Dosja T.A.P
Shqipëria është një nga vendet ku ndërtimi i një gazsjellësi është më shumë se sfidues. Terreni i vështirë, paqartësia e pronësisë mbi tokën, burimet njerëzore të pakualifikuara e të pamësuara me standarde janë vetëm një pjesë e problemeve. Megjithatë, për banorët e zonave nga ku kalon gazsjellësi, kjo është një mundësi për zhvillimin e ekonomive të tyre familjare. Por, si po punon projekti në terren? Si po ngrihen standardet? Cilat janë përfitimet ekonomike të drejtpërdrejta apo edhe indirekte? “Monitor” sjell […]
Të mbijetosh në një zonë të harruar
Në zonat e thella malore të Shqipërisë, jetesa nuk është aspak e lehtë dhe të gjesh mënyra për të siguruar të ardhmen, kërkon mund dhe shumë guxim. E tillë është edhe historia e Dylbere Pinos, familja e së cilës, falë punës gëzon frytet e një ferme të ngritur me shumë mund e sakrificë dhe investimi po merr jetë për rindërtimin e një restoranti dhe një bujtine të vogël për të pritur punëtorët e TAP-it, por pse jo edhe turistët që […]
Përfitimet e marrëveshjes së rishikuar
Marrëveshja e rishikuar e vendit pritës mes Shqipërisë dhe projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline mori miratimin e Kuvendit. Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me shprehjen e vullnetit të TAP për: – Rishikimin e periudhës së stabilitetit fiskal, që i jep të drejtën shtetit shqiptar të marrë më shumë tatimfitimi, e cila përgjatë kohëzgjatjes operacionale të projektit pritet të ketë efekt pozitiv për shtetin shqiptar prej rreth 60 milionë eurosh; – Rritjen e investimeve në komunitet nga 7 në 14 […]
Spiecapag: Ja planet tona për Shqipërinë
Flet Guillaume Batut, menaxher projekti i Spiecapag në Shqipëri Gati një vit më parë, kompania Spiecapag fitoi të drejtën për të qenë kontraktor i projektit TAP për të ndërtuar segmentin tokësor të gazsjellësit në Shqipëri, 215 km. Cila është rëndësia e kësaj kontrate për Spiecapag dhe cili është progresi aktual i punimeve? Spiecapag ka mbi 90 vjet përvojë në ndërtimin e tubacioneve dhe objekteve përçuese në të gjithë botën. Kompania Spiecapag ka ndërtuar mbi 50,000 km tubacione në mbi […]
BB: Shqipëria duhet të mendojë nga do të vijë rritja pas përfundimit të TAP dhe HEC-eve mbi Devoll
Më 2016, investimet private në projektet e mëdha të infrastrukturës kanë nxitur rritjen ekonomike në Shqipëri (kryesisht në sektorin e energjisë) dhe Bosnjë-Hercegovinë (energji dhe turizëm). Për Serbinë, rol parësor kanë luajtur investimet private, të nxitura kryesisht nga Investimet e Huaja Direkte (IHD) në industrinë përpunuese dhe ndërtim. Kosova pritet të përfitojë si nga investimet publike (kryesisht në rrugë) dhe nga investimet private vendase. Rritja ekonomike e Malit të Zi është mbështetur nga një projekt i madh autostrade me financim […]
Ekspertët: TAP mundësi për ekonominë, por duhet diversifikuar portofoli i IHD-ve
Nuk ka asnjë dyshim që projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline do të jetë domethënës për Investimet e Huaja Direkte për Shqipërinë, veçanërisht për vitin 2017. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë treguan se investimet për gazsjellësin TAP sollën rreth 40% të totalit të Investimeve të Huaja Direkte për vitin 2016, duke amortizuar tkurrjen e ndjeshme të industrisë nxjerrëse. Më herët, edhe agjencia vlerësuese Standard & Poor’s (S&P) për Shqipërinë, vlerësoi se duke qenë se pjesa më […]
BERZH: Gati ta mbështesim me asistencë teknike
Flet Matteo Colangeli, drejtor i BERZH-it për Shqipërinë BERZH parashikon që të angazhohet edhe në projektin TAP. Kredia parashikohet të jetë në 1.5 miliardë euro, më e larta e akorduar ndonjëherë. Nga kjo shumë, 500 milionë euro do të akordohen si një kontribut direkt i BERZH-it, ndërsa pjesa tjetër do të jepet përmes një huaje sindikale nga bankat tregtare. Rreth 50% e kësaj huaje do të përdoret për projektin në Shqipëri. A mendoni se TAP ka një ndikim të konsiderueshëm […]
Ndikimet janë ekzagjeruar, koha për të diversifikuar portofolin
Flet Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë Roli i projektit TAP është me rëndësi të madhe ekonomike dhe politike për vendin, por ndikimet e tij në periudhën afatshkurtër duket se janë ekzagjeruar. Gjatë dy-tre viteve të fundit është nënvizuar se rritja ekonomike e vendit i atribuohet këtij projekti, duke shtuar edhe projektin e Statkraft-it në Devoll. Mendoj se është e pamundur që rritja ekonomike të jetë kaq fort e ndikuar nga ky investim dhe se efektet e tij në punësim dhe […]
Shqipëria kërkon përpjekje më të mëdha
Flet Suzana Guxholli, eksperte ekonomie Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri përfaqësohen nga projekti TAP që sjell shuma të konsiderueshme në 2-3 vjet, që është edhe periudha kur ndërtohet tubacioni, por nuk lë aktivitete të mëtejshme e punësim të qëndrueshëm, pra vetëm sezonal. Shqipërisë i duhen përpjekje të mëdha për ta nxjerrë nga varfëria relative (40% e popullsisë), etj. Si rrjedhim, ekonomia do të vazhdojë rritjen anemike të pabazuar në prodhim e produktivitet, por në investime sporadike publike dhe të […]
TAP në shifra
Gjatësia e gazsjellësit 878 km • Greqi 550 km; Shqipëri 215 km; Deti Adriatik 105 km; Itali 8 km (~1.5 km mikro tuneli në hyrjen në tokë) • Pika më e lartë: 1,800 metra në Shqipëri • Pika më e ulët: 820 metra në thellësi të detit Adriatik Kapaciteti 10 bcm/vit, mjaftueshëm gaz për të furnizuar rreth 7 milionë familje. Diametri: 1.2 m (48 inç) në pjesën tokësore; 0.91 m (36 inç) në pjesën detare. Situata fillestare Dy stacione kompresorësh […]
Konkurrueshmëria në turizëm, ja ku duhet të përmirësohemi
Çfarë duhet të mësojmë nga vendet që u renditën të parat në raportin e 2017-s për konkurrueshmërinë Në vitin 2016, industria e turizmit kontribuoi me 7.6 trilionë dollarë në ekonominë globale, që i përgjigjet 10.2% të PBB-së botërore. Gjithashtu ka gjeneruar afërsisht 292 milionë vende pune, që do të thotë se 1 në 10 njerëz punojnë në këtë sektor. Numri i mbërritjeve ndërkombëtare janë po kaq mbresëlënëse duke kapur vlerën e 1.2 miliardë dollarëve në 2016-n, 46 milionë më shumë […]
Bletën e zë hashashi, shkatërrohen 40% e koshereve
Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit. Sipas të dhënave në shkallë kombëtare, këtë vit janë shuar 40 për qind e koshereve. Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë pohon se nga 360 mijë koshere që numëroheshin gjithsej në të gjithë vendin për vitin 2016, më shumë se 144 mijë koshere nuk e kanë kaluar dimrin. Humbjet llogariten 58 milionë euro. Bletarët e kontaktuar nga “Monitor” bënë si shkaktar kryesor të humbjeve kultivimin masiv të hashashit në vend Blerina Hoxha […]
Indeksi i Çmimeve të Konsumit-Shkurt 2017
Rritja e përgjithshme e çmimeve vijoi të jetë e lartë në muajin mars me 2.1%, si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimeve. Përveç ushqimeve, gjatë marsit kanë vijuar të rriten të gjitha grupet kryesore të mallrave të konsumit, përveç veshjeve dhe pajisjeve shtëpiake. Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me + 1,43 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit […]
Kurthi grek për Mbretërinë e Bashkuar
Kur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përjashtoi të gjitha opsionet e daljes miqësore të BE-së, ashtu si mbetja në Zonën Ekonomike Europiane (EEA), ishte e qartë se i vetmi rezultat i mundshëm do të ishte dalja me kushtet e OKB-së. Tashmë ky është drejtimi ku Mbretëria e Bashkuar po shkon në mënyrë të pashmangshme. Pas dorëheqjes formale të Britanisë të mërkurën më 29 mars 2017, Bashkimi Europian ka planifikuar qëndrimin e saj për të negociuar daljen e Mbretërisë së Bashkuar […]
Një botë me dhimbje
Prodhuesit dhe shpërndarësit e barnave qetësuese janë nën vëzhgim. Si mund të ketë kontribuar farmaceutika në krizën e barnave në Amerikë Ndërmjet viteve 1999 dhe 2014, shitja e barnave qetësuese me recetë nga mjeku, pothuajse u katërfishua në Amerikë. Rritja nuk erdhi si pjesë e kurave shëruese të pacientëve, por për shkak të rritjes së varësisë së njerëzve ndaj këtyre barnave të fuqishme. Aq e lartë është kërkesa për to, saqë amerikanët tani konsumojnë katër të pestat e furnizimit global. […]
Shtriji këmbët sa ke jorganin
Konsumatorët dhe firmat shikojnë një bum pas ardhjes së Trump-it. E kundërta ndodh me shumë parashikues. Rrallëherë, të dhënat ekonomike kanë pasqyruar të dhëna kaq të paqarta A po lulëzon ekonomia e Amerikës? Konsumatorët mendojnë se po lulëzon. Sipas të dhënave nga Bordi i Konferencës, një grup kërkimor, besimi i konsumatorëve është në nivelet më të larta që prej dhjetorit të vitit 2000, kur flluska dot-com* nuk kishte plasur plotësisht, shkruan The Economist. Megjithatë, në janar dhe në shkurt të […]
Epoka e veshjeve
Molla e kuqe nga jashtë mund të jetë e krimbur nga brenda. Prodhimi global i veshjeve është dyfishuar gjatë 2000-2014 Moda është e përjetshme. Materialet e duhura për të krijuar një veshje shik të përjetshme po gjenden gjithnjë e më rrallë si në raftet e dyqaneve ashtu edhe në shtëpi. Prodhimi global është dyfishuar gjatë periudhës 2000-2014, sepse cikli i prodhimit nga firmat e veshjeve u bë më i shpeshtë dhe rrjedhimisht, këto firma u bënë edhe më produktive dhe mbi […]
Ankesa të forta
Konflikti mbi Gjibraltarin do të pasohet nga konflikte të tjera dypalëshe Nga kampi i emigrantëve Calais në muzeun Elegin të skulpturave prej mermeri, Brexit u ka dhënë shteteve europiane mundësinë për të bërë publike ankesat e tyre, shkruan The Economist. Vetëm disa ditë pasi Theresa May nisi negociatat e Brexit, një lider i mëparshëm i Partisë Konservatore, Michael Howard, u shpreh se Kryeministrja duhet të nisë një luftë të ngjashme me atë të Falkland, për të shpëtuar Gjibraltarin nga Spanja. […]
Shqetësim nga mbifaturimi dhe afrofetë
Mbifaturimi, faturat afrofe dhe energjia e matur jashtë kushteve teknike, kanë zënë pjesën më të madhe të ankesave që iu drejtuan Entit Rregullator të Energjisë gjatë vitit 2016, nga konsumatorët e energjisë. Në një raportim të posaçëm për Kuvendin, Enti Rregullator i Energjisë bëri me dije se gjatë periudhës janar – dhjetor 2016, janë trajtuar nga ERE në total rreth 957 ankesa. Nga të dhënat e administruara, konstatohet se ankesat me objekt “energjinë e pamatur” zënë vendin kryesor në trajtimin […]
Sytë nga bujqësia
Pasi kemi rendur me investime ineficente në lloj-lloj degësh ekonomie, pasi kemi dislokuar kapital marramendës në struktura të përkohshme dhe të paqëndrueshme përgjatë 26 vjetëve, më në fund kapitali shqiptar po fillon të orientohet në një degë të qëndrueshme dhe me potencial të pallogaritshëm, siç është bujqësia. Ja modeli që propozohet Nga Panajot Soko* Pasi kemi rendur me investime ineficente në lloj-lloj degësh ekonomie, pasi kemi dislokuar kapital marramendës në struktura të përkohshme dhe të paqëndrueshme përgjatë 26 vjetëve, […]
Ballkani, skeptik mbi planin e BE-së për krijimin e tregut të vetëm
Presidentit të sapozgjedhur, Aleksandar Vuçiç, i pëlqen ta përdorë të kaluarën për të shpjeguar të ardhmen. Në vitin 1947, Josip Broz Tito ishte duke punuar fort për konsolidimin e Jugosllavisë. Ai ndërtoi një hekurudhë që kalonte përmes Bosnjës dhe që lidhte serbët, kroatët dhe boshnjakët myslimanë, të gjithë, si miqtë ashtu edhe armiqtë e pas Luftës së Dytë Botërore. “Tito nuk ishte aspak budalla”, u shpreh Vuçiç për “Reuters”. Ai u shpreh më tej se, njerëzit duhet të punojnë së […]
Kroaci/ Agrokor kalon nën kontroll të shtetit
Ivica Todorovic, pronari kryesor i gjigantit kroat Agrokor, nisi procesin e “menaxhimit të jashtëzakonshëm”, duke i dhënë shtetit në këtë mënyrë një rol të përcaktuar në procesin e ristrukturimit të kësaj kompanie. Me nënshkrimin e kësaj kontrate, pronari Todorovic, e vendosi gjigantin me probleme nën kontrollin e shtetit. Parlamenti i Kroacisë miratoi “Ligjin mbi procedurat për menaxhimin e jashtëzakonshëm në kompanitë me rëndësi të lartë”. Ky ligj njihet me emrin “Lex Agrokor” dhe është nxjerrë posaçërisht për kompanitë e mëdha […]
Serbi / BE-ja paralajmëron super pushtet të ish-kryeministrit
Ish-kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka fituar me një shumicë votash zgjedhjet për president, duke e forcuar në këtë mënyrë sundimin e tij në rajonin e Ballkanit, shkruan “The Guardian”. Pas numërimit të 91% të votave, komisioni zgjedhor shtetëror deklaroi se Vuçiç fitoi 55% të votave, i ndjekur me 16% nga kandidati liberal, Sasha Jankoviç dhe me 9% nga komediani dhe politikani aktivist, Luka Maksimović. Triumfi në votimin e fundit është një nxitje shumë e madhe për Vuçiç, i cili pritet […]
Punët që mund t’i “rrëmbejmë” Europës
Vendet e Bashkimit Europian po i zhvendosin vendet e punës në Azi, Ballkan e Turqi, në kërkim të kostove më të ulëta. Maqedonia dhe Serbia kanë përfituar, po Shqipëria a do ta kapë këtë tendencë? Janë tre sektorë që po i zhvendosin vendet e punës nga Bashkimi Europian drejt rajoneve më tërheqëse: prodhimi i makinerive, pajisjet elektronike (televizorë, kompjuterë, telefona celularë) dhe produkte elektrike (si pajisjet elektroshtëpiake). Krahas Azisë dhe Amerikës, në radarin e kompanive europiane janë edhe Turqia e […]
Maqedonia dhe Serbia, si po e zhvillojnë industrinë e makinave
Prodhimi i makinave dhe pjesëve të makinave po fiton terren në Europën Juglindore (EJL), me rritjen që po nxitet nga rimëkëmbja e shpejtë në tregjet më të mëdha të eksporteve, sipas një raporti të renditjes rajonale të publikuar nga See News. Ato po shfrytëzojnë avantazhet konkurruese më të mira të rajonit – kosto e lirë e fuqisë punëtore, taksat e ulëta, pozicionin strategjik dhe infrastrukturën e përmirësuar, shpesh duke u mbështetur në ekspertizën e kaluar në industrinë lokale. Priten lajme […]
Ku po shkojnë vendet europiane të punës, një pjesë e merr dhe Ballkani
Shumica e rasteve të zhvendosjes së prodhimit, regjistruar në vendet e BE-së, përfshin një zhvendosje të prodhimit në vendet me paga të ulëta, edhe pse jo vetëm. Duke marrë parasysh vendet fillestare të BE-15, gjatë periudhës në mes të vitit 2003 dhe në fund të qershorit të vitit 2016, pak më shumë se 10% e vendeve të punës të humbur nga zhvendosja e prodhimit ishin për shkak të rialokimit në Kinë, 3% në Indi dhe rreth 9% në vende të […]
Të (pa)strehët
Në dhjetë vitet e ardhshme pritet të rritet deri në 70% numri i përfituesve nga programet sociale të strehimit. Qeveria së fundmi miratoi projektligjin e strehimit social, që i hap rrugë dyfishimit të programeve Në Shqipëri, prej vitesh ka munguar kuadri i plotë për strehimin dhe nuk ka pasur një shifër të saktë për numrin e të pastrehëve. Projektligji i miratuar së fundmi nga qeveria dhe i hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban parashikon shtimin e numrit të programeve dhe […]
Apeli: Ju lutem mos e prekni Vjosën!
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, një adhuruese e natyrës shqiptare, është nga lobueset më të forta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës. “Lumi i Vjosës është i vetmi në Europë, që është në rrjedhje të lirë”, ka pohuar ajo në një takim me gazetarë nga Shqipëria në Parlamentin Europian në Bruksel. Është e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për energji, thotë ajo, por jo në këtë lumë. Në këtë zonë, sugjeron ajo, Shqipëria mund të bëjë investime […]
Sevenhugs, telekomanda inteligjente
Sevenhugs do të zëvendësojë shumë shpejt tëgjithë telekomandat që përdorim në shtëpi. Do të dalë në qershor të vitit 2017 dhe do të kushtojë 299 dollarë Nëse kohët e fundit keni pasur ndonjë problem me telekomandën, ndoshta është rasti t’i hidhni një sy botës së Internet of Things. Sevenhugs ka realizuar një telekomandë smart, e cila, siç pretendon kompania, mund të sinkronizohet me 25 mijë pajisje të ndryshme. Harrojeni telekomandën klasike. Në këtë pajisje nuk do të gjeni asnjë buton […]
Mustafa: S’do të ketë kategorizim të pagës minimale, rritja e pagave sipas rritjes ekonomike
Zbatimi i marrëveshjes kolektive dhe i ligjeve, sidomos në sektorin privat, përvoja e punës për vitet ‘90, si dhe eliminimi i kategorizimit të pagës minimale, ishin disa nga temat që u diskutuan në një takim të mërkurën mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe përfaqësuesve të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe atyre të sindikatave të veçanta në kuadër të BSPK-së. Kryeministri Mustafa, pas takimit, tha se nuk do të ketë më kategorizim të pagës minimale, ashtu […]
Bankat po blejnë me shumicë letrat me vlerë
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë KV005-17, ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 6-mujor, në vlerë nominale 20 milionë euro. Nga shuma e ngritur në këtë ankand, 10 milionë euro do të shërbejnë për rifinancimin e Bonove 3-mujore të emetuara 3 muaj më parë, kurse pjesa e mbetur do të shërbejë për përkrahje buxhetore. “Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 23.14 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm […]
Qeveria, në “luftë” me gjykatat ndërkombëtare
Qeveria e Kosovës mund të përballet edhe me një vendim tjetër të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Ende nuk dihet se si do të përfundojë beteja ligjore mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Axos GMBH. Në vitin 2010, qeveria e kishte filluar procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Axos ishte shpallur fitues, pasi kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 përqind të aksioneve në Vala e Telekom. Privatizimi nuk kishte ndodhur, pasi në fund të vitit […]
Kukan dhe Fleckenstein: Kriza politike ndikon negativisht ekonominë, bllokon investimet dhe fondet e BE-së
Fleckenstein: Vendi dhe njerëzit e tij nuk duhet të bëhen peng i lojërave politike; Kukan: Njerëzit nuk duhet të lejojnë politikën që t’i përdorë ata… Eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein janë të një mendimi që situata tejet e rënduar politike në Shqipëri do të ndikojë negativisht ekonominë e vendit, investimet e huaja dhe aftësinë për të tërhequr fondet e Bashkimit Europian. Gjatë takimeve me një grup gazetarësh nga Shqipëria në Bruksel, Knut Fleckenstein, anëtar i socialdemokratëve gjermanë dhe reporter […]
“Procesi i Berlinit”, Shqipëria dhe Serbia përfitueset më të mëdha
Shqipëria dhe Serbia konsiderohen si përfitueset më të mëdha nga i ashtuquajturi “Procesi i Berlinit”. Kështu thuhet në studimin e realizuar mbi progresin e bërë nga vendet pjesëmarrëse në këtë projekt të iniciuar nga Gjermania (Foreign Policy Papers No.1, 2017, Stocktaking of the Berlin Process). Sipas dokumentit, Shqipëria u bë selia e disa organizmave të rëndësishme rajonale siç është RYCO (Zyra Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjve) dhe Western Balkan Fund. Ndërsa Serbia, për shkak të pozicionit gjeografik qendror, është […]
Vrojtimi, bizneset austriake
Shqipëria nuk është tërheqëse për investimet e huaja Shqipëria është një treg ndaj të cilit bizneset austriake kanë tërheqje të ulët për të realizuar investime direkte. Të paktën ky është perceptimi i 29% sipërmarrjeve austriake që veprojnë në Shqipëri. Advantage Austria Albania prezantoi rezultatet e vrojtimit të realizuar me sipërmarrjet austriake që gjenden në Shqipëri për periudhën shtator – tetor 2016. Sipas rezultateve të këtij vrojtimi, 43% e bizneseve austriake mendojnë se situata ekonomike është përkeqësuar gjatë vitit 2016, ndërsa […]
Ligji/ Pronësia intelektuale, nis procesi i regjistrimit
Ka vetëm pak ditë që ka hyrë në fuqi ligji ‘Për Pronësinë Industriale’, i cili u miratua në shkurt të këtij viti. Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave ka bërë me dije se tashmë duhet të nisin aplikimet për të bërë të mundur regjistrimin e objekteve që do të konsiderohen si pronësi intelektuale, duke iu referuar ligjit të ri. Ai parashikon lehtësim të procedurave të ekzaminimit, si dhe krijimin e një mjedisi ligjor për përmirësimin e shërbimeve elektronike dhe […]
Dervishaj: Nuk do të ketë rritje të tarifave të ujit
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, mori pjesë në punimet e Konferencës Shqipëri-Hungari “Sjellim së bashku profesionistët e biznesit të ujit”, ku tha se në 4 vjet janë investuar rreth 200 milionë euro, në ujësjellës të rinj. Ministri tha se nuk është nevojshme të ketë rritje të tarifave të ujit. “Bashkë me donatorët si Qeveria Gjermane me KFW, Banka Botërore, Bashkimi Europian etj., i kemi kushtuar vëmendje sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, ku kemi investuar së tepërmi. Vetëm javën e kaluar […]
Propozimi/ Parlamenti i thotë “Po” Kullës Ikonike nga arabët në Tiranë
Parlamenti miratoi me 78 vota pro një projektligj që ka për qëllim përcaktimin e një procedure për negocimin e marrëveshjes, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Al Habtoor investment LLC”, për projektimin dhe ndërtimin e “Kullës ikonike”, në Tiranë. Kompania “Al Habtoor investment LLC”, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, me seli në Dubai, ka shprehur interesin pranë Bashkisë së Tiranës për realizimin e projektit “Kulla ikonike”, në Tiranë, një investim i cili kap shifrën rreth 250 milionë dollarë. Ky […]
Nevoja për stabilitet duhet të zgjidhë krizën politike
Ngjarjet politike në vend kanë dalë jashtë logjikës. Megjithëse që nga koha kur nisi protesta në bulevard kanë kaluar shumë kohë, mazhoranca dhe opozita nuk kanë përparuar drejt një zgjidhje të krizës. Përkundrazi, javën e kaluar, janë shtyrë më tej në ekstreme, duke demonstruar forcën përmes mitingjeve popullore dhe me jo fuqinë e dialogut. Duke qenë se koha po ecën shpejt, duke djegur afate kushtetuese,zgjedhjet mund të zhvillohen pa opozitën, ndërkohë që Reforma në Drejtësi ka mbetur pezull. Tani, askush […]