Konsumi i popullatës, më i ulëti nga viti 2001
Ankesat e shumta të biznesit se ka një rënie të dukshme të shitjeve, teksa konsumatorët sa vijnë e po e shtrëngojnë dorën, tashmë janë të konfirmuara dhe zyrtarisht. Sipas të dhënave të INSTAT, konsumi i popullatës ka shënuar një rënie me gati 0.2% në vitin 2015, duke kaluar në territor negativ për herë të parë që nga viti 2001. Një vit më parë, në 2014-n, konsumi ishte rritur me rreth 2.7%, ndërsa më dobët ishte në 2012-n, me një rritje […]
Puka: 2016-a, vit i mbijetesës, e kalojnë vetëm Albpetrol dhe Bankers
Puset e reja të naftës që do të shpohen gjatë vitit 2016 në Shqipëri do të numërohen me gishtat e dorës, tha Endri Puka, drejtor i kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës, Albpetrol. Nga një mesatare vjetore prej mbi 120 pusesh të reja në tre vitet e fundit, ulja do të jetë drastike, duke detyruar shumicën e kompanive që kanë ofruar këto shërbime të reduktojnë ndjeshëm personelin, madje në disa raste edhe të mbyllin përkohësisht aktivitetin, tha Puka. Në situatën […]
Vala e borxheve
Thellohet vala e borxheve në ekonominë shqiptare, e cila po përkeqëson krizën e likuiditetit që ka pushtuar ekonominë që prej vitit 2008. Vetëm në sektorin e industrisë janë zbardhur deri më tani rreth 1 miliard dollarë detyrime nga të cilat, 595 milionë dollarë i takojnë kompanisë ARMO dhe 375 milionë dollarë Kurum. Detyrimet janë thelluar edhe për sektorë të tjerë, si ndërtimi dhe tregtia. Nënkontraktorët, më të prekurit. Përmbaruesit pohojnë: Janë rritur kërkesat për ekzekutimin e borxheve ndërmjet bizneseve […]
“Durana”, modeli i një rajoni të ri
Flet Den Klosi, koordinator i grupit të punës për projektin Tiranë – Durrës (Durana) Rajoni ekonomik Tiranë–Durrës synon të kthehet në një hapësirë e cila mbështetet në konkurrueshmërinë, në krijimin e klasterave ekonomikë, te parimi i ciklit të mbyllur, ku mbetjet e një procesi përdoren si lënda e parë e një procesi tjetër. Krijimi i këtij rajoni do të mbështesë bizneset dhe industrinë kreative, që të jenë konkurruese në hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Në planin zhvillimor Tiranë–Durrës, cili është […]
Të mbyllësh ciklin
Për ekonominë shqiptare, krijimi i klasterave do të nënkuptonte të qenët më shumë konkurrente në rajon. Këpucët janë padyshim një histori suksesi. Qeveria është duke parë mundësinë e krijimit të një rajoni ekonomik (Durana) të mbështetur në parimin e konkurrueshmërisë, ku parashikohet krijimi i katër zonave ku do të zhvillohen klasterat Ka disa përpjekje sporadike për të zhvilluar klasterat në Shqipëri, si një mënyrë për të gjallëruar eksportet, për të krijuar marka të mirëfillta, por edhe për më shumë vlerë […]
BB: Modeli i ri i rritjes nga eksportet
Në mars të këtij viti, Cyril Muller, zëvendëspresident rajonal për Europën dhe Azinë Qendrore, përfundoi vizitën e parë në Shqipëri. Me fokus në përpjekjet për reforma afatgjata të Shqipërisë, zëvendëspresidenti rajonal e vuri theksin te nevoja për një kalim afatgjatë drejt rritjes së orientuar nga investimet dhe eksportet, për një mirëqenie më të madhe. Ai shprehu mbështetjen për Shqipërinë duke theksuar rëndësinë e reformave “Po fillojmë të shohim rezultatet pozitive të valës së parë të reformave makroekonomike dhe strukturore. Përfundimi […]
Të mbështeten prodhuesit 100% “made in Albania”
Flet Vullnet Haka, përfaqësues i industrisë së riciklimit Të fokusohemi tek ato eksporte që kanë vlerë të shtuar brenda, te prodhues e eksportues të mirëfilltë. Një burim i mirë i rritjes së eksporteve do të ishte ai i produkteve të ricikluara, sipas z.Vullnet Haka, përfaqësues i industrisë së riciklimit. Në kushtet konkrete që po flasim, propozimi që i kemi bërë Ministrisë së Ekonomisë ka qenë që, nëse na lirohet vetëm lënda e parë, dyfishojmë eksportet. Aktualisht, industria e riciklimit eksporton […]
Të tërheqim industri automotive
Selami Xhepa, ekonomist Eksportet kanë pasur bum të jashtëzakonshëm këto vite. Për hir të së vërtetës, eksportet kanë shënuar ndoshta një nga rritjet më të fuqishme. Por, fakti që rritja më e fortë është diktuar nga një rritje e kufizuar mallrash, siç ishin mineralet, lëndë djegëse e metale dhe eksporti i produkteve të industrisë së fasonit e bën atë më shumë vulnerabël. Riorientimi duhet të vijë nga bujqësia, e cila në fakt ka luajtur rol, pasi pesha e saj ka […]
Të shpëtojmë eksportet
Nuk është e lehtë të strukturohet një ekonomi në kohë krize, por krizat kanë shërbyer shpesh si pikë kthese. Dobësitë e eksporteve janë shfaqur më qartë se kurrë në kohën kur dy kompani të mëdha në vend janë në kushte falimenti e lëndët e para janë nën kosto. Prodhues dhe ekonomistë sugjerojnë të mbështeten prodhimet “madhe in Albania” dhe të tërhiqen investimet në teknologji Nga Albana Muçaj Në rreth çerekshekulli, “fytyra” e eksporteve tona pak ka ndryshuar. Veshjet e […]
Bien normat e interesit për kredi
Bankat në Kosovë kanë ulur normat e interesit për kredi. Aktualisht kanë rënë në rreth 8% nga 10-15%, vitet e shkuara. Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, thuhet se kjo rënie paraqet lehtësim të rëndësishëm për qasjen e individëve dhe ndërmarrjeve në financimin bankar. Zvogëlimi i kostos së financimit pritet të shërbejë si faktor i rëndësishëm për nxitjen e rritjes së konsumit dhe investimeve në ekonominë e vendit, thonë ekspertë për çështje ekonomike dhe financiare. […]
Rumani/ KE nis hetimin e fshirjes së borxhit për kompaninë Oltchim
Komisioni Europian tha se ka nisur një hetim të thelluar për të verifikuar nëse fshirjet e borxhit nga shteti rumun dhe furnizimet e vazhdueshme nga kompanitë shtetërore për ndërmarrjen petrokimike vendase Oltchim ishin në përputhje me rregullat e BE-së. Hetimi vjen menjëherë pasi aksionerët e prodhuesve lokalë të produkteve kimike Chimcomplex Borzesti miratuan pjesëmarrjen e kompanisë në blerjen e uzinës problematike kimike Oltchim. Pavarësisht nga fakti se hetimi mund të zgjasë deri në një vit, Chimcomplex tha se ende synon […]
Kroaci, KE rishikon në rritje perspektivën e rritjes së PBB-së
Komisioni Europian rishikoi pozitivisht perspektivën e rritjes së Kroacisë në vitin 2016 nga shifra e mëparshme prej 1.4% në 2.1%, duke theksuar megjithatë se ritmi i rimëkëmbjes mbeti i kufizuar nga stoku ende i lartë i borxhit në të dy sektorët si atë privat, ashtu dhe atë dhe publik. Komisioni Europian publikoi Parashikimin Ekonomik të Dimrit për këtë vit dhe vitin e ardhshëm në të cilin ka referuar se në 1.3% (nga tremujori në tremujor), rritja e PBB-së së Kroacisë […]
Koha për yje
Pas rreth 12 vitesh zhvillimi “pa busull”, hotelet shqiptare do t’i nënshtrohen standardizimit, duke filluar zyrtarisht nga data 1 shtator i këtij viti. Periudha tranzitore për t’iu përshtatur rregullave të reja të lojës do të jetë 18 muaj. Por, sipërmarrjet e këtij sektori shprehen se ligji krijon mbivendosje, lë shteg për abuzime dhe ka rritur ndjeshëm numrin e kritereve që duhen plotësuar. Ata kanë kërkuar rishikimin e projektvendimit të nxjerrë nga ministria. Nga Elona Bedalli Për herë të fundit, […]
Shumë shtëpi të dyta, pak blerës
Nga Deada Hyka Në fillim blenë një shtëpi në bregdet, në Durrës Vlorë apo Sarandë. Më pas u zhvillua tregu i vilave në periferi të Tiranës. Shumëkush nxitoi të blejë atje, (duke mbajtur për komoditet dhe apartamentin e parë në Tiranë) disa prej të cilëve nxorrën në shitje dhe shtëpitë në bregdet, që nuk po i shfrytëzonin sa duhet. Tani kanë dalë në modë vilat në Gjirin e Lalzit, apo shtëpitë luksoze në jug të vendit. Shumë ofertë, ndërkohë që […]
Prapaskenat e tregut të plehrave kimike
Indonezia dhe Argjentina dolën në skenë për herë të parë në 2015-n, si destinacionet kryesore nga importohen plehrat organikë. Maqedonia, me të cilën jemi në luftë të hapur tregtare, “zhduket” nga lista e shteteve ku blejmë plehrat joorganikë. Teksa importi i këtyre produkteve u rrit ndjeshëm në 2015-n (me 31%), fermerët ankohen se ndonëse po i përdorin më shumë kimikatet, nuk kanë rezultat. Tregu i përqendruar në pak duar…. Nga Deada Hyka Sezoni i prodhimeve bujqësore ka nisur dhe […]
Ligji i ri krijon mbivendosje
Flet Zak Topuzi, Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA, sektori i Hotelerisë) Ju si shoqatë keni konstatuar se kuadri ligjor që është përgatitur në lidhje me klasifikimin e hoteleve ka mangësi, ku konsistojnë ato? Në Europë, sot përdoret sistemi i klasifikimit që njihet si “Hotelstars”, i cili ka kritere të qarta, të thjeshtëzuara dhe që synon shërbimet dhe mbi to zbatohet edhe pikësimi. Shqipëria, si anëtare e Shoqatës Ballkanike të Hoteleve (BAA) duhet të respektojë këto standarde, por ministria duket […]
Bankat italiane: Një barrë e rëndë
Përpjekja e fundit e Italisë për të stabilizuar sistemin e saj bankar Në mitologjinë klasike, Atlas ishte perëndia e dënuar për të mbajtur qiellin në përjetësi. Në Itali, më 11 prill, një sërë bankash dhe institucionesh të tjera financiare ranë dakord të krijojnë një fond të quajtur Atlante (Atlas në italisht) për të shpëtuar rivalët e trazuar dhe për të eliminuar frikën e një krize potenciale sistemike në sektorin bankar italian. Skema duhet të ndihmojë në forcimin e besimit, por […]
Politika fiskale, në një të tërë?
Bilanci i ndryshimeve të taksave dhe mirëqenies, tani e tutje në favor të të pasurve. Qeveria konservatore u zgjodh vitin e kaluar me një premtim për të rregulluar financat publike të Britanisë. Në koalicion me Liberal Demokratët në 2010-‘15, konservatorët kishin zvogëluar deficitin buxhetor prej 10% të PBB-së në 5%. Tani nga nevoja për një partner koalicioni, ata duan të eliminojnë deficitin tërësisht deri në vitin 2020, shkruan The Economist. Ata pohojnë se “ne jemi brenda të gjithë së bashku”, […]
Pas Panama Papers: Kush është në radhë?
Mossack Fonseca dhe atdheu i saj nuk janë vetëm në përballjen me një mbikëqyrje më nga afër Puna e mundimshme e Mossack Fonseca, firma ligjore panameze nga e cila rrodhën një sërë dokumentesh në lidhje me firmat në det të hapur që kishte ndihmuar të krijoheshin, u intensifikua më 12 prill, kur prokurorët mësynë zyrën e saj qendrore. Por teksa firma e mbron veten, aktivistët për transparencë financiare janë vënë në kërkim për të tjera Mossacks dhe Panamas, shkruan The […]
Transparenca e taksave
Nxitja për të publikuar deklaratat tatimore të njerëzve përball transparencën me privatësinë. Cila duhet të fitojë? ‘Panama Papers’, një rrjedhje e madhe të dhënash mbi përdorimin e parajsave fiskale përtej detit nga persona të pasur dhe të fuqishëm, ka “ngrënë” tashmë kokën e kryeministrit të Islandës. Ato kanë vënë në një situatë të vështirë kryeministrin e Britanisë, David Cameron (nuk do dhe nuk duhet të humbasë punën e tij përballë zbulimeve se familja e tij ka bërë marrëveshje tatimore në […]
Konsumi-2010-2015
Ankesat e shumta të biznesit se ka një rënie të dukshme të shitjeve, teksa konsumatorët sa vijnë e po e shtrëngojnë dorën, tashmë janë të konfirmuara dhe zyrtarisht. Sipas të dhënave të INSTAT, konsumi i popullatës ka shënuar një rënie me gati 0.2% në vitin 2015, duke kaluar në territor negativ për herë të parë që nga viti 2010, kur dhe raportohet kjo e dhënë. Një vit më parë, në 2014-n, konsumi ishte rritur me rreth 2.7%, ndërsa më dobët […]
Faturimi i energjisë, ana tjetër e medaljes
Masat shtrënguese për grumbullimin e faturave nga konsumi i energjisë elektrike kanë sjellë një lumë ankesash në Entin Rregullator të Energjisë nga qytetarët për keqfaturim të energjisë. Ankesat e mëdha kanë ardhur ndaj faturimeve të pabazuar në ecurinë e matësit Energjia e pamatur, lumë ankesash Enti Rregullator i Energjisë, në një analizë të posaçme për ankesat që qytetarët kanë pasur në procesin e furnizimit me energji vë në dukje se, spektrin më të madh të ankesave e zënë ankesat […]
Safety & Security Expo 2016, i pari panair në fushën e sigurisë në Shqipëri
Në datat 5, 6, 7 Maj 2016, Expo City Albania hap dyert përsëri me panairin e radhës “Safety & Security Expo 2016”. Ky panair është i pari në vendin tonë në këtë fushë dhe ka për qëllim komunikimin dhe informimin e tregut për shërbimet që kompanitë e sigurimit ofrojnë. Pjesëmarrësit janë të shumtë, duke filluar me investitorët më të mëdhenj si: Tis Albania dhe partneri EMS Technology (Emergency Medical Service) si dhe kompanitë më prestigjoze si: Pelikan, Alfleksim, Atlantik, Ensig, […]
Nuk ka dy Shqipëri!
Shumë e bukur ishte Shqipëria, kur qeveria e “pikturoi” ekonominë shqiptare, përmes daljes së sforcuar në media, të ministrit të Financave, të mërkurën e javës së kaluar. Ministri, që duket se vazhdon të mbajë në xhep edhe portofolin e mëparshëm të ekonomisë, ndonëse ka ca kohë në një dikaster tjetër, tha se në vitin 2015, investimet e huaja në Shqipëri arritën në 900 milionë euro. Shifra e 2015-s tregon se është vetëm 7.1% më e lartë se në vitin 2014 […]