40 femrat sipërmarrëse më të mëdha, 2016
Cilat janë femrat më të mëdha sipërmarrëse për vitin 2016 dhe sa fitojnë bizneset në pronësi të tyre? Pse subjektet e drejtuara nga gratë kanë norma shumë më të ulëta fitimi sesa ato të meshkujve. Si ka ndryshuar renditja në vite… Janë të heshtura, punojnë fort, nuk korruptohen lehtë dhe si rrjedhojë, qëndrojnë larg bizneseve tradicionale me fitime të larta, të lidhura me pushtetin me fitime, çka bën që të kënaqen me pak. Pavarësisht vështirësive të të bërit biznes […]
Femrat në biznes, sipas INSTAT
Në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është 26,8%. Përqindja e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet e vogla (1-4 të punësuar) është më e lartë se në kategoritë e tjera. Nga viti 2006 deri në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është rritur në të gjitha kategoritë, me rritjen më të madhe në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar. Ndërkohë që në kategorinë e bizneseve me 5 deri në 9 punëtorë kemi një rritje me gati dyfish të numrit të […]
Rikthimi te rrugët
Qeveria do ta rikthejë vëmendjen tek investimet në rrugë këtë mandat, duke aktivizuar tre projektet e reja vitin që vjen me Rrugën e Arbrit, autostradën Thumanë-Vorë dhe Unazën e Madhe në Tiranë në segmentin Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri. Vlera e projekteve të reja arrin 551 milionë euro dhe do të financohet nga paketa 1 miliard euro. Teksa frontet e vjetra të punimeve kërkojnë edhe 70 miliardë lekë financime. Tre variantet për financimin e rrugëve, po shqyrtohen, por dy prej tyre […]
Fondet për investimet rriten me 16% më 2018
Fondi i investimeve publike në projektbuxhetin e vitit 2018 është rritur me 16%. Qeveria ka programuar të shpenzojë për investimet 86 miliardë lekë ose 5.2% e PBB-së. Nga kjo shumë janë planifikuar 54.9 miliardë lekë financim i brendshëm dhe 30.5 miliardë lekë. Ministria e Financave thotë se në planifikimin e investimeve për vitin 2018 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm. Ashtu si edhe në vitin 2017, dhe […]
Paketa “One Billion”, 8 akset rrugore që do të financohen
Përveç Rrugës së Arbrit janë të paktën edhe 7 segmente rrugore që do të ndërtohen nëpërmjet paketës së financimit “One Billion”, pohoi Ministria e Infrastrukturës. Në kuadër të projektit “1 miliard euro”, i cili do të përfshijë investime në infrastrukturë, do të vijohet gjatë vitit me prezantimin e projekteve të realizueshme për rrugët duke u bazuar te Ligji “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik – Privat”, i ndryshuar, në harmonizim me ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”, sipas planit të qeverisë. […]
Piramida e përmbysur e paketës fiskale
Qeveria ka prezantuar Paketën Fiskale 2018, që duhet të ishte më e rëndësishmja në këtë fillim mandati. Ajo duhet të përfaqësonte disa piketa për sektorët që do të mbështeteshin përmes politikave fiskale. Por, në fakt, me përjashtim të reformimit të taksës së pronës, paketa të lë përshtypjen e “korrigjimeve” dhe kthimin e Shqipërisë në një “parajsë fiskale” për investitorët me status special. Kryefjala e gjithë paketës është joshja e investitorëve potencialë në hotele me 5 yje, që nuk do të […]
Taksa e ndërtesës 0.05% e vlerës së pronës, bashkitë mund ta rrisin me 30%
Kadastra fiskale, projekti më ambicioz në reformimin e taksës së pronës, i cili synon t’i sjellë më shumë të ardhura pushtetit vendor, pritet të jetë e finalizuar në vitin 2020. Kjo do të thotë që dy vite 20182019 do të shërbejnë si vitet e tranzicionit, për ndërtimin e kësaj kadastre, por edhe për edukimin e qytetarëve me formulën e re të taksimit të pasurive të paluajtshme. “Baza e taksës mbi ndërtesat është vlera e ndërtesës, që llogaritet në përputhje me […]
Tirana në lëvizje
Tregu i pasurive të paluajtshme po përjeton një periudhë të mirë, ndërsa agjencitë kryesore dhe ndërtuesit pohojnë trendin pozitiv si të shitjeve të apartamenteve ashtu edhe të qirave. “Monitor” kreu një vëzhgim të tregut të banesave për pallatet e reja që janë në ndërtim, ku oferta e lartë ka stabilizuar çmimet. Si ndikoi procesi zgjedhor në 6-mujorin e parë dhe si e shikojnë tregun agjentët e patundshmërisë Nga Ledina Loga Në rrugën “Vaso Pasha”, në të dalë […]
Alternativat e investimit në Tiranë: Më mirë të japësh shtëpinë me qira fikse apo të shfrytëzosh AIRBNB?
Nëse ke një shtëpi që synon ta japësh me qira në kryeqytet, alternativat e investimit janë shtuar, çka do të thotë janë rritur dhe mundësitë për të fituar më shumë. Krahas kërkesës nga studentët, apo të ardhurit nga rrethet, interesi i turistëve të huaj për Tiranën dhe Shqipërinë po zhvillon tregun e qirave ditore përmes portalit global që mundëson dhënien e shtëpive me qira. Në faqen e AirBNB vetëm në qytetin e Tiranës numërohen mbi 324 apartamente të vëna në […]
Shqipëria e aventurës
Potenciali i zhvillimit të këtij turizmi në Shqipëri. Flet ekspertja amerikane për turizmin e aventurës, Paige Viren Turizmi i aventurës po tërheq gjithnjë e më shumë turistë drejt Shqipërisë, duke ndjekur trendet e kësaj industrie në botë. Ekspertja amerikane për turizmin e aventurës, Paige Viren, tregoi për “Monitor” se si mund të përfitojnë komunitetet lokale duke ruajtur balancën ekonomike, mjedisore dhe kulturore. Ajo ngre shqetësimin e largimit të të rinjve nga zonat me potencial zhvillimi… Paige Viren, eksperte në […]
Modeli turistik, masivi nuk e përjashton elitarin
Flet Klodiana Gorica, pedagoge në Departamentin e Marketingut dhe Turizmit në Fakultetin e Ekonomisë, Tiranë Shqipëria nuk është e detyruar të zgjedhë një model turistik që përjashton një tjetër. Larmia e pasurive natyrore, kulturore, kulinare mund të japë mundësinë që turizmi masiv të bashkëjetojë me atë elitar, agroturizmi të jetë një vlerë e shtuar ashtu si kultura apo kulinaria. Pedagogia e Ekonomikut, Klodiana Gorica, shprehet se deri më sot, Shqipëria nuk ka një strategji të mirëfilltë të sektorit dhe […]
Thika me dy presa
Turistët nga Kosova braktisin masivisht Shqipërinë, si një sinjal se vendi nuk po zhvillon turizëm të qëndrueshëm. I “zëvendësojnë” polakët, italianët, maqedonasit, gjermanët, por a rrezikojnë të zhgënjehen dhe ata?! Ky vit ka qenë mjaft i zënë për turizmin, teksa Shqipëria ka pushtuar faqet e shumë mediave të huaja që reklamonin bukuritë e saj dhe shumë turistë erdhën për të parë vendin e shqiponjave. INSTAT ka publikuar të dhënat e hyrje-daljeve për 9-mujorin, sipas të cilave rezulton se numri […]
FORD FIESTA
Gjenerata e shtatë fokusohet tek teknologjia, por pa anashkaluar kënaqësinë e drejtimit: një aftësi e rrallë kjo, mes modeleve të kësaj kategorie NUK ËSHTË një, as dy apo tre. Janë plot katër, versionet e propozuara nga Ford Fiesta e re. Nuk bëhet fjalë për pajime të thjeshta, por për variacione reale mbi temën, të cilat dallojnë nga njëra-tjetra për shkak të një sërë ndryshimesh të dukshme, të bëra tek parakolpi, në nivel të cilësisë së montimit dhe shasisë. Për […]
Ndotja vret 9 milionë njerëz çdo vit nëpër botë
Ajri, uji dhe toka e ndotur vrasin tre herë më shumë çdo vit se sa sëmundjet si AIDS, malaria dhe tuberkulozi së bashku Një në gjashtë vdekje në vitin 2015 në mbarë botën lidhej me ndotjen, kryesisht me ndotjen e ajrit, të ujit dhe të mjediseve të punës, shkruhej në një raport të botuar të premten në revistën “The Lancet”. “Është vlerësuar se sëmundjet e shkaktuara nga ndotja ishin përgjegjëse për 9 milionë vdekje të parakohshme në 2015 – […]
Humbësit e globalizimit
Mënyra e duhur për të ndihmuar vendet në rënie Koha e duhur për të menduar në lidhje me ndryshimin e ekonomisë së gjeografisë Vala e POPULIZMIT ende nuk ka kaluar. Ky është edhe mësimi më i qartë dhe më i kthjellët i zgjedhjeve të fundit në Gjermani dhe Austri, ku suksesi i antiemigrantëve dhe partive anti-globalizuese tregoi se një mesazh armiqësie ndaj elitave dhe të huajve pati ndikim më të fortë sa kurrë ndër ata që janë të ngopur […]
Shkëmbimi i lirë
Si duhet të luftohet recesioni kur normat e interesit janë të ulëta? Si politikat monetare dhe ato fiskale mbeten të diskutueshme Një ditë, ndoshta shumë shpejt, do të ndodhë. Do të shpërthejnë disa lajme të këqija të tilla si rritja e çmimit të naftës, tregu në panik ose një frikë e përgjithësuar pa një formë të caktuar. Dhe më e keqja ndër këto është se qeveritë do ta vënë re rrezikun me shumë vonesë. Një recesion i ri do […]
Reformat e punësimit të Emmanuel Macron nuk mund të shkojnë aq larg sa pritej
A do të ndikojnë trajnimet e ndryshme profesionale dhe ligjet jo aq të ngurta të bizneseve në uljen e normës së papunësisë në Francë? Një poster gjigant me shumë robotë dhe një poster tjetër me personazhin e Supermen-it, dekorojnë një prej mureve të sallonit të berberanes së Jérôme Veneau në Paris. Dhe në fakt ky dekorim që ai i ka bërë sallonit të tij është më se i përshtatshëm. Përpjekjet e z. Veneau për të fituar jetesën janë të […]
Të humbësh në ndjekje të ëndrrave
Firmat që humbasin deri në mbi 1 miliard dollarë në vit, në ndjekje të ëndrrës së tyre mund të duken tërheqëse dhe në gjendje shumë të mirë, por ato janë të dënuara statistikisht. Pesë kompani – Chesapeake Energy, Netflix, Nextera Energy, Tesla dhe Uber, kanë humbur së bashku rreth 100 miliardë dollarë gjatë dekadës së fundit Yves Saint Laurent, Lady Gaga, David Bowie. Disa njerëz nuk veprojnë sipas rregullave të shumicës. A mund të jetë e njëjta gjë edhe […]
Pse Kina po investon kaq shumë në Europën Juglindore?
Kina po investon miliarda paund në Greqi dhe vende të tjera të Ballkanit për të krijuar “Rrugën e re të Mëndafshit” nga Mesdheu në zemër të Bashkimit Europian, shkruajnë Andrew Hosken dhe Albana Kasapi për BBC Nisma “Një Brez Një Rrugë” (OBOR) përfshin shndërrimin dhe përmirësimin e porteve, aeroporteve, rrugëve dhe hekurudhave në të gjithë Ballkanin. Kinezët kanë blerë edhe industri, duke përfshirë një fabrikë çeliku afër kryeqytetit serb, Beogradit. Por ekzistojnë shqetësime në këtë drejtim se Bashkimi Europian […]
Bosnjë-Hercegovinë/ Dhjetëfishohet vëllimi i tregtisë me Turqinë
Ambasadori i Turqisë në Sarajevë, Haldun Koç, u shpreh se në vitin 2003, kur u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (MTL) ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Turqisë, vëllimi i tregtisë kishte arritur shifrën 70 milionë dollarë. Ndërsa tani, të dyja vendet kanë arritur një nivel tregtar prej 700 milionë dollarësh, njëkohësisht si një shenjë e progresit që Bosnja, Hercegovina dhe Turqia kanë bërë reciprokisht. Z. Koç vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, duke vënë në dukje se marrëdhëniet midis Turqisë dhe […]
Mali i Zi/ Plani pë rritjen e prodhimit të frutave dhe perimeve
Pa një sistem të përshtatshëm të magazinimit dhe shpërndarjes së ushqimit, fermat e vogla lokale, pavarësisht nga numri i tyre, nuk mund të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për ekonominë e sotme. Supermarketet dhe zinxhirët e hoteleve duhet t’i planifikojnë përpara blerjet e tyre. Dhe nëse fermat e vogla fqinje nuk mund të garantojnë sasinë e duhur të furnizimit me domate, do të jetë gjithnjë dikush tjetër përtej kufirit i cili do ta bëjë. Për sa u përket fermerëve në shkallë […]
Shteti shpërfill pleqërinë
Institucionet publike të Kosovës që nga themelimi i tyre pas përfundimit të luftës kanë shpërfillur dhe vazhdojnë të shpërfillin një kategori shumë të ndjeshme të shoqërisë – të moshuarit. Gjatë gjithë këtyre viteve, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të krijojnë infrastrukturë të përshtatshme, e madje as që kanë plane e vizion se si do të mund t’u ofrohej në të ardhmen trajtim dinjitoz të moshuarve që mbesin pa përkujdesje familjare. Ofrimi i shërbimeve sociale dhe familjare për të gjithë personat […]
Ikja e turistëve nga Kosova
Baza e kërkesës turistike në Shqipëri është tronditur teksa të dhënat e 9-mujorit treguan për rënie me 22% të turistëve nga Kosova, një sinjal alarmant për trendin në vijim të turizmit. “Ne kemi raportuar së fundmi për një fluks në rënie të turistëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë dhe orientimin e tyre në vendet tjera kryesisht, Turqi, Mal të Zi, Kroaci dhe Greqi”, raportoi për ‘Monitor’, Zekirja Shabani, gazetar i ekonomisë ne gazetën Fjala. Pas informacioneve të marra nga […]
Rruga e ngadalshme e Kosovës drejt BE-së
Perspektiva europiane dhe procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian, në vazhdimësi mbetet pjesë e diskursit të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, si dhe të zyrtarëve të vetë BE-së, por dinamika e këtij procesi nuk i ka përmbushur zotimet e të dyja palëve lidhur me këtë proces, vlerësojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe opozitës. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Europiane, Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo brenda koalicionit qeverisës, thotë për […]
Hilton/ Gjiganti i hotelerisë vjen në Shqipëri
Rrjeti prestigjioz global i hotelerisë Hilton do të jetë prezent edhe në Shqipëri. Kompania Investitore dhe kontraktor i përgjithshëm është ALPAS 2E sh.p.k. Objekti është i vendosur tek ish-Uzina Enver përgjatë Rrugës së Kavajës, poshtë kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Burimet nga Shoqata e Ndërtuesve bëjnë me dije se Hilton për disa vite rresht ka shfaqur interes të jetë i pranishëm në Shqipëri, por ndërkohë burimet nga kompania që po ndërton për llogari të rrjetit e konfirmuan këtë fakt. Hilton do […]
Kontroll faturave të shitblerjeve. Tatimet “kryqëzojnë bizneset”
Tatimet kanë nisur së fundmi një kontroll të imtësishëm të faturave të shitjeve dhe blerjeve të lëshuara nga bizneset. Kontrolli po bëhet përmes të ashtuquajturit “kryqëzim” të faturave, sipas të cilit çdo faturë blerjeje për një biznes është faturë shitjeje për tjetrin dhe anasjelltas. Sistemi i deklarimit online u mundëson Tatimeve që të bëjnë automatikisht kontrollin e faturave. Bizneset raportojnë se së fundmi kanë marrë shkresa nga Tatimet ku njoftohen se nga verifikimi i librave të shitblerjeve rezulton se ata […]
Borxhi tatimor/ Bizneset rritën me 59 miliardë lekë detyrimet
Bizneset në vend krijuan të paktën 59 miliardë lekë detyrime të papaguara tek Tatimet në dy vitet e fundit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar një auditim me fokus “Efektivitetin e masave të ndërmarra nga Organet Tatimore në mbledhjen e detyrimeve të papaguara të subjekteve tatimpaguese”, duke nxjerrë në pah edhe një sërë shifrash. Gjendja e detyrimeve tatimore të papaguara në fund të vitit 2016 është mbi 146 miliardë lekë dhe paraqitet me një rritje e ndjeshme, në masën […]
OSHEE/ Hapet tenderi i energjisë për nëntorin
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë uli ritmet e importit të energjisë për muajin nëntor, teksa shihet se kërkesa për ankandin e shpallur për muajin e ardhshëm është për 72,400 MW/h, një vlerë të përafërt me rreth 4.5 milionë euro, duke marrë në konsideratë çmimet aktuale të Bursës së Hungarisë që janë referencë për ankandet e OSHEE-së. OSHEE kërkon që të blejë sasinë e nëntorit me dy lote, një nga të cilët 72 mijë MW/h dhe tjetri 400 MW/h. OSHEE shprehet […]
Edukimi financiar, AMF, marrëveshje me Universitetin “Aleksandër Moisiu”
Jo të gjithë njohin tregjet në mbikëqyrje të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Në kuadër të edukimit financiar, si dhe ndërgjegjësimit për aspektet pozitive që sjell njohja e tregjeve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka nisur nga studentët e Durrësit. Në një leksion të hapur, në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Koçi, e vuri theksin te nisma e institucionit që ai drejton në funksion të edukimit financiar. “Iniciativa për të rritur edukimin […]
BB: Në Shqipëri aktualisht 181,225 persona jetojnë me vetëm 3 USD në ditë
Numri personave që jetojnë me më pak se tre dollarë në ditë në Shqipëri është relativisht i lartë. Banka Botërore në raportin “Migration and Mobility”, raportoi se në Shqipëri, 6.3% e popullsisë së vendit (181,225 persona) jeton me tre dollarë në ditë këtë vit (vlerësim për vitin 2017). Ndërsa më shumë se 20 mijë e 300 persona jetojnë me 1.9 USD dollarë në ditë. Ndërsa varfëria e moderuar, një matje e nivelit të jetesës me 5.5 dollarë në ditë është […]
Paketë Fiskale e vakët
EDITORIAL MONITOR 803 / Vendimet e një qeverie për ndryshime taksash edhe në vendin më të kamur, gjithmonë japin arsye për të nisur një debat të shëndoshë për efektin e tyre në jetën e qytetarit dhe biznesit dhe sa ato plotësojnë pritshmërinë e publikut kundrejt premtimeve politike. Në Shqipëri, sistemi fiskal prej vitesh nuk po orienton drejt zgjidhjes dy probleme të mëdha, padrejtësinë fiskale dhe pabarazinë e peshës së barrës. Megjithëse ka pasur momente të mira, sistemi ka qenë dhe […]