Nëse në dhjetor, Bashkimi Europian refuzon t’i hapë negociatat për anëtarësimin, kjo nuk është një befasi për shqiptarët.
Gjatë rrugëtimit, që nga marrja e statusit, megjithëse janë kryer disa reforma, profilit të Shqipërisë i janë shtuar disa shenja negative në rritje: përfshirja e krimit në politikë (ligji për dekriminalizimin), rritja e perceptimit për korrupsion dhe pamundësia për ta luftuar (reforma në drejtësi e pazbatuar) dhe zgjerimi i hartës së kultivimit të lëndëve narkotike (hashashi). Këto rrethana të reja e detyruan Bashkimin Europian t’i riformulojë kërkesat në një tjetër drejtim, ndaj vendosën si kusht të panegociueshëm zbatimin e reformës në drejtësi. Por, siç po rrjedhin ngjarjet, kjo nuk ka gjasë të ndodhë, të paktën deri në dhjetor dhe negociatat mund të shtyhen. Duke manovruar politikisht, mazhoranca ka hyrë një lojë, duke stigmatizuar BE-në si jo luajale ndaj shqiptarëve, duke krijuar përshtypjen e gabuar se për bllokimin e negociatave nuk është ajo fajtore.
Nga refuzimi humbasin shqiptarët. Por kush fiton?!
Nga moshapja e negociatave, klasa politike ka arsye të përfitojë. Rritja e kushteve, forcimi i monitorimit dhe kontrollit, do t’i linte asaj më pak fushë të lirë për të vepruar jashtë rregullave të një shteti të së drejtës dhe një qeverisje transparente e të pakapur. Rasti konkret me reformën në drejtësi tregon se, edhe pse është vetëm një hap larg nisjes së reformës, politika nuk po gjen vullnetin për ta kryer atë. Dhe jo se nuk di, por sepse nuk do. As pjesa më vullnetdashëse e saj nuk po mundet t’i shpëtojë këtij kurthi. Kjo është një sjellje tipike që ka shoqëruar gjithnjë procesin e integrimit.
Ndërkohë, ndryshe ka ndodhur me shqiptarët. Shumë kanë ikur emigrantë dhe e kanë fituar statusin e qytetarit europian. Anëtarësimi për ta është thjesht çështje njohjeje e këtij statusi. Ne të tjerët, të mbetur brenda Shqipërisë, procesi i integrimit deri në këtë fazë na ka bërë më të mirë dhe kurrë nuk i shkelëm rregullat, megjithëse u paragjykuam në çdo hap të tij.
Deri më sot, çdo etapë në ecjen e Shqipërisë drejt anëtarësimit është parë nga BE si një instrument presioni ndaj politikës për të plotësuar kriteret e një vendi kandidat. Kështu ndodhi me vizat, me statusin, por edhe kur u anëtarësuam në NATO. Por meqë sjellja e politikës shqiptare nuk ka ndryshuar shumë, hapja e negociatave duhet parë në një mënyrë tjetër, si një stimul për shqiptarët dhe një ndëshkim për klasën politike, pra jo thjesht një instrument presioni politik.
Në fund të fundit, Europa nuk ka pse trembet nga hapja e negociatave, pasi ai është thjesht një akt formal. Rëndësi ka procesi që rrjedh pas tyre. E vetmja që dëmtohet nga PO e BE-së është klasa politike, ndërsa opsioni Jo, e mban gjallë edhe për disa kohë statusin e plëngprishësit që nuk di të ecë përkrah popullit të vet.
Jeni duke lexuar në: 758
Rezultatet paraprake të ASN-së, për vitin 2015, shprehin se: – Shitjet neto u rritën 4,7% krahasuar me vitin 2014 – Numri gjithsej i të punësuarve u rrit 17,1% – Investimet e realizuara arritën vlerën 207 miliardë lekë nga 183 miliardë lekë në 2014, duke shënuar rritje prej 13,5% – Në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve operojnë 104.534 ndërmarrje. Numri i tyre u rrit me 22,7% krahasuar me vitin 2014. Bazuar në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, kontributin […]
Reforma tatimore e njoftuar së fundmi nga qeveria ka për qëllim të stimulojë shpenzimet dhe rritjen ekonomike dhe pritet që prej saj të përfitojnë kompanitë dhe qytetarët kroatë, thanë ekspertët. Reforma tatimore e propozuar nga qeveria e qendrës së djathtë të Kroacisë do të ulë taksat mbi të ardhurat për njerëzit e thjeshtë dhe kompanitë, në mënyrë që të shtojë shpenzimet dhe rritjen ekonomike, nga e cila “do të përfitojnë të gjithë”, – tha analisti ekonomik Velimir Sonje për BIRN. […]
Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit do të kufizohet në 2%, për shkak të vazhdimit të krizës politike. Pas zgjidhjes së saj, që pritet nga fundi i vitit, rritja për vitin e ardhshëm duhet të jetë nga 3.3%, në 3.7% në vitin 2018, parashikon Banka Botërore në Raportin më të ri ekonomik për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore. Në raport theksohet se situata politike mbetet faktor kryesor i rrezikut, ndërsa rreziku i rritur fiskal për shkak të rritjes së […]
Të mos rriten pensionet dhe urgjentisht të zvogëlohen shpenzimet e qeverisë. Kështu thuhet në raportin më të ri të Fondit Monetar Ndërkombëtarë. FMN-ja rekomandon fillimin e menjëhershëm të konsolidimit fiskal dhe sugjeron që borxhi publik të jetë nën 50% të PBB-së pasi është i rrezikshëm. “Nevojiten kursime, përmes racionalizimit të subvencioneve bujqësore dhe transferimeve nga pushteti lokal që nuk janë të destinuara mirë si dhe përmbajtje nga rritja ad-hoc e pensioneve”, thekson FMN-ja. FMN rekomandon rritjen e pragut të daljes […]
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, u takua me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, në Astana për të ndërtuar një marrëveshjeve të bashkëpunimit të deklaruar gjatë verës në Beograd, siç njoftoi zyra e shtypit të liderit kazak. Të dy ata diskutuan zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe të arritura gjatë vizitës se Nazarbayev në Beograd në gusht, kur Nazarbayev u bëri thirrje kompanive serbe për të marrë pjesë në ndërtimin e një hekurudhe që lidh Kazakistanin me Iranin dhe Gjirin Persik. Ky projekt hekurudhor […]
Policia rumune ka thyer, falë ndihmës së agjencive europiane të zbatimit të ligjit, një bandë mashtrimi kompjuterik të akuzuar për vjedhjen e miliona eurove. Dymbëdhjetë anëtarë të dyshuar të bandës janë arrestuar, si dhe 64 shtëpi dhe zyra janë bastisur, në një operacion që u mbështet nga agjencia europiane policore Europol dhe agjencia e bashkëpunimit gjyqësor Eurojust, thanë agjencitë në një deklaratë. E formuar në fillim të vitit 2012, banda vodhi më shumë se 4,5 milionë euro nga rreth 1.000 […]
Zyra e Prokurorisë së qytetit të Sofjes është duke përgatitur një padi kundër ministrit të Shëndetësisë, Moskov, në lidhje me skandalin e vaksinave, i cili ndodhi në fillim të vitit 2016. Dy prej deputetëve të Moskov gjithashtu do të jetë nën investigim. Moscov është thirrur për t’u paraqitur para prokurorisë javën e ardhshme. Në fillim të vitit 2016, prokuroria nisi procedurat për paragjykim në lidhje me shkëmbimin e vaksinave midis Bullgarisë dhe Turqisë. Fokusi i hetimit nuk është nëse vaksinat […]
Çmimet e prodhimit të Kroacisë kanë vazhduar të bien në tetor, edhe pse me një ritëm më të ngadaltë se në muajin e kaluar, siç treguan shifrat nga Byroja kroate e Statistikave. Indeksi i çmimeve të konsumit ka rënë 0.5% nga viti në vit në muajin tetor, pas një rënie 0.9% në muajin shtator. Kjo masë ka qenë në rënie që nga korriku 2015. Shpenzimet komunale ranë në 3.1% në tetor dhe tarifat e transportit zbritën me 1.1%. Në të […]
Si do të falimentohet tani me ligjin e ri? Mundësitë që i jepen biznesit për të dalë në sipërfaqe, në një formë të re. Mungesa e kulturës dhe sfida për ta kuptuar drejt këtë kuadër ligjor, ndër më të rëndësishmit për ekonominë shqiptare. Juristët japin argumentet dhe këshillat Nga Elona Bedalli Gjashtë muaj kohë do të duhet që ligji i ri i Falimentit të hyjë në fuqi. Deri sa mori formën e tij të plotë u deshën […]
Flet Av. Ardjana Shehi, Kalo & Associates Ligji i ri i Falimentimit nr.110/2016, i miratuar tashmë së bashku me Paketën Ligjore, ka ndryshuar edhe disa ligje të tjera përkatëse për të bërë të mundur zbatimin efektiv të tij. Ligji është botuar tashmë në Fletore Zyrtare dhe hyn në fuqi gjashtë muaj pas botimit. Në këto kushte, nëpërmjet këtij shkrimi, synohet të bëhet një përmbledhje e disa prej çështjeve kryesore të parashikuara nga Ligji i ri i falimentimit, si dhe i […]
Flet av.Brikena Kasmi, AFortiori Legal Counselors Falimenti është një institut i njohur tashmë nga e drejta shqiptare në bazë të ligjit të shfuqizuar që daton në vitin 2002. Karakteristikat e shoqërive shqiptare dhe biznesit shqiptar me vështirësitë që ata kanë përshkuar ndër vite kanë diktuar nevojën e përmirësimeve ligjore në lidhje me procedurat e falimentit. Falimenti është një procedurë ligjore, që përfshin një person ose një biznes, i cili ndodhet në vështirësi financiare dhe pamundësi financiare për të shlyer detyrimet […]
Flet av.Sabina Lalaj, Deloitte Albania Ligji i falimentimit sjell një sërë risish, por do të veçonim sidomos zgjedhjen e legjislatorit në lidhje me zgjerimin e rrethit të subjekteve tek të cilët shtrin efektet e veta falimentimi. Në bazë të dispozitave ligjore në rrethin e subjekteve përfshihen dhe njësitë administrative vendore që ligji aktual i përjashton shprehimisht. Kjo mund të konsiderohet një aspekt pozitiv dhe për vetë njësitë administrative vendore, që tashmë të barabarta me subjektet e tjerë në treg rritet […]
Një valë rritjeje ka përfshirë normat e interesit për monedhën vendase në katër muajt e fundit. Përkundrejt kursit agresiv të Bankës Qendrore për të mbajtur poshtë interesat, rritja e kërkesës së qeverisë për borxhe dhe hezitimi i bankave për financimin e tij kanë çuar lart përqindjet për letrat me vlerë të të gjitha maturimeve nga 1-1.5%, kredive bankare me 3% dhe më pak për depozitat. Banka e konsideron fenomenin të përkohshëm dhe lajmëron se nuk do të ketë ndryshime të […]
Banka e Shqipërisë uli në gjysmën e parë të vitit normën bazë të interesit dy herë radhazi, duke e çuar atë në një tjetër minimum historik prej 1.25%. Kjo është hera e 15 që institucioni monetar qendror ul normën bazë, që nga shtatori 2011 kur filloi politikën lehtësuese monetare. Por, një ulje e tillë dy herë rresht është parë vetëm në nëntor-dhjetor 2013. Përgjithësisht Banka e Shqipërisë lë një periudhë disamujore që lehtësimi i politikës të japë efekt. Por pas […]
Nëse Donald Trump nuk do të kishte fituar zgjedhjet në SHBA, me shumë gjasë Rezerva Federale do të rriste normën e interesit për dollarin (libori) në dhjetor, sipas sinjalizimeve që ishin dhënë më parë. Por fitorja e Donald Trump në garën presidenciale të SHBA-së hedh në pikëpyetje supozimin nëse Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit shpejt. Tregjet financiare u ligështuan pas fitores së Trump, ku rezervat në dollar nisën të zhvendoseshin drejt arit, duke reflektuar frikën e një […]
Qeveria italiane ka treguar “dhëmbët” për të mbrojtur vendet e punës që po i iknin drejt Shqipërisë, e cila po i konkurron me të rinjtë që flasin rrjedhshëm gjuhën italiane. Mediat e shtetit fqinjë fajësojnë kompanitë në Shqipëri për dumping. Si do të arrijë të mbijetojë sektori në Shqipëri dhe a mund të kalojë ai në një fazë tjetër, me vlerë të shtuar më të lartë, që do ta bënte më pak të prekshëm ndaj presionit italian. Historia e Almaviva, […]
Ja çfarë parashikon ligji që po shkakton një stuhi të vërtetë tek operatorët call center në Shqipëri… E përditshmja italiane ‘ilSole24ore’, në një artikull ka bërë një analizë të amendimeve që po i bëhen projektligjit kundër delokalizimit të shërbimeve call center. Giampiero Falasca shkruan se rishikimi i ligjit tenton të forcojë masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit. Hartuesit e këtyre amendimeve kanë […]
Flet Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Qeveria shqiptare, duke pasur parasysh shumë marrëveshje dypalëshe që rregullojnë marrëdhëniet ekonomike mes vendeve tona, duhet të përpiqet për të nxjerrë në pah faktin se një ligj i tillë mund të vërë në rrezik një sektor të tërë të ekonomisë sonë. Në anën tjetër nuk do të zgjidhte problemin që Italia po has… Çfarë parashikon projektligji që po diskutohet në Itali në lidhje me delokalizimin e kompanive […]
Prej muajsh, mediat italiane po ziejnë nga lajmet për problemet që po kalojnë kompanitë call center në Itali dhe rrezikun e humbjes së 80 mijë vendeve të punës. Shqipëria fajësohet hapur për këtë situatë, pasi ka ulur ndjeshëm çmimet e shërbimit, duke i bërë kompanitë që kanë aktivitetin në Itali jokonkurruese. “Për të kuptuar se sa po vuan sektori, mjafton të shohësh se çfarë ndodh në anën tjetër të Adriatikut, ku – në Shqipëri – call center po lulëzojnë, duke […]
Në mediat italiane është rritur shqetësimi për Almaviva, kompaninë më të madhe të këtij sektori në Itali, me 45 mijë të punësuar në Itali e jashtë, me xhiro mujore prej 2.3 milionë eurosh, po deklaron humbje të vazhdueshme dhe po shkurton vende pune. Alarmi është dhënë edhe nga sindikatat. Përfaqësuesit e të punësuarve, sindikatat, kanë kërkuar prej Komisionit të Punësimit në Senat që të ndërhyjnë me anë të ligjeve kundër zhvendosjes dhe sanksioneve që tashmë janë të parashikuara, shkruan Corriere. […]
Rritja e shpejtë e sektorit call center në Shqipëri, në vetëm pak vjet tregoi që ky vend ka avantazhe konkurruese të larta, që duhen shfrytëzuar. Por, tashmë ka ardhur koha të kalohet në një fazë më të lartë, të iket nga industria fason dhe call center, që janë skllavëruese dhe shfrytëzojnë vetëm koston e lirë të fuqisë punëtore. I këtij mendimi është Armand Frangu, drejtor ekzekutiv i kompanisë B360 dhe anëtar i Shoqatës Shqiptare të Teknologjisë së Informacionit (AITA), që […]
Në Shqipëri, sektori do të vihet në vështirësi të mëdha. Nuk do të ketë më asnjë nismë për të hapur kompani të reja. Nëse deri dje ky sektor është rritur me ritme të larta, tashmë kjo nuk do të ndodhw më… Diego Pisa, është menaxheri për Shqipërinë i një prej kompanive të mëdha të shërbimit call center, Teleperformance. Një kompani ndërkombëtare e cila ka seli në 62 shtete, përfshi këtu edhe vende si Shqipëria, Rumania etj. I pyetur nga “Monitor”, […]
Parisi, Meksiko, Madridi…kryebashkiakët e disa prej kryeqyteteve më të mëdha u mblodhën në qytetin e Meksikos për Samitin e Cities 40 dhe premtuan se do të largojnë nga rrugët e tyre naftën “me synim përmirësimin e cilësisë së ajrit për qytetarët”. Anne Hidalgoiu bashkua Cities 40 në luftën kundër naftës. Disa prej homologëve të saj, të mbledhur në qytetin e Meksikos në kuadrin e Cities 40 (C40), mbledhja e kryebashkiakëve të qyteteve më të mëdha të botës, folën lidhur me […]
Plani për të reduktuar përdorimin e energjisë me 30% përpara 2030-s përbën objektivin kryesor të paketës që do të ndihmojë Europën për të përmbushur angazhimet e Parisit… Europa do të fillojë gradualisht të heqë subvencionet mbi qymyrgurin si dhe të reduktojë përdorimin e energjisë me 30% përpara përfundimit të dekadës së ardhshme, në bazë të një pakete të madhe të energjisë së pastër të shpallur në Bruksel. Plani prej 1000 faqesh për të ndihmuar që BE-ja të përmbushë angazhimet klimatike […]
Zgjedhjet presidenciale franceze: Rreziku më i madh populist në Europë Një nga një, demokracitë liberale po zgjohen për të zbuluar se siguritë e tyre po shtypen prej marshit të populizmit të mbylljes së kufijve, shkruan The Economist. Fillimisht ishte vota pro Brexit, më pas zgjedhja e Donald Trump si presidenti i radhës në Amerikë. Në fillim të 2017-s, Franca do të përballet me zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave nuk do të përcaktojë vetëm mirëqenien e Francës, por edhe të […]
Pavarësisht bindjes suaj politike, fitorja e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump ishte padyshim tronditëse. Por, sikurse Barry Ritholtz nënvizon: “Një prej gjërave më të mira që mund të bëjmë kur përballemi me një surprizë të tillë është që të mësojmë nga përvoja”. Mbi të gjitha, gjithmonë mëson nga ngjarjet jo tregtare se si tregjet e investimeve funksionojnë. Në të kaluarën, Ritholz thotë se mësoi shumë në investime prej “Marrëzisë së Marsit”, në zgjedhjet e 2012-s, ligës së futbollit amerikan dhe […]
Pasiguria politike po vendos në rrezik stabilitetin financiar të Eurozonës, sipas Bankës Qendrore Europiane… Referendumi i Britanisë dhe zgjedhjet në ShBA kanë ndikuar së bashku në atë që quhet “kombinim i treguesve të stresit sistematik”. Thuhet se 19 vende që përdorin monedhën euro do të goditen nga një luftë tregtare, inflacion i lartë dhe normat e rritura të interesit në ShBA. Në rastin më të keq, thotë BQE-ja, kjo mund të rindezë krizën e borxhit të vitit 2009. Gjithashtu paralajmëron […]
Banka e Shqipërisë ka çuar në Kuvend ligjin e ri “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në Banka”, i cili parashikon se, në rast likuidimi, publiku dhe interesat e tij të jenë të mbrojtur maksimalisht Kriza financiare tregoi se instrumentet ekzistuese ishin të pamjaftueshme për të trajtuar në mënyrë të efektshme bankat të cilat nuk janë në pozita të shëndosha financiare ose që janë në kolaps. Gjatë krizës, shumë vende për t’i shpëtuar bankat nga likuidimi, përdorën paratë e […]
Ndërhyrjet e qeverisë duhet të mbështesin funksionimin e tregjeve, me qëllim që ato të forcojnë rritjen e shëndoshë ekonomike, duke ju dhuruar nxitës për të bërë plane biznesi, më saktë: për të punuar, për të kursyer, për të akumuluar kapital fizik dhe njerëzor, si dhe për të ushtruar talentin e tyre si sipërmarrës Deri tani, askush nuk ka mundur të provojë se zyrtarët e qeverisë kanë njohuri të përkryera dhe atë mençuri të mjaftueshme për të drejtuar çështjet ekonomike të […]
Sipas të dhënave zyrtare nga Financat, stoku i borxhit publik arriti në fund të tremujorit të tretë në 69.77% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Por, a do të arrijë ky borxh të mbetet nën 70% të PBB-së deri në fund të vitit?! Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, për borxhin publik rezulton se në fund të tremujorit të tretë, ai arriti nivelin e 7.74 miliardë eurove, nga 7.56 miliardë euro në fund të vitit 2015, duke pësuar një […]
Tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, i cili uli pragun për blerjet online, operatorët postarë kanë konstatuar një tendencë në rënie. Ata theksojnë se kjo ka diktuar një tjetër sjellje te njerëzit, të cilët po blejnë më shpesh e në shuma më të vogla. Në anën tjetër është favorizuar tregtia me Kinën Për vitin 2017, qeveria parashikon një efekt prej 250 milionë lekësh nga vendosja e kufirit të taksueshëm për blerjet online, nga 150 në […]
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Grupit Koordinues për Procesin e Bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës, ka pritur në takim një delegacion të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Asistencën Teknike për Procesin e Bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, të kryesuar nga këshilltari për Asistencë Teknike në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Enriko Aav. Ky Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë në Kosovë deri më 9 dhjetor 2016, ku do të […]
Të ardhurat nga akciza nga janari i këtij viti e deri më 15 nëntor kapin shifrën e 138 milionë eurove që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kanë shënuar rritje me 29 milionë euro. Njohës të çështjeve ekonomike deklaruan për gazetën “Epoka e re” se mbledhja e të ardhurave nga akciza ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik e, po ashtu, sipas tyre, kjo shumë është rritur në sajë të luftimit të kontrabandës. Zëdhënësi i Doganës së […]
Shqiptarët zgjodhën t’i kalonin festat e Nëntorit jashtë atdheut. Agjencitë e udhëtimit raportuan prenotime të larta në krahasim me një vit më parë, duke qenë se ishin katër ditë pushim (26-29 nëntor). Pjesa më e madhe e prenotimeve u bënë rreth një muaj më parë, gjë që i favorizoi për të marrë çmime më të lira. Drejtuesit e agjencive turistike thanë për “Monitor” se këto ditë pushimi u dhanë mundësi shqiptarëve që të realizonin udhëtime, disi më të largëta. Krahas […]
Por, përtej atmosferës festive e udhëtimeve relaksuese, qëndrojnë gjithmonë problemet me të cilat vazhdon të përballet turizmi brenda vendit, ku ndër më kryesorët është infrastruktura rrugore. Drejtuesit e të Shoqatës së Tur Operatorëve Shqiptarë u shprehën se janë disa akse rrugore, nga Veriu në Jug, që kanë ndikim të rëndësishëm në turizëm e që duhet të përmirësohen. Nëpërmjet një letre ata i janë drejtuar drejtuesve të ministrive të linjës për t’i marrë në konsideratë e për të parë mundësinë e […]
Nga studiot e dizajnit ku mori formë deri tek vlerësimi në rrugë, kalimi i liqeneve të ngrirë të Leponisë për të vënë në provë ekstreme elektronikën. “Histori e një dimri të gjatë të jetuar në gjenezën e modelit të ri 3008 dhe çfarë është më interesante ndjekja e të gjithë historisë që makina ka mbrapa”. Filloi gjithçka kështu, gjashtë muaj më parë, me këtë tregues operativ të ardhur nga lart. Dhe mjaftoi vetëm një moment për të kuptuar se koha […]
Ka shënuar njënivel rekord kërkesa e bankave për të blerë obligacione në euro të qeverisë shqiptare me afat maturimi dyvjeçar. Në ankandin e zhvilluar javën e kaluar, bankat kërkuan të blinin 98 milionë euro, por qeveria kishte vendosur si limit shumën 35 milionë euro, e cila edhe u pranua, duke “refuzuar” 63 mln euro. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, kuponi indikativ zbriti në 0.75%, duke shënuarrënie të ndjeshme në raport me ankandin e fundit […]
Banka e Shqipërisë ka çuar në Parlament projektligjin “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”. Në relacionin përkatës, Banka e Shqipërisë thotë se kriza financiare tregoi se instrumentet ekzistuese ishin të pamjaftueshme për të trajtuar në mënyrë të efektshme bankat të cilat nuk janë në pozita të shëndosha financiare ose që janë në kolaps. Gjatë krizës, shumë vende për t’i shpëtuar bankat nga likuidimi përdorën paratë e taksapaguesve, nëpërmjet mbështetjes me likuiditet të tyre nga […]
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) njoftoi se ka pranuar në skemën e sigurimit kërkesat për anëtarësim të Shoqërive të Kursim-Kreditit. Sipas njoftimit zyrtar të ASD-së, anëtarësimi në skemë i tyre fillon më datë 1 janar 2017. Niveli maksimal i sigurimit dhe kompensimit të depozitave për çdo anëtar depozitues në SHKK-në anëtare të skemës së sigurimit të depozitave është 2.000.000 lekë. Ndryshimet në ligjin e sigurimit të depozitave në vitin 2014, patën si qëllim zgjerimin e skemës së mbulimit edhe […]
Përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) dhe të Shoqatës së Bankave të Malit të Zi (AMB) zhvilluan një takim për të nënshkruar Memorandumin për Partneritet dhe Bashkëpunim. Z. Spiro Brumbulli, Sekretari i Përgjithshëm i AAB dhe z. Mirko Radonjić, Sekretari i Përgjithshëm i AMB, u takuan në mjediset e AAB-së për këtë moment të rëndësishëm. Ky Memorandum përcakton kornizën për bashkëpunim në të ardhmen në mes të dy shoqatave të vendeve përkatëse, në mënyrë që të krijohen kushte të […]
Inspektimi i punës do të mund të bëhet edhe elektronikisht. Metodologjia e re ka të bëjë me kalimin në sistemin online të inspektimit. Projekti “e-Inspektim”, do të thotë hedhja e të dhënave direkt gjatë inspektimit për çdo subjekt të inspektuar. Të dhënat online, transmetohen direkt në Inspektoratin Qendror, duke mos lejuar më ndryshimin e të dhënave më pas. Gjatë ceremonisë së prezantimit të këtij projekti, nga kreu i Inspektoratit të Punës z. Dritan Ylli, dhe kreu i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim […]
Pesë kompani shqiptare janë bashkuar në një konsorcium për të ndërtuar një park fotovoltaik ku do të prodhohet energji nga era në zonën e Devollit, përkatësisht në fushën e Maliqit. Kompanitë GAMMA SOLAR, ALFA ENERGY, BETA ENERGY, DELTA SOLAR dhe SOLARIS kanë shprehur interesin dhe kanë paraqitur aplikimin në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës për ndërtimin e parkut të energjisë me erë që pritet të prodhojë 50 MW energji elektrike. Këto lloj investimesh që nuk janë koncensionare kalojnë një procedurë […]
Nëse në dhjetor, Bashkimi Europian refuzon t’i hapë negociatat për anëtarësimin, kjo nuk është një befasi për shqiptarët. Gjatë rrugëtimit, që nga marrja e statusit, megjithëse janë kryer disa reforma, profilit të Shqipërisë i janë shtuar disa shenja negative në rritje: përfshirja e krimit në politikë (ligji për dekriminalizimin), rritja e perceptimit për korrupsion dhe pamundësia për ta luftuar (reforma në drejtësi e pazbatuar) dhe zgjerimi i hartës së kultivimit të lëndëve narkotike (hashashi). Këto rrethana të reja e detyruan […]