Kuti matës i prosperitetit ekonomik të shqiptarëve duhet të ndryshojë. Ai nuk është më i vlefshëm nëse do të vijojë të matet me mandate qeverisëse që kanë kaluar sa herë që ka rotacione politike.
Kuti ynë i vlerësimit është që të tregojmë se sa afër jemi me qëllimet që kemi.
Ne e dimë se ku duam të shkojmë. Drejt vendeve më të përparuara dhe me prosperitet të Europës. Megjithëse jemi të qartë dhe pa dyshime për këtë, ecjen tonë përpara nuk e kemi matur me sa larg dhe afër këtij objektivi jemi.
Gjithnjë vlerësimi në vendin tonë është bërë përmes kutit se kush ka qeverisur më mirë krahasuar me dikë më parë, por jo se sa shpejt kemi ecur drejt së ardhmes. Pra vazhdojmë të matemi me të shkuarën, ndërsa krahasimi me të ardhmen e tremb politikën, ndaj edhe ne jemi zhytur në debatin e shterpë të asaj që iku dhe jo të asaj që na pret.
Javën që kaloi, Eurostat i certifikoi përpjekjet tona si jo aq të dobishme sa të garantonin prosperitet më të shpejtë kundrejt vendeve të cilat aspirojmë t’i ngjajmë.
Shqipëria është vendi i dytë, pas Bosnjës, më i varfër në Europë, me të ardhura për frymë vetëm sa 30 për qind e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, nëse nga viti 2004 deri më 2010, të ardhurat për frymë në Shqipëri ndaj mesatares së BE-së u rritën me 10 pikë përqindje, pas vitit 2010, ato thuajse kanë ngrirë, duke u rritur me vetëm 1%.
Nëse do t’i vlerësonim këta tregues vetëm në vështrimin ekonomik, konkluzioni është më i thjeshtë. Duket qartë se ekonomia e vendit ka nevojë për “revolucionin e saj industrial” për të dalë nga primitivizmi që nuk jep vlerë dhe mban ende në këmbë mëditjen moderne e për ta drejtuar në një sistem ekonomik e financiar vlerash që shumëfishohen nëse investon e arsimohesh më shumë.
Kjo do të na jepte më pas edhe shanset për të pasur një ekonomi me profil më identifikues dhe konkurrues. Por, së pari, për të dalë nga statusi ‘në vendnumëro’, ekonomia ka nevojë si parakusht të çlirohet nga dominimet.
Nga të dhënat e fundit që u bënë publike nga INSTAT në fillim të këtij muaji rezulton se 1 për qind e bizneseve kanë rreth gjysmën e aktivitetit ekonomik të vendit. Ky përqendrim lehtëson kapjen e qeverisë dhe sistemit. Përfitimi i zhbalancuar i së mirës kombëtare dhe aksesit tek ekonomia e bën vendin më të rrezikuar ndaj krizave dhe pengon përcjelljen e politikave simuluese në të gjithë gamën e aktivitetit ekonomik. Ndaj ekonomia jonë, pavarësisht përpjekjeve, nuk arrin të shtyjë përpara shqiptarët dhe i ngjan ende një trupi që, megjithëse jeton, është në “koma”, sepse nuk ka fuqinë për të kryer të plota funksionet. Këtë e tregon renditja në konkurrueshmërinë globale, ku Shqipëria mbetet në vendet e fundit të listës.
Por çështja nuk është vetëm ekonomike por edhe çështje vetëdije, sepse prosperiteti ynë ekonomik është i lidhur edhe me prosperitetin tonë si komb në çdo aspekt.
Një popull jeton ashtu siç udhëhiqet. Nëse duam të jetojmë më mirë ashtu si europianët, duhet të udhëhiqemi nga e ardhmja. Por këtë, ne ende nuk po e bëjmë, sepse progresin tonë e matim ende me sa larg kemi shkuar duke e matur nga u nisëm. Por kjo nuk është udhëheqje, është histori. Ne kërkojmë të udhëhiqemi përpara.
Jeni duke lexuar në: 760
Televizionet e mëdha po arrijnë të mbajnë reklamuesit, ndonëse po detyrohen të sakrifikojnë nga fitimet e tyre. Kohë më të vështira kanë ardhur për shtypin e shkruar, që vazhdon të vuajë largimin e lexuesve në favor të online, duke u bërë më pak tërheqëse për bizneset që duan të reklamojnë produktet. Reklamuesit e mëdhenj po mbajnë dorën, ndërkohë që hyrjet e reja mungojnë. Cili e kryeson garën e televizioneve dhe shtypit të shkruar, sipas të ardhurave e fitimeve. Si po […]
Në total, tregu i reklamave në vend në vitin 2015 vlerësohet të ketë arritur në rreth 38 milionë euro, nga rreth 37 milionë euro që ishte vitin e mëparshëm, me rritje të lehtë me rreth 3%, i udhëhequr nga përmirësimi i të ardhurave të televizioneve dhe rritjes së fortë të online, ndonëse nga nivele të ulëta. “Monitor” e ka bërë vlerësimin e tregut të reklamave për 2015, duke u nisur nga tregues direkt të matur nga disa drejtime: -të ardhurat […]
Pasi panë një rënie të të ardhurave në 2014-n, televizionet kryesore në vend kanë arritur të rikuperojnë një vit më pas, të ndihmuara nga zgjedhjet lokale, por dhe nga rritja e buxheteve të dy reklamuesve më të mëdhenj në vend, Vodafone dhe Telecom Albania. Edhe vetë televizionet kanë shtuar përpjekjet, duke bërë oferta më tërheqëse për bizneset dhe duke investuar në pasurimin e programacionit. Por, rritja e të ardhurave nuk i ka ndihmuar aspak televizionet kryesore, që në pjesën më […]
Shtypi i shkruar nuk po arrin të dalë nga ngërçi, ku e ka futur jo vetëm konkurrenca nga interneti, që po i largon lexuesit tradicionalë, por edhe shkurtimi i buxheteve nga reklamuesit. Totali i sipërfaqes së reklamuar në median e shkruar në vitin 2015 (për 36 gazeta e revista) ra me 26% me bazë vjetore, sipas të dhënave të monitorimit nga Idra Media. Në bazë të monitorimeve të Idra Media dhe të dhënave nga bilancet e gazetave kryesore, të ardhurat […]
Nëse ka një segment, që po lulëzon për momentin, është ai i reklamave në internet. Reklamuesit po ndjekin trendin e lexuesve që preferojnë të informohen kudo që ndodhen përmes smartphone, apo nga kompjuteri i zyrës e shtëpisë, një tendencë kjo që konstatohet në mbarë botën. Në Shqipëri, rritja e penetrimit të internetit vitet e fundit, sidomos te të rinjtë, ka bërë që reklamuesit të synojnë të kapin atë treg të synuar të grupmoshës relativisht të re, që dhe më parë […]
Radiot kryesore kanë shënuar ecuri të ndryshme në vitin 2015. Radio më e madhe në vend, Top Albania, pa një rënie të të ardhurave me 8.6% në 67 milionë lekë. Radio e dytë më e madhe në vend (sipas të ardhurave nga reklama), Club FM, ka rritur në 2015-n të ardhurat për të dytin vit radhazi. Ajo është zgjeruar me 33%, në 54 milionë lekë. 2015-a ka qenë më pozitive për Radion+2, që u rrit me 9.3% në 12 milionë […]
Tre operatorët kryesorë që menaxhojnë reklamat në hapësirë (outdoor), Albartex, La Strada, Metro SHA, kanë raportuar për të dytin vit radhazi rënie të ndjeshme të të ardhurave, duke reflektuar tkurrjen e buxheteve të kompanive në këtë kategori. Aktorët e tregut pohojnë se kjo tendencë ka vijuar dhe në vitin 2016. Ata shtojnë se ky treg është shumë informal dhe lehtësisht i manipulueshëm dhe një pjesë e buxheteve nuk arrin fare në destinacion.
Teksa tregu i reklamave në total nuk po njeh rritje prej disa vitesh, agjencitë publicitare janë përpjekur të rindajnë tortën e klientëve ekzistuese. Disa prej tyre kanë shënuar rënie në 2014-n e të tjerë kanë rimarrë veten. Aktiviteti i agjencive është shumë i luhatshëm, në varësi të klientëve që mund të humbin, apo fitimit të të rinjve dhe qarkullimi vjetor i tyre paraqet luhatje të mëdha nga njëri vit te tjetri. Pjesa më e madhe e qarkullimit të tyre vjen […]
Shoqëritë e telekomunikacioneve mbeten reklamuesit më të mëdhenj në Shqipëri, të ndjekura nga bankat. Vodafone është kompania me shpenzimet më të madha të publicitetit në vend. Në vitin 2015, buxheti i saj i marketingut ishte 1.14 miliardë lekë (rreth 8.3 milionë euro), me një rritje prej 24% në raport me vitin e mëparshëm. Edhe sipas hapësirës televizive, apo sipërfaqes së reklamuar në web, Vodafone dominon. Për Telekom Albania, shpenzimet e deklaruara të reklamave ishin rreth 997 milionë lekë (rreth 7.5 […]
Falë pozicionit gjeografik, numrit të ditëve me diell, tokës pjellore dhe varieteteve autoktone, në Shqipëri ka potencial të zhvillohet një industri konkurruese në rajon dhe më gjerë. Ekspertët rekomandojnë si të rrisim emrin e mirë të verës shqiptare… Shprehja se vera, sa më e vjetër të jetë, aq më e mirë bëhet, duket se nuk vlen te ne. Shqipëria nuk është një vend që shquhet për markat e verës, megjithëse ka një traditë mijëra vjeçare të prodhimit të saj. Aktualisht […]
I ri në moshë, po jo në industrinë e verës, Flori Uka na ka treguar diçka më shumë për tregun në Shqipëri dhe për sfidat që kanë prodhuesit në vend. Flori, nga të paktët enologë që ka në Shqipëri, reflekton pasionin dhe ambicien për punën. Sot, ai drejton një nga kantinat shqiptare. Si është tregu në Shqipëri? Tregu është shumë i vështirë dhe fajtorë janë të gjithë nga pak, duke filluar nga shteti. Pse vera “Made in Albania” krahasuar […]
Flet presidenti i Organizatës së Sommelierisë Shqiptare, Dashamir Elezi Prej sa vitesh operon Organizata e Sommelierisë Shqiptare? Ku konsiston puna juaj? Organizata Shqiptare e Sommelierisë është organizuar në 2015 dhe ka një kontribut mbi 11-vjeçar në jetën shoqërore shqiptare. Puna e organizatës konsiston në njohjen e verërave dhe pijeve të tjera alkoolike vendase dhe të huaja dhe përhapjen e kulturës së njohjes dhe shijimit të verës në Shqipëri; mbështetjen teknike të prodhueseve shqiptarë dhe të aktorëve të këtij tregu. […]
Jashtë, mes metropoleve të mëdha ose në destinacione ekzotike. Në mal, për ata që duan traditën ose në plazh për ata që shkojnë kundër rrymës. Ju sjellim një guidë se ku mund të kaloni Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2017 Nga Elona Bedalli Lajmin e mirë po jua themi që në fillim. Si Krishtlindja, ashtu edhe Viti i Ri bien në fundjavë, ndaj në dispozicion do të keni më shumë ditë për të pushuar. Gjithashtu do të keni më […]
Sipas CEO-s së Broadstone Defense, Dennis Pratte, kompania amerikane ka zgjedhur Maqedoninë për shkak të vendndodhjes së saj të shkëlqyer strategjike dhe klimës së favorshme të biznesit. Që nga fillimi i prillit të 2017, kompania do të fillojë të punësojë 200 njerëz, duke përfshirë këtu, zejtarët lokalë, ish-ushtarakë dhe staf për administratën, u shpreh ai… Armë, municione dhe pajisje të tjera do të prodhohen nga kompania amerikane Boadstone Defence në Maqedoni. Të mërkurën, kompania amerikane deklaroi zyrtarisht fillimin e investimit […]
Fondi i Investimeve Europiane dhe Banka Intesa AD nënshkruan marrëveshjen e parë në Serbi sipas programit COSME, program i Komisionit Europian për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM). Në sajë të mbështetjes financiare të Komisionit Europian, FIE është duke siguruar një garanci të drejtpërdrejtë që do të bëjë të mundur që Banka Intesa AD të mbështesë 3,000 NVM në Serbi gjatë dy viteve të ardhshme, me një vlerë prej 60 milionë eurosh kredi me kushte të favorshme, me një […]
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, Agjencia Standard & Poor’s ka dhënë vlerësimin e saj me BB+/B, me një perspektivë të qëndrueshme për Bullgarinë. Ky vlerësim mbetet në një nivel ‘junk’ (ndër nivelet më të ulët), në të cilin vendi ndodhet që prej dhjetorit të 2014. Kufizimet në këtë vlerësim përfshijnë edhe PBB-në e ulët për banor dhe nivelin e ulët të institucioneve. Gjithashtu, agjencia ka vënë në dukje se situata ekonomike po përmirësohet dhe vendi ka ecur me […]
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave Bullgare, prodhimi industrial ka shënuar sërish rritje, ndërsa rritja e shitjeve me pakicë është rimëkëmbur. Prodhimi industrial u rrit me 2.8%. Prodhimi në sektorin e minierave dhe të prodhimeve gurore u rrit me 8.8%. Nga muaji në muaj, prodhimi industrial është rritur me një mesatare prej 0.3%. Zyra e statistikave bullgare gjithashtu publikoi se prodhimi në sektorin e ndërtimit kërceu me 14.0% në vit. Në një raport tjetër, zyra […]
Ashtu siç pritej, Banka Qendrore e Serbisë e mbajti normën bazë të interesit të pandryshuar në 4%, edhe pse në një situatë pasigurie për sa i përket lëvizjes që do të bëjë Rezerva Federale Amerikane mbi rritjen apo jo të normës së interesit, si dhe zhvillimeve të tjera ekonomike në vende të ndryshme të botës. 13 analistë dhe tregtarë të anketuar nga Reuters u shprehën të bindur se Banka serbe nuk do t’i ndryshojë normat e interesit. Muajin e kaluar, […]
Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Kroate, çmimet e prodhimit ranë me ritme të shpejta gjatë muajit nëntor. Çmimet e prodhimit industrial ranë me 2.9% në nëntor, rënie kjo më e lartë se 2.3% i muajit tetor. Por kjo rënie nuk është e menjëhershme, ajo ka filluar që prej marsit të vitit 2013. Çmimet e prodhimit të tregut të brendshëm ranë me 3.1%, ndërsa çmimet e tregut të jashtëm ranë me 2.6%.
Ministri i Ekonomisë, Goran Knezeviç, dhe presidenti i grupit Gorenje, Franjo Bobinac, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në Valjevo, midis qeverisë serbe dhe prodhuesit slloven të pajisjeve elektroshtëpiake, një investim me vlerë 12 miliardë eurosh që do të ndikojë jo vetëm në zgjerimin dhe përmirësimin e kapaciteteve prodhuese, por edhe në ulje të nivelit të papunësisë. Duke reflektuar mbi bashkëpunimet e suksesshme 60-vjeçare të grupit slloven – duke përfshirë këtu edhe 10 vjet në Serbi, Bobinac u shpreh se pothuajse gjysma […]
Italia duhet të bëjë bashkë pjesët pas Matteo Renzi dhe referendumit të tij të dështuar Kryeministri që udhëhoqi Italinë në një përplasje politike ka dhënë dorëheqjen. Si të zgjedhin qeverinë e re… Kryeministri i ikur i Italisë tashmë ka marrë emrin “Njeriu i Rrënimit”. Duke marrë përsipër një referendum kushtetues me shumë të meta, në të cilin humbi me një rezultat të turpshëm me një diferencë prej 20 pikësh më 4 dhjetor, Matteo Renzi tashmë rrezikon që dobësojë ekonominë […]
Shpëtimi shtetëror i Bankës Monte dei Paschi di Siena, bankës më të vjetër në botë, duket i mundshëm. Ashtu siç kishte thënë më parë, kryeministri italian dha dorëheqjen më 7 dhjetor, tre ditë pasi votuesit refuzuan propozimet e tij për të ndryshuar Kushtetutën. Mendohet të planifikohet rikapitalizimi nga sektori privat i Bankës Monte dei Paschi di Siena, banka e tretë më e madhe në vend dhe më e vjetra në botë. Monte dei Paschi ka qenë në telashe prej vitesh. […]
Presidenti i zgjedhur ka një qasje të re të negocimit me korporatat në Amerikë. Ky nuk është plotësisht një lajm i mirë Ende pak javë larg nga marrja e detyrës, Donald Trump që tani ka përcjellë valë shokuese te biznesi amerikan, shkruan The Economist. Drejtuesit ekzekutivë dhe aksionerët e kompanive, janë të trullosur nga premtimet e presidentit të zgjedhur se do të zbusë barrën ligjore, do të shkurtojë taksat dhe do të nxisë ekonominë me anë të shpenzimeve për infrastrukturë. […]
Ekonomia greke do të rritet me 2.5% vitin e ardhshëm, pas rritjes me 0.1 pikë përqindje këtë vit, kryesisht nxitur prej investimeve, konsumit dhe eksportit, tha në një deklaratë Banka Qendrore e vendit. Në raportin e brendshëm të politikës monetare, Banka e Greqisë shkruante se vendi ka bërë para me zbatimin e reformave të rëna dakord sipas marrëveshjes së programit të shpëtimit vitin e shkuar. Në asnjë rrethanë ky progres nuk duhet të ndalojë. Greqia është bllokuar prej kreditorëve të […]
Të gjithë subjektet të cilët janë evidentuar nga Sistemi i Menaxhimit të Riskut si subjekte me rrezik, brenda muajit dhjetor, do të njoftohen elektronikisht për të bërë në mënyrë vullnetare korrigjimet përkatëse. Vetëm pas përfundimit të kësaj faze dhe afateve për vetëkorrigjim, administrata tatimore do të vijojë me kontrollet më të thelluara në subjekte. Tatimet kanë filluar takimet informuese me përfaqësues të sektorëve, të cilët kanë rezultuar nga sistemi i menaxhimit të riskut që kanë nivel të lartë evazioni. Nga […]
Është periudha më e bukur e vitit, në të cilën shitësit vendosin mbi banak ofertat më të mira që kanë në rafte, dhe konsumatorët zbrazin kuletat për të blerë produktet më të mira teknologjike për të njerëzit e tyre të dashur. Për t’u siguruar se nuk do të humbisni asgjë, revista ‘Forbes’ ka bërë një renditje të produkteve teknologjike që mund t’i dhuroni këtë vit. Kufjet Wireless JBL Everest Elite 700 Vs Airpods Apple Të dyja këto kufje ofrojnë lidhje […]
Inspektim i parë i gjeneratës së tretë. E provuar në Brazil, ku edhe është prodhuar. Pritet të jetë në treg në gjysmën e dytë të vitit 2017 planifikon të shesë modelin e ri Compass, i cili do të vijë në Evropë pas verës së ardhshme. Modeli, tashmë në gjeneratën e tretë, do të prodhohet në Brazil. Ai është i treti model që del nga fabrika në Goiana, Pernambuco: më parë aty ishte prodhuar Renegade e më pas modeli pick-up, Fiat […]
Shqiptarët e Kosovës nuk mund të lëvizin të lirë në zonën Schengen as vitin e ardhshëm nëse institucionet e Kosovës nuk arrijnë t’i përmbushin kriteret e kërkuara nga Komisioni Europian për liberalizim vizash. E me qëndrimet e ngurta të të dy palëve, koalicionit dhe opozitës, rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi shihet se liberalizimi i vizave është proces pa fund. Fajin për këtë zvarritje palët ia hedhin njëra-tjetrës. Kështu të paktën mendojnë njohës të çështjeve politike dhe deputetë […]
Republika e vogël që prej 15 dhjetorit ka prefiksin e saj, +383. U deshën gjashtë vjet negociata me Serbinë për të rënë dakord mbi këtë prefiks, edhe pse të dy vendet janë ende duke parë në këto simbole kontradiktore. “Mirë se vini në Slloveni!” Disa shfrytëzues të celularit nganjëherë priteshin në Kosovë me këtë fjali të habitshme, për shkak se ky territor prej 1.8 milionë banorësh nuk e kishte deri tani kodin e vet telefonik. Që nga fundi i luftës, […]
Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie të fortë gjatë ditës së premte, duke zbritur në 135.07 lekë, 0.42 lekë më pak se një ditë më parë. Ndonëse në bursat ndërkombëtare, euro e ka marrë veten, pasi arriti të enjten në nivelin më të ulët të 13 viteve, në tregun e brendshëm ajo ka vijuar me nënçmimin e thellë, duke arritur në nivelin më të ulët që nga tetori i vitit 2009. Aktorët e tregut pohojnë se rënia e […]
Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) zhvilloi mbledhjen e radhës, në të cilën u mbajtën dhe zgjedhjet, dhe zgjodhi si kryetar të ri të shoqatës, Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania. Drougkas zëvendëson në këtë funksion z. Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar për median, Shoqata e Bankave njoftoi se këto zgjedhje vinin si rezultat i mbarimit të mandatit të 3 prej anëtarëve të Bordit Drejtues. Anëtarët […]
Në Komisionin e Ekonomisë u miratua ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”. Ai u hartua për të garantuar ndërhyrjen në banka në rast se do të ketë ngjarje të jashtëzakonshme. Me ndryshime të vogla, Komisioni kaloi 89 nenet pa shumë diskutime. Ligji pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ai vendos në dispozicion të Autoritetit Mbikëqyrës, Bankës së Shqipërisë, një tërësi instrumentesh ligjore për të ndërhyrë në një fazë që të jetë […]
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njoftoi se rendimenti nga reduktimi i humbjeve të energjisë ishte 26 milionë euro gjatë 11-mujorit. Humbjet e energjisë në rrjet, që janë indikatori më i rëndësishëm i performancës, ishin 27.7% në janar–nëntor. Një vit më parë, treguesi i humbjeve ishte 30.7%. Reduktimi me 3 pikë përqindje ka potencuar financat e OSHEE-së me 26 milionë euro. Ndërsa në raport me vitin 2014, reduktimi i kostos së energjisë së humbur është 80.6 milionë euro. Gjithsesi, energjia e […]
Në tremujorin e tretë 2016, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 14,7%, e matur nëpërmjet një ankete të posaçme. Krahasuar me tremujorin e dytë 2016, papunësia u ul me 0,8 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 2,5 pikë përqindje, raportoi INSTAT. Instituti i Statistikave verifikoi se ritmi i rritjes së punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë, nga tremujori i dytë 2016 në tremujorin e tretë 2016 është: […]
Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit mori miratimin e qeverisë. I hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, ai do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve dhe potencialeve të Shqipërisë. Ky plan nuk tregon sa metër katrorë do të ndërtohen në vendin tonë dhe ku, duke qenë se është e pamundur që në një dokument strategjik të përcaktohen në mënyrë shteruese realizimi i të gjitha investimeve në zona specifike, për të gjithë territorin e vendit. Në kontekstin ekonomik, […]
Anketa më e fundit për Jetën në Tranzicion nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim tregon se korrupsioni vazhdon të mbetet sfidë në Europën Juglindore. Shqipëria, nga të gjithë vendet e Europës Juglindore (EJL) ka përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur se kanë bërë personalisht apo nga një pjesëtar i familjes së tyre pagesa nën dorë ose dhurata në 12 muajt e fundit, në pothuajse të gjitha shërbimet publike të cilat mbuloheshin nga pyetjet e anketës. […]
Kuti matës i prosperitetit ekonomik të shqiptarëve duhet të ndryshojë. Ai nuk është më i vlefshëm nëse do të vijojë të matet me mandate qeverisëse që kanë kaluar sa herë që ka rotacione politike. Kuti ynë i vlerësimit është që të tregojmë se sa afër jemi me qëllimet që kemi. Ne e dimë se ku duam të shkojmë. Drejt vendeve më të përparuara dhe me prosperitet të Europës. Megjithëse jemi të qartë dhe pa dyshime për këtë, ecjen tonë përpara […]