Sipërmarrësit politikanë
Cilët janë sipërmarrësit që kanë vendosur t’i bashkohen politikës, duke u renditur në listën e deputetëve në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe arsyet që i nxitën të bëjnë këtë kthesë të madhe në karrierën e tyre? Cilat janë risitë që ata do të sjellin dhe a kanë frikë se do të zhgënjehen nga politika? “Monitor” ka intervistuar disa prej tyre, që kandidojnë në siglën e dy partive të mëdha, PS dhe PD… Kanë kapur majat e biznesit, pa […]
Ilir Ndraxhi: Në politikë, për të kontribuar për sektorin e bujqësisë
Vendimmarrja në këtë drejtim ka qenë shumë larg realitetit në të cilin zhvillimet në bujqësi kanë kaluar gjithë këto vite Ilir Ndraxhi vjen nga kasta e bizneseve që janë tek VIP-at për të kandiduar nën siglën e Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit. I katërti në renditje, ai duket se tashmë e ka të sigurt një vend në Parlament. Por, para se të ndërmarrë këtë hap tha se është menduar gjatë. Ai mbart një përvojë në biznes që në […]
Keti Bazhdari: Biznesmenët me qëllime të pastra i bëjnë mirë politikes
Në politikë, por jo deputetë Keti Bazhdari spikati shumë shpejt në Partinë Socialiste në vitin 2009. Vajza e re nga Shkodra, pasi u konsolidua si biznesmenë, hyri në politike me shpresë për të kontribuar në të mirë të vendit më përvojën e saj. Sot Bazhdari vijon të jetë në strukturat e Partisë Socialiste edhe pse jo në front të parë. “Të jesh në politikë sot nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh deputet apo anasjelltas, jo çdo deputet mund […]
Flamur Hoxha: Shqipëria ka njerëz që e duan më shumë sesa e urrejnë
Që të gjithë ne presim që gjërat t’i rregullojnë njerëz që vijnë nga qielli dhe vetëm ankohemi Dilema e Flamur Hoxhës, sipërmarrës në fushën e tekstileve dhe ndërtimit, ka qenë e madhe për të vendosur nëse duhet të kalonte nga biznesi në politikë. E priste që të haste në reagime të shumta, por biznesmeni që ka aktivitetin kryesor në qepjen e këmishave për marka të njohura ndërkombëtare, e vendosi që përvojën e tij ta shtrijë dhe në politikë. Flamur […]
Qeverisja 4-vjeçare, në lupën e ekspertëve
Si e vlerësojnë ekspertët e ekonominë ecurinë e vendit gjatë katër viteve të qeverisjes së majtë. Sa të suksesshme kanë qenë reformat në fushën e taksave, informalitetit, klimën e biznesit, energjisë, territorit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Flasin Adrian Civici, Selami Xhepa, Oltion Rrumbullaku…..
Civici: Reformat e qeverisë Rama patën efekt, por shtresa e mesme është rënduar me taksa
Flet eksperti i ekonomisë, Adrian Civici Për ekspertin e ekonomisë dhe presidentin e UET, Adrian Civici, reformat që qeveria Rama ka ndërmarrë këtë mandat kanë qenë të efektshme. Politika e taksave i ka stabilizuar treguesit buxhetorë, por shtresa e mesme është penalizuar nga taksa progresive. Ai vlerësoi si më efektiven reformën në energji, por tha se është e rëndësishme që të vijojë reforma strukturore në sektorin e energjisë në drejtim të shtimit të burimeve të prodhimit të energjisë, dhe […]
Xhepa. skeptik: Reformat nuk realizuan pritshmëritë, ekonomia kriminale është zgjeruar
Flet Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, thotë se, pavarësisht reformave në këtë mandat qeverisës, rritja ekonomike mbeti shumë e ngadaltë; cilësia e investimeve publike dhe ndikimi i tyre në rritjen ekonomike është i debatueshëm; papunësia, veçanërisht midis të rinjve, është shumë e përhapur; pagat dhe pensionet nuk pësuan asnjë indeksim për të ruajtur fuqinë blerëse të pandryshuar; investimet private, veçanërisht ato të huaja munguan. Ai shton se cilësia e qeverisjes e matur me indekset […]
Rrumbullaku: Reformat patën një nisje të vështirë, por dhanë efekt
Flet Oltion Rrumbullaku, profesori i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës Profesori i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Oltion Rrumbullaku, thotë se reforma në taksa pati një nisje të vështirë në vitet e para të qeverisjes, por me përmirësime graduale që u përkthyen në suksese të konsiderueshme gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016 dhe fillimin e vitit 2017. Aksioni kundër informalitet nuk u përgatit siç duhet dhe solli një situatë të pazakontë në administrimin tatimor. […]
Rekomandimet e sipërmarrjes të merren seriozisht
Flet Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë Një prej shtyllave më të rëndësishme, në një program qeverisës, duhet të jetë KONKURUESHMËRIA Ndonëse biznesi ka më shumë se një vit që po pret të shqyrtojë programet ekonomike të partive kryesore, tryezat e debatit kanë munguar. Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, thotë se forcat politike të mos mbeten vetëm në deklarata të përcipta, duke dhënë shifra të përgjithshme, por të hartojnë […]
Shqipëria duhet të jetë konkurruese me rajonin
Flet Mark Crawford – president i Dhomës Amerikane të Tregtisë Deri më tani, duke qenë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të taksave në rajon, kjo do të përbëjë dizavantazh Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë, duke sjellë përvojën e partive të SHBA-së, thotë se amerikanët nuk votojnë për parti apo lista partiake, por për individë të cilët shpesh identifikohen me partitë politike, prandaj, ka perspektiva të ndryshme të reflektuara nga kandidatët brenda së njëjtës […]
Jashtë shtëpisë
Destinacione tradicionale, pa shumë kokëçarje, që ofrojnë komoditetin e mjaftueshëm. Kjo është ajo çka do t’i karakterizojë pushimet e shqiptarëve jashtë shtëpisë këtë sezon. Agjencitë turistike janë optimiste për ecurinë e prenotimeve, pavarësisht fushatës zgjedhore e situatës ‘post’ saj Shtyrja e zgjedhjeve në datë 25 qershor ishte një sinjal pozitiv edhe për agjencitë turistike. Më pak ndikim dhe më shumë kohë në dispozicion për t’u shfrytëzuar. Lajm i mirë është edhe se ritmi i prenotimeve do të jetë më i […]
Pushimet ekzotike
Agjencitë turistike thonë se destinacionet ekzotike bëjnë pjesë te paketat individuale, tek ato që përshtaten sipas preferencave, pasi një nga problemet kryesore mbeten vizat. Janë kryesisht çiftet e reja, të sapomartuar, që zgjedhin këto destinacione të largëta e që kanë më shumë kohë në dispozicion. Union Travel ofron paketa të personalizuara, për destinacione të tilla si: Male (Bandos Island Resort) duke filluar nga 1,970 euro për person apo edhe Funs Island Resort. Një tjetër agjenci, Kalemi Travel, ofron udhëtime në […]
Kroçerat, një muaj mjalti ndryshe
Kroçerat, edhe pse jo në masë, pëlqehen veçanërisht nga çiftet e reja që zgjedhin të kalojnë muajin e mjaltit në bordin e anijeve të mëdha. Drejtuesit e agjencisë turistike Union Travel thonë se pëlqehen udhëtime që kanë disa destinacione e kryesisht ishujt e Greqisë, që ofrojnë një përvojë të veçantë. Një tjetër agjenci që ofron paketa turistike me kroçera është edhe ATHS, me destinacione si Italinë, Spanjën, etj., me çmime që fillojnë nga 500 euro, ku përfshihen edhe taksat portale. […]
“Ishulli juaj”
Nëse jeni duke menduar për pushime të mbushur me argëtim së bashku me familjen ose për të nisur disa ditë pushimesh luksoze, duhet të dini se ka një mori opsionesh ekzotike që mund ta bëjnë një udhëtim të paharrueshëm pa e rrënuar ekonominë tuaj. Nga delfinët që notojnë tek ujërat e kristalta të Ebridit e deri te jeta e natës së Santorinit, nga plazhet e Kaprit, te plazhet e kuqe të Gozos. Ja ku mund të kaloni pushime të mrekullueshme […]
Ja harta e destinacioneve europiane më të pëlqyera
Harta e destinacioneve më të pëlqyera përfshin sërish Europën. Të dhënat e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit tregojnë se Spanja do të ketë një numër rekord turistësh këtë sezon. Rritja e kërkesës mbështetet kryesisht nga paqëndrueshmëria e destinacioneve të tjera konkurruese, por edhe nga shërbimi i mirë spanjoll. Në katër muajt e parë të këtij viti, Spanja, si destinacion turistik shënoi rritje të numrit të turistëve me rreth 4.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. […]
A janë sondazhet e besueshme?!
Micheal Lewis Beck, profesor i Shkencave Politike: Një nga arsyet pse nuk punoj në vendet e Lindjes është se “njerëzit tjetër gjë thonë dhe tjetër bëjnë”… Fushatat zgjedhore shoqërohen me padurimin për të ditur rezultatin final përpara ditës finale të zgjedhjeve. Sondazhet u bënë popullorë rreth gjysmë shekulli më parë në Amerikë. Sot shkenca ka arritur në atë nivel që të arrihet një parashikim i saktë me anë të sondazheve, por gjithçka varet nga zbatimi i rregullave dhe mënyra […]
Largimi nga Marrëveshja e Parisit dëmton më shumë SHBA-në se vetë klimën
A do ta çojë botën në një katastrofë vendimi i Donald Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e ndryshimit të klimës në Paris? Uniteti i jashtëzakonshëm i pjesës tjetër të kombeve të botës në luftën kundër ngrohjes globale, në aleancë me ekonominë e gjelbër që lulëzon, e nxitur nga rënia e kostove të energjisë së rinovueshme, janë arsye të forta për të mos e menduar këtë, shkruan The Guardian. Një viktimë shumë më e mundshme e zgjedhjes […]
Donald Trump e bën të vështirë për europianët që të ruajnë qetësinë
Ishte një ngjarje politike, lokale, miqësore: një tendë e lagur në një festival rruge në Mynih në një pasdite të së dielës. Duke folur për Amerikën dhe Britaninë, kancelarja Angela Merkel tha: “Kohët në të cilat mund të mbështetemi plotësisht te të tjerët kanë marrë fund”. Ajo shtoi: “Ne europianët duhet të marrim vërtet fatin tonë në duart tona”, shkruan The Economist. Kjo pasoi Samitin e NATO-s dhe G7, në të cilat Donald Trump ofendoi sensibilitetin europian. Presidenti sulmoi krerët […]
Kompanitë unicorn
Në mesin e firmave private të teknologjisë, Airbnb është ajo që ka ndjekur një strategji lehtësisht të dallueshme ndër të tjera. Kultura e saj është kohezive dhe financat e saj janë të disiplinuara Kohët e fundit “Zilia ndaj Uber” goditi shumë drejtues të lartë të Airbnb, një platformë për rezervimin e akomodimeve alternative, një apo më shumë ditore, pohim ky i dhënë nga një prej investitorëve më të mëdhenj të kësaj firme. Shpeshherë të dyja kompanive u rriteshin të ardhurat […]
Po, ne mundemi!
Zymtësia dhe mërzitja do t’i përkasin vetëm së kaluarës. Me Presidentin Macron në krye, Franca duket më optimiste se kurrë Francezëve u pëlqen ta konsiderojnë veten si të mjerueshëm. Voltaire u mësoi atyre se optimizmi është për naivët. Jean-Paul Sartre i veshi mërzitjes petkun e elegancës. Librat më të shitur psikologjikë francezë kanë tituj të tillë si: “Shumë inteligjent për të qenë i lumtur”. Sondazhet e ndryshme vazhdimisht i rendisin francezët midis popujve më të dëshpëruar në botë. Rreth 85% […]
Odiseja e borxhit
Greqia plotëson kërkesat e kreditorëve, por nuk merr asnjë masë lehtësuese. Qeveria e Alexis Tsipras u përfshi papritur në luftën midis Gjermanisë dhe FMN-së Makis, një instruktor në palestër, 28-vjeçar, që punonte në një kompleks sportiv në Glyfada, në një lagje bregdetare të Athinës, rreth tre vjet më parë, e konsideronte veten me fat që kishte një punë në sektorin publik. Edhe pse i punësuar me një kontratë të përkohshme, ai mendonte se do të punonte këtu për një kohë […]
Zaev prezanton kabinetin e ri të Maqedonisë
Javën e kaluar u miratua kabineti i ri i Kryeministrit të sapozgjedhur, Zoran Zaev, i cili do të ketë në përbërje të tij 24 ministra, pjesa më e madhe e të cilëve janë të zgjedhur nga Partia e tij Bashkimi Social Demokrat dhe nga Partia Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët. Postet kyçe do të ndahen midis Partisë Bashkimi Social Demokrat të Zaevit dhe Partisë kryesore shqiptare etnike të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga Partia Bashkimi Social […]
Serbi/ Thellohen lidhjet me Kinën
Në takimin e mbajtur midis Kryeministrit kinez, Li Keqiang dhe Presidentit të Serbisë, Vuçiç, në Pekin, Li Keqiang u shpreh se Serbia është një ndër vendet e para të Europës Qendrore-Lindore që po krijon partneritet strategjik me Kinën. Edhe vizita e vitit të kaluar e Presidentit Xi Jinping në Serbi, ndikoi në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të ndërsjella midis dy vendeve. Sipas Kryeministrit kinez, Kina është e gatshme të punojë me Serbinë për të koordinuar strategjitë zhvillimore të të […]
Bullgari/ Përpjekje për të tërhequr sa më shumë investitorë italianë
“Ne do të punojmë për të forcuar dhe për të zhvilluar marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis Bullgarisë dhe Italisë”, u shpreh ministri bullgar i Ekonomisë, Emil Karanikolov në një takim me ambasadorin italian në Bullgari, Stefano Baldi. Ministri bullgar Karanikolov vuri në dukje se Italia ishte një nga partnerët strategjikë dhe shumë të vlerësuar të Bullgarisë. Ministri i Ekonomisë beson se pjesëmarrja e mundshme e ndërmarrjeve italiane në projektet e infrastrukturës në vend do të ndihmonte në zhvillimin e marrëdhënieve […]
Rumani/ Rritja të mos përqendrohet te konsumi
Banka Qendrore e Rumanisë lajmëroi në një raport të publikuar të premten e kaluar se normat e larta të rritjes në vend gjatë kohëve të fundit u bazuan shumë në konsumin e lartë të importeve sesa në rritjen e investimeve. Rritja e shpejtë e konsumit, mungesa e investimeve në arsim dhe inovacion, politikat fiskale të paparashikueshme, si dhe fuqia punëtore me kualifikim të ulët janë disa nga rreziqet kryesore me të cilat po përballet ekonomia e Rumanisë, thuhej më tej […]
Serbi/ Vuçiç: Do të vazhdojmë rrugën drejt BE-së
“Serbia do të vazhdojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe ne do të punojmë për ta përfunduar këtë proces në interes të qytetarëve të Serbisë”, tha të premten e kaluar Aleksandar Vuçiç, kryeministri që u bë president, në një takim të organizuar në Beograd me ambasadorët e BE-së dhe kreun e ngarkuar të Delegacionit të BE-së në Serbi, Oskar Benedikt. Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen e internetit të qeverisë, në takim u diskutua mbi […]
Sana Sleep, syzet inteligjente që luftojnë pagjumësinë
Nevoja duket se e ka çuar Richard Hanbury, CEO të kompanisë Sana Health, të zhvillojë syzet e para inteligjente, në gjendje tëluftojnë një ndër shqetësimet më të shpeshta të ditëve të sotme: pagjumësinë. Pikërisht nevoja. Hanbury nisi të punojë mbi këtë ide, pas një aksidenti automobilistik në Jemen në vitin 1992, pas të cilit nuk arrinte të flinte, për shkak të dhembjeve të forta. Syzet inteligjente Sana Sleep shfrytëzojnë disa prej teknologjive më të mira për tënxitur gjumin. Si funksionojnë […]
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim – T I 2017
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Kushtimit të Banesave për tremujorin e parë të vitit 2017. Sipas raportit të INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në tremujorin e parë të 2017-s në 102.9 kundrejt tremujorit të parë 2011-s (T1 2011=100). Në tremujorin e parë 2017, ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,9 % dhe ndryshimi tremujor është 0,2%. Ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,9%. Një vit më parë ky ndryshim ishte […]
Rekord pensionistësh
Plakja e popullsisë po rrit me shpejtësi numrin e pensionistëve në vend e për pasojë, nevojën për fonde shtesë ndaj arkës së pensioneve. Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se për vitin 2016, numri i personave në pension arriti në 611,544 persona, me një shtesë prej mbi 12 mijë e 600 pensionistësh nga 2015-a. Për pasojë, shpenzimet ndaj përfituesve u rritën me 4,5 miliardë lekë vitin e kaluar, ose rreth 32 milionë euro. Në harkun kohor të gjashtë […]
Shifrat e reja “zhvlerësojnë” rritjen ekonomike për vitet 2014-2015
Në vlerësimin final për rritjen ekonomike të vitit 2014, INSTAT raportoi më herët gjatë javës se, rritja është zgjeruar me 1.77%, nga 1.89% që ishte vlerësimi gjysmëfinal. Ky është vlerësimi i tretë me ulje që i bëhet rritjes ekonomike të vitit 2014, teksa treguesit paraprakë të INSTAT patën raportuar se ekonomia e vendit ishte rritur me rreth 2,2% në vitin 2014. Në vlerësimet gjysmëfinale, rritja e 2014-s u reduktua në 1.89%, ndërsa në finale rezultoi edhe 1.77%. Gjithashtu me ulje […]
Investimet e Huaja Direkte në Kosovë, në nivelin më të ulët
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se Investimet e Huaja Direkte (IHD) të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 215.9 milionë eurosh, që paraqet nivelin më të ulët krahasuar me vlerën prej 308.8 milionë eurosh të regjistruar në vitin 2015, citon RTK raportin e BQK-së për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë. “Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me zvogëlim të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, përfshirë kapitalin dhe fondin e investimeve në aksione, si dhe […]
Rritet borxhi publik, shkon në 852.7 milionë euro
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se borxhi publik ka arritur në shumën prej 852.7 milionë eurosh në vitin 2016, që tregon për një rritje vjetore prej 13.9%. “Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në rreth 14.5%, nga 13.0%që ishte një vit më parë”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive. Sipas këtij raporti, kjo rritje e borxhit publik i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm prej 26.8%, i cili ka […]
Dalin rezultatet e hetimeve
Kosovarët paguajnë 8 milionë euro çdo vit për rrymën e harxhuar nga serbët e Veriut Që nga koha e pasluftës në Kosovë, llogaritet që çdo vit, qytetarët kanë paguar mbi tetë milionë euro rrymë për banorët serbë të komunave në veri të Kosovës. Këto kanë dalë si rezultat i përfundimit të hetimeve nga institucioni i Avokatit të Popullit. Hetimet e nisura në fillim të prillitsë pari mbi dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut, kanë nxjerrë ndoshta skandalin më […]
Nga 35 kreditorët e këqij 10 dalin nga lista, 11 të tjerë janë në proces ristrukturimi
Më se një vit më parë, Banka e Shqipërisë njoftoi se 35 kompani të mëdha zotëronin rreth 60% të totalit të kredive me probleme në vend. Plani i institucionit monetar qendror për të ulur kreditë e këqija, që arritën nivelin më të lartë në gati 25% në shtator 2014 dhe që qëndruan përgjithësisht mbi 20% në 2015-2016, kishte në fokus pikërisht ristrukturimin e këtyre kompanive problematike. Aktualisht, sipas burimeve zyrtare të Bankës së Shqipërisë, nga 35 kompani janë ristrukturuar 21 […]
Ekonomia shqiptare, për të ardhur keq
Zotërohet nga tregtia, vetëm 1% e bizneseve kanë mbi 50 punonjës Edhe pse plot me burime natyrore, me nëntokë të pasur, mundësi të shuma për të zhvilluar turizmin, bujqësinë dhe industrinë, ekonomia e Shqipërisë mbetet e varur nga bizneset e tregtisë dhe vetëm 1% e bizneseve punësuan mbi 50 punonjës sipas të dhënave të INSTAT mbi regjistrin e ndërmarrjeve. Sipas INSTAT, në vitin 2016, numri i ndërmarrjeve është 160.679, duke shënuar rritje prej 5,5% krahasuar me vitin 2015. Mbi 31 […]
Biznesi: Bazë për përcaktimin e detyrimit të jenë faturat doganore dhe jo çmimet referencë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Këshilli i Investimeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave organizuan një takim konsultativ me biznesin mbi risitë dhe avantazhet që ofron Kodi i ri Doganor më datë 31 maj 2017. Takimi erdhi si sugjerim i biznesit parashtruar në mbledhjen e 10 të Këshillit të Investimeve mbi lehtësimin e procedurave doganore. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Investimeve u evidentuan reforma të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria si […]
Tatimet: Ja sa do jetë paga maksimale
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar zyrtarisht se duke filluar nga periudha Maj 2017, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 24,000 lekë. (VKM nr.399, datë 03.05.2017) Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë: Jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 24,000 (njëzet e katër mijë) lekë dhe deri në 105,850 […]
Transaksioni/ Ja sa u ble INSIG Jete nga Samir Mane dhe Shefqet Kastrati
Është zyrtarizuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) transaksioni i shitjes së 90% të aksioneve nga Eurosig tek dy sipërmarrësit Samir Mane dhe Shefqet Kastrati. Sipas transaksionit të regjistruar në datën 26 maj, është bërë depozitimi i vendimit të shoqërisë INSIG Jete sh.a, datë 10.05.2017, ku është vendosur: – Shitja e 90% të kuotave të shoqërisë nga ortaku EUROSIG SHA në favor të Shefqet Kastrati (45%) dhe Samir Mane (45%). Depozitimi i shoqërisë EUROSIG SHA, datë 24.04.2017. 10% të aksioneve […]
Thirrja për taksa të ulëta…
Rritja e tatimfitimit, dividendit dhe të ardhurave të tjera nga 10 në 15% dhe kalimi nga taksa e sheshtë drejt niveleve të përshkallëzuara për të ardhurat në mandatin e fundit qeverisës po rezulton të ketë qenë një politikë që nuk solli efekte pozitive. Kjo për dy arsye kryesore: -Së pari, rritja e taksave dështoi të sillte më shumë të ardhura në buxhet, duke reflektuar një shtim të shmangies së tyre, një rrezik që ekziston gjithnjë sa herë të taksat tentojnë […]