Anketa, shqiptarët varfërohen më 2015, shpenzuan gjysmën e të ardhurave për ushqime
Familjet shqiptare rritën më 2015 shpenzimet për konsumin e ushqimeve me 4,4 pikë përqindje në krahasim me 2014-n. Tendenca për të ulur shpenzimet e tjera dhe fokusi drejt ushqimeve është treguesi më i qartë se familjet shqiptare po varfërohen dhe shqetësimi kryesor i tyre është sigurimi i nevojave bazë të jetesës. Ky është një kthim mbrapa, teksa në dekadën e fundit, pesha e shpenzimeve për ushqime kishte ardhur veçse në ulje. Instituti i Statistikës, në anketën e buxhetit të familjeve, […]
BSH: Ka euro me tepri në treg
Në kushtet ku deficiti i llogarisë korrente në 6-mujorin e parë ka qenë dy herë më i lartë se një vit më parë, tendencë kjo edhe në muajt në vijim, monedha vendase, Leku, në vend që të nënçmohet, është forcuar. Banka e Shqipërisë, në raportin periodik të politikës monetare për tremujorin e tretë të vitit, vuri në dukje se tendenca mbiçmuese e lekut u përforcua në muajt korrik dhe gusht, periudhë në të cilën kursi Euro/Lek regjistroi vlerën mesatare prej […]
Gjiknuri: Ja pse u vendos akciza e gazit për automjete
Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka shpjeguar në raportimin në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese arsyet e vendosjes së akcizës së gazit prej 13 lekësh për litër. Sipas tij, ky ka qenë propozimi i Ministrisë së Energjisë dhe është bërë për një arsye shumë të thjeshtë, për të disiplinuar një proces shumë kaotik të mbushjes të bombolave të gazit, për të disiplinuar tregun e gazit të lëngshëm, i cili është bërë shkak për aksidente të shumta. Ai ka sqaruar […]
Masterplani i gazit. Konsultim për ndikimin në mjedis
Ministria e Energjetikës do të nisë një fazë të gjerë konsultimi me grupet e interesit, komunitetin dhe ambientalistët për ndikimin në mjedis që do të ketë gazifikimi i vendit. Më datën 24 nëntor 2016, ora 10:00, në mjediset e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të gjithë personat e interesuar mund të konsultojnë shqetësimet dhe interesin e tyre në prag të Raportit Përfundimtar të Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Master Planit të Gazit Natyror. Konsorciumi COWI-IPF (Konsulenti) është kontraktuar nga Ministria e […]
Banka e Shqipërisë: Ekonomia, në trajektore rritëse
Ekonomia ka hyrë në një trajektore rritëse, sipas raportit më të fundit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Sipas bankës, aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje, inflacioni po lëviz drejt objektivit, ndërsa tregjet financiare mbeten të qeta dhe kostot e financimit në to janë pranë minimumeve historike. Këto tendenca reflektojnë politikën monetare stimuluese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, përmirësimin e besimit në ekonomi dhe qetësimin e goditjeve nga ambienti i huaj. Banka e Shqipërisë pret një rritje më të […]
Falimenti dhe sekuestrot
Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Civil Ndryshimet që iu bënë Kodit Civil dhe atij të Procedurës Civile për të shmangur ‘mbivendosjen’ me ligjin e ri të Falimentit tashmë kanë hyrë në fuqi. Të miratuara në datë 3 nëntor dhe të dekretuara nga Presidenti në datë 14 nëntor, këto ndryshime vlerësohen nga juristët si të rëndësishme në lidhje me çështjet e falimentit, por edhe me ekzekutimin e vendimeve. Në Kodin Civil, ndryshimet kanë të bëjnë me radhën e preferimit (shpërndarja […]
100 kompanitë me fitime më të larta
Kurora e këtij viti u shkon bizneseve shtetërore të energjisë, sipërmarrjeve me fitime të garantuara nga marrëveshjet e favorshme koncesionare, bankave, kompanive të ndërtimit (kryesisht ato që kanë kontrata me shtetin) dhe nënkontraktorëve të kompanive publike të energjisë. Bie fitimi i telekomunikacioneve, nënkontraktorëve të naftës e lojërave të fatit Cilat janë sipërmarrjet me normën më të lartë të fitimit në vend… Nga Ornela Liperi Në një treg, që vepron në kushtet e një ekzekutivi që tenton gjithmonë e më […]
Në ndjekje të dhjetëshes
Abkons është një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në 2015, duke deklaruar një shtatëfishim të xhiros, ndërsa është renditur e 12-a në listën e kompanive më fitimprurëse me fitime prej 845 milionë lekësh, me një marzh fitimi prej 37%. Abkons është një ndër nënkontraktorët e gazsjellësit TAP për proceset e sigurimit të të drejtave të përdorimit të tokës. Ndonëse fabrika e çimentos së Fushë-Krujës ka ulur të ardhurat me 11%, ajo ka arritur të dyfishojë fitimet në 823 […]
Manjati rus padit Malin e Zi për falimentimin e fabrikës së aluminit
Kompania e Aluminit në qendër të Europës, në pronësi të manjatit rus Oleg Deripaska, ka paditur qeverinë e Malit të Zi për falimentimin e fabrikës së aluminit, KAP. Sipas një deklarate të fundit, miliarderi rus, Oleg Deripaska i kompanisë së aluminit në qendër të Europës ka paditur Malin e Zi për humbjen e qindra milionëve për shkak të falimentimit të fabrikës së aluminit në Podgoricë. Ky rast do të dërgohet për gjykim në Qipro, ku kompania ruse ka selinë e […]
Bosnjë-Hercegovinë/ Në kërkim të huasë në Kinë
Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska, është në një vizitë 10-ditore në Kinë gjatë së cilës do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Kinës Perëndimore. Me Republikën Srpska në një pozitë jo fort të mirë nga ana financiare, Dodik e ka ndërmarrë këtë udhëtim edhe në kërkim të një mbështetjeje financiare. Zoran Pavloviq, ekonomist në Banja Luka, tha se ai dyshonte shumë që Dodik do të kthehej nga Kina me huanë e marrë, për shkak se historiku i të […]
Serbi/ Pjesë e projektit TAP
Një delegacion i kryesuar nga ministri i Ekonomisë së Azerbajxhanit, Shahin Mustafayev u takua me zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vučić. Gjatë takimit, palët diskutuan perspektivat e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. Ministri Shahin Mustafayev tha se dy vendet janë duke bashkëpunuar në fusha të ndryshme ekonomike, që përfshijnë energjinë, investimet, tregtinë, transportin, bujqësinë, si dhe vuri në dukje se Serbia mund t’i bashkohet projektit TAP. Aleksandar Vuçiç, nga ana e tij, tha […]
Bulgari/ Qeveria hedh poshtë lajmet për tërheqjen e buxhetit
Ministri i Financave i Bullgarisë, Vladislav Goranov, ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të komisionit buxhetor se qeveria ka për qëllim të tërheqë projektbuxhetin për vitit të ardhshëm. Në një deklaratë për shtyp, Goranov deklaroi se buxheti i paraqitur në Parlament nuk do të bjerë peng e kësaj përballjeje joparimore politike …dhe populizmit. Më herët, Menda Stoyanova, një ligjvënës në partinë GERB i cili gjithashtu është pjesë e kryesisë së komisionit buxhetor tha se ky hap është politikisht korrekt, edhe […]
Bosnjë-Hercegovinë/ Bien më tej interesat e bonove
Sipas federatës autonome boshnjako-kroate, bonot e thesarit shënuan rënie në fund të tremujorit të tretë. Rajoni e arriti objektivin e tij me 30 milionë marka boshnjake (17 milionë dollarë), shumë kjo që e ndihmoi për të mbyllur disa të çara në buxhet. Në korrik, Banka Qendrore e Bosnjës paraqiti një normë negative interesi për të gjitha rezervat e bankave tregtare që tejkalojnë normën e detyrueshme rezervë. Banka Qendrore, e cila nuk kishte vendosur asnjë taksë deri tani mbi bankat e […]
Kroaci/ Thellohet deficiti tregtar
Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave kroate, deficiti tregtar i jashtëm u thellua në muajin gusht. Deficiti tregtar u thellua në 641,2 milionë euro në gusht nga 616,0 milionë euro në muajin e kaluar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë deficiti tregtar ishte 540.4 milionë euro. Eksportet gjatë muajit gusht ranë në 0.93 miliardë euro nga 1.01 që ishin në korrik. Totali i importeve arriti në 1.57 miliardë euro krahasuar me 1.63 miliardë që […]
Rumani/ Ngadalësohet rritja ekonomike
Sipas shifrave paraprake të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, rritja ekonomike e Rumanisë në tremujorin e tretë të vitit ishte më e ulët se ajo gjatë muajve të kaluar. Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0.6% në tremujorin e tretë, por shumë më i ulët krahasuar me atë të tremujorit të dytë, ku u rrit me 1.5%. Në bazë vjetore, rritja ekonomike në fund të muajit shtator ishte 4.6%, e ulët krahasuar me nivelin e rritjes prej 6.0% […]
Bullgari/ KE parashikon përmirësim në rritjen ekonomike
Në raportin e vjeshtës, Komisioni Europian (KE) ka parashikuar përmirësim në rritjen ekonomike të Bullgarisë, krahasuar me atë çka pritej, gjë kjo e shkaktuar kryesisht si pasojë e uljes së vazhdueshme të papunësisë gjatë vitit 2016. KE gjithashtu parashikon se borxhi i shtetit i cili ka arritur pikun e tij do fillojë të ulet në një periudhë afatmesme. Sipas KE-së, PBB-ja e Bullgarisë është rritur me 3.6% në 2015, ndërsa për 2016 ajo pritet të rritet me 3.1%, në 2017 […]
UFO-ja fluturuese pritet të nisë udhëtimin nga deti në 2018
Firma Jet Capsule përveç dizenjimit të mini-jahteve është bërë e njohur së fundmi edhe për ndërtimin e UFO-ve fluturuese. Edhe në vitet e kaluara, kjo firmë ka lançuar draft projektet e saj por të cilat kanë mbetur vetëm në letër. Këtë vit firma ka ecur më tej me projektet e saj pasi ka lançuar projektin e saj në 3D për ndërtimin e një jahti në formën e anijes fluturuese të cilën e ka quajtur UFO dhe që pritet të përfundojë […]
Çfarë ndodhi
Donald Trump fitoi më pak vota se Mitt Romney në vitin 2012. Por, Hillary Clinton pati një rezultat edhe më të dobët se Barack Obama Rruga e Donald Trump drejt Shtëpisë së Bardhë, e cila përfundoi me një fitore të papritur ndaj Hillary Clinton më 8 nëntor, filloi në një ashensor të Kullës Trump 17 muaj më parë. Duke zbritur me madhështi në holl, ku e prisnin gazetarët, ylli i televizionit kishte pamjen e një profeti të rremë, shkruan The […]
Trump, fitimtar
Intervista e Laure Mandeville që lajmëroi uraganin Laure Mandeville, Grand Reportere e gazetës franceze “Le Figaro”, është njëkohësisht shefja e departamentit për Amerikën që nga viti 2009. Ajo e ndoqi kandidaturën republikane prej fillimit të fushatës dhe sapo ka publikuar librin “Kush është në të vërtetë Donald Trump?” nga shtëpia botuese “Équateurs”. Intervista që po botojmë sot në “Monitor” u publikua nga “Le Figaro” një muaj përpara ditës së zgjedhjeve amerikane dhe rezultati tashmë i njohur konfirmon opinionet e shprehura […]
Modeli i shtetit që u bë pararojë e teknologjisë
60 vjet më parë, Tajvani ishte veçse një vend i varfër dhe i pazhvilluar, i mbështetur te bujqësia. Sot është i zhvilluar me infrastrukturë moderne, i orientuar nga teknologjia, duke u bërë prodhuesi më i madh i semi-konduktorëve në botë. Si u arrit të transformohej ekonomia në pak dekada… Nga Ornela Liperi Kur marinarët portugezë kaluan në një ishull pranë Azisë Lindore në vitin 1544, të mahnitur nga ajo që panë, e quajtën atë “Ilha Formosa”, që do të […]
Fokusi te kapitali njerëzor
Suksesi i Tajvanit, nga një ishull i varfër, i pazhvilluar e pa burime, në një qendër ekonomike rajonale me një sistem demokratik shumëpartiak vjen nga angazhimi kombëtar për të investuar njerëzit e tij, komenton revista “Forbes” në vitin 2015. Ndërsa faktorë të tjerë sigurisht që luajtën një rol në nxitjen e transformimit të Tajvanit, duke përfshirë tregti efektive dhe politika financiare, ai është kthyer në një ekonomi dinamike dhe e orientuar nga teknologjia duke përmirësuar bazën e vet të kapitalit […]
Fazat e zhvillimit ekonomik
Gjatë 60 viteve të fundit, Tajvani ka arritur një rekord të dallueshëm në rritjen ekonomike të shpejtë, çmimet e qëndrueshme dhe shpërndarjen e barabartë të të ardhurave, në sajë të përpjekjeve të përbashkëta të njerëzve të saj dhe politikave të qeverisë të bashkërenduara me strategji ekonomike të mirëpërcaktuara. Ky zhvillim është i njohur në gjithë botën si “Përvoja e Tajvanit”. Midis 1952 dhe 2014, të ardhurat për frymë të Tajvanit u rritën nga 208 dollarë në 22.6 mijë dollarë. Tajvani […]
Tjetër tatim i fshehur
Bizneset, kundër kufizimit të interesave që njihen si shpenzim i zbritshëm Një draft i Ministrisë së Financave për ndryshimin e ligjit të tatimit mbi të ardhurat që kufizon njohjen e interesave, si shpenzim i zbritshëm, deri në 30% të të ardhurave të tatueshme para interesit dhe tatimeve, ka ngjallur reagimin e ashpër të bizneseve. Dhoma e Tregtisë Tiranë dhe Dhoma Amerikane kanë shprehur rezerva për këtë nismë të Ministrisë, që sipas Financave bëhet me qëllim të luftojë evazionin. “Financimi me […]
Falimenton platforma (e palicencuar) online, Easy Invest
Easy Invest, një nga bursat e investimeve online, ka mbyllur aktivitetin në Shqipëri, duke marrë me vete investimet e qindra kreditorëve në Shqipëri dhe Kosovë. Lajmi u njoftua nga kreditorët e kompanisë pranë ‘Monitor’, të cilët janë braktisur që në korrik të këtij viti pa asnjë sqarim. Easy Invest që funksiononte si një platformë investimi online, në korrik të këtij viti mbylli web-in “www.easyinvest.al” nën shënimin “under construction”. Gjithashtu, adresa fizike e kompanisë në rrugën ‘Donika Kastrioti’, pallati 14, kati […]
Detajet e Paketës Fiskale
Edhe pse sipërmarrësit kanë këmbëngulur që viti 2017 të ofrojë një paketë ligjesh, të cilat do ta bënin më të lehtë klimën e të bërit biznes në Shqipëri, Paketa Fiskale është një nga më modestet në vite. Ndryshimet nuk janë rrënjësore, në një kohë që shihet një tërheqje e qeverisë nga rritja e taksave për disa mallra të cilat kanë qenë pjesë e planit të saj. Fasonët këtë vit kanë arritur të “fitojnë” heqjen e tarifave doganore për lëndët e […]
KUNDËR RRYMЁS
Ndërkohë që të gjithë i kanë sytë te SUV-ët, Shtëpia Angleze çfarë bën? “I shkel syrin” makinave të rrugës me një crossover mes Evoque dhe Range Sport, duke përzier karakteristikat tipike të markës me atletizmin e modeleve Coupé Kohët e fundit, Jaguar i kishte vjedhur skenën. Me futjen me shpejtësi të XE, si dhe të modeleve të reja XF F-Pace, Hirushja e grupit (vetëm për sa u takon shitjeve, natyrisht, të cilat janë rreth një e katërta e Land Rover), […]
Testi që do të duhet të kalohet
Me hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, një nga kapitujt që do të duhet të negociohet është edhe siguria ushqimore. Ekspertët thonë se kjo është një çështje e rëndësishme, pasi mund të çojë deri në mbylljen e aktiviteteve. Për qeverinë, qëllimi është sigurimi i monitorimit të plotë të zinxhirit nga ferma në tavolinë Siguria ushqimore është një nga barrierat më të mëdha tregtare për eksportet shqiptare. Nëse ajo do të arrihet të pranohet nga BE-ja, atëherë janë të […]
Misioni i dështuar i së majtës
Misioni i së majtës për të rritur punësimin dhe për të zbutur pabarazinë sociale përtej disa caqeve të limituara dhe rastësore, ka dështuar. Zënia në punë në Shqipëri kurrë nuk ka zbritur nën 10 për qind. Megjithëse kemi pasur një rritje ekonomike, që është luhatur në mesataren historike mes 3 dhe 5 për qind, rritja e punësimit nuk ka kërcyer asnjëherë më shumë se kjo shifër. As fenomeni i fundit i rizgjuar i emigracionit masiv nuk po e përmirëson treguesin […]