Brexit dhe qyteti i Londrës: Prej marrëzisë, drejt fragmentimit
Votimi i Britanisë për të dalë nga BE do të thotë një e ardhme e pasigurt për kryeqytetin financiar të Europës Rënia u ndal në ditën e tretë, sterlina u qetësua dhe tregjet aksionere e rimorën veten më 28 qershor, pas dy episodesh kasaphane. Por deri atëherë, vota e Britanisë më 23 qershor për të lënë Bashkimin Europian kishte shkaktuar një goditje të rëndë, shkruan The Economist. Aksionet e Lloyds dhe Royal Bank of Scotland, bankat më të mëdha britanike […]
Dukata e dyshimtë e Luksemburgut
Data 29 qershor ishte dita e gjykimit për një çështje që ka ndryshuar fytyrën e tatim-planifikimit. Antoine Deltour (foto) dhe Raphawl Halet, dy ish-punonjës të PwC, një firmë kontabiliteti, dhe Edouard Perrin, një gazetar francez, u gjykuan në Luksemburg për rolin e tyre në rrjedhjen e dokumenteve që zbuloi marrëveshjet e ëmbla tatimore që Dukati i Madh i Luksemburgut u kishte ofruar dhjetëra kompanive shumëkombëshe. Të pandehurit mohuan akuzat, të cilat përfshinin vjedhjen e dokumenteve dhe shkeljen e fshehtësisë, duke […]
Ndërkohë, në pjesën tjetër të botës
Ka qenë e lehtë të harrohej së fundmi, por Britania është një pjesë relativisht e vogël e ekonomisë globale, e që zë 2.4%. Por edhe para referendumit, ka pasur shqetësime rreth rritjes globale, veçanërisht gjatë tregut të paqëndrueshëm të janarit dhe shkurtit, shkruan The Economist. Perspektiva është përmirësuar që nga ajo kohë, por panorama e gjerë është ende e turbullt. Rritja e PBB amerikane, duke qenë shumë e dobët në tremujorin e parë, duket e vendosur për një rimëkëmbje […]
Serbia, nën presion për të shkurtuar numrin e punonjësve në sektorin e Energjetikës
Qeveria serbe është në një trysni gjithnjë e në rritje për të ndërmarrë nismën e dhimbshme të shkurtimit të rreth 4500 punonjësve dhe reformimit të çmimeve në korporatën energjetike të Serbisë, EPS. Saga për ristrukturimin e EPS, që është në pronësi shtetërore, ka zgjatur për më shumë se një dekadë, por nuk duket të ketë asnjë zgjidhje në horizont. Të dyja, FMN-ja dhe Banka Botërore së fundmi kanë deklaruar se EPS është një temë problematike, duke paralajmëruar se ristrukturimi dhe […]
Depozitat, interesat-maj 2016
Nëse do të kursesh para dhe i fut ato në bankë për një afat 12 mujor, kthimi nga investimi është më pak se 1% për gjithë vitin. Duke pasur parasysh që duhet paguar dhe 15% mbi interesat e fituara, shuma që mbetet, sidomos për depozitat e vogla është minimale. Interesi mesatar vjetor i depozitave të reja në lekë në muajin maj ishte 0.84%, nga 0.93% në muajin e mëparshëm, sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli […]
Energji në kohërat e verës
Turizmi në Shqipëri nuk është duke jetuar ditët më të mira. Një vit më parë, goditja më e madhe që mori ai ishte ndërprerja e energjisë elektrike pothuajse në të gjithë linjat që kalonin në bregdetin e Jugut. Jo vetëm bizneset që punonin aty, turistët, por edhe banorët e zonave përjetuan stinën më të vështirë në këto vite. Por çfarë ka ndryshuar këtë vit? Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike e kishte “vëth në vesh”, rregullimin e rrjetit, sidomos në […]
Ndërprerjet nga remontet
Flet Petraq Lika, drejtor teknik i OSHEE – Cilat kanë qenë arsyet për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike gjatë kësaj periudhe? Ndërprerje kanë pasur zonat turistike, por nuk kanë munguar as në kryeqytet… Është e vërtetë. Ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur, por arsyet e këtyre ndërprerjeve kanë qenë remontet, të cilat futen te kategoria e “ndërpreve të planifikuara”. OSHEE ndërton të gjithë strategjinë e remonteve mbi bazën e standardeve. Kemi ndërprerje të planifikuara dhe ndërprerje të paplanifikuara. Ndërprerjet […]
Itali, tronditja e bankave, kriza e ardhshme europiane
Investitorët anembanë janë të shqetësuar. Kthimet nga bonot 10-vjeçare ranë në nivelet e tyre më të ulëta këtë javë, mbajtësit e bonove 50-vjeçare zvicerane janë të përgatitur për kthime negative. Disa prej këtyre shqetësimeve rrjedhin nga vendimi i Britanisë. Paundi, që arriti nivelet më të ulëta kundrejt dollarit në 31 vitet e fundit, nuk e ka prekur ende fundin, disa prej fondeve britanike që merren me tregtimin e pasurive kanë pezulluar aktivitetet, si rrjedhojë e tronditjes së vlerës së aktiveve. […]
PE miraton propozimin për liberalizim e vizave
Komiteti për Politikën e Jashtme i Parlamentit Europian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën. Raportuesja për Kosovën, Ulirike Lunaçek, në një postim në rrjetin social ‘Twitter’, ka njoftuar se Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian, ka miratuar propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Lunaçek ka shkruar se ndihet e lumtur për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së. “E gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti […]
Sektori i shërbimeve, i vetmi me bilanc tregtar pozitiv
Sektori i shërbimeve është i vetmi sektor i ekonomisë në të cilin Kosova ka bilanc pozitiv sa u përket shkëmbimeve tregtare. Kështu u tha në prezantimin e projektit të financuar nga BE “Asistencë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit – Direktivës së Shërbimeve të BE”, i cili ka si qëllim arritjen e përparimit në tregun e brendshëm në shërbime të integruara, e që do të ndihmojë në realizimin e potencialit të konsiderueshëm sa i përket rritjes ekonomike dhe krijimit […]
Investimet në bujqësi nxisin zhvillimin rural
Investimet në bujqësi, infrastrukturë, rrjetin shëndetësor dhe atë arsimor, besohet se jo vetëm që do të ndalin trendin e zhvendosjes së banorëve nga viset rurale në ato urbane, por do të nxisin edhe kthimin e tyre nëpër fshatra, thonë demografë dhe ekspertë të bujqësisë. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në vitin e kaluar janë shënuar rreth 9 mijë raste të lëvizjeve të brendshme të popullsisë, nga një komunë në tjetrën. Kjo zhvendosje, sipas […]
Përpjekje për të rikthyer shkëlqimin e dikurshëm
Në Shqipëri, për herë të parë, zejtaria do të mund të rregullohet me një ligj, duke i dhënë mundësi certifikimi forcës së punës, kualifikimit dual dhe organizimit të zejtarëve. Ky ligj, i cili pritet të miratohet në Kuvend, parashikon edhe anëtarësimin e detyrueshëm në një dhomë kombëtare, ku kostoja e anëtarësimit do të jetë zero për dy vitet e para. Sipërmarrjeve dhe individëve do t’iu lihet gjithashtu tre vjet kohë që të mund të përshtaten me rregullat e reja Shqipëria, […]
Anëtarësim i detyruar në Dhomë, për dy vite me kuotë zero
Flet Genta Prodani (Qosja), drejtoreshë e Politikave të Punësimit dhe Migratore, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Nevoja për një ligj të tillë erdhi nga biznesi, kryesisht nga shoqatat zejtare, të cilët kërkuan të kishin një rregullim ligjor. Në Shqipëri mungon informacioni i saktë në lidhje me numrin e profesionistëve zejtarë e artizanë. Kjo lidhet me faksin se shumë prej tyre ushtrojnë aktivitet familjar, në zona të thella rurale ku krijojnë produkte të trashëgimisë kulturore e që nuk njihen. Një […]
Gjunjëzimi i birrës “Made in Albania”
Tregu i birrës po anon nga importi këtë vit, teksa prodhuesit vendas tregojnë se rritja e barrës fiskale prej taksave më të larta, kostove të pullës fiskale, tatimit në rritje të ambalazhit, çmimit të energjisë dhe parapagimit të akcizës po e bëjnë produktin vendase jokonkurrues në çmim. Birra “Made in Albania” frenon zgjerimin. Si po ndahet tregu 3.7 miliardë lekë ndërmjet katër kompanive dhe perspektivat Blerina Hoxha Nën presionin e tkurrjes së konsumit, humbjes së konkurrueshmërisë prej rritjes së taksave, […]
Bregasi: Nuk po respektohet fasha mbrojtëse për importet
Luan Bregasi, aksioner kryesor në Birrën Tirana, shpjegon arsyet e rritjes së importeve dhe vështirësitë që po kalon industria, për shkak të rritjes së ngarkesës fiskale Zoti Bregasi, këtë vit importet e birrës janë rritur ndjeshëm, çfarë po ndodh me prodhimin vendas? Rritja e kostove të prodhimit dhe mosrespektimi i fashës mbrojtëse për importet janë dy faktorët kryesorë. Fabrikat me kapacitet prodhimi mbi 200 mijë hektolitra paguajnë dyfish akcizë në krahasim me fabrikat nën këtë kapacitet. Qeveria shqiptare ka adoptuar […]
Pinguli: Kushton shumë më lirë të importoj se të prodhoj këtu
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli, thotë se rritja e kostove po favorizon importin e birrës. Ai thotë se ka ardhur koha që Shqipëria të zbatojë direktivat e BE-së për mbrojtjen e prodhimit vendas Zoti Pinguli, në çfarë situate ndodhet prodhimi i birrës në Shqipëri? Industria vendase e birrës është bërë së fundmi jokonkurruese dhe faktorët që kanë çuar në këtë pikë janë të shumtë. Kalimi nga taksa e sheshtë në taksë progresive solli rritjen e barrës […]
Kritere më të forta për investitorët që do të duan leje të përhershme
Flet av. Erlind Kodhelaj, Departamenti Ligjor, Deloitte Albania Kuvendi pritet të marrë në shqyrtim projektligjin e propozuar nga Këshilli i Ministrave, që lidhet me disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 108/2013, datë 28.03.2013 “Për të huajt”. Qëllimi i ndërhyrjes (duke huazuar fjalët e nismëtarit të iniciativës për ndryshimin e ligjit) është zgjidhja e problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit dhe përafrimin e mëtejshëm me ‘acquis’ të Bashkimit Europian dhe konkretisht të dispozitave që rregullojnë regjimin e hyrjes, qëndrimit, punësimit […]
Shtetësia shqiptare “shitet” për 2 milion euro
Ligji për punësimin e të huajve do t’u nënshtrohet sërish ndryshimeve. Shtrëngohen kriteret për të huajt që do të ndërmarrin investime strategjike, por dhe që do të duan të kenë leje të përhershme qëndrimi në Shqipëri. Kushti? 2 mln euro investim, 100 vende pune për 1 vit. Lehtësi për të punësuarit me përkatësi etnike shqiptare. Pajisja me leje pune do të bëhet pa pagesë. Nga Elona Bedalli I miratuar rreth tre vjet më parë, ligji “Për të huajt” do t’i […]
Korridori i Mesdheut…
Në paketën e Samitit të Parisit, Shqipëria u identifikua me një projekt në sektorin e hekurudhës, kostoja e së cilës, në total llogaritet në rreth 81.5 milionë euro e që duhet të nisë sipas parashikimeve në 2019-n Nga Elona Bedalli Ishte gushti i vitit 2014, kur Bashkimi Europian “mori për dore” gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) dhe krijoi atë që njihet si Procesi i Berlinit. Synimi? Ndërlidhja e këtyre vendeve me tregjet europiane për ta bërë më të butë […]
Sfida jonë, vënia në jetë e projektit
Flet Krislen Keri, drejtor i Politikave, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës “Vizioni i rrjetit të transportit Trans-Europian (TEN-T) reflekton faktin se hekurudhat, rrugët, transporti ajror dhe ai detar shihen si pika kyçe për integrimin e shteteve, njerëzve, por edhe rritjen ekonomike e konkurrueshmërinë. Ndërlidhja nuk ka të bëjë vetëm me ndërtimin e infrastrukturës së re, por dhe me përdorimin efikas të saj. Hapja e tregut hekurudhor do të thotë më shumë përfitime për konsumatorët edhe në termat e eficiencës së […]
Çfarë u tha në Paris
Samiti i Parisit kishte si qëllim sigurimin e koherencës në nisma të ndryshme rajonale që promovojnë bashkëpunimin rajonal në dritën e perspektivës europiane të rajonit, veçanërisht procesit të Brdo-Brijonit. Kontinenti europian është i ekspozuar ndaj sfidave të papara të sigurisë, të tilla si sulmet terroriste në shkallë të madhe. Ballkani Perëndimor inkurajohet për forcimin e bashkëpunimit rajonal, që mbetet një element kyç për stabilitetin e rajonit dhe së gjithë Europës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është ajo e integrimit europian […]
Integrimi: Sfidat për të arritur standardet e BE-së në sektorët jetikë
Intervistë me ministren e integrimit znj.Klajda Gjosha Në çfarë pike kanë arritur negociatat me Bashkimin Evropian për harmonizimin e legjislacionit dhe lëvizjen e lirë të mallrave e kapitalit? Cilat janë afatet dhe rezultatet e pritshme? Shqipëria është zyrtarisht që nga viti 2014 vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por, hapja e negociatave të anëtarësimit është një hap që vendi nuk e ka hedhur ende në procesin e integrimit. Siç e dini reforma në drejtësi, mbetet thelbësore për të avancuar […]
Të papriturat e BE-së
Shqiptarët njihen si populli me mbështetjen më të madhe pro Bashkimit Europian nga gjithë vendet e rajonit. Mundësia për të punuar e për të studiuar në vendet e BE dhe pritshmëritë për një nivel më të lartë jetese, kanë bërë që qytetarët e një vendi, të lodhur nga keqqeverisja dhe varfëria, t’i varin shpresat te perspektiva europiane. Edhe biznesi e mendon njësoj, me 78% të tyre që presin që anëtarësimi në BE do të jetë një gjë e mirë […]
Siguria ushqimore do të rriste eksportet me 100 milionë euro
Flet Alban Zusi, sipërmarrës, ish-zv.ministër i Bujqësisë Alban Zusi, ish-zv.ministër i Bujqësisë, sot sipërmarrës në agroindustri, thotë se çështjet e sigurisë ushqimore pritet të jenë mjaft problematike në procesin e integrimit. Ai paralajmëron se në një fazë të parë, me hyrjen në BE, prodhuesit shqiptarë ose do të bllokojnë aktivitetin ose do të duhet të bëjnë investime, që mund të çojnë në mbyllje të aktivitetit, për shkak të kostove të larta. Aktualisht siguria ushqimore është barriera më e madhe tregtare […]
BE pret 80% të eksporteve shqiptare, sa pak diversifikim
Shtetet e Bashkimit Europian janë destinacioni kryesor i eksportuesve shqiptarë. Sipas të dhënave të INSTAT, për 5- mujorin 2016, eksportet drejt BE-së përbënin 80% të totalit, nga 71% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke rritur varësinë nga grupi i vendeve që veprojnë në një treg të përbashkët. Italia është partneri kryesor i vendit, me 72% të eksporteve drejt BE-së dhe gati 50% të totalit. Shqipëria, në vite është në krizë për diversifikimin e eksporteve […]
Bizneset duhet të bëhen më konkurrues, duke investuar në teknologji
Flet Gentian Elezi, pedagog/ekspert i çështjeve të integrimit europian Cilat janë sfidat kryesore me të cilat do të përballet biznesi vendas në plotësimin e angazhimeve të ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit në BE? Sfidat me të cilat po përballet dhe do të përballet biznesi janë të llojeve të ndryshme. Në radhë të parë, një rritje e konkurrencës, për shkak se tregu shqiptar është dhe do të jetë gjithmonë e më i hapur me tregun europian, duke hequr tarifat […]
Sfida më e rendësishme, respektimi i standardeve europiane të cilësisë së produkteve
Flet Ilir Ciko, ekspert i çështjeve të tregtisë së jashtme Cilat janë sfidat kryesore me të cilat do të përballet biznesi vendas në plotësimin e angazhimeve të ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit në BE? Së pari, le të mos kufizohemi vetëm te biznesi vendas, domethënë bizneset në pronësi shqiptare. Sfidat për të cilat flasim, janë po aq të rëndësishme edhe për bizneset e huaja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, madje për paradoks, disa syresh do ta ndienin shumë […]
Transporti i mallrave
Vendimi i pak ditëve më parë i Parlamentit italian për heqjen e taksës fikse për transportin rrugor të mallrave me Shqipërinë është konsideruar si një masë e vonuar, por e rëndësishme nga ana e kompanive shqiptare, që kishin vite që e kërkonin. Vendosja e kësaj takse (diritto fisso) rëndonte mbi transportuesit shqiptarë që prej vitit 1956. Sipas drejtuesve të kompanive që realizojnë transport mallrash, heqja e kësaj takse që operatorët shqiptarë paguanin në territorin italian do të reduktojë nga 10-15% […]
Sejko: Biznesi dhe konsumatori nuk po dalin nga pesimizmi
Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve ka shfaqur luhatje edhe në tremujorin e dytë të vitit, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, gjatë konferencës për shtyp ku prezantoi zhvillimet e politikës monetare të gjashtëmujorit të parë të vitit. Banka e Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë në 1.25%, po ashtu dhe normat ndërmjetëse. Sejko tha se, besimi i ulët mbi perspektivën e ekonomisë po mban nën presion ecurinë e kërkesës së brendshme, duke ndikuar negativisht të gjithë zinxhirin e […]
Shpresa që nuk u shua…falë Merkel!
Votimi i qytetarëve të Britanisë së Madhe për të lënë Bashkimin Europian ishte shokues për shumëkënd. Vetë britanikët shumë shpejt u ndërgjegjësuan se nuk i kishin marrë parasysh pasojat ekonomike, sociale e gjeopolitike të kësaj zgjedhjeje. Bursat globale u tronditën dhe pasi e morën veten nga goditja e dy ditëve të para, sërish mbeten të luhatshme për shkak të pasigurive në muajt në vijim dhe ndikimit në ekonominë globale. Bashkimi Europian, jo vetëm u gjet i paqartë teknikisht për të […]