Tashmë është bërë e qartë se kjo mazhorancë, këtë vit, do të kërkojë një mandat të dytë qeverisës te shqiptarët përmes një platforme ekonomike, të mbështetur tek një derivat i koncesionit. Së fundmi, ajo ka zbardhur projektin 1 miliard eurosh që do të investohet nga biznesi, por që qeveria i garanton kthimin e investimeve te disa vepra publike (lexo në brendësi). Motivin e ka shpjeguar me pamundësinë që ka me një apo disa buxhete vjetore, për të realizuar ato shërbime dhe të mira për të cilat do të duheshin shumë, shumë vite.
Me këtë paketë 1 miliard eurosh, “Rilindja” duket se ka hipur në “makinën e kohës” e kërkon të fluturojë drejt së ardhmes. Dhe nëse do të fluturonim, edhe ne, me këtë makinë që udhëton në kohë, do të vërenim se ka disa rreziqe, të cilat qeveria e sotme përpiqet ta shmangin nga diskutimi.
Ministri i Financave është kujdesur disa herë të thotë se duke tërhequr 1 miliard euro nga biznesi, borxhi publik nuk do të rritet. Ai ka të drejtë, sepse kjo shumë nuk figuron në zërat e buxhetit, përderisa nuk tërhiqet nga qeveria, por hidhet në ekonomi drejtpërsëdrejti nga biznesi. Por, në momentin që ai do të shfaqet si detyrim, dhe qeveria thotë se paratë e investuara do t’i kthejë në kohë, atëherë ky është një borxh. Pra është çështje kontabilizimi, që ngjan më shumë si teknikë financiare, por në fakt borxhi 1 miliard euro, i cili është i fshehur për momentin, shfaqet në të ardhmen kur fillon e shlyhet nga arka e përbashkët e taksapaguesve shqiptarë.
Kjo situatë e pritshme është e ngjashme me atë që i ndodhi qeverisjes në mandatin e fundit të demokratëve. Ata nxitën biznesin të avanconte në punime të veprave publike me paratë e tyre, përtej shpenzimeve të përcaktuara buxhetore e të kontraktuara, në çdo fillimviti, derisa akumuluan një borxh rreth 500 milionë euro, duke futur në krizë likuiditeti biznesin dhe buxhetin, aq sa borxhi kërceu mbi 75% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB).
Vetë vlera 1 miliard euro sot përfaqëson gati 10% të PPB-së. Konsumi i tij brenda një viti apo brenda një mandati qeverisës, kapërcen kufijtë e një mazhorance dhe kërkon një vendimmarrje më të gjerë, për të pasur edhe një kontroll më të gjerë të tij. Mirëpo kjo paketë investimesh të presupozuara, duke qenë ekstra buxhetore dhe duke qenë se bëhet efektive vetëm me vendime qeverie, shmang kontrollin nga Parlamenti ashtu siç edhe bëhet me çdo buxhet shteti, duke qenë kështu më i rrezikuar.
Qeveria thotë se, për të mos kërcënuar stabilitetin e buxhetit, pagesat nuk do t’i kalojnë 5% të të ardhurave fiskale të një viti. Por nëse do të krahasonim ritmin e rritjes së të ardhurave në çdo vit, vërehet se çdo qeveri, edhe në vitin më të mirë të saj, dhe të ekonomisë, ka mundur të sigurojë mesatarisht 2 miliardë euro. Praktikisht për ta shlyer këtë detyrim, sipas formulës së qeverisë, do të duhen 20 vjet. I vetmi tregues që mund të shkurtojë kohën është rritja e PPB-së, por taksat e tatimet zënë sot rreth 25% të Produktit Kombëtar dhe do të duhet një rritje ekonomike aq e madhe sa të mbështesin pa sforco të mëdha shlyerjen e detyrimit për bizneset që do të investojnë në këtë paketë 1 miliard euro, në një kohë të shkurtër.
Nga ana tjetër, meqenëse ecuria e kthimit të këtij investimi të bërë nga privati garantohet indirekt nga qeveria dhe angazhon detyrimisht të ardhura buxhetore të varura nga performanca fiskale, kjo do të ngushtonte hapësirat për stimuj fiskalë në të ardhmen. Sot, ekonomia është në pikën e ringritjes në treguesit e saj makroekonomikë. Ndaj mund të përfitohej pa ndonjë ndërhyrje kaq “stimuluese” për të pritur një moment tjetër më delikat apo të një kapërcimi më cilësor, kur reformat strukturore të kenë dhënë një ekonomi më konkurruese. Por duke mos pasur asnjë angazhim politik që reformat do të kryhen dhe se do të ketë mbështetje buxhetore për burimet e rritjes ekonomike, atëherë ky stimul do të jetë i konsumuar thjesht për çështje elektorale që premton disa shkolla, kopshte apo rrugë, por nga ana tjetër e kanë mjaft të diskutueshme leverdishmërinë në raport me borxhin e marrë dhe kohën e shlyerjes. Nga ana tjetër, kjo paketë ka një problem të madh moral. Pasi, ky model i ri qeverisje i ekonomisë i shtrin efektet në më shumë se një mandat. Apriori rilindësit e konsiderojnë veten të përhershëm në pushtet, ndaj edhe mund t’i shkojë kjo paketë, megjithëse ajo është e vlefshme për t’i kërkuar publikut votat vetëm për një mandat të dytë, që zgjat jo më shumë se katër vjet. Ndaj projekti i Rilindjes duket si një fluturim me “makinën e kohës”, duke injoruar rreziqet dhe fuqinë e publikut që zgjedh sot se si duhet të qeveriset, ndërkohë që votuesit e 20 viteve më pas, ende nuk kanë “lindur”.
Jeni duke lexuar në: 766
Flet Anisa Gjika, drejtore ekzekutive e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara Publike Nëse ju duhet të merrni disa shërbime që kanë të bëjnë me hipotekat, sigurimet, kartat e shëndetit, ekuivalentimin e diplomave, QKB-së etj., atëherë të gjitha këto mund t’i bëni në një sportel të vetëm. Që nga krijimi i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara Publike (ADISA) numri i aplikimeve të qytetarëve ka qenë i lartë, shpesh deri edhe në 1,000 në ditë. Reduktimi i kohës […]
Ndërtuesit janë të entuziazmuar për paketën “1 miliard euro” që qeveria ka propozuar për ndërtimin e 5 akseve të mëdha rrugore, 150 shkollave, një spitali në Fier dhe dhjetë qendrave shëndetësore. Ndërtuesit Rrok Gjoka, Odise Bresa, Hajredin Fratari dhe Arben Dervishi pohojnë se paketa përveç sektorit të ndërtimit, nxit të gjithë ekonominë, por kërkojnë zbatim me transparencë. Ekspertët lajmërojnë një rritje të rrezikut fiskal dhe kalim të kompetencave të qeverisë përtej mandatit politik. FMN: Qeveria nuk e ka konsultuar me […]
Teksa Shqipëria është në kulmin e lëshimit me koncesion të shërbimeve publike ndaj privatëve, praktikat shqiptare të këtyre investimeve janë të frikshme. Bizneset dhe qytetarët shqiptarë po paguajnë edhe për shërbime që nuk u ofrohen kurrë. Vetëm te nafta, konsumatorët paguajnë 2 lekë për litër ose rreth 15 milionë euro në vit, që shkojnë të ardhura për koncesionet e skanimit dhe markimit të karburanteve. Shoqata e Hidrokarbureve pohoi se, edhe pse nafta as nuk markohet dhe as nuk skanohet, biznesi […]
Llogaritë e bëra nga Ministria e Ekonomisë tregojnë se, vlera e këtyre koncesioneve (rreth 70 të tilla) në ekonomi ndër vite do të jetë rreth 375.6 miliardë lekë (3 miliardë dollarë) dhe buxheti i shtetit do të çlirohet nga një faturë shpenzimesh 157 miliardë lekë (1.2 miliardë dollarë), fatura që do të paguhen gjatë viteve të koncesionit nga qytetarët. Nga pikëpamja e vlerës së shtuar në ekonomi, shifrat janë ambicioze, por ende nuk dihet se rritja në këto përmasa do […]
Flet përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke Projekti 1 miliard dollarë për Partneritetet Publike-Private (PPP) i prezantuar pak ditë më parë nga Kryeministri dhe ministri i Financave nuk është konsultuar paraprakisht me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, thotë në një intervistë për “Monitor” se FMN ka pasur konsultime intensive për përdorimin e tyre në parim dhe marrëveshja vlen edhe për çdo projekt nën ombrellën 1 miliard dollarë, e cila nuk […]
Rritja e shpejtë e industrisë së përpunimit të peshkut po pengohet nga kuotat e kufizuara, që mundësojnë eksportin pa taksa. Rrezikohen rreth 4 mijë vende pune, ndërkohë që sipërmarrësit po shikojnë seriozisht të zhvendosin aktivitetin e tyre në vendet e rajonit. Pse nuk rishikohen kuotat dhe sa të aftë jemi të negociojmë kushtet e tregtisë së lirë. A janë marrëveshjet e nënshkruara kosto për prodhuesit vendas dhe a po blejnë shqiptarët më shtrenjtë importet Nga Ledina Loga Mark Babani, […]
Bujqësia shqiptare në raport me rajonin ka dyfishin e peshës në PBB dhe punësim, por furnizon tregun vendas me produkte shumë herë më pak. Në mesin e pesë vendeve në rajon, Shqipëria ka deficitin më të lartë tregtar të produkteve ushqimore. Bilanci i tregtisë së ushqimeve në Shqipëri është negativ me -513 milionë euro, çka do të thotë se Shqipëria për nevojat e konsumit të brendshëm importon ushqime gjysmë miliard euro më shumë se eksporton. Por, nga ana tjetër, sektori […]
Kohët e fundit, marrëveshjet tregtare kanë qenë në fokus të debatit në rang global. Vende ekonomikisht të fuqishme kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e tyre, ndërsa në Europë rinovimi i marrëveshjes së tregtisë të lirë me Kanadanë, për të cilën janë dashur shtatë vite për t’u negociuar, kërkoi një kohë të konsiderueshme për t’u firmosur përsëri. Shkak u bënë fermerët e krahinës belge të Wallonias, të cilët detyruan Belgjikën që të vendosë veton mbi marrëveshjen, në emër të prodhuesve vendas […]
Një ide e vitit 1988 dhe ende e parealizuar. Kështu e konsiderojnë projektin e Rrugës së Arbrit ekspertët dhe ideatorët e këtij projekti. Sot, është kompania “Gjoka Konstruksion” e cila premton të realizojë projektin me një vlerë prej 190 milionë eurosh, por askush nuk e ka parë zarfin e ofertës së kompanisë kineze. Surpriza e ofertës së kësaj kompanie është vlera e njëjtë me firmën shqiptare, ndërsa misteri është largimi i kinezëve… Nga Ola Xama Historia e një rruge… Nëse […]
Flet Arben Meçe, inxhinier dhe hartues i shumë projekteve rrugore Arben Meçe, inxhinier dhe hartues i shumë projekteve rrugore, shprehet kundër ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Në analizën e tij, Meçe thotë se ky segment nuk duhet të jetë prioritar pasi nuk sjell leverdi ekonomike. Ai konsideron dhe mekanizmin e financimit të kësaj rruge si një borxh që do të rëndojë mbi qeverinë, por me interesa më të larta se ato të bankave. Mendoni se Shqipëria ka interes ekonomik në […]
Një e treta e popullsisë e ka braktisur Shqipërinë që nga viti 1991. Që nga kjo kohë, ka pasur disa valë emigrimesh. E fundit, 2014-2015, u konsiderua si emigrimi ‘modern’. Shkaku kryesor, papunësia, por edhe shpresa për një të ardhme më të mirë Qysh herët, Shqipëria është dalluar për lëvizjet e forta të emigracionit, përjashtuar periudhën komuniste. Në dekadën e fundit të shekullit të 20 (1991-2000) vala masive e emigracionit kishte si destinacion Italinë dhe Greqinë dhe ndodhi për shkak […]
Si u shfry flluska e investimit të një prej komplekseve të pretenduar më luksozë të vilave në Gjirin e Lalëzit. Aksioneri i “Lalzit Bay Group” ishte një offshore nga Ishujt Virxhin, që në janar 2016 braktisi investimin për pamundësi financiare, duke krijuar konflikte me pronarët dhe duke lënë fatura të papaguara ndaj të tretëve… Një konflikt mes disa pjesëtarëve të familjes Toptani dhe kompanive Lalzi Villas dhe Lalzi Partnership, që kanë pasur në plan ndërtimin e kompleksi vilash në Gjirin […]
Historia e një firme turke në fushën e naftës, që u hap në fund të 2013-s, u rrit me shpejtësi, duke pasur xhiro rreth 14 milionë dollarë në 2015-n, mori dy kredi në total 11 milionë dollarë dhe u zhduk në janar të këtij viti. Pronari i saj ishte pjesë e një grupi që u procedua për kontrabandë nafte në Greqi në 2009-n… Banka Kombëtare Tregtare ka kërkuar sekuestron e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të kompanisë Bolunmez Petrol, […]
Programi “Blue-Ribbon” përfshin të gjithë industritë dhe sektorët, duke u fokusuar në mënyrë specifike tek ato ndërmarrje që synojnë të rriten me shpejtësi dhe shfaqin angazhim të fortë ndaj risive dhe standardeve të larta në operacione, menaxhim dhe raportim “Blue-Ribbon” është nisma e re e BERZH-it, e cila synon të mbështesë kompanitë që kanë normë të lartë rritjeje nëpërmjet një kombinimi të instrumenteve financiare dhe këshillimore për një periudhë bashkëpunimi pesëvjeçare. Rritja e nivelit të angazhimit me një numër […]
Jo rrallëherë kemi lexuar në mediat shqiptare histori të firmave të huaja që kryejnë aktivitete ekonomike në Shqipëri dhe që varen nga një firmë e krijuar në të ashtuquajturat parajsa fiskale si ishujt Cayman, Bahamas, Panama, Qipro, etj. Pavarësisht se mund të ekzistojnë edhe arsye të tjera, motivi parësor pse këto firma janë të vendosura në këta ishuj “ekzotikë” është mungesa e taksimit, jo vetëm e të ardhurave që kanë aty, por edhe e të ardhurave që grupi ka në […]
Nuk ka më para pa fund ‘cash’, të ardhura të pajustifikuara e taksa që shmangen. Tatimet kanë nisur fushatën për ndërgjegjësimin e njerëzve të botës së artit e të industrisë krijuese për t’u fiskalizuar Shqipëria është ndër të paktat vende ku artistët nuk tatohen për fitimet që realizojnë, edhe pse ligji ua njeh këtë detyrim. Për këto shuma në mijëra euro, që shpesh sigurohen edhe nga një natë e vetme (kryesisht këngëtarët) nuk paguhet asnjë taksë. Administrata tatimore duket se […]
Në këtë numër të “Monitor” kemi shkëputur një artikull nga revista franceze “Le Figaro”, e cila shkruan për të ardhurat bazë për të gjithë, apo e njohur edhe si e ardhura universale, që përfaqëson një përfitim mujor të derdhur nga shteti për gjithsecilin, i punësuar ose jo. Së fundmi, ky koncept u rigjet nga disa sipërmarrës, duke përfshirë bashkëthemeluesin e Facebook, CEO e Tesla-s, dhe gjithashtu u risoll në fushatën e Benoit Hamon (kandidat i së majtës për zgjedhjet presidenciale […]
Një prej shumë gjërave që nuk pëlqehet nga Donald Trump-i janë edhe firmat e mëdha globale. Ai i cilëson ato si pa identitet, pa themele të qëndrueshme, si dhe shkaktarët kryesorë të krijimit të “kaosit” në mesin e amerikanëve të zakonshëm, në sajë të ofrimit të mundësive për punësim nëpër anije mallrash dhe në fabrika të ndryshme jashtë vendit, shkruan The Economist. Zgjidhja e tij ndaj një situate të tillë është “zbutja” e këtyre plaçkitësve. Taksat e ulëta, tarifat kufitare […]
Parisi, Frankfurti dhe Dublini, të gjitha me shpresë për të marrë një pjesë të bizneseve post-Brexit Specialistët dhe avokatët e çështjeve të punësimit nuk kanë qenë ndonjëherë më mirë se sa tani. Jo vetëm që ata nuk janë duke i këshilluar klientët se si të investojnë në kryeqytetin britanik, por krejtësisht e kundërta. Ata po këshillojnë si individët ashtu edhe bizneset, që në rast se duan të largohen nga Londra, se cili duhet të jetë destinacioni në të cilin duhet […]
Për më shumë se 40 vjet, ai ka treguar aftësinë e tij dhe qëndrueshmërinë në drejtimin e të gjitha garave të Formula 1. Por ditët e fundit këtë javë, Bernie Ecclestone-n, e nxorën jashtë piste. Pronarët e rinj, Liberty Media, zgjodhën Chase Carey si drejtorin e ri ekzekutiv të Formula 1. Liberty Media, përfundoi blerjen e Formula 1, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje prej 8 miliardë dollarësh, e cila u përmbyll më 23 janar të këtij viti. Kjo nënkupton largimin […]
Fituesit dhe humbësit në luftën tregtare Kinë-Amerikë. Lufta tregtare mund të jetë një katastrofë e vërtetë, por jo për të gjithë Armagedoni* ekonomik duket sikur nisi në momentin kur Donald Trump mori detyrën si President i Amerikës më 21 janar, moment ky në të cilin ai nisi me kërcënime të shumta, ndër të cilat edhe vendosja e një tarife prej 45% mbi importet kineze. Askush nuk del fitimtar në një luftë tregtare, u shpreh disa ditë më parë presidenti kinez […]
I krijuar nga startup-i Cafe X, kjo pajisje është në gjendje të përgatisë një filxhan me kafe, duke marrë urdhra direkt nga klientët. A do t’i zëvendësojë njerëzit? Krahët e robotizuar nuk janë sigurisht një risi në fushën e punësimit. Prej vitesh, ata janë të pranishëm veçanërisht në industrinë automobilistike. Dhe pikërisht nga një vizitë në selinë qendrore të Volkswagen në Wolfsburg, një grupi të rinjsh i lindi ideja për t’i përdorur edhe për të bërë kafenë. Kompania startup Cafe […]
Objektivi korean tashmë është përqendruar tek segmentet B dhe C. Të parin e synon Kia, me gjeneratën e katërt të modelit Rio, më e shitura e markës në nivel global, modeli i tretë më i shitur në Europë, mbrapa Sportage dhe Cee’d. Të dytin e synon Hyundai, me modelin i30 numër tre, i cili në nivel kontinental ia del të hyjë në listën e dhjetë më të mirëve të kategorisë. Për t’u ngjitur disa pozicione, anti-Golfi aziatik për Europën, europiane […]
Njerëz nga vende të ndryshme të Ballkanit – veçanërisht nga Bosnja dhe Hercegovina – që kanë nevojë për trajtime mjekësore të llojeve të ndryshme, po i drejtohen Turqisë, duke qenë se aty gjejnë cilësinë dhe profesionalizmin e kërkuar. Ilyas Benveniste, drejtues i sektorit të shërbimit të pacientëve në spitalin Acıbadem Health Group International në Turqi, u shpreh për Agjencinë Anadolu se turizmi shëndetësor ndërkombëtar ka filluar në fund të shekullit të 19, kur njerëzit nuk mund të gjenin zgjidhje për […]
Presidenti bullgar deklaroi se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 26 mars dhe zgjodhi në postin e kryeministrit të përkohshëm, ish-kryetarin e Parlamentit, Ognyan Gerdzhikov. Gerdzhikov, profesori 70-vjeçar i Drejtësisë dhe njëkohësisht kryetar i Gjykatës së Arbitrazhit, shërbeu si Kryetar i Parlamentit gjatë viteve 2001-2005. Kiril Ananiev, 61 vjeç, aktualisht zëvendësministër i Financave dhe që përgjigjet për buxhetin e shtetit, do të marrë postin e ministrit të Financave. Ananiev është një zgjedhje e sigurt, sepse ai ka qenë në […]
Kroacia synon të reduktojë borxhin e saj publik në 75.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në fund të vitit 2019, nga një normë e tanishme prej 83.8%, deklaroi ministri i Financave, Zdravko Mariç. Kroacia, anëtarja më e re e BE-së, shpreson se këtë vit mund t’i shpëtojë procedurës së ashpër të deficitit të BE-së, një prej instrumenteve që Brukseli përdor për të zbatuar disiplinën fiskale në shtetet anëtare. Zagrebi arriti të reduktojë deficitin e tij në 1.7% të PBB-së […]
Komisioni Europian (KE) dhe Programi për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara (UNDP) kanë filluar një nismë për të rritur parandalimin e fatkeqësive në qytete të ndryshme të 7 prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Projekti 2-vjeçar që do të zbatohet nga UNDP në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, do t’i trajnojë komunat që të ulin riskun e rreziqeve të tilla si përmbytjet, tërmetet, thatësirat dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. “Fatkeqësitë natyrore […]
Bullgaria e mbylli 2016 me një suficit buxhetor prej 1.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, krahasuar me vlerën e deficitit prej 2.8% të PBB-së në vitin 2015. Një fat i tillë po vjen për herë të parë që prej 2008-s kur vendi u godit nga kriza financiare globale. Sofja kishte si synim ta mbyllte 2016 me një deficit prej 2.0% të PBB-së, por vonesat në administrimin e projekteve të mbështetura nga BE-ja kanë ulur shpenzimet e kapitalit, ndërsa rritja ekonomike […]
Në vitin 2008, borxhi publik i Maqedonisë ishte 1.55 miliardë euro, ose 23% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në fund të vitit 2016, ky borxh publik ka arritur në 4.71 miliardë euro ose 50.1% nga BPK. Këtë vit, ky borxh publik do të arrijë shifrën rekord në 5 miliardë euro. Financimi i deficitit dhe kthimi i borxheve në këtë vit do të rrisin edhe më shumë borxhin publik edhe për 5% paralajmërojnë ekspertët. Sipas të dhënave të fundit që ka […]
Nga autoritetet shtetërore po konfirmohet se në Kosovë shiten pije me yndyrë bimore apo dhe me vaj palme, por në letra, shteti i referohet si “qumësht me yndyrë bimore”. Për këtë, shteti po synon vendosjen e një akcize dhe të mos vendoset në vendet ku shitet qumështi. Pavarësisht këtyre rekomandimeve, në Kosovë vazhdon të shitet ende pije me yndyrë bimore dhe kategorizohet si qumësht. Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka dhënë 11 rekomandime më 30 nëntor të […]
Deri në fund të muajit shkurt të këtij viti, autoritetet në Prishtinë presin që Serbia të zhbllokojë linjën e interkonjeksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo linjë ishte shpallur e përfunduar dhe inauguruar në qershor të vitit të kaluar. Për këtë projekt, janë shpenzuar mbi 75 milionë euro. Autoritetet e Kosovës presin që edhe kjo çështje të jetë një nga temat e diskutimit në bisedimet e Brukselit, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tha […]
Kreditë me probleme kanë zbritur në 18.2% në dhjetor, sipas shifrës që është bërë publike nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko. Sipas Bankës, ky reduktim pasqyron efektet e kombinuara të përmirësimit të situatës ekonomike, të ristrukturimit të kredive dhe të nxjerrjes së kredive të humbura nga bilanci. Edhe në dhjetor të vitit të kaluar, huatë e pakthyera në afat në banka zbritën po në këtë nivel, por më pas ato filluan të rriteshin me shpejtësi, për të arritur […]
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë në interesit, në nivelin 1.25%. Gjithashtu, Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar edhe normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore, respektivisht në nivelet 0.25 dhe 2.25%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, tha se “të dhënat e disponuara sugjerojnë se aktiviteti ekonomik në vend vazhdon të shënojë rritje. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka sjellë përmirësime në treguesit e tregut të punës dhe është […]
Pas përfundimit të HEC-it të Banjës mbi lumin Devoll, kompania norvegjeze, Statkraft, ka investuar edhe 150 milionë euro për ndërtimin e HEC-it të dytë, atë të Moglicës. Zv.kryeministri, z. Niko Peleshi, dhe ministri i Energjisë e Industrisë, z. Damian Gjiknuri, ishin javën e kaluar në Moglicë ku inspektuan punimet për ndërtimin e hidrocentralit. Pas përfundimit dhe vënies në punë të HEC Banjës, HEC Moglica do të jetë i dyti hidrocentral që do të ndërtohet mbi lumin Devoll. Lartësia e Digës […]
Duke nisur nga 1 shkurti, të gjithë tatimpaguesit mund të telefonojnë në numrin e gjelbër 0800 00 02 për të marrë informacione nga Administrata Tatimore. Ky shërbim ofrohet për herë të parë nga kjo administratë. Është pa pagesë dhe ofron asistencë në kohë reale për pyetjet që individë apo biznese mund të kenë rreth disa çështjeve që janë: 1.Deklarimi elektronik 2.Legjislacioni tatimor 3.Çështje të tjera për administratën tatimore (shërbime të Administratës Tatimore) Në varësi të kompleksitetit të pyetjeve që mund […]
Të vetëpunësuarit tashmë do të kenë të paktën një muaj kohë afat për t’u deklaruar në Tatime për efekt pagimi kontributesh, sipas një ndryshimi të fundit në ligjin për mbledhjen e detyrueshme të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. Sipas ndryshimeve, deklarimi në organin tatimor nga të vetëpunësuarit (pa punëmarrës) bëhet të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës, ku sipas ligjeve në fuqi, afati i deklaratës është brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori […]
Shqipëria është përcaktuar si një nga destinacionet më interesante për udhëtimet me kroçerë, që do të jenë një trend i vërtetë për 2017-n. Cruisecritic ka realizuar një listë me destinacionet më “hot”, ku në vendin e gjashtë është renditur edhe Shqipëria, me Sarandën, duke e quajtur “portin e ri”. “Shqipëria, në mënyrë të veçantë është vënë në ‘radarin’ tonë”. Riviera e vendit pritet të ketë një fluks të madh kroçerash në vitin 2017. Për shkak të afërsisë me Malin e […]
Tashmë është bërë e qartë se kjo mazhorancë, këtë vit, do të kërkojë një mandat të dytë qeverisës te shqiptarët përmes një platforme ekonomike, të mbështetur tek një derivat i koncesionit. Së fundmi, ajo ka zbardhur projektin 1 miliard eurosh që do të investohet nga biznesi, por që qeveria i garanton kthimin e investimeve te disa vepra publike (lexo në brendësi). Motivin e ka shpjeguar me pamundësinë që ka me një apo disa buxhete vjetore, për të realizuar ato shërbime […]