RENAULT MÉGANE R.S.
Renault Mégane R.S. rrit pritshmëritë falë zgjidhjeve të tilla si katër rrotat drejtuese dhe motorin e Alpineve. Me një ide të ngulitur në kokë: të jetë modeli me rrota të para aktive më i shpejtë në pistën e Nürburgring Çdo makinë lind me një qëllim: të bëhet më e afta e segmentit të vet, të ketë konsumin më të ulët e kështu me radhë. Për Mégane R.S., rekordi për t’u arritur është krejtësisht i ndryshëm: të jetë modeli me rrota […]
Mikro-Shqipëria
Anketa strukturore e ndërmarrjeve 2016 jep të dhëna lidhur me numrin e bizneseve, ecurinë e sektorëve, produktivitetin, tendencat e punësimit Në Shqipëri, numri i ndërmarrjeve me më shumë se 50 të punësuar, përbën vetëm 1.1% të totalit. Në total, në Shqipëri, kishte 1,148 biznese që kanë mbi 50 punonjës në vitin 2016, sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT. Ato që dominojnë janë subjektet e vogla, që kanë më pak se 4 të punësuar, që […]
Rriten investimet në ndërtim, ulet produktiviteti
Bizneset rritën investimet në pasuri të paluajtshme si toka dhe ndërtesa gjatë periudhës 2010-2016. Sipas të dhënave nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve të përpunuara nga “Monitor” para gjashtë vitesh nga totali i investimeve, 50% shkuan për makineri, mjete transporti, ndërsa më 2016 ky zë është rrudhur në vetëm 27%. Sipas të dhënave të INSTAT, investimet e bizneseve në toka dhe banesa në vitin 2016 zunë 55% të totalit të investimeve të biznesit në raport me 33% që investimet në këtë […]
Sektorët më fitimprurës
Tregtia është sektori nga sigurojnë fitimet pjesa më e madhe e njerëzve në vend. Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”, fitimet e tregtisë në vitin 2016 arritën në 66 miliardë lekë (rreth 490 milionë euro), që përbëjnë gati 40% të të gjithë fitimeve të gjeneruara në ekonominë vendase. Në tregti janë të punësuar gjithsej 68 mijë persona, nga të cilët 46 mijë janë të vetëpunësuar. Tregtia është dhe sektori që qarkullon më shumë të […]
Filizi i dështuar
Ormani, një fshat me 450 familje në zonën e Korçës, përjetoi minutat e tij të famës pas një deklarate të Kryeministrit që lidhej me pataten. Atyre ju kërkua të heqin dorë nga prodhimi i tradicional i kësaj kulture, pasi nuk mund të konkurrojnë as në cilësi as në çmim me pataten e importit. Qeveria u hodhi dorashkën fermerëve të Juglindjes duke i sfiduar në mbjelljen e kulturave të tjera, por a është e vërtetë ajo që u tha? Sot, patatja […]
Ministria e Bujqësisë: Patatja “në negociata”, ja zgjidhja afatgjatë për fermerët
Ministria për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural duket se nuk ka një plan konkret për zgjidhjen e situatës me stokun e patates në zonën e Korçës. Zyrtarisht, interesit të “Monitor” për këtë çështje, ministria ju përgjigj duke deklaruar se nuk ka sot në dorë instrumente për të ndërhyrë në treg, në disfavor të produkteve që hyjnë nga jashtë. Kjo praktikë, sipas saj, është ezauruar që në momentin që je pjesë e Organizatës Botërore të Tregtisë e një seri marrëveshjeve të tjera. […]
“Dueli” mollë apo patate, Mero: Ndryshimet me strategji të jenë graduale
Flet Dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Korçës Gjergji Mero Strategjitë nuk duhet të ndryshojnë në mënyrë të shpeshtë dhe të shpejtë, për t’iu dhënë mundësi fermerëve që të orientohen dhe të zhvillohen siç duhet. Për ekspertin Gjergji Mero, njëkohësisht dekan i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, ajo që duhet të bëhet është orientimi më i mirë i fermerëve drejt kulturave që duhen mbjellë dhe kjo të bëhet në mënyrë graduale. Ai […]
Subvencionet: Në mënyrë perfekte joperfekte
Shqipëria duhet të ndërpresë përkohësisht dhe ndoshta përgjithmonë politikat ekspansioniste dhe elektorale të subvencioneve në bujqësi. Ajo duhet të dedikojë fonde dhe burime njerëzore për t’u përafruar sa më parë me politikat europiane të bujqësisë… Nga Fatos Fico* Shqipëria ka një histori zhvillimi ekonomik të turbullt e kaotike. Gjatë 100 viteve të fundit nuk ka dy breza që të kenë vazhduar atë që nisi ai i mëparshmi. Veçanërisht historia e tokës dhe e prodhimit bujqësor është fatkeqe. […]
Nafta, hapet një kapitull i ri për Shqipërinë
Nëse programi i vlerësimit rezulton i suksesshëm, atëherë mund të flasim për një zhvillim që mund të prodhojë disa qindra milionë fuçi të rikuperueshme. “Këto volume do të ishin të rëndësishme për Shell, por ato do të ishin veçanërisht domethënëse për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin” Shell Upstream Albania ka nënshkruar një marrëveshje të re me qeverinë për të shfrytëzuar Bllokun 4, i cili e përforcon pozicionin e sipërfaqes të eksplorimit të kompanisë në vend. “Pozicioni që kemi […]
Të huajt po blejnë shtëpi në bregdet
Edhe pse jemi në fund të shkurtit është rritur interesi për të investuar në bregdet. Agjencitë e pasurive të paluajtshme tregojnë se të huajt, kryesisht nga vendet nordike, po kërkojnë që të blejnë një shtëpi të dytë në bregdet. Saranda është një nga qytetet më të kërkuara. Shqipëria, falë pozicionit gjeografik, por edhe kostove të lira të jetesës, po josh të huajt Nga Ledina Loga Mia Gahne udhëtonte e vetme në qershor të 2017-s përgjatë Rivierës Shqiptare. […]
Arsyet se pse Saranda tërheq më së shumti të huajt
Duke pasur parasysh se çmimet në hoteleri-turizëm këtu janë nga më konkurrueset në rajon, në Sarandë, fluksi i vizitorëve është gjithmonë në rritje. Rritja e numrit të turistëve me një numër të konsiderueshëm vizitorësh, ka shtuar kërkesën për apartamente banimi. Këto kërkesa në sektorin e pasurive të paluajtshme, kanë marrë shtysë kryesisht nga çmimet mjaft të ulëta në krahasim me çmimet në rajon. Ka një pozicion gjeografik dhe klimë shumë të favorshme, gjë që e bën një destinacion të rëndësishëm […]
Biznesi i “shëndoshë” i dietave
Dietologjia konsiderohet një biznes i mirë në Shqipëri, me rritje të numrit të klientelës në katër vitet e fundit dhe diversifikimin e ofrimit të shërbimit: nga dieta e personalizuar te shërbimi katering në shtëpitë e shqiptarëve. Çmimi mbetet i konsiderueshëm, një shqiptari në muaj për një shërbim dietologjik gjithëpërfshirës do t’i duhet të shpenzojë mesatarisht 30 mijë lekë… Nga Deada Hyka Të dëgjosh për qendra dobësimi, qoftë me dieta apo metoda të tjera, nuk përbën më habi […]
Tregu global i dietologjisë
Gjatë 20 viteve të fundit, shitjet e industrisë së dietologjisë në botë kanë parë rritje me shifra të larta. Kjo, ka inkurajuar një numër të konsiderueshëm njerëzish që të bëhen pjesë e këtij tregu, në zhvillimin e bizneseve të tilla dhe me nxjerrjen e produkteve të dietologjisë dhe mirëqenies. Tregu i bizneseve për humbje peshe dhe ai i dietave të menaxhimit të peshës pritet të rritet me 4.15% gjatë periudhës së parashikimit 2017-2025, sipas agjencisë së studimit Reportbuyer. Të ardhurat […]
Ana tjetër e medaljes
Shqiptarët u rikthehen ëmbëlsirave; Rritet importi i sheqernave, por dhe obeziteti e diabeti! Nuk është e panjohur se konsumi i lartë i sheqerit nuk është i mirë për shëndetin. E tepruara me sheqerin sipas studimeve sjell shqetësime në të gjithë organizmin, si dhe është një ndër faktorët kryesorë për t’u prekur nga diabeti dhe obeziteti. Edhe pse pasojat negative në shëndet janë të njohura nga të gjithë, importet e shqernave shënuan rritje përgjatë 2017-s, ku sipas të dhënave të […]
Shumë pasuri, pak të ardhura
Zoti i ka dhënë Shqipërisë një natyrë kaq të bukur në kaq pak kilometra katrorë, sa do t’ia kishte zili gjithkush. Por, më pas duket se është penduar, që i ka dhënë kaq shumë dhe i ka “dhuruar” një klasë politike, që në vite nuk ka bërë gjë tjetër, veçse i ka gërryer pa mëshirë këto bukuri. Shqiptarët gëzojnë pasuri natyrore për frymë më shumë se çdo vend i rajonit, madje më shumë se vendet me standarde të larta jetese […]
Kredia në euro apo në lekë
Nëse ke vendosur të blesh një shtëpi që kushton 75 mijë euro dhe banka të financon deri në 70% të shumës, pra 52,500 euro, dilema e shumëkujt është se në çfarë monedhe duhet ta marrë kredinë, nëse të ardhurat i ka në lekë. Por, sa janë këstet mujore nëse e merr huanë në 20 vjet? “Monitor”, bazuar në kalkulatorin e kredisë, ka bërë llogaritjet për huanë në euro, në shumën 52,500 euro dhe të njëjtën shumë, e ka konvertuar në […]
Si të shijosh më të mirën nga Parisi në dy ditë
Inovacioni ka përfshirë restorantet dhe hotelet franceze, duke shtuar edhe më shumë justifikimet për zgjatjen e një udhëtimi biznesi Në vizitën tuaj të ardhshme në kryeqytetin francez, harroni të kënaqësitë e vjetra: Qyteti ka plot kënaqësi të reja për të treguar. Kuzhinierët e guximshëm si mjeshtrit e prodhimeve të detit Bertrand Grébaut dhe Thé Pourriat, por edhe bukëpjekësi Christophe Vasseur tërheqin klientë në zonat 10 dhe 11 të Parisit. Moda vendase dhe markat e bukurisë“Sézane” dhe “Ex Nihilo”po përdorin […]
“S’ka më bebe”
Norma e lartë e lindshmërisë në Francë ka filluar të bjerë ndjeshëm. Çerdhet shtetërore janë një ndihmë shumë e madhe, por lindjet kanë rënë në një fëmijë për një grua Çerdhet shtetërore në qytetin francez të Rennesu shërbejnë fëmijëve 18 muajsh gjatë një vakti një pjatë të mbushur me asparagë. Ato në qytetin e Toulouseu japin gjatë një vakti fëmijëve nën pesë vjeç tartë me djathë Roquefort. Edhe në qytetin e Amiensit fëmijëve u jepet tartë, por këtu me […]
Ylli i Partisë “Lëvizja Pesë Yjet”
Këtë herë, “Lëvizja Pesë Yjet” e Italisë dëshiron të ketë më shumë fuqi. Ajo po përpiqet për të formuar një grup heterogjen idealistësh për realitetin e politikës. Në një të hënë të lagësht, pas një shiu të furishëm, Scampia është vendi i fundit ku shumica e italianëve do të donin të ishin. Dikur një prej bazave kryesore tëCamorra-s, mafies napolitane dhe skena e vrasjeve të shumta, përmendja e emrit të saj (Scampia) në mënyrë të pashmangshme lidhet me rrezikun, […]
Në ekonomi, burrat dhe gratë kanë mendime të ndryshme
Ekonomistët i përkasin më shumë krahut të djathtë dhe janë më të vjetër Burrat vijnë nga Marsi dhe gratë nga Venusi. Por ekonomistët, me siguri, janë pjesë e planetit Tokë, dhe duke i shërbyer atij në mënyrë racionale, por kjo nuk do të thotë se edhe në mesin e shkencëtarëve nuk ka ndasi gjinore. Ann Mari May dhe Mary McGarvey nga Universiteti Nebraska-Lincoln dhe David Kucera nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, kryen një sondazh me ekonomistë nga 18 vende […]
Licenca për të vrarë konkurrencën
Amerika duhet t’i japë fund licencimit shtypës të vendeve tëpunës.Shumë shtete duhet të bëjnë kujdes që ky licencim të mos jetë i pakontrolluar, duke dëmtuar nëradhë të parë tregjet. Ka nga ata të cilët fajësojnë tregjet e lira për pabarazinë e theksuar tëtë ardhurave të Amerikës dhe për mobilitetin social (lëvizshmërinë sociale), shkruan The Economist. Midis vendeve të pasura perëndimore, Amerika është shteti ku 1% i më të pasurveështë shkëputur shumë dhe po veçohet gjithnjë e më tepër nga […]
Mekanizmat e ekonomisë rumune
Ekonomia e Rumanisë shënoi një normë rritjeje prej 7% në vitin 2017 krahasuar me një vit më parë, njëkohësisht edhe rritja më e madhe e 9 viteve të fundit. Sipas këtyre shifrave, Rumania është një prej shteteve që ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në Europë, madje edhe duke u konsideruar një kampione e vërtetë, por sipas disa analistëve situata shihet me shumë skepticizëm, sepse nga njëra anë kjo normë rritjeje bazohet në një konsum të fuqishëm dhe, nga […]
Kroaci/ Fondet e pensioneve kërkojnë kontribute më të larta dhe një treg më të gjerë
Qeveria e Kroacisë duhet të vazhdojë me planet e saj që të dyfishojë gradualisht shumën e parave që qytetarët paguajnë në fondet e pensioneve, deklaroi kreu i një prej organeve më të rëndësishme të industrisë javën e kaluar. Damir Grbavac, kryetar i shoqatës së fondeve të pensionit, UMFO, tha për Reuters se anëtarët e tij kishin nevojë për më shumë mundësi për të investuar në ekonominë lokale, duke thënë se kishte mungesë të kompanive kroate në financimin e tregut të […]
Maqedoni/ Pagat e ulëta dhe mungesa e ligjit nxisin emigrimin e mjekëve
Nga 220 mjekë të diplomuar brenda vitit në Maqedoni, 173 prej tyre ikin jashtë vendit për të ushtruar profesionin. Këta të dhëna të bëra publike nga ‘Oda e Mjekëve të Maqedonisë’ kanë nxitur reagime të shumta tek shoqatat joqeveritare që merren me probleme në sektorin e shëndetësisë, shkruan ‘Alsat’. Nga shoqata e mjekëve të përgjithshëm bëjnë me dije se nuk është vetëm aspekti financiar, ai i cili shtyn mjekët të ikin nga vendi. Sipas tyre kaosi që ekziston në Shëndetësinë […]
Kroaci/ Firma kryesore e telekomunikacioneve ka nevojë për reforma dixhitale
Kroacia duhet të përfitojë nga rritja e ekonomisë së saj për të rritur infrastrukturën dixhitale, nëpërmjet uljes së tarifave të licencimit të telekomit dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë, tha javën e kaluar zyra e shtypit e kompanisë, Hrvatski Telekom. Firma më e madhe e telekomunikacioneve në Kroaci me 51% në pronësi të Deutsche Telekom (DT), gjithashtu tha se po merrte në konsideratë blerjet e mundshme në rajonin e Ballkanit, edhe pse ajo ka ende mundësi për t’u zhvilluar edhe […]
Bullgari, IHD-të arritën 900 mln euro në 2017
Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Bullgari në vitin 2017 ishin 901.9 milionë euro, ekuivalente me 1.8 për qind të PBB-së, sipas statistikave nga Banka Kombëtare Bullgare (BNB), raporton Sofia Globe. Në vitin 2016, IHD-të ishin 660 milionë euro, si fillim, nga BNB vitin e kaluar u raportua 682.8 milion euro, e cila u rishikua me ulje më vonë. Investimet në kapital, përfshirë sektorin e pasurive të paluajtshme, rezultojnë në 189.4 milionë euro (krahasuar me 632.6 milionë euro në vitin […]
Kroaci/ Ngushtohet deficiti tregtar
Sipas zyrës së Statistikave të Kroacisë, hendeku i tregtisë së jashtme u ngushtua në muajin nëntor. Deficiti tregtar ra në 457.6 milionë euro në nëntor nga 567.7 milionë euro gjatë një muaji më parë. Gjatë të njëjtit muaj të një viti më parë, kjo shifër ishte 544.3 milionë euro. Eksportet e mallrave arritën në 1,33 miliardë euro në nëntor, nga 1,29 miliardë euro në muajin paraprak. Ndërkohë, importet shënuan rënie nga 1.86 miliardë euro në 1.79 miliardë euro.
Mobile World Congress 2018, smartphone-t e shumëpritur
Nga 26 shkurti deri më 1 mars, Barcelona do të mirëpresë Mobile World Congress 2018, panairi kushtuar botës së smartphone-ve… Mobile World Congress 2018 do të çelë dyert sot. Nga 26 shkurti deri më 1 mars 2018, Barcelona do të mirëpresë eventin më të rëndësishëm botëror kushtuar smartphone-ve dhe gjithë kompanitë janë gati të prezantojnë modelet e reja. Janë të shumta pajisjet që priten në MWC 2018, por vëmendjen, me siguri, do ta marrë Samsung Galaxy G9. Kompania koreanojugore […]
Statistika/ Eksportet – janar 2018
Eksportet kanë shënuar një ecuri të mirë në muajin e parë të këtij viti, duke vijuar tendencën pozitive të vitit të kaluar. Rritja është udhëhequr nga performanca e mirë e materialeve të ndërtimit e metaleve, tekstile e këpucë dhe më pak e ushqimeve. Ndërsa grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë ka vijuar me tendencën rënëse. Sipas INSTAT, në janar 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u rritur me 23,6%, në krahasim me të njëjtën periudhë […]
Dogana dhe ATK, në10 vjet grumbulluan 12.55 miliardë euro
Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) janë kontribuuesit kryesorë të Buxhetit të Kosovës. Për një dekadë që nga Shpallja e Pavarësisë, këto dy institucione kanë vazhduar të jenë kontribuuesit kyç në grumbullimin e parasë publike. Dogana e Kosovës, për dhjetë vite që nga Shpallja e Pavarësisë, ka mbledhur 8.45 miliardë euro dhe përbënë rreth 70%të mjeteve të grumbulluara. Kurse Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), gjatë kësaj kohe ka grumbulluar për arkën e shtetit 4.1 miliardë euro. Në total të […]
Qeveritë e “asfaltit”
Infrastruktura rrugore ka qenë prioritet i të gjitha qeverive të Kosovës, që nga Shpallja e Pavarësisë më 17 Shkurt 2008. Në territorin e Kosovës janë rreth 2045 kilometra rrugë, prej të cilave 95% janë të asfaltuara. Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, janë shtruar rreth 500 kilometra rrugë. Nga këto 500 kilometra, janë asfaltuar 287.2 kilometrarrugë nacionale dhe rajonale nga viti 2008 deri më 2017. Vetëm për tetë vjet janë ndërtuar 115 kilometra […]
Hahn: BE, gati të mbështesë nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë
Bashkimi Europian do të rekomandojë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë, duke zgjeruar ndikimin e bllokut në Ballkanin Perëndimor, sipas komisionerit për zgjerimin Johannes Hahn. “Komisioni Europian së shpejti do të rekomandojë, me shumë gjasa këtë verë, që vendet anëtare të fillojnë negociatat anëtarësimit të Shqipërisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë”, – tha Hahn në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt të enjten e kaluar. Ne besojmë se të dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme […]
Projekti i dytë i “One Billion”/ Rruga Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar, Gener 2 ofertë 244 milionë euro
Rruga Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar është projekti i dytë që pritet të miratohet në kuadër të “sipërmarrjes” së qeverisë të njohur si “One Billion”. Burime pranë Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjinë bënë me dije se tashmë është administruar projekti i paraqitur si ofertë e pakërkuar nga kompania Gener 2, e cila në mbledhjen e radhës së qeverisë pritet që të marrë një bonus me 8.5 pikë. Pas kësaj qeveria pritet që të hapë një garë normale, ku do të marrin pjesë edhe […]
Licenca/ Dy centralet e parë fotovoltaikë marrin miratimin e MIE
Dy projektet e para për centrale fotovoltaikë kanë marrë miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Tashmë subjektet kanë “trokitur” pranë Entit Rregullator të Energjisë për t’u pajisur me licencë prodhimi. Nga dhjetëra e dhjetëra projekte të dorëzuara gjatë vitit 2017 në ish-Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë tashmë e Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm dy kanë kaluar provën. Enti Rregullator i Energjisë tashmë në mbledhjen e fundit të Bordit të Komisionerëve ka hapur dritën e gjelbër për shqyrtimin e aplikimit e […]
Ndotja e Adriatikut/ Kroacia, Shqipëria dhe Mali Zi “bashkojnë” forcat
Tre vende që përfitojnë ekonomikisht shumë nga Adriatiku, janë angazhuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme lidhur me eliminimin e ndotjes së këtij deti. Gjatë një takimi të mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë, përfaqësues të qeverive respektive nënvizuan situatën problematike, ndikimin tek turizmi si dhe ndërhyrjet alternative. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ministri i Mjedisit dhe Energjisë i Kroacisë, z. Tomislav Ćorić, dhe ministri i Mjedisit i Malit të Zi, Pavle Raduloviq, vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm midis […]
AKEP: Bizneset të blejnë menjëherë “domain.al”
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar bizneset se ata mund të fillojnë menjëherë të kryejnë pranë AKEP regjistrimin e emrave të tyre si domain-e .al AKEP me qëllim përmirësimin e kuadrit rregullator lidhur me ushtrimin e kompetencës ligjore për administrimin e domain-eve .al, ka nisur një proces veprimesh administrative të përcaktuara dhe të bëra të ditur për palët e interesuara nëpërmjet Vendimit të Këshillit Drejtues Nr. 25, datë 15.12.2017 “Për marrjen e disa masave mbi shqetësimet lidhur me […]
Pastrimi i parave, bankat: Nuk do të pranojmë depozitim mbi 50 mijë euro nëse nuk justifikohet burimi
Gjatë janarit dhe shkurtit, bankat e nivelit të dytë kanë afishuar në vende të dukshme një tabelë ku sanksionohet një kufi i ri për sasinë e parave që mund të depozitohen pa një dokument që vërteton burimin. Ky kufi është 50 mijë euro ose vlera e barabartë në çdo monedhë tjetër. Konkretisht në tabelat e afishuara bëhet e qartë se ky rregull ka nisur që nga data 17 janar dhe vjen si efekt i kuadrit rregullator. “Në zbatim të kuadrit […]
Të lirë, të pavarur e profesional. Kjo është ajo që kemi qenë, jemi e do të jemi!
Meqë këto ditë ka pasur disa debate, që kanë pasur në qendër të tyre pavarësinë e medias, duke përfshirë edhe revistën tonë, kemi vendosur t’ia kushtojmë këtë editorial pikërisht kësaj teme. Revista “Monitor”, prej 18 vitesh, është pjesë e medias së shkruar në Shqipëri dhe, nuk është hera e parë, e as do të jetë e fundit, që anatemohet për pavarësinë e saj. Nuk mund të qëndrosh përherë modest, përballë cinizmit të pushtetit që, mungesën e argumentit për mosmbajtjen e […]