100 punëdhënësit më të mëdhenj
Nga 16 ndërmarrje në vend, private dhe publike, që kanë më shumë se 1,000 punonjës, tre janë lojëra fati, tre janë call center, katër janë shtetërore, dy janë prodhim këpucësh. Kjo është pasqyra më e mirë e ekonomisë sonë primitive, që si avantazh kryesor vijon të ketë krahun e lirë të fuqisë punëtore, që nuk investon në teknologji, nuk arrin të tërheqë investime të huaja me vlerë të shtuar të lartë dhe që pret që fati t’i vijë nga qielli. […]
Rënia e vetëpunësimit
Ekonomia shqiptare dominohet nga sipërmarrjet e vogla, ndërsa shqiptarët kanë parë si alternativë punësimi, vetëpunësimin. Por, vetëpunësimi në Shqipëri duket se ka filluar të tkurret, duke reflektuar konsumin e dobët, që sipas INSTAT rritet mesatarisht vetëm 2-3% në vit, por edhe ndryshimin e modelit ekonomik në tregtinë me pakicë, (ku mbizotërojnë të vetëpunësuarit), teksa pesha e qendrave tregtare dhe zinxhirëve të supermarketeve sa vjen e rritet, duke konkurruar fort dyqanet e vogla. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara […]
Rriten investimet në ndërtim, ulet produktiviteti
Bizneset rritën investimet në pasuri të paluajtshme si toka dhe ndërtesa gjatë periudhës 2010-2016. Sipas të dhënave nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve të përpunuara nga “Monitor” para gjashtë vitesh nga totali i investimeve, 50% shkuan për makineri, mjete transporti, ndërsa në vitin 2016, ky zë është rrudhur në vetëm 27%. Sipas të dhënave të INSTAT, investimet e bizneseve në toka dhe banesa në vitin 2016 zunë 55% të totalit të investimeve të biznesit në raport me 33% të investimeve në […]
Shqipëria, nën survejim
Shqipëria është zyrtarisht nën survejim. Biznesi i tregtimit të sistemeve të sigurisë kamera, por jo vetëm, raporton rritje të shitjeve. Një pjesë e tyre gjykojnë se kjo kërkesë ka ardhur edhe si efekt i perceptimit që ka biznesi dhe individët për kriminalitetin në rritje, ndërkohë që ligji i ri “Për masat shtesë të sigurisë” ka rolin kryesor. Po kështu ka rritje të punëdhënësve që monitorojnë punonjësit në sektorin fason, në call center, ku pagesa bëhet me ore apo edhe vendosja […]
Kriminaliteti ka nxitur biznesin të instalojë sisteme sigurie
Flet Arben Vrekaj, Manager i kompanisë Diagnostica AL Bizneset u druhen vjedhjeve dhe rritjes së kriminalitetit dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse kërkohet që të instalohet një sistem sigurie. Për Arben Vrekaj, menaxher pranë kompanisë Diagnostica AL, ka një rritje të kërkesës prej vitesh tashmë. Një tendencë që vërehet në sektor, sipas tij, është instalimi i sistemeve të tjera nga ana e bizneseve që shërbejnë për të matur performancën në punë të punonjësve, apo për të mbajtur […]
Bizneset që monitorojnë punonjësit, në rritje
Flet Nertil Lilo, administrator Elektrosek Ligji “Për masat shtesë të sigurisë” ka ndikuar në rritjen e kërkesës për instalimin e sistemeve të sigurisë. Për administratorin e kompanisë Elektrosek, Nertil Lilo, ka një rritje të dukshme në fund të vitit 2017 dhe gjatë janarit të 2018. Ai nënvizon se kërkesa vjen për sisteme komplekse që kanë të integruara edhe sisteme të tjera dhe kanë cilësi shumë të mirë. Por gjithmonë e më shumë bizneset, sipas Lilos, po investojnë edhe te […]
Biznesi i makinave me qira në lulëzim
Përdorimi i makinave me qira më parë konsiderohej luks, por kjo gjë duket se ka ndryshuar edhe në një vend të vogël si Shqipëria. Mes konkurrencës së lartë, ofrimit të çmimeve të favorshme, në përpjekje “për të kapur” emigrantë dhe turistë të huaj, tregu i makinave me qira po jeton ditë të mira. Por, edhe problemet ekzistojnë. Gjobat dhe infrastruktura e rrugëve janë shndërruar në një dhembje koke për kompanitë… Nga Deada Hyka Në Shqipëri hynë 5.1 milionë […]
Si funksionon
Për të marrë një automjet me qira është e nevojshme që në fillim të përmbushen disa kushte, si patenta (por nëse nuk dini t’i jepni makinës, atëherë mund të kërkoni edhe shërbim me shoferë, kjo do t’ju kushtojë pagesë shtesë, por vitet e fundit kompanitë kanë nisur ta aplikojnë.), pasaportë ose kartë identiteti, duhet të kryeni pagesë paradhënie për qiranë me kartë krediti, një garanci (kompani të ndryshme aplikojnë tarifa të ndryshme, por 200 euro është shuma minimale). Garancia ju […]
Biznesi i makinave me qira në botë
Tregu i makinave me qira përfshin një gamë të gjerë të shërbimeve që lidhen me marrjen me qira të automjeteve për periudha specifike kohore. Kjo mund të zgjasë nga disa orë, në disa muaj, dhe nuk ka një tarifë të përcaktuar. Rritja e tregut mbështetet dukshëm nga rritja e flukseve të turizmit brenda dhe jashtë vendit. Këto shërbime ofrohen shpesh përmes faqeve të internetit dhe përmes rezervimeve online. Shërbimet e makinave me qira janë bërë kursim kohe dhe parash për […]
Domosdoshmëria e Menaxhimit të Rreziqeve në Koncesionet Hidroenergjetike
Nga Dr. Lorenc Gordani Pavarësisht nga rëndësia shumëplanëshe për ekonominë, investimet në hidroenergjetikë paraqesin sfida komplekse në menaxhimin e tyre në praktikë. Për të mundësuar përthithjen e kapitaleve private e të huaja, nga të gjitha qeveritë është synuar përdorimi i modeleve më të gjera të partneritetit. Çështja është si ka rezultuar menaxhimi i tyre dhe ku kanë konsistuar problemet për palët? Çfarë pritet apo këshillohet në të ardhmen lidhur me përmirësimin e menaxhimit të këtyre projekteve? Problemet e […]
Investimi në gjërat e bukura të jetës
Letrat me vlerë, aksionet dhe bonot e thesarit janë të gjitha me shumë vlerë, por në fund të fundit, ato vetëm disa “copa letrash” janë. Ato nuk janë asete të cilat ju mund t’i varni në muret e shtëpisë dhe me të cilat mund të krenoheni kur t’ju vijnë miqtë. Janë të shumtë njerëzit e pasur, të cilët dëshirojnë ta investojnë pasurinë e tyre në gjëra më të prekshme, të tilla si prona, koleksione veprash arti, në pije të si […]
Marrëveshjet më të mira tregtare të Britanisë
Pas Brexit, cilat janë marrëveshjet që negociuesit duhet t’i japin më shumë prioritet? Por më emergjente sesa nënshkrimi i marrëveshjeve të reja është mbrojtja e atyre ekzistuese Mbështetësit e Brexit ëndërrojnë të lirohen njëherë e përgjithmonë nga prangat e Bashkimit Europian, duke imagjinuar negociatorët e zjarrtë britanikë që të nënshkruajnë marrëveshje të reja tregtare me Amerikën, Kinën dhe Indinë. Por realiteti është disi ndryshe në krahasim me imagjinatën e tyre, shkruan The Economist. Britania tashmë ka rreth 40 marrëveshje […]
Forcat e 5G-së
Gjenerata e ardhshme e teknologjisë së lëvizshme është gati për t’u hedhur në treg. Teknologjia inovative 5G ka gjithçka në avantazh me përjashtim të një rasti të qartë biznesi Atletët e Koresë së Veriut nuk ishin pjesëmarrësit e vetëm të pazakontë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang në Korenë e Jugut, të cilat filluan nga 9 shkurti. Çdokush mund të merrte pjesë në to, të paktën virtualisht, shkruan The Economist. Shumë garues u filmuan nga kamera të vendosura kudo […]
Në ekonomi, burrat dhe gratë kanë mendime të ndryshme
Ekonomistët i përkasin më shumë krahut të djathtë dhe janë më të vjetër Burrat vijnë nga Marsi dhe gratë nga Venusi. Por ekonomistët, me siguri, janë pjesë e planetit Tokë, dhe duke i shërbyer atij në mënyrë racionale, por kjo nuk do të thotë se edhe në mesin e shkencëtarëve nuk ka ndasi gjinore, shkruan The Economist. Ann Mari May dhe Mary McGarvey nga Universiteti Nebraska-Lincoln dhe David Kucera nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, kryen një sondazh me ekonomistë […]
Shërbimi me roje private, “mollë sherri”
Në dy muaj, 164 ankesa për tenderët, kompanitë: Faji i institucioneve Kompanitë që ofrojnë shërbimin me roje private, si dhe shoqërimin e vlerave monetare, nuk kanë shpëtuar as këtë vit nga problematika e përplasjes me insitucionet pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Në harkun e dy muajve janë bërë të paktën 164 ankesa vetëm për shërbimin me roje private, ndërkohë që shifra është shumë më e lartë, nëse shtojmë këtu edhe shoqërimin e vlerave monetare. Praktika e ankesave për këtë […]
Prapaskenat e deeuroizimit
Shqiptarët kanë vite që Euron dhe Dollarin, por më së shumti Euron, e kanë bërë pjesë të aktivitetit të tyre financiar. Pse po ndërmerret pikërisht tani procesi i deeuroizimit, përse në këto momente dhe jo përpara një, dy apo tre vjetësh? Çfarë ka ndryshuar që na lindi nevoja për një ndërhyrje të tillë? Nga Panajot Soko Do ta prezumoj si të konsumuar shpjegimin parashtrues të gjithë kësaj ndërmarrjeje të madhe nga ana e Bankës së Shqipërisë, me titullin […]
MWC 2018, jo vetëm smartphone
Nga kufjet për t’u dobësuar tek aplikacionet për të parë përtej mureve Kufjet për t’u dobësuar Quhet Modius, e ka shpikur një neuroshkencëtar i ri nga San Diego dhe ka mbledhur më shumë se dy milionë dollarë nga shitjet nëpërmjet platformës Indiegogo. Për të kuptuar se nuk bëhet fjalë për një fenomen kaq të çuditshëm, mjaft të shpjegojmë se për çfarë shërben: pajisja Modius është menduar që t’ju ndihmojë që të dobësoheni. Si? Mjaft që ta vishni si një […]
Urbanizimi nuk i ka shërbyer rritjes
Globalisht ekziston një marrëdhënie e fortë pozitive mes nivelit të urbanizimit të një vendi dhe PBB-së së tij për frymë. Lidhja midis këtyre dy variablave është e vështirë për t’u matur, po teoritë ekonomike mbi urbanizimin sugjerojnë se, sa më i lartë është urbanizimi në një vend, aq më e madhe është mundësia për të zhvilluar klasterat. Ekonomia e bazuar në klastera është tipike e qyteteve në rritje të popullsisë. Kur ndërmarrjet dhe punonjësit grumbullohen së bashku, janë në gjendje […]
Emigrimi i fuqisë punëtore godet bizneset rumune dhe bullgare
Bizneset rumune dhe bullgare, si dhe menaxherët e burimeve njerëzore, i frikësohen faktit se kriza e fuqisë punëtore të vitit të kaluar do të përkeqësohet në vitin 2018, pasi një numër i madh punëtorësh të zanateve të ndryshme po vazhdojnë të emigrojnë. Këto të dhëna janë marrë nga një studim i publikuar në janar nga Kienbaum, një kompani kërkimi në fushën e menaxhimit në Gjermani. Mbi 70% të të anketuarve thanë se prisnin që kriza të përkeqësohej në vitin 2018, […]
Bullgari/ PBB-ja është rritur me 3.6% në vit
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB-ja) u rrit me 3.6% në tremujorin e katërt të vitit 2017 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar dhe me 0.8% në krahasim me tremujorin e tretë të 2017, sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Statistikave. Vlerësimet paraprake për PBB-në në kontekstin e kushteve të përgjithshme për përgatitjen e indikatorëve afatshkurtër bazohen në informacionin paraprak afatshkurtër (subjekt i përditësimeve dhe rishikimeve të njëpasnjëshme) në vlerësimet e ekspertëve dhe modelet për komponentët e […]
Kroaci/ Canopy, projekti më i ri nga Hilton në Zagreb
Hilton (NYSE HLT) dhe Zagreb City Hotels njoftuan javën e kaluar planet e zhvillimit të projektit Canopy nga Hilton në Zagreb. Projekti, nën markën e mirënjohur të hotelerisë Hiltol, është planifikuar se do të hapet në fund të këtij viti. I vendosur në qendër të Zagrebit, shumë pranë stacionit kryesor hekurudhor të qytetit, hoteli pritet të mirëpresë mysafirët e parë në fund të vitit 2018 dhe do të jetë i dyti i llojit Canopy për Europën, pas atij të ndërtuar […]
Bullgari/ Shtesë e re për portofolin e banesave me qira në Sofje
Cleves, pronari dhe operatori i banesave me qira banimi në Sofje, njoftoi një marrëveshje me San Stefano Property Development (SSPD) për të menaxhuar një ndërtesë brenda San Stefano Plaza me qira. San Stefano Plaza është një kompleks i ri shumëfunksional në rrugën ‘San Stefano’. Ai përmban njësi rezidenciale, zyra Class A, një qendër tregtare, mensa, palestër, spa, galeri arti dhe katër nivele parkimi nëntokësor – të gjitha të certifikuara si ‘Excellent’ sipas BREEAM, standardi i artë i qëndrueshmërisë mjedisore, shkruan […]
Rumani/ Norma e papunësisë, e qëndrueshme në janar
Shkalla e papunësisë e Rumanisë ishte e qëndrueshme në fillim të vitit, treguan shifrat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Norma e papunësisë e rregulluar sezonalisht ishte 4.6 për qind në janar, në të njëjtën normë si në dhjetor. Në muajin korrespondues të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë ishte 5.1 për qind. Numri i të papunëve u rrit në 424,000 në janar nga 419,000 në muajin paraprak. Një vit më parë, shifra e të papunëve arriti në 460,000.
Zhbalancohet skema e pensioneve/ Rriten pensionistët, ulen kontribuuesit
Plakja e popullsisë në dekadat e fundit ka sjellë zhbalancime në skemën e pensioneve, teksa shihet që në vitin 2016, numri i kontribuuesve në sigurime shoqërore ka rënë me 49%, ndërsa numri i pensionistëve është rritur me 90%. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në vitin 1990, vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime më shumë se 1.4 milionë persona. Në vitin 2016 paguan sigurime vetëm 714 mijë persona, […]
Shitblerjet e bizneseve/ Në 2017 u rritën përqendrimet, Konkurrenca miratoi 16 transaksione
Shitblerjet e bizneseve janë një praktikë e njohur në ekonomi por viti i kaluar u përkufizua me një rritje të numrit të transaksioneve të kësaj natyre. Në raportin vjetor, Autoriteti i Konkurrencës saktëson se janë të paktën 16 procedura përqendrimi mes bizneseve nga 11 që ishin në vitin 2016. Në fakt, sipas Konkurrencës, numri i transaksioneve të kërkuara është më i lartë, por disa prej tyre nuk kanë plotësuar kushtet ligjore. “Gjatë vitit 2017, AK, në bazë të neneve 10 […]
Investitorët e huaj/ FIAA zgjedh tre anëtarët e rinj të Bordit
Tre anëtarë të rinj i janë bashkuar Bordit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Përmes një njoftimi për shtyp, shoqata bëri me dije se anëtarët e rinj u përkasin tre kompanive kryesore tëhuaja në vend përkatësisht, STATKRAFT, SHELL dhe ANTEA Cement, ndërkohë që pozicionin e Kryetarit të ri të shoqatës do ta mbajë Tom Kristian LARSEN, Drejtuesi Ekzekutiv i Statkraft në Shqipëri. “FIAA është institucioni më i respektuar që përfaqëson komunitetin e biznesit në Shqipëri, mban një […]
2017/ Rimbursimi i TVSH rritet me 56% prej projekteve të mëdha
Rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar arriti vlerën më të lartë historike më 2017-,, që kur skema nisi të aplikohej. Shuma e kthyer mbrapsht te bizneset arriti në 13.9 miliardë lekë, më shumë se 100 milionë euro, me një rritje 56% në raport me vitin 2016. Vlera e lartë e rimbursimit të TVSH-së u dedikohet investimeve në projektet gazsjellësit TAP dhe HEC-et mbi lumin Devoll. Burimet nga tatimet pohojnë se rritja e shumës së TVSH-së së rimbursuar i dedikohet […]
Bankat/ Rritet pesha e investimit në borxhin e qeverisë
Bankat tregtare kanë rritur më tej përqendrimin e investimeve në mbajtjen e borxhit të qeverisë, teksa individët po tregohen më skeptikë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, gjatë vitit të kaluar bankat mbajtën 60.96% të borxhit të brendshëm të qeverisë, me një rritje 0.63 pikë përqindje në krahasim me një vit më 2016. Në të kundërt të bankave, individët dhe Banka e Shqipërisë kanë ulur pozicionin në këto investime. Pesha e individëve në mbajtjen e borxhit ra në 14.86% […]
Shoqata e Ricikluesve/ Na janë pezulluar padrejtësisht licencat, po falimentojnë 100 ndërmarrje
“Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” dhe “Shoqata e Ricikluesve” kanë denoncuar në një konferencë për shtyp veprimet ekstraligjore të ushtruar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, ndaj një numri të konsiderueshëm subjektesh aktiv në fushën e grumbullimit, përpunimit të mbetjeve të riciklueshme, në Bashkinë e Tiranës. Subjekte private, prej muajsh vazhdojnë të jenë pre e një seri masash administrative arbitrare dhe të jashtëligjshme, që kanë kulmuar me revokimin dhe pezullimin e lejeve mjedisore dhe për rrjedhojë, ndërprerjen e aktivitetit […]
Ndotja akustike/ Shqipëria e 23-a mes 98 vendeve, një projekt kundër “borive”
Shqipëria renditet në vendin e 23-të mes 98 vendeve të analizuara nga Numbeo për indeksin e ndotjes akustike. Indeksi i përgjithshëm i ndotjes për vitin 2018 rezultoi 75.21, ndërkohë që indeksi i kombinuar i dy ekstremeve, pra shkallës më të lartë të ndotjes akustike dhe asaj më të ulët ka dhënë një rezultat prej 130.4. Nga vendet e rajonit, vetëm Maqedonia ka një ndotje akustike më të lartë që e rendit atë në vendin e 12, ndërsa pjesa tjetër janë […]
Indeksi i Çmimeve të Konsumit- shkurt 2018
Shtrenjtimi i ushqimeve dhe rritja e çmimit të ujit në kryeqytet kanë bërë që inflacioni të përshpejtohet në muajin shkurt. Ndryshimi vjetor i çmimeve ishte më i larti që prej qershorit të vitit 2017. Në muajin shkurt 2018, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,1%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2%, raportoi INSTAT. Pavarësisht rritjes, indeksi mbetet poshtë synimit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%, për disa vite radhazi tashmë, duke dëshmuar për […]
Kë ka bekuar Zoti?
As pasuritë e trashëguara nga Zoti dhe as pasuritë e reja të krijuara nga puna e tyre nuk po shtyjnë shqiptarët përpara, me masën e duhur, drejt mirëqenies. Do t’ju japim vetëm dy fakte që mendojmë se janë domethënëse. Të dyja vijnë nga analizat e Bankës Botërore, e cila nuk mund të vihet lehtë në dyshim për ekspertizën e saj. Banka Botërore, pasi mati pasurinë e kombeve në vitin 2018, gjeti se shqiptarët kanë pasuri natyrore rreth 13,375 dollarë për […]