Struktura e re e qeverisjes
Flasin ekspertët Arben Malaj, Adrian Civici, Sherefedin Sheku, Zef Preçi: Si e gjykojnë ata strukturën e re të qeverisjes me më pak ministri dhe agjenci? Cilat janë kostot/përfitime të këtij procesi në periudhën afatshkurtër dhe afatgjatë? Çfarë modeli ekonomik duhet të ndjekë qeverisja e re. Dhe opinionet lidhur me tatimet dhe doganave, sa e mundur është që teknikisht dhe juridikisht të bëhet bashkimi i tyre…. Riorganizimi duhet të jetë i shpejtë dhe efektiv Flet prof. Arben Malaj, rektor në […]
Kjo nuk duket një reformë e vërtetë dhe e qëndrueshme institucionale
Flet Dr. Sherefedin Shehu, profesor dhe konsulent i pavarur Shkrirja e administratave, e njoftuar nga qeveria, do të ketë kosto të madhe për shkak të peshës së doganave në sigurimin e të ardhurave në buxhet dhe konfuzionit të pashmangshëm në procesin e ristrukturimit dhe riorganizimit të tyre. Për të garantuar dhe për të rritur eficencën e administratës fiskale, bashkimi i administratës tatimore dhe doganore nuk duhet konsideruar si një akt i thjeshtë administrativ dhe do të ishte më mirë […]
Reforma në institucione të synojë objektiva konkrete
Flet Prof.Dr. Adrian Civici, President i UET Synimi kryesor i këtyre lloj ndryshimesh në strukturën e qeverisjes duhet të jetë përjashtimi i tyre nga lufta dhe konflikti i përditshëm politik pozitë-opozitë, pasi ato kanë të bëjnë direkt me themelet e shtetit dhe qeverisjes eficiente afatgjatë dhe jo me koniunkturat politike, klientelizmin politik apo konfliktin politik ndërpartiak. Prof.Dr. Adrian Civici, President i UET, vlerëson se, nëse reforma institucionale e qeverisë “Rama 2” synon thjesht përqendrimin e kompetencave vendimmarrëse në […]
Reforma në institucione pa analizë dhe objektiva rrezikon përsëritjen e gabimeve
Flet Zef Preçi, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike Në periudhën afatshkurtër, përveçse një tronditje e fortë e administratës aktuale, njëlloj “pastrimi” saj – uroj që të mos motivohet politikisht – nuk besoj se do të sjellë ndonjë përfitim të dukshëm. Në të njëjtën kohë, nuk duhet injoruar edhe kostoja financiare e ndryshimeve të pritshme në administratën publike Injorimi i përvojës sonë, paqartësitë rreth modelit që mendohet të adaptohet nëpërmjet reformës së premtuar dhe më keq […]
Frika nga financimi
Stabiliteti financiar është një shqetësim në rritje i bankave qendrore. Banka qendrore e Kinës ka më shumë arsye për t’u shqetësuar sesa Rezerva Federale apo BQE-ja Bankierët e bankave më të rëndësishme mblidhen në takimin që mbahet vit për vit në Jackson Hole, Wyoming, gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, me vetëm një qëllim kryesor në mendjet e tyre, shëndetin e ekonomisë globale. Por tubimi i këtij viti është ndryshe nga të tjerët, shkruan The Economist. Shqetësimet e bankierëve […]
Investitorët dynden në Europën Qendrore
Hyrjet e kapitalit privat në rajon arrijë nivelin më të lartë që nga kriza financiare Vitin e kaluar, investimet e kapitaleve private në Europën Qendrore arritën nivelin më të lartë që nga periudha e krizës financiare, shkruan Financial Times. Investitorët u dyndën në Europën Qendrore përpara se të ndodhte kriza financiare, të bindur se pranimi i disa shteteve në BE do të nxiste rritjen ekonomike, por më pas ndryshuan tërësisht mendim, sidomos pas goditjes që mori tregu si pasojë […]
Koha për veprim
Aktivizmi i investitorëve po rritet në Europën Kontinentale Amerikanët i sulen kompanive europiane në gusht, periudhë në të cilën i gjithë kontinenti është me pushime. Vetëm gjatë këtij muaji u bë publike që Corvex, një fond mbrojtës amerikan, kishte investuar rreth 400 milionë dollarë në kompaninë franceze gjigante të ushqimit, Danone. AkzoNobel, një firmë holandeze për bojërat dhe kimikatet, e cila ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga këshilltarët e firmës Elliott, degë e një fondi tjetër aktivist amerikan, […]
Gjendje ankthi; Personaliteti, varfëria dhe blerjet
Ekstrovertët e varfër shpenzojnë proporcionalisht më shumë në blerjen e statusit Edhe në ato raste kur njerëzit kanë mungesa parash, një përvojë e rastësishme por me fund të lumtur është shumë tunduese. Nga veshjet e luksit tek një lojë golfi, shpenzimi i parave pa kriter, jo vetëm që i bën njerëzit të ndihen më mirë, por ndikon edhe në rritjen e statusit të tyre tek miqtë apo edhe tek të afërmit, shkruan The Economist. Dhe për ata të cilët […]
Vala e riemigrimit
Vala e ri-emigracionit e Europës Lindore mund të jetë rritur. Ekonomitë në rritje dhe kostoja e ulët e jetesës po joshin shumë të huaj nga Perëndimi Kur Richard Fetyko u largua nga Sllovakia në vitin 1992 për të ndjekur një program studimi jashtë vendit, periudhë gjatë së cilës ai ndiqte ende shkollën e mesme, ai kishte planifikuar se menjëherë sapo ta përfundonte do të kthehej sërish në vendin e tij. Por nuk ndodhi aspak kështu. Ai kaloi 22 vjet […]
BENTLEY BENTAYGA DIESEL
Të shushatur dhe duke kërcëllitur dhëmbët adhuruesit tradicionalë të Britanisë: pasi kanë gëlltitur filxhanin e hidhur të SUV-it të parë të kompanisë nga Crewe, tani janë të detyruar të pranojnë edhe versionin me naftë E dimë mirë se thjesht ideja do t’u ngjallë neveri dhe urrejtje konservatorëve që janë të dashuruar me stilin britanik, por i ka ardhur koha: Bentley ka modelin e saj të parë diesel. Sigurisht bëhet fjalë për modelin Bentayga, që tashmë ka tronditur besimin e nostalgjikëve, […]
Shpërbëhet Shqipëria
Popullsia e vendit po tkurret me ritme më të shpejta se parashikimet, si rrjedhojë e rënies së lindshmërisë, por edhe rikthimit të ciklit të emigracionit. Në fillim të vitit 2017, ishin 8 mijë persona më pak se projeksionet e popullsisë së variantit të mesëm që lëshoi INSTAT për periudhën 2011-2031. Numri i lindjeve ishte 8% më i ulët se pritshmëritë dhe rënia e popullsisë në grupmoshën deri në 15 vjeç ra gjithashtu me shpejtësi. Forca e punës do të vihet […]
Forca e punës para hendekut
Punësimi ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është shndërruar në një fenomen shqetësues, jo vetëm për Shqipërinë, por mbarë rajonin. Papunësia në këtë grupmoshë është rreth 30%, sa dyfishi i totalit të papunësisë. Mirëpo dy vitet e fundit shihet se ky tregues ka nisur të zbutet. Nga 32% në 2015-n, treguesi i papunësisë zbriti në 28.1% në fund të vitit të kaluar. Rënia në këtë masë, kur burimet e rritjes së punësimit kanë qenë të kufizuara, shihet të ketë […]
Piramida e përmbysur
Shqiptarët, në fund të shekullit me 1.7 mln banorë, shumica pleq Projeksionet globale mbi popullsinë nga viti 1950 deri në vitin 2100 tregojnë për një rënie drastike të popullsisë shqiptare, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë, me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milionë) sipas portalit të OKB. Përveç rrudhjes në numër, shihet një përkeqësim i ndjeshëm i vitalitetit të […]
Të papërgatitur për të moshuarit
Mirë ose keq, Shqipëria ka një infrastrukturë të ngritur për moshat e reja. Investimet në rritje dhe numri i nxënësve në ulje do të rregullojë më tej kushtet për moshat e reja, por për moshat e treta që jo shumë larg do të jenë në mazhorancë nuk ka asnjë përgatitje në sfond. Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europa që nuk ka një legjislacion të integruar për të moshuarit, madje është shumë pas në këtë drejtim. Instituti i […]
Varësia nga smartphone, sëmundjet që shkakton “celulari”
Ekspertët flasin për “nomofobia”, kur del një vështirësi për t’u shkëputur fizikisht nga telefoni, por ekzistojnë shqetësime të ndryshme, jo veten psikologjike, që lidhen me përdorimin e tepruar të smartphone-ve 1.Nomofobia Flitet për “mani për celularin” apo “nomofobi” kur del në pah një vështirësi për t’u shkëputur fizikisht nga telefoni ose frika e të mos qenët në kontakt me botën. Personat e prekur nga ky shqetësim kanë tendencën ta konsiderojnë smartphone-n si një instrument për të kënaqur nevojat e […]
Ballkani, si një ekonomi e vetme
Plani shumëvjeçar i konsoliduar i veprimit. Për një Zonë Ekonomike Rajonale në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor Integrimi i tregtisë, investime rajonale, lehtësimi i lëvizjes rajonale dhe ndërlidhja dixhitale janë katër shtyllat kryesore që pritet të shërbejnë si një urë për integrimin ekonomik të Ballkanit. Një draft plan shumëvjeçar i veprimit për një zonë ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor (MAP) është zhvilluar me kërkesë të gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për të përgatitur një “propozim për një qasje të […]
Rinia e papunë e Ballkanit
“Nuk ka rëndësi se çfarë njohurish ke, e rëndësishme është se kë njeh” Dado njeh shumë njerëz në qytetin serb të Novi Pazarit, por mesa duket, ata nuk janë njerëzit e duhur. Edhe pse me një diplomë universitare në xhep, Dado ka qenë në kërkim të vazhdueshëm të gjetjes së një vendi pune gjatë tetë viteve të fundit. Historia e tij është e ngjashme me atë të shumë të rinjve në Ballkan, ku nivelet e papunësisë janë ndër më […]
Thatësira trondit financat e KESH
Kompania rezulton me humbje 328 milionë lekë për 6-mujorin e parë të vitit, pas fitimeve të larta në 2016-n Korporata Elektroenergjetike Shqiptare gjendet këtë vit në një situatë aspak të favorshme krahasuar me një vit më parë. Temperaturat e larta përveç avullimit të Fierzës dhe kaskadës së Drinit në përgjithësi duket se kanë avulluar edhe fitimin e kompanisë publike të gjenerimit të energjisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se KESH regjistroi një humbje mbi 328 milionë lekë deri më 31 […]
Çmim tavan për tregtimin e ujit të pijshëm
Konsumatorët dhe firmat ndërveprojnë me njëri-tjetrin në treg , duke u udhëhequr nga një “dorë e padukshme”, që i çon ata në rezultatet e dëshiruara. Nga Zija Lika* Për sa kohë qytetarëve nuk iu sigurohet uji i pijshëm në banesat e tyre, është e nevojshme që autoriteti kompetent vendimmarrës (qeveria), të vendosë çmim tavan të detyrueshëm për t’u aplikuar, deri në këtë nivel, por jo më shumë, në tregtimin e tij nga çdo njësi tregtare (mini, super, hipermarket, […]
Maqedonia dhe Serbia kryesojnë në botë për hapjen e vendeve të punës
Shqipëria ka arritur rekordin e Investimeve të Huaja Direkte në vitin 2016, me gati 1 miliard euro, që është më i larti në rajon, nëse e krahason me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në vitin 2016, Investimet e Huaja Direkte ishin 9.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në Serbi, 6.3% dhe në Maqedoni, 5.3%, sipas të dhënave nga Banka Botërore. Por, këto investime të larta në vlerë nuk kanë qenë të mjaftueshme për të hapur vende pune. Ndryshe ka ndodhur […]
Kredia rritet lehtë
Huaja që jepet për bizneset dhe individët është rritur lehtë të muajin korrik, pas një rënie që kishte pësuar për disa muaj radhazi. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë ishte 545 miliardë lekë, me një rritje prej 1.8 miliardë lekë (0.3%) në krahasim me muajin e mëparshëm. Rritje kanë shënuar pothuajse të gjithë kategoritë, si për bizneset ashtu dhe për individët, në lekë dhe në valutë. Me bazë vjetore (korrik 2017/korrik 2016) tendenca […]
Euro rikthehet në banka
Depozitat në sistemin bankar i janë rikthyer rritjes gjatë korrikut, pas rënies që kishin shënuar për tre muaj radhazi. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në korrik arriti në 994 miliardë lekë, me një rritje prej 5.3 miliardë lekë (0.54%) në krahasim me muajin e mëparshëm. Rritja ka ardhur tërësisht nga valuta. Huatë në valutë u rritën me 1.1% në krahasim me muajin e mëparshëm, për të arritur në 520 miliardë lekë. Ndonëse jemi një vend ku […]
Borxhi i qeverisë vendore po shndërrohet në një kërcënim për financat publike të Serbisë
Nëse qeveria serbe nuk merr masat e nevojshme, borxhet e qeverive vendore, të cilat arrijnë në 4% të PBB-së, do të fundosin financat publike, ka paralajmëruar Këshilli Fiskal. Ndër qytetet më të mëdha, Novi Sad ka financat më të qëndrueshme, ndërsa Kragujevac është në prag të falimentimit. Qytetet dhe qeveritë lokale në Serbi kanë borxh afërsisht 1 miliard euro dhe kanë mbetur mbrapa në pagimin e më shumë se 300 milionë eurove detyrime të maturuara. Gjatë prezantimit të “Financave publike […]
Rumani/ Italianët dhe kinezët, në konkurrencë me njëri-tjetrin për ndërtimin e urës
Dy konsorciumet italiane-japoneze dhe kineze janë në konkurrencë të ashpër me njëri-tjetrin për të ndërtuar një urë me vlerë 500 milionë euro, mbi lumin Danub në Rumani dhe që është njëkohësisht projekti më i madh infrastrukturor që vendi ka parë në dekada. Rumania do të fillojë ndërtimin e projektit më të madh në fushën e infrastrukturës në 27 vitet e fundit, një urë mbi lumin Danub në Rumaninë Lindore, ku dy grupe të mëdha italiano-japoneze dhe kineze po konkurrojnë për […]
Kroaci/ Norma e papunësisë mbetet e qëndrueshme
Sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave Kroate, përqindja e papunësisë në Kroaci ishte në nivele të qëndrueshme në muajin korrik, duke lënë pas rënien që shënoi në muajt e kaluar. Shkalla e regjistruar e papunësisë ishte në 10.8% në muajin korrik, pothuajse në të njëjtin nivel me atë të muajit qershor. Shkalla e papunësisë ka shënuar rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku norma e papunësisë për muajin korrik të 2016-s ishte në […]
Bullgari/ 2017 do të shënojë një rekord të shitjeve me pakicë
2017 pritet të shënojë një rekord të shitjeve me pakicë në tregun bullgar, parashikon Forton, një partner strategjik i Cushman & Wakefield për Bullgarinë. Në tetë muajt e këtij viti, janë kryer transaksione me vlerë mbi 400 milionë euro, njofton kompania. Deri më tani, pronësia e pesë qendrave kryesore tregtare ka ndryshuar ose ka përfunduar dhe transaksionet e mëtejshme në këtë segment priten deri në fund të vitit. Nëse të gjitha prej tyre përfundohen, vlera e përgjithshme e transaksioneve të […]
Edhe “Infrakos”, para falimentimit
Ndalja e qarkullimit të trenave në linjën Prishtinë – Pejë dhe Prishtinë – Han i Elezit nga kompania publike “Trainkos” ka sjellë në gjendje të rëndë edhe kompaninë publike që menaxhon me rrjetin hekurudhor, “Infrakos”. Këta të fundit thonë se do të kenë vështirësi në sigurimin e pagave për punëtorët në muajin gusht, shkruan gazeta “Zëri”. Dy kompanitë publike “Trainkos” dhe “Infrakos” janë në prag të falimentimit, pasi nuk po mund të sigurojnë para as për pagat e punëtorëve. Në […]
Rritet numri i turistëve në Kosovë
Republika e Kosovës ka burime të mjaftueshme për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, të cilat mund të shfrytëzohen si vende atraktive për turistët, si vendorë, ashtu edhe ata ndërkombëtarë, thonë njohës të kësaj fushe. Kohëve të fundit, sipas tyre, është vërejtur një trend më i madh i turistëve urbanë që vizitojnë qytete të ndryshme të Kosovës, por kjo ndodh me angazhimin dhe promovimin e agjencive private turistike dhe jo nga promovimi që bëjnë autoritetet kompetente. Nga hulumtimet që kanë […]
Turizmi, Rama/ Hotelet me 5 yje lehtësim nga taksat për 10 vite
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që nga Llogoraja, në një bashkëbisedim me gazetarët, të prekë disa nga temat më të ndjeshme të aktualitetit, duke nisur nga ministritë e reja tek emrat që u zgjodhën në krye të tyre, si dhe marrëdhënien me institucionet e tjera në vend si Presidenti i Republikës. Kryeministri Rama argumentoi se krijimi i ministrive më të mëdha me më shumë kompetenca nën vete kërkon që të shihen me kujdes disa aspekte. Së pari, sipas tij, nëse […]
Banka/ Konkurrenca shqyrton përthithjen e Veneto Banca nga Intesa Sanpaolo
Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur se ka marrë njoftimin e thjeshtuar të përqendrimit në lidhje me një transaksion financiar që realizon shitjen dhe transferimin e disa aseteve, detyrimeve dhe marrëdhënieve ligjore të ndërmarrjeve Veneto Banca S.p.A, Banca Popolare di Venecia S.p.A tek Intesa Sanpaolo S.p.A. Intesa Sanpaolo S.p.A është një shoqëri e regjistruar në Itali dhe është shoqëria mëmë e Intesa Sanpaolo Group, një nga grupet më të mëdha bankare italiane. Grupi është i pranishëm në Shqipëri nëpërmjet filialit […]
Energjia, Sekretariati: Qeveria të rishikojë urgjent modelin e tregut, bursa pak gjasa të nisë më 1 janar
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka publikuar rishikimin e radhës për Ballkanin Perëndimor, duke marrë në analizë ecurinë e modelit të ri të tregut të energjisë, ngritjen e bursës, si dhe aspekte të tjera teknike. Aktualisht, Sekretariati është i vendosur që të marrë masa ndaj Shqipërisë për pjesën që ajo nuk ka plotësuar, ndërkohë që këtë e bën me dije edhe në raport. Reforma në energji është konsideruar nga ana e mazhorancës si një prej arritjeve më të mëdha të […]
Tatimet/ 13 bashki me detyrime
Përqendrimi i pushtetit lokal, në më pak njësi me aplikimin e Reformës Territoriale dy vite më parë, nuk i ka bërë vendorët më të fortë financiarisht. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka klasifikuar 13 bashki të vendit, ose 21% e totalit të bashkive si borxhlinj të këqij ndaj të cilave do të nisë arkëtimi i detyrimeve me forcë. Sipas të dhënave të tatimeve, 9 nga bashkitë janë kualifikuar si borxhlinj të këqij pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale. […]
Gazsjellësi/ Albgaz shpreson të mbyllë bisedimet për mirëmbajtjen e TAP në 2017
Operatori i Sistemit të Transmetimit të gazit, Albgaz, është në bisedime me konsorciumin që po ndërton gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline (TAP) mbi mundësitë për të siguruar mirëmbajtën e tij, për pjesën shqiptare. Në prill, kompania greke e Sistemit të Transmetimit, DESFA, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Albgaz për të krijuar një shoqëri të përbashkët për mirëmbajtjen e gazsjellësit. “Ne ende nuk kemi marrë objektin e punimeve, si hapi i parë, nga TAP AG, që parashikon të kontraktojë një kompani (operator […]
Ja milionat që ikin. Për studimet jashtë, shqiptarët dyfishojnë shpenzimet në tre vjet
Shqiptarët kanë rritur me 94% shpenzimet për studimet e tyre jashtë vendit në tre vjet. Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në vitin 2015, zëri i shpenzimeve të edukimit arriti në 10.6 milionë dollarë. Në vitin 2013, ky zë ishte rreth 5.5 milionë dollarë. Kërcimi në nivele të tilla nga viti 2013 në vitin 2015 tregon për një interes gjithnjë e më të madh të studentëve për të studiuar jashtë Shqipërisë dhe përkon me disa prej zhvillimeve domethënëse […]
Çmimet Oskar të Tiranës ose … shpallja e ministrave të qeverisë së re
Ashtu sikurse dhe në filma, ku pasqyrohet jeta e zbukuruar dhe me fund të lumtur, u la të nënkuptohej se ‘show’ dhe jo thelbi, do të vijojë të mbizotërojë edhe në qeverisjen e katër viteve të ardhshme… Të dielën e shkuar, pas një fjalimi të gjatë, kryeministri i ri, edhe i vjetër njëkohësisht, bëri të ditur emrat e qeverisë me një timonier, për të cilën spekulimet nuk pushuan gjatë gjithë beharit të nxehtë. Me një efekt surprizë, edhe për […]