Bankat qendrore nuk mund t’ia dalin më vetëm
Zyrtarët e vendeve të zhvilluara gjithnjë e më shumë po e pranojnë që problemi me të cilin po përballen ekonomitë e tyre kërkon një përgjigje të re që t’u zërë vendin mjeteve afatshkurtra të konsumuara dhe që po përdoren prej një kohe të gjatë. U desh shumë kohë për të kuptuar këtë dhe duke gjykuar nga mungesa e planeve vepruese të detajuara dhe të besueshme, ende do të duhet kohë që kjo të përkthehet në progres në terren. Stanjacion […]
Eurostat, rregulla strikte për PPP-të greke
Vendimi i Brukselit për të shtrënguar rregullat në partneritetet publike-private ka ngritur pengesa serioze për planet e Ministrisë së Infrastrukturës së Greqisë për një brez të ri të projekteve përmes kontratave koncesionare. Autoriteti europian për Statistikat (Eurostat), kërkon që të gjitha shtetet anëtare të kenë të drejta të kufizuara në kompanitë që drejtojnë PPP-ve; ndryshe, do të kemi rritje të borxhit kombëtar. Një perspektivë e tillë do të ishte shkatërruese për projekte të tilla si aeroporti i ri i planifikuar […]
Zvicra hap tunelin hekurudhor më të gjatë në botë
Ndërtuar përgjatë 17 vjetëve, votuar nga qytetarët dhe me kosto mbi 11 miliardë Euro, kjo lidhje e re midis veriut dhe jugut të Evropës është quajtur një fitore inxhinierike. Tuneli Bazë i Gotthard-it u hap zyrtarisht në Zvicër midis festimeve madhështore, shfaqjeve artistike dhe vizitave nga krerë shtetesh. Të pranishëm ishin liderë evropianë përfshirë Presidenting zviceran Johann Schneider-Ammann, kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentin francez François Hollande, kryeministrin italian Matteo Renzi, dhe kancelarin e ri austriak Christian Kern. “Sot është një […]
Kreditë e këqija, UniCredit në kërkim të një bosi të ri
Banka më e madhe në Itali, e vetmja me rëndësi sistemike globale, është në qendër të vëmendjes. Më 24 maj, shefi ekzekutiv i UniCredit, Federico Ghizzoni, dha dorëheqjen pas një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit. Ai do të qëndrojë në detyrë deri sa të zgjidhet një pasardhës. Zoti Ghizzoni erdhi në drejtim të Bankës në vitin 2010 duke zëvendësuar Alessandro Profumo-n (i cili mbante nofkën Aleksandri i Madh), pasi kryesoi zgjerimin e madh të bankës, por më pas humbi mbështetjen […]
Lufta antikorrupsion në Rumani zbulon një “përrallë” të jashtëzakonshme
Deri një muaj më parë, Dan Condrea ishte një biznesmen i suksesshëm rumun. Kompania e tij, Hexi Pharma, rriti në mënyrë të kënaqshme të ardhurat duke furnizuar me dezinfektues spitalet rumune. Një ekip gazetarësh zbuluan se Hexi Pharma kishte holluar produktet e saj, duke u bërë shkak për vdekjen e pacientëve nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve. Më 22 maj, zoti Condrea përplasi makinën e tij me një pemë. Dëshmitarët thanë se ai ishte me shpejtësi jo më shumë se 60 […]
Eurozona sërish në deflacion
Eurozona konfirmohet në deflacion për të dytin muaj radhazi, sipas raportit të Majit, pavarësisht se çmimet ranë me një hap më të ngadaltë në krahasim me muajin paraardhës. Megjithatë, Deflacioni në muajin maj duket se u zbut disi pranë 0.1% gjatë Majit, në krahasim me një muaj më parë që ishte rreth 0.2%. Zbutja e lehtë e deflacionit vjen si pasojë e rimëkëmbjes së çmimeve të naftës. Inflacioni bazë u rrit lehtë gjatë Majit, pranë 0.8% nga 0.7% që ishte […]
Studimet: Gjenerata e re, kush janë, si jetojnë, çfarë blejnë
Zyra amerikane e Censusit ka realizuar së fundmi një studim sipas të cilit, gjenerata e mijëvjeçarit të ri (ata që kanë arritur moshën madhore në vitet 2000) është më e madhe në numër. Janë rreth 75,4 milionë persona. Numri i të lindurve gjatë periudhës 1980 – 2000 ka tejkaluar shifrën 74,9 milionë, por tendenca është në rënie. Të rinjtë e Mijëvjeçarit të Ri po rriten gjithnjë e më shumë në numër kjo falë prurjeve të mëdha të emigracionit që kontribuojnë […]
Rritje e vëmendjes në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare për sponsorizime
Flet Gazmend Malo, drejtor i Marketingut në FSHF Çfarë do të thotë për Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) pjesëmarrja në UEFA Euro 2016? Për një Kombëtare, burimet kryesore të të ardhurave janë tre: të drejtat televizive, sponsorizimet dhe shitjet. Në rastin e pjesëmarrjes në Europian, të drejtat televizive i ka gjithmonë organizatori (UEFA). Të ardhurat që ajo grumbullon rishpërndahen mes federatave pjesëmarrëse. Natyrisht pjesëmarrja në këtë eveniment është shumë e kushtueshme, si për federatat, ashtu edhe kombëtaren. Çmimet dy […]
Union Bank, një kartë të dedikuar “Kuq e Zi”
Union Bank prej vitesh ofron për klientët e saj një larmi zgjedhjesh në lidhje me kartat e kreditit. Gjatë këtyre viteve banka ka bashkëpunuar në këtë sektor me MasterCard dhe së fundmi edhe me kompaninë Paylink, e cila prej dy vitesh operon në tregun lokal shqiptar. Klientët e Union Bank mund të zgjedhin monedhën e preferuar me të cilën dëshirojnë ta kenë kartën, të zgjedhin mënyrën e pagesës që u përshtatet më tepër nevojave të tyre apo afatet më të […]
Ndeshjet, e drejta e transmetimit në Shqipëri e Kosovë, mbi 2 mln euro
Flet Alban Jaho, CEO i DigitAlb Rreth një miliard euro parashikohen të ardhurat që UEFA do të grumbullojë nga shitja e të drejtave televizive. Rreth 150 milionë spektatorë do të ndjekin çdo ndeshje. 230 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë do të ofrojnë transmetim direkt të kampionatit. Në Shqipëri ndeshjet do të transmetohen nga Top Channel dhe SuperSport. Transmetimet do të mundësohen nëpërmjet platformës IPKO edhe në Kosovë, që nënkupton se mbulimi do të jetë i garantuar për të dy […]
EURO 2016, kampionati i rekordeve
UEFA po kalon krizën më të keqe të saj që nga krijimi në vitin 1954, ndaj është më shumë se biznes për imazhin në këtë event. Kampionati i 15 Europian i Futbollit është një nga më luksozët, me 1.9 miliardë euro. Përpara rënies së tij, Platini prezantoi një format të ri kompeticioni ku do të merrnin pjesë 24 skuadra dhe jo 16 sikundër ndodhte që nga viti 1996. Ky zgjerim prodhon 65% më shumë ndeshje dhe 80% rritje në shitjen […]
Turizëm, 600-1,500 euro për të parë Grupin A
Tifozët e çmendur, që duan të ndjekin hap pas hapi kombëtaren, në këtë pjesmarrje historike në Europian, kanë zgjedhur ta bëjnë përmes agjencive, ose edhe vetë, duke tentuar ta kthejnë në një udhëtim të paharrueshëm nëpër Europë. Kështu për të parë ndeshjen Francë – Shqipëri, agjencitë kanë ofruar paketa për një udhëtim për tre netë dhe katër ditë e cila kushton rreth 600 euro, por për rezervimet e hershme. Në këtë paketë përfshihet udhëtimi me autobuz, akomodimi për një natë […]
Allez Albania…
31 ditë sport dhe biznes, emocione, 1, x dhe 2. UEFA Euro 2016 që zhvillohet në Francë këtë vit i ka të gjitha. Jemi edhe ne aty me Kombëtaren tonë. Për herë të parë. Shpenzime pa fre, imazhe të kuruara, zona fansash, veshje të dedikuara për herë të parë, produkte gjithashtu të personalizuara. Të gjitha për një ëndërr të prekur që do të duam ta mbajmë sa më gjatë. Nga Elona Bedalli “Ndalni frymën miq”. Shprehja që një nga […]
Bullgari/ Ndihmë komunave me borxhe
Ndërkohë që autoritetet lokale në Bullgari fundosen nën peshën e borxheve të tyre, qeveria ka në plan për t’u ofruar atyre kredi pa interes, për t’i ndihmuar që të shërohen financiarisht. Parlamenti Bullgar vendosi që komunat me borxhe në Bullgari do të kenë qasje për kredi pa interes të financuara nga shteti. Për të marrë kredi, komunat do të duhet të miratojnë një plan të rimëkëmbjes financiare, të aprovuar nga Ministria e Financave, dhe të provojnë që janë në përputhje […]
Serbia, gati për t’u pajisur me operatorin e katërt telefonik celular
Serbia do të ketë një operator të katërt celular nga shtatori i këtij viti. Do të jetë firma Mundio me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila do të ulë tarifat e thirrjeve celulare dhe do të rrisë konkurrencën në treg. Autoriteti Rregullator i Serbisë për Komunikime Elektronike dhe Shërbime Postare, Ratel, ka konfirmuar se kompania Mundio, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, do të fillojë të funksionojë në Serbi në shtator, duke krijuar një kompani të katërt të telefonisë […]
Liberalizimi i vizave, kosto për fushatën 200 mijë euro
Ministria e Integrimit Europian (MIE), në bashkëpunim me UNDP-në, kanë paralajmëruar se do të nisin fushatën informuese, në mënyrë që qytetarët e Kosovës, të njoftohen me të drejtat dhe obligimet që kanë gjatë lëvizjes pa viza në shtetet e zonës Shengen. Zyrtarja për media e Ministrisë së Integrimit Europian, Blerta Aliu, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se kjo fushatë do të realizohet nëpërmjet formave e produkteve të ndryshme reklamuese, si dhe aktiviteteve të tjera. Sipas saj, […]
Të (pa)barabartët
Shqipëria, me normën e varfërisë që llogaritet në rreth 14.3%, vlerësohet si një ndër vendet më të varfra të Europës. Ekspertët thonë se thellimi i pabarazisë në nivelin e jetesës e bën të pamundur zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik. Thomas Pogge, profesor i Filozofisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare, në Universitetin Yale në SHBA, është një nga ekspertët më të njohur për çështjet e urisë në botë dhe të drejtat e njeriut. Në teorinë e tij mbi “drejtësisë sociale dhe tregun […]
“Arnat” e buxhetit në mes të vitit
Edhe viti 2016 nuk arriti dot t’i shpëtonte një ndryshimi që Ministria e Financave do t’i bëjë buxhetit të shtetit. Nëse problemet kryesore një vit më parë ishin mungesa e të ardhurave, këtë herë vijon të mbetet shqetësim mënyra sesi shpenzohen paratë. Sipas të dhënave të publikuara të treguesve fiskalë, shpenzimet publike nuk janë realizuar në masën 150 milionë dollarë për 4 muajt e parë të vitit, duke e bërë të pashmangshëm rialokimin e fondeve. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, […]
Niveli tjetër i eksporteve
Duhet të ndjekim modelin e nxitjes së eksporteve, duke iu përshtatur në mentalitet dhe organizim vendeve të zhvilluara perëndimore dhe jo të klonojmë modelet e Greqisë dhe Italisë së Jugut, që janë nxënësit e fundit të Europës në këtë fushë. Biznesmeni francez, Gasmen Toska, me origjinë nga Berati, jep këshillat e tij për të kaluar ekonominë në një nivel tjetër… Pas 35 vitesh që jeton e ka aktivitet biznesi në Francë, Gasmen Toska e konsideron veten si një investitor të […]
Mesdheu, Shqipëria në mesin e rajonit më të kërkuar
Sipas raportit që nxjerr Asambleja Rajonale për Mesdheun (ARLEM), rajoni aktualisht është destinacioni turistik kryesor në botë, megjithëse ka dallime të konsiderueshme brenda tij. Mesdheu përpunon 30% të turistëve dhe 25% të të ardhurave totale nga turizmi global. Më saktë, 80% të vizituesve vijnë nga Europa, kryesisht nga Gjermania. ARLEM konkludon se turizmi luan një rol kyç në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe në integrimin e tij në procesin e globalizimit, por gjithashtu ai ushtron presion të konsiderueshëm mbi burimet […]
Turqia si përvojë dhe projekti që “iku” nga Shqipëria në Rumani
Një nga grupet më të mëdha turistike në Europë me resorte që nga Antalya, Belekeu, Londra dhe Nisa i është ofruar Shqipërisë për një investim 600 milionë euro për zhvillimin e një resorti turistik. Eksperti që punon pranë projektit pohoi se nuk ishte në interesin e kompanisë të investonte në një zonë joshëse dhe të bukur siç është Jugu i vendit. Turqit ishin të vendosur të investonin në secilën copë toke që do të dëshironte qeveria shqiptare. Resorti do të […]
Turizmi, fshatra apo resorte
Pas ndërtimeve pa kriter, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit po përballet me lulëzimin e fshatrave turistikë, të cilët nuk i sjellin vlerë të shtuar ekonomisë. Resortet, si modeli më i mirë që rrit vlerat e sektorit, po mbeten projekte në letër në sirtarët e qeverisë. Modeli “Lalëzi” me fshatra po “pushton” edhe Jugun. Mabetex Group ndërton Sarandën në Kazakistan, projekti për Divjaka Resort mbetet vetëm një ide. Si nuk po çajnë bizneset e huaja për të sjellë industrinë e turizmit […]
Taksat, shqetësimi kryesor i bizneseve
Gati 90% e treguesve të matur në indeksin e Dhomës Amerikane kanë shënuar përkeqësim. Problemet kryesore mbeten niveli i përgjithshëm i taksave, monopoli, konkurrenca e pandershme dhe burokracia e qeverisë. Përkeqësohen ndjeshëm marrëdhëniet me autoritetet tatimore e doganore… Treguesi i Indeksit të Besimit të Dhomës Amerikane (ABI) për vitin 2015 ka shënuar rënie të ndjeshme me 4.83 pikë përqindjeje, duke zbritur nga 42.77 në 37.94 pikë. Kjo është hera e parë që ky indeks shënon rënie, që nga 2012-a, që […]
Fokusi i paketës së re
Më shumë informacion Financat do të tentojnë informim dhe komunikim në funksion të edukimit të tatimpaguesit dhe unifikimin, standardizimin dhe aplikimin e rasteve precedente tatimore. Konkretisht: -Rritje e transparencës me tatimpaguesit dhe forcimi i detyrimit për zbatimin e njëjtë dhe efektiv të legjislacionit tatimor nëpërmjet përcaktimit të detyrimit të administratës tatimore për të publikuar dhe për të zbatuar njësoj për të gjithë tatimpaguesit në rrethana të njëjta, Vendimin Teknik të nxjerrë për një tatimpagues të veçantë; -Përmirësim të mëtejshëm të […]
Paketa që do të thjeshtojë procedurat
Qeveria reflekton duke ritentuar vendosjen e marrëdhënieve me biznesin. Beqiraj: Për gjobat do të pritet zbardhja e argumenteve të Gjykatës Kushtetuese, por do të respektohet parimi i proporcionalitetit. Kontrollet do të bëhen sipas një plani vjetor, që do të përcaktohet që në janar… Pasi tentuan të “shtrojnë” biznesin përmes masave të larta ndëshkimore e presioneve të kontrolleve tatimore, financat kanë ndryshuar tërësisht taktikë. Ato po shfaqen më bashkëpunuese dhe kanë premtuar thjeshtimin e procedurave tatimore e fiskale, ndërsa presin propozimet […]
Kreditë me probleme/ Arrijnë 20%, ulen huat e mira, shtohen të humburat
Edhe kreditorët e mirë rrezikojnë të bëhen problematikë. Huat e mira (standarde), që janë deri në 30 ditë vonesë, kanë vijuar të ulen, duke sinjalizuar se rritja e kredive me probleme do të vazhdojë. Huat e humbura arrijnë në 430 milionë euro… Huat me probleme kanë shënuar një tjetër rritje në muajin prill, duke u ngjitur sërish në nivelin e 20%, sipas statistikave të publikuara nga Shoqata e Bankave. Në mars, ky tregues ishte 19.3%, ndërsa në dhjetor 2015 […]
Ekonomia në botën e çudirave!
Indeksi i përkeqësuar ndjeshëm i Dhomës Amerikane ishte goditja finale në vazhdën e treguesve, që përgjatë këtij viti kanë paralajmëruar vazhdimisht për një klimë të përkeqësuar të biznesit. Më herët, indeksi i besimit të Bankës së Shqipërisë, kishte treguar për një rënie të pritshmërive të investimeve të bizneseve (sidomos ndërtimit, që në 2015-n ishte udhëheqësi i rritjes ekonomike) dhe të pritshmërive të blerjeve të mëdha të konsumatorëve. Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIIA), që ka në gjirin e saj disa […]