Raporti i fundit i Bankës Botërore “Të bësh biznes 2017”, në pamje të parë ishte mjaft inkurajues për Shqipërinë, e cila ngjiti 32 pozicione, duke u renditur e 58-a. Por, e parë e shtrirë në kohë, vendi veçse doli nga gropa ku kishte rënë një vit më parë, kur u pozicionua 35 vende më poshtë. Dhe kjo erdhi kryesisht si rrjedhojë e një elementi të vetëm, të procedurave për marrjen e lejeve të ndërtimit. Në raportin e vitit të kaluar, kjo procedurë nuk ekzistonte për shkak të vendimit të qeverisë për të pezulluar përkohësisht dhënien e lejeve të ndërtimit, ndërsa këtë vit ky proces ka rifilluar. Treguesit e tjerë kanë pasur përmirësime të lehta, pa shënuar ndonjë rimëkëmbje mbresëlënëse.
Renditja e Bankës Botërore është veçanërisht thelbësore për investitorët e huaj, duke shërbyer si një referencë e rëndësishme në vendimin që ata marrin për të zgjedhur vendin e radhës ku do të zgjerojnë aktivitetin (në rastin kur kemi të bëjmë me investitorë ekzistues), apo të hapin një të ri (kur duan të bëjnë diversifikim portofoli në destinacione të reja).
Fatkeqësisht, pavarësisht përmirësimit me vetveten, në raport me rajonin, Shqipëria vijon të renditet e përkeqësuar. Pas nesh janë vetëm Kosova, një shtet i ri, ende i pakonsoliduar, dhe Bosnjë-Hercegovina, që ka probleme mjaft të mprehta administrative me dy entitetet. Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, që konsiderohen si konkurrentët tanë direktë, kanë bërë shumë përpara këto vite, duke përmirësuar procedurat për nisjen e një biznesi, marrjen e lejeve të ndërtimit, regjistrimin e pasurisë, zbatimin e kontratave, zgjidhjen e paaftësisë paguese etj. Maqedonia, madje, e cilësuar shpesh si një reformatore kryesore, ka arritur këtë vit të ngjitet në vendin e 10, nga i 16-i që ishte një vend më parë. Pavarësisht konflikteve të vazhdueshme politike, shteti fqinjë ia ka arritur të ndjekë politika të qëndrueshme për investitorët e huaj në vite, duke i joshur edhe me skema subvencionimi e zona të lira tregtare. Janë të paktën tre investitorë të mëdhenj Johnson Contol, Lear dhe Capcon, të tre në fushën e industrisë mbështetëse të automobilave, që kanë shfaqur interes dhe për Shqipërinë dhe në fund, në një analizë kosto-përfitime kanë zgjedhur Maqedoninë, ndonëse vendi i shqiponjave ka pasur një avantazh të dukshëm gjeografik. Kjo rendje drejt Maqedonisë tregon se renditja e saj ndër 10 më të mirat nuk është rastësore.
Raporti “Të bësh biznes” është një studim i Bankës Botërore, që filloi të publikohej për herë të parë në vitin 2003 dhe synon që të masë kostot dhe rregullat e të bërit biznes në 185 shtete. Studimi prezanton çdo vit një analizë të detajuar të kostove, kërkesave dhe procedurave që një firmë private duhet të zbatojë dhe më pas krijon një renditje për çdo vend. Ai ka shërbyer dhe si një mjet i mirë promovimi për ato vende që veçohen çdo vit si më reformatorët. Mbi të gjitha, që prej publikimit të parë, studimi është bërë një prej më të njohurve të Bankës Botërore në fushën e zhvillimit të sektorit privat dhe vlerësohet se ka motivuar hartimin e shumë reformave rregullatore në vendet në zhvillim. Ai është përdorur nga akademikët, politikëbërësit, politikanët, ekspertët e zhvillimit dhe komunitetin e biznesit për të nxjerrë në pah pengesat burokratike dhe për të promovuar reformat.
Pikërisht për këto arsye, është referenca me vendet e tjera të rajonit, ajo që është më me vlerë për të parë se ku jemi dhe sa kemi punuar këto vite për të ulur pengesat burokratike dhe për të përmirësuar klimën e biznesit. Në pjesën më të madhe të treguesve, Shqipëria paraqitet më keq se rajoni, ku dominojnë lejet e ndërtimit, sigurimi i energjisë, pagimi i taksave, zgjidhja e kontratave etj. Absolutisht treguesi më i keq në rajon është zgjidhja e aftësisë paguese, ku Shqipëria është në vendin e 163, kur të gjithë shtetet e tjera fqinje e kanë këtë renditje midis 32 dhe 54. Një ligj i ri për falimentin prej dy vitesh po mbahet peng dhe nuk po arrin të gjejë rrugën e miratimit. Të gjithë këta janë tregues mjaft të rëndësishëm në vendimmarrjen e investitorëve të huaj, që vitet e fundit duket se nuk e kanë pasur të preferuar Shqipërinë (kujtojmë deklaratat dhe indekset e shoqatave të investitorëve të huaj muajt e fundit, që flisnin me tone të shqetësuara për klimën për të bërë biznes).
Shkurt, me përmirësimin e këtij viti, Shqipëria thjesht u kthye sërish në pikën zero, teksa ka një rrugë të gjatë përpara për të kapur fqinjët që, këto vite kanë ecur me vrap, ndërsa ne i kemi ndjekur me paterica.
Jeni duke lexuar në: 753
Zyra e Prokurorit të Shtetit në Sofje të Bullgarisë deklaroi se Petar Dimitrov, ish-ministër i Ekonomisë dhe Energjisë, akuzohet në lidhje me projektin e anuluar të Energjisë Bërthamore të Belenës. Dimitrov akuzohet për pakujdesi gjatë zhvillimit të procesit të punës sepse nuk ka bërë të gjitha kontrollet e nevojshme ndaj dy ish-ekzekutivëve të Kompanisë Shtetërore Kombëtare Elektrike në pronësi të shtetit. Sipas prokurorisë, si pasojë e një pakujdesie të tillë, dy ish-ekzekutivët, Lubomir Velkov dhe Mardik Papazyan, në 2007-n nënshkruan […]
Sipas të dhënave të Federatës së pavarur boshnjake-kroate, bonot e thesarit për tremujorin e tretë të këtij viti shënuan rënie. Rajoni arriti objektivin e tij me 30 milionë marka boshnjake për të mbyllur një prej të çarave të buxhetit, me një rendiment mesatar nën -0.0167% nga 0.26% gjatë shitjeve të 9-mujorit të kaluar. Investitorët, kryesisht bankat, vendosën ofertat e tyre në vlerën 103.5 milionë marka, të dhëna këto nga Ministria e Financave rajonale. Në prill të këtij viti, Banka Qendrore […]
Kryetari i Parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, zëvendëskryeministri Georghy Muradov, ministri i Ekonomisë, Valentin Demidov, dhe përfaqësues të sektorit të kulturës, arsimit dhe turizmit të Krimesë ishin pjesë e një debati që u zhvillua në Russian House në Beograd në kuadër të një vizite që synon të rrisë lidhjet ekonomike me Serbinë. Zëvendëskryeministri Muradov u shpreh për BIRN se shumë biznese serbe ishin duke vepruar në Krime, por nuk përmendi ndonjë emër në veçanti. ‘Biznesmenët serbë filluan të vijnë që […]
Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i japin Serbisë një hua prej 1 miliard dollarësh për të ndihmuar vendin ballkanik të shlyejë borxhet ekzistuese dhe për ta ndihmuar atë të financojë deficitin e vazhdueshëm buxhetor, u shpreh në një deklaratë për shtyp ministri serb i Financave, Dushan Vujovic. Gjatë konferencës në Beograd, Vujoviç tha se kredia 10-vjeçare do të ketë një normë interesi prej 2.25% dhe do të ratifikohet nga Parlamenti në ditët e ardhshme. Ekonomia e Serbisë ka pasur një […]
Ambasadori rumun në Britaninë e Madhe është shprehur se vendi i tij ka dhënë një kontribut të rëndësishëm financiar për sistemin shëndetësor britanik (NHS) si rezultat i numrit të punonjësve me kualifikim të lartë në fushën e mjekësisë që kanë shkuar në Britani. Dan Mihalache tha se vendi i tij paguan më shumë se 100.000 € për të trajnuar një student të mjekësisë, në mënyrë të tillë që ai të ushtrojë profesionin e mjekut në Rumani. ‘Ky është kontributi ynë […]
Gjatë vitit 2013, struktura e tabelës së burimeve të të mirave dhe shërbimeve të disponueshme nga përdoruesit brenda dhe jashtë territorit të vendit, paraqitet e tillë: prodhimi vendas përfaqëson 73,59% të burimeve gjithsej në territorin e brendshëm me çmimet e blerjes. Importet përbëjnë 20,77%, ndërsa 5,65% ka qenë pjesa e taksave neto (taksa minus subvencionet mbi produktet). Në vitin 2013 totali i burimeve me çmime korrente shënoi një rënie prej 0,32% krahasuar me vitin 2012, ndikuar nga rënia e importeve […]
Më 8 nëntor, amerikanët do të përballen mbase me zgjedhjen më të vështirë të të gjitha kohërave. Dy kandidatët aspak popullorë janë vënë në garë se kush do të ulë më shumë figurën e tjetrit, duke sjellë dhe një ndryshim në mënyrën e zhvillimit të fushatave në Amerikë. Nën zhurmën e skandaleve dhe debateve të forta për çështjet tepër të nxehta si marrëdhëniet me jashtë, taksimi, mbrojtja e kufijve dhe emigracioni, amerikanët do të duhet të zgjedhin të keqen më […]
Në përfundim të debatit të tretë dhe të fundit presidencial, në Las Vegas më 19 tetor, Donald Trump duhet të ketë menduar se çfarë mund të bënte më shumë për të dëmtuar demokracinë amerikane. Çfarë po mendonte kur u pyet për të konfirmuar nëse do ta njihte vendimin që do të merrnin amerikanët më 8 nëntor dhe iu përgjigj duke i mbajtur pezull se do të përgjigjej kur të vijë koha. Trump, në fakt, e ka përsëritur këtë fjali vazhdimisht […]
Donald Trump, koklavitje dhe dhimbje koke me kopenë e Perëndisë Ndoshta, predikuesi në fjalën e tij se sprovat e Zotit kanë ndonjëherë lot dhe probleme, nuk e kishte për hyrjen plot ngatërresa të Donald Trump në kishën e stërmadhe të Gainesville, Georgia, në shërbesën e së dielës të pak javëve më parë. Broshura në shitje e kishës nga pastori i saj i nderuar, Jentezen Franklin, e bën qëndrimin e kishës të qartë. Ai rekomandon tri ditë kreshmë para 8 nëntorit, […]
Presidentja e mundshme e Amerikës është shumë e kritikuar. Pse? Për të kuptuar më mirë konsideratën për Hillary Clinton si Senatore dhe si Sekretare Shteti, hiqni dorë nga ata që janë pranë saj. Bashkëpunëtorët e saj më të afërt thonë se ka një tipar mbrojtës dhe se nuk pranon asnjëherë fajin, kokëfortë, shkruan The Economist. Por, gjithashtu mos merrni parasysh as ata të cilët e fitojnë bukën e tyre duke kritikuar kandidaturën demokratike siç është Dick Morris, shpikës i frazës […]
Dita e zgjedhjeve nuk është festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse shkollat në shumë qytete mbyllen, pasi ato shërbejnë si qendra votimi. Zgjedhjet zhvillohen në nëntor dhe fituesi zakonisht dihet në fund të ditës së zgjedhjeve, por nuk zyrtarizohet deri më 6 janar. Kjo ndodh pasi Shtetet e Bashkuara përdorin një sistem të quajtur Kolegji Zgjedhor, i cili cakton një numër të caktuar votash elektorale për çdo shtet, bazuar në numrin e popullsisë. Përveç dy shteteve, […]
Vlerat e demokracisë amerikane duhet t’i përcjellim në politikën tonë Cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 8 nëntor? Për herë të parë, në garë është edhe një grua? Çfarë kanë sjellë të re në zhvillimin e fushatave elektorale? Çdo fushatë elektorale presidenciale që zhvillohet në SHBA është e një interesi të veçantë, jo vetëm për çdo qytetar amerikan, për shumë qytetarë në mbarë botën, për studiuesit e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, natyrisht edhe […]
Shqipëria të mësojë nga mënyra sesi zhvillohen zgjedhjet në një demokraci Cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 8 nëntor? Për herë të parë në garë është edhe një grua? Çfarë kanë sjellë të re në bërjen e fushatave elektorale? Këto zgjedhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të veçanta dhe tejet interesante, për nga mënyra sesi ato zhvillohen. Në SHBA, zgjedhjet presidenciale janë një ngjarje karakteristike, që të tërheqin dhe të bëjnë t’i […]
Zgjedhjet në SHBA, frymëzim pozitiv për miliona Cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 8 nëntor në SHBA, duke qenë se për herë të parë në garë është edhe një grua? Zgjedhja e Presidentit Obama dhe zgjedhja e znj. Clinton si kandidate janë dy momente kulmore në politikën e SHBA dhe lidhen me krijimin e mundësive reale, se për të pasur një karrierë të suksesshme dhe politike, tani asnjë qytetar i SHBA-së nuk ka pengesë […]
Kryebashkiakja e Parisit dëshiron t’u besojë menaxhimin e 140.000 vendeve të parkimit me pagesë ofruesve privatë të shërbimeve, brenda vitit të ardhshëm. Vetëm 9% e parisienëve paguajnë parkometrat, fakt i cili përfaqëson një fitim të munguar prej 300 milionë eurosh në vit. Anne Hidalgo do të godasë këtë “mashtrim” që lidhet me parkimet. Rreth 140.000 vende parkimi me pagesë në Paris do t’u besohen një menaxhimi privat, duke filluar nga 1 janari i vitit 2018, lajmëroi kryebashkiakja në një intervistë […]
Greqia është renditur tre vende më poshtë në renditjen e raportit “Të bësh biznes 2017” të publikuar nga Banka Botërore, duke u zhvendosur nga vendi i 58 në vendin e 61-të nga 190 vende të renditura. Ky është viti i dytë radhazi që renditja e Greqisë është përkeqësuar në tabelë, si pasojë e pengesave të vazhdueshme të sipërmarrjes që kanë larguar investimet, kërkesë kryesore për rimëkëmbjen e ekonomisë greke. Në tabelën e “Të bërit biznes” të Bankës Botërore, sa më […]
Fermat nën 20 hektarë nuk kanë rentabilitet Në një analizë që ka bërë Këshilli i Investimeve për aksesin në financë të agrobiznesit, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka pohuar se një sipërfaqe konsiderohet minimalisht optimale për të filluar një biznes bujqësor, me 20 hektarë, teksa mesatarja e fermave bujqësore aktualisht nuk është më shumë se 1.2 hektarë. Ministri i Bujqësisë ka shpjeguar se, në fakt, ka dy mekanizma që e konsolidojnë tokën e ndarë në parcela të vogla nga Ligji […]
Avokati i Popullit prezantoi një studim sipas të cilit minimumi jetik në vend është aktualisht 16 mijë lekë në muaj. Nga kjo shumë, më shumë se gjysma shkojnë për shpenzime jo ushqimore dhe pjesa tjetër, për ushqimore. Avokati i Popullit, Igli Totozani, shpjegoi se institucioni që drejton, për 5 vite me radhë ka bërë kërkesa dhe rekomandime të vazhdueshme drejtuar qeverive për të shpallur zyrtarisht minimumin jetik, por asgjë nuk është realizuar konkretisht. Në këto kushte, Avokati i Popullit përmes […]
Industria e peshkut rrezikon falimentin Industria e përpunimit të peshkut pa një rritje të shpejtë dy vitet e fundit, sidomos këtë vit. Eksportet e peshkut të përpunuar dhe produkteve të tjera të detit arritën në 3.3 miliardë lekë gjatë nëntëmujorit, nga 2.4 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, shkëlqimi i industrisë rrezikon të venitet këtu, pasi janë konsumuar kuotat e eksportit të peshkut në BE. Alban Zusi, një nga përfaqësuesit e kësaj industrie, tha […]
Këshilli Ekonomik Kombëtar diskutoi mbi ndihmën shtetërore të vënë në dispozicion për mbështetjen ndaj biznesit, e cila sipas kryeministrit për vite me radhë, ka qenë tërësisht e keqadministruar, e përdorur në kundërshtim të hapur me legjislacionin e BE-së, si dhe në favorizim të konkurrencës së padrejtë. “Kompanitë që duhet të aplikojnë për të përfituar nga fondi i ndihmës shtetërore kalojnë përmes një procesi ku shqyrtohet impakti i kësaj ndihme në ekonomi në punësim, në mjedis e me radhë. Faktikisht me […]
Tregu i sigurimeve në shtator të këtij viti u llogarit në 10.7 miliardë lekë ose rreth 7.2% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Një performancë që pritej të ishte pozitive, për shkak të rritjes që patën tarifat TPL në fund të muajit gusht të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, çmimi mesatar i TPL-ve në shtator u llogarit në rreth 20,000 lekë, ose rreth 16% më shumë se janar – […]
Sipas një raporti të fundit, viti i kaluar ishte viti i kthesës së madhe të pushtetit të “pastër”, ku energjia e rinovueshme tejkaloi qymyrin dhe u shndërrua për herë të parë në burimin më të madh energjetik në botë. Dhe jo vetëm që burimet e energjisë së rinovueshme lanë mbrapa burimet e energjisë së përftuara nga qymyri, por ato po vazhdojnë të rriten me ritme të shpejta. Së pari, energjia e rinovueshme tejkaloi të gjitha format e tjera të energjisë […]
Më mitikja e modeleve pick-up – në 50 vjet janë shitur 18 milion të tilla – përtërihet “duke ja bërë me sy” SUV-it. E provuam në peizazhet e shkretëtirës së Namibisë Modelet pick-up nëpër botë shiten në masë, përjashto Italinë, ku për shkak të barrierave legjislative janë të rezervuara vetëm për klientë profesionalë (kufizimi i përdorimit, i cili vjen si pasojë e homologimit si autokarro, përveç përjashtimeve shumë të rralla). Shtetet e Bashkuara, psh., që prej kohësh mbështeten tek modelet […]
Dikur zona të izoluara, sot gjithnjë e më shumë po tërheqin vizitorë të huaj e vendas. Përveç natyrës që është treguar bujare, këto zona konkurrojnë denjësisht edhe me produktet unike me traditë qindravjeçare. Marketimi dhe promovimi i tyre do t’i ndihmonte të gjenin tregje më të mëdha dhe të kalonin kufijtë e lokales Nga Elona Bedalli Nga Tirana janë 102 kilometra që mund të përshkohen me makinë. Rrugët janë përmirësuar ndjeshëm dhe udhëtimi është më se i rehatshëm. Është një […]
Raporti i Bankës Botërore (BB) “Të Bësh Biznes 2017” konfirmon progresin e arritur nga Republika e Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist, duke e ngritur në vendin e 60-të nga vendi i 64-të krahasuar me raportin e mëparshëm. Raporti zyrtar i BB për “Të Bësh Biznes 2016” e kishte renditur Kosovën në vendin e 66-të. Dhjetë indikatorët e Raportit të Bankës Botërore vlerësojnë qeverisjen dhe lehtësinë e të bërit biznes në disa fusha ligjore, rregullatore dhe operacionale. Kosova ka shënuar […]
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, deklaroi se problemet politike në vend kanë dëmtuar zhvillimin ekonomik. Sipas tij, mosliberalizimi i vizave ka ndikuar që komuniteti i biznesit të humbë si në kohë, edhe në shuma të mëdha parash. Gërxhaliu tha se Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit (MSA) i ka efektet e veta nga vullneti politik. Por ai ka deklaruar se MSA-ja nuk është e plotë në kuptimin e përgjithshëm, pasi ka lënë kosovarët të geotizuar dhe kjo ka ndikuar […]
Rënia historike e çmimeve të naftës në dy vitet e fundit duket se i ka vënë vulën furnizimit në perspektivat afatgjata me çmime të ulëta. Sipas një analize që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar, kërkesa për naftë në të ardhmen do të kufizohet nga rritja e ngadaltë e tregjeve në zhvillim dhe përpjekjet globale për të ulur më tej emetimet e karbonit. Të gjitha këto zhvillime kanë çuar në një “normalitet të ri” për çmimet e naftës. Edhe pse rënia […]
Edhe pse ka 6 programe të nxitjes së punësimit, të gjitha konsistojnë në subvencionimin e punësimit dhe trajnimit nëpërmjet punës dhe praktikës. Të njëjtat mekanizma/masa janë përdorur për të targetuar grupe të mëdha, pa marrë parasysh diversitetin e nevojave brenda dhe ndërmjet grupeve të ndryshme, bazuar në faktorë demografikë ose faktorë të tjerë të kombinuar. Nga Elena POLO* Në Shqipëri krijimi i programeve të ndryshme si pjesë e politikave aktive të tregut të punës ka nisur me synimin për të […]
Politikat aktive të tregut të punës janë instrumente të përdorura gjerësisht nga Komisioni Europian për të reduktuar efektet negative të krizës së fundit ekonomike në tregjet e brendshme të punës. Suksesi i këtyre politikave në arritjen e objektivave të vendosur në nivel europian është parë përgjithësisht të variojë mes vendeve të ndryshme, duke u analizuar kryesisht në bazë të angazhimit kombëtar për reforma strukturore eficiente apo specifike, që promovojnë rritjen ekonomike nëpërmjet barazisë dhe mirëqenies. Shërbimet Publike/Kombëtare të Punësimit (SHKP) […]
Ecuria historike e detyrimeve të jashtme na tregon se qeveritë shqiptare e kanë pasur më të lehtë të gjejnë borxhin se sa ta përdorin atë. Në totalin e borxhit të jashtëm prej më shumë se 3.5 miliardë eurosh, rreth 26% e tij është ende i patërhequr. Ministria e Financave referoi se në fund të tremujorit të tretë, shuma e nënshkruar e borxhit, por e patërhequr është mbi 954 milionë euro. Kjo shifër, vitin e kaluar, ka qenë edhe më e […]
Të ardhurat buxhetore për 9-mujorin arritën në 298.1 miliardë lekë, duke qenë 4.5 miliardë lekë më të ulëta në raport me planin e rishikuar në shtator. Nga 4.5 miliardë lekë që mungojnë, rreth 2.1 miliardë lekë janë nga të ardhurat tatimore e doganore, rreth 1.4 miliardë lekë nga ndihmat dhe rreth 1 miliard lekë nga të ardhurat jotatimore. Në raport me planin fillestar, të ardhurat janë 7.2 miliardë lekë më pak, sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave. […]
Në vite, qeveritë shqiptare kanë tentuar gjithnjë të tërheqin vëmendjen për qytetarët e tyre me politika populiste. Në dukje, nismat e marra kanë gëzuar shumë punonjës të administratës të cilët kërkojnë një pagë dinjitoze, por shumë pak i kuptojnë ndikimet që jep rritja e pagave në ekonomi. Rritja e konsumit është një nga efektet e drejtpërdrejta të shkaktuara nga shtimi i rrogës së mbi 80 mijë punonjësve, por kjo nuk duhet që të dëmtojë parametrat kryesorë të buxhetit, një prej […]
Pagat duhet të ishin rritur më parë Selami Xhepa thotë se në kushtet e rënies së konsumit, qeveria duhet të kishte reaguar më parë me rritjen e pagave dhe pensioneve, pasi do të kishte një efekt pozitiv direkt në ekonomi. Ai nuk është dakord që në kurriz të kësaj rritjeje të kemi një shtim të borxhit, apo zbritje nga fondet për investime publike. Xhepa sqaron se ka hapësira ku qeveria mund të rritë të ardhurat, që nga lufta kundër informalitetit […]
Rritja e pagave duhet të ketë motive ekonomike Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, thotë se nëse rritet administrimi i taksave dhe luftohet evazioni, viti i ardhshëm do të sjellë një performancë më të mirë ekonomike. Ai është dakord për rritjen e pagave dhe pensioneve, por kjo sqaron ai duhet të ketë motive dhe metoda ekonomike, jo elektorale. Z. Preçi, duke qenë se sa vjen dhe më shumë po përforcohet mesazhi për një rritje pagash dhe pensionesh vitin […]
Ndonëse Shqipëria ka shënuar përmirësim të ndjeshëm në raportin “Doing Business 2017” të Bankës Botërore, duke u përmirësuar me 32 pozicione për t’u ngjitur në vendin e 58, ajo ka renditjen më të përkeqësuar në raport me vendet e tjera të rajonit, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Shqipëria është renditur në vendin e 58 në raportin e “Doing Business 2017”, të publikuar nga Banka Botërore, duke u përmirësuar me 32 vende dhe duke rikuperuar humbjen e vitit të […]
Ndërsa Serbia ka nivele të larta taksash, ajo ka dhe të ardhura në buxhet që arrijnë në gati 40% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa Shqipëria me të njëjtat nivele taksash nuk mbledh më shumë se 25% të PBB… Sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri ose në Serbi paguajnë përqindjen më të lartë të taksave në raport me fitimin, nga të gjitha shtetet e tjera të rajonit dhe gjithë Europës Qendrore e Azisë. Të dhënat bëhen të ditura në […]
Raporti i fundit i Bankës Botërore “Të bësh biznes 2017”, në pamje të parë ishte mjaft inkurajues për Shqipërinë, e cila ngjiti 32 pozicione, duke u renditur e 58-a. Por, e parë e shtrirë në kohë, vendi veçse doli nga gropa ku kishte rënë një vit më parë, kur u pozicionua 35 vende më poshtë. Dhe kjo erdhi kryesisht si rrjedhojë e një elementi të vetëm, të procedurave për marrjen e lejeve të ndërtimit. Në raportin e vitit të kaluar, […]