Shpresa më e mirë për Amerikën
Çereku i amerikanëve, të lindur në vitet ‘80, besojnë se demokracia është një formë e keqe qeverisje, më shumë se 20 vjet më parë. Nëse dy partitë kryesore do të kishin dizajnuar një garë që ushqen mendjet e të rinjve me dyshime, nuk mund të kishin bërë më mirë se kjo fushatë presidenciale. Vota më 8 nëntor është në vëmendjen e të gjithëve, presidenti i ardhshëm do të jetë Donald Trump ose Hillary Clinton, shkruan The Economist. Zgjedhja nuk është […]
Bota në lëkundje
Politika e jashtme e Hillary Clinton do të jetë e ngjashme më atë të Obama-s. Ajo e Donald Trump do të jetë si asnjëherë më parë… Për të shpjeguar se si do të jetë politika me jashtë nën udhëheqjen e Hillary Clinton, aleatët fillojnë duke përshkruar ndjenjat e saj për Amerikën, shkruan The Economist. Ka rëndësi se ish-sekretarja e Shtetit u rrit në Midwest dhe në rininë e saj ishte një mbështetëse e Goldëater-it, antikomunist i ashpër, gjatë mandatit të […]
Tri gjërat që injoroni lidhur me Champs-Élysées
Shëtitorja më e bukur e botës është në të njëjtën kohë edhe një nga më të shtrenjtat. Por a e dini ju vlerën e qirave për metër katror për dyqane? Po përfitimet që nxirren prej saj? Agjenti Imobiliar “Le Figaro” ju përgjigjet. Çdo vit, Champs-Élysées mirëpret 100 milionë vizitorë, nga të cilët 30 milionë janë turistë. Gjatë eventeve festive (Parada e 14 Korrikut, Festa e Vitit të Ri, mbërritja e Tour de France…), 1 milion njerëz çdo ditë mund […]
‘Lëvizjet’ e Italisë për të tërhequr kapital, taksa fikse dhe leje qëndrimi
Mirë se erdhët në Itali! Këtë herë nuk do të jetë një operator turistik që do t’jua thotë, por vetë Fisku italian. Në mënyrë të veçantë, Dhoma e Deputetëve po këmbëngul në tërheqjen e investimeve dhe pasurive të reja përmes levave fiskale dhe jo vetëm. Regjimi për më të pasurit E nisim nga regjimi i “tërheqjes së të pasurve”. E përkthyer në të ardhura, do të thotë garancia për ata të cilët transferohen për të jetuar në Itali dhe që […]
Obligacionet qeveritare: Kush ka frikë tani?
Tregu i obligacioneve është transformuar. Më pak vigjilentë; më shumë blerës të detyruar James Carville, këshilltari politik i ish-presidentit Bill Clinton, bëri bujë kur tha se do të donte të rimishërohej si një treg obligacionesh në mënyrë që t’i “frikësonte” të gjithë. Ai ishte i irrituar me paaftësinë e administratës për të nxitur nëpërmjet stimujve ekonomikë investitorët dhe për të rritur kthimet nga obligacionet. Më shumë se 20 vite pas, bota është shumë e ndryshme. Shumë vende të zhvilluara kanë […]
Bankat italiane: Format fantazmë Dy prej tyre nënshkruajnë shkrirjen, ndërkohë që një tjetër po shqyrton mundësitë
Nga mjegulla e bankave italiane, forma të reja po zhvillohen. Një prej tyre po bëhet e shpeshtë, teksa në tetor, aksionerët e dy bankave, Bankës Popullore dhe Bankës Popullore të Milanos, nënshkruan një shkrirje që kishte muaj që po përflitej. Fati i një tjetre, Bankës Monte dei Paschi di Siena, bankës më të vjetër në botë, sikurse më problematikja në Itali, ende po përflitet, por që do të bëhet e qartë në mbledhjen e bordit. Banka e shkrirë, e ashtuquajtura […]
Prej nga do të vijë kriza e radhës
Kini kujdes nga huadhënësit problematikë, bankat e dyshimta dhe Kina Viti i ardhshëm ka numrin 7 në fund. Nëse ju jeni supersticioz apo jo shumë në kontakt me statistikat, ky vit na parashikon për një tjetër krizë financiare. Rënia më e madhe njëditore e aksioneve në historinë e Wall Street ka ndodhur në vitin 1987. Kriza aziatike ishte në vitin 1997. Ndërsa kolapsi më i madh e më i rëndë global, që nga Depresioni i Madh, u përsërit në vitin […]
Ahmetaj: Ndryshojmë trajtimin e borxhit
Procedurat tatimore Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financës ka marrë në shqyrtim të gjitha propozim-rekomandimet e dala nga diskutimi nen për nen i projektligjit “Për procedurat tatimore”. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se janë bërë ndryshime në nenin 1, i cili trajton përkufizimin e shitësit ambulant: Ambulanti është personi fizik pa pasur një vend fiks dhe lejohet që të tregtojë pasi është pajisur me leje nga bashkia brenda juridiksionit të përcaktuar”. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me nenin […]
Takimi, ASD vlerësohet për sistemin e sigurimit të depozitave
Në takimin e përgjithshëm vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI) që u zhvillua në Seul, Kore e Jugut, në datat 23-28 Tetor 2016, Agjencia e Sigurimit të Depozitave u shpall fituese e çmimit “Përmirësimet e Sistemit të Sigurimit të Depozitave”. ASD u përfaqësua në këtë takim me z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm, i cili mori në dorëzim çmimin prestigjioz nga z. Thomas M. Hoenig, President i IADI-t. ASD kishte aplikuar për këtë çmim, i cili vlerëson […]
Projektligj për zonat e mbrojtura. Ndotësi do të dëmshpërblejë
Ministria e Mjedisit është duke realizuar disa dëgjesa publike për projektligjin “Për zonat e mbrojtura”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqatave mjedisore, ekspertëve të pavarur mjedisorë, përfaqësues të qeverisjes vendore, shoqërisë civile, etj. Projektligji i ri ka për qëllim përmirësimin e kornizës aktuale ligjore për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura, duke sjellë disa risi, të cilat vijnë si rrjedhojë e nevojave për zgjidhje të veprimtarive që ushtrohen dhe kërkohet të zhvillohen në Zonat e Mbrojtura, por […]
Ligji i falimentit. Çfarë do të ndodhë tani
Pas më shumë se tre vitesh diskutimi e mijëra eurove të shpenzuara për asistencë teknike ndërkombëtare, ligji “Për falimentin” që u miratua së fundmi në Kuvend, vlerësohet pozitivisht nga juristët. Sipas tyre, ky ligj, i cili pas dekretimit nga Presidenti do të duhet të botohet në Fletoren Zyrtare për të hyrë në fuqi, sjell ndryshime të rëndësishme në rregullimin e këtij procesi, bazuar edhe në përvojën e BE-së dhe vendeve të rajonit. Juristët sqarojnë se procedura e falimentimit ka si […]
“Vula elektronike”, si do të funksionojë
Shërbimet që merren në rrugë dixhitale do të mund të njohin edhe vulën elektronike, krahas nënshkrimit. Në Kuvend, tashmë është dërguar për diskutim projektligji i cili do të bëjë të mundur lehtësimin e këtyre shërbimeve. Sipas hartuesve të legjislacionit, vula elektronike do të futet si element garantues për vlefshmërinë e dokumenteve krahas “nënshkrimit”. Përdorimi i vulës do të rrisë përdorimin e dokumentit elektronik dhe do të thjeshtojë procedurat e lëshimit të tij nga institucionet, duke reduktuar, kështu, hallkat e qarkullimit […]
Eksportet – 9-mujori 2016
Kompanitë shqiptare shitën jashtë vendit 177 miliardë lekë mallra për 9 muajt e këtij viti, me një rënie prej 4.6% në raport me të njëjtën periudhë. Tkurrja e grupit “lëndë djegëse, minerale dhe energji”, është arsyeja kryesore që po ndikon në këtë trend negativ të eksporteve, ndërsa po amortizohet dukshëm nga ecuria e mirë e grupit “tekstile dhe këpucë”. Grupi “Ushqime, pije, duhan”, që kishte shënuar një rritje dyshifrore këtë vit, ka ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes muajt e fundit. […]
Barra e madhe e taksave në Serbi është një mit
Komuniteti i biznesit mund të ankohet në lidhje me taksimin e lartë të punësimit në Serbi, por krahasimet ndërkombëtare tregojnë të kundërtën. Një ankesë e dëgjuar shpesh në Serbi kohët e fundit, si nga bizneset ashtu edhe nga njerëzit e thjeshtë, është se taksat e vendosura mbi pagesat e punëtorëve janë një barrë e rëndë. Një konstatim i përbashkët është se të ardhurat në Serbi tatohen me një normë më të lartë se sa pjesa tjetër e Europës, shkruan Milos […]
Bullgaria dhe Rumania shpresojnë ende për heqjen e vizave me Kanadanë
Ndërkohë që një rajon belg mban pezull marrëveshjen CETA të BE-së me Kanadanë, rumunët dhe bullgarët po shpresojnë që t’i jepet fund kërkesës për vizë, pavarësisht rezultatit. Afati i fundit që rajoni belg duhet të vendoste nëse do të mbështeste marrëveshjen tregtare të BE-Kanada, Bullgaria dhe Rumania, besonin se kjo nuk do t’i prekte shanset e tyre që të arrinin udhëtimet pa vizë drejt Kanadasë. Krahina autonome belge e Wallonia momentalisht po mban pezull, Marrëveshjen Tregtare të Ekonomisë Gjithëpërfshirëse, CETA, […]
Turqi/ Të ardhurat e turizmi arrijnë në 8.2 mld dollarë
Të ardhurat e turizmit në Turqi arritën në 8 miliardë e 227 milionë dollarë në tremujorin e tretë të këtij viti sipas Institutit të Statistikave (TUIK). Sipas raportit në fjalë, 6 miliardë e 647 milionë e 446 mijë dollarë nga totali i të ardhurave turistike gjatë kësaj periudhe janë regjistruar prej shpenzimeve individuale, ndërsa 1 miliard e 629 milionë e 564 mijë dollarë nga shpenzimet përmes paketave turistike. TUIK-u njoftoi gjithashtu se 72% të ardhurave nga turizmi janë përfituar prej […]
Maqedoni/ Qeveria shqyrton reformat për fondin e pensioneve
Fondi për sigurimin e pensioneve po rrezikohet. Kjo gjë që u bë e ditur edhe nga raporti i Bankës Botërore. Qeveria, nga ana tjetër, thotë se po analizon se si të avancohet sistemi i pensioneve. Këtë e pohojnë ministrat qeveritarë, por pa sqaruar se si në të ardhmen do ta mbulojnë arkën e fondit dhe si kjo e fundit të jetë e pavarur nga buxheti qendror. As ministri i Financave, Kiril Minovski, as zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, nuk u përgjigjën […]
Serbi/ Në vend të 47 në listën e BB në raportin “Të Bësh Biznes”.
Serbia u ngjit nga vendi i 59 në vendin e 47 në listën e këtij viti të raportit të publikuar nga Banka Botërore. “Ky konfirmim vjen nga ata të cilët planifikojnë që të hapin kompani dhe vende të reja pune bazuar mbi reformat që kemi ndërmarrë dhe ligjeve që kemi paraqitur”, – tha deputetja serbe Zorana Mihajlovic, duke nënvizuar se Serbia është listuar përgjatë dhjetë vendeve më të mira që kanë ndërmarrë reforma në këtë drejtim vitin e fundit. Ajo […]
Maqedoni/ E 10-a në botë për lehtësinë e “Të Bërit Biznes”
Maqedonia udhëheq vendet e Europës Jugperëndimore dhe është e dhjeta nga 190 ekonomitë në mbarë botën për sa i përket eficiencës së biznesit, sipas raportit “Të Bësh Biznes” 2017, publikuar nga Banka Botërorë. Maqedonia ka dëshmuar përmirësim të madh në renditjen e “Të Bësh Biznes”. Falë reformave të ndërmarra, një sipërmarrës në Maqedoni mund të fillojë një biznes në vetëm dy ditë, shumë më shpejt se mesatarja prej dhjetë ditësh e rajonit, tregohet në raport. Në krye të renditjes ishte […]
Uji, drejt menaxhimit të qëndrueshëm
Një nga problemet e vështira me të cilat po vazhdon të përballet Ballkani Perëndimor është sektori i ujit. Edhe pse me burime të pasura hidrike, menaxhimi është sfidë. Në këtë kuadër, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar një platformë të përvitshme diskutimi dhe ekspozimi, ku trajtohen çështjet më me rëndësi, me pjesëmarrjen edhe të ndërkombëtarëve. Në edicionin e katërt, që u mbajt në Tiranë nga data 2 – 4 nëntor, ky event ballkanik arriti të tërhiqte vëmendjen e duhur dhe përmbushi […]
Ku do të shkojmë…
Një vit nga miratimi i ligjit për turizmin përfunduan aktet që do të bëjnë të mundur zbatimin e tij. Të gjithë operatorët turistikë do të duhet të jenë gati për të zbatuar “rregullat e reja të lojës” për sezonin e ri turistik. Në një intervistë të posaçme për “Monitor”, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, sqaron për herë të parë sesi do të realizohet ky proces, çfarë pritet të ndryshojë për tregun. Ajo shpjegon se përse […]
Flet Milva Ekonomi, ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
“Destinacioni Shqipëria”, është koha për cilësi Standardet e reja që synohen të vendosen janë shumë të përafërta me ato ndërkombëtare. Zbatimi i tyre do të jetë një hop i ndjeshëm cilësor i ofertës sonë turistike. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se aktualisht operojnë rreth 850 struktura akomoduese që do të përfshihen në këtë proces vlerësimi. Për këtë do të angazhohen një numër i mjaftueshëm personash në terren, të cilët do të verifikojnë përmbushjen e standardeve. Gjithashtu do të licencohen rreth […]
“Yjet” e hoteleve, tarifat që do të paguhen dhe kriteret që do zbatohen
Të gjitha strukturat akomoduese, që do të aplikojnë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të duhet të paguajnë disa tarifa për këtë proces. Rregullorja, që tashmë ka hyrë në fuqi, përcakton se certifikimi do të bëhet nga një Komision i posaçëm dhe do të ketë afat 4 vjet. Pas kësaj periudhe duhet të aplikohet për rinovim. Në këtë dokument janë parashikuar edhe tarifa shtetërore që duhet të paguhen për klasifikim, riklasifikim, rinovim, si dhe për lëshimin […]
Qeveria miratoi buxhetin 2 miliardë euro
Qeveria e Kosovës miratoi dhe bëri gati për në Kuvend, projektligjin për buxhetin për vitin 2017. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se ligji “Për Buxhetin” për vitin 2017, reflekton programin qeverisës të koalicionit, që shpreh përcaktimin për mirëqenie dhe krijon vende të reja pune. Mustafa tha se pjesa më e madhe e buxhetit gjeneron nga të ardhurat fiskale dhe jofiskale. Një pjesë e buxhetit është siguruar nga huadhënia nga institucionet ndërkombëtare dhe një pjesë e të ardhurave çlirohen nga […]
Në 9 muaj u regjistruan 2,476 ndërmarrje
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Raportin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2016. Në tremujorin e tretë të vitit 2016 (TM3 2016) janë regjistruar gjithsej 2476 ndërmarrje. Ndërsa, për të njëjtën periudhë, gjithsej janë mbyllur (çregjistruar) 457 ndërmarrje. “Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar (TM3 2015) pati një rritje për 8.4% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2016), pati një rënie prej 11.6% e ndërmarrjeve të […]
Dogana mblodhi mbi 858 milionë euro
Dogana e Kosovës ka arritur që të arkëtojë deri më tani 858.2 milionë euro. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se institucionet e Kosovës, duhet që të bëjnë plane që Kosova të mos jetë e varur vetëm nga importi dhe të hyrat të varen nga dogana, por duhet të rritet prodhimi i brendshëm. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se deri tani Dogana ka mbledhur 858.2 milionë euro. “Në krahasim me vitin e kaluar ka rritje me 95.7 milionë […]
Mustafa kërkon hapa konkretë në përmirësimin e klimës së biznesit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi një takim me drejtuesit e bordeve dhe shefat ekzekutivë të ndërmarrjeve publike në Kosovë. Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, kryeministri Mustafa foli për problemet që po hasen në disa prej kompanive publike rreth afarizmit të tyre, për performancën dhe për aspektet e tjera që lidhen me menaxhimin e ndërmarrjeve. Kryeministri Mustafa shprehu shqetësimin se një pjesë e kompanive publike po punojnë me humbje, si […]
Bizneset drejt falimentit
Që prej muajit qershor, një pjesë e mirë e bizneseve po përballen me kërkesat e inspektorëve të tatimeve për parapagimin e tatimit mbi fitimin në këste marramendëse. Situata është bërë më problematike këtë vit, pasi ndryshimet në ligjin e procedurave në fund të vitit të kaluar sanksionuan një gjobë prej 15% të këstit, në rast se ai nuk parapaguhet brenda afatit (që tashmë është ulur në 10%). Shtrëngimi për të paguar në vlerë të konsiderueshme këtë taksë është reflektuar edhe […]
Bizneset, kundër konceptit të parapagimit
Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Industrisë Shqiptare të Prodhimit të Ushqimeve, thotë se në vetvete, ligji për parapagimin e tatimit mbi fitimin nuk është i drejtë. Ai tregon se tatimet nuk duhet të marrin taksa nga bizneset pa mbyllur më parë bilancin vjetor. Taksat që duhet të paguhen duhet të mbështeten në vetëdeklarime, më pas tatimet janë të lira të inspektojnë, dhe nëse evidentojnë shkelje, të penalizojnë. “Subjektet duhet të jenë të lira të paguajnë në bazë të projeksioneve […]
Si parapaguhet tatimi mbi fitimin?
Një nga nenet e ligjit të supergjobave (procedurave tatimore), miratuar në tetor të vitit të kaluar dhe që nuk u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ishte ai për gjobat, në rast se këstet e tatimfitimit nuk paguheshin në kohë. Në muajt e parë të 2016-s, tatimet i njoftuan bizneset se “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas nenit 30, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi […]
BERZH dhe FMN nuk e ndryshojnë parashikimin
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë mbajtur të pandryshuara parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2016-n, përkatësisht në 3.3 dhe 3.4%. Sipas të dy institucioneve, rritja pritet të përshpejtohet vitin e ardhshëm. BERZH, rritja do të vijë kryesisht nga TAP Shqipëria pritet të rritet me 3.3% në 2016-n dhe 3.5% në 2017-n, sipas raportit të fundit rajonal të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pritshmëritë kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me raportin […]
Interesat, kufizohet njohja si shpenzim i zbritshëm
Në një përpjekje për të luftuar evazionin fiskal që bëhej përmes fryrjes së shpenzimeve, financat kanë propozuar që të kufizojnë njohjen e interesave, si shpenzim i zbritshëm, deri në 30% të të ardhurave të tatueshme para interesit dhe tatimeve Interesat që paguhen për kreditë apo huatë te të tretët nuk do të njihen si shpenzime të njohura nëse teprica e shpenzimit neto të interesit tejkalon 30% të të ardhurave të tatueshme para interesit dhe tatimeve, sipas një ndryshimi të fundit […]
Bizneset, 30% e VIP-ave e kanë raportin detyrime/kapital mbi 4
Qendra e Kërkimeve Monitor ka përpunuar më herët të dhënat e bilanceve të vitit 2013 për 200 kompanitë më të mëdha, sipas qarkullimit vjetor (përjashtuar institucionet financiare) të dorëzuara në QKR dhe ka nxjerrë treguesin e detyrimeve mbi kapitalin, që tregon se sa pjesë e aktivitetit financohet nga fondet e vetë kompanisë dhe sa me borxhe. Nga të dhënat rezulton se janë rreth 60 biznese, apo rreth 30% e totalit, që e kanë raportin detyrime/kapital mbi 4. Nga përpunimi i […]
Lehtësohen gjobat
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, i cili në thelb parashikon lehtësimin e gjobave dhe të procedurave për bizneset. Ndryshimet parashikojnë një përshkallëzim të gjobës për rastet kur nuk deklarohen punonjësit nga tatimpaguesi: – 200 000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimit mbi fitimin; 50 000 lekë për tatimpaguesit e tjerë. […]
Taksat 2017
Paketa e re Fiskale e 2017-s i ka dhënë sinjalet e një viti elektoral, ku nëpërmjet lehtësive ndaj biznesit, qeveria pret të arkëtojë 6.2 miliardë lekë më shumë. Teksa priten lëshime në faljen e gjobave prej amnistisë fiskale, qeverisë i duhet të vendosë nën presionin e FMN-së të heqë përjashtimet fiskale për disa taksa dhe të rrisë akcizën për gazin dhe cigaret e luksit. Si do t’i mblidhen ekonomisë 23 miliardë lekë të ardhura shtesë dhe si do të shpërndahen […]
23 mld lekë më shumë në buxhetin e 2017, kush do t’i paguajë
Për vitin 2017, qeveria ka llogaritur t’i rrisë të ardhurat nga tatimet dhe doganat me rreth 21 miliardë në krahasim me faktin e pritshëm të këtij viti. Duke përfshirë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, të ardhurat pritet të rriten në vlera neto me 23 miliardë lekë ose 6.5% më shumë. Edhe pse është një vit elektoral, parashikimet janë pesimiste. Të ardhurat tatimore në 9-mujorin e këtij viti janë rritur me 7.4%, teksa shihet se qeveria ka planifikuar një rritje […]
Koncesionet, kosto në buxhet 68 miliardë lekë
Forma e re e koncesioneve me Partneritet Publik Privat është kthyer në një rrezik real për arkën e shtetit, e cila duhet të paguajë një faturë të lartë kundrejt bizneseve që menaxhojnë këto koncesione. Aktualisht, janë në fuqi 6 kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP) të cilat marrin mbështetje buxhetore si dhe pritet që gjatë vitit 2017 të startojnë dhe 2 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë. Pagesat nga arka e shtetit për […]
Vrasësi që paguajmë për të shëtitur në rrugë
Nga një vend ku makina private ishte e ndaluar, sot Shqipëria është bërë një panair i madh, ku gjen të gjitha markat e brandet e tyre. Vetëm se kur shikon pamjen e tyre, por edhe më shumë statistikat për automjetet e regjistruara në vend, bie në sy numri jashtëzakonisht i madh i makinave të vjetra dhe shumë të vjetra, shumë herë më i madh se i plehrave që krijojmë çdo vit nga konsumi. Por duket se jemi familjarizuar me këtë […]