Që pabarazia në Shqipëri është rritur vitet e fundit, ky është tashmë një fakt që po pranohet dhe konstatohet hapur nga institucionet ndërkombëtare. Në prezantimin e Raportit të Tranzicionit 2016-2017, drejtuesit e ekonomistët e BERZH deklaruan se pothuajse të gjitha vendet e marra në vrojtim (36 në total, ku përfshihen ato të Europës Juglindore, Azia Qendrore, por edhe pjesa juglindore e rajonit të Mesdheut) deklaruan rritje të pabarazisë ekonomike. 30% e shqiptarëve në sondazhin e fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mendojnë se pabarazia është rritur.
Perceptimi që rritja ekonomike në Shqipëri nuk është mirëshpërndarë, është konfirmuar edhe nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili krahasoi rritjen gjithëpërfshirëse me rritjen ekonomike pothuajse në të gjitha vendet në raportin e tij të fundit “Rritja gjithëpërfshirëse dhe zhvillimi”. Në këtë klasifikim, Shqipëria është përfshirë në zonën portokalli, atë me përqendrim të lartë ku PBB e vendit u zgjerua me ritme më të larta se rritja gjithëpërfshirëse. Me fjalë të tjera, nga rritja ekonomike e vendit ka përfituar pakica, ndërsa ecuria pozitive ekonomike nuk është përkthyer në një shtim të mirëqenies për shumicën. Për më tepër, të dhënat tregojnë se raporti mes rritjes së PBB-së dhe rritjes gjithëpërfshirëse është përkeqësuar 5 vitet e fundit në Shqipëri. Trendi tregon për një rënie 5.6% të këtij raporti, çka tregon se shpërndarja e rritjes ekonomike ka pasur zhvillime negative, ku përfitimet po përqendrohen gjithnjë e më shumë te pakica.
Por, pse modeli ekonomik nuk ka arritur të sigurojë rritje gjithëpërfshirëse. Në dekadat e tranzicionit ekonomia u zhvillua në mënyrë spontane, pa ndonjë model të strukturuar, e orientuar kryesisht nga ndërtimi dhe tregtia, ndërsa nuk u vu theksi te sektorët me vlerë të shtuar dhe shfrytëzimin e avantazheve konkurruese, që do të siguronin një zhvillim më të qëndrueshëm. Informaliteti dhe korrupsioni, ndër më të lartët në Europë e rajon, e kanalizuan paranë në një grusht njerëzish, duke zbehur efektet pozitive të rritjes së shpejtë ekonomike, që u përjetua deri në 2009-n.
Më pas kriza globale, që çoi në ngadalësimin e rritjes, shkrehja e administratës në vitet e fundit të qeverisjes së djathtë, periudha e ndërrimit të pushteteve e zhvendosën vëmendjen nga çështje thelbësore të zhvillimit ekonomik. Qeveria e re në 2013-n erdhi me filozofinë e taksimit të të pasurve dhe lehtësimit të të varfërve, duke rritur tatim fitimin dhe të dividendit për bizneset dhe për individët me të ardhura të larta dhe duke e ulur për ata me paga të ulëta.
Por kjo politikë që synonte të ulte pabarazinë duket se bëri të kundërtën. Përballë taksave më të larta bizneset frenuan investimet (që nënkuptojnë më pak vende pune të hapura në ekonomi), kreditë me probleme u rritën, teksa industria, sidomos ajo përpunuese u bë më pak konkurruese. Taksat e rritura e nxisin ekonominë informale, sidomos në një vend si ky i yni ku administrata e dobët dhe politike, nuk arrin të ushtrojë presionin e duhur, e për pasojë shteti privohet nga të ardhura të rëndësishme në buxhet. Kjo, për pasojë rezulton në pamundësinë që ka shteti për të kthyer diçka mbrapsht për më të pafavorizuarit.
Edhe ajo ulje taksash për pagat e ulëta, pikërisht për hir të favorizimit të shtresave më të varfra të shoqërisë, iu mor atyre mbrapsht përmes rritjes së barrës fiskale (akciza dhe taksa të tjera, shpesh të fshehura), që bizneset i transferuan te konsumatori përmes çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, në përpjekje për të mbajtur të pandryshuara marzhet e tyre të fitimit.
Varfëria e lartë është e dukshme dhe nuk arrin të fshihet as nga statistikat. Edhe sot pas më shumë se 20 vite tranzicioni, shqiptarët shpenzojnë gati gjysmën e buxhetit për nevojat bazike (ushqime), madje ka një rritje me 2 pikë përqindje vitin e fundit, për të arritur në 48.7%, sipas anketimit të fundit të buxhetit të familjeve të INSTAT. Për krahasim vendet e tjera të rajonit e kanë këtë peshë midis 33 dhe 37% (Kosova e ka 43%) dhe ne jemi në renditje me shtetet afrikane si Nigeria apo Kenia (të dhënat e Forumit Ekonomik Global). Në procesin e konvergjencës (rritje më të shpejtë me synim kapjen e mesatares së Bashkimit Europian), Shqipëria ka ngecur vitet e fundit, duke mbetur në 30% të mesatares së të ardhurave të Bashkimit Europian.
E dhëna më e fundit, që vjen indirekt nga tregu i pasurive të paluajtshme është akoma edhe më trishtuese. Ka një rritje të ndjeshme të shitjes së apartamenteve në zona të preferuara dhe mjaft të shtrenjta të Tiranës, me para në dorë muajt e fundit, që po paguhen me të ardhura të padeklaruara që vijnë nga ekonomia e zezë (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës). Një tregues i qartë ky i rritjes së pabarazisë, teksa disa individë po arrijnë të pasurohen me shpejtësi brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe po tërheqin rritjen e shpejtë të çmimeve të apartamenteve, në kurriz të atyre që do t’u duhen tashmë më shumë vite punë e më shumë kursime të mundimshme për të blerë shtëpinë që mund ta kenë ëndërruar gjithë jetën, por që po bëhet “mollë e ndalueme” për ta. Një mesazh dekurajues ky për këdo që ka shpresuar se talenti, aftësitë dhe dëshira për të punuar e ecur përpara një ditë do të shpërblehen, pa pasur nevojën e përkatësive partiake, apo mbështetjeve të dukshme e të padukshme të politikëbërjes e vendimmarrësve…
Jeni duke lexuar në: 765
Jo zyrtarisht, të gjithë aktorët e tregut, ndërtues dhe agjentë të pasurive të paluajtshme, tregojnë se paratë e gjeneruara nga aktivitetet e jashtëligjshme po investohen në pasuri të paluajtshme. Nëse u thua menaxherëve të shitjeve se do të blesh një shtëpi me para në dorë, ata tregohen të gatshëm të të “ndihmojnë”. Madje menaxheri i shitjeve të një prej shoqërive të ndërtimit tha se shumica e blerjeve të apartamenteve ishin bërë me pagesë të plotë. Skema e zakonshme dhe e […]
Dyfishimi nga 4 në 8% i taksës së infrastrukturës, por edhe ndryshimi i bazës së llogaritjes nga kosto në çmimin e shitjes pritet të reflektohet në çmimet e apartamenteve, sipas ndërtuesve. P.sh., një ndërtues, që shet apartamente me 900 euro/m² dhe ka kosto ndërtimi prej 500 euro/m², më parë paguante taksë infrastrukture 20 euro/m² (500 euro/m2*0.04), ndërsa tani do të duhet të paguajë 72 euro/m² (900 euro/m2*0.08), apo 3.6 herë më shumë. Nga periferia në qendër, çmimet pritet të rriten […]
Oferta me banesa luksi pritet të shtohet ndjeshëm me vënien në zbatim të Planit Urbanistik të Tiranës. Disa kulla deri në 40 kate janë planifikuar të ndërtohen në zonën e qendrës afër bulevardit. Tre prej tyre pritet të nisin që këtë vit. Si do të rritet oferta për banesa luksi dhe cilët janë blerësit. Urbanistët lajmërojnë flluskën e radhës në ndërtim Oferta për banesa luksi do të shtohet ndjeshëm në kryeqytet me hyrjen në fuqi të Planit të Ri […]
Zhvillimi i Tiranës si qendër urbane filloi në shekullin XVII me nismën e Sulejman Pashë Bargjinit – një zyrtar i lartë shqiptar në Shtetin Otoman, i cili ndërtoi një kompleks social, përfshi një xhami, banjo (hamam), furrë buke dhe një han (hotel) në zonën që sot njihet si Partizani i Panjohur, pranë qendrës së qytetit. Ngritja e këtij kompleksi mendohet të jetë bërë në vitin 1614. Qyteti filloi të zhvillohet përreth kësaj qendre në drejtimin verilindor. Përbërësit kryesorë të qytetit […]
Presidenti i 45-të. Çfarë do të arrijë Donald Trump-i gjatë mandatit të tij? Sipas David Runciman, një akademik anglez, në pjesën më të madhe të kohës, çështjet e politikës kanë shumë pak interes për shumicën e njerëzve. Pastaj, papritmas, këto çështje marrin rëndësi shumë të madhe, siç është edhe rasti i presidentit të 45-të të Amerikës, Donald Trump. Jo vetëm populli amerikan, por e gjithë bota, është në pritje të vendimeve që do të marrë Trump-i sepse askush nuk e […]
Italia i paraqiti Bashkimit Europian rregullat e saj të reja bankare të shpëtimit, por që bankat italiane të kthejnë faqe duhet të zgjidhet fillimisht çështja e bankës Monte dei Paschi. Një tjetër goditje ndaj krenarisë kombëtare: më 13 janar DBRS, një agjenci vlerësimi kanadeze zhvlerësoi borxhin e shtetit të Italisë duke e zhvendosur vendin nga niveli i saj i mëparshëm A. Bonot e thesarit u rritën së bashku më fondet e financimit për bankat italiane, shkruan The Economist. Erik Nielsen, […]
Qeveria premton për një Britani “globale të vërtetë” pas Brexit. A është e mundur një gjë e tillë? Gjysmë viti pas Brexit, britanikët e kanë kuptuar vërtet se për çfarë kanë votuar. Fjala përmbyllëse e referendumit të qershorit të vitit të kaluar “Dalje” u shoqërua me një fushatë lëvdatash të shumta dhe mbi të gjitha me shumë përfitime, si p.sh.: marrja sërish e kontrollit mbi çështjen e emigracionit, mosderdhja më e taksave në buxhetin e BE-së, rimarrja e kontrollit mbi […]
Popullsia e Shqipërisë, e përfshirë tashmë në procesin e plakjes dhe rënies së lindshmërisë, po përjeton edhe një barrë sëmundjesh në rritje. Diagnozat kardiovaskulare, tumorale dhe ato kronike e kanë renditur Shqipërinë vendin me barrën më të lartë të sëmundshmërisë në rajon për 2015, sipas të dhënave globale “health data”. Prevalenca për të sëmurët me tumor është rritur nga viti 2002 në vitin 2014 me mbi 70%, teksa gjithnjë e më shumë po preken moshat e reja. Faktorët përgjegjës dhe […]
Në Shqipëri ekziston një mbrojtje e kufizuar financiare për të varfrit, e cila karakterizohet me shpenzime të larta nga “xhepi”, që arrijnë deri në 50% të shpenzimeve shëndetësore totale, thuhet në raportin e shëndetit për 2015. Matja dhe raportimi i pabarazive shëndetësore u siguron politikëbërësve të dhëna të vlefshme për hartimin dhe zbatimin e programeve dhe aktiviteteve të fokusuara në barazi, që mund të jenë të realizueshëm në kontekstin shqiptar. Qëllimi final do të ishte garantimi i një shpërndarjeje më […]
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik në raportin e shëndetit për vitin 2015 vënë në dukje se barra e sëmundshmërisë për ngjarje shëndetësore si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike, përbën shqetësimin kryesor për Shqipërinë, me një rritje potenciale të mëtejshme në dekadat e ardhshme, nëse nuk merren masat e duhura. Përveç krijimit të një sistemi shëndetësor eficient, të arritshëm dhe të përballueshëm, ekzistojnë mundësi për shmangien e të rinjve nga duhanpirja, abuzimi me alkoolin, inaktiviteti fizik […]
Samsung Electronics Co. Ltd lançoi në Europë kondicionerin e ri Wind-FreeTM AR9500M të montueshëm në mur, në një event special për mediat europiane dhe partnerët duke riforcuar përhapjen e biznesit të kondicionerëve në Europë. Wind-FreeTM është teknologjia ekskluzive e ftohjes e Samsung që mban temperaturën e dhomës në kushte të rehatshme, pa ndjesinë e pakëndshme të ajrit të ftohtë duke siguruar një ambient ideal për një gjumë të thellë dhe të qetë. Ky kondicioner është dizenjuar për të zgjidhur dy […]
Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet të rajonit që kanë parë tkurrjen më të madhe të popullsisë gjatë viteve 2015-2015 ndër të gjitha vendet me një rënie respektivisht 4.3 dhe 13%, sipas të dhënave të Eurostat. Popullsia e Turqisë u zgjerua me një ritëm relativisht të shpejtë gjatë 2005-2015, duke u rritur me 14.2% në përgjithësi, ndërkohë që numri i banorëve në Mal të Zi dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë u rrit me një ritëm modest, duke u rritur me […]
Thellimi i pabarazisë ekonomike ka zgjatur periudhën e tranzicionit në Shqipëri. Për të ‘shpëtuar’, rrugët që duhen ndjekur janë të vështira. Raporti i Tranzicionit 2016-2017 i hartuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në mënyrë të detajuar, ka marrë në analizë vendet postkomuniste dhe ato jo në tranzicion, ku thekson se shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave mund të çojë në regres ekonomi. Nga Elona Bedalli Nëse shqiptarët janë ende një popull i varfër edhe pas më shumë […]
Në tre vitet e fundit, një nga degët e ekonomisë, e cila kishte kontributin kryesor në rritjen ekonomike të vendit, bujqësia, po përjeton momente të vështira. Ky sektor ka tre vite rresht që ka një ngadalësim të ritmit të rritjes, ndryshe nga më parë, kur kishte peshën më të madhe në PBB-në e ekonomisë. Dështimi i skemave të subvencioneve ka bërë që fermerët jo vetëm të mos përfitojnë, por keqfunksionimi, në disa raste, ka bërë, që përfitues të parë të […]
Shpjegohet misteri i punësimit në Gjermani – “Pas mbërritjes së më shumë se 1 milion refugjatëve, papunësia gjermane vijon të jetë ende në rënie”. Në këtë numër të “Monitor” kemi shkëputur një artikull nga revista “Bloomberg”, i cili shpjegon dhe ngre pikëpyetje lidhur me punësimin në Gjermani pas fluksit të emigrantëve në 2015-2016. Ekonomia më e madhe e Europës po u reziston shqetësimeve se ardhja në masë e njerëzve nga vendet e shkatërruara nga lufta, duke përfshirë Sirinë dhe Irakun, […]
Elektrikja “streetfighter” ruan dhe rrit cilësitë e super-sportives Ego. E rafinuar dhe e fuqishme, por cilësia paguhet Ka kaluar pak kohë, që nga dita kur u testua modeli Ego 45, i rafinuar, edicion i kufizuar i super-sportives Energica, kompani nga Modena, e themeluar nga specialistja CRP, e njohur ndryshe si eCRP në fushën e sportit. Energica, kohët e fundit ishte protagoniste e ndryshimit të selisë, me qëllim përmirësimin, duke hedhur kështu themelet për një të ardhme në rritje. Rritja e […]
Industria bankare në vendet e zhvilluara po ecën me shpejtësi; ndryshuan normat e interesit, po rishikohen kërkesat rregullatore dhe është thelluar konkurrenca si mes bankave, ashtu edhe mes sistemeve të reja financiare. Industria bankare klasike, e formës si njihet te ne, po mbahet nën presion konstant edhe nga zhvillimet e vrullshme teknologjike brenda vetë sistemit. Praktikisht pritet që, për shkak të zhvillimeve teknologjike, ndryshimit të sjelljes së klientëve dhe konkurrencës, operacionet bankare në vendet e zhvilluara të ndryshojnë shumë shpejt. […]
Në krahasim me buxhetin fillestar të fillimvitit, mosrealizimi është rreth 14 miliardë lekë, apo rreth 100 milionë euro më pak… Të ardhurat buxhetore për gjithë vitin 2016 arritën 404.8 miliardë lekë, me një rritje nominale prej 6.8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave. Duke pasur parasysh se inflacioni mesatar vjetor ka qenë gati 2% dhe rritja e pritshme ekonomike mbi 3%, rezulton se zgjerimi real i të ardhurave […]
Edhe sot nuk ka pasur transparencë nga financat se sa është paguar në total Crown Agents dhe nëse i është mbajtur ndonjë pjesë pagese, për shkak se nuk ka plotësuar objektivin e rritjes së të ardhurave për të dyja vitet, sidomos për vitin 2015, kur të ardhurat ranë edhe në raport me faktin… Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë auditimit të Ministrisë së Financave “Mbi zbatimin e rregullshmërisë financiare” për 2015-n, ka konstatuar ndër të tjera se […]
Bashkimi Europian duhet të gjejë mënyrën e duhur për të trajtuar frustrimet e vendeve të Ballkanit, të cilat po humbasin shpresën për t’u bërë pjesë e bllokut europian, duke qenë se BE-ja nuk ka më uri për t’u zgjeruar, u shpreh Kryeministri kroat, Andrej Plenković, në një intervistë të dhënë për EurActiv.com në Davos. Andrej Plenković u emërua Kryeministër i Kroacisë në tetor të 2016-s dhe si kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik Kroat që prej fillimit të 2016-s. Ai ishte […]
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rumanisë miratoi më 5 janar shkurtimin e taksave për pensionistët. Këto masa do të hyjnë në fuqi në shkurt, sipas të cilave, pensionet shtetërore nën 2,000 lei (443 Euro) në muaj nuk do t’i mbahet taksë, pra do të lirohen nga taksimi, si dhe do të përjashtohen nga 5.5% i kujdesit shëndetësor. Me një vlerë afërsisht 1.2 miliardë lei, ata këtë vit janë pjesë e programit të reformave fiskale të Partisë Social Demokrate, e […]
Sipas ekspertëve, paga mesatare në Bullgari do t’i tejkalojë 1000 BGN gjatë 2017. Ky parashikim është bërë në forumin financiar Euromoney në Vjenë. Ekonomistët presin që paga mesatare mujore të shkojë në 1,039 BGN gjatë 2017 ndërsa në 2018 të ketë arritur në 1,125 BGN. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave Kombëtare, në fund të 2016-s, paga mesatare mujore në vend ishte BGN 954. Sipas analistëve, ekonomia bullgare do të rritet me 3.6% – ose një rritje prej 0.1%, […]
Kompanitë startup në Varshavë, Krakow, Pragë, Budapest, Bratislavë, Tallin, Rigë apo në Vilnius nuk grumbullojnë të njëjtin kapital krahasuar me ato që ndodhen në shtete të rëndësishme si Londra, Amsterdami dhe Berlini – por këto kompani të Europës Lindore janë në rritje të vazhdueshme dhe faza e hershme e investimeve prej 10 milionë dollarësh ka arritur në 283 milionë dollarë, në një periudhë kohore prej 5 vjetësh. Kjo shifër do të rritet edhe më tej, sepse të gjithë janë duke […]
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të japë 3 milionë euro kredi, si pjesë e nismës rajonale për Ballkanin Perëndimor – Gra në biznes, për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të drejtuara nga gra të cilat do të jepen përmes NLB Tutunska Banka. Marrëveshja u nënshkrua midis BERZH-it dhe NLB Tutunska Bank. Programi është krijuar për promovimin e sipërmarrësisë te gratë, duke iu adresuar ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të drejtuara nga gratë, në […]
Sipas deklaratës së ministrit të Financave, Kiril Minoski, në Konferencën vjetore, Euromoney, mbi 35% e mallrave të eksportuara nga Maqedonia prodhohen në zonat industriale. Një e treta e eksportit të mallrave përfshin makinat, pajisjet e transportit dhe produkte të sofistikuara. Në këtë konferencë, ministri u shoqërua nga Guvernatori i Bankës Kombëtare të Maqedonisë, Dimitar Bogov. Në lidhje me përfitimet e investitorëve të huaj në Maqedoni, Minoski theksoi uljen e nivelit të papunësisë, si dhe rritjen e eksporteve. Ne kemi ulur […]
2016-a ishte viti më i suksesshëm në historinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, gjatë të cilit është shënuar rritje e konsiderueshme e numrit të udhëtarëve e gjithashtu, shërbimet e aeroportit janë performuar me efikasitet të lartë. Për efikasitet dhe performancë të jashtëzakonshme, vetëm gjatë vitit të kaluar janë pranuar shumë mirënjohje e vlerësime nga kompanitë ajrore, përfshirë edhe mirënjohjet nga kompania ajrore EasyJet – kompani që operon me kosto të ulët (Low Cost). Një mirënjohje e tillë, për […]
Vitet e fundit, në tregun e Kosovës, ka filluar të importohet sasi e madhe vaj palme që përdoret në përfitimin e bulmetrave të ndryshme, si dhe gjatë përgatitjes së ëmbëlsirave. “Gjatë vitit 2016, në tregun kosovar u importuan 1,859,554.96 litra vaj palme me vlerë 1,517,752.39 euro”, thanë për Telegrafin nga Dogana e Kosovës. Vaji i palmës që përdoret për prodhimin e ushqimeve është kancerogjen. Përdorimin e vajit të palmës për prodhimin e ushqimeve me veti kancerogjene e ka vërtetuar dhe […]
Falen të gjitha gjobat për deklarimet e vonuara për TVSH, sigurime, pasqyra financiare Të gjithë ata që kanë deklaruar me vonesë deklaratat e sigurimeve, Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, të pasqyrave financiare apo destinimit të fitimit mund të përfitojnë nga drafti i fundit i faljes fiskale, i cili parashikon fshirjen e gjobave prej 10 mijë lekësh për deklaratë, që vë automatikisht sistemi, në rast vonese, apo mosdeklarimi të tyre. Falen edhe gjobat e listëpagesave që ka vendosur sistemi. Por bizneset […]
Ministri i Financave, së bashku me përfaqësuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, prezantuan përfundimet e rishikimit të fundit të programit. Përfaqësuesja e Fondit, Anita Tuladhar, krahas përfundimeve, e vuri theksin dhe tek objektivat që duhen pasur kujdes në të ardhmen. Ajo tha se zbatimi i ligjeve për falimentin dhe për përmbaruesin privat do të jetë i rëndësishëm për përmirësimin e kredive të këqija. Programi me FMN-në ka arritur të gjithë objektivat e tij për të […]
Bizneseve të shërbimeve mjekësore u ka shkuar ditët e fundit një formular nga tatimet, ku u kërkohet të deklarojnë të dhëna të detajuara lidhur me aktivitetin e tyre. Ky formular iu është dërguar në kuadër të aksionit kundër informalitetit, teksa dentistëve, klinikave mjekësore e estetike, laboratorëve të analizave u është dhënë mundësia të vetëkorrigjojnë deklarimet për vitin 2015 dhe në vijim, përndryshe administrata do të fillojë kontrollet e thelluara për detyrime tatimore dhe kontribute të sigurimeve shoqërore, të cilat do […]
Gjatë këtij viti, për ekonominë shqiptare, projekti i gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline pritet të ketë ndikim të madh, duke qenë se do të jetë edhe faza më e rëndësishme e ndërtimit të tij. Institucionet financiare ndërkombëtare, por edhe ekspertët vendas në analizat e tyre për ecurinë e ekonomisë e konsideruan TAP si një nga elementet kryesore që pritet t’i japë frymëmarrje investimeve të huaja. Por, sa pritet të investojë TAP në Shqipëri në vitin 2017? Shifra, sipas burimeve konfidenciale, mësohet […]
Për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë, Shqipëria ka bërë gati një projektligj që bën zero tarifat për qindra produkte që kanë si qëllim përdorimin e tyre për shërbimet e teknologjisë së informacionit. Ministria e Ekonomisë ka bërë gati projektligjin i cili shumë shpejt pritet të kalojë për miratim në qeveri. Projektmarrëveshja parashikon efekt financiar për vitin 2017 në vlerën 9,202,822 lekë dhe për vitin 2018 në vlerën 17,867,265. Shqipëria është anëtare e Organizatës […]
Që pabarazia në Shqipëri është rritur vitet e fundit, ky është tashmë një fakt që po pranohet dhe konstatohet hapur nga institucionet ndërkombëtare. Në prezantimin e Raportit të Tranzicionit 2016-2017, drejtuesit e ekonomistët e BERZH deklaruan se pothuajse të gjitha vendet e marra në vrojtim (36 në total, ku përfshihen ato të Europës Juglindore, Azia Qendrore, por edhe pjesa juglindore e rajonit të Mesdheut) deklaruan rritje të pabarazisë ekonomike. 30% e shqiptarëve në sondazhin e fundit të Bankës Europiane për […]