Një përqasje agresive e qeverisë për të luftuar informalitetin, e nisur në shtator të vitit të kaluar, e shoqëruar me nivele të larta gjobash e masa penale, deri me deklarime të kryeministrit se kjo është “luftë”, një vit më pas po rezulton veçse një flluskë. Artikulli në brendësi të revistës jep argumente se kostot apo pasojat kanë qenë shumë të mëdha sesa përfitimet, duke i bërë praktikisht të pavlefshme përpjekjet e ethshme për të ulur madhësinë e informalitetit në vend, që duhet pranuar që është shumë e lartë dhe arrin deri në 50%.
Një vit më pas është koha për të bërë bilancin se çfarë shkoi keq dhe si duhet rikonceptuar një strategji antiinformalitet (që mbetet sërish një domosdoshmëri), por këtë herë e mirëstudiuar dhe e nisur nga praktikat më të mira botërore.
Në agresivitetin me të cilin u tentua, përqasja antiinformaitet duket unike në raport me shumë vende të tjera në zhvillim. Mungoi një analizë e saktë e identifikimit të faktorëve që nxisin qytetarët e bizneset që të fshehin taksat, nuk u panë me vëmendje e prioritet elementet edukues e informues dhe as u studiuan efektet që do të sillte në një ekonomi që prej vitesh lëngon, ashpërsia e masave penalizuese.
Ekonomia informale konsiderohet normale, në rast se ka cilësi të ulët të institucioneve shtetërore dhe perceptim të ulët të qytetarëve e bizneseve për përfitimet, që atyre u kthehen mbrapsht. Një raport i Bankës Botërore për ekonominë në hije në Europën Qendrore dhe Lindore sugjeron se madhësia e ekonomisë informale është e lidhur në mënyrë inverse me qeverisjen e mirë dhe besueshmërinë institucionale. Nëse qeveria do të konsolidojnë pozicionin e saj fiskal, parësore është të bindë qytetarët e vet se ata do të marrin përfitimet e duhura duke kontribuar në mënyrë të drejtë me pjesën e tyre të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Pikërisht kjo përqasje mungoi. Biznesi u etiketua si fajtori, u pa si një lopë për t’u mjelë dhe mungoi këndvështrimi që krijimi i besimit te qeveritë është një faktor kyç në bindjen e qytetarëve e bizneseve se pagimi i taksave është i dobishëm. Besim ky që nuk duket se po vjen në rritje, përballë modelit që përditë po shohim, me lajmet pa fund për fushat e mbjella me kanabis dhe deri te përpjekjet për të promovuar legalizimin e tij e deri të veseve të tjera. Përkundrazi besimi sa vjen e po shuhet dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të shqiptarëve (dhe të atyre që kanë biznese) që duan të ikin një orë e më parë nga sytë këmbët.
Përvoja ka treguar që në vendet që kanë provuar të luftojnë informalitetin me masa represive, ato kanë rezultuar jopopullore dhe kanë çuar përgjithësisht në reduktim të aktivitetit ekonomik. U desh që ta provonim në kurriz që të vërtetonim dhe ne këtë aksiomë. Një vit më pas, qeveria në heshtje e ka pranuar që rruga që zgjodhi për të zbatuar misionin e saj ishte e gabuar. Ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore janë në kahun lehtësuese dhe fryma është më bashkëpunuese. Por, beteja antiinformalitet nuk ka të bëjë vetëm me detyrimin e zbatimit të ligjeve dhe dënimin e shkelësve, por gjithashtu duke e bërë sektorin formal më tërheqës dhe duke ndryshuar normat sociale për pagimin e taksave. Një pikë e mirë nisjeje do të ishte ngritja e marrëdhënieve të besueshme mes zyrës së taksave dhe taksapaguesve. Banka Botërore rekomandon se përmirësimi i rendimentit të taksave mund të arrihet përmes një lidhjeje të suksesshme të tre faktorëve: kontrollit të korrupsionit, përmirësimit të cilësisë së institucioneve dhe shkallës së pjesëmarrjes së qytetarëve. Vendet duhet të zbatojnë sisteme më miqësore taksash dhe norma të zbutura të tyre, të ofrojnë nxitës që shpërblejnë punën formale, të nxisin sistemin e pagesave elektronike dhe të ndërmarrin fushata ndërgjegjësimi.
Duke bërë bilancin pas një viti është e lehtë të konstatosh se kjo ishte një betejë e humbur që në nisje, ashtu siç u paralajmërua që në muajt e parë nga shumë ekspertë e sipërmarrës. Sepse reforma nuk filloi nga koka dhe në momentin që publiku perceptoi që ai ishte vetëm viktima që pësonte dhe nuk përfitonte, rezistenca u rrit. Ndaj hapi i parë në një betejë të re për formalizimin e ekonomisë duhet të jetë krijimi i institucioneve cilësore e të besueshme për një qeverisje të mirë.
Jeni duke lexuar në: 750
Vëzhguesit ndërkombëtarë pohojnë se blerja e votës është një problem historik në zgjedhjet në mbarë botën. Por, praktika më e fundit, e cila ka bërë kaq shumë zhurmë në Bosnjë-Hercegovinë, po u bën reklamë votuesve që të shesin votën online. Një reklamë e tillë u shfaq në olx.ba, një prej faqeve të web-it që shet të mira dhe shërbime, gjatë dy javëve të fundit përpara zgjedhjeve të 2 tetorit. RFE/RL kontaktoi me një person që po shiste votën nëpërmjet kësaj […]
Kroacia do të synojë që të pakësojë deficitin me 2% të PBB-së vitin e ardhshëm, me qëllim balancimin e buxhetit deri në 2020,- tha favoriti për kryeministër i vendit më të ri anëtar të BE-së. Partia konservatore HDZ, e cila fitoi më tepër mandate në zgjedhjet e përkohshme parlamentare këtë muaj, është në bisedime me Partinë e vogël të qendrës së djathtë Most dhe përfaqësuesit ligjorë të pakicave minoritare për të formuar një koalicion. Të gjitha palët pohojnë se bisedimet […]
Prodhimi i pajisjeve që lidhen me mbrojtjen dhe eksportet është rritur me 60% në dy vitet e fundit, ka thënë ministri i Ekonomisë, Bozhidar Lukarski. Faktorët kyç të cilët kanë ndikuar përfshijnë një politikë më fleksibël dhe aktive marketingu, si dhe një objektiv më të gjerë të blerësve potencialë, së bashku me cilësinë e produkteve dhe modeleve të reja konkurruese, në përputhje me standardet. Në korrik, të dhënat për eksportet në 2015 tregonin se Bullgaria shiti 59% armatime më shumë […]
Partia kryesore opozitare në Maqedoni, SDSM, i ka cilësuar premtimet e bëra nga partia në pushtet e VMRO-DPMNE si “gënjeshtra për fëmijë”. Kreu i partisë në pushtet, Nikola Gruevski, ish-kryeministri, bëri të ditur masat e tij më të fundit, ku përfshinte ndërtimin e 100 kopshteve për fëmijë dhe zgjerimin e 40 të tjerëve, për të cilat ai tha se do të kushtonin 25 milionë euro. “Ky mega-projekt do të zgjidhë problemin e mungesës së hapësirës në kopshte. Kështu po punojmë […]
Duke filluar me vetëm 7 euro në muaj me SiCRED, sigurimi i jetës së individit dhe përballimi i shpenzimeve shëndetësore private nuk është më luks. Pak kulturë për sigurimin e jetës dhe shëndetit Sigurimi i jetës dhe shëndetit, është një kontratë sigurimi midis individit dhe kompanisë së sigurimit, e cila i garanton të siguruarit kompensime dhe përfitime në rast se personi pëson aksidente, sëmundje si dhe ofron një mbështetje financiare për pasardhësit në rast humbje jete të të siguruarit. Edhe […]
Auto Sallon Tirana në Expocity Albania. Nga 20-23 tetor, ekspozimi më i rëndësishëm në rajon Nuk ka rëndësi nëse është një makine luksoze apo super e shpejtë, nëse është suv apo monovolum, makina që ne ngasim thotë shumë për ne. Shumëkush e fillon me një makine të vogël dhe pak nga pak dëshira rritet, duke i shtuar më pas aksesorë dhe opsione. Me kalimin e kohës, duke shfletuar revista rritet edhe kureshtja e bashkë me të edhe dëshira për të […]
Statistikat afatshkurtra të xhiros së bizneseve, indikatori më i hershëm i ecurisë së Prodhimit të Brendshëm Bruto tregojnë për një ngadalësim të ndjeshëm afër zeros të aktivitetit të sipërmarrjeve në tremujorin e dytë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum pasqyron rritje prej 0,3% në aktivitetet ekonomike të mbuluara në anketë, krahasuar me tremujorin e dytë 2015. Ky ndryshim në të njëjtin […]
Në janar të 2017-s, kombi më i fuqishëm në planet do të ketë një lider të ri, pas një fushate intensive dhe të shtrenjtë, por si funksionojnë zgjedhjet presidenciale në Amerikë? Kur amerikanët zgjedhin presidentin, nuk zgjedhin vetëm kreun e shtetit, por edhe kreun e qeverisë dhe komandantin e qeverisë të ushtrisë më të madhe në botë. Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump fituan qartë në 2016 dhe ishin kandidaturat zyrtare të dala nga konventat e partive të tyre […]
Për të qenë President duhet që të kesh lindur në Amerikë, të jesh të paktën 35 vjeç, si dhe të kesh jetuar në Amerikë për 14 vjet. Duket e lehtë, apo jo? Në realitet, çdo president i zgjedhur që nga 1933 ka qenë guvernator, senator, apo Gjeneral në ushtri. Të gjitha këto para se ta ketë çuar ndër mend se do të jeni i nominuari i partisë. Në zgjedhjet e 2016, në fazën e parë ishin 10 guvernatorë apo ish […]
Shitjet me pakicë në industrinë e konsumit Industria e shitjes me pakicë do t’u nënshtrohet ndryshimeve thelbësore dhe drastike në dekadën e ardhshme, ndërkohë që përpiqet vazhdimisht që të mbajë ritmin e konsumatorëve që ndryshojnë me shpejtësi. Konsumatorët janë më të informuar, më të lidhur dhe më të fuqizuar se sa kanë qenë më parë. Si rezultat, pritshmëria dhe kërkesat e tyre po rriten me shpejtësi dhe do të vazhdojnë kështu edhe në të ardhmen. Teknologjia ka qenë nxitësi kryesor […]
Qeveria mori një sërë paralajmërimesh në lidhje me ekonominë greke, një ditë pasi FMN-ja bëri me dije se ekonomia do të rritej me vetëm 2.8% vitin e ardhshëm. FMN-ja nxori një raport të ri, i cili përmbante përllogaritjet fiskale për vendet anëtare, në të cilin suficiti grek ishte vetëm 0.1% e PBB-së këtë vit, ndryshe nga parashikimi i qeverisë prej 0.6% për 2017. Fondi pret që suficiti të kapë vlerën 0.7% të PBB-së, kundrejt 1.8% që projektbuxheti parashikon. FMN-ja paralajmëron […]
Debati aktual për mbikapacitetin e çelikut në Kinë mund të injorojë mësimin e nxjerrë nga kriza e pasluftës në SHBA dhe Europë. Çeliku dukshëm ka zënë një pjesë të rëndësishme të axhendës europiane këto kohë. Vitin e kaluar, në shkurt, mijëra demonstrues protestuan kundër politikës “dumping” kineze, për të cilën ata thonë se po kërcënon vendet e punës dhe investimet. Në Samitin e Hangzhou, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se G20 duhet urgjentisht të gjejë një zgjidhje për […]
Deutsche Bank po përpiqet që të arrijë një marrëveshje me autoritetet e Shteteve të Bashkuara përpara muajit të ardhshëm të zgjedhjeve presidenciale. SHBA-të kërkojnë nga banka që të paguajë një gjobë prej 14 miliardë dollarësh për shitjen e gabuar të letrave me vlerë, të cilat mbështeteshin mbi një peng. Kërcënimi nga një gjobë kaq e lartë ka bërë që aksionet e bankës të shënojnë rekordet më të ulëta dhe një marrëveshje mbi uljen e gjobës është e nevojshme për të […]
Është fakt që çdo klik në internet, çdo shikim është i regjistruar diku. Në varësi këndvështrimit, kjo është diçka interesante ose e mërzitshme. Për kureshtarët këto shifra janë befasuese, përdoruesit numërohen në dhjetëra e qindra milionë, ndërsa koha e shpenzuar në internet në miliona e miliarda orë. Në anën tjetër, këto statistika ndihmojnë specialistët e marketingut në strategjinë që do të ndërmarrin në këto rrjete sociale… Statistika të rrjeteve sociale -Si fillim, duhet të themi se numri i popullsisë […]
Shumë kohë më pas, edhe Shqipëria po kujtohet për të futur në kulturën e jetesës një element që shtetet rreth nesh e kanë bërë me kohë: eficencën e energjisë. Në 25 vitet e demokracisë, lajmet për furnizimin me drita nuk kanë munguar, por kemi harruar ndoshta një element më thelbësor: ne mund të paguajmë fatura më pak duke kursyer, ne mund të ngrohemi me burime alternative, ne duhet të llogaritim si kosto jetese edhe energjinë! Sot nuk ka statistika të […]
“Ne kemi zhvilluar së fundi një plan kombëtar për eficencën e energjisë. Targeti për kursimet e energjisë elektrike në përgjithësi vjen nga sektori i transportit ku kemi dhe konsumin më të madh të naftës dhe nënprodukteve të saj dhe sektori tjetër që vjen pas tij nga zhvillimi i madh i bilancit të sistemit energjetik janë ndërtesat. Konsumatori shtëpiak, konsumatori rezidencial është konsumatori më i madh në Shqipëri dhe është më i drejtpërdrejtë. Në këtë kuptim, ne në planin kombëtar për […]
Në strategjinë e saj, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka vendosur këto detyrime për të kursyer energjinë: – Reduktimin me 9% të kërkesave për energji deri në vitin 2018. Objektivi prek kryesisht ndërtimet të cilat zënë 45-50% të konsumit të energjisë në bilancin energjetik. – Kostot e ndërhyrjeve me masa të eficencës së energjisë që të jenë në përputhje me kostot efektive, të cilat justifikojnë kursimet që lidhen me kërkesën e energjisë gjatë ciklit të jetëgjatësisë së ndërtesës. – Rikonstruksionet […]
Shfrytëzimi i pikës turistike të Valbonës për qëllime ekonomike nëpërmjet turizmit apo HEC-eve, i çon faktet nga perspektiva turistike. Turizmi në Valbonë punëson disa herë më shumë se HEC-et, sjell mbi 22 milionë euro kontribut vjetor në ekonomi dhe është marketingu më i madh i Shqipërisë jashtë vendit, përballë 14 HEC-eve që nuk rrisin prodhimin e energjisë as me 2%, që çojnë fitimet vetëm në tre biznese dhe punësojnë disa dhjetëra persona. Beka i GIZ: Nëse do të kishte analizë […]
“Kam ardhur këtu sepse e dua Shqipërinë siç e gjeta dhe besoj se Shqipëria është më e mirë se ajo çka po ndodh tani. Së bashku mund të kërkojmë diçka më të mirë” – ju drejtua opinionit publik me anë të një letre të hapur Catherine Bohne, qytetare amerikane që jeton prej vitesh në Valbonë. Catherine është në krye të komunitetit lokal në Valbonë, që është duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve nëpërmjet mjeteve ligjore. Në letrën që u drejtoi mediave, […]
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të këtij viti në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, ka gjetur se brenda rrjetit të Zonave të Mbrojtura janë 71 HEC-e. Nga këto HEC-e, 6 janë ndërtuar para viteve ‘90. Janë ndërtuar pas viteve ‘90 dhe kanë filluar prodhimin 21 HEC-e, dhe janë në proces ndërtimi 44 HEC-e. Vetëm në Rrethin e Librazhdit janë ndërtuar dhe janë në proces ndërtimi gjithsej 40 HEC-e brenda zonave të mbrojtura. KLSH i ka lënë detyrë […]
Valbona dhe Thethi matanë janë pjesë e turit që ofron “Maja e Ballkanit”, një projekt që është zhvilluar nga GIZ, Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe që pak kohë më parë u vlerësua edhe në Abu Dhabi, me çmim për kategorinë “Administrimi i destinacionit”. Në një kohë kur turizmi po kërkon të tërheqë me destinacione të veçanta, përvoja me adrenalinë dhe natyrisht me kosto të ulët, Shqipëria, nëpërmjet këtij projekti duket se ka mësuar si të ecë në “shtegun” e […]
Tingëllon ironike! Teksa në Shqipëri po “zien” debati për ndërtimin e të paktën 14 hidrocentraleve në Valbonë, është National Geographic që po promovon fort. Revista prestigjioze ka hartuar një listë me nëntë destinacione ku mund të zhvillohet ai që njihet si “turizmi outdoor” ose “jashtë shtëpisë” e mes tyre gjendet edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet me një nga bukuritë alpine, siç është Valbona. “Ata që zgjedhin turizmin e aventurës kanë nevojë për një vendqëndrim, për një guidë dhe për një […]
Pak muaj pas prezantimit të versionit veturë, makina e mesme italiane rikthehet me versionin me pesë dyer, duke e vënë theksin tek hapësira, komforti dhe konsumii ulët, pa harruar edhe një raporttë mirë cilësi/çmim Njësoj si për versionin me tre vëllime të prezantuar para pak kohësh, prakticiteti, racionaliteti, cilësia dhe çmimi do të jenë katër argumentet e forta mbi të cilat do të luhet besueshmëria edhe për variantin me pesë dyer të Tipo-s. Fundja, këto tipare dalluese janë pjesë e […]
Nga Alket Braho Fillimisht ishte një vizitë familjare në vendlindjen e mikut të tij shqiptar dhe më pas erdhi ideja për të investuar. George Andrews, një shtetas australian me origjinë greke, ka nisur prej pak kohësh të zbatojë një plan biznesi në Zagorie, një prej krahinave më të bukura në Jug të vendit, që prej vitesh vuan zbrazjen nga emigrimi dhe mungesa e vëmendjes shtetërore. Në vendlindjen e Andon Zako Çajupit, në fshatin Sheper, po ndërtohet me ritme të shpejta […]
Taksat vendore nga biznesi do të vazhdojnë të paguhen sipas legjislacionit në fuqi. Pezullimi i tyre u hodh poshtë. Ndërsa pritet vendimi i Kushtetueses për shfuqizimin ose jo të tij. Biznesi ka ende shpresa. Nga Elona Bedalli Organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, ka qenë “e zënë” kohët e fundit me çështjet që i kanë sjellë për mendim bizneset. Në fund të vitit 2015, erdhi pezullimi i të ashtuquajturave “supergjoba”, në korrik të 2016-s u vendos […]
5.2.3 Ligji i kundërshtuar bie ndesh me nenin 41 të Kushtetutës, si dhe nenin 1 të Protokollit nr.1 të KEDNJ-së. Nivelet e reja të taksave vendore në thelb çojnë në pakësim të pasurisë në kundërshtim me përcaktimin e pikës 4 të nenit 41 të Kushtetutës, duke sjellë kufizim të së drejtës së pronës. Edhe pse dispozitat ligjore në fushën e tatim taksave kanë si synim kryesor vjeljen e detyrimeve të subjekteve, rritja në një masë të tillë e nivelit të […]
Një vit pas aksionit antiinformalitet, bilanci anon më shumë nga pasojat sesa nga përfitimet. Të ardhurat buxhetore janë rritur me ritme më të ulëta se në vitin 2014. Indekset e klimës së biznesit kanë shënuar pikën më të ulët, diplomacia e futi vendin në listën e zezë për investime dhe borxhi tatimor u rrit me 100 milionë dollarë brenda vitit. Sjellja e 60 mijë kontribuuesve të rinj në skemë dhe regjistrimi rishtas i 37 […]
Përvojat ndërkombëtare sugjerojnë se forcimi i penaliteteve funksionon më mirë kur janë krijuar paraprakisht incentivat e duhura për t’u formalizuar dhe kur bizneset informale kanë një tranzicion më gradual drejt formalizimit. Nga ana tjetër duhet konsideruar që penalitetet (p.sh., si në Brazil dhe Argjentinë) mund të ushtrojnë edhe efektin e kundërt në produktivitet dhe punësim. Nga bizneset e përgjigjura në anketë dhe ato të kontaktuara direkt, nga Këshilli i Investimeve, ka një miratim mbi nevojën e penaliteteve për të reduktuar […]
Këshilli i Investimeve, në një dokument pune, “Informaliteti, Sfidë e Përbashkët Qeveri–Sipërmarrje”, analizon se studime të organizatave ndërkombëtare kanë treguar se Shqipëria ka një shkallë të konsiderueshme të informalitetit në ekonomi. Anketa e BERZH dhe Grupit të Bankës Botërore me Ndërmarrjet (BEEPS V) ka evidentuar se 40,2% e firmave të anketuara raportojnë konkurrencë nga sektori informal, veçanërisht e ndjeshme në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Studimi i Schneider (2010) ka vlerësuar ekonominë informale për periudhën 1999-2007 për Shqipërinë në […]
Ka një konsensus të gjerë mbi nevojën për formalizim të ekonomisë dhe avantazhet që ka ky proces për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, thithjen e investimeve serioze dhe rritjen ekonomike në afat të gjatë. Por, nga ana tjetër, ka paqartësi për biznesin mbi hapat e mëtejshëm, shtrirjen në kohë të aksionit të ndërmarrë dhe mungesë informimi mbi planin e veprimit. Këshilli i Investimeve, pasi ka marrë në analizë të gjithë procesin, ka dhënë 8 rekomandime afatshkurtra dhe afatgjata për […]
Vendi fqinjë përmirësoi zbulimin nëpërmjet inspektimeve të punës, kontroll mbi pagimin e taksave dhe sigurimeve shoqërore. Krijoi “Qendrën për mbledhjen e borxheve”, dhe “Qendrën për sekuestrim të të mirave”. Krijoi Taks Akademi për Trajnimet dhe një njësi investigimi për Drejtorinë e Tatimeve për të trajtuar mashtrimet me riks të lartë dhe evazionin fiskal. Forcoi bashkëpunimin administrativ dhe shkëmbimin e asistencës së përbashkët nëpërmjet shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet tatimeve dhe Inspektoratit të Punës. Rriti penalitetet dhe perceptimin e riskut […]
E para, rritje e pajtueshmërisë me taksat -Reduktim të normave të taksave për rrogat e ulëta – Belgjika, Bulgaria, Holanda, Franca -Përjashtim taksash dhe reduktim në sektorët që mbështeten në punë të padeklaruar në Hungari, Suedi, Belgjikë dhe Francë -Reduktim TVSH në sektorët me punë intensive – Holanda -Fushata ndërgjegjësuese të targetuara dhe në bashkëpunim me shoqatat e tregtisë për të trajtuar industritë me mundësi më të madhe për jo pajtueshmëri nga Australia, Belgjika dhe Suedia. -Ofrim të skemave vullnetare […]
Masat Ndëshkuese -Penalitete administrative për blerësit/kompanitë -Penalitete administrative për ofruesit, punëdhënësit -Penalitete penale për blerësit/kompanitë -Penalitete penale për ofruesit/punëdhënësit. Masa për të përmirësuar zbulimin. -Ndarja e të dhënave dhe përputhja e tyre -Inspektim në vendin e punës -Regjistrimi i punonjësve përpara fillimit të punës ose ditën e parë të punës. -Koordinim i strategjisë ndërmjet qeverisë -Certifikim i bizneseve, certifikim i pagesave të kontributeve sociale dhe taksave. -Përdorimi i survejimit nëpërmjet denoncimeve -Koordinim nëpërmjet institucioneve qeveritare -Shkëmbim i të dhënave ndërmjet […]
Vijon rritja edhe në gusht, arrijnë 21.44% Kreditë me probleme shënuan rritje edhe gjatë gushtit, për të tretin muaj radhazi, për të arritur në 21.44%, me një zgjerim prej 0.29 pikë përqindjeje në raport me muajin e mëparshëm, sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i lartë që prej majit 2015 dhe një sinjal që bizneset, që kanë dhe nivelin më të lartë të kredive me probleme, nuk po arrijnë të dalin nga kriza. Të dhënat […]
Pasi shqyrtoi informacionin e ri ekonomik, Banka e Shqipërisë vendoi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit duke e lënë atë në nivelin 1.25%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, tha se informacioni i ri, i marrë në analizë në raportin e radhës të politikës monetare, ka rezultuar përgjithësisht në përputhje me pritjet e Bankës. Ai tha se, aktiviteti ekonomik vazhdon të zgjerohet, inflacioni ka ardhur në rritje, ndërsa kostot e financimit mbeten rreth niveleve më të ulëta […]
Ministri për Investime të Huaja në Republikën e Maqedonisë, Arlind Zeqiri, përmbylli vizitën e tij dyditore në Tiranë, gjatë së cilës u shoqërua nga zëvendësministri i Financave, z. Gëzim Beadini, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Faton Pollozhani, si dhe z. Fatos Mustafa, drejtues i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri & Kosovë. Delegacioni maqedonas u prit në takime nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulzim Basha, si dhe […]
Konkurrenca i kërkon ERE-s të ulë tarifat e energjisë Kompanitë publike të energjisë, KESH dhe OSHEE, kanë hyrë në vitin e dytë të zbatimit të një marrëveshje ku KESH në rast të mbiprodhimit, i shet OSHEE-së tepricat e energjisë për mbulimin e humbjeve. Autoriteti i Konkurrencës, duke e shqyrtuar këtë marrëveshje për efekt të përqendrimit të monopolit, e ka lejuar funksionimin e saj, por i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë që të reflektojë në tarifat e energjisë elektrike për […]
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, priti në një takim ambasadorin e Polonisë rezident në Romë, z. Dariusz Karol Bachura. Gjatë takimit, ambasadori Bachura, tha se mes dy vendeve ka marrëdhënie të mira, por është koha që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në sektorë me interes reciprok, veçanërisht në turizëm dhe transport. Z. Bachura shprehu se ka interes nga kompania kombëtare ajrore polake “LOT”, për të kryer fluturime direkte nga Varshava në Tiranë dhe anasjellas, pas kërkesave të shumta […]
Një përqasje agresive e qeverisë për të luftuar informalitetin, e nisur në shtator të vitit të kaluar, e shoqëruar me nivele të larta gjobash e masa penale, deri me deklarime të kryeministrit se kjo është “luftë”, një vit më pas po rezulton veçse një flluskë. Artikulli në brendësi të revistës jep argumente se kostot apo pasojat kanë qenë shumë të mëdha sesa përfitimet, duke i bërë praktikisht të pavlefshme përpjekjet e ethshme për të ulur madhësinë e informalitetit në vend, […]