Vlera e aseteve kontabël të Albpetrol, 347 milionë euro
Vlera e aseteve kontabël te pasuritë e Albpetrol në formën e tokave, ndërtesave, makinerive dhe pajisjeve të tjera është 46.5 miliardë lekë, ose 347 milionë euro deri në fund të vitit 2016, sipas të dhënave nga Bilanci. Në këtë vlerë, 16.6 miliardë lekë u llogarit vlera e tokave dhe ndërtesave dhe 29.9 miliardë lekë vlera e impianteve dhe makinerive. Por ekspertët kontabël kanë dhënë opinione të rezervuara në lidhje me vlerën e aseteve të llogaritura. Sipas opinionit të audituesve, që […]
Nafta, që nga zbulimet osmane deri në ditët tona
Historia e naftës shqiptare nis gjatë pushtimit osman, mesi i viteve 1800. Kjo është koha kur në Shqipëri nisin ekspeditat e para kërkimore mbi vendburimet naftës. Sipas të dhënave studimore, në vitin 1885, Perandoria Osmane i jep të drejtën një shoqërie franceze për të shfrytëzuar resurset e Selenicës në afërsi të Vlorës. Në vitin 1918, stafetën e kërkimit për naftë e morën kompanitë italiane. Qeveria italiane dërgoi në Shqipëri ekipet e saj më të mira dhe në vitin 1918, vendoset […]
Inxhinieri Fili: Gabimi me copëtimin e Albpetrol
Nga një inxhinierët me më përvojë të naftës në vend, ish drejtor i Albpetrol, në 2005-2007, Ilia Fili thotë se gabimi më i madh në industrinë e naftës ishte copëtimi I Albpetrolit në (Albpetrol dhe Armo) në 2007-n e pastaj privatizimi i ARMO-s (në 2008-n) dhe dorëzimi i vendburimeve të Albpetrolit me koncesion me justifikimin se mungonte mundësia për investime të reja në teknologji si në ARMO ashtu dhe për Albpetrol. Si investitorët e rinj të ARMO-s ashtu dhe kompanitë […]
Si paratë e krimit po zhvlerësojnë kursimet e shqiptarëve
Çmimet e apartamenteve po shtrenjtohen dukshëm në Tiranë, duke reflektuar kërkesën e lartë, që po vjen kryesisht nga burime informale. Kredia (për individë dhe kompani) dhe rritja zyrtare e të ardhurave nuk e justifikojnë këtë tendencë. Firma, me xhiro minimale po ndërtojnë pallate që kushtojnë miliona, po mbijnë nga asgjëja. Shqiptarët po përballen me faktin që kursimet e tyre po zhvlerësohen me shpejtësi. Një familjeje me të ardhura mesatare sot i duhen 31 vjet për të blerë një shtëpi, nga […]
A po kthehet ndërtimi në një lavatriçe e parave të pista?!
Një skemë e re e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë po aplikohet së fundmi në kryeqytet. Një prej aktorëve të tregut i tha revistës në kushtet e anonimatit se, apartamentet e reja po shiten me një çmim fiktiv më të lartë, duke rritur në këtë mënyrë edhe zona të caktuara jashtë trendit normal dhe njëkohësisht duke pastruar paratë nga aktivitetet e jashtëligjshme. Aktualisht në Tiranë po hyjnë në treg kompani ndërtimi, të cilat sipas deklaratave në […]
Torta e subvencioneve në bujqësi
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka gati udhëzuesin për mënyrën sesi do të ndahen 20 milionë eurot e Skemës Kombëtare të Mbështetjes. Në themel të saj qëndrojnë subvencionet për mollët, ullinjtë, arrorët, lajthitë por nuk mbeten pas as fermat, sektori i peshkimit, përpunimi dhe certifikimi. Si do të ndahet torta mes gjithë palëve? Në pranverë hapet edhe sipari për IPARD me 94 milionë euro mbështetje. Procedurat dhe hapat që duhet të ndjekë çdo aplikant për të përfituar nga tre […]
Programi IPARD, 94 milionë euro, ndërhyrja në dy faza
Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II, do të mbështesë Shqipërinë me të paktën 71 milionë euro. Qeveria shqiptare duhet që të ofrojnë të paktën 25% të kësaj shume, duke e çuar fondin total në 94 milionë euro të dedikuara për bujqësinë dhe zhvillimin rural, që do të shpërndahen në mënyrë graduale në disa vite. Ministria e Bujqësisë bëri me dje se ndërhyrja përmes IPARD është menduar në dy faza, duke detajuar edhe karakteristiken që ka secila nga katër masat e […]
Është koha të përshpejtoni reformat
Intervistë me z. DMD Tao Zheng, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Tani është koha për të ndërmarrë reforma dhe për të ndërtuar mbrojtjen tuaj ekonomike dhe financiare kundër goditjeve të pafavorshme. Ngadalësimi i momentit të reformës gjithashtu mund të dëmtojë besimin dhe perspektivat e rritjes. Prandaj, nuk ka vend për vetëkënaqësi. Teksa ekonomia europiane e globale është në fazë rimëkëmbje, ky është momenti më i mirë edhe për qeverinë shqiptare, që të mos vetëkënaqet dhe të […]
JAGUAR XF SPORTBRAKE
Qindra kilometra në timon të makinës familjare britanike, e cila konfirmon cilësitë dinamike dhe prirjen për udhëtim të versionit veturë, duke i shtuar një kabinë me hapësire të gjerë dhe funksionale Thuhet se në bagazhin e modelit të rinovuar Jaguar XF Sportbrake, mund të futen 215 topa regbie, ose 194 palë atlete, 664 kaska motoçiklisti, 2.090 syze skish, 27.800 topa golfi dhe 6.500 topa tenisi: se sa futen dot në të vërtetë, do të na e tregojë qendra jonë […]
Përdorimi i kartave bankare, në rritje
Flet Resmi Hibraj, drejtor i Biznesit të Kartave dhe Bankingut Elektronik, Raiffeisen Bank Ndonëse numri i kartave bankave në Shqipëri është në rritje, përdorimi i tyre vijon të mbetet i ulët. Resmi Hibraj, drejtor i Biznesit të Kartave dhe Bankingut Elektronik, Raiffeisen Bank pohon se në vitin 2017 për here të parë numri total i tejkaloi 1 milion karta, por pjesa më e madhe e tyre janë debiti. Ai shton se është pozitiv fakti që kartat kanë filluar të […]
Biznesi “i pastër”
Rritja e numrit të familjeve me të ardhura të dyfishta dhe zhvillimi i sektorit të ndërtimit nxit bizneset e shërbimeve të pastrimit. Konkurrenca e fortë midis lojtarëve të vegjël, për të zgjeruar praninë në treg, me çmime të lira, është një sfidë për aktorët kryesorë të tregut. Rritja e numrit të grave në tregun e punës dhe investimi në pasuri të paluajtshme do të ofrojë mundësi tërheqëse për biznesin e shërbimeve të pastrimit edhe në vendin tonë… Nga Deada […]
Cili është ndikimi i ndotjes atmosferike te shëndeti ynë
Mendim eksperti – Profesori Bruno Housset, pneumolog, shqyrton studime të ndryshme të cilat vendosin lidhjen midis ndotjes dhe shëndetit Ndikimi i ndotjes së ajrit në shëndetin tonë tani është një fakt i vërtetuar: sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është shkaku i vdekjes së 3 milionë njerëzve, që përfaqëson 5% të vdekjeve vjetore globale. Nëse kjo shkakton çrregullime kardiovaskulare, ai është gjithashtu shkaku i sëmundjeve të frymëmarrjes, veçanërisht tek njerëzit më të ndjeshëm: gratë shtatzëna, fëmijët, […]
Grimcat ultrafine, shkaktare për 428.000 vdekje të parakohshme në Europë
Megjithëse cilësia e ajrit është duke u përmirësuar në Kontinentin e Vjetër, më shumë se 500.000 vdekje në vit në 41 shtete europiane i atribuohen tre kategorive të ndotësve Edhe pse ka pasur zhvillime në vitet e fundit, sidomos në disa qytete të mëdha, të cilat kanë vendosur mjete alternative transporti dhe kanë ndaluar qarkullimin e mjeteve që ndotin më shumë qendrat e qyteteve, cilësia e ajrit mbetet e keqe në Europë. “Është inkurajuese të shohësh që disa qeveri […]
Vende vakante
Ndryshimi te bankat qendrore më të rëndësishme është vetëm një hap larg. Fuqitë në rritje të bankave qendrore po nxjerrin në pah një lloj të ri drejtuesi Kur George H.W. Bush humbi presidencën e tij pas katër vitesh në detyrë, ai fajësoi për këtë, Alan Greenspan, i cili nuk i uli normat e interesit gjatë vitit zgjedhor. “Unë isha ai që e riemërova atë, ndërsa ai më zhgënjeu”, tha z. Bush për Kryetarin e Rezervës Federale, shkruan The Economist. […]
Fundi i shkatërrimtarit
Në prag të zgjedhjeve, Matteo Renzi po lufton për të mbajtur pushtetin. Partia Demokratike qeverisëse e Italisë është nën presion. Ata e pëlqejnë ushqimin e tyre në Modena, një qytet në jug të lumit Po që i dha botës Ferrari-n, Luciano Pavarotti-n dhe një restorant “Osteria Francescana”, që u votua vitin e kaluar si më i miri në Europë. Teksa njerëzit ishin të pranishëm në një darkë bamirësie për mbledhjen e fondeve në periferi të San Damasos, një aromë […]
Në mëshirë të fatit
Deti me dallgë i Theresa May mbi Brexit. Qeveria po sulmohet nga të gjitha anët, duke përfshirë këtu edhe sulmin e shumë Euroskeptikëve Konservatorë Cilido që është në dijeni të praktikave të ndjekura nga Bashkimi Europian, mund ta ketë parashikuar lehtësisht se negociatat për t’u larguar prej saj do të ishin të gjata dhe të dhimbshme, shkruan The Economist. Por, pak mund të kishin parashikuar se qeveria e Theresa May do të tregohej kaq e paaftë në këtë drejtim. […]
CNN hyn në Shqipëri
Tregu i vogël i reklamave, që vlerësohet deri në 40 milionë euro në vit dhe konkurrenca e lartë, shpesh informale, mes mediave vendase, i kanë mbajtur larg të huajt nga ky sektor. Pse po vjen CNN dhe a pret investitori të ketë një biznes fitimprurës në Shqipëri Lajmi se media e njohur ndërkombëtare, CNN, ka hyrë në tregun shqiptar, ngjalli jo pak interes në publik. Në Shqipëri, ndryshe nga rajoni, kanë munguar emrat ndërkombëtarë në media. I pari që tentoi […]
Derregullimi, sfida e vërtetë e liberalizimit të sektorit të energjisë
Nga Dr. Lorenc Gordani Procesi i derregullimit në kontinentin evropian ka filluar së pari në Angli që në fillim vitet ’80. Pra hapja e mundësive për kapitalet private dhe rritja e konkurrencës, më shumë se procesi i integrimit në vetvete, për të cilën ky vend ka qenë gjithmonë disi indiferent dhe pak i tërhequr, ka qenë shtysa kryesore që i kane hapur rrugën krijimit të një tregu energjetik (energy pool) shumë më herët se ato të vendeve të tjera […]
Statusi i komplikuar i nëpunësit civil
DPT dhe DAP, institucione joefektive në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Aktualisht janë rreth 380 ish-nëpunës të sistemit tatimor të larguar nga puna pas vitit 2000, për të cilët ekzistojnë vendimet përkatëse gjyqësore të formës së prerë në favor të tyre, por që ende figurojnë të pakthyer në punën e mëparshme Nga Zija LIKA Ndonëse me vonesë kohore të konsiderueshme dyvjeçare, ish-ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, në mbështetje të ligjit 152 / 2013 “Për nëpunësin civil” […]
Safer Internet Day, një botë më e mirë për të rinjtë online
Interneti ishte një nga shpikjet më të mëdha të shekullit të 20, duke ofruar një enciklopedi informacioni në një klik. Por shqetësimet rreth sigurisë, veçanërisht tek fëmijët, vijojnë. Safer Internet Day synon të promovojë përdorimin e sigurt dhe pozitiv të teknologjisë dixhitale për fëmijët dhe të rinjtë. Sipas UNICEF, çdo ditë, më shumë se 175.000 fëmijë lidhen me internetin për herë të parë – një fëmijë çdo gjysmë sekonde; një përdorues në tre në botë është fëmijë; të rinjtë përfaqësojnë […]
FMN “rrëzon” PPP-të për rrugët shqiptare
Kur qeveria ka në plan që të ndërtojë disa akse rrugore në formën e Partneritetit Publik Privat, në kuadër të projektit One Billion, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport të fundit, u rekomandon vendeve të Ballkanit Perëndimor një rrugë komplet tjetër për sigurimin e financimit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Forcimi i kapaciteteve planifikuese, mospolitizimi i projekteve, bashkëpunimi rajonal dhe tërheqja e donacioneve, sigurimi i financimeve të jashtme, zgjerimi i bazës së taksapaguesve, dhe mosrrezikimi i stabilitetit makroekonomik, janë disa […]
Të votosh për të mbijetuar/ Rumunët zgjedhin kryetarët, pavarësisht përfshirjes së tyre në çështje korrupsioni
Kryebashkiaku rumun, Dragos Vladulescu, ka në dosjen e tij një precedent penal në një vend që, sipas të dhënave të fundit, ka nivelin më të lartë të korrupsionit në BE dhe, megjithatë, shumë prej rumunëve do ta votojnë atë sërish gjatë zgjedhjeve, dhe madje disa prej tyre shprehen se ai ka bërë një punë shumë të mirë, shkruajnë për Reuters, Radu-Sorin Marinas dhe Luiza Ilie. Për admiruesit e z. Vladulescu, ajo që ka rëndësi është se kryetari i bashkisë së […]
BEI nxit ekonomitë e Ballkanit Perëndimor
Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka riafirmuar angazhimin për të mbështetur Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2017, banka e BEI-së nënshkroi kontrata financimi në rajon që arritën shumën 330 milionë euro dhe disbursoi 548 milionë euro. Me një financim total prej 7 miliardë eurosh që nga viti 2007, BEI ka konsoliduar rolin e tij si financuesi kryesor ndërkombëtar në rajon. Kreditë dhe grante të reja me vlerë 347 milionë euro janë nënshkruar që nga fillimi i këtij viti, me qëllim lehtësimin […]
Marrëveshja Bullgari-Maqedoni forcon lidhjet e biznesit
Që nga momenti kur kompanitë bullgare dhe ato maqedonase nënshkruan një marrëveshje miqësore në gusht të 2017-s, ato janë më të prira për të bashkëpunuar në fushën e biznesit, si dhe në bërjen e investimeve në tregjet e njëri-tjetrit, deklarojnë organizatat e biznesit. Sipas një sondazhi të kryer kohët e fundit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Bullgarisë, numri i kompanive bullgare që shprehin interes për të investuar në sektorin e biznesit në Maqedoni u dyfishua në janar të […]
Indeksi i Çmimeve të Konsumit- janar 2018
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2018, arriti 105,6, kundrejt muajit Dhjetor 2015. Në muajin Janar 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,7 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,8 %. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,82 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe […]
Banka e Shqipërisë bën publike tre masat që kufizojnë përdorimin e euros
Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë miratoi javën e kaluar tre masa, zbatimi i të cilave do të frenojë përdorimin e euros në ekonominë vendase. Masat kanë të bëjnë me kufizimin e kredisë në valutë dhe rritjen e kërkesës për kapital në këtë valutë Masa 1- Kufizimi i kreditë në valutë Kufizimi i huave në valutë të pambrojtura nga rreziku i kursit të këmbimit. Kjo masë do të zbatohet nëpërmjet vendimit të Këshillit Mbikëqyrës “Për administrimin e rrezikut të […]
Vendimi: Punëdhënësi nuk ju siguron kushtet për të ngrënë? Mund të merrni deri në 600 euro më shumë në vit
Qeveria shqiptare ka miratuar në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave një vendim, i cili përcakton se, në rast se punëdhënësit, të cilët, për arsye të kushteve apo të organizimit të punës, nuk mund të sigurojnë lokal për ngrënie, me kushte higjienike të pranueshme (sipas lejes së punës, dhënë nga Inspektorati Shtetëror i Punës), duhet t’i shpërblejnë punëmarrësit për ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në ndërmarrje. Masa e shpërblimit është e barabartë me diferencën e çmimit të ushqimit, kur ushqimi përgatitet […]
FMN, Ekonomia informale në Shqipëri, në rritje gjatë 2014-2015
Ekonomia informale e Shqipërisë është rritur gjatë viteve 2014 -2015, sipas një studimi të posaçëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Të dhënat e Fondit tregojnë se, në vitin 2015, ekonomia informale e Shqipërisë arriti në 26.2%, teksa në vitin 2013, ky tregues ishte 25.6%. Fondi ka gjetur se madhësia e ekonomisë në hije është rritur, edhe pse qeveria shqiptare, në vitin 2015, ndërmori një aksion të gjerë antiinformal. Shtimi i informalitetit përkon edhe me periudhën kur qeveria ndërmori një politikë të […]
Gati tenderi për shpimin e pusit të parë/ Pennine avancon me projektet për Velçën
Kompania kanadeze, Pennine Petroleum, e cila zotëron të drejtën për kërkimin dhe prodhimin e naftës në Bllokun e Velçës, po përgatitet për shpimin e pusit të parë. Në një njoftim zyrtar të saj, kompania bën të ditur se nga nëntori, kur mori autorizimin nga qeveria shqiptare, procedurat po ecin shpejt. “Pennine Petroleum ka ecur shpejt muajin e fundit për përcaktimin e kuadrit ligjor të ofertës së shpimit të pusit të saj të parë në bllokun Velça në Shqipëri. Carey Chilliak, […]
Gjiknuri firmos urdhrin/ Dalin për shprehje interesi vendburimet Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë
Tre vendburime ekzistuese për prodhim dhe nxjerrje nafte do të jenë në dispozicion të investitorëve të huaj, që do të shprehin interes. Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Damian Gjiknuri, ka nënshkruar në datë 6 shkurt 2017, një urdhër ku autorizon Albpetrol-in si institucionin përgjegjës për të ndjekur procedurat. Bëhet fjalë për vendburimet Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë. Në shkresën e MIE qartësohet se data për shprehjen e interesit nuk mund të jetë më larg se 31 marsi 2018, por afati i […]
Një datë për në Europë?
Vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria, kishin hyrë në dyshime se, përparimi i tyre drejt Bashkimit Europian, ishte frenuar. Kriza ekonomike, kriza e refugjatëve, fuqizimi i krahut të djathtë ekstrem për një Europë të mbyllur dhe kërcënimi rus i harxhuan energji Brukselit. Vendet e vogla të rajonit tonë,të paduruara me shpejtësinë e vogël të ecjes së procesit të integrimit, e përkthyen si pavendosmëri të BE-së. Nga ana tjetër, qeverisjet e dobëta i frynë politikisht këto dyshime për të […]