Rruga që duhet ndjekur…
Flet Matteo Colangeli, drejtor i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Shqipërinë Vetëm pak ditë më parë BERZH publikoi raportin vjetor për parashikimet ekonomike dhe Shqipëria vlerësohet të ketë ecuri pozitive… Ecuria ekonomike e rajonit të Ballkanit Perëndimor është e lidhur ngushtë me situatën politike. Janë disa vende që po vuajnë prej kohësh nga mungesa e stabilitetit politik dhe kjo sjell pasoja negative në perspektivën ekonomike. Kjo perspektivë është aktualisht pozitive për Shqipërinë. Ne parashikojmë një rritje ekonomike […]
Tranzicioni ligjor, BERZH: Shqipëria po performon mirë për uljen e kredive të këqija
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e Shqipërisë për të ulur nivelin e kredive jo performuese. Në publikimin “Ligji në tranzicion 2017” BERZH vlerëson se ajo po mbështet Bankën e Shqipërisë për të përmirësuar kapacitetet e saj për qeverisjen e korporatave të sistemit bankar. Nisma është prezantuar në vitin 2016 dhe parashikon rishikimin e legjislacionit mbi qeverisjen korporatave dhe praktikat bankare, duke vlerësuar kuadrin dhe metodologjinë e mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë. Nisma për uljen e […]
Skema e financimit për agrobiznesin, diversifikim i portofolit të huasë
“Ka një hendek mes nevojës për financim dhe instrumenteve për ta realizuar këtë në një nga sektorët më jetikë të ekonomisë shqiptare, siç është bujqësia”. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e konsideron bujqësinë si një nga sektorët me potencial për ekonominë e Shqipërisë, por që ende vuan mungesën e financimeve kryesisht nga bankat private për shkak të rreziqeve. Gjatë fjalës së tij, drejtori i Zyrës së BERZH-it në Shqipëri, Matteo Colangeli, tha se bëhet fjalë për një portofol financimi […]
Kreditë me probleme – renditja
Shqipëria renditet ndër 10 shtetet e para në botë që kanë kredi më të larta të pakthyera në afat, në raport me totalin e huasë që është dhënë në vend, nga 120 shtete për të cilat raportohet ky tregues nga Banka Botërore. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, që i përkasin vitit 2015, me 18.2% të kredive që janë problematike, Shqipëria renditet e nënta pas San Marinos, Qipros, Greqisë, Sierra Leone, Ukrainë, Serbi, Djibouti, Taxhikistan. Edhe në fund të vitit […]
Dilemat e fermerëve, mes traditës dhe eksperimenteve
Për shkak të kostove të larta, copëzimit të tokës dhe mungesës së financimeve, fermerët shqiptarë po orientohen drejt kulturave bujqësore të panjohura, të cilat rrezikojnë të kthehen në flluskën e radhës. Kërmilli në fermë dhe sherbela në fushë, që u shndërruan në tendencë disa vite më parë, i kanë zhytur në borxhe kultivuesit, ndërsa specialistët bëjnë thirrje për më shumë kujdes. Moda e fundit me palmat, plepin kanadez, paulonjën kineze dhe dhinë alpine lajmërojnë rrezik të ri. Ja këshillat e […]
Xarra, modeli i suksesit
Xarra, një bashkim fermerësh në formën e një kooperative, e krijuar qysh në vitin 2008 në afërsi të Sarandës, është ndër të paktët modele suksesi në biznesin bujqësor. Banorët e zonës, pas një përvoje të gjatë në Greqi, kthyen modelin e bashkëpunimit. Ata bashkuan tokat dhe kultivuan një lloj varieteti të mandarinës, sot mbi 75 mijë rrënjë. Në këtë mënyrë, ata shkurtuan kostot e punës dhe nisën të operonin me kontrata për eksport. Llukan Kote, një pjesëtar i kooperativës së […]
Financimet, një pikë ujë në det
Teksa bujqësia kontribuon me 2 miliardë euro në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit, duke zënë rreth 18% të tij, nuk merr trajtimin që i takon nga qeveria. Gjatë këtij viti, buxheti i dedikuar sektorit të bujqësisë, edhe pse me rritje në krahasim me këtë vit, është vetëm 12 miliardë lekë ose vetëm 0.8% të PBB. Sektori që do të udhëheqë edhe ritmet e rritjes ekonomike në të ardhmen është i nënfinancuar, ndërsa kërkesa nga ana e njësive fermere është […]
Shqiptarët “zbulojnë” Shqipërinë…
Nuk është më vetëm Tirana e Durrësi, apo një drekë në fundjavë. Shqipëria ka shumë më tepër për të ofruar dhe shumëkush po e zbulon këtë. Fundjavat po bëhen më të larmishme. Ka diçka për çdo lloj turisti që kërkon aventurën, si udhëtime epike, ku shpenzon shumë kalori dhe përshkon kilometra të tërë. Më pas ke mundësinë të pushosh në një hotel me 4 yje. Mund të vizitosh një anije të mbytur nga koha e Luftës së Dytë Botërore dhe […]
Shqipëria e adrenalinës së fortë
Ky aktivitet është i përshtatshëm për njerëzit e pasionuar pas botës nënujore. Nëse ju keni vendosur të vizitoni Shqipërinë nuk mund të largoheni prej saj pa bërë të paktën një eksplorim nënujor. Aventura e zhytjes është një përvojë për të cilën thuhet se kush e provon një herë, nuk ndahet më kurrë prej saj. Kayak Është mënyra më e bukur dhe më sportive për të eksploruar detet dhe liqenet e Shqipërisë. Me kayak do të mund të eksploroni plazhe, gjire, […]
Turizmi i natyrës, pika e fortë e vendit
Flet Dr. Taulant Bino, President i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare (AOS) Pa asnjë dyshim, një nga shtyllat ku duhet të mbështetet industria shqiptare e turizmit është ajo e natyrës. Për të mbijetuar ndaj konkurrencës së fortë që i vjen nga fqinjët, e përforcuar edhe nga kriza ekonomike që po zgjat, Shqipërisë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të tërheqë me “armët” e saj më të forta, me një produkt unik. Si ka qenë ecuria e deritanishmee turizmit të natyrës? A […]
Identikiti i një turisti
Flet Luan Dervishej, ekspert i turizmit Trendi i rritjes së numrit të turistëve do të vazhdojë, por jo me atë përqindje si në vitet e mëparshme për arsye se tregu kryesor, siç është ai i shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia (për sa u përket numrave të rinj në mbërritje) është drejt maturimit. Pra, nëse kjo pjesë zë ¾ e tregut dhe kur pjesa tjetër ka rritje me më shumë se 15%, atëherë nuk arrin të ndikojë ndjeshëm në përqindjen e […]
Hapat e faljes
Çfarë pritet të arrihet nga Ligji i Fshirjes, i cili hyri në fuqi në fillim të muajit maj? Çfarë do të sjellë për tatimpaguesit, por edhe për vetë administratën? Cilat janë rezultatet e deritanishme të aksionit të “vetëkorrigjimit” në shëndetësi dhe tregti? Në një intervistë të posaçme për “Monitor”, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, jep më shumë detaje. Intervistë me znj. Vasilika Vjero, Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve Në parim, ligjet e fshirjes, përgjithësisht e kanë riskun […]
Ligji i fshirjes, çfarë duhet të dihet për procesin e pagesave
Më datën 6 maj hyri në fuqi ligji “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”. Administrata tatimore bën të ditur se përfituesit e këtij ligj janë tatimpaguesit e regjistruar në regjistrin aktiv dhe atë pasiv, me përjashtim të atyre që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, në kuptim […]
Ekonomia e kaltër e rajonit Adriatiko-Jonian
Tetë vende të Mesdheut ndajnë jo vetëm bregdetin e Adriatikut dhe Jonit, por edhe një strategji të përbashkët për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, turizmin, ndërlidhjen dhe mjedisin… Dodona në Epirus në Greqinë Veriperëndimore ishte orakulli më i vjetër helenik, që daton në shekullin e dytë përpara Krishtit, sipas Herodotit. Gjurmët më të hershme kur Homeri e përshkruan Dodonën, është kur ai përmendet si një orakull i Zeusit. Ai konsiderohet i dyti për prestigjin e orakujve, pas Delphi. Sot Dodona ndodhet […]
Si po përfiton Shqipëria…
Flet Odeta Barbullushi, zëvendësministre e Jashtme e Shqipërisë Çfarë është Nisma Adriatiko-Joniane? Kjo është një nismë për krijimin e makrorajonit Jonian dhe Adriatik, i cili përfshin katër vende anëtare të Bashkimit Europian dhe 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Është një nismë e veçantë, sepse kombinon instrumente të ndryshme financiare, që funksionojnë brenda fondeve strukturore për vendet anëtare dhe kryesisht nëpërmjet instrumentit të fondeve IPA për vendet jo anëtare. Cili është synimi kryesor i kësaj nisme? Synimi kryesor është, që bashkëpunimi […]
Deklarata e Janinës
Përfaqësuesit e Qeverive të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë, që u takuan në Janinë të Greqisë, me pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të Komisionit Europian, në kuadër të Forumit të 2-të të Europës, Strategjia e Bashkimit për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR), vunë në dukje progresin e arritur dhe mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga strukturat e qeverisjes së EUSAIR drejt zbatimit të Strategjisë dhe identifikimin e projekteve që kontribuojnë në objektivat e saj. […]
Macron dhe Merkel janë gati të merren vesh për avancimin e BE
Në tapetin e kuq, Emmanuel Macron i dha dum situatës. François Hollande gaboi pesë vjet më parë dhe Angela Merkel duhej ta kishte udhëhequr kur u bë fjalë për marrjen e nderimeve ushtarake. Të hënën, Presidenti i ri i Republikës e kaloi testin. Për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, ai u mirëprit ngrohtësisht në Berlin nga dirigjentja gjermane. Para se të hynin në takim, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron përshëndetën turmën e mbështetësve të kreut të ri të […]
Nafta diesel shkakton 107.600 vdekje nga ndotja në vitin 2015
Emetimet e oksidit të azotit të çliruara nga automjetet me naftë përtej kufijve të afishuara nga prodhuesit kanë shkaktuar 38.000 vdekje të parakohshme në mbarë botën në vitin 2015, sipas një studimi të botuar të hënën në revistën “Nature”. Rreth 80% e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në tre rajone: në Bashkimin Europian (BE), në Kinë dhe Indi, shkruajnë studiuesit. Oksidet e azotit (NOx), veçanërisht dyoksidit të azotit (NO2), janë gazra (tymi që del nga marmita) të dëmshme për sistemin e […]
Përtej dinjitetit njerëzor
Si dhe kur do të përdoren paratë e investitorëve privatë në projektet e infrastrukturës. Partneritetet Publike-Private, premtimet dhe rreziqet e tyre Kur u hap autostrada me pagesë në Indiana (Indiana Toll Road) në vitin 1956, kjo rrugë që lidh Çikagon me Ohion dhe vendet e tjera në lindje, rreth 250 km e gjatë, kishte rreth tetë pika pushimi në të gjithë gjatësinë e saj, shkruan The Economist. Duke qenë se makinat po avancojnë nga dita në ditë dhe po harxhojnë gjithnjë […]
Le të nisemi
Shoferët e makinave të ndryshme janë duke përqafuar masivisht kamperat (makinat me rimorkio). Shitjet e kamperave (makinave me rimorkio) janë në nivelin më të lartë në 40 vjet. Fillimi i pranverës është sezoni kryesor i shitjes së kamperave (makinave me rimorkio), periudhë gjatë së cilës telefoni në recepsionin e Tom Troiano nuk pushon së rëni. Pronari i “Continental RV” në Farmingdale, një fshat në Long Island, z. Troiano shprehet se këtë vit ka shumë mundësi që ai të shesë më […]
Sfida e telekomunikacioneve
Konvertimi në platformën cloud mund të shkaktojë trazira në fushën e telekomunikacionit. Ai do të lejojë startup-et të sfidojnë operatorët aktualë Me anë të platformës cloud, startup-et mund të krijojnë serverë të rinj apo të marrin të dhëna vetëm nëpërmjet një karte krediti dhe disa lëvizjeve të vogla të mausit. Imagjinoni për disa çaste një botë në të cilën ato të krijojnë rrjetin e tyre, mbase për t’u ofruar përdoruesve mundësinë që të përdorin një flotë makinash me vetëdrejtim ose […]
Kriza e dyqaneve të vogla të veshjeve
Shpresa H., e cila prej gjashtë vitesh ushtron aktivitetin e tregtimit me pakicë të veshjeve në zonën e ish-Bllokut, tregon se puna po bie sa vjen dhe më tepër. “Trishtohem sa herë mbyllet një dyqan në rrugën ku punoj dhe unë, pasi falimentimi i njërit prej nesh ka efekt zinxhir”,- tha ajo. Dikur njerëzit blinin pa menduar shumë, sot hezitojnë edhe për të blerë diçka të vogël. Besoj se e gjithë kjo ka ardhur nga kriza dhe nga konkurrenca e […]
Ku punësohen shqiptarët
Tregtia me pakicë është biznesi me të cilin mbajnë familjet pjesa më e madhe e shqiptarëve. Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të INSTAT, për vitin 2015, ky sektor ka numrin më të madh të të punësuarve në vend, me rreth 63 mijë, një rritje e ndjeshme në raport me vitin e mëparshëm, por që është kryesisht efekt i formalizimit. Nga këta, rreth 43 mijë, apo 70% janë të vetëpunësuar, raporti më i lartë i të vetëpunësuarve nga të gjithë […]
E ardhmja mund të jetë një femër
Vetëm 20% e parlamentarëve janë gra, 18% janë ministre dhe vetëm 47% e vendeve kanë në krye të shtetit një grua në 50 vitet e fundit në botë, shkruan Forumi Ekonomik Botëror. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, nga 140 mandate në Parlament, 32 u fituan nga gratë, ndërsa gjysma e kabinetit qeveritar janë ministre… Kur Hillary Clinton priste për rezultatin e zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara, ajo ishte në një dhomë, e cila kishte një tavan të […]
Honda Civic Sport VtecTurbo – Punë madhështore
Civic e re? Që tani? Po. Jemi duke drejtuar makinën më të shpejtë, të paktën derisa të arrijë versioni i ardhshëm i tipit R. Është një model Civic Sport, me paketë estetike të dedikuar, me disqe 17 inç, motor 1.5litra, 180 kf dhe shkarkues gazrash qendror. Ёshtë më i madh se Civic, të cilin zëvendëson (13 cm më i gjatë dhe 2 cm më i ulët). E ka akoma krahun e vogël në xhamin e pasmë? Sigurisht që po, por […]
Rritja pa rritje e Shqipërisë
Rajoni na e kalon në gjithë treguesit e tjerë të ekonomisë reale, sidomos pagat… Shqipëria, në vitin 2016, rezultoi me ritmet më të larta të rritjes ekonomike në rajon dhe investimet ndër më të larta të huaja, sipas të dhënave krahasuese të Komisionit Europian. Vendi ynë u zgjerua me 3.5%, e dyta ishte Kosova me 3.4%, ndërsa Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnjë-Hercegovina panë të gjitha rritje nën 3%. Edhe për Investimet e Huaja Direkte, Shqipëria ishte ndër performueset më […]
Qyteti Kluzh në Rumani përmirëson sektorin e IT-së
Sektori i IT-së do të transformojë ekonominë në rajonin e Kluzhit, duke “rritur efikasitetin e bizneseve dhe jetën sociale”, por politikat publike të paqëndrueshme dhe mungesa e strategjive qeveritare afatgjata në e-qeverisje do të thotë se inovacionet lokale të IT-së mund të mos arrijnë t’i plotësojnë kërkesat e qytetarëve dhe kompanive në Rumani, shprehet Stelian Brad, president i grupit të IT-së së Kluzhit, “Cluj Innovation Days”. Deri më sot, investimet publike në e-qeverisje nuk janë bazuar në një strategji të […]
Rumani/ Rritja e nivelit të pagave shqetëson institucionet financiare
Plani i qeverisë rumune të qendrës së majtë për të marrë hua një shumë të caktuar për të financuar shkurtimet e taksave, rritjet e pagave dhe për të paguar borxhet e vjetra publike, po shqetëson ekspertët dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Rumania do të marrë hua pothuajse 13 miliardë euro gjatë vitit 2017. Ministria e Financave ka marrë mbi 4 miliardë euro në vetëm katër muaj dhe planifikon të emetojë në muajin maj pothuajse 1 miliard euro bonosh thesari, njoftoi zyra […]
Kroaci/ BB mbështet kompanitë për ristrukturimin e rrugëve
Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore miratoi një kredi me vlerë prej 22 milionë eurosh dhe një garanci me vlerë prej 350 milionë eurosh për Republikën e Kroacisë. Huaja dhe garancia për Modernizimin dhe Ristrukturimin e Projektit të Sektorit të Rrugëve ka për qëllim forcimin e efektivitetit institucional dhe rritjen e efikasitetit operacional të sektorit rrugor të Kroacisë. Rrjeti rrugor i Kroacisë është pasuria më e madhe e infrastrukturës në vend, me më shumë se 75% të kërkesës së transportit. […]
Bosnja dhe Hercegovina/ Forcohet sektori bankar me mbështetjen e BB-së
Reformat kryesore financiare për bankat në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) po nxiten nga dhënia e një huaje të re prej 56.60 milionë eurosh e miratuar nga Banka Botërore. Huaja për Projektin e Forcimit të Sektorit Bankar do të ndihmojë shtetin të përmirësojë rregullimin dhe mbikëqyrjen e bankave, të ulë sa më shumë faktorët negativë dhe të stabilizojë dhe të përmirësojë strukturën e qeverisjes dhe operacioneve të bankës. Në sektorin bankar të BiH ndihen ende pasojat e krizës financiare globale që […]
FlowLight, drita led që u tregon kolegëve sa shumë jemi duke punuar….
Shumë shpejt, ambientet e punës mund të bëhen si udhëkryqet rrugore. Dhe jo për trafikun mes rafteve dhe sallave të mbledhjeve, por për dritat, të ngjashme me ato të semaforëve që mund të shfaqen nëpër tryezat e punës. Cili është kuptimi i këtyre treguesve që ndizen dhe fiken? Niveli i angazhimit të punonjësve në vendin e punës. E gjelbër nëse nuk është duke punuar, e kuqe nëse është i mbingarkuar, e kuqe që ndizet e fiket “mos më shqetësoni” dhe […]
FMN kërkon që të mos ketë premtime për rritje të pagave
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 11 qershor, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në Kosovë, Ruud Vermeulen, ka kërkuar maturi në zotime fiskale. “Tani, është e rëndësishme që të sigurohen veprime të fuqishme të politikave, duke përfshirë disiplinë fiskale, meqë ato janë thelbësore për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave dhe për të trajtuar papunësinë e lartë në vend. Të gjitha zotimet fiskale dhe veprimet përkatëse duhet të jenë në përputhje me rregullat fiskale […]
Dëmet që kriza politike i shkaktoi ekonomisë
Situata politike e Kosovës për vite me radhë konsiderohet t’i ketë shkaktuar dëme të mëdha e të pariparueshme ekonomisë së vendit. Mospërfundimi i mandatit kushtetues katërvjeçar i pothuajse asnjë legjislature në Kosovë bëri që shumë projekte kapitale të ndërpriten, si dhe të mos realizohen programet qeveritare në fushën e ekonomisë. Kosova do të shkojë në qershor të këtij viti në zgjedhjet e parakohshme parlamentrare, pasi mocioni i mosbesimit për Qeverinë e Kosovës, i ngritur nga partitë opozitare, u votua nga […]
Zgjedhjet “djegin” 6 milionë euro
Komisioni Qendror Zgjedhor ka parashikuar që për organizimin e zgjedhjeve do të shpenzohen rreth 5 milionë euro. Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se zgjedhjet do t’i “djegin” më shumë se 6 milionë euro. Pesë milionë eurot e ndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për mbulimin e fushatës zgjedhore nuk do të mjaftojnë për mbarëvajtjen e këtij procesi të parakohshëm zgjedhor. Edhe përkundër asaj që buxheti i ndarë këtë vit për mbulimin e zgjedhjeve të sivjetme është […]
Tatimet: Ja 10 kompanitë që kanë të drejtë të certifikojnë deklaratat tatimore
Janë dhjetë kompanitë që kanë fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se në zbatim të urdhrit të ministrit të Financave, nr. 20, datë 27.02.2017 “Për ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kompanive audituese për auditim”, Komisioni, shqyrtoi dokumentacionin e dorëzuar nga kompanitë audituese për përmbushjen e kritereve që duhet të plotësojnë shoqëritë audituese, për të fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore, të […]
Shifrat/ Ja çfarë shpikën shqiptarët në vitin 2016
Elektronika është fusha në të cilën shqiptarët duket se kanë më shumë talent dhe ku kanë arritur rezultate në shpikjet e bëra. Janë rreth 71 patenta kombëtare për shpikje që janë lëshuar, nga të cilat 45 janë aktualisht në fuqi. Të dhënat vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, e cila i referohet të dhënave të gjeneruara elektronikisht. Sipas këtij institucioni kanë skaduar për mospagesën e ripërtëritjes vjetore 20 patenta dhe 6 janë braktisur nga pronari i patentës. […]
Kujdes! Certifikimi i pasqyrave financiare nuk ju “imunizon” nga kontrolli
“Auditimi e certifikimi i pasqyrave financiare, deklaratave tatimore nga kompanitë e njohura audituese, konsiderohet si një element “pozitiv”, në tërësinë e elementeve që përcaktojnë nëse tatimpaguesi duhet të përzgjidhet për t’u kontrolluar sipas vlerësimit të kryer nga analiza e riskut”. Asnjë biznes nuk mund të jetë “imun” nga kontrolli tatimor edhe nëse certifikimi i pasqyrave financiare janë bërë nga një kompani e njohur auditimi. Është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që bën të ditur se: “Përzgjedhja e tatimpaguesve për t’u […]
Ahmetaj: Ekonomia në tremujorin e parë, rritje me rreth 3%
Ecuria e ekonomisë shqiptare ka qenë pozitive dhe Reforma në Drejtësi është një instrument për të çliruar potencialin ekonomik. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh kështu në një bashkëbisedim me median. Ai bëri një pasqyrim të situatës ekonomike në vend ku tha: “Rritja ekonomike në 3-mujorin e parë 2017 shënoi rritjen më të madhe ekonomike në 5 vitet e fundit me 2.96 %”. Ahmetaj tha se për 8-mujorin e 2016 janë rritur të ardhurat financiare krahasuar me një vit […]
Projektligji i ri për Kontabilitetin
Bizneset e mesme dhe të mëdha duhet të publikojnë bilancet në internet Një projektligj i ri për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare detyron bizneset e mesme dhe të mëdha të publikojnë në web-et e tyre pasqyrat financiare vjetore. Projektligji që tashmë është bërë gati nga Ministria e Financave dhe është në fazën e konsultimit publik përcakton që “Njësitë ekonomike të mesme, të mëdha dhe ato me interes publik, duhet të publikojnë pasqyrat financiare vjetore edhe në faqet e tyre zyrtare të […]
Kanadezët/ Tërheqja e turizmit të epokës komuniste
Shqipëria turistike duket se po tërheq vëmendjen edhe me epokën e komunizmit. Këtë herë janë bunkerët që vlerësohen si një atraksion turistik, por edhe si një burim biznesi. Dava Hazzan, një shkrimtar udhëtimesh nga Kanadaja, ka realizuar një artikull të gjatë mbi historinë e bunkerëve në Shqipëri dhe sesi njerëzit po i kthejnë ata në atraksione të vërteta. Artikulli i tij u publikua në “Roads & Kingdoms”. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Hazzan vizitoi shumë bunkerë dhe intervistoi disa pronarë të […]
Lista e zezë/ 18 mijë biznese borxhlije në Tatime, gjysma janë në Tiranë
Lista e bizneseve që nuk arrijnë të shlyejnë në kohë detyrimet tatimore po rritet me shpejtësi, teksa shihet se gjysma e tyre në vështirësi për të përmbushur detyrimin ndaj arkës së shtetit, është në Tiranë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri në fund të prillit, numri total i bizneseve që u përfshinë në listën e zezë arriti rreth 18 mijë, ndërsa 8023 prej tyre kishin aktivitet në Qarkun e Tiranës, duke përbërë 48% të totalit të bizneseve borxhlije. Kjo […]
Shpresë!
EDITORIAL/ MONITOR 781 Kjo javë filloi me një vizitë në Berlin të Presidentit të sapozgjedhur francez, Macron, në ditën e tij të parë të punës si President, për të takuar kancelaren gjermane, edhe ajo e sapodalë fituese me partinë e saj në ca zgjedhje lokale të zhvilluara në një rajon ku, kundërshtarët socialdemokratë, kishin dominuar në 50 vitet e fundit. Takimi i përfaqësuesve të dy lokomotivave të Europës së Bashkuar ishte mjaft domethënës për Europën e botën mbarë, sepse nxori […]