Portreti i Shqipërisë së varfër dhe të pabarabartë në mirëqenie, i ekspozuar në shifra, javën e kaluar nga Banka Botërore dhe INSTAT, ishte i shpërfytyruar nga ekstremet dhe gati i pandryshuar në tipologji, si edhe shumë vite me parë.
Duke qenë një raport statistikor, ai nuk jep shkaqet e kësaj varfërie dhe as propozon sesi dilet prej saj por nga ballafaqimi i të dhënave kupton dinamikën e varfërisë dhe pasurisë në Shqipëri.
Së pari, se varfëria lëviz më shpejt se pasuria e cila ka aftësi të dobët të rikuperojë varfërinë.
Megjithëse Tirana e Durrësi janë qendrat më të mëdha të zhvillimit ekonomik në vend, ato rezultojnë bashkë me Kamzën si zonat me pabarazinë më të madhe. Ky përfundim shpjegohet me lëvizjen e brendshme të popullatës, nga zonat më të varfra drejt zonave më të pasura.
Së dyti, pasuria në Shqipëri lëviz ngadalë, ka rreze të shkurtër veprimi dhe aftësi të dobët për të rikuperuar në të njëjtën masë varfërinë. Raporti tregon se në Lezhë apo zona e plazhit në Gjirin e Lalëzit janë më të pasura, por e gjithë zona rurale që e rrethon atë, mbetet ndër më të varfrat.
Së treti, punësimi numerik nuk zbut varfërinë, por aftësia për të krijuar vlerë të shtuar. Sipas raportit, në bujqësi është numri më i madh i të punësuarve, por se të ardhurat në fshat janë të ulëta dhe varfëria më e madhe për shkak të mekanizmit të ulët, mungesës së infrastrukturës mbështetëse dhe veçanërisht aksesit të ulët në tregje.
Së katërti, varfëria nuk është në periferi dhe pasuria në qendër (ndarja sipas zonave) por se është ende shkalla e emigracionit ajo që përcakton ende këtë status në Shqipëri. Zona me e varfër është Kukësi, në verilindje të vendit, por fshatrat më të pasur janë disa në zona të thella të Gjirokastrës që kanë emigrim dhe të ardhura të larta nga remitancat.
Së pesti, pasuria dhe mirëqenia janë të përkohshme ndërsa varfëria mbetet e përhershme. Shembull i këtij përfundimi është Ksamili, dhe disa zona të tjera turistike që arrijnë pikun gjatë sezonit të verës, por që popullata ka pak ose aspak aktivitet gjatë pjesës tjetër të vitit dhe se të ardhurat gjatë verës të mesatarizuara në muaj të një viti, nuk i nxjerrin banorët mbi kufirin e varfërisë.
Pra kemi një Shqipëri ku varfëria lëviz shpejt dhe pa barriera dhe pasuria që krijojmë nuk arrin të shpërndahet, nuk shërben si model për më të varfërit dhe as arrin të shumëfishohet më shpejt sa të mposhtë varfërinë që zbret drejt saj përmes lëvizjeve demografike.
Po a mund të ketë një zgjidhje që i përbashkon të gjitha këto shqetësime. Si mund t’i pritet rruga varfërisë, e si mund të shpërndahet pasuria, si mund të rritet shpejtësia e rikuperimit etj.? Siç e kuptoni janë pyetje që lidhen të gjitha me lëvizjen, ndaj ndërtimi i rrugëve të reja dhe rritja e shpejtësisë së lëvizjes në ato, mbetet një opsion prioritar në Shqipëri. Sot, Shqipëria ka shumë pak kilometra rrugë nacionale të shpejtësisë lartë, nuk janë të lidhura të gjitha zonat e zhvillimit, ka deficite të rënda me rrugët rurale, dhe ende nuk është lidhur plotësisht me rrjetet e korridoreve ndërkombëtare të transportit duke demonstruar një mungesë të theksuar të aksesit në tregjet vendase edhe ato të huaja.
Paçka se nuk ia kanë arritur aq sa duhet, të gjitha qeveritë paraardhëse, e kishin ndërtimin e rrugëve prioritet pasi është provuar që ndërtimi i tyre ka efekte multiplikative pozitive në ekonominë makro por edhe në ato individuale, rritet punësimi, ulen kostot dhe lehtësohet komunikimi i të mirave dhe ideve. Shembulli i freskët është Thethi apo Korça, nga ndërtimi i tunelit të Elbasanit dhe nga ndërtimi i rrugës, të ardhurat në këto zona janë rritur ndjeshëm e veçanërisht Thethi ka dalë përfundimisht nga harta e varfërisë, ku strehohej prej shumë dekadash.
Filozofia e qeverisjes aktuale për rritjen ekonomike është mbështetur ndër të tjera tek rilindja urbane. Varfëria është e shëmtuar. Edhe e bukura mund të rrisë vlerën e pronës e kapitalit, por a mund të jetë ajo një motor i fuqishëm zhvillimi sa të zëvendësojë investimet në infrastrukturë? Për ta lehtësuar përgjigjen, e ndërtojmë pyetjen ndryshe: për të mundur varfërinë cilën zgjedh: dritat apo energjinë, sheshpushimet apo lëvizjen, rrugën apo pemën?
Jeni duke lexuar në: 771
Banka Botërore thekson se rezultatet e hartës së varfërisë në Shqipëri mund të jenë të dobishme për hartimin e politikave në dy mënyra. Së pari, raporti paraqet hartat e varfërisë të rishikuara sipas njësive të reja vendore administrative të përcaktuara me anë të reformës territoriale, që filloi në qershor 2015, për të demonstruar se harta e varfërisë mund të përshtatet dhe të bëhet e dobishme në kuadër të një strukture të ndryshuar të zonave gjeografike e administrative. Së dyti, raporti […]
Në zonat bujqësore, ndonëse papunësia është e ulët, varfëria mbetet e lartë. Në bregdet, papunësia është e lartë, po ashtu dhe niveli i varfërisë… Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, në bazë të hartës së varfërisë të Bankës Botërore dhe Atlasit Statistikor të Shqipërisë të INSTAT, në komunat me normë të lartë papunësie, ka një nivel të lartë të pabarazisë (koeficienti Gini). Kjo është veçanërisht e vërtetë për zonat në të cilat nuk ka burime të jashtme të qëndrueshme […]
Flet Matteo Colangeli, drejtor i BERZH-it për Shqipërinë Drejtori për Shqipërinë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Matteo Colangeli, rrëfehet në një intervistë të posaçme për “Monitor” për çështje që lidhen me ndikimin e situatës politike te klima e biznesit, rëndësinë e procesit të “Vetting”-ut, investimet strategjike të portofolit, por edhe vlerësimi për aksionerët e rinj kinezë të aeroportit “Nënë Tereza”. Ai shton se investimet potenciale, apo investitorët të cilët po konsiderojnë projekte apo aktivitete të reja në […]
Gjatë vitit 2016, ecuria e ekonomisë u përmirësua gradualisht. Përmirësimi u reflektua kryesisht në zgjerimin e investimeve, të mbështetura nga rritja e fortë e Investimeve të Huaja Direkte (FDI) dhe eksporteve neto. Konsumi privat ka pasur një kontribut negativ në rritjen ekonomike, po kështu edhe shpenzimet qeveritare. Rritja vazhdoi edhe në gjysmën e parë të vitit 2016 në 3.1%, vit pas viti. Banka Qendrore ka ndjekur politikën ekspansioniste monetare dhe atë të inflacionit vazhdimisht të ulët. Rënia e çmimit të […]
Më të mirarsimuara, më të shumta në numër në auditorë, por më pak të paguara e ndonjëherë të paragjykuara. E megjithatë historitë e suksesit që ato prodhojnë nuk mungojnë Nga Elona Bedalli Botës do t’i duhen edhe 170 vite të tjera për të arritur barazinë gjinore në ekonomi. Statistikat e Forumit Botëror Ekonomik (World Economic Forum) tregojnë se gjërat janë përkeqësuar, madje janë bërë hapa prapa në lidhje me arritjen e barazisë gjinore në ekonomi, veçanërisht në vitin 2016. Pozicionimi […]
Ajo është e re, por sukseset që ka arritur janë të shumta. Këmbëngulëse e me objektiva të qarta. Prej disa vitesh Edona Bilali është drejtuese dhe aksionere e një kompanie konsultimi, AZ Consulting sh.p.k. E do punën që bën dhe kjo vihet re edhe te CV-ja e saj. E diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në Degën Administrim Biznesi, pas studimeve master, ajo mori titullin “Auditor” nga Ministria e Financave. Edona është trajnere biznesi dhe si e tillë […]
E pasionuar pas natyrës, në moshën 14-vjeçare ajo u bë vajza e parë që praktikoi sportin e ri të rafting në Shqipëri duke promovuar standarde të panjohura në atë kohë në turizmin e aventurës. E që atëherë ka kaluar kohë dhe Blerina Ago nuk është më vetëm “vajza e rafting” por një sipërmarrëse e cila drejton “Albanian Adventure Resort sh.a.”, një nismë inovative në fushën e turizmit. Ky projekt shtrihet në hapësirën e një ish-reparti ushtarak të amortizuar, mes natyrës […]
Pas kthimit nga Greqia ku kishte jetuar për shumë vite, teksa vendosi që të riniste jetën në Tiranë, gjëja e parë që bëri ishte vazhdimi i studimeve pasuniversitare në Administrim Biznes. Falë përvojës që të jep emigracioni, ku asnjë gjë nuk është “fushë me lule” e ku duhet t’ia dalësh vetë mbanë, me guxim, por edhe me “nuhatje”, sot Valbona Begolli drejton një kompani pastrimi (Albpastrim) dhe nuk është e vetme në këtë që po bën. Për Valbonën, arsimimi është […]
Alarmohet biznesi për draftin për Profesionin e rregulluar të Ekspertit Fiskal: Po synohet të monopolizohet shërbimi i konsulencës fiskale, dalin jashtë loje ekonomistët, është kosto e shtuar dhe e fshehtë për biznesin. Shkresat e Dhomës Amerikane dhe asaj të Tregtisë kundër… Një nismë e Deputetit të Kuvendit z. Gjovalin Kadeli për projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Profesionit të rregulluar të Ekspertit Fiskal dhe Institutit të Ekspertëve Fiskalë”, ka shkaktuar shqetësim tek bizneset dhe dhomat e tregtisë. Sipas tyre, përmes […]
Ky pritet të jetë një vit i ngarkuar për turizmin shqiptar. Nga njëra anë janë zgjedhjet parlamentare, më tej ndikimi nga situata politike nga destinacionet klasike si faktor i jashtëm dhe, në anën tjetër, “testimi” për zbatimin e rregullave të reja, që tashmë kanë nisur. Por, cili do të jetë efekti i pritshëm nga disiplinimi? Drejtoresha e zhvillimit të politikave të turizmit, Sonia Popa jep detaje, si dhe shpjegon “dritëhijet” e këtij procesi. Nga Elona Bedalli Standardet e reja […]
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka hapur tashmë thirrjen për përzgjedhjen e personave që do të bëjnë verifikimin në terren të strukturave akomoduese duke e krahasuar atë me vetëdeklarimin e bërë nga sipërmarrësi turistik. Kriteret e përzgjedhjes që duhet të plotësojnë verifikuesit janë të ndara në dy aspekte ku së pari është eksperienca e tyre në të kaluarën e lidhur gjithmonë me turizmin dhe së dyti arsimimi i nevojshëm. Të interesuarit që do të trajnohen për të […]
Çmimet e larta të biletave të fluturimeve janë vetëm një nga arsyet që mbajnë larg Italisë turistët shqiptarë, duke bërë që shifrat të mos jenë në nivelet e duhura. Nga anketimet e realizuara në disa agjenci turistike që ofrojnë udhëtime në Itali rezulton se ka një interes në rritje për organizime udhëtimesh. Vihet re se ka shtim të kërkesave për të vizituar Italinë nga shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë. Të rinjtë dhe çiftet pa fëmijë janë kategoria që joshen […]
Tregu i prodhuesve privatë të energjisë pa ekspansion vitin e kaluar, duke dyfishuar vlerën në treg dhe numri operatorëve u zgjerua me 30%. Reshjet e bollshme rritën xhirot e kompanive me ritme dyshifrore, ndërsa bizneset pohojnë se zhvillojnë aktivitetin nën rreziqe të mëdha që vijnë nga pasiguria juridike e kontratave Blerina Hoxha Në një kohë që ekonomia shqiptare ka reshtur së ofruari norma të larta fitimi në pjesën më të madhe të sektorëve si pasojë e efekteve të krizës dhe […]
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) në një analizë të posaçme për sektorin e hidroenergjetikës, ka bërë me dije se në vitin 2016 janë trajtuar 82 kërkesa për ndërtimin e objekteve të reja të prodhimit të energjisë nëpërmjet HEC-eve. Aktualisht, pranë Drejtorisë Hidroenergjetike, janë 185 Kontrata Koncesionare (formës BOT, ROT, BOO) të nënshkruara ndërmjet Autoritetit Kontraktor (Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë) dhe Shoqërive Koncesionare vendase apo të huaja, për ndërtimin e 525 hidrocentraleve të tipit me derivacion, me digë apo […]
Për herë të parë që nga viti 2010, Shqipëria rezultoi eksportuese neto e energjisë. Arsyet lidhen me reshjet e bollshme, rënien e konsumit në vend dhe me rritjen e prodhimit nga objektet prej investitorëve privatë. KESH ka njoftuar se vitin e kaluar ka eksportuar 700 milionë kilovatorë energji. Eficenca në eksport lidhet edhe me uljen e nivelit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes në 28% nga më shumë se 31% që kanë qenë më 2015. Konsumi i energjisë elektrike u […]
Ministria e Energjetikës raportoi zyrtarisht se OSHEE e mbylli 2016 me fitim 11.5 miliardë lekë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare rezultoi me bilanc pozitiv vjetor prej 1.7 miliardë lekësh dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit 1 miliard lekë. Gjithsej fitimi i kompanive këtë vit arriti në 14,2 miliardë lekë, ose 104 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Energjetikës. “Hapat e ndërmarra kanë krijuar efekt pozitiv në financat publike duke e çliruar buxhetin e shtetit nga barra e rëndë e […]
TIM, Sky, Fastweb reduktojnë kontratat në Shqipëri. Pritshmëritë e operatorëve Nën presionin e qeverisë italiane dhe në pritje të hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja ligjore për sektorin e call center, kompanitë e mëdha italiane kanë filluar që të reduktojnë kontratat në Shqipëri. Telecom Italia Mobile (TIM), platforma televizive me pagesë Sky dhe Fastweb (fibra optike), të cilat kanë kontraktuar operatorë shqiptarë për shërbimet e call center, po tërhiqen gradualisht. I kontaktuar nga “Monitor”, Diego Pisa, drejtor i Teleperformance […]
Totali i depozitave në sistemin bankar ishte 1,114 miliardë lekë më 2016, teksa 503 miliardë lekë i mbajnë 4% e depozituesve Qysh kur depozitat e individëve në banka u futën në skemën e sigurimit në vitin 2003, numri i qytetarëve që përfituan nga skema është gjashtëfishuar. Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në një raportim të posaçëm për Parlamentin, ka njoftuar se viti 2016 është karakterizuar nga rritja e depozitave në sistemin bankar, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit. Por […]
Rikthimi i Nokia-s ka bërë të lumtur miliona përdorues, por la të pakënaqur disa ekspertë të fushës, të cilët në Mobile World Congress në Barcelonë prisnin prezantimin e një modeli, që të mund të konkurronte Samsung Galaxy S8 dhe LG G6. Por kjo, për fat të keq, nuk ndodhi. Në fazat e para, kompania finlandeze u përqendrua tek Nokia 3 dhe Nokia 5, smartphone me çmim të ulët, që mund të japin rezultate të mira sa u përket shitjeve në […]
Energjia diellore dhe ajo e erës po ndërpresin modelin e vjetër njëshekullor të sigurimit të energjisë. Çfarë do ta zëvendësojë atë? Nga dritarja e zyrës së tij, Philipp Schröder sjell si shembull një fshat në zonën e Bavarisë dhe me një të qeshur djallëzore thotë: Para jush, mund të shikoni fundin e shërbimeve tradicionale, e gjithë kjo e financuar nga zoti dhe zonja Schmidt. Është një pamje e bukur, shkruan The Economist. Era që fryn përgjatë Wildpoldsried nga Alpet vë […]
A ka mundësi që premtimi i Donald Trump për të shkundur politikën tregtare të Amerikës të shtrihet edhe në statistikat e saj? Sipas një raporti në Wall Street Journal, diskutimet po bëhen në lidhje me ndryshimin e llogaritjes së shifrave tregtare. Byroja e Analizës Ekonomike, organi kryesor statistikor i vendit, e quan këtë “krejtësisht të pasaktë”. Por, në tregti, ashtu si edhe në fusha të tjera, administrata e re duket e prirë për të përdorur statistikat në mënyrën më të […]
Presidenti shpreson në një ndërthurje të kufizimeve fiskale dhe shpenzimeve publike Dy muaj përpara zgjedhjeve, Emmanuel Macron, i ka paraqitur Francës një program ekonomik sipas modelit të vendeve nordike, ku do të ndërthuret disiplina e fortë fiskale dhe shpenzimet publike. Në një deklaratë të fundit, ai u shpreh se synon të rrisë kursimet e shtetit me 60 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme. Ai vazhdoi me tej duke thënë se Franca ka nevojë për një model të ri rritje. […]
Industria e rëndë dhe ajo përpunuese janë nën trysninë e kostove në rritje. Sipas të dhënave të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit u rrit përkatësisht me 0,9%, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015 dhe 1,4% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016. Në tremujorin e katërt 2016, ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 0,9%. Rritjen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “ Industri nxjerrëse” me 5,5%. […]
Një vit pas dorëzimit të kërkesës zyrtare të Bosnjës dhe Hercegovinës për të qenë pjesë e BE-së, shumë pak ka shkuar sipas planit të premtuar, shprehet Sanford Henry.* Rasti i anëtarësimit të BiH-së është shembulli tipik i një shteti që ka mungesë vizioni strategjik. Një tjetër problem shumë i rëndësishëm është edhe çështja e Republikës Srpska. Lëvizjet ilegale të Republikës Srpska për t’u shkëputur nga Bosnja dhe për t’u përthithur nga Serbia, kanë nxjerrë më shumë në pah krisjet e […]
Iniciativa rumune për t’i detyruar të gjithë studentët që pas diplomimit të punojnë në vendin e tyre ka hasur në zemërimin e tyre, duke u kujtuar atyre disa nga kushtet më të këqija të epokës komuniste të Rumanisë së viteve 1980. Nisma, e cila është ndërmarrë nga Forumi Shkencor dhe Kulturor i Akademisë Rumune për të ndaluar “rrjedhjen e trurit”, duke i detyruar studentët që pas diplomimit të punojnë në vendin e tyre, ka shkaktuar trazira në vend, shkruan Ana […]
Kandidati serb për president në zgjedhjet e prillit dhe njëkohësisht një ndër politikanët më aktivë në Serbi synon që të tërheqë sa më shumë turistë rusë dhe të riforcojë ekonominë e Serbisë. Milan Stamatoviç, kryetar i Komunës Cajetina në Serbinë Perëndimore, ka plane ambicioze për të zgjeruar reformat lokale në nivel kombëtar dhe për ta ndryshuar për më mirë Serbinë. Stamatoviç, i cili është edhe një prej themeluesve të Partisë Popullore Serbe, është në mandatin e tij të katërt si […]
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në Kroaci, indeksi i çmimeve të konsumit ka shënuar rritje edhe në muajin janar. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0.9% në janar krahasuar me rritjen prej 0.2% në muajin dhjetor. Çmimet e ushqimit dhe ato të pijeve joalkoolike u rritën me 2.5% në vit në janar, ndërsa kostot e transportit u rritën me 5.9%. Në të njëjtën kohë, çmimet e veshjeve dhe këpucëve ranë me 0.7%. Në bazë mujore, çmimet […]
Rreth 90% e drejtorëve ekzekutivë në Bullgari janë optimistë për zhvillimin e biznesit në perspektivën afatmesme, në krahasim me 51% të kolegëve të tyre në nivel global. Ky është konstatimi i PricewaterhouseCoopers (PwC). “Pavarësisht përqindjes së lartë të përgjigjeve optimiste, drejtuesit e biznesit në mbarë botën, si dhe në Bullgari, shohin kërcënime të mundshme ekonomike, politike dhe sociale”, deklaroi PwC në një deklaratë ku paraqiti rezultatet e një studimi të kryer në mesin e 103 drejtuesve të lartë në Bullgari, […]
Shitje e drejtpërdrejtë, dhënie e thjeshtë me qira, madje edhe me leasing. Marka e lindur nga bashkëpunimi mes Geely dhe degës Volvo, nuk është e re vetëm nga emri. Me teknologjinë suedeze, ajo ofron një makinë ndryshe. “Jemi një kompani automobilistike, që nuk përpiqet t’ju bindë të blini makinat e saj”. Kështu prezantohet në faqen e saj zyrtare, kompania Lynk & Co., markë e re, e hedhur në treg nga Geely, prodhues kinez, kapitali i të cilit qëndron pas Volvo-s. […]
Në mungesë të një industrie të zhvilluar, Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit, deri te strategjiket. Vlera totale në vit e mallrave të importuara në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, arrin shifrën në mbi 2.5 miliardë euro, ndërsa eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Europës nuk arrin vlerën mbi 300 milionë euro në vit. Kjo disbalancë tregtare, për ekspertin e çështjeve ekonomike, Naim Gashi tregon gjendjen e rëndë […]
Vitin e kaluar, në Kosovë, u importuan rreth 2.8 miliardë euro mallra, ndërsa eksportet ishin rreth 309.6 milionë euro, duke krijuar një bilanc me deficit me rreth 2.5 miliardë euro. Vitin e kaluar, importet arritën vlerën më të lartë që nga viti 2005, ndërsa eksportet janë më të ulëta se në vitin 2015 e 2014. Janari 2017 regjistroi shifra rekord në favor të importit. Eksporti në muajin janar të këtij viti ishte më i ulët në krahasim me të njëjtin […]
Kompania italiane e gazit natyror Snam do të investojë 270 milionë euro në projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP) sipas planit për periudhën 2017-2021. “Gjatë kësaj periudhe Snam do të investojë 5 miliardë euro, nga të cilat 4.7 miliardë do të investohen për të zhvilluar tregun e brendshëm të gazit në Itali dhe pjesa tjetër për ndërlidhjen me rrjetet europiane. Për gazsjellësin TAP janë parashikuar 270 milionë euro që do të shërbejnë për të rritur sigurinë, fleksibilitetin dhe likuiditetin e të […]
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave nuk arriti dot të votonte javën e kaluar në lidhje me shkarkimin e drejtores së përgjithshme ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi. Në seancë ishin të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës, ndërsa munguan ata të opozitës dhe LSI-së. Kjo mungesë e bëri të pamundur arritjen e kuorumit të nevojshëm për të hedhur në votim shkarkimin e znj. Shehi, pasi kjo kërkonte shumicë votash. Si rrjedhim, shkarkimi nuk do të mund të diskutohet […]
Çmimet e naftës kanë shënuar rritje ditët e fundit me 4-5 lekë për litër tek operatorët më të mëdhenj, duke reflektuar shtrenjtimin e naftës në tregjet ndërkombëtare. Kastrati, operatori më i madh në treg, e shet naftën me 172 lekë dhe benzinën me 173 lekë, me një rritje prej 4 lekë për litër. Edhe Eida, tregtuesi i dytë më i madh e tregton naftën me 171 lekë dhe benzinën me 172 lekë, sërish 4 lekë më shumë se më parë. […]
Këshilli i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë në një mbledhje të fundit ka ndryshuar Rregulloren për mjaftueshmërinë e kapitalit. Ndryshimet e reja marrin në konsideratë raportime të hollësishme të bankave në lidhje me shpenzimet që bëjnë për pagat dhe bonuset. Sipas rregullores së re, bankat do të japin informacion përmbledhës mbi mënyrën se si subjektet e grupit bankar lidhin performancën me nivelin e pagave dhe shpërblimeve, që përfshin: 1-Matësit kryesorë të performancës për subjektet përbërëse të grupit, për linjat kryesore […]
Kodi shqiptar i Punës ka gjobën minimale për shkelje të ndryshme më të lartën në rajon, sipas një analize që ka bërë Këshilli i Investimeve në lidhje me hendekun e burimeve njerëzore në sektorin e BPO-ve (sektori i shërbimeve të nënkontraktura). Sipas analizës, gjoba minimale në Shqipëri shkon 440,000 lekë, ndërsa Serbia e ka 400 euro, Rumania 67 euro, Mali i Zi 30 euro dhe Kosova 100 euro. Inspektorët e punës kanë diskrecion të gjerë për vendosjen e gjobave. Pothuajse […]
Këshilli i Ministrave ka miratuar VKM për rritjen e pagave në administratën publike. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dha detaje për rritjen sipas kategorive. Për punonjësit e administratës publike, rritja e pagave është mesatarisht 10% (Nëpunësit civilë/ nëpunësit, zv.ministrat, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Administratën e Kuvendit, KQZ, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucione në varësi të Kryeministrit, ministrave të linjës dhe administratën e prefektit). Në total janë rreth 21 mijë punonjës […]
Portreti i Shqipërisë së varfër dhe të pabarabartë në mirëqenie, i ekspozuar në shifra, javën e kaluar nga Banka Botërore dhe INSTAT, ishte i shpërfytyruar nga ekstremet dhe gati i pandryshuar në tipologji, si edhe shumë vite me parë. Duke qenë një raport statistikor, ai nuk jep shkaqet e kësaj varfërie dhe as propozon sesi dilet prej saj por nga ballafaqimi i të dhënave kupton dinamikën e varfërisë dhe pasurisë në Shqipëri. Së pari, se varfëria lëviz më shpejt se […]