Dilemat e TVSH
Ekspertët fiskalë dhe ata të ekonomisë pohojnë se ndonëse teorikisht futja e biznesit të vogël në TVSH duhet të luftojë informalitetin, praktikisht zbatimi i kësaj mase është i vështirë, për shkak të kostos së lartë administrative të kontrollit të mijëra bizneseve të vogla dhe barrës së shtuar fiskale. Blerina Hoxha Qeveria është në kërkim të kalit të betejës për të luftuar informalitetin që, për hir të së vërtetës në ekonominë shqiptare, është më i larti në rajon, por […]
Zbatimi i TVSH-së pa përjashtim është një manovër për të rritur barrën fiskale
Administrata tatimore do të ketë një angazhim administrativ të konsiderueshëm për shqyrtimin dhe analizën e qindra mijë deklaratave të TVSH-së të shtuara në sistem nga biznesi i vogël, si dhe për analizat e riskut dhe kontrollet tatimore. Nga Sherefedin Shehu Projekti për përfshirjen e të gjitha bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së është zgjidhja e gabuar e një shqetësimi të drejtë. Bizneset e mesme dhe të mëdha hasin në rezistencë për pranimin e faturave të shitjes nga […]
Efektet e TVSH-së në biznesin e vogël
Nga Pano Soko* Pikë së pari duhet sqaruar fakti nëse vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, është një rritje taksash ose jo. Vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël është një rritje taksash që i bëhet kësaj kategorie. Masa e rritjes së taksës, në varësi të llojit të biznesit, do të rendojë nga 20% e fitimit deri në 20% të xhiros. Për shembull, një dyqan i vogël, në momentin që do të bëhet pjesë e skemës së TVSH-së, […]
Kondi: Cikli i TVSH mbyllet duke luftuar informalitetin në prodhim dhe import
Do të ishte më me vend rikthimi i tatimit të thjeshtuar të biznesit të vogël se sa aplikimi i TVSH-së Eksperti fiskal, Ramadan Kondi, thotë se aplikimi i TVSH në biznesin e vogël, do të ishte një politikë pa vlerë nëse më parë nuk formalizohet zinxhiri i sipërm i tatimit. Që do të thotë se duhet të ketë deklarime të formalizuara të TVSH-së në import dhe në prodhim, formalizimi duhet të bëhet edhe në hallkat e ndërmjetme dhe pasi […]
Ismaili: TVSH në pragun zero të xhiros do të krijojë falimente të mëdha
Aplikimi i TVSH në shkallën zero të xhiros do të ishte i vlefshëm dhe i realizueshëm nëse do të aplikohej me një prag më të vogël Shpresa Ismaili, eksperte fiskale me përvojë, thotë se përfshirja e bizneseve të vogla në TVSH dhe të atyre me prag zero do të krijojë falimente të mëdha në këtë kategori të biznesit. Ajo shpjegon se bizneset e vogla me xhiro 2 milionë lekë, zakonisht kanë normë të ulët fitimi jo më shumë se […]
Ekonomia do të formalizohet
Zbardhja e faturave të blerjes për ta do t’i detyrojë të mos mbajnë rezerva në raportimin e të ardhurave dhe në këtë mënyrë, do të vijojë të ketë një biznes tregtar apo shërbimi ai biznes që është më pranë deklarimit të të ardhurave Nga Aurela Gjokutaj Nisur nga përvoja dhe skemat ndërkombëtare që janë unike në zgjerimin e bazave, përfshirja e biznesit të vogël në TVSH arrihet duke ulur pragun e xhiros (qarkullimit), që në rastin në fjalë […]
Rrumbullaku: Të bëhet një rikategorizim i ri për pragun e TVSH-së
Oltion Rrumbullaku, profesor në Fakultetin Ekonomik për çështjet fiskale, sugjeron se do të ishte më e drejtë që të aplikohet një standard që të ketë një mikrobiznes, i cili do të ketë prag xhiroje prej 2 milionë lekësh dhe maksimumi dy punonjës. Nëse kalohet pragu prej dy punonjësish nuk është më mikronjësi dhe duhet të përfshihet në TVSH. Një biznesi të vogël do t’i duhet të paguajë 50 deri në 100 mijë lekë Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në rast […]
Pragu për tatimin me TVSH, Shqipëria nivel të ngjashëm me BE
Shqipëria aktualisht ka një nivel të ngjashëm pragu me Bashkimin Europian për aplikimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek bizneset. Në vendin tonë një biznes përfshihet në pagesën e TVSH kur realizon një xhiro vjetore mbi 5 milionë lekësh ose 36 mijë eurosh në vit. Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë se, mesatarja e xhiros vjetore për aplikimin e TVSH-së në vendet e BE është 35 mijë euro, por me ndryshime të dukshme ndërmjet vendeve. Italia taton me TVSH […]
Bizneset e vogla dhe të mesme punëdhënësi më i madh në vend, mbizotëron tregtia
Shqipëria aktualisht numëron rreth 80 mijë biznese që nuk e paguajnë tatimin me Vlerën e Shtuar dhe deklarojnë një xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë, sipas të dhënave zyrtare të tatimeve, që i përkasin fundit të vitit 2016. Kjo kategori zë rreth 76 për qind të totalit të bizneseve të në regjistrin aktiv të ndërmarrjeve. Ndërsa sipas të dhënave të INSTAT statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri për vitin 2015, shprehin se, 99,9 % të […]
Dëmi i madh i HEC-eve të vogla
Pas më shumë se 500 kontratave koncesionare për hidrocentrale të vogla, duket se ka një virus të ri për HEC-e deri në 2 MW. Në harkun e më pak se dy viteve janë 210 aplikime pranë ish-Ministrisë së Energjisë, ku të paktën 22 kanë marrë “ok” për të vijuar me ndërtimin. Ekspertët ngrenë zërin se një valë tjetër kaotike HEC-esh mund të ketë pasoja të pakthyeshme në ekosistem, ndërkohë që ky model është modifikim i koncesioneve tipike që nuk kishin […]
HEC-et, ja kostot mjedisore në një zhvillim kaotik
Flet hidrobiologu Olsi Nika, mbi dëmin e shkaktuar dhe çfarë mund të bëhet për uljen HEC-e të vogla në të njëjtën rrjedhë mund të kenë ndikime domethënëse dhe të pakthyeshme në ekosistemet ujore duke dëmtuar rrjedhën, florën dhe faunën, por edhe duke shkaktuar konflikte me përdorues të tjerë të ujit… Shqipëria ka ndërtuar pafund hidrocentrale, por sot nuk ka asnjë studim që mat ndikimin që ka dhënë kjo politikë në mjedis, në florë apo faunë. Hidrobiologu Olsi Nika, […]
“Shqipërinë s’e shpëtojnë HEC-et e vogla, të ndërtohet Skavica me planin origjinal”
Flet inxhinieri Kristo Goga Këto lloj investimesh kaq të liberalizuara mbi pasurinë kombëtare janë një shpërdorim i madh në kurriz të shqiptarëve. Përgjithësisht këto hidrocentrale shumë rrallë janë të leverdishëm. Kemi vënë re se nuk kemi asnjë rast që të anulohet ndonjë koncesion, se nga studimi, hidrocentrali ka dalë dëmtues i natyrës… Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla nuk e zgjidh problemin e energjisë në Shqipëri. Për Kristo Gogën, inxhinier, pedagog dhe anëtar në Këshillin Kombëtar të Digave të Mëdha, […]
Shqipëria po thahet, 20% ujë më pak
Intervistë me inxhinierin hidroteknik të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Klodian Zaimi Kur flasim për pjesën e hidrocentraleve, problemi më i madh është ai i menaxhimit të integruar. Kjo ka të bëjë me planifikimin e së ardhmes dhe se kujt i shërben më shumë shfrytëzimi, industrisë së asaj zone, bujqësisë, apo prodhimit të energjisë nga një hidrocentral… Nëse ka diçka që Shqipëria e ka me bollëk në raport me sipërfaqen territoriale që ka kjo është pjesa […]
Për herë të parë, energjia diellore u rrit më shpejt se të gjitha format e tjera të energjisë
Energjia diellore u rrit më shpejt se çdo burim tjetër karburanti për herë të parë në vitin 2016, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në një raport, duke shtuar se teknologjia do të dominojë burimet e ripërtëritshme në vitet në vijim. Institucioni i krijuar pas krizës së parë të naftës më 1973 tha se 165 gigawatt të energjisë së rinovueshme përfunduan vitin e kaluar, që ishin dy të tretat e përhapjes neto të furnizimit me energji elektrike. Energjia diellore e […]
Separatizmi në Katalonja
Nuk është tepër vonë për të ndalur ndarjen e Spanjës Për të shmangur katastrofën, bëni mirë t’i pyesni katalanasit se çfarë duan me të vërtetë Kur në një demokraci, policia është ajo që godet zonjat e moshuara me shkopinj gome në kokë, vetëm e vetëm për t’i ndaluar ato që të shkojnë dhe të votojnë, diçka tejet e rëndë është duke ndodhur, shkruan The Economist. Sipas katalanasve, rreth 900 persona u rrahën nga policia gjatë referendumit për pavarësinë më […]
Kërcënimi i teknologjisë
Po sikur firmat e mëdha të teknologjisë të vepronin sipas së njëjtës rregullore të kompanive të ujërave të zeza? Trajtimi si ndërmarrje të thjeshta shërbimesh publike është kërcënimi më i madh afatgjatë që po u kanoset firmave të mëdha të teknologjisë. Tre e katërta e amerikanëve pranojnë se kalojnë një kohë të gjatë duke lundruar në internet, duke dërguar email-e apo thjesht duke kontrolluar llogaritë e ndryshme të rrjeteve sociale, shkruan The Economist. Kjo nuk është lidhja e vetme […]
Ekonomia globale
Kina dhe lufta e saj, gjithnjë e më e ashpër në tregjet globale? Por a po bën ajo një lojë të pastër? Nëse Donald Trump do të kishte miratuar tarifat ndëshkuese për të gjitha eksportet kineze në Amerikë, ashtu siç premtoi më parë, padyshim që do të kishte filluar një luftë tregtare, shkruan The Economist. Por për fat të mirë, Presidenti amerikan hezitoi në miratimin e tyre, pjesërisht për shkak se dëshiron të ketë ndihmën e Kinës për të […]
Drejtimi i Europës
Vëmendja zhvendoset nga Gjermania në Francë Një Emmanuel Macron më dinamik se kurrë dhe një Angela Merkel në miniaturë, janë treguesit e një rendi të ri në Europë Kush e drejton Europën? Në fillim të këtij viti, përgjigjja ishte mjaft e qartë. Angela Merkel po shkonte në mënyrë të pandalshme drejt një fitoreje të katërt, Anglia dhe Italia nuk ishin në pozita aspak të mira, ndërsa Franca ishte e frikësuar se mos Marine Le Pen do të shndërrohej në […]
6 librat më të mirë të biznesit për vitin 2017
Disa prej historive më të rëndësishme të biznesit të kohës sonë, që nga efektet personale dhe politike të globalizimit e deri te përballja me diskriminimin gjinor të rrënjosur në Sillicon Valley, janë pasqyruar në renditjen e librave më të mirë të biznesit të këtij viti nga McKinsey dhe Financial Times. Që prej vitit 2005, McKinsey dhe FT mbledhin një panel ekspertësh për të zgjedhur librat më të mirë të shkruar në këtë zhanër. Paneli i këtij viti përbëhet nga: kryeredaktori […]
Shqiptarët u rikthehen biçikletave
Eksportet e biçikletave dhe mjeteve jo motorike u rritën gjatë 2016-s me 12%, pas dy viteve (’14 dhe ’15) me rënie. Aktorët e tregut pohojnë se ka një tendencë në rritje të kërkesës për biçikleta… Aktorët e tregut thonë se disa prej arsyeve kryesore që shqiptarët po shkojnë drejt biçikletës janë trafiku i rënduar dhe vështirësia për të gjetur një vend parkimi në kryeqytet. Sipas Gerti Dumës, menaxher në një nga kompanitë që tregton biçikleta, kërkesa për biçikleta është dyfishuar […]
Robotët, a është puna juaj në rrezik?
Rreth 100 vjet më parë, numri i kuajve në SHBA u rrit rreth 26 milionë. Që atëherë, natyrisht, ka pasur një rënie konstante, veçanërisht falë rritjes së makinave. Sot është ndezur një debat mbi punëtorët dhe faktit nëse edhe ne mund të vjetrohemi, ndërkohë që shoqëria automatizohet. Frika se mos robotët zëvendësojnë punët është reale. Por lajmi i mirë është se disa sektorë të veçantë nuk do të pësojnë të njëjtin fat si kuajt. Cilët janë ata? Lexoni më poshtë. […]
Kredia dhe depozitat -gusht 2011
Kredia Kredia për ekonominë ka vijuar të shfaqë shenja gjallërimi për të dytin muaj radhazi në gusht, sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, megjithëse stoku mbetet në nivelin e fillimit të vitit për shkak të rënies së huadhënies në muajt e parë. Stoku i huasë për ekonominë arriti në 550 miliardë lekë, sipas shifrave zyrtare, duke u rritur me 4.3 miliardë lekë, ose 0.3%, në krahasim me muajin e mëparshëm. Ky zgjerim ka ardhur në pjesën më […]
Aeroporti kroat shndërrohet në qendrën e Pentagonit
Një aeroport i vogël në ishullin kroat është shndërruar në një bazë të rëndësishme logjistike, por ende jozyrtare, për dërgesat e Pentagonit në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe armë për rebelët sirianë. Linjat ajrore low-cost të aeroportit të Rijekës në Kroaci janë të tejmbushura me vizitorë, në kërkim të kohës me diell të këtij shteti, por që nga muaji prill i këtij viti, ato e kanë ndarë një pjesë të pistës për të gjithë aeroplanët me ngarkesa të mëdha […]
Bullgaria nxit BE-në mbi “standardet e dyfishta” të ushqimit
Avokatja e Popullit dhe OJQ të ndryshme bullgare i kanë bërë kërkesë Parlamentit Europian që të marrë masa të menjëhershme ndaj të gjitha kompanive që shesin produkte me cilësi më të ulët, duke mashtruar dhe duke u vendosur atyre etiketat e produkteve të njëjta, por me cilësi më të lartë që tregtohen në Europë. OJQ-të bullgare dhe Avokatja e Popullit, nëpërmjet një peticioni të firmosur mbi çështjen e “standardeve të dyfishta”, i kërkuan Parlamentit Europian krijimin e një organi të […]
Shtetet e Ballkanit renditen në fund të indeksit të qeverisjes
Indeksi më i ri i qeverisjes, i publikuar nga organizata Bertelsmann Stiftung, me seli në Gütersloh të Gjermanisë, i rendit shtetet e Ballkanit në fund të listës së 41 shteteve të tjera Shtetet e Ballkanit renditen në fund të tabelës së Indeksit të ri të Qeverisjes së Qëndrueshme të botuar nga Bertelsmann Stiftung, i cili ka vëzhguar nga afër mënyrën e qeverisjes së 41 vendeve të OBZHE-së dhe shteteve anëtare të BE-së. Renditja shikon qëndrueshmërinë e ardhshme të secilit […]
Remitancat arritën vlerën në 359.9 milionë euro
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar, se Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 359.9 milionë eurosj, që është një rritje vjetore prej 11.8%. “Remitancat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat përkatësisht dërgohen 39.2% dhe 22.6% të gjithsej remitancave të pranuara në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e remitancave është pranuar edhe nga […]
Sistemi bankar dikton zhvillimin e sektorit privat
Sektori financiar në Kosovë vazhdimisht vlerësohet të jetë i qëndrueshëm. Por, përveç rritjes së kapitalit, përfitimeve për vetë bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, mbetet çështje debati se sa ka ndikuar ky sektor në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe fuqizimin e sektorit privat. Zyrtarë të qeverisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit japin vlerësime të ndryshme rreth ndikimit të sistemit bankar në rritjen ekonomike. Sistemi bankar në Kosovë përbëhet nga 11 banka komerciale dhe 14 institucione mikrofinanciare me kapital privat […]
Shqipëria nuk ka trase. E fundit në botë për cilësinë e hekurudhës
Shqipëria u rendit e fundit në botë në Indeksin e Konkurrueshmërisë Globale për cilësinë e hekurudhave, sipas Forumit Ekonomik Global. Ndër vendet që kanë një sistem hekurudhor, Shqipëria u klasifikua, e fundit në botë, në vendin e 101 për cilësinë shumë të dobët të transportit. Teksa bota po shkon drejt modernizimit të hekurudhës me linjat e shpejta të transportit, Shqipëria nuk ka ende trase funksionale. Rrjeti hekurudhor i vendit dominohet nga investimet e periudhës së komunizmit dhe në pjesën dërrmuese […]
BB: Prurjet e emigrantëve në Shqipëri do të rriten me 1.8% këtë vit
Remitancat për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme po rimëkëmbën këtë vit, njoftoi Banka Botërore në edicionin më të fundit mbi pritshmëritë e prurjeve të emigrantëve. Banka vlerëson se remitancat e regjistruara zyrtarisht në vendet në zhvillim pritet të rriten me 4.8%, për të arritur në 450 miliardë dollarë për vitin 2017. Në Shqipëri, remitancat pritet të rriten me 1.8%, duke shkuar në 1,07 miliardë dollarë në fund të vitit 2017 nga 1,05 miliardë dollarë që ishin […]
Kuvendi/ Rinisin diskutimet për anëtarësimin e detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi javën e kaluar një seancë dëgjimore me Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri për nevojën e një ligji të ri për këto të fundit. Kryetari i komisionit, Eduard Shalsi, foli për rëndësinë e ligjit, duke e argumentuar me faktin se disa shoqata përfaqësojnë grupe të ngushta biznesmenësh. Domosdoshmëria e vendosjes së një marrëdhënie të re me biznesin, bën të nevojshme edhe rivlerësimin e ligjit të Dhomave të Tregtisë, – u shpreh […]
Shtrenjtohet periferia e Tiranës. Rriten çmimet e banesave me 50 deri në 150 euro/m²
Për të gjithë ata individë, të cilët nuk mund të përballonin çmimet e shtëpive në qendër të Tiranës, ekzistonte një mundësi e dytë, periferia. Çiftet e reja, të cilët sapo kishin krijuar familjen, por edhe individë me të ardhura mesatare dhe poshtë kishin si alternativë më të përballueshme shtëpitë në periferi. Por, muajt e fundit, çmimet e apartamenteve në periferi të Tiranës në zonën e Yzberisht apo te Fresku janë rritur me 50 deri në 150 euro për metër katrorë. […]
Anketimi i BSH: Punësimi në gjashtëmujorin e parë u rrit nga rekrutimet në shtet
Në një anketim të posaçëm për të vrojtuar gjendjen financiare të familjeve, Banka e Shqipërisë ka gjetur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017 papunësia ra, kryesisht prej rritjes së punësimit në shtet. Rënia e papunësisë më parë ishte konfirmuar është nga INSTAT, i cili duke publikuar rezultatet e anketës së punës, raportoi se papunësia ra në 13.9% në tremujorin e dytë të vitit nga 14,2% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. “Në gjashtëmujorin […]
Rilindja, edhe një herë luftë informalitetit
Ideja e përfshirjes edhe të biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, nuk është e re. Rreth dy vjet më parë, e njëjta forcë politike, atëherë në mandatin e saj të parë qeverisës, u përpoq të niste një proces të tillë, por u tërhoq. Aktorët kryesorë të kësaj nisme thanë se administrimi fiskal i këtij procesi ishte i vështirë. Në zinxhirin e TVSH do të përfshiheshin dhjetëra mijë biznese dhe për të përballuar fluksin kërkohet angazhim […]