“Nji mar, Nji mrapsht” – Të gjithë artizanët në një shtëpi
Flasin Manjola Lloja Bushati dhe Anisa Lloja Si lindi nisma e krijimit të një hapësire vetëm për artizanët? “Nji Mar, Nji Mrapsht” lindi në pranverën e vitit 2014 nga Manjola, sociologe, dhe Anisa, arkitekte, si një përpjekje për të ndërtuar diçka që mungonte në Tiranë, për t’u dhënë hapësirë krijuesve, artistëve artizanë që të tregonin e tregtonin punimet e tyre, ndërsa klientelës mundësinë për të gjetur artikuj të veçantë, të personalizuar, unike. Duhet thënë se në atë kohë në […]
PORTOFINO DREAMIN’
Grusht i hekurt i fshehur brenda një doreze kadife: ky kombinim sjell në mend modelin California, nga i cila modeli i ri gt trashëgon vlerat dhe ndikimet, të ndara mes dimensionit të ëndrrave dhe teknologjisë mjaft të lartë Pikërisht në momentin që e shikon, mendja të shkon plot nëntë vite më parë. Në tetorin e vitit 2008, në Sallonin e Parisit, kompania italiane paraqiti një propozim të pa precedent: një model i qasjes së gamës, që për herë të […]
Përmbytja si lojë e ka kush e ka
Në çdo situatë emergjence mes institucioneve qendrore, pushtetit vendor, biznesit, qytetarëve, nis një lojë “e ka kush e ka”. Në javë pas përmbytjeve, teza e secilës palë i adresohet një tjetri për përgjegjësinë, por kurrsesi vetes. “Monitor” përfshiu në këtë debat një sërë aktorësh që ishin “në syrin” e përmbytjes, duke nisur nga Emergjencat Civile tek operatorët e energjisë, bizneset e përmbytura apo bashkitë dhe ministritë. Pavarësisht mendimeve të ndryshme të gjithë bashkohen tek një ide, duhet të punohet më […]
“Përmbytja e autostradës, nga kanalizimet tek trafik-ndarësja, ja çfarë nuk shkon”
Intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi Paralajmërimi në avancë i situatës së përmbytjes ka minimizuar pasojat e saj, por sërish sekuencat problematike nuk kanë munguar. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, tha për “Monitor” se dëmet në Jug të vendit në raport më 2015 do të jenë më të vogla edhe pse uji ishte në nivele më të larta, por situata të tilla duhet të shërbejnë si kambana që secili të marrë përsipër […]
Ministria e Bujqësisë: Inspektim mbi çdo lumë por duhet plan shumëpalësh për rritjen e sigurisë
Strategjia në vijim duhet të jetë parandalimi i situatës dhe jo reagimi pas saj. Është ky angazhimi që ka marrë përsipër ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, javën e shkuar në takime të mbajtura në disa nga zonat e prekura nga përmbytjet. Por çfarë ka konstatuar në fakt Ministria e Bujqësisë në terren gjatë këtyre ditëve, a kanë funksionuar siç duhet hidrovorët dhe gjithë infrastruktura e kullimit. “Nga vlerësimet në terren rezulton se nuk kemi pasur shkatërrime të […]
Ndikimi i Reformës Territoriale, në pikëpyetje
Flet Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë A janë sot bashkitë e vendit më të forta financiarisht për t’ju përgjigjur situatave të vështira? Përmbytjet janë një fenomen natyror që e kanë shoqëruar njeriun gjatë jetës së tij. E ndërsa shkaqet kanë qenë fillimisht vetëm natyrore, tashmë dhe njerëzit ndajnë përgjegjësi për këtë fenomen. Në përpjekje për parandalim, duhen analizuar me përpikëri njeriu dhe natyra për të gjetur shkakun real e për të reaguar ndaj tij. Duke […]
Fatura 2 miliardë dollarë e PPP-ve
Koncesionet e dhëna nëpërmjet Partneritetit-Publik-Privat dhe ato që projektohen të jepen më 2018 arrijnë në 268 miliardë lekë (2 miliardë dollarë) ose 17% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për shkak të efekteve negative në borxhin publik dhe mungesës së analizës për projektet, kjo formë investimi ka qenë më e kontestuara gjatë periudhës së tranzicionit nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe ekspertët vendas. Bumi i ofertave nga bizneset dhe “torta” që ofron qeveria. Blerina Hoxha Projekti “One Billion”, një […]
Salim: Implikimet fiskale të PPP-ve nuk janë përfshirë plotësisht në buxhet
Flet Përfaqësuesja e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim Informacioni i ofruar deri tani nuk është i mjaftueshëm për të gjykuar sesi këto projekte do të mbështesin strategjitë sektoriale të vendit, për kostot dhe përfitimet nga investimet e propozuara, si dhe implikimet afatgjata në buxhet dhe borxh. Përfaqësuesja e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, tha në një prononcim të posaçëm për “Monitor” se aktualisht, Shqipëria ka rreth 200 kontrata […]
Ushtria, Shqipëria e përdor për pastrimin e plehrave, Afrika për të ndërtuar rrugë
Teksa Shqipëria e ka ulur nivelin e përdorimit të ushtrisë për pastrimin e plehrave në akset rrugore nacionale, vendet afrikane e kanë kthyer ushtrinë në një mjet parësor për ndërtimin e infrastrukturës. Banka Botërore vlerëson se Afrika do të duhet të investojë rreth 93 miliardë dollarë në vit gjatë dekadës së ardhshme për të përmbushur nevojat e saj për infrastrukturë. Një e treta e kësaj kosto do të shkojë në mirëmbajtje. Një pjesë e këtij investimi mund të plotësohet përmes […]
Paketa “One Billion”, pasojat për rritjen e borxhit të rrezikshme
Flet prof. Adrian Civici, president i UET Më e rrezikshme në lidhje me pasojat në rritjen e borxhit publik do të ishte forma e investimeve në dukje private, por në thelb publike si një detyrim i qeverisë për t’ua shlyer investitorëve privatë të gjithë shumën e investuar brenda një periudhe të ardhshme 5 ose 10-vjeçare. Në thelbin e tyre, koncesionet e realizuara si PPP janë investime të domosdoshme për ekonominë shqiptare, sidomos në këtë fazë të zhvillimit ekonomik […]
PPP-të po krijojnë shpenzime të larta për shërbimin e borxhit
Flet prof. Selami Xhepa, drejtor i Institutit Pashko Sido që të serviret politikisht kjo iniciativë, në analizë të fundit këto para do t’u kthehen privatëve në formën e taksave të shtuara të ardhshme dhe duke u kontabilizuar në pasqyrat e financave publike, treguesit e borxhit publik do të duken kërcënuese. Unë e kam shprehur në shumë raste se, projekti i njohur si “1 Billion”, ku qeveria do të koncesionojë në formë Partneriteti Publik-Privat projekte publike në vlerën e […]
Aktuari, një profesion i ri në Shqipëri
Fillesat, ndryshimet pas liberalizimit të tregut të sigurimeve dhe konsolidimi përmes programeve mbështetëse Nga Ornela KULLOLLI* Profesioni i Aktuarit, edhe pse është një profesion i ri dhe pak i njohur në Shqipëri, mund të konsiderohet si ndër më të kërkuarit në botë, në veçanti në sektorin e sigurimeve, fondeve të pensioneve vullnetare, atë bankar dhe të tregut të letrave me vlerë. Aktuari jep kontributin e tij në menaxhimin e rrezikut bazuar në aftësitë e fituara gjatë formimit në […]
Grabitja inteligjente e ATM-ve
Vendin e çekiçëve, daltave, dinamitit, mjeteve prerëse, gazit shpërthyes, makinave goditëse dhe tërheqëse, karrotrecave, teknikave cash traping, lebanese loop etj., po e zënë prej kohësh veglat e “ustallarëve” me kravatë, me njohuri të thella në informatikë, në inxhinieritë elektronike dhe kibernetikë. Nga Roland Tashi* “Ustallarët” e grabitjes me dhunë fizike të ATM-ve (Automated teller machine), apo bankomateve siç njihet ndryshe kjo makinë, kanë filluar të heqin dorë nga përdorimi i veglave të tyre tradicionale gjatë veprimeve abuzive për […]
“Korrupsioni, pengesë për investitorët”
Intervistë me ambasadoren e Holandës në Tiranë, Dewi Van de Weerd Qeveria duhet të ketë në krye të axhendës së saj luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është ky sugjerimi i ambasadores së Holandës në Shqipëri, Dewi Van de Weerd, në një intervistë dhënë për “Monitor”. Ambasadorja nënvizon se investitorët e vendit të saj janë të interesuar për të investuar, por shohin si pengesë pikërisht korrupsionin, ndërkohë që duhet të punohet në fushën e prokurimit publik për procedura […]
Britania arrin marrëveshjen historike të divorcit
Britania e Madhe arriti një marrëveshje historike për kushtet e daljes nga BE të premten, duke ruajtur të drejta të veçanta për 4 milionë qytetarë dhe duke paguar 40 – 60 miliardë euro, në një zgjidhje të vështirë të divorcit të ashtuquajtur Brexit, që hap rrugën për bisedimet e tregtisë vitin e ardhshëm, shkruan Financial Times. Theresa May, Kryeministrja britanike, dhe Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, u takuan në Bruksel të premten në mëngjes, për të nënshkruar një “raport […]
Taksa e trashëgimisë
Një taksë e urryer, por fatkeqësisht e drejtë. Rëndësia e çështjes së tatimit të pasurive të trashëguara Asnjë taksë nuk ka miratimin e popullit, por për këtë të mëposhtmen diskutimet dhe kundërshtimet kanë qenë të zjarrta. Bëhet fjalë për taksën e trashëgimisë, e cila shihet si një prej taksave më të padrejta si nga britanikët ashtu edhe nga amerikanët, shkruan The Economist. Dhe në të vërtetë, edhe po t’u referohemi sondazheve të fundit, ky kundërshtim kaq i fortë vjen […]
Jupiteri e hodhi shigjetën e tij
Buxheti i Francës nuk është aq i guximshëm sa përpiqet ta bëjë të duket Emmanuel Macron. Deficiti po shënon përparime, por jo reforma strukturore Për të gjithë ata që janë në kërkim të gjetjes së provave se Emmanuel Macron bazohet në një rishikim radikal të ekonomisë dhe në një buxhet të ri të Francës që, për momentin po diskutohet në Senat, provat dhe dëshmitë e dhëna nuk janë aspak të qarta, shkruan The Economist. Për ata që kërkojnë dëshmi […]
Nëse Inteligjenca Artificiale krijon një vepër arti, kush e ka të drejtën e autorit?
Inteligjenca Artificiale është tashmë në gjendje të krijojë një gamë shumë të larmishme gjërash. Mund të pikturojë, të shkruajë tekste muzikore, skenarë filmash, poema të ankthshme dhe stand-up komedi të frikshme që duken jashtëzakonisht reale. Por a e ka ajo të drejtën e autorit të asaj që bën? Për shembull, Inteligjenca Artificiale e Google ka krijuar tinguj që njerëzit nuk i kanë dëgjuar kurrë më parë, duke bashkuar karakteristikat e dy instrumenteve të ndryshme, duke u vënë kështu në dispozicion […]
Rajoni i ndarë për investimet kineze
Gjatë ditëve të sotme, një sy i trajnuar mund të dallojë ende traktorët e ardhur nga Kina, që vazhdojnë të punojnë ende në zonat rurale të Shqipërisë, detaj që të sjell menjëherë ndër mend kohën kur ky vend i vogël Ballkanik ishte një ndër vendet kryesore mbështetëse të gjigantit kinez, shkruan The Economist. Në vitet 1960, ndihma dhe kapitali kinez ndihmuan regjimin e ashpër të Enver Hoxhës në këmbim të mbështetjes për Kinën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa […]
Bullgari/ Përmirësimi i eficencës së energjisë, një prej objektivave kryesore
“Përmirësimi i eficencës së energjisë është një prej objektivave kryesore të Bullgarisë”, tha Marina Kirova, Përfaqësuese e Komisionit Europian për Bullgarinë. Ajo u paraqiti gazetarëve, të dhëna nga vende të ndryshme europiane në lidhje me investimet që ata do të bëjnë në Bullgari, të cilat do të implementohen nëpërmjet instrumenteve të BE-së. Ajo theksoi edhe një herë faktin se autoritetet bullgare kanë vendosur një numër të caktuar objektivash në këtë drejtim. Ndër më ambiciozët është ai në fushën e mjedisit, […]
Rajon/ Banka Botërore: Ballkani Perëndimor ka nevojë për një model të ri rritje
Sipas Bankës Botërore, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një model të ri rritje bazuar në produktivitet, investime, eksporte dhe një përqindje më të lartë të sektorit privat në ekonomi. Në vitet e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim në reformat e financave publike dhe në rigjenerimin e rritjes ekonomike, por qytetarët e këtyre vendeve ende nuk po i ndiejnë përfitimet, tha Linda Van Gelder, Drejtorja e Vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë prezantimit të raportit “Ballkani Perëndimor: […]
Serbi/ Qeveria miraton Projektligjin për Buxhetin 2018
Qeveria ka miratuar Projektligjin për Buxhetin për vitin 2018 me të ardhura të planifikuara në një shumë prej 1,178 miliardë dinarësh dhe shpenzimet në një vlerë prej 1,207 miliardë dinarësh. Sipas një deklarate dhënë nga Ministria e Financave, deficiti fiskal i Republikës për vitin e ardhshëm do të jetë 0.6% e PBB-së, ose 28.4 miliardë dinarë, rreth 40.7 miliardë dinarë më pak se deficiti i planifikuar për buxhetin e vitit 2017. Buxheti i vitit të ardhshëm parashikohet të jetë rreth […]
Mali i Zi/ Azerbajxhani, një prej tre investitorëve kryesorë
Sipas një postimi të publikuar së fundmi në faqen zyrtare online të Bankës Qendrore të Malit të Zi, investimi që Azerbajxhani ka bërë në ekonominë e Malit të Zi në 10 muajt e fundit ka qenë rreth 45 milionë euro, duke shënuar rreth 9% të vëllimit total të investimeve të vendosura në atë shtet, gjatë asaj periudhe. Investimet kryesore Azerbajxhani i ka bërë në disa prej kompanive dhe bankave kryesore. Emiratet e Bashkuara Arabe kryesojnë listën e investitorëve me 87 […]
Për 10 muaj, fitimi i bankave arrin në 75.7 milionë euro
Vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti, të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë arritur të realizojnë një fitim të pastër prej jo më pak se 75.7 milionë euro, apo rreth 200 mijë euro më shumë se gjatë gjithë vitit që lamë pas, shkruan gazeta Zëri. Po ashtu gjatë kësaj periudhe, afarizëm të suksesshëm kanë pasur edhe kompanitë e sigurimeve, por edhe institucionet mikrofinanciare në vend, ndërsa këto të fundit vitet e mëparshëm e kishin mbyllur me bilanc […]
Bie importi i miellit nga Serbia
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë masa për importin e miellit nga Serbia që nga 23 tetori i këtij viti dhe kjo ka bërë që importi i miellit nga Serbia të ketë rënie rreth 78%. Që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi për vendosjen e tarifës prej 0.04 cent për importin e miellit nga Serbia, ka rënë dukshëm importi i miellit nga ky shtet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan arbresh.info. Nga 3.8 milionë […]
Kreditë me probleme-tetor 2017
Treguesi i huave që nuk kthehen prej më shumë se 3 muajsh në banka ka shënuar një tjetër rënie gjatë muajit tetor. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, niveli i kredive me probleme zbriti në 14.45%, nga 14.78% që kishte qenë muajin e mëparshëm. Ky është niveli më i ulët që nga tremujori i parë 2011. Huatë me probleme janë ulur me shpejtësi që nga shtatori i vitit 2014, kur ato iu afruan 25%, çka nënkuptonte që një […]
BB: Në spitalet shqiptare, 35% e stafit është administratë që nuk ka lidhje me mjekësinë
Mënyra se si administrohet sektori i shëndetësisë dhe shpenzimet që kryhen për të janë shpesh tregues i prosperitetit të një vendi. Shqipëria, përveçse ka shpenzimet më të ulëta në raport me PBB në rajon për shëndetin, ka stafe të spitaleve joefektive. Banka Botërore, në një raport të fundit për “Rritjen ekonomike dhe prosperitetin në Ballkan”, ka gjetur se në spitalet shqiptare, 35% e stafit janë personel jo mjekësor. Në vend të mjekëve dhe infermierëve që duhet të ofrojnë shërbimet direkte […]
Ahmetaj dhe Sejko: Nga janari 2018, dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, për të ndarë me publikun nismën më të fundit të dakordësuar mes të dy institucioneve, në kuadër të masave për luftën kundër informalitetit në ekonomi, por edhe të strategjisë së përbashkët për reduktimin e nivelit të kredive me probleme në ekonomi. Kompanitë e biznesit do të detyrohen të mbajnë një bilanc të vetëm, i cili do të jetë […]
Nga 2 dhjetori/ Agjencive doganore iu 5-fishohet garancia bankare në 50 milionë lekë
Qeveria ka vendosur të pesëfishojë garancinë bankare që duhet të depozitojnë të gjithë ata që funksionojnë si agjenci doganore. Këto të fundit janë hallka që vendoset mes biznesit dhe Doganave për çështjen e burokracive dhe procedurave të zhdoganimit. Në datën 10 nëntor 2017, qeveria miratoi disa ndryshime në Kodin Doganor, të cilat lidheshin me rikonceptimin e agjencisë doganore, kushtet që duhet të plotësohen nga agjentët doganorë si dhe rritjen e shumës së garancisë doganore. Të gjitha këto ndryshime duhet të […]
Anketa e biznesit. Rritje e komunikimit me administratën tatimore
Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, anëtarë të Këshillit të Investimeve, morën pjesë të mërkurën në mbledhjen ku u diskutuan gjetjet kryesore të anketës së biznesit “Mbi Kontrollin Tatimor, Informalitetin dhe Rimbursimin e TVSH-së”. I pranishëm në këtë mbledhje ishte dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj. Gjetjet e kësaj ankete u bazuan në përgjigjet e një numri biznesesh kryesisht të sektorëve industri, ndërtim, shërbime dhe tregti me shumicë e pakicë. Anketuesit vlerësojnë se ka një rritje […]
Parajsë fiskale për hotelet me 5 yje? Klosi: Po, por jo për ata që resortet i shesin si pasuri të paluajtshme
Paketa për investimet strategjike në turizëm nuk do të vlejë për ato resorte që janë konceptuar si real estate. Deklaratën e ka bërë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë mbrojtjes së ndryshimeve në ligjin “Për turizmin”, i cili mori miratimin e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese. “Paketa nuk shkon për resortet të cilat janë si real estate, pra për pasuri të paluajtshme. Kjo lehtësi shkon vetëm për resortet turistike që menaxhohen si hotele dhe për hoteleri. Kushtet e vëna […]
AMF nis projektin për mikrosigurimet, fokus produktet e reja
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nisur projektin më të fundit lidhur me mikrosigurimin vullnetar. Ky projekt do të asistohet nga partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë dhe parashikohet të zgjasë deri në nëntor 2018. Fokusi i projektit do të jetë rritja e ndërgjegjësimit të individëve dhe bizneseve për sigurimet, kapërcimi i barrierave që ndikojnë në penetrimin e ulët të sigurimeve, si dhe futja në treg e produkteve të reja. Detajet mbi fillimin e projektit i bëri të ditura vetë Autoriteti i Mbikëqyrjes […]
Këllqet e Drejtësisë
Politika ka një shans të dytë, të artë, që t’ju tregojë shqiptarëve se Reforma në Drejtësi do të ndodhë ashtu si ata e presin. Megjithëse Vetting-u i famshëm u përbalt shpesh gjatë rrugës deri sa u miratua, konsensusi i dhënë me pahir nga klasa politike në Parlament i qetësoi ujërat dhe reforma nisi udhë. Për momentin janë krijuar disa nga strukturat e reja dhe reforma po i afrohet njërit prej kulmeve të saj institucionale. Kryeprokurorit aktual po i mbaron mandati […]