Dy anët e medaljes
Shqipëria po përjeton një bum turistik. Por, sa e përgatitur është ajo të përballojë këtë fluks të turistëve të huaj, përballë infrastrukturës së dobët, problemeve me kapacitetet akomoduese, cilësinë e shërbimit? Valbona, e cila menaxhon një hotel në bregdetin e Golemit, është jo vetëm e zënë me punë këto ditë, por edhe shumë e acaruar nga ndërprerjet e energjisë dhe ujit. “Aktualisht kam disa dhoma me klientë të huaj gjermanë dhe suedezë dhe nuk di ç’t’u them”, pohon ajo. […]
Turistët që vijnë në Shqipëri janë pa pretendime
Flet Zak Topuzi, sipërmarrës i Hotel Mondial dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA) Një turist gjerman, ekspert turizmi, u shpreh: Jeni një vend ekzotik, jeni vendi i fundit në Europë që keni natyrë të virgjër dhe duhet ta ruani. Ish-Jugosllavia dhe Ballkani janë ndryshe nga ju, keni rini të gëzueshme që komunikon shumë gjuhë, një ushqim të mrekullueshëm, njerëz që janë mikpritës dhe të sjellshëm me turistët, mos i humbni këto cilësi. Por …Keni shumë punë për […]
Në krahasim me rajonin, nuk jemi asgjëkundi
Flet Jimmy Lama, Shoqata e Tur-operatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA) Fluksi që përballojnë dy vendet fqinjë Maqedoni- Mali i Zi është shumë larg atij të Shqipërisë. Kjo lidhet direkt me kapacitetet akomoduese. Ky fakt është një problem i madh, i cili nuk mund t’i ofrojë jetëgjatësi sektorit në vitet në vazhdim… Këtë vit, ka pasur një rritje të dukshme të fluksit të turistëve të huaj në Shqipëri. Sa e përgatitur ka qenë Shqipëria në këndvështrimin e kapaciteteve akomoduese […]
OSHEE: Garantojmë furnizimin me energji elektrike për sezonin turistik
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pohon zyrtarisht se ka marrë të gjitha masat për të garantuar furnizimin normal për abonentët dhe në kuadër të sezonit turistik veror, ka ngritur grupet e gatishmërisë përgjatë bregdetit, nga Velipoja deri në Ksamil (përfshi pjesën e liqenit të Ohrit dhe Prespës). Pas përfundimit të fazës së kryerjes së remonteve gjatë pranverës, OSHEE ka në fokus menaxhimin e furnizimit me drita të zonave bregdetare, duke vendosur 86 punonjës shtesë, për t’iu ardhur në ndihmë […]
Rriten turistët e huaj
Të huajt që kanë vizituar Shqipërinë në gjashtëmujorin e parë të 2017, për qëllime pushimi, janë dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve të huaj që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar këtë vit ishte 561 mijë, nga 229 mijë vitin e kaluar me një rritje 144% krahasuar me janar-qershor 2016, raportoi INSTAT. Por numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hyrn në territorin shqiptar, në muajin qershor 2017 është 816.877. Krahasuar me […]
ATOA: Gabim strategjik ndalimi autobusëve nga Kosova
Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) ka reaguar ashpër lidhur me një vendim të Bashkisë së Durrësit mbi diferencimin e autobusëve nga Kosova në plazhin e Durrësit, kryesisht tek rruga Pavarësia. Në opinionin e Shoqatës, ky është një nga reagimet e para, që për fat të keq do të shtohen, mbi lejimin e ndërtimit të një turizmi masiv të pa planifkuar. Kur vendoset të ndërtohet në një zonë turistike, në fillim përcaktohen kapacitetet maksimale akomoduese të asaj zone, […]
HEC-et e shkatërruan Luginën e Valbonës, ja fotot
Rruga në Luginën e Valbonës nuk është si më parë. Zhurma e fortë e rrjedhës së lumit është venitur nga ekskavatorët dhe buldozerët, të cilët po çajnë shpatet e maleve dhe anën e lumit. Qindra metra kanale betoni, kampe punimesh janë vendosur përgjatë aksit dhe pishat në anë të rrugës janë mbuluar për disa kilometra me mbulesën plastike që rëndom përdoret në frontet ku ka punime. Një grup turistësh çek, të cilët po e vizitojnë për të shtatin vit rresht […]
Jahtet, tendenca luksoze e biznesmenëve shqiptarë
Rriten blerjet e jahteve dhe sidomos skafeve vitet e fundit. Nga Holanda te Franca dhe Malta, ja flamujt që po zgjedhin për regjistrim pronarët e rinj. Milionat që i ikin Shqipërisë nga transaksionet jashtë kanaleve të saj dhe si po përfiton Mali i Zi nga turizmi dhe projektet e suksesshme. Transaksionet i kalojnë 20 milionë euro Nga Nertila Maho Miliarderët janë shpesh pjesë e titujve “bombastikë” të mediave në botë dhe, në shumë raste, për stilin ekstravagant të […]
Porti i jahteve në Orikum
Në Shqipëri, edhe pse ka një seri koncesionesh të dhëna për ndërtim portesh për jahte, i vetmi i ngritur dhe me një infrastrukturë të pranueshme është Porti i Jahteve në Orikum. Në këtë pikë, edhe pse tek-tuk ka jahte të akostuara, të cilët numërohen me gishtat e dorës, bie në sy se kompania që mori përsipër dhe ndërtoi këtë port e ka shitur së fundmi atë. Në vitin 1996, qeveria e asaj kohe i dha dritën e gjelbër ndërtimit të […]
“Klientët shqiptarë që po blejnë jahte po i regjistrojnë nën flamuj të huaj”
Intervistë me Dorian Mersini, avokat për çështjet detare Shqipëria duhet të lehtësojë procedurat, të përmirësojë infrastrukturën dhe t’u përgjigjet kërkesave të kohës lidhur me zhvillimin e nautikës shqiptare. Sot ka një rritje të interesit nga milionerët shqiptarë “për t’u arratisur” nga rutina me një jaht privat, por burokracitë që hasin e kthejnë aventurën e relaksit në një stres më vete. Në një intervistë për “Monitor”, Dorian Mersini, avokat për çështjet detare, shprehet se interesi ka ardhur në rritje, por […]
Këshillat e të huajve për Shqipërinë: Mos e lini jahtin pa roje
Nëse je një i huaj dhe do të vizitosh Shqipërinë me jaht mund të jetë një sfidë më vete që të gjesh informacion se çfarë dokumentesh të duhen, çfarë detyrimesh ke për të paguar, çfarë lejesh duhet të sigurosh, çfarë të vizitosh dhe ku të akostohesh. Informacioni është i shpërndarë gjithandej nëpër copëza orientimesh në internet, por që më shumë të bëjnë konfuz sesa të ndihmojnë. Por ka edhe nga ato faqe që të japin dy-tre ide sesi të ambientohesh […]
10 superjahtet në botë dhe cilët janë pronarët e tyre
Janë me përmasa të jashtëzakonshme, shumëkatësh, me pista për helikopterë brenda tyre, me facilitete të paimagjinueshme dhe janë në pronësi të miliarderëve më të mëdhenj në botë. Më poshtë lista me 10 superjahtet dhe emrat e atyre që i kanë në zotërim. Në vendin e parë është Azzam, 180.6 metra i emirit të Dubait. Konsiderohet jahti më i madh në botë me një kosto në ndërtim prej 400 milionë dollarësh. Në vendin e dytë është Eklipsi, 162 metra i gjatë, […]
Skema e fajdeve
Zgjerohet huadhënia informale në ndërtim dhe industri Kreditë në tregun e zi morën një hov të ri këtë vit nga rritja e likuiditeteve në tregun jobankar, si pasojë e rritjes së burimeve të financimit nga tregtia e paligjshme e hashashit dhe rritja e parasë jashtë bankave. Sektorët që po financohen më së shumti janë ndërtimi dhe industria minerare. Sipas shifrave zyrtare, vlera e tregut të lejeve të ndërtimit në Tiranë arriti në 120 milionë euro në tremujorin e parë, […]
Skema, si pastrohen paratë e pista me fajde në ndërtim
Në moshë të re (29 vjeç), shtetasi shqiptar “A”, në dhjetor të vitit 2015, rezultoi fitues i një ankandi për blerjen e një apartamenti në shumën 350 000 euro. Rasti është zbuluar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, që ka ndërtuar dhe skemën. Duke marrë në konsideratë shumën e lartë të investuar dhe moshën e re të këtij shtetasi, DPPP ka kryer verifikime të mëtejshme, nga të cilat rezultoi se, pak ditë para fitimit të ankandit, ky shtetas […]
Hashashi, furnitori i tregut të fajdeve
Tregtarët e valutës me përvojë gati 20-vjeçare në tregun afër Bankës së Shqipërisë janë duke përjetuar një periudhë lulëzimi në aktivitetin e tyre. “Ka shumë valutë këtë vit. Disa shokë të mi hapën agjenci këmbimi. Kemi punuar sivjet, nuk qahemi”, – thotë një nga tregtarët më me përvojë në tregun e zi të kambizmit pranë Bankës së Shqipërisë, pa dhënë shumë detaje për personat dhe shumat që këmbejnë. “E sheh atë agjencinë aty. Është e re. Ka shumë punë, nuk […]
Si u “fundos” euro për zgjedhje dhe pse po rritet tani
Monedha e përbashkët ka shënuar rritje për të tretën ditë radhazi në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej në fund të javës së kaluar me 132.52 lekë, 0.03 lekë më shumë sesa një ditë më parë. Euro e ka marrë veten nga niveli minimal rekord i 9 viteve të fundit, që arriti në datën 27 qershor, kur u këmbye me 131.98 lekë, më e ulëta që nga gushti i vitit 2009. Nëse […]
Tregu i monedhave virtuale është një minë me sahat
Ofertat fillestare të monedhave (ICO), një mjet i mbledhjes së fondeve për kompanitë e teknologjisë blockchain (teknologjia informatike që suporton zgjidhjet e gjithë ‘kripto-monedhave’), kanë kapur aq shumë vëmendje, sa edhe bashkëthemeluesi i rrjetit Ethereum, ku shumë prej këtyre monedhave dixhitale janë ndërtuar, thotë se është koha që gjërat të qetësohen në njëfarë mënyre, shkruan Bloomberg. “Njerëzit thonë se ICO-t janë fantastike për Ethereum, mjaft të shikoni çmimin, por kjo është një bombë me sahat”, tha Charles Hoskinson, i cili […]
Pas Bitcoin, edhe Ethereum tregtohet në Shqipëri
Bitcoin.com, faqja zyrtare e monedhës virtuale bitcoin, ka pohuar se në Shqipëri ka disa tregtues të localbitcoin, megjithëse ajo pranon që ende ka një pjesë tregu shumë të vogël në këtë vend Bitcoin ka referuar disa transaksione, ku këta tregtues shqiptarë, me emër të koduar, dëshirojnë që të shesin ose blejnë bitcoin dhe takimet, apo edhe transksionet i bëjnë gjithnjë në vende publike. P.sh. përdoruesi BtcExMtl do të shesë bitcoin me çmimin e luhatshëm 1876.14 EUR / BTC, ku […]
Dilemat e një samiti
Materializimi i një fuzioni ekonomik mes vendeve të rajonit, është një ide, nga e cila Shqipëria do të ishte ndër vendet që do të përfitonte më pak (së bashku me Kosovën, madje ata do të rezultonin të humbur në shumë nga minigarat sektoriale që do të përbëjnë garën e madhe për të përfituar nga koncepti. Nga Panajot Soko* Pakkush e mendonte se Samiti i Triestes, i paramenduar në fillim si një aktivitet stinor me pak impakt në temperaturën politike […]
Multi, ashensori i parë që lëviz edhe horizontalisht
Kompania gjermane ThyssenKrupp ka projektuar një ashensor, që në mënyrë të ngjashme si te filmi “Fabrika e çokollatës” mund të lëvizë edhe horizontalisht Pas disa projekteve që zbuloi në vitin 2014, tani, kompania gjermane ThyssenKruppështë gati për një sistem të ngjashëm ashensorësh me ata që përdor Willi Wonka te filmi “Fabrika e çokollatës”. Bëhet fjalë për një sistem ashensorësh, të cilët mund të lëvizin si horizontalisht, si vertikalisht, brenda ndërtesave. Për këtë projekt, i quajtur Multi, kompania gjermane ThyssenKrupp […]
Orii, unaza inteligjente që e shndërron gishtin tuaj në telefon
Në “qarqet hi-tech”, lajtmotivi është gjithnjë i njëjti: një ditë, smartphone do të zhduket dhe do të zëvendësohet nga pajisje të tjera. Se cilat do të jenë, tani për tani, nuk dihet. Ndërkohë, dikush po nis të hedhë hapa përpara. Si për shembull Origami Labs, që ka shpikur një unazë që e shndërron gishtin në telefon. Kjo pajisje futuristike quhet Orii dhe në pamje të parë duket një aksesor i zakontë. Në të vërtetë është shumë më tepër. Ajo premton […]
Brexit, ja plani i bankave
Arabë, rusë, kinezë dhe indianë. Londra, që po përgatitet të dalë nga Bashkimi Europian, është një kryeqytet financiar, që do të përpiqet ta kthejë izolimin në një pikë force. Do të synojë të tërheqë kapitalet e të pasurve të rinj, shkruan “Il Sole 24ore”. Ajo po përgatitet si për humbjen e përgjithshme nga bankat globale që po rishikojnë strukturat e tyre globale, në varësi të disa skenarëve, ashtu dhe për humbjen e fortë nga Brexit i ashpër, si dhe për […]
Realiteti i kufjeve virtuale
Uluni me këmbë në tokë: Realiteti Virtual ka qenë më shumë një bum i madh mediatik sesa diçka e vërtetë. A do të ndryshojë një gjë e tillë? Justin Williams heq kufjet e një Realiteti Virtual dhe zhvendoset nga një zonë demo në E3, në një prej lojërave më të famshme të momentit, në Los Anxhelos. Shputat e këmbëve dhe kyçeve janë “në zjarr”, thotë z. Williams, një ish-detar 32-vjeçar, që po luante “Sprint Vector”, një lojë e realitetit […]
Bindja e Lulas dhe e ardhmja e spastrimit politik të Brazilit
Pse hetimet e korrupsionit të “Lava Jato-s” duhet të vazhdojnë Pothuajse tre vjet e gjysmë pasi filloi si një hetim në dukje rutinë në pastrimin e parave, Operacioni Lava Jato (Operacioni Lavatriçja) ka arritur një fazë kritike. Më 12 korrik, Sérgio Moro, një gjykatës federal, dënoi Luiz Inácio Lula da Silva, një ndër ish-presidentët ikonë të “Epidemisë së Ryshfeteve”, me afërsisht dhjetë vite burg, duke theksuar se ai pranoi një apartament me vlerë 2.2 milionë realë (690.000 dollarë) nga […]
BEQ nuk tërhiqet nga lehtësimi sasior, norma e interesit mbetet zero
Banka Qendrore Europiane (BQE) mbeti e palëkundur për programin e lehtësimit sasior prej 60 miliardë eurosh në muaj në rast se ekonomia në eurozonë përkeqësohet, pavarësisht zërave për t’u tërhequr nga ky angazhim duke qenë se ka një përmirësim të rritjes në rajon. Vendimi i Bankës ishte parashikuar të mbetej i tillë, pasi një tërheqje e mundshme, do të shihej si një tregues i gatishmërisë së bankës, për t’u tërhequr edhe nga programi i lehtësimit, në kohën kur bankat nëpër […]
Eksportet-janar qershor 2017
Eksportet kanë shënuar një rritje prej 13.4% me bazë vjetore për periudhën janar-qershor, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, duke ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes, teksa për 5 mujorin, zgjerimi ishte gati 17%. Arsyeja kryesore e këtij ngadalësimi lidhet me rënien e fortë të shitjeve jashtë vendit të grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, që në qershor pothuajse u përgjysmuan, për të arritur në 2.7 miliardë lekë (nga 5.3 mld lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë). Kjo […]
Serbia do të kufizojë shitjen e tokës bujqësore tek te huajt
Ministria e Bujqësisë e Serbisë ka në plan të nxjerrë projektligjet dhe shtojcat për Ligjin mbi Tokën Bujqësore, me qëllim kufizimin e shitjes së saj tek të huajt dhe do ta miratojë këtë përpara 1 shtatorit, periudhë kohore kur tregu do të liberalizohet Teksa ministri serb ka njoftuar për zhvillimin e një debati publik mbi ndryshimet në ligjin e diskutueshëm, ekonomistët bujqësorë po bëjnë thirrje për shtyrjen dhe kufizimin e shitjes së tokës së punueshme te blerësit e huaj, […]
Slloveni/ Magna ka gati planin B
Prodhuesi i pjesëve të këmbimit të makinave, Magna International, tha se do të investojë diku tjetër në Europë nëse Sllovenia nuk do të miratojë së shpejti fazën e parë të projektit të planifikuar prej 1.2 miliardë eurosh (1.4 miliardë dollarësh). Prodhuesi i tretë më i madh në botë i pjesëve të këmbimit të makinave ia ka prezantuar projektin qeverisë sllovene disa muaj më parë, projekt ky i cili do të krijojë rreth 6,000 vende pune. Faza e parë përfshin ndërtimin […]
Rajon/ FMN-ja u paraprin vështirësive të vendeve të Europës në zhvillim
Vendet e Europës në zhvillim po përballen me probleme ekonomike gjithnjë e më shumë në rritje, të cilat po kërcënojnë edhe disa prej progreseve në fushën politike, gjatë dekadave të fundit, deklaroi një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Poul Thomsen, kreu i Departamentit Europian të FMN-së, tha se potenciali i rritjes ekonomike të Europës Qendrore dhe Lindore është përgjysmuar në dekadën e fundit. Në një konferencë në Dubrovnik, ai vuri në dukje se disa qeveri në rajon po […]
Bullgaria/ Një ndër faktorët kryesorë në Ballkan për sistemin e transportit të gazit
Në Kongresin Botëror të Naftës në Stamboll, Kryeministri Bojko Borisov prezantoi përpara më shumë se 5000 delegatëve nga e gjithë bota, arritjen e diversifikimit të furnizimeve të energjisë në Europën Juglindore. Z. Borisov e përkufizoi ndërtimin e qendrës europiane për shpërndarjen e gazit “Balkan” si një aspekt kryesor i së ardhmes së fushës energjetike në rajon. Ai theksoi se, një nga kompanitë më të mëdha të naftës është bërë pjesë e projektit për nxjerrjen e gazit në zonën ekonomike bullgare […]
ASK: Inflacioni rritet në qershor
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.3% në muajin qershor 2017, krahasuar me muajin maj 2017, bëri të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK), të cilin e publikoi për muajin qershor të këtij viti. Kjo kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: fruta 5.6%; rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera 17.9%, rritje e çmimit të […]
Bashkimi ekonomik i Ballkanit, i pafavorshëm për Kosovën
Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur më 12 korrik në Trieste të Italisë, mund të konsiderohet si ngjarja kryesore e vitit 2017 për vendet e rajonit që aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve ekonomike dhe të integrimeve europiane në Kosovë. Samiti i mbajtur në Trieste është pjesë e procesit të Berlinit, proces ky shumëdimensional. Përmes këtij procesi, Bashkimi Europian po synon të formojë një treg të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës […]
Gjykata rrëzon TVSH-në nga zero
Profesionet e lira, paguan TVSH kush ka xhiro mbi 5 mln lekë Gjykata e Lartë ka rrëzuar pjesërisht vendimin e qeverisë që sanksiononte se profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në një vendim të dhënë së fundmi, Kolegji Administrativ ka vendosur që pagesa të bëhet vetëm nga ata që kanë xhiron vjetore nga 5 milionë lekë e lart. Rrëzimi i pjesshëm i aktit normativ nënligjor, VKM nr. 953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit […]
Tatimet: Bizneset të depozitojnë vendimin e ortakut për fitimin, ose gjobë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri me dije se ka një numër të madh biznesesh që nuk kanë depozituar vendimin e ortakut për destinimin e fitimit pas tatimit të vitit paraardhës. Kjo i ngarkon ato me gjobë muaj pas muaji. Në mënyrë që të shmangin këtë situatë, Tatimet theksojnë se duhet të respektohet afati që sanksionohet në ligj, që është 31 korriku. Referuar nenit 33/1, pika 2, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, […]
150 mln USD për ringritjen e energjisë/ BB e vlerëson me risk të lartë zbatimin e kredisë
Nga kredia e Bankës Botërore, 150 milionë dollarë për ringritjen e sistemit energjetik, e cila është bërë efektive qysh në janar të vitit 2015, në vitin e tretë të zbatimit të saj janë disbursuar vetëm 13.7 milionë dollarë. Sipas të dhënave zyrtare nga projekti, Banka Botërore ka vlerësuar si rreziqe mjaft të larta për zbatimin e saj kapacitetet teknike për aplikimin e projektit të kredisë. Banka i vlerësoi komponentët teknikë të zbatimit të projektit, ato të mbikëqyrjes dhe angazhimin e […]
Thatësira/ Të ardhurat e KESH bien me 71% në tremujorin e parë
Mungesa e reshjeve gjatë këtij viti, përveçse ka vënë në vështirësi sigurinë për furnizimin e vendit me energji, ka ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e bilancit financiar të kompanive energjetike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) raportoi se të ardhurat në tremujorin e parë të vitit 2017 ishin vetëm 1.8 miliardë lekë në krahasim me 6.4 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rënie 71%. Rënia e të ardhurave dha efekte zinxhir edhe në rënien e fitimeve. Në […]
Sigurimet shoqërore/ 26 mijë punonjës në sistem, me gabim në emër
Mbi 26 mijë punonjës rezultojnë me gabime në emër ose mbiemër në sistemin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kur këto të dhëna kryqëzohen me regjistrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit i klasifikuar si audit për Teknologjinë dhe Informacionin ka zbuluar një seri problematikash që nisin nga sistemet e back-up e deri tek mosrakordimi i emrave mes Tatimeve, ISSH dhe Gjendjes Civile. Nga auditimi u konstatua se të dhënat […]
Raporti i OBSH-së/52% e meshkujve të rritur shqiptarë pinë duhan, femrat vetëm 7.3%
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar raportin e epidemisë globale të cigares të vitit 2017. Me të dhënat që i referohen 2015-s, Shqipëria ka një prevalencë në total të përdorimit të duhanit tek të rriturit prej 23%, një nivel mesatar ose më i ulët se i shteteve të tjera të Europës apo rajonit. Në rajon, duhanpirësi më i madh është Mali i Zi, me 38%, më pas vjen Serbia me 33%%, të ndjekura nga Bosnja dhe Kroacia, me 32% secila. […]
Kur i bën gropën vetes!
Shqipëria kishte shansin që këtë vit të hynte në hartën e vendeve turistike të preferuara të Europës. Si asnjëherë tjetër, ajo ka qenë në fokus të mediave të huaja, që i krahasonin plazhet shqiptare me ato të Karaibeve, që mahniteshin nga larmishmëria natyrore, mes detit, malit, liqeneve, lumenjve e mundësive për aventurë, që i thurnin lavde mikpritjes së njerëzve, ushqimeve të shijshme e të lira. Një imazh ndryshe i një Shqipërie të bukur, me njerëz të mirë, që kaq shumë […]