Tërmeti i fundit në Itali, me pasoja shkatërruese dhe humbjet e rreth 280 jetëve, ka hapur sërish librin e madh të asaj që është bërë dhe nuk është bërë, me shumë kapituj analizash e veprimesh.
Shqipëria, njësoj si Italia, Greqia dhe Turqia është në një rajon në mes të pllakave tektonike që, sipas studiuesve, prodhojnë tërmet rreth 6 ballë gati çdo vit.
Vendi i shqiponjave është përfshirë në zonën e kuqe në hartën botërore të goditjes nga fatkeqësitë natyrore, çka do të thotë se ka një ekspozim të lartë nga fatkeqësitë. Për rrjedhojë, risku ekonomik nga këto dukuri është i lartë.
Sipas studimit të Qendrës Europiane për Çështje të Sigurisë, midis viteve 1989 e 2006, tërmetet zënë përkatësisht 17% të fatkeqësive të ndodhura në Shqipëri. Rreth 86% e territorit të saj ku gjenerohet mbi 88.5% e PBB, është e ekspozuar nga dy a më shumë fatkeqësi natyrore. Humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis 1974-2006, janë llogaritur mesatarisht në 68.7 milionë USD në vit.
Së bashku me disa vende të tjera të Ballkanit Lindor e Juglindor, Shqipëria po thuajse çdo vit ka pësuar një tërmet me magnitudë më të ulët se 6.5. Shtatë qytetet më të mëdha të Shqipërisë futen në zonën me probabilitet 75% prej këtij rreziku dhe 10% e territorit shqiptar konsiderohet i paqëndrueshëm, pasi është objekt i rrëshqitjes së dherave.
Ndërsa Drejtoria e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, llogarit një kosto prej 35 milionë eurosh në vit që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore, të tilla si përmbytjet, tërmetet, zjarret etj. Që nga 2009, ku përmbytjet kanë vijuar me intensitet të lartë, dëmi në total në vlera neto i krijuar deri në fund të 2015-s llogaritet rreth 200 milionë euro.
Përtej shifrave, konkluzioni i nxjerrë nga specialistë të ndryshëm është që kapacitetet shqiptare për emergjencat civile nga aspekti sasior dhe cilësor janë të papërshtatshme. Sidomos në disa fusha specifike si evakuimi mjekësor (autoambulanca) dhe automjete zjarrfikëse, pasi Shqipëria është prapa në raport me vende të tjera europiane, të krahasueshme me të nga përmasat dhe niveli i zhvillimit
Ekziston një rrezik i madh që tërmetet të rëndojnë bilancet e tregut financiare, duke u shndërruar në barrë për kompanitë e sigurimeve dhe në kredi të këqija për bankat, pasi shumë nga objektet janë të lëna si kolateral.
Ndërsa duhet ende shumë punë për të përmirësuar në menaxhimin e situatës nëse ndodh një fatkeqësi natyrore, akoma më i rëndësishëm është parandalimi. Sot ka shumë vend për të diskutuar për kontrollin mbi cilësinë e ndërtesave. Vetë ndërtuesit pohojnë nën zë se pavarësisht se disa kritere ekzistojnë, është shumë e lehtë të marrësh një certifikim për cilësinë e betonit dhe të hekurit nëse paguan nën dorë. Për më tepër, në fuqi janë standardet e vitit 1989, dhe ndonëse është kërkuar nga Shoqata e Ndërtuesve të rishikohen, ato janë lënë pas dore.
Rritja e sigurisë së ndërtimeve të reja dhe verifikimi i atyre ekzistuese për zbatimin e parametrave të sigurisë do të ishte elementi kryesor që do të ndikonte në reduktimin e dëmeve në jetë njerëzore, që është dhe humbja më e madhe dhe e pakompensueshme në të tilla fatkeqësi.
Sipas llogaritjeve nga SHBA, për kostot dhe përfitimet (duke u nisur nga dëmet në humbjet e jetëve njerëzore) rezulton se një euro e investuar për parandalim kursen 4 euro kosto për rindërtim, me diferenca që varen nga lloji i ndërhyrjes.
Dekadat e fundit, natyra e ka kursyer Shqipërinë nga shkatërrimet prej tërmeteve (i fundit më i fuqishmi deri tani ka qenë ai i Shkodrës në vitin 1979). Vendi ka qenë më i prekur nga përmbytjet, që janë bërë të zakonshme vitet e fundit dhe përvoja e deritanishme ka treguar se pak është mësuar dhe pak është investuar jo vetëm për t’i parandaluar, por edhe për të marrë seriozisht, apo studiuar me themel ndryshimet klimaterike (shterimi i ekspertëve të fushës, sidomos atyre që studiojnë tërmetet, madje është një tjetër shqetësim).
Që të mos kujtohemi si gjithnjë që të marrim masa pasi ka ndodhur fatkeqësia, investimet në parandalimin e fatkeqësive natyrore (tërmetet, përmbytjet etj.) do të ishin zgjidhja më eficiente për të pasur më pak kosto në afatin e gjatë.
Jeni duke lexuar në: 744
Stimuli fiskal, një ide e mbrojtur fillimisht nga Xhon Kejnsi, ka dalë dhe ka hyrë shpesh nga moda, shkruan The Economist… Në kulmin e krizës së Euros, me bonot qeveritare të “infektuara” në Europën Jugore dhe me vonesat në pagesa, Banka Qendrore Europiane dhe vendet anëtare të “shëndetshme” të monedhës së përbashkët u përpoqën që të shmangnin fatkeqësitë, duke i ofruar shpëtim. Por kjo ndihme vjen nën disa kushte, më së shumti nën kushte shtrënguese fiskale, duke u përpjekur që […]
“Shijimi” i së drejtës për lëvizje të lirë brenda BE-së është më i pasigurt sesa duket Nuk ka shumë për të bërë në periferi të Targu Lupus, një qytet i vogël në veri të Rumanisë. Por, Katalin Konolos, një punëtor ndërtimi, rrallëherë gjendet në shtëpi, ai është duke bërë një dorë lojë me letra këtë pasdite, para se të kthehet në Luton, një qytezë në veri të Londrës, fjalë magjike për sheshet e ndërtimit. Zoti Konolos dhe vëllai i tij, […]
Nga njëri skaj i globit në tjetrin, modelet Sport Utility të segmentit B po vlerësohen kudo. Tregu ka më shumë se dhjetë vjet që vazhdon të rritet, por kompania nga Wolfsburgu nuk do të mund të hyjë në këtë segment përpara vitit 2018 Mbase në Polin e Jugut nuk do ta vlerësojnë modelin e ardhshëm SUV të bazuar tek Polo,por vetëm për shkak se pinguinët nuk ngasin makina. E nëse në skajin fundor të globit duket se eskimezët ende po i […]
Abdulah Al Sanousi shijon flladin dehës në apartamentin e resortit luksoz që ndodhet jashtë Sarajevës, apartament të cilin familja e tij e bleu për t’i shpëtuar të nxehtit përvëlues të Kuvajtit, duke u bërë kështu një prej mijëra blerësve të rinj të Gjirit, ku investimet e këtij të fundit polarizuan opinionin vendas. Ata zbuluan Bosnjën malore, ku gjysma e popullsisë është myslimane, pas “Pranverës arabe”, e cila destabilizoi shumë destinacione tradicionale të pushimeve të tilla si Libia, Tunizia dhe Egjipti. […]
Sipas mediave vendase, qeveria e Maqedonisë i ka dorëzuar Parlamentit draftin për rishikimin e buxhetit, përmes të cilit ajo kërkon një fond shtesë prej 36.4 milionë eurosh (41.2 milionë dollarë). Fondi shtesë do të përdoret për kompensimin e dëmit në zonat e përmbytura. Rishikimi i buxhetit u njoftua më parë nga kryeministri teknik maqedonas, Emil Dimitriev, i cili e cilësoi një veprim të tillë si të domosdoshëm për të përballuar situatën që u krijua nga përmbytjet e 6 gushtit, të […]
Rumania pati një rritje tejet të lartë në prodhimin e grurit gjatë këtij viti, me rreth 8.4 milionë tonë, 7% më shumë se viti i kaluar, u shpreh në një deklaratë për shtyp, ministri i Bujqësisë, Achim Irimescu. Rumania është një prej eksportuesve më të mëdhenj të grurit dhe zakonisht konkurron me Francën në tregjet e eksportit, duke përfshirë Egjiptin, importuesin më të madh në botë të grurit. Irimesku tha për agjencinë shtetërore të lajmeve, Agerpres, se rendimenti mesatar u […]
Qeveria serbe dhe punëdhënës janë duke negociuar me disa sindikata për një nivel të ri të pagës minimale, por rritja e propozuar është cilësuar nga një sindikatë e pavarur si një “fyerje”. Dy vjet pasi Serbia caktoi nivelin e pagës minimale, qeveria, sindikatat dhe punëdhënësit filluan negociatat për një rritje të pagës në bazë të orëve të punës për punëtorët. “Të tre palët, sindikatat, qeveria dhe punëdhënësit janë në një marrëveshje dhe shumë shpejt do të dalë edhe propozimi përfundimtar […]
Pavarësisht se Mali i Zi po ristabilizon marrëdhëniet me Moskën, një në tre kompani e huaj e drejtuar në vendin e vogël të Adriatikut është në pronësi të rusëve, tha Agjencia Statistikore Kombëtare. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë Kombëtare të Statistikave, MONSTAT, në më shumë se 4,200 firma të huaja të regjistruara dhe që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Mal të Zi, 32% janë në pronësi të rusëve. Të dhënat tregojnë një rritje të numrit të kompanive dhe […]
Normën e fitimit bruto të Ujësjellësit të Tiranës prej rreth 23% për vitin 2015, do t’ia kishin zili edhe kompanitë private, që mesatarisht fitojnë 10-15%, apo dhe shumë më pak për kompanitë e mëdha të naftës apo të distribucionit…. Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës, e cila pritet të dalë në shitje sipas deklaratës te dy ditëve më parë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka realizuar një fitim para taksave prej 686 milionë lekësh (rreth 5 milionë euro) […]
Ujësjellësi është një monopol natyror, dhe për këtë fakt zakonisht ofrohet si një shërbim publik nga qeveritë lokale apo vendore. Ujësjellësi siguron ujin e pijshëm dhe menaxhon atë të përdorshëm për qytetarët, bizneset dhe sektorin industrial të ekonomisë. Privatizimi i ujësjellësit është shndërruar kohet e fundit në një çështje të diskutueshme në botë për sa kohë sigurimi i ujit po kthehet në kërcënim për komunitete të veçanta. Ujësjellësi operon me anë të rrjeteve të sofistikuar dhe të kushtueshme të ujit […]
Më 44 orë pune në javë, sipas një vrojtimi të INSTAT, Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë orë pune në botë dhe Europë… Turqia, Kosta Rika dhe Meksika janë vendet ku punohet më shumë orë në javë, sipas të dhënave të reja të OECD-së (Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim), mesatarisht mbi 44 orë. Në vendet e Bashkimit Europian, shteti me më shumë orë pune në javë është Greqia, me 42 orë. Shqipëria, edhe pse nuk është pjesë e këtyre […]
Në verë, turizmi është më shumë sesa disa çadra në rërë. Biznesi i argëtimit zhvendoset drejt bregdetit. Aty luhet me shijet, me trendet e fundit, me festat me shkumë, lojërat ujore sportive, këngëtarët dhe DJ më “in” të momentit. Tek e fundit, ato janë “zot” për pak kohë. Por këtë vit bizneset ankohen se ka rënie. Shtohen klientët e huaj… Tendencat e argëtimit në verë ndryshojnë kryekëput. Ato janë më të rafinuara, ekzotike, me më shumë adrenalinë. Frekuentuesit e […]
Europa, ka gjithçka në verë. “Living la vida loca” është një refren që e gjen në destinacionet më në zë të jetës së natës, si në Greqi, Kroaci, Itali, në Kanë në Monako në San Trope, etj. Por, ku gjenden klubet verore më të mira në Europë? Në fakt ka disa tipe klubesh: ‘chilled-out’, që janë klube ku ofrohet ushqimi i mirë dhe relaks. Disa janë chic dhe më shumë për njerëzit e pasur dhe të famshëm, ndërsa të tjerë […]
Bashkimi Europian synon të forcojë ndikimin e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor kundrejt konkurrentëve të drejtpërdrejtë si Kina, Rusia, etj. Por, rajoni ka nevojë për shumë fonde për të siguruar një ndërlidhje që do t’i shërbente kësaj logjike. Vetëm për investimet në infrastrukturë, shifra e kërkuar llogaritet mesatarisht në rreth 6.5 miliardë euro në vit për një periudhë dhjetëvjeçare. Disa akademikë kanë realizuar një studim në lidhje me investimet që do të kërkohen dhe ku duhet të përqendrohen ato […]
Çmimet e naftës janë ulur me rreth 65% që nga kulmi në qershor të 2014-s. Ky ndryshim dramatik dhe i papritur në rënien e çmimeve ka ndezur debatin mbi shkaqet dhe pasojat. Ndoshta, rregullimet dinamike kanë ndryshuar strukturën e tregut, duke e bërë krejt të ndryshëm nga e kaluara. Për më tepër, mënyra se si rënia në çmimet e tregut prek ekonominë globale, ka ndryshuar në drejtime të ndryshme. Tashmë nevojitet një perspektivë më e gjerë për të kuptuar pikëpamjet […]
Premtimet e njëpasnjëshme se prodhimi në “Ferronikel” do të rinisë deri në fund të gushtit të këtij viti, mesa duket ishin vetëm fjalë, sa për ta larguar vëmendjen e mbi 1 mijë punëtorëve të gjigantit kosovar, të cilët mund të mbeten pa punë. Menaxhmenti i “Ferronikelit” nuk ua ka vazhduar kontratat punëtorëve, të cilët deri më tani janë dërguar në pushim me 70% të pagës, shkruan “Zëri”. Në Komunën e Drenasit vlerësojnë se ndërprerja e prodhimit do të godiste ekonominë […]
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, sugjeron që të mos ketë shtyrje të afatit për shlyerjen e borxheve publike përtej 2 shtatorit kur edhe skadon Ligji për Shlyerjen e Borxheve Publike. Ai ka theksuar madje se as Kuvendi nuk do të marrë vendim për shtyrjen e afatit të ligjit “Për shlyerjen e borxheve publike”. Këto komente, ai i ka bërë në Forumin me Autoritetet Komunale të regjionit të Prishtinës dhe Mitrovicës mbi zhvillimin e procesit buxhetor komunal 2017-2019. Ministri Hoti u […]
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në një intervistë për gazetën “Zëri” thotë se as gjatë vitit 2017, qeveria e Kosovës nuk është duke planifikuar vendosjen e ndonjë takse për shfrytëzimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, nga fshati Gjurgjicë e deri në pikën kufitare në Morinë. “Së paku deri në fund të vitit 2017 nuk po planifikohet të vendoset ndonjë taksë për shfrytëzimin e autostradës. Ta them të drejtën, aktualisht nga Gjurgjica e deri në Morinë janë 60 kilometra autostradë, dhe edhe […]
Sigurimi i detyrueshëm i makinave, TPL, do të kushtojë deri në 25% më shtrenjtë. Shoqëritë e sigurimeve i kanë shitur policat TPL me një çmim të ri, mesatarisht në 18,500 lekë. Kjo rritje e çmimeve, sipas drejtuesve të kompanisë së Jo-Jetës, erdhi për disa arsye. E para ka të bëjë me reflektimin e vendimit të AMF-së, se primi i riskut nuk duhet të jetë më i ulët se 100 euro, çka do të thotë se nuk mund të shiten polica […]
Ilia, ekonomist, tani në të 80-at, tregon se si u shpëtuan 300 hektarë pyll në Gjirin e Lalëzit në vitet 1960-1965, kur regjimi i kohës nisi shpyllëzimet masive për të krijuar toka të reja për prodhimin e bukës në vend. Në atë kohë, ai ishte në stafin e Komitetit Ekzekutiv Durrës, seksioni i bujqësisë dhe tregon se nga Sukthi deri në Rrushkull, Hamallë dhe i gjithë Gjiri i Lalëzit, ka qenë një pyll masiv natyror. Reforma agrare që nisi me […]
Shqipëria ishte i vetmi vend i Europës dhe Azisë Qendrore që pa rritje të lartë të të ardhurave nga emigrantët me 8% në vitin 2015. Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, norma e rritjes së remitancave për vendet në zhvillim ka rënë nga 3.2% në vitin 2014 në 0.4% në vitin 2015. Ekspertë vendas e lidhin faktin e rritjes së remitancave për Shqipërinë me rritjen e numrit të emigrantëve jashtë vendit, sidomos më 2015. Sipas të dhënave të Eurostat, numri […]
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – korrik 2016 kapën vlerën mbi 7,963 milionë lekë, ose 3.02% më shumë se në periudhën janar–korrik 2015. Gjatë periudhës janar–korrik 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 585,882 me një ulje prej 2.97%, krahasuar me periudhën janar–korrik 2015. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.10% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet […]
Katër muaj pas miratimit të marrëveshjes me koncesionarin e Rinasit, nuk ka ende asnjë lajm se çfarë po ndodh me aeroportin e Kukësit. Qytetarët shqiptarë vijojnë të paguajnë biletat e shtrenjta, edhe pse Parlamenti i fali 2 vite të tjera palës gjermane. Sot nuk ka një datë se kur do të nisë investimi për ta bërë atë funksional, e po kështu nuk është vendosur forma e menaxhimit të tij: publike apo private? Kohë shtesë do të kërkojë edhe ardhja e […]
Wizz Air, Adria Airways dhe Ryanair kanë shprehur interes Krislen Keri, i cili ka qenë edhe pjesë e grupit negociator në Ministrinë e Transporteve dhe Infrastrukturës për të ndryshuar marrëveshjen me koncesionarin e Rinasit, përveç drejtorit të projektimit në këtë ministri thotë se duhen 3 milionë euro investime në këtë aeroport. Ai nuk e përjashton mundësinë edhe të dhënies me koncesion të operimit të tij, pasi ngritja e një enti shtetëror do të donte sërish një buxhet më të shtuar. […]
Që në dhjetor 2015, kur ende po negociohej për ndryshimin e marrëveshjes koncesionare me Rinasin Autoriteti i Konkurrencës i rekomandoi Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Ekonomisë që të mos të mos zgjaste afatin e eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e marrëveshjes. Sipas burimeve nga Autoriteti, koncesionari kishte aftësi financiare të tilla që të mundësonte liberalizimin e Aeroportit të Kukësit, pa kosto shtesë për ekonominë, përsëri duke ruajtur mirëqenien ekonomike të koncesionarit. Shqetësimi […]
Me një mbledhje të jashtëzakonshme, Tirana International Airport, kompania që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit, ka vendosur në fund të qershorit që të anulojë vendimin e prillit për shpërndarjen e dividentit prej 11.2 milionë eurosh nga fitimet e vitit 2015. Sipas vendimit të marrë më 30 qershor 2016, anulohet pika 4 e procesverbalit/vendimit të Asamblesë së Përgjithshme Vjetore të Ortakëve të datës 13 prill 2016, për sa i përket shpërndarjes së fitimit të vitit 2015. Si rrjedhojë, me vendimin […]
Të dhënat historike tregojnë se tërmetet kanë shkatërruar krejtësisht disa herë Durrësin, teksa lëkundjet sizmike renditen të parat për katastrofat që mund t’i krijojnë vendit fatkeqësitë e tjera natyrore. Shqipëria renditet e 43-ta në botë për rrezikun nga tërmetet, ndërsa lëkundjet shkatërruese mund të shfaqen çdo shekull. Ekspertët tregojnë se vendi nuk ka as fondet e as infrastrukturën e mjaftueshme për të përballuar dukuri të tilla. Ja qytetet më të rrezikuara nga tërmetet dhe llojet e ndërtesave që shemben Elona […]
Gjatë dekadave të shkuara, Shqipëria është goditur mesatarisht nga një fatkeqësi natyrore në vit. Në 30 vjet, midis 1980 dhe 2010, janë regjistruar 23 fatkeqësi të tilla. Prej tyre, nëntë fatkeqësi kanë qenë përmbytje, katër tërmete dhe tre goditje nga temperatura ekstreme – thuhet në një studim të bërë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Europiane dhe të Sigurisë. Gjatë kësaj periudhe, referon studimi, për shkak të këtyre fatkeqësive, 163 njerëz humbën jetën, […]
Kultura e shqiptarëve për t’u siguruar nga fatkeqësitë natyrore, ku bëjnë pjesë edhe tërmetet është tejet e ulët. Shoqëritë e sigurimeve thonë se ka një kërkesë të dobët për këtë lloj produkti. Për veç mungesës së kulturës, ato e lidhin këtë edhe me handikapin që ka legjislacioni. Edhe pse është një draft që parashikon nxitjen e këtyre produkteve ai ende nuk ka marrë formë ligjore. Sipas të dhënave të AMF-së për periudhën janar-korrik 2016, primet e sigurimit nga zjarri dhe […]
Sot, sizmologjia shqiptare ka vetëm një departament të vogël, ku bëjnë pjesë një grusht profesionistësh. Është pjesë e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit e që ka kaluar në varësi të Universitetit Politeknik të Tiranës, ndërsa dikur ishte pjesë e Akademisë së Shkencave. Sizmologët shqiptarë sot numërohen me gishta. Në të gjithë territorin e vendit funksionojnë 30 stacione që raportojnë në kohë reale, ku të dhënat vijnë nga një sërë burimesh, si sateliti, interneti, antenat e telefonisë etj. Për […]
Flet prof. Llambro Duni, sizmolog Kujtohemi për rrezikun që shfaqin tërmetet, vetëm atëherë kur ato ndodhin. Masat fillojnë dhe merren atëherë kur ndodh fatkeqësia. Në fakt duhet të ndodhë e kundërta, të merren përpara për të minimizuar pasojat, kur nuk është e mundur të parandalohet. Profesor, si është e ekspozuar Shqipëria kundrejt rrezikut që vjen nga tërmetet? Shqipëria është një vend sizmik dhe kjo nuk duhet harruar. Për ne që i përkasim kësaj fushe, ky fenomen ka qenë gjithmonë […]
Ekspertët llogarisin se 70% e tyre nuk janë sipas standardeve antisizmike… Italia po përballet sërish me dështimin për të mbrojtur njerëzit nga katastrofat sizmike, që kanë rrafshuar tre qytete antike. Skuadrat e shpëtimit vijojnë kërkimin për të mbijetuar. Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Amatrice-n dhe qytetet e tjera në Italinë Qendrore po rritet me shpejtësi alarmante, duke i kaluar 260 persona. Numri i njerëzve që humbën jetën po i afrohet atij të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm […]
Në Itali, rreth 40% e popullsisë është e rrezikuar nga goditjet e tërmetit. Rreth 29,000 kilometra katrorë territor janë të ekspozuara nga rreziku i përmbytjeve dhe 70% banesave duhet të restaurohet për të përmirësuar sigurinë. Shifra që nuk duhet të habisin mbi të gjitha Parlamentin, pasi janë të nxjerra nga Mocioni mbi Mbrojtjen e Territorit që është miratuar në vitin 2014. Me pak fjalë, Italia jeton mbi një “bombë” që mund të pëlcasë nga momenti në moment në formën e […]
Tërmeti i fundit në Itali, me pasoja shkatërruese dhe humbjet e rreth 280 jetëve, ka hapur sërish librin e madh të asaj që është bërë dhe nuk është bërë, me shumë kapituj analizash e veprimesh. Shqipëria, njësoj si Italia, Greqia dhe Turqia është në një rajon në mes të pllakave tektonike që, sipas studiuesve, prodhojnë tërmet rreth 6 ballë gati çdo vit. Vendi i shqiponjave është përfshirë në zonën e kuqe në hartën botërore të goditjes nga fatkeqësitë natyrore, çka […]