Më dyshues se kurrë!
Çdo dështim i mundshëm i ekonomisë këtë vit për t’u rritur mbi 3% është i justifikuar. Në pritshmëritë e sipërmarrjeve private në vend, pikëpyetjet janë më të shumta se kurrë ndonjëherë tjetër. Mbarëvajtja e industrisë nxjerrëse do të varet nga çmimet në tregun botëror. Tregtia me pakicë, industria ushqimore, shërbimet, industria e riciklimit e shumë sektorë të tjerë i kanë varur shpresat te lufta deri në fund e informalitetit. Tek-tuk, optimizmi nuk mungon, por më shumë se asnjëherë më parë […]
Bankat, në dilemën e rritjes dhe menaxhimit të huave me probleme
Bankat u “strukën” në 2015-n, duke kërkuar qoshe të rehatshme investimi, ndonjëherë dhe me norma kthimi afër zeros, ndërsa rritja e kredisë për ekonominë është afër zeros. Krahas kujdesit të shtuar të bankave, teksa niveli i kredive me probleme është afër 20%, kjo reflektoi dhe mungesën e kërkesës nga biznesi dhe të projekteve të mira për financime. Edhe 2016-a nuk pritet të sjellë shumë ndryshime. Bankat do të vazhdojnë të jenë të zëna me ristrukturimin e kreditorëve me probleme, ndërsa […]
FIAA: Të realizohen reformat, në të kundërt investimet do të orientohen drejt fqinjëve
Flet Silvio Pedrazzi, President i FIAA-s Cilat janë pritshmëritë tuaja për rritjen ekonomike në 2016 në Shqipëri? Cilat janë mundësitë dhe rreziqet? Bazuar në vlerësimet e organizmave ndërkombëtare për Shqipërinë, ne presim një rritje të moderuar të PBB-së në nivelin 2.3-2.5%, por kjo, jo e shpërndarë në mënyrë të barabartë në sektorë të ndryshëm. Ekonomia e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me ato të partnerëve më të mëdhenj, tradicionalë, Italisë dhe Greqisë, por rreziqet kryesore, në periudhë afatshkurtër mund […]
Mjedisi i të bërit biznes në Shqipëri do të vazhdojë të jetë i vështirë dhe seleksionues
Flet prof. Adrian Civici, President i UET-së Cilat janë pritshmëritë tuaja për situatën ekonomike në vitin 2016? Cilat mund të jenë disa nga shanset dhe rreziqet? Do të jetë një vit sfidues me mjaft ndikime të pritshme. Megjithëse qeveria tregohet optimiste, duke parashikuar një rritje ekonomike prej 3.4%, analiza e shumë prej faktorëve që e garantojnë këtë rritje nuk shkon gjithmonë në të njëjtin sens. Si shanse pozitive do të nënvizoja: efektet e pritshme pozitive të aksionit për formalizimin […]
Paqartësi e politikave publike dhe klimë e përkeqësuar biznesi
Flet Zef Preci, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike Cilat janë pritshmëritë tuaja për rritjen ekonomike në vitin 2016, cilat janë shanset dhe rreziqet? Në fakt, në këndvështrimin e pritshmërive makroekonomike prej më shumë se dy-tre vitesh, situata është aq e ngjashme, sa është e vështirë të dallosh njërin vit nga tjetri. Kjo situatë karakterizohet nga paqartësi të theksuara në politikat publike që ndiqen nga qeveria, një klimë biznesi në përkeqësim e shprehur kjo në ndryshueshmërinë e shpeshtë […]
Reformat kaotike dhe mungesa e besimit, rreziqet e këtij viti
Flet Selami Xhepa, Zëvendësrektor për Kërkimin Shkencor, Universiteti Europian i Tiranës Reformat kaotike, mungesa e besimit të agjentëve ekonomikë, oportunitetet e kufizuara ekonomike, klima politike e ashpër, mund të jenë pengesa dhe barriera serioze për ekonominë e vitit 2016, pohon për “Monitor”, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa. Qeveria duhet të gjejë kurajë dhe të tërhiqet nga disa prej masave tepër represive ndëshkimore, duke dalluar më mirë krimin ekonomik, siç është evazioni dhe fshehja e të ardhurave, me gabimet […]
Pasiguria në sektorin privat, shqetësuese
Flet Dr. Elvin Meka, Zv.Dekan i Fakultetit Ekonomik dhe Përgjegjës i Departamentit të Financës në UET Zhvillimet ekonomike të këtij viti janë të rrezikuara më së shumti nga pasiguria e sektorit privat, thotë Elvin Meka, profesor në Universitetin Europian të Tiranës. Sipas tij, ekonomia duhet të orientohet nga vlera e shtuar dhe qeveria duhet të ndihmojë në rrafshin politik, ligjor dhe institucional, për të lehtësuar një kalim të tillë sa më të natyrshëm dhe me sa më pak kosto […]
Vit i vështirë ekonomik, shkak politikat e gabuara fiskale
Flet Gjergj Buxhuku, administrator i “Konfindustria” Cili është parashikimi juaj në lidhje me ecurinë që do të mund të ketë ekonomia shqiptare gjatë 2016-s? Viti 2016, sipas gjithë pritshmërive, parashikohet të jetë i vështirë për ekonominë shqiptare. Nëse zhvillimet ekonomike europiane dhe globale nuk do të shkojnë kah përmirësimit (dhe mesa duket do të jetë kështu për vitin e ardhshëm) nuk mund të shpresohet për ecuri pozitive në ekonominë shqiptare. Për më shumë, edhe nëse pranojmë se gjendja […]
Ditë të zymta për industrinë nxjerrëse shqiptare
Situata e kompanive prodhuese dhe koncesioneve është me aq shumë pikëpyetje, saqë është e vështirë të konfirmosh nëse do të arrijnë apo jo kompanitë të mbyllin vitin 2016. Në letra duket shumë e vështirë. Dhe situata nga dramatike, merr nota tragjike kur fillohet dhe konsiderohen efektet sociale të një përkeqësimi eventual, ku mjafton të përmendim faktin që janë mbi 5000 familje që kanë të lidhur fatin e tyre me këtë industri, apo rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit […]
Parashikimet e naftës për 2016: mes 20 dhe 65 dollarëve për fuçi
Ndërsa çmimet e naftës vijojnë me më shumë se 40% rënie që nga qershori i kaluar dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka reduktuar parashikimin e rritjes botërore, ka shumë nga ata që pyesin se si do të jenë çmimet e naftës për vitin 2016. Ndërsa parashikimet për naftë në 20.00 dollarë për fuçi duken pak si shumë pesimiste, kthimi i çmimeve të saj në 100.00 dollarë për fuçi në vitin 2016 mund të jetë pak si shumë […]
Dollari mund të marrë një nga këto tre drejtime në 2016-n
Shumë strategë besojnë se euro do të rifillojë rënien drejt barazisë me dollarin në vitin 2016. Por, disa besojnë se monedha e përbashkët ka prekur nivelet e saj më të ulëta. Në fund të vitit 2014, mbi tregun e parasë u shfaq një pikëpamje e gjerë konsensuale: Rezerva Federale do të normalizonte normat e interesit, ndërsa Banka Qendrore Europiane do t’i reduktonte ato. Një divergjencë e tillë politike pritej të rezultonte në barazi midis euros dhe dollarit deri në fund […]
Koha për të investuar në bregdet
Nga Deada Hyka Shpresa te rigjallërimi iinteresit të të huajve për bregdetin shqiptar. Ukrainas, norvegjezë etj kërkojnë shtëpinë një vend të ngrohë. Rriten edhe kërkesa për qira, kryesisht nga të moshuarit e huaj, jashtë sezonit… Viti2015 pa një ngërç në tregun e pasurive të patundshme, qësipasaktorëvekryesorë të tregut u shkaktua nga tre faktorë: rritja e taksës së shitjes prej 15%, ndalimi i lejeve për ndërtime tërejadhedomosdoshmëriapërrikthimtë ligjit të vlerësimit të pasurive të patundshme. Ndërtimi i fshatrave turistikë […]
Sfidat e vendeve në zhvillim
Europa në zhvillim do të përfitojë nga stabilizimi i ekonomisë ruse dhe perspektivat më të forta të rritjes në Europën Qendrore dhe Lindore (EQL) në vitin 2016, megjithëse do të vijojnë sfidat politike dhe sfidat e jashtme, thotë Fitch Ratings në një raport të ri. Fitch pret që ekonomia ruse të stabilizohet në vitin 2016, me rritjen që parashikohet në 0.5% pas tkurrjes prej 4% në vitin 2015. Kjo duhet të lehtësojë presionin mbi vlerësimet e vendeve të Bashkësisë së […]
Bota do rritet 3.6% në 2016-n
Ekonomia globale pritet të ketë në 2016-n një rritje ekonomike të krahasueshme me performancën e viteve të fundit, por me një cilësi disi ndryshe. Vendet europiane do të performojnë disi më mirë, vendet aziatike pak më keq ndërsa ekonomitë e bazuara në burimet natyrore shumë më keq. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në perspektivën e tij për ekonominë botërore, pret që ekonomia botërore të zgjerohet përgjithësisht me një shifër prej 3.6% të rregulluar për inflacionin në vitin 2016, në rritje nga ajo […]
Eurozona, me shpejtësi të ndryshme
Parashikimi i Komisionit Europian tregon se PBB-ja (Produkti i Brendshëm Bruto) e vendeve si Irlanda dhe Rumania mund të rritet me 4% ose më shumë se sa në vitin 2016. PBB-ja e Polonisë dhe Letonisë mund të rritet me 3% ose më shumë. Ekonomitë e mëdha të BE-së (Bashkimi Europian) si Franca (EWQ), Gjermania (GPZ) dhe Mbretëria e Bashkuar (EWU) ka të ngjarë të dëshmojnë një rritje prej 1% ose më shumë se sa në vitin 2015. Greqia do të […]
Lajme të mira nga fqinjët
Italia i kthehet rritjes PBB-ja e Italisë pritet të rritet në 1.4% në vitin 2016 dhe 2017. Tregu i punës po përmirësohet, duke nxitur drejt rritjes konsumin privat. Megjithatë, kredia bankare mbetet e kufizuar për shkak të shifrës së lartë dhe në rritje të kredive me probleme, duke penguar kështu rritjen e investimeve. Rritja apatike e tregut të eksportit po i pengon ato. Në një nivel të lartë edhe pse në rënie, plogështia ekonomike pritet të frenojë çmimet e konsumatorit […]
Eksporte- 11 mujori 2015
Eksportet arritën në 225.3 miliardë lekë për 11-mujorin e këtij viti, duke shënuar rënie me 4.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara sot nga INSTAT. Ritmet e rënies janë përshpejtuar vazhdimisht muajt e fundit (për 10 mujorin, ku tkurrja ishte 4.3 dhe 9 mujorin 3.7%). Është rënia e thellë e grupit “minerale, lëndë djegëse, energji”, që ka dhënë efektin negativ në totalin e eksporteve. Me rënie janë dhe grupet “materiale ndërtimi […]
Ristrukturohen borxhet e kompanive
Huaja me probleme zbret në nëntor nën 20%, niveli më i ulët nga 2011 Huaja me probleme rezultoi 19.9% në nëntor 2015, duke zbritur nën nivelin 20% për herë të parë që nga tremujori i fundit 2011. Të dhënat janë bërë të ditura nga Shoqata e Bankave. Në raport me tetorin 2015, kredia e pakthyer në afat në banka, në përqindje ndaj totalit të huas, është ulur me 0.5 pikë përqindjeje. Sipas të dhënave të detajuara kanë qenë huat nënstandarde […]
Ka shumë pasiguri për rritjen
Flet Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri Cilat janë pritshmëritë tuaja për rritjen ekonomike në 2016 në Shqipëri? Cilat janë mundësitë dhe rreziqet? Ne presim një rimëkëmbje të vazhdueshme, të ngadaltë, me rritjen që pritet të arrijë midis 3-3.5% deri në fund të vitit 2016. Gjithsesi, ka shumë pasiguri, me rreziqet që janë kryesisht në kahune poshtëm. Një ulje e vazhdueshme e çmimit të naftës do të dëmtojë prodhimin dhe investimet në sektorin e naftës në […]
Rritja 3.4%; Të shmangen ndryshimet e shpeshta në politikën e taksave
Flet Tahseen Sayed, Menaxhere e zyrës së BB në Shqipëri Cilat janë pritshmëritë tuaja për rritjen ekonomike në 2016 në Shqipëri? Cilat janë mundësitë dhe rreziqet? Rritja pritet të vazhdojë në trajektoren ngjitëse në 2016-n në Shqipëri, duke iu afruar 3.4%. Rritja e investimeve të sektorit privat pritet që të udhëheqë këtë zgjerim, i nxitur nga disa investime të mëdha në projekt e infrastrukturës dhe industriale, dhe në një masë më të ulët, nga përmirësimi i kushteve të financimit […]
BERZH: Shqipëria duhet të ketë një rritje prej të paktën 4-5% në vit
Flasin Christoph Denk, Drejtor i BERZH-it në Shqipëri; Peter Sanfey, Drejtor i Sektorit për Çështjet Ekonomike të Vendeve, BERZH Për Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia shqiptare do të rritet përafërsisht me 1% gjatë vitit 2016, kjo për një sërë faktorësh si të brendshëm, edhe të jashtëm. BERZH vlerëson se sektorët që do të kontribuojnë janë bujqësia dhe industria, ndërkohë pritet edhe gjallërimi i ndërtimit për shkak të efektit të punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP. Sipas […]
Gara virtuale e vitit 2015
Facebook rrit përdoruesit, shtohet numri i mediave online shqiptare në renditjen e më të klikuarave. Ja cilat janë 100 faqet më të klikuara në vend Interneti është kthyer për shumëkënd në një pjesë të pandashme të aktivitetit të përditshëm, duke lundruar përmes aparatit celular, apo kompjuterit, në punë ose shtëpi. Kjo është sidomos e vërtetë për të rinjtë dhe në zonat urbane, ku dhe zotërimi i kompjuterit është më i lartë. Përdorimi i internetit (Shqipëria llogaritet që ka një […]
Doktori pacient!
Biznesi thotë se është i lodhur dhe ka arsye për ta besuar atë. Këtë numër, revista “Monitor”, përmes analizës së treguesve të vitit të kaluar dhe intervistave të drejtpërdrejta me aktorët më të rëndësishëm, vëren se në hyrje të këtij viti ka më shumë paqartësi së çfarë do të ndodhë, pasi ka shumë barriera të larta, që nuk e lejojnë të shikojë më larg dhe nuk janë krijuar prej tij. Investimet private do të jenë në rang të ulët në […]