Zbardhet skema si bëhet evazioni
Evazioni dhe mashtrimet tatimore janë disa llojesh. Ekspertiza e tatimeve për llogari të Ministrisë së Financave sugjeron se te ne ato nuk janë shumë të sofistikuara, në krahasim me mashtrimet dhe marifetet financiare që mund të gjesh në vendet e zhvilluara. Tatimet pohojnë se mashtrimet kufizohen thjesht me mosdhënien e faturave dhe kuponëve tatimorë të pajisjeve fiskale dhe me mosmbajtjen në mënyrë korrekte të llogarive dhe të bilancit kontabël. Një numër tatimpaguesish mbajnë dy libra regjistrimi të transaksioneve të biznesit. […]
Të ardhurat nga tatimet e doganat, rënia reale 4.6%
Rënia reale e të ardhurave nga tatimet e doganat është rreth 4.6%, nëse marrim parasysh që ekonomia është rritur 2.8% dhe inflacioni mesatar për 6 muajt e parë të vitit ishte 1.86% (të ardhurat u rritën në vlerë absolute vetëm me 0.1%). Buxheti po mbahet në këmbë nga të ardhurat jotatimore dhe nga fondet speciale… Totali i të ardhurave buxhetore për periudhën janar-qershor 2015 ishte 182.97 miliardë lekë, me një rritje prej 4.4% në raport me të njëjtën periudhë […]
Bode: Rritja ekonomike e manipuluar, e tregon rënia e të ardhurave
Nuk mund të bëhen më aksione policore për të gjitha gjërat, taksat janë formë sistemi. Kur them sisteme e kam fjalën edhe informatizimi, administrata, edhe mbështetja juridike që vjen nga sistemi i drejtësisë. Duhet të kemi sisteme funksionale. Nëse nisesh me paragjykimin që biznesi po i fsheh taksat, po vjedh, e futesh në mënyrë policore, nuk arrin të kesh rezultat. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, thotë se, dobësitë në grumbullimin të ardhurave buxhetore po vijnë më së shumti […]
Të shtrihet TVSH te të gjithë entitetet e biznesit
Flet Hysen ÇELA, EKR, Prof. As. Dr., President i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), Zv.president FCM Që formalizimi i ekonomisë informale të jetë real, autoritetet nuk duhet ta shohin atë thjesht si një mundësi më shumë për të shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit. Përkundrazi, ai duhet të shikohet si një instrument që edukon dhe ndërmjetëson palët; që kontribuon në shtimin e konkurrencës, zvogëlimin e korrupsionit…. Është i pranuar që niveli i informalitetit në ekonominë […]
Po luftës ndaj evazionit, por të penalizohen edhe tatimorët abuzues
OPINIONET E EKSPERTËVE Këto ditë në media, shumë ekonomistë kanë komentuar çështjet e evazionit fiskal, të ardhurat e ulëta e mbi të gjitha, deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për një aksion në shtator ndaj luftës së informalitetit. Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, qeveria shqiptare duhet të ulë informalitetin dhe të rishikojë taksat, pasi vendimi për rritjen e tyre nuk prodhoi më shumë para në arkën e shtetit, por shtoi më tej evazionin fiskal. […]
Në Greqinë e mbetur ‘trokë’, kartat bankare hedhin dritë mbi ekonominë informale
Kriza bankare e Greqisë ka të paktën një rezultat pozitiv dhe kjo vjen prej kartave bankare. Në një vend ku kesh-i është mbret dhe transaksionet e padeklaruara përbëjnë ende rreth një të katërtën e ekonomisë, rreth 1 milion karta debiti janë emetuar nga bankat që kur qeveria mbylli dyert e huadhënësve për tre javë radhazi dhe imponoi kontrolle ndaj faturave të euros. Masat emergjente të paralajmëruara nga disa zyrtarë se mund të nxisin tregun e zi po shfaqin shenja për […]
Bie nafta
Nafta shënoi një tjetër rënie javore, teksa shqetësimet rreth mbiofertës rënduan në indeksin referencë të naftës së botës, duke u përballur me javën e gjashtë radhazi të humbjeve, ecuria më e gjatë që nga fillimi i këtij viti. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ra teksa tregjet fizike u përgatitën për kthimin e 2 milionë fuçive të naftës të Detit të Veriut nga rruga e tij për në Korenë e Jugut në fillim të javës së kaluar. Kontratat […]
Rritet lehtazi ari
Ari u rrit të premten e kaluar teksa dollari ‘u zbut’, por ishte në rrugën e duhur për rënien e shtatë javore radhazi, më e gjata që nga viti 1999, teksa tregu u përgatit për të dhënat e borderove amerikane që mund të ndihmojnë të përcaktojnë kohën e rritjes së normës së Rezervës Federale. Çmimet ranë 0.2% në javë, me humbjen e shtatë javore që u përputh me një ecuri të ngjashme humbjesh në maj-qershor 1999. Ari i SHBA për […]
Shoqata e Naftëtarëve kundërshton rifiskalizimin
Administrata Tatimore e Kosovës ka parashikuar që të gjitha pikat e derivateve të naftës të pajisen me arka të veçanta fiskale duke nisur nga data 1 gusht, me qëllim shmangiene evazionit fiskal. Por, mediat vendase shkruajnë se një gjë e tillë nuk po gjen zbatim. Përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës kanë thënë se vazhdojnë të kundërshtojnë rifiskalizimin me arsye se operatorët po mbajnë çmime jashtëzakonisht të larta, shkruan ‘Zëri’. Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka thënë […]
Normat e interesit për kredi arrijnë 7.6%
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka bërë të ditur që norma mesatare e interesit për kredi në Kosovë është 7.6% e raportuar në fund të muajit qershor 2015. Ai thotë se 2015 ka qenë një vit i paprecedentë në rënien e normave të interesit për kredi në 15 vitet e fundit në Kosovë, duke ju mundësuar qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës një qasje shumë më të lehtë në kredi, shkruan Telegrafi. Tashmë Kosova është nën […]
Bosnjë: Rajoni boshnjak miraton Ligjin e Punës të kërkuar nga BE-ja dhe FMN-ja
Ligjvënësit e Federatës Autonome Boshnjako-Kroate kanë miratuar legjislacionin e ri të punës kërkuar nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke u përballur me mijëra protestues jashtë kuvendit rajonal. Ligji i ri paraqet praktikat më të thjeshta të punës dhe mbështetet tek ndryshimet legjislative për të siguruar fonde shumë të nevojshme nga FMN dhe BE, të cilat kanë nisur një përpjekje të re për të inkurajuar reformat ekonomike dhe politike në Bosnjë, në shkëmbim të integrimit më të afërt me […]
Lotaria shtetërore serbe vihet në shënjestër
Lotaria në Serbi akuzohet se është trukuar më parë. Policia po heton nëse kombinimi i fundit i lotarisë fituese ishte bërë më përpara transmetimit të drejtpërdrejtë, duke marrë në pyetje gjashtë persona, ndërsa kreu i lojës njoftoi dorëheqjen. Kjo ndodhi gjatë raundit të 59-të të lotarisë shtetërore pak ditë më parë, kur prezantuesi thirri numrat nga goglat e verdha, të cilët u shfaqën në një tas plastik transparent. Numri 21 – u shfaq në ekran para se ai të ishte […]
Para “togave të zeza”
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2015, numri i çështjeve të reja të mbërritura në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës llogaritet në mbi 4,000. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se pavarësisht dyndjes së madhe të çështjeve të mbërritura para “togave të zeza”, falë kompletimit të trupave gjykuese janë shmangur zvarritjet. Ndërsa një studim i ndërmarrë së fundi tregoi se vetëm 54% e çështjeve ishin brenda afatit tremujor Nga Elona Bedalli Gjykata Administrative “lindi” […]
Operacionet plastike, treg në lulëzim
Me kalimin nga “ekskluziviteti” i VIP-ave te të gjithë të interesuarit, nga “vetëm” femra tek edhe meshkuj, duket se ndërhyrjet estetike në Shqipëri po përhapen nga viti në vit. Me një rritje më tepër se 30% të kërkesës sipas klinikave në vend dhe me hapjen e klinikave të reja, duket se ky biznes po pozicionohet fort në tregun e vogël shqiptar. Taksat e ulëta “joshin” të huajt dhe klinikat ekzistuese theksojnë synimin e një turizmi të kirurgjisë plastike në Tiranë… […]
Në valixhe edhe… librin
Të lexuarit nuk njeh stinë, por vera duket sikur të shtyn më shumë drejt librit. Janë të shumtë ata që kur nisen me pushime, përveç aksesorëve të plazhit, marrin me vete edhe libra. Nën çadër, buzë detit, në mal… kudo ku keni vendosur të shkoni me pushime mos harroni të merrni librin me vete. Shtëpitë botuese kanë se çfarë t’ju sugjerojnë Nga Elona Bedalli Vera është në kulmin e saj. Në det apo në mal, në fshat apo […]
Parashikimi financiar për muajin gusht
Susan Miller, e famshme për parashikimet e saj në fushën e astrologjisë, dhe që shquhet për “dozat e saktësisë” për parashikimet mbi paranë, edhe për këtë muaj ka bërë një panoramë të situatës financiare për 12 shenjat e horoskopit. Lexoni ndarjen sipas shenjave të zodiakut, si më poshtë: Dashi Në këtë muaj, ju do të jeni shenja më e favorizuar e zodiakut. Lajmet në lidhje me paratë janë drejt jush. Në punë, ju do të përzgjidheni për të realizuar […]
Libri, qasja drejt një shoqërie më të kulturuar
Flet kryeredaktorja e “Saras”, Alda Bardhyli Si po ecin shitjet e librit gjatë këtij sezoni? A është afruar lexuesi më shumë me librin? Stina e verës mbetet si një nga stinët ku njerëzit afrohen më tepër me librin, ndoshta dhe për shkak të kohës më të lirë që kanë. Por, nuk është se ky afrim ndikon në rritjen e shitjeve për botuesit. Tregu i librit në Shqipëri ecën ngadalë, me një kurbë që ngrihet zakonisht në evente siç janë […]
Paketa e shpëtimit të Greqisë
Grekët nuk po marrin pronësinë e reformave të paketës së shpëtimit Që kur Greqia dhe kreditorët e saj europianë arritën marrëveshjen për të shmangur daljen e vendit nga Eurozona në fillim të korrikut, janë ngritur dy pyetje mbi Athinën, SHKRUAN The Economist. E para është nëse grekët do, ose mund, të zbatojnë fundin e një marrëveshje që dyfishon masat tepër të ashpra të kundërshtuara nga qeveria e ekstremit të majtë Syriza. E dyta është nëse do ta përçajë Syriza-n […]
Edukim për përfitim: Shkolla me një dollarë në javë
Shkollat private po lulëzojnë në vendet e varfra. Qeveritë duhet ose t’i ndihmojnë ato ose të mos i pengojnë Përgjatë autostradës në hapësirat e Muthaiga Country Club të Nairobi gjendet Mathare, një lagje e varfër që shtrihet aq sa mund të shohë syri. Edhe pse Mathare praktikisht nuk ka shërbime të tilla si rrugë të shtruara apo kanalizime, ajo ka një numër të madh dhe në rritje klasash. Jo për shkak të shtetit, gjysmë milion banorët e distriktit kanë […]
Ekonomia e Turqisë
Shqetësimet politike rrisin brishtësinë e një ekonomie në nevojë absolute për reforma Ka shumë arsye që i tensionojnë investitorët në lidhje me Turqinë. Ajo është duke u përfshirë gjithmonë e më shumë në kaosin e Sirisë fqinje. Kryengritja kurde në lindje të vendit duket se ka rifilluar. Politikanët vijojnë ende të grinden rreth koalicionit pas zgjedhjeve të ‘paqarta’ të qershorit. Vendi ka të ngjarë të përballet me periudhën e një qeverie të paqëndrueshme, jetëshkurtër apo edhe me zgjedhje të […]
PBB rajonale 2013
Nëvitin 2013, sipas rajoneve statistikore niveli 1 (Republika e Shqipërisë), PBB me çmime korente ishte 1.350,6 miliardë lekë duke shënuar një rritje pre jrreth 1,11 % krahasuar me vitin 2012. Nëvitin 2013, në rritjen prej 1,1 % të PBB-së në terma reale ndaj vitit 2012, kontributi sipas rajoneve statistikore niveli 3 (Qarqet) paraqitet si mëposhtë: Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2013, e pati Qarku Fier me +0,49pikë pëqindje. Më tej, kontribut të lartë ka dhënë QarkuTiranë […]
Reforma e re e pensioneve: Rriten të ardhurat nga kontributet përtej planifikimeve
Në një kohë që pjesa dërrmuese e tatimeve dhe taksave kanë shfaqur dobësi të theksuar në 6-mujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga sigurimet shoqërore janë të paktat që kanë shënuar tejkalim krahasuar me planin e vitit me 1.8%. Në vlera neto u mblodhën 29.1 miliardë lekë nga 28.6 të programuara. Ekspertët në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhanë dy arsye për rritje. E para ka të bëjë me nxitjen e arkëtimeve nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave për […]
QKR: Mbi 13,000 biznese dorëzojnë bilancet online
Kur ka vetëm disa ditë që ka përfunduar afati (31 korrik) për dorëzimin online të pasqyrave financiare, Qendra Kombëtare e Regjistrimit njofton se deri tani janë dorëzuar mbi 13,000 aplikime. Dorëzimi i bilanceve në rastin e QKR-së është mbi bazë vullnetare (ndryshe nga sa ndodh me tatimet) ndaj dhe procesi vazhdon, por gjithmonë i shoqëruar me sanksione. Pra, nëse një biznes do të kërkojë të marrë një shërbim pranë kësaj qendre dhe nuk ka dorëzuar pasqyrat financiare, atëherë do të […]
Buxheti: Mosrealizimi 13.4 miliardë lekë në të ardhura, 68% nga doganat 32% nga tatimet
Ky vit, sipas raportimeve të qeverisë, ka qenë i begatë, me rritje ekonomike 2.8% më e madhja e tre viteve të fundit, me rritje të konsumit 4.7% dhe me rritje të prodhimit vendas, çka i bën më të vështira argumentet për të kuptuar pse të ardhurat tatimore dhe doganore kanë marrë pikiatën. Në fund të gjashtëmujorit, të ardhurat nga administratat fiskale ishin 13.4 miliardë lekë më pak se plani i periudhës. Sipas të dhënave të detajuara, në këtë mosrealizim 68% […]
Don Kishoti dhe Sanço Panço
Beteja e qeverisë për të rritur performancën financiare ngjason shumë si ato të Don Kishotit me mullinjtë e erës, sepse donkishoteske është tanimë jo vetëm shfaqja e qeverisë, por edhe veprimet e saj. Donkishoti, ose kalorësi i Fytyrës së Vrerosur, ishte në kërkim të aksioneve për të shpëtuar të mirët e për të ndëshkuar të keqen, sepse kështu do të duhej të mbante titullin kalorësiak që i kishte veshur vetes. Edhe qeveria e socialistëve ia veshi titullin e lartë vetes […]