmën e dytë të vitit Pas shumë kohësh, tregtia e jashtme tkurret duke shënuar si rënie të importeve edhe të eksporteve. Nga bizneset e kontaktuara nga ‘Monitor’ kuptohet se nuk bëhet fjalë për tkurrje të tregtisë vetëm për shkak të uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Ky është faktori kryesor që ka ulur […]
Eksportet tkurren 2.3% në 6-mujorin e parë, frenohet rënia e tekstile-këpucëve
Për periudhën janar-qershor 2015, totali i eksporteve arriti në 126 miliardë lekë, duke shënuar rënie prej 2.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë grupi minerale, lëndë djegëse, energji, ndërkohë që tekstilet e këpucët kanë frenuar rënien. Tre grupet që po shënojnë rritje të lartë (ndonëse nisur nga një bazë e vogël) janë: makineri dhe pjesë këmbimi, ushqime, pije e duhan […]
Makro apo mikro: Çfarë ekonomie do të konsumojmë?
Ekonomia shqiptare po i ngjet një portokalli melëkurë tëshndritshme në dukje, por brenda e saj, edhe pse e plotë në formë,është e thatë, pa lëng. Kjo tharje e ekonomisë po vjen nga mungesa e dukshme e likuiditetit në ekonominë reale. ‘Monitor’ ekskluzivisht në këtë numër vëren një faktshumë tronditës. Shumë biznese të mëdha shqiptare e emra të njohur të tregut janë zhytur në borxhe që kanë kaluar kufijtë e të administrueshmes dhe po shkojnë drejt risqeve të larta të falimentit. […]