Në raportin përpara vitit 2008, Banka Botërore vërente se varfëria te shqiptarët ishte zbutur nga rritja e të ardhurave individuale, por paratë e shtuara të këtyre shqiptarëve të varfër, ndonëse pak, nuk ishin përdorur për nevojat bazë, ushqim apo veshje, doemos as për kursim. Por për arsim…
Rezultati mund të ishte befasues për të huajt e këtij raporti, jo për ne, sepse historia e shqiptarëve (pavarësisht shkaqeve të ndryshme në kohë të ndryshme) ka treguar se nevoja për arsim nuk është penguar nga varfëria, por cilësia e dobët dhe pamundësia për t’u arsimuar na kanë shtyrë në varfëri. Një dëshmi e fortë e kësaj marrëdhënie pezmatuese është fakti se mbi 50% e fëmijëve nuk shkojnë në fillore se nuk duan, jo se i pengojnë kushtet.
Edhe sot, pas shumë vitesh demokraci, Shqipëria ende nuk e ka zgjidhur këtë problem madhor të saj, sepse megjithëse 32,1% e popullatës është e varfër, kryefamiljarë vetëm me fillore janë dyfishi i kësaj shifre. Mbi 44% e popullatës është me arsim fillor dhe vetëm 15.6% me arsim të mesëm. Këta tregues dëshmojnë për një nevojë të madhe të shqiptarëve për arsimim, por që ka mbetur e paplotësuar nga qeveritë, aq sa profili i shqiptarit mbi 21-vjeçar sot në raportet ndërkombëtare përshkruhet mesatarisht me vetëm 8.5 vjet shkollim!!!
Treguesit e përmendur janë fakte se politikisht qeveritë e kanë drejtuar arsimin keq. Këtë paaftësi intelektuale, qeveritë nuk kanë mundur ta kompensojnë as financiarisht. Që prej vitit 1995, mbështetja buxhetore për arsimin nuk e ka kaluar kurrë vlerën e 4% të PPB-së. Madje ky tregues në vitin 2015 ishte vetëm 2.8% e PBB-së, ose rezultati i tretë më i keq i 20 viteve të fundit.
Në luftën e saj ndaj varfërisë, OKB udhëzon qeveritë që të investojnë për popujt e tyre në arsim, sepse rezultatet arsimore janë edhe tregues i mirëqenies. Por megjithëse tabloja është dramatike, fatkeqësisht debati për këtë çështje është fokusuar, më i nxehtë dhe i dukshëm në publik, vetëm me një kënd të ngushtë vështrimi, kur është sezoni i pranimeve për shkollat e larta.
Shqipëria e viteve të demokracisë asnjëherë nuk ka mundur ta mbyllë sherrnajën e pranimeve në universitete. Këtë herë u vendosën kritere aq të çuditshme, se një nxënës me mesatare mbi 9.7 nuk kishte mundësi të zgjidhte degën që preferonte. A ka mundësi që edhe një student i shkollës më të mirë në botë të mos kualifikohet për studime të larta në Shqipëri, aty ku dëshiron? Afërmendsh, jo se është sistemi universitar në Shqipëri më i miri në botë, por se është sistem i keq që e kërkon zgjidhjen me formula selektimi dhe jo pranimi, mbi kufizimin dhe jo mundësimin; mbi përjashtimin, por jo përfshirjen, është një sistem që sot përjashton, por nuk jep akses. Është një sistem që nuk përmirëson lëndën e parë, por mundohet të zgjedhë të keqen më të vogël kundrejt së keqes më të madhe. Investimi individual për shkollat e larta mendohet nga familjet se ka një kthim të mirë në mirëqeverisjen, kur i diplomuari del në punë krahasuar me një tjetër me nivel më të ulët. Mirëpo shkollimi nuk është arsimim, se numri i lartë i njerëzve me shkollë të lartë nuk do të thotë medoemos një popull i arsimuar. Debati për shkollat e larta, megjithëse ia vlen, do të mbetet sezonal, i paaftë për të tërhequr vëmendjen e publikut, jo vetëm sepse statistikisht përfaqëson 8% të familjeve (aq sa janë sot popullsia me arsim të lartë) por edhe sepse pjesa tjetër
nuk e kupton dhe as nuk e ndien këtë problem e as ka aspiratë, sepse është e keqarsimuar. Në 2013-n, në vend kishte mbi 15% të 15-vjeçarëve analfabetë funksionalë, që janë fëmijë që mund të lexojnë, por nuk kuptojnë se çfarë kanë lexuar. A mos vallë edhe ne kemi qeveri të tipit analfabetë funksionalë, që nuk kupton ato që dëgjon dhe lexon?
Jeni duke lexuar në: 747
Polonia, Italia dhe Spanja, përfituesit kryesorë të fondeve të BE-së, Polonia, Italia dhe Spanja janë vendet që marrin pjesën më të madhe të fondeve të BE-së. Pesë vendet përfituese më të mëdha nga Fondi Europian për Strukturim dhe Investim janë befasuese. Polonia, që iu bashkua BE-së në 2004, renditet e para, ndërsa Italia është në vend të dytë. Gjithashtu në lidhje me shumën e fondeve totale të marra, Spanja është e treta, ndërsa Rumania, anëtare që në 2007-n, renditet e […]
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një dalje para gazetarëve, bëri një analizë të performancës së ekonomisë dhe financave në 8-mujorin e vitit. Ndër të tjera, ministri i Financave foli edhe për faljen e borxheve për bizneset dhe automjetet, pjesë e negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Sipas tij, aktualisht nuk ka asnjë draft në qeveri për amnisti. “Është brenda kuadrit që ju e quajtët amnisti, unë nuk e quaj amnisti dhenuk do t’i sugjeroj asgjë qeverisë për vendimmarrje deri kur […]
Duket paradoksale, por është e vërtetë. Vlora, qyteti që ka potencial të lartë turistik dhe portin e dytë më të madh në vend, ka më shumë të papunë, në raport me forcën aktive për punë, se në çdo qark tjetër në Shqipëri. Të dhënat e fundit të anketës tremujore të forcës së punës të INSTAT, tregojnë se shkalla e papunësisë në Vlorë ishte 26.45, më e larta në vend dhe shumë më e madhe se mesatarja e vendit prej 15.5%. […]
Kredimarrësit e mirë po kthehen në problematikë Huat nënstandarde (3-6 muaj vonesë), kategoria e parë kur një kredi fillon e klasifikohet si problematike, janë rritur ndjeshëm me 68% në 7-mujorin e këtij viti… Teksa kredia me probleme shënoi rritje të fortë në korrik, duke u ngjitur në 21.15%, të dhënat e fundit të Shoqatës së Bankave mundësojnë një vështrim më të detajuar mbi profilin e kredimarrësve. Rezulton se është pikërisht rritja e fortë e kredive nënstandarde (kur këstet e kredisë […]
Tenderi ndërkombëtar për segmentin hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas parashikohet të hapet gjatë muajit tetor. Burime pranë ekspertëve që po punojnë për këtë projekt, bëjnë të ditur se në fund të shtatorit do të mbahet një dëgjesë publike. Për herë të parë, hekurudha shqiptare ka një projekt ndërtimi dhe rikonstruksioni siç është ajo Tiranë – Durrës – Rinas, kostoja e së cilës llogaritet në rreth 81.5 milionë euro nga të cilat 44%, ose 35.4 milionë euro do të akordohet nga […]
VEDC dhe Komuniteti për Zhvillimin e Korporatave në Maqedoni (Macedonia CDC) njoftoi krijimin e Përshpejtuesit të Biznesit për Sipërmarrësit që do të ndihmojë në rritjen e biznesit dhe krijimin e punëve me kohë të plotë në ekonominë e komunitetit të Watts në Los Anxhelos. Duke shërbyer si një degë e biznesit, si një hapësirë profesionale dhe si një qendër burimore për sipërmarrës të rinj, përshpejtuesi i biznesit në Watts do të promovojë mundësi të reja ekonomike dhe do të rivitalizojë […]
Rreth 4.5 milionë turistë vizituan Bullgarinë midis janarit dhe korrikut, që është e barabartë me 16.9% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Vera e këtij viti rezulton të jetë si më e suksesshmja në industrinë e turizmit bullgar, deklaroi ministrja e Turizmit, Nikolina Angelkova. Ajo vuri në dukje një rritje prej 20.6% në numrin e turistëve që kaluan pushimet e tyre në Bullgari në muajin korrik. Numri i të huajve që vizituan Bullgarinë atë muaj […]
Çmimet e prodhimit në Rumani shënuan rënie me 2.3% gjatë muajit korrik, kjo sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Statistikave. Edhe çmimet në tregun e brendshëm shënuan rënie prej 2.5%. Në të njëjtën kohë, çmimet në tregun e jashtëm ranë me 1.7%. Nga muaji në muaj, çmimet e prodhimit ranë me 0.5% duke përmbysur rritjen prej 0.7% të shënuar muaj më parë.
Bordi Ekzekutiv i FMN-së përfundoi rishikimin e katërt dhe të pestë të performancës ekonomike të Serbisë, duke vënë në dukje se rimëkëmbja ekonomike e vendit ka tejkaluar pritshmëritë, mbështetur kjo edhe nga përpjekjet për të forcuar financat në sektorin publik, për të avancuar me reformat strukturore dhe për të rritur besimin tek investitorët. “Megjithatë, ka ende pika të dobëta, duke përmendur borxhin e lartë publik, si dhe sfidat strukturore në një mjedis të jashtëm të pasigurt. Zbatimi me përpikëri i […]
Sipas të dhënave zyrtare nga Zyra kroate e Statistikave, shifrat paraprake treguan rritje në ekonomi gjatë tremujorit të dytë. Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 2.8% nga viti në vit në tremujorin e dytë, pas një rritje prej 2.7% në tremujorin e parë. Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, shkalla e rritjes ishte me 1.9%. Në tremujorin e dytë, konsumi final u rrit 2.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e eksportit […]
Rritja e sektorit të ndërtimit në tremujorin e dytë me 31% bëri që edhe ekonomia e përgjithshme të rritet me 2.2% krahasuar me një vit më parë. Në tremujorin e parë rritja ishte 2% që do të thotë se në gjashtë muajt e parë të vitit ekonomia e vendit është rritur me 2.1%. Parashikimi i qeverisë kur votohej buxheti ishte një rritje por 4% por siç duket rritja do të jetë shumë më e vogël. Si fajtor për këtë shihet […]
Instituti i Statistikave të Turqisë deklaroi të dhënat në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto për çerekun e dytë të vitit, përkatësisht për muajt prill, maj, qershor. Sipas tij, Prodhimi i Brendshëm Bruto me mënyrën e prodhimit, krahasuar me të një periudhë të vitit të kaluar, me një rritje prej 3,1 për qind, ka arritur në 33 miliardë e 61 milion lira (afërsisht 10 miliardë euro), kurse me çmimet e deficitit është rritur 9 për qind duke arritur në 525 […]
Ndalimi i importit të mishit nga Sllovenia, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi nuk do të ndikojë negativisht në tregun vendas, thonë nga Shoqata e Mishit dhe Prodhimeve të Mishit. Sipas Eftim Shaklev, nga këto tre shtete, kompanitë vendase importojnë sasi minimale të mishit dhe për këtë arsye ky ndalim nuk do të ndikojë ndaj çmimit të mishit dhe prodhimeve të tij. “Për shkak të çmimit të ulur të mishit të derrit, më shumë importojnë nga Bashkimi Evropian. Ndërsa mish […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht të vitit 2016. Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit sipas ASK-së është më i lartë për 0.2% në muajin gusht 2016, krahasuar me muajin korrik 2016. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (5.3%); rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (0.9%)-(ngritja e çmimit të drurëve për ngrohje) me një ndikim të përbashkët të këtyre […]
Kosova shtrihet në një zonë tektonike, ku lëkundjet e tokës mund të jenë të shpeshta dhe të fuqishme. Tërmetet e ditëve të fundit në Shkup kanë prekur edhe Kosovën, dhe qytetarët e Prishtinës thonë se i kanë ndier dridhjet e të paktën një prej disa tërmeteve që goditën kryeqytetin maqedonas. Përfaqësues të autoriteteve kompetente të sizmologjisë në Kosovë thonë se nuk e përjashtojnë mundësinë që Kosova të goditet nga tërmete të forta. Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë […]
Ndërmjet 300 e 500 euro është shuma që kanë shpenzuar mesatarisht qytetarët e Kosovës për pushime gjatë kësaj vere. Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”. Sipas hulumtimit 64.7% e të intervistuarve janë përgjigjur të kenë harxhuar këtë shumë, ndërsa 11.8% janë përgjigjur të kenë shpenzuar më pak se 300 euro. Mbi 500 euro për pushime janë deklaruar t’i kenë shpenzuar 23.5% e të intervistuarve. /Telegrafi/
Në tremujorin e dytë 2016, shkalla e papunësisë (sipas definicionit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës) është 15,5 % duke shënuar një ulje prej 1,1 pikë përqindje nga tremujori i parë i këtij viti. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë 2016 u ul me 1,5 pikë përqindje. Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë 2016 është 15,9 %. Për meshkujt e kësaj grup-moshë, shkalla e papunësisë […]
I shohim kudo, si taksi, makina policie, makina biznesi, familjare, por edhe si zgjedhje e parë e sipërmarrësve të suksesshëm. Të ndalosh e të pyesësh drejtuesin e një ŠKODA duhet ta llogarisësh mirë kohën pasi do flasë gjatë e me krenari për zgjedhjen e zgjuar që ka bërë. Vëmendja në çdo detaj bën që modelet ŠKODA të tërheqin atë që zgjedhjen e bën me mend, laps e zemër. Prej vitesh ŠKODA sjell më të mirën e teknologjisë gjermane dhe dizajnit […]
Këshilli i Ministrave do të miratojë të mërkurën ligjin e ri të procedurave tatimore. Kjo është hera e katërt që ky ligj po ndryshon tre vitet e fundit, por i vetmi që do të rindërtojë marrëdhënien e re mes komunitetit të biznesit dhe organeve taksambledhëse. Nëse në vitet e mëparshme, ligji ndryshoi në kahun e kundërt, për të rritur taksat dhe për të shtrënguar biznesin, këtë radhë ai lehtëson procedurat dhe plotëson një numër të konsiderueshëm kërkesash të stërthëna nga […]
Rruga e Kombit (që fatkeqësisht është e njohur më shumë në lidhje me debatet për koston e realizimit dhe mënyrën jo fort interesante të financimit të saj në ndërtim) vlerësohet si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore shqiptare, që krijon mundësi jo vetëm për dalje në tregje më të mëdha, por edhe ka elementin unik ne kontinentin Europian, për të lidhur ekonomikisht dy shtete të të njëjtit komb. Ndikimi në ekonomitë e dy vendeve ka qenë drastik nëse krahasohet […]
Parajsat ekzotike, të tilla si Maldive, Santo-Domingo, Tailanda, Bali në Indonezi janë destinacionet ideale, për të cilat ia vlen të shpenzohet, të paktën një herë në jetë. Agjencitë konfirmojnë kërkesa në rritje kryesisht nga çiftet e reja, për të kaluar muajin e mjaltit Në shtator, mund të bëhen pushime ideale, mbi të gjitha nëse zgjidhet vendi i duhur. Në fillimin e vjeshtës, çmimet janë disa herë më të ulëta dhe ofertat që vijnë nga agjencitë janë shpesh bujare. Trendi i […]
A është bërë më e mira e mundshme nga ana e Shqipërisë për të përfituar nga një prej investimeve më të rëndësishme për ekonominë dhe pozicionimin gjeopolitik, siç është gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline? A do të jenë përfitimet maksimale, krahasuar edhe me fqinjin jugor, Greqinë? Në një intervistë për “Monitor”, Jenik Radon, asistent profesor pranë Columbia University në SHBA dhe ekspert i fushës, thotë se përfitimet e Shqipërisë janë minimale. Ai jep sugjerime se çfarë duhet të ndryshojë në dobi […]
Vendimi i papritur i qeverisë për uljen e kufirit të pataksueshëm të blerjeve online në 22 euro, rreth një muaj më parë, i gjeti konsumatorët të papërgatitur dhe të painformuar. Kalvari i procedurave burokratike doganore që duhet të kalohen, shpesh bëhet i stërmundimshëm. Megjithatë, i gjithë procesi mund të thjeshtohet, kostot të reduktohen dhe mbi të gjitha, nuk humbisni kohë dhe as ditën e punës. United Transport sh.p.k, si kontraktor i autorizuar shërbimi për UPS në Shqipëri, ofron shërbim postar […]
SUV-i nga Wolfsburgu ndryshon nga koka te këmbët. E provuam për herë të parë në dëborën suedeze Arvidsjaur, rreth njëqind kilometra nga rrethi arktik polar. Një vend mjafti veçantë, në të cilin temperatura dhe fërkimi konkurrojnë për të parë se cili është më i ulët. Këtu, ku prodhuesit e makinave janë si të shtëpisë, u njohëm me Tiguanin e ri, modeli i parë sport utility i Volkswagen që bazohet te platforma e kudondodhur Mqb. Me kalimin e kohës SUV-i gjerman […]
Komisioni Europian ka si synim që të sigurojë wireless falas në të gjithë hapësirat publike të vendeve anëtare. Objektivi u bë i ditur nga presidenti i BE-së, Jean-Claude Juncker. Ai gjithashtu është shprehur se deri në 2020, të paktën një prej qyteteve të çdo vendi anëtar do të ketë mundësuar shpërndarjen e rrjetit me shpejtësi 5G. Gjithsesi, një nga ekspertët e ka vënë në dyshim këtë objektiv të KE-së. Zyrtarët europianë janë përpjekur shumë për të mbajtur premtimin e tyre […]
Investimet e Huaja Direkte kanë shënuar një rënie prej 11.6% në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rezultuar 418 milionë euro, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Rënia i dedikohet tërësisht performancës negative të tremujorit të parë, kur ato zbritën me 40% në 157 milionë euro. Në tremujorin e dytë, investimet janë përmirësuar, duke u rritur me 24% në 261 milionë euro. Sipas Bankës së […]
Emigrantët në Itali, Greqi e vende të tjera u kanë dërguar të afërmve të tyre në Shqipëri 290 milionë euro në 6 muajt e parë të vitit 2016. Kjo shumë është 4.6% më e ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, megjithatë vijon të mbetet më e lartë se periudha përkatëse 2013-2014. Megjithatë në tremujorin e dytë, ritmi i rënies së remitancave është ngadalësuar, teksa për periudhën janar-mars ato ranë me 10% Pasi remitancat shënuan rënie […]
Llogaritet në 500 milionë euro shuma që shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit në 6 muajt e parë të vitit 2016. Shifra është bërë e ditur në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë, që mat ndër të tjera dhe bilancin e udhëtimeve (shumat që shqiptarët shpenzojnë jashtë dhe ato që të huajt harxhojnë në Shqipëri). Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, paratë e shpenzuara jashtë kanë qenë 5.5% më të larta, […]
Ekonomia e vendit ka vënë në punë vetëm 66% të kapaciteteve investuese këtë vit, por disa sektorë po vuajnë pasojat e mbiinvestimeve të bëra gjatë viteve të kaluara. Vetëm Shoqata e Hidrokarbureve raporton se ka investuar 350 milionë euro në kapacitete depozitimi të panevojshme. Industria e prodhimit të tullave dhe çimentos kanë angazhuar 300 milionë euro investime, ku shfrytëzohet vetëm gjysma e tyre. Tregtia me pakicë po vuan nga përqendrimi i lartë i qendrave tregtare në Tiranë-Durrës. Si po rrezikohet […]
Banka e Shqipërisë nisi të publikojë për herë të parë ecurinë e kontratave të porosive në sektorët kryesore të ekonomisë. Të dhënat u publikun në treguesin e tendencës Ekonomike dhe zbulojnë një rënie të madhe të kontratave të reja në tremujorin e dytë të vitit. Pas një rritje sistematike tremujor pas tremujori të paktën në dy vitet e fundit, Banka e Shqipërisë raporti se kontratat e reja të eksporteve kanë pësuar një rënie me 23.2% në tremujorin e dytë, pas […]
Ekonomia e vendit ka vënë në punë vetëm 66.3% të potencialeve të saj në tremujorin e parë. Kriza e vitit 2008 ka përkeqësuar më tej edhe shfrytëzimin e investimeve normale. Potencialet e shfrytëzimit të ekonomisë nga viti 2011 kanë rënë me gati 9%, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë të pasqyruara në Indekset e Besimit të Konsumatorit dhe Biznesit dhe të përpunuara nga “Monitor”. Industria, 31% nën kapacitet Sektori i industrisë ka hendekun e prodhimit mesatarisht 30%. Qysh prej […]
Në raportin përpara vitit 2008, Banka Botërore vërente se varfëria te shqiptarët ishte zbutur nga rritja e të ardhurave individuale, por paratë e shtuara të këtyre shqiptarëve të varfër, ndonëse pak, nuk ishin përdorur për nevojat bazë, ushqim apo veshje, doemos as për kursim. Por për arsim… Rezultati mund të ishte befasues për të huajt e këtij raporti, jo për ne, sepse historia e shqiptarëve (pavarësisht shkaqeve të ndryshme në kohë të ndryshme) ka treguar se nevoja për arsim nuk […]