Qeveria është në përpjekjet e fundit për t’i dhënë jetë një projekti që thotë se është reformë në energji, por që në ngjizje, duket e vështirë për ta mbajtur gjallë.
Reforma e parapëlqyer që thirret me këtë emër nga qeveria synon të shkëpusë nga sistemi aktual i furnizimit, bizneset që konsumojnë më shumë energji, për të lehtësuar nga ngarkesa dhe për të ulur humbjet te furnizimi i konsumatorëve familjarë, që janë më të shumtë në numër dhe më të shpërndarë gjeografikisht. Bizneset që shkëputen nga burimi tradicional duhet të gjejnë energji në treg të lirë te shitësit vendas ose ta importojnë. Meqenëse brenda vendit, vitet e fundit janë krijuar disa burime të reja të prodhimit të energjisë elektrike, me këtë projekt qeveria tenton që me një veprim të zgjidhë dy probleme njëherësh: dhe të krijojë treg për këto HEC-e, por edhe të japë mundësi furnizimi alternativ me kosto të pretenduara më të lira për bizneset. Pra tentohet një treg i liberalizuar, që nuk ka monopolin e furnizuesit të vetëm, sepse qeveria e merr të mirëqenë që liberalizimi vetvetiu ka me vete edhe skemën e suksesit.
Në dukje ky projekt duket se i adresohet drejt sëmundjes së hershme të sistemit energjetik në vend, deficiti i lartë mes kërkesës për energji dhe pamundësisë për ta përballur me burime vendase. Së dyti, kosto të larta të transmetimit që prodhojnë humbje të mëdha dhe që kërkojnë investime të mëdha për t’u rikuperuar dhe që nuk arrin të plotësojë me kosto të ulëta dhe furnizim ritmik për konsumatorin familjar, pasi ka vetëm një shitës energjie (OSHEE).
Tani pretendohet që të ketë më shumë shitës, por edhe blerës, të cilët ishin pasivë dikur, pasi energjinë dhe çmimin e kishin të fiksuar dhe garantuar që më parë nga monopoli i OSHEE-së.
Po a do të prodhojë rezultat kjo skemë? Pra a do të munden bizneset e shkëputura nga burimi i OSHEE-së, të gjejnë lehtë dhe lirë sa herë që u duhet energji elektrike? Përgjigjet e kësaj pyetjeje kalojnë nëpër një labirint që duket se nuk ka rrugëdalje.
Sepse së pari, aktorët kryesorë të tregut, biznesi i madh që do të shkëputet nga forma aktuale e furnizimit është ende i paqartë. Ai nuk është informuar plotësisht se si do të rregullohen marrëdhëniet me shitësit e rinj të energjisë. Çfarë kostosh shtesë ka kjo marrëdhënie mes palëve? Po në rast mosmarrëveshjesh për çmimin, që është “thembra e Akilit” në gjithë këtë proces, ku do ta gjejë ai energjinë elektrike, duhet të ndërpresë aktivitetin? Kush është garanti? Këto biznese ende nuk e dinë, sepse as qeveria nuk i ka gati e ndoshta nuk i di. Biznesi vetëm është urdhëruar që duhet të ndërpresë marrëdhëniet me OSHEE-në.
Së dyti, prodhuesit lokalë të energjisë (HEC-et) sot nuk garantojnë prodhim të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit të energjisë elektrike. Kjo lidhet me specifikat e lumenjve mbi të cilët kanë ndërtuar e kanë prurje të ujërave, të përqendruara vetëm në disa muaj të vitit dhe më pas kanë burime të kufizuara. Ndërkohë, investimet e këtyre HEC-eve janë bërë mbi plane biznesi me çmim të fiksuar dhe kontrata të garantuara nga shteti. Por tani, kjo marrëdhënie është prishur nga qeveria e re dhe çmimi i energjisë elektrike që këta mund të shesin në rastin më të mirë do të jetë më i lartë, sepse ata shesin me pakicë dhe këtu ndëshkohet biznesi blerës. Në rastin më të keq, çmimi do të jetë më i ulët, pasi të gjithë do të shesin në të njëjtën kohë, dhe kjo do të jetë me leverdi për blerësit, por jo për HEC-et që shkojnë drejt falimentimit. Në të dyja rastet, krijohet dëm i madh madje që prek drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare.
Së treti, tregu i energjisë aktualisht rregullohet nga enti. Cili do të jetë roli i ri i Entit të Energjisë? Sa fuqi do të ketë ai të diktojë dhe çmimet, që është thelbi i çështjes. Tani enti e bën me OSHEE-në, por nesër me më shumë operatorë?
Janë edhe shumë pyetje të tjera që kërkojnë përgjigje, por të prekurit nga kjo “reformë” ende nuk dinë gjë.
Black-out-i i energjisë, në disa vende perëndimore në Europë, rreth një dekadë më parë, tregoi se energjia, edhe pse shitet e blihet si çdo mall, nuk është mall dosido. Ai nuk mund të blihet e magazinohet e të shitet në një moment kur shitësi dhe blerësi bien në marrëveshje, ajo rrjedh dhe kërkon ritëm. Reforma e qeverisë duket se nuk e ka marrë parasysh këtë fakt dhe kështu siç është servirur deri tani, krijohen gjasa për probleme të mëdha në furnizimin me energji të bizneseve, që pa asnjë diskutim, do të gjymtojë ekonominë. Por nëse e dinë këtë gjë, atëherë me gjasë ujërat e saj shkojnë drejt qëllimit për të rritur çmimin e energjisë nga bizneset. Me strukturën e sotme nuk e blejnë dot, sepse shitësi OSHEE është publik, ashtu si dhe enti, dhe barra e rritjes së çmimit e kostove të biznesit do të bjerë mbi qeverinë. Me shkëputjen e bizneseve nga rrjeti, kjo barrë fshihet pas petkut të tregut të lirë.
Jeni duke lexuar në: 746
Kreditë e pakthyera në afat në banka kanë shënuar rritje të fortë në muajin korrik, duke u ngjitur në 21.15%, duke u zgjeruar me të paktën tre pikë përqindje në raport me fundin e 2015-s. Të dhënat janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë. Edhe në raport me një muaj më parë, huat e pakthyera në afat janë shtuar me 1.2 pikë përqindjeje (shih grafikun). Në dhjetor të vitit të kaluar, treguesi i huave që nuk janë kthyer në […]
Teksa huat me probleme u rritën ndjeshëm në 21.15% në korrik, Banka e Shqipërisë ka pohuar se rritja e tyre është afatshkurtër dhe ka shprehur besimin se ato do të ulen të afatin e mesëm. Institucioni monetar qendror e ka bërë këtë deklaratë në Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, të miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës. Raporti i Stabilitetit Financiar është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e […]
Mjedisi ku operon ende cilësohet i cenueshëm nga korrupsioni. Sipas raportit të TI (Transparency International), faktorët që ndikojnë në këtë klimë mbeten informaliteti në ekonomi, ndryshimet e shpeshta të kuadrit ligjor, kapaciteti i ulët dhe sjellja arbitrare e administratës publike, si dhe korrupsioni në sistemin gjyqësor. Korrupsioni politik mbetet një trysni mbi biznesin e madh dhe kontratat e mëdha me shtetin. Dispozitat ligjore mbi burimet, transparencën dhe llogaridhënien janë të konsiderueshme, por zbatimi i tyre mbetet prapa. Megjithëse reforma rregullatore […]
Trafikimi i lëndëve narkotike çmohet si burimi kryesor për pastrimin e parave të pista në vendin tonë, thuhet në një analizë që ka bërë së fundmi Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) në kuadër të identifikimit të fenomenit me bazë risku. Dokumenti i vlerësimit të riskut u është paraqitur të gjitha institucioneve domethënëse në vend, organeve mbikëqyrëse, subjekteve financiare bankare, shoqërive të transfertave etj. Sipas DPPP-së, rreziku dhe kërcënimi kryesor i identifikuar për pastrimin e parave është produkti […]
Peshkimi do të bëhet me tender Një projektligj i ri për Akuakulturën ka mbërritur në Kuvend dhe në themel të tij është disiplinimi i sektorit të peshkimit. Sipas relacionit shoqërues, baza e re ligjore merr në konsideratë zonimin paraprak të territorit tokësor dhe ujor të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar llojin e akuakulturës mbi bazën e specieve si dhe kapacitetet e secilës zonë. Projektligji parashikon që më pas zonat e përcaktuara i nënshtrohen konkurrimit publik, për mënyrën më të mirë […]
Mosfunksionalizimi i bordit të AKP-së dhe procedurat e prokurimit publik rrezikojnë që në fillim të nëntorit të dërgojnë në likuidim gjigantin e metaleve “Trepça”. AKP-ja ka dështuar ta bëjë me kohë studimin e fizibilitetit për “Trepçën”. Qeveria dhe Kuvendi kanë më pak se dy muaj për ta ndryshuar statusin e “Trepçës”, përmes një ligji të veçantë. Nëse deri më 1 nëntor nuk bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore, “Trepça” me 2 nëntor shkon në likuidim sipas vendimit të Dhomës së Veçantë […]
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth 40% e huamarrësve në Kosovë, përfshirë këtu ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet, kanë probleme me mbingarkesë të borxhit, ku vlera e këstit mujor e kalon 50% të të ardhurave mujore neto. Ekonomitë familjare kishin më shumë raste të mbingarkesës me borxh, ku 44.7% e tyre shpenzuan më shumë se 50% të hyrave për pagesë të kësteve, në krahasim me 36% të ndërmarrjeve, raporton Gazeta Fjala. “Sidoqoftë, ndërmarrjet kishin raste më të shpeshta […]
Gjatë 7 muajve të këtij viti, të gjitha kompanitë e sigurimeve së bashku humbën 11,5 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, humbja u rrit me 9 milionë euro. Kompanitë e sigurimeve në Kosovë vazhdojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre me bilanc negativ. Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit korrik, të hyrat neto kanë qenë 34,9 milionë euro; dëmet kanë […]
Startup-i më me vlerë në botë po udhëheq garën për transformimin e së ardhmes së transportit Le të “uberojmë”. Vetëm pak kompani ofrojnë diçka aq popullore saqë marka e tyre të kthehet në një folje, shkruan The Economist. Por, kjo nuk është arritja e vetme e Uber-it, një kompani e themeluar në 2009-n dhe që tashmë është një prej startup-eve më me vlerë; vlen rreth 70 miliardë dollarë. Aplikacioni i tij mund të thërrasë një makinë në çdo moment në […]
Lloji i duhur i buxhetit Lista e detyrave për Kancelarin e ri të Britanisë, Philip Hammod Dy muaj pas votës së Britanisë për të lënë Bashkimin Europian, ekonomia nuk ka rënë. Bursa është rimëkëmbur fuqishëm, shpenzimet në shitjet me pakicë mbeten të qëndrueshme, shkruan The Economist. Sidoqoftë do të ishte gabim që të mendonim se çdo gjë është në rregull. Faktet tregojnë se bizneset po stepen që të investojnë pa qenë të qartë mbi marrëdhëniet e Britanisë me BE-në në […]
Faktet janë kokëforta, shkroi Mark Twain, por, statistikat janë të përpunueshme. PBB-ja dhe borxhi i sajuar mund të mashtrojnë huadhënësit në dhënien e kredive më lehtë, dhe shifrat e fryra të inflacionit mund të mbulojnë problemet ekonomike, politikanët janë shpeshherë të tunduar për të manipuluar të dhënat. Është detyra e staticienit që të mbajë të dhënat të vërteta, shkruan The Economist. Sipas rastit me një çmim të lartë Në vitin 1937, Olimpiy Kvitkin, një staticien rus që kishte në ngarkim […]
Mario Draghi i ka lehtësuar ndjeshëm llogaritë publike gjermane, Wolfgang Schaeuble, tha me pak dozë ironie se “Të paktën ne dimë si të përfitojmë nga taksat e ulëta”. Kjo është një replikë që ai i bën një artikulli të botuar nga gazeta ekonomike Handelsblatt që ka llogaritur në 122 miliardë euro kursimet e grumbulluara nga borxhi kumulativ në periudhën 2008 – 2015 dhe që u prezantua përpara Bundestag-ut për buxhetin e vitit 2017. Që nga falimenti i mundimshëm i Lehman […]
Partitë kroate po përdorin gjithnjë e më shumë aplikacionet e ndryshme të smartphone-ve dhe reklamimin nëpërmjet rrjeteve sociale “për të peshkuar” votën e të rinjve dhe sidomos që t’i bëjnë ata të marrin pjesë në votimet e përgjithshme. Disa parti, si ajo udhëheqëse e qendrës së djathtë, Bashkimi Demokratik Kroat, kanë vendosur të përdorin aplikacionet e smartphone-ve për të motivuar votuesit, sidomos të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhje. Aplikacioni i kësaj partie i quajtur si “Të besueshmit”, që është […]
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB-ja) i Bullgarisë u rrit me 3% gjatë tremujorit të dytë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat paraprake. Me çmimet aktuale, PBB-ja e akumuluar ndërmjet prillit dhe qershorit ishte BGN 21,916 B, ose BGN 3067 për frymë. Në euro, vlera është 11,205 EUR B, ose 1.568 euro për frymë. Në dollar, kursi mesatar për tremujorin e dytë ishte 1,73264 BGN për dollar, dhe PPB po për […]
Sipas të dhënave të Institutit kroat të Statistikave, rritja e prodhimit industrial të Kroacisë u ngadalësua ndjeshëm në korrik në krahasim me një muaj më parë, kur rritja ishte në nivele mjaft të mira (4.1%) Prodhimi industrial është rritur me 1.2% nga viti në vit. Rritja e sektorit të prodhimit të minierave dhe guroreve u rrit me 0.6%. Ndërsa prodhimi në sektorin e shërbimeve u rrit 6.9% dhe ai në sektorin e energjisë me 7.3%. Prodhimi i mallrave të konsumit […]
Sipas një sondazhi të ri, një përqindje e madhe njerëzish punojnë në të zezë në rajonin e Ballkanit si pasojë e mosbesimit që kanë ndaj institucioneve shtetërore – dhe sistemit të padrejtë të taksave që penalizon, sidomos ata që kanë të ardhura të ulëta. Mungesa e besimit ndaj institucioneve shtetërore dhe sistemeve të padrejta tatimore në Europën Juglindore ka ndihmuar në rritjen e përqindjes së personave që punojnë në të zezë, tregojnë të dhënat e një studimi për demokracinë e […]
Shteti nuk po arrin dot të paguajë kompanitë private për punët që kryejnë. Rreth 42% e kompanive, anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë, ankohen se kanë probleme me likuiditetin pikërisht për shkak të pamundësisë që t’i paguajnë kërkesat. “Kjo është më e dukshme kur bëhet fjalë për pagesë të kërkesave nga sektori publik. Edhe pse afatet janë të përcaktuar, në 30 deri në 60 ditë, të njëjtat zgjaten dhe kompanitë theksojnë se në këtë mënyrë nuk respektohen dispozitat e Ligjit […]
Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi një hua prej 620 milionë dollarësh për Bosnjën për tre vitet e ardhshme, me qëllim që të mbështesë axhendën ekonomike të këtij vendi. FMN ka thënë se 88.7 milionë dollarë do të jepen menjëherë, ndërkaq pjesa e tjetër do të jepet në formë të kësteve, që janë të lidhura me përparimet që bëhen në reforma. Ky program i FMN-së zëvendëson atë paraprak, që ishte në vlerë prej 720 milionë dollarësh por që skadoi qershorin […]
Nikola, 23 vjeç, jeton në një fshat pranë qytetit Smerderevska Palanka, 60 kilometra larg Beogradit. Në pjesën më të madhe të kohës, ai ka qenë i papunë që kur ka mbaruar shkollën e mesme, me përjashtim të periudhave të shkurtra kur ka punuar në të zezë në një kantier ndërtimi apo fermë për rritjen e pulave. Aktualisht, Nikola është duke ndihmuar prindërit në një fermë të vogël. Ndonjëherë ai ndihmon edhe të afërmit në tokën e tyre. Të dyja, Agjencia […]
Tregtia e jashtme në Maqedoni në periudhën janar – korrik të këtij viti arriti shifrën prej është 2.7 miliardë dollarë ose rreth 6% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar në periudhën janar – korrik të këtij viti është 1.110.590.000 dollarë. Mbulimi i importit me eksportin është 71 për qind. Sipas qarkullimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, në shtatë muajt e parë të këtij viti Maqedonia më së shumti ka tregtuar […]
Formalizimi në bujqësi dhe mbështetja e tij me subvencione nuk po funksionon për shkak se sektori është zhytur thellë në informalitet. Rasti i qumështit tregon se produkti grumbullohet dhe tregtohet 65% në të zezë. Nga 450 baxho dhe fabrika, vetëm 150 janë të regjistruara. Si nuk po funksionin skema e formalizimit nëpërmjet subvencionit nga pagesat e ulëta dhe komisionet e larta bankare Në të gjithë zinxhirin e industrisë së përpunimit të qumështit ka aktorë që operojnë në mënyrë informale, pa […]
Kurrë nuk ka pasur një periudhë më të mirë për të gjetur aksesorë të teknologjisë së lartë për biçikletën tuaj. Ndërsa pjesa më e madhe janë të dizajnuara për të kryer një funksion të vetëm, një kompani, COBI po kërkon që të ndihmojë çiklistët në mënyrë që të kenë mundësi që të aksesojnë një mori karakteristikash të smartphone-ve pa përdorur duart e tyre. Mendoni një panel pune për biçikletën tuaj. COBI lejon çiklistët që të montojnë telefonin në timon dhe […]
Pas disa muajsh do të vijë edhe tek ne hibridja e parë koreane, e cila prezantohet me një kambio “të vërtetë”, që përputhet në mënyrë të përkryer me dy motorët Ju lutem mos e quani anti-Prius, sepse Hyundai-t ky përkufizim i rri shumë ngushtë: Ioniq (shqiptohet “aionik”) është pjesë e një projekti që shkon përtej një modeli të vetëm. Në fakt, para fundvitit, do të ketë plot tre Ioniq: hibride, hibride plug-in dhe plotësisht elektrike. Ndërkohë që brenda vitit 2020 […]
Liberty Media ka njoftuar se fillimisht do të blejë 18.7% të aksioneve duke paguar 746 milionë dollarë para në dorë dhe më vonë do ta përfundojë blerjen e serive të garave botërore duke paguar një shumë prej 4.4 miliardë dollarësh në para dhe aksione në një marrëveshje që, ku përfshihet dhe borxhi, vlerëson kompaninë me 8 miliardë dollarë. Pas shumë vitesh spekulimi, Formula 1 më në fund po shitet. Kampionati Global i Garave me makina do të blihet nga miliarderi […]
Kodi i ri hekurudhor që po diskutohet në Kuvend parashikon liberalizimin e shërbimit, futjen në ‘skenë’ të operatorëve privatë. Pritet që ky rregullim ligjor të shërbejë si nxitje për gjallërimin e sektorit. Kostot e larta të mirëmbajtjes, kërkesa për investime të reja, si dhe mungesa e elektrifikimit janë ndër problemet më të mëdha Ndër vite, hekurudha shqiptare ka vuajtur mungesën e investimeve të rëndësishme, gjë e cila e ka çuar drejt rrënimit të vazhdueshëm në dekadën e fundit. Ky sektor […]
Shqipëria sot nuk ka një qendër shkencore për rrugët apo infrastrukturën në tërësi, megjithëse është fusha ku shpenzohen mbi 60-70% e investimeve të vendit. Ndër vite janë bërë gabime që janë shoqëruar me kosto jo të vogëla. Rrugë që hapen e mbyllen në harkun kohor të pak viteve. Projekte që nuk ndjekin logjikën e një strategjie kombëtare, që mund të ishin bërë me kosto më të ulët e do të sillnin më shumë përfitim. Akademikët janë të mendimit se vendi […]
Flet Dr. Faruk Kaba Për fat të keq, Shqipëria renditet ndër vendet ku investimi për shkencën është “harruar”. Me vetëm 0.016% të PBB-së për shkencën (mesatarja botërore 2.09%e PBB-së), ajo renditet ndër vendet e fundit në botë: e 193-ta. Profesor, sot, financimi për kërkimet shkencore në botë konsiderohet i rëndësishëm në zhvillimin e një vendi… Vende si SHBA-ja, Japonia, Gjermania, Suedia, Franca, Anglia, Izraeli, Koreja Jugut etj., investojnë 3.5% deri 4% të PBB-së për shkencën dhe kërkimin shkencor. Ky investim […]
SFIDAT DHE “LUFTA” E OPERATORIT TË VETËM SHQIPTAR PËR TË MBIJETUAR NË TREGUN E ÇRREGULLUAR NGA RREGULLATORI PLUS, operatori i katërt celular në Shqipëri, i krijuar në vitin 2009, prezantoi shërbimet e tij për publikun në vitin 2010, me një investim prej rreth 90 milionë eurosh dhe 310 të punësuar. Është e vetmja shoqëri shqiptare që operon në tregun e telefonisë së lëvizshme, me kapital dhe strukturë aksionere tërësisht vendase, duke kontribuar fuqishëm në bërjen realitet të uljes drastike të […]
Pa dhënë asnjë sqarim se çfarë po ndodh në të vërtetë me rafinerinë e vetme të përpunimit të naftës në Shqipëri, qeveria shqiptare prezantoi investitorët e saj të rinj në një terr të plotë informativ. Nuk u shpjegua se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me pronësinë e saj, si do të shlyhen detyrimet e kompanisë dhe çfarë zgjidhjeje do t’u jepet borxheve tatimore. ‘Monitor’ ka mësuar se nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në marrjen e aseteve nga përdoruesit e […]
Por, edhe pse nuk njihen pronarët e vërtetë të kompanisë IRTC sha, e cila në bazë të ligjeve të ishujve Virgin, ku ajo ka hapur aktivitetin, nuk ka për detyrim të tregojë aksionerët, kreu i Këshillit Drejtues të saj në selinë e Shqipërisë njihet në arenën ndërkombëtare si zotërues i mjaft kompanive offshore në fushën e naftës, ku nuk mungojnë edhe proceset e shumta gjyqësore të bëra në shumë shtete. Emri i Mustafa Abu Nabaá del i shoqëruar në çdo […]
Ekspertët e ekonomisë bëjnë thirrje që të mos vazhdohet më me kompani që shfrytëzojnë pasuritë e shqiptarëve të regjistruar në vende “offshore”, pasi qëllimi i tyre i vetëm është të vjedhin shtetin dhe qytetarët. Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, thotë se çështja me rafinerinë ARMO nuk është aspak transparente dhe fsheh interesa të jashtëligjshme. Z. Preçi, si ju duket lajmi për rivënien në punë të rafinerisë ARMO dhe shfrytëzimit të saj nga një kompani e huaj? Së […]
Nga 1 korriku, 82 biznese, konsumatorë në rrjetin 35 kilovolt, duhet të kishin shkëputur kontratat e furnizimit me OSHEE dhe të blinin energji në tregun e lirë. Por kanë kaluar dy muaj nga ky afat dhe tregu i energjisë nuk ekziston. Të paktën 7 nga këto biznese kanë pohuar për Monitor se nuk janë fare në dijeni të procesit. Të tjera kanë dy muaj në kërkim të furnitorëve, por nuk kanë pasur sukses. Frika nga çmimet e larta ka rritur […]
Liberalizimi i energjisë është një thikë me dy presa për furnizuesit e energjisë. Për ata që kanë kontrata shitjeje me kompanitë shtetërore, (koncesionarët e vegjël 15 MW) liberalizimi është shqetësim, ndërsa për të tjerët që nuk kanë kontratë shitje me kompanitë e shtetit, si Devoll Hydropower, liberalizimi është shansi më i mirë. Dalip Spahiu, aksioner i HEC Gjançit, thotë se liberalizimi është i vlefshëm kur krijohet tregu, ndryshe është utopi. Nëse bëhet fjalë për të furnizuar konsumatorët vendas, Spahiu tha […]
Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Engjëll Zeqo, tha se bursa shqiptare e energjisë elektrike do të krijohet nga ministri i Industrisë dhe Energjetikës brenda datës 31 mars 2017 dhe do të jetë e hapur për pjesëmarrjen e OST-ve të tjera fqinjë në strukturën e pronësisë së bursës. Në një intervistë për Monitor, ai garanton konsumatorët që dalin në tregun e lirë të energjisë të mos frikësohen nga procesi i hapjes së tregut të energjisë elektrike. “E kuptoj që […]
Qeveria është në përpjekjet e fundit për t’i dhënë jetë një projekti që thotë se është reformë në energji, por që në ngjizje, duket e vështirë për ta mbajtur gjallë. Reforma e parapëlqyer që thirret me këtë emër nga qeveria synon të shkëpusë nga sistemi aktual i furnizimit, bizneset që konsumojnë më shumë energji, për të lehtësuar nga ngarkesa dhe për të ulur humbjet te furnizimi i konsumatorëve familjarë, që janë më të shumtë në numër dhe më të shpërndarë […]