Vendi po shkon drejt një krize të re politike, që duhet të ketë një fund të shpejtë, përndryshe do të kapërcejë kufijtë e do të marrë një kontekst tjetër, që nuk iu shërben aspak shqiptarëve kësaj ane dhe matanë kufirit.
Pjesa më e madhe e opozitës ka bojkotuar Parlamentin dhe prej gati dy javësh është në protestë, nën strehën e një çadre të madhe përballë Kryeministrisë, kërkon të garantojë zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike, si kusht të parë. Ndërsa shumica qeverisëse i kërkon të kthehet në Parlament për votat e Reformës në Drejtësi. Derisa pa mbërritur të premten në Tiranë, shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, palët ishin në skaje dhe nuk kishte asnjë shenjë për dialog, që mund të shuante krizën parlamentare. Por BE dhe SHBA dërguan mesazhe të qarta se zgjidhjet nuk vijnë nga rruga,por nga Parlamenti, dhe se pushteti nuk ndërron me politika kontroverse. Pas bisedave me shefen e BE-së, palët u pa sikur lëvizën nga pozicionet ekstreme, por afrimi ishte aq i vogël sa nuk të japin shpresa të plota se kriza do të zgjidhet shpejt.
Megjithëse zonjës Mogherini i duhej që i vetmi vend aleat i NATO-s në Ballkan të jetë në paqe, ajo kishte kokëçarje më të mëdha sesa kriza e brendshme shqiptare,e cila lindi në një moment të keq rajonal.
Në Maqedoni po ndodh një grusht shteti, sepse Presidenti Ivanov nuk i pranon shqiptarët si pjesë e shumicës qeverisë se re në koalicion me maqedonasit,socialdemokratët e Zoran Zaev. Kryeministri ende në detyrë, Gruevski, nga ana tjetër, duke i fryrë shovinizmit,po u bën thirrje maqedonasve të protestojnë kundër gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, praktikisht kundër shqiptarëve si entitet, të cilët janë sërish tani më shumë në rrezik. Megjithëse shefja e diplomacisë europiane i kërkoi Ivanov-it të tërhiqej nga vendimi, ai nuk pranoi. Duk lënë pas Shkupin në krizë, ajo iu drejtua Serbisë ku, sipas “The Economist”, rreth60 përqind e serbëve, nën ndikimin rus, janë kundër NATO-s dhe BE-së. Ndërkohë edhe Mali i Zika pasiguri të shkaktuara nga rusët, Kosova dhe Serbia nuk po përparojnë në dialog, ndërsa në Bosnjë ka shenja të një konflikti të egër mes etnish. Në tërë rajonin e ballkanik ka një perceptim të gjerë se situata politike është më e përkeqësuar. Deutsche Welle pyeti shumë ekspertë dhe në analizën e saj të fundit për rajonin arrin në përfundimin se Ballkani nuk është më një fuçi baruti, por se fitili nuk është shuar ende plotësisht. Ndërkohë e mirënjohura “The Economist” shkruan se ndikimi i SHBA-së dhe BE-së në Ballkan ka rënë dhe se vendin bosh po përpiqet ta zërë Rusia nëpërmjet Serbisë, së cilës i ka dhënë mbështetje të konsiderueshme financiare, armatime, si dhe ka ndërtuar një rrjet të gjerë mediash dhe organizatash që reklamojnë dobinë e lidhjes me Moskën. Qëllimi i Rusisë, thotë “The Economist”,është i qartë: të ndalojë Serbinë, Malin e Zi,Maqedoninë dhe Bosnjën të anëtarësohen në NATO dhe të pengojë integrimin e tyre në BE.
Por çfarë po bën Shqipëria? I vetmi vend anëtar në NATO në Ballkan,përfshihet në një krizë politike që, pikësëpari, i krijon vetes pengesa në integrim drejt BE-së, njësoj sikur ta kishte bërë Rusia. Nga ana tjetër, duke qenë të angazhuar me krizën brenda vendit, politika e Tiranës,zhvendos axhendën për shqiptarët përtej kufirit që,veçanërisht në Maqedoni, janë në rrezik të madh për shkak se Rusia,e cila ka fijet e saj në qeverisjet ballkanike, po i bën ata fajtorë si njerëz që kërkojnë viktima. Vetëdija e ulët politike dhe kombëtare, për momentin kur po zhvillohet kriza e Tiranës, do të dobësonte faktorin dhe fuqinë ndikuese të shqiptarëve në rajon, pasi do të ulte besueshmërinë si partner që prodhon qetësi dhe siguri. Kjo është njësoj si të luash ruletën ruse,duke e ditur që do të mund të vetëvritesh.
Por Shqipëria nuk është ingredient i kësaj sallate ruse që Moska kërkon të gatuajë në Ballkan, ndaj edhe kriza politike e kësaj radhe duhet të marrë fund shpejt për të mos treguar, siç ka ndodhur edhe më parë në situata të ngjashme, se nuk dimë të ngrihemi në nivelin e tryezave që na thërrasin aleatët, por mbetemi ushtarë të vegjël të rrugës dhe armiq të vetes…
Jeni duke lexuar në: 770
Kontributi i doganave, në arkën e shtetit, vijoi të jetë deficitar edhe gjatë vitit të kaluar, duke i krijuar arkës së shtetit një mosrealizim prej 6.6 miliardë lekësh (43.6 milionë euro) më pak se planifikimi, teksa shihet se tatimet kanë realizuar një tejkalim të lehtë të planit me 225 milionë lekë (1.6 milionë euro). Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, mosrealizim patën TVSH-ja në doganë me 2.7 miliardë lekë më pak se plani dhe akciza po me 2.7 […]
Tatimet pritet të nisin një fazë të rëndësishme të luftës kundër informalitetit, atë të certifikimit nga shoqëritë audituese të deklaratave tatimore të bizneseve, që do të përzgjidhen për kontroll nga analiza e riskut. Ministria e Financave ka ftuar të gjitha shoqëritë audituese të marrin pjesë në procesin e përzgjedhjes për t’u listuar si shoqëri audituese e kualifikuar për certifikimin e deklaratave tatimore. Dokumentacioni duhet të dorëzohet brenda datës 22.03.2017, pranë protokollit të Ministrisë së Financave në adresën: Blv “Dëshmorët e […]
Intervistë me Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, znj. Anita Tuladhar Shqipëria duhet të vazhdojë të forcojë rritjen e saj dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë, për të cilat është i nevojshëm angazhim i fortë për reformat. Duhet të vazhdojnë përpjekjet për të ulur nevojat e borxhit dhe të huamarrjes, për të forcuar menaxhimin e financave publike, për të zgjidhur borxhin e lartë bankar dhe për të ecur përpara me reformat gjyqësore të ndërmarra kohët e fundit Ndonëse e […]
Dhe shumë mesazhe të tjera Flet guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Genti Sejko Banka e Shqipërisë ketë vit do të stimulojë fort përdorimin e monedhës vendase. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Genti Sejko, në një intervistë për “Monitor” zbardh skemën se si do të arrihet ky synim në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Ulja e kredive të këqija këtë vit do të fokusohet në ristrukturimin e borxhlinjve të përbashkët që kanë bankat. Sejko lajmëroi rreziqet me të cilat […]
Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve (ASN) ka për qëllim të ofrojë informacion mbi strukturën ekonomike, financiare dhe karakteristikat kryesore të ndërmarrjeve aktive në vend. Statistikat janë paraqitur sipas aktivitetit ekonomik dhe madhësisë së ndërmarrjes të klasifikuara sipas numrit të të punësuarve. Rezultatet finale të ASN-së, për vitin 2015, shprehin se: • Shitjet neto u rritën 3,6% krahasuar me vitin 2014 • Numri gjithsej i të punësuarve u rrit 17,4% • Investimet e realizuara arritën vlerën 208 miliardë lekë nga 181 miliardë […]
Qeveria është duke parë mundësinë për të sanksionuar me ligj gjoba për subjektet që nuk do të krijojnë kushte për aksesin e personave me aftësi të kufizuar në vendet e punës. Vlerat e parashikuara llogariten nga 10-50% e pagës minimale Në Shqipëri, ligji “Për aftësinë e kufizuar” detyron që 1 në 25 persona të punësuar në sektorin publik dhe privat të jenë me aftësi ndryshe. Por, ky ligj, jo gjithmonë ka gjetur zbatim. Në vitin 2015, nga Ministria […]
Numri i çështjeve që sot ndodhet në tavolinat e togave të zeza të Gjykatës Administrative është tejet i lartë. Është pothuajse e pamundur që të arrihet të përmbushet afati i 30 ditëve të gjykimit. Përqindjen më të lartë të çështjeve e kanë ato të marrëdhënieve të punës. Ndërsa privati ka arritur të fitojë bindshëm në përballje me shtetin (mbi 70% të rasteve). Në një intervistë për “Monitor”, kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita, bën një bilanc të punës […]
Edicioni i shtatë për veturën gjermane, e cila shfaqet në treg plotësisht e rinovuar. Elegante dhe ultra-teknologjike, nivele ndër më të lartat për kënaqësinë në drejtim Vetëm tre centimetra më e gjatë, dy më e gjerë dhe një centimetër më shumë në hap, por format dhe zhvendosja e volumeve e dallojnë dukshëm nga modeli i mëparshëm. Në pjesën e përparme të modelit BMW Seria 5 bien në sy fenerët e rinj, LED të zgjatuar, të cilët mund të kombinohen […]
Dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit më 2016 nga moszbatimi i ligjit, mungesa e të ardhurave dhe shpenzimet pa kriter në 26 ente dhe kompani publike, rezultoi 314 milionë euro Kompanitë publike ku shteti është aksioner i shumicës janë keqmenaxhuar, teksa janë gjetur abuzime të rënda me fondet që donatorët kanë dhënë për disa projekte të mëdha. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbulimet për 26 auditimet e vitit të kaluar,ka kontabiliziuar një dëm ekonomik prej […]
Përpjekjet për të vendosur sërish tarifa të larta të rilicencimit të pikave të gazit e karburanteve kanë çuar në konfliktin e ri mes institucioneve shtetërore dhe shoqërive të hidrokarbureve Unioni i Shoqërive Hidrokarbure Shqiptare i ka dërguar një shkresë zyrtare ministrit të Energjisë, z. Damian Gjiknuri, dhe për dijeni kryeministrit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Financave, ku kundërshtojnë prerazi rivendosjen e tarifave të larta për licencimin e pikave të gazit e karburantit prej 3 milionë […]
Prandaj kanë një shije të mrekullueshme Restorantet gourmét janë të gatshëm të shpenzojnë për produkte premium, por sidoqoftë është gjithmonë e këndshme të dish ekzaktësisht se për çfarë po paguan. Ja një vështrim prapa skenave të rritjes së kafshëve që janë të destinuara për t’u bërë disa nga përbërësit më luksozë në botë. Bifteku Matsuzaka Në Japoni, bifteku vlerësohet me 12 pikë në një shkallë vlerësuese me “efekt mermer” (sa më i lartë numri i fijeve të dhjamit, aq […]
Ndihma e shpejtë, avionët luftarakë dhe propaganda i bindën serbët se rusët janë miqtë e tyre. “Këtu janë raketat ruse!” tregon me gisht Chortles Viacheslav Vlasenko, bashkëdrejtor i Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish, një qytet në Serbinë Qendrore. Ai lëviz brenda magazinës së tij, duke treguar të gjitha pajisjet që përdoren në situata emergjente shpëtimi, shkruan The Economist. Qendra, e cila ka një ndërtesë pranë aeroportit me disa kompani vendase të IT-së, është thjesht një strukturë për të vepruar ndaj […]
A mund të ketë diçka më të mirë se diamanti? Çfarë mund ta zëvendësojë atë? Që t’u bëjnë sa më shumë përshtypje femrave të tyre, pallonjtë meshkuj hapin pendët e tyre; sorrat përpiqen duke ndërruar çerdhet e tyre të dashurisë, ndërsa merimangat mundohen të kapin sa më shumë miza në rrjetën e tyre të mëndafshtë. Rituale të tilla vardisjeje luajnë rol kyç në atë që Charles Darwin e quan përzgjedhje seksuale: kur për të bërë për vete femrën e një […]
Kryeqyteti francez drejton Europën për numrin e sipërmarrjeve të kapitalit. Janë të shumtë ekspertët që bien dakord me faktin se Europa nuk do të krijojë kurrë një qendër, e cila do të konkurrojë Silicon Valley. Tregjet e saj janë ende të fragmentuara përgjatë kufijve kombëtarë, flukset e kapitalit në rajon janë të kufizuara dhe për shkak të qëndrimeve të vazhdueshme konservatore ndaj rrezikut, janë të pakta ato startup-e, të cilat mund të konkurrojnë kampionin amerikan. “Europa është toksike”, argumenton Oussama […]
Angazhimi i Theresa May për ata që “me zor e shtyjnë muajin”, që në Britani janë pagëzuar me (JAM- “just about managing”), kishte si synim vetëm individët. Por, përpara publikimit të plotë të buxhetit të parë të qeverisë, që pritet të ndodhë më 8 mars, disa nga kompanitë kryesore në këtë kategori kanë protestuar kundër saj. Grupe të ndryshme punëdhënësish i janë drejtuar qeverisë duke u kundërshtuar ndryshimet “mizore” të normave të biznesit, që priten të hyjnë në fuqi më […]
Xperia XZ Premium Sony ka pranuar se 2016 ka qenë një vit tranzicionisa i përket sektorit të smartphone-ve. Por tani, gjiganti japonez zbret në fushë mesmartphone-n e ri Xperia XZ Premium, i cili u prezantua në Mobile World Congress 2017 (Kongresi Botëror i Celularëve) në Barcelonë. Dhe në disa aspekte, ky është një smartphone vërtet unik! Ekrani Ekrani 5,5 inç i smartphone të ri të Sony ka rezolucion 4K HDR (2.160 x 3.840). Në praktikë ky është një kombinim i […]
Qeveria e Maqedonisë miratoi planin e ri operativ për punësimin për vitin 2017 me vlerë mbi 14 milionë euro, shifër kjo më e larta deri tani. Por, ekspertët janë dyshues në një kohë kur koncepti i ndërhyrjes shtetërore u theksua edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore. “Me realizimin e këtij plani operativ presim hapjen e rreth 10.000 vendeve të reja të punës, së bashku me “Maqedonia punëson 2”, çka dukshëm do të kontribuojë për zvogëlimin e papunësisë, e […]
Komisioni Europian ka theksuar çekuilibrin ekstrem në ekonominë e Bullgarisë. Vendi vazhdon të jetë në mesin e 12 vendeve anëtare të BE-së, të cilat janë subjekt i një monitorimi të veçantë. Sektori bankar është stabilizuar, por mbikëqyrja e dobët ende nuk është kapërcyer. Duhen ndërmarrë masa të shumta për të forcuar sektorin e dobët financiar të shpallur gjatë stress-testit – duke përfshirë këtu mbikëqyrjen bankare dhe atë jobankare, si dhe pengesat në procedurat e falimentimit. Borxhi i lartë i disa […]
Shoqëria ajrore irlandeze me kosto të ulët Ryanair deklaroi se do të nisë nga Rumania fluturimet direkte drejt Londrës. Duke filluar nga muaji mars i këtij viti nga qyteti veri-perëndimor i Oradeas do të nisin fluturimet drejt Londrës. Do të ketë tre fluturime në javë, si edhe destinacione të reja në Barcelonës të Spanjës, në Milano të Italisë, por edhe në Bukuresht dhe Palermo. Ryanair synon të lidhë Bukureshtin me të gjitha kryeqytetet kryesore të biznesit në Europë. Parashikimi është […]
Sindikatat e shërbimit publik të Kroacisë kanë nisur bisedimet mbi një marrëveshje të re me qeverinë, duke këmbëngulur se pagat e tyre aktuale dhe shpërblimet nuk po i jepen aq sa i takojnë sidomos në një ekonomi e cila po rimëkëmbet. Këto sindikata që përfaqësojnë rreth 180.000 punëtorë në një vend me 4.2 milionë banorë, u shprehën për BIRN, se do t’i kërkonin qeverisë sërish përmbushjen e të njëjtave kushte. Pritet që marrëveshja e re të rregullojë çështje të tilla […]
Sipas një parashikimi të Komisionit Europian, ekonomia bullgare pritet të rritet me 2.9% këtë vit. Ai parashikon që rritja dhe konsolidimi fiskal do të jenë të fuqishme dhe se rritja e kërkesës së brendshme vazhdon të jetë nxitësi kryesor i kësaj rritjeje. Por një prej faktorëve negativë mund të jetë kërkesa e ulët e importeve nga shumë partnerë tregtarë dhe rritja e lartë e çmimeve të naftës. Komisioni gjithashtu thekson faktin se “pasiguria politike në lidhje me zgjedhjet e ardhshme […]
Paga mesatare mujore në Mal të Zi në janar, duke përjashtuar tatimet dhe kontributet, ishte 511 euro. Sipas Entit për Statistika (MONSTAT) kjo shifër është 0.4% më e lartë në krahasim me muajin e kaluar. Paga mesatare në janar pa tatime dhe kontribute, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u rrit me 4.3%, ndërsa në krahasim me fitimin mesatar neto të vitit të kaluar, ishte 2.4% më e lartë. Në janar, paga mesatare bruto ishte 767 […]
Rritja ekonomike e Serbisë u ngadalësua në 2.5% në tremujorin e katërt të vitit 2016, nga 2.8% që ishte në tremujorin e tretë. Sipas rregullimeve sezonale rritja ekonomike vjetore në tremujorin e katërt qëndroi në 0.2%, pas një rritje prej 0.5% në tremujorin e tretë të vitit. Tremujori i katërt i vitit 2016 shënoi rritje të ndjeshme në vlerën e shtuar bruto në bujqësi në 8.1% dhe në tregti me shumicë dhe pakicë në 3.9%. Rënie në vlerën e shtuar […]
“Në mungesë të të dhënave për gjysmën e dytë të vitit 2016, Kosova deri në qershor të vitit të kaluar karakterizohej me një rritje vjetore të kreditimit prej 8,4%, menjëherë pas Serbisë që kishte një normë të rritjes së kreditimit prej 9,5%, ndërsa rritja mesatare e kreditimit të rajonit ishte rreth 3%. Vlerësohet se kreditimi deri në fundvit ka shënuar rritje vjetore 10,4%”, ka bërë të ditur Besnik Kada, zëdhënës i BQK-së, duke shtuar se kreditimi ndaj sektorit të tregtisë […]
Banka komerciale “ProCredit Bank” ka raportuar për një shkallë shumë të ulët të kredive joperformuese. Drejtori i përgjithshëm i kësaj banke, Ilir Aliu, ka bërë të ditur se “ProCredit Bank” ka pjesëmarrje më të ulët në krahasim me mesataren e kredive të përgjithshme joperformuese në treg, vlerë kjo prej 2,8%. “Kjo vjen si rezultat i teknologjisë së kreditimit që përdor banka jonë, duke mundësuar lejimin e kredive vetëm për klientët, të cilët kanë kapacitet të shëndoshë financiar për ta kthyer […]
Bien ndjeshëm interesat e obligacioneve 7-vjeçare Bankat tregtare në vend dhanë sinjale të qarta se do të vijojnë të mbajnë të ngurta politikat e kreditimit, teksa po i orientojnë paratë e lira drejt alternativave pa risk të financimit. Në ankandin e fundit të obligacioneve 7-vjeçare, ato ofruan trefishin e shumës që kërkoi qeveria për financimin e një obligacioni shtatëvjeçar. Për pasojë, interesi i obligacionit ra me 0.74 pikë përqindje në krahasim me ankandin paraardhës që është bërë në dhjetor të […]
Ministria e Ekonomisë rishpalli garën për dhënien me koncesion të zonës teknologjike të Spitallës, edhe pse tenderi ka dështuar tre herë radhazi. Sipas njoftimit që ka bërë Ministria e Ekonomisë, dorëzimi i ofertave do të bëhet më 28 prill. Objekti i kontratës do të jetë ndërtimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe operimi i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, në Spitallë, Durrës, për një periudhë 99-vjeçare. Zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik shtrihet në afërsi me Portin e Durrësit, më të madhin […]
Masterplani i Gazit për Shqipërinë (MPG) dhe Plani i Identifikimit të Projekteve (PIP) kanë përfunduar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian (BE) prej 1,100,000 euro nëpërmjet Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Ministria e Energjetikës njoftoi se për projektet më premtuese për investime është rënë dakord me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, janë zhvilluar më tej, si projekte të investimeve prioritare. Ato përfshijnë: i) tubacionin nga TAP, afër Fierit, deri në Termocentralin e Vlorës, ii) tubacionin nga TAP në […]
Duke e konsideruar vetting-un dhe reformimin e sistemit të drejtësisë si mjetet kryesore për përmirësimin e klimës së biznesit, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka takuar javën e kaluar një grupim sipërmarrësish. Kryeministri tha se vendimet e gjykatave, sidomos në lidhje me pronësinë, u kanë krijuar dëme biznesit dhe investitorëve. Pronat shtetërore janë tjetërsuar në mënyrë arbitrare, teksa ka mbivendosje të titujve të pronësisë me dokumente false të lëshuara masivisht. Për kryeministrin Rama, kjo praktikë e gjykatave në Shqipëri i […]
Shqipëria do të ketë për herë të parë udhërrëfyesit turistikë të certifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Janë gjithsej 159 udhërrëfyes turistikë që javën e kaluar u pajisën me certifikatë dhe me bexhën zyrtare, të cilat do të jenë dokumentet zyrtare që do të paraqesin këto guida për të ushtruar profesionin e tyre, të rregulluar tashmë në bazë të ligjit “Për Turizmin” (93/2015). Këta emra do të jenë tashmë të afishuar në Regjistrin e Udhërrëfyesve të […]
Geci fiton garën edhe për Shqipërinë e Mesme dhe Veriun, Salillari merr Jugun Pasi ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve në Rajonin e Veriut, konsorciumi Biolap-Geci ka fituar edhe kontratën B që përfshin mirëmbajtjen me performancë të rrugëve në rajonin e Shqipërisë së Mesme që përfshin Qarkun e Tiranës dhe atë të Dibrës, kundrejt vlerës 19.2 milionë euro për një periudhë 5-vjeçare. Ndërsa kompania Salillari, e cila është në konsorcium me një kompani greke, Elika ATEE, ka fituar garën […]
Vendi po shkon drejt një krize të re politike, që duhet të ketë një fund të shpejtë, përndryshe do të kapërcejë kufijtë e do të marrë një kontekst tjetër, që nuk iu shërben aspak shqiptarëve kësaj ane dhe matanë kufirit. Pjesa më e madhe e opozitës ka bojkotuar Parlamentin dhe prej gati dy javësh është në protestë, nën strehën e një çadre të madhe përballë Kryeministrisë, kërkon të garantojë zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike, si kusht të parë. […]