Zhgënjen biznesi i stallave
Fermat e mëdha blegtorale në vend kanë hyrë në një cikël të vështirë mbijetese, teksa falimentet janë shtuar, për shkak se prodhimet e tyre nuk janë konkurruese me tregun e zi dhe importet. Kostot e larta të bazës ushqimore, nga njëra anë, dhe informaliteti i lartë në treg, nga ana tjetër, i nxjerrin prodhimet e fermave me çmime 35% më të larta se importi. Nga 16 fermat e mëdha blegtorale aktualisht kanë mbetur vetëm 4. Numri i krerëve të gjedhit në […]
Modelet e fermave
Dojaka i Natyral, modeli i suksesit në blegtori, ja “receta” Kur vendosi të zhvillojë një fermë blegtorale me gjedhë, Artur Dojaka, i cili tregton prodhimet e bulmetit Natyral, zotëronte njohuri të thelluara në sektorin e blegtorisë. Me një trashëgimi të pasur nga familja me tradita në bujqësi dhe blegtori, ai kishte fituar përvojë të çmuar nga puna vullnetare në komunitetet bujqësore (Kibbutz) në Izrael. Me profesion ekonomist dhe me një pasion që trashëgoi për bujqësinë, ai nisi aktivitetin për krijimin […]
Beka: Investimet në blegtori duhet të zgjidhin ciklin e mbyllur
Ismail Beka, nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), thotë se investimet në blegtori në disa raste nuk u menduan mirë. Në shumë raste u ndërtua një kompleks blegtoral me 200-500 lopë, apo 500-1000 bagëti të imta brenda një kompleksi stallash pa tokë bujqësore. Investimet e mëdha u përqendruan në investime moderne të ndërtesave të stallave, nëpërmjet importit të racave të bagëtive me kapacitete të larta prodhuese nga vendet europiane, u instaluan sistemet moderne të mjeljes, por ndërkohë që i […]
Euro, receta si të frenojmë humbjet
Ekspertët Arben Malaj, Ardian Civici, Selami Xhepa, Arian Kadareja, Zef Preçi, Artan Gjergji, Ilia Kristo, Oltion Rrumbullaku, shtruan disa teza se si mund të minimizohen efektet negative që po krijon kursi i këmbimit tek konkurrueshmëria e ekonomisë Përshpejtimi i nënçmimit të euros ndaj lekut me gati 5% në harkun e pesë muajve të parë të vitit dhe 8% që nga fillimi i 2016-s i ka bërë të “pafuqishme” institucionet financiare dhe grupet e ekspertëve për të gjetur faktet […]
Malaj: Ekonomia shqiptare duhet të bazohet tek rritja e eksporteve
Profesor Arben Malaj thotë se, efekti psikologjik i strategjisë se deuroizimit duhet të reduktohej apo menaxhohej në një strategji komunikimi lehtësisht te kuptueshme dhe me intensitetin e duhur publik për të minimizuar çdo konvertim të depozitave në euro në monedhat të tjera, sidomos për depozitat jashtë sistemit bankar, por që bëhen pjesë e rritjes së ofertës së euros në treg. Cilat vlerësoni së janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në rënien e fortë të euros në tregun vendas dy […]
Civici: Të aplikohen politika subvencioni për bizneset që dëmtohen nga kursi i këmbimit
Profesor Ardian Civici propozon që, për të zbutur efektet e luhatjes së kursit të këmbimit, mund të bëhen politika apo të ndërmerren masa indirekte për kompensime të ndryshme monetare, apo fiskale, për kategoritë e bizneseve që preken direkt nga luhatjet e kursit të këmbimit. Cilat vlerësoni se janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në rënien e fortë të euros në tregun vendas dy vitet e fundit, sidomos në 5 muajt e parë të 2018-s? Duket se në tregun monetar […]
Preçi: Oferta e parave me orgjinë kriminale ka dobësuar euron, ta zëvendësojmë me lekun
Eksperti Zef Preçi thotë se oferta monetare e parave me origjine kriminale në ekonominë Shqiptare është tejet e madhe dhe përbën një kërcenim serioz për deformime të tjera në këtë ekonomi. Ai thotë se, vendet e Ballkanit Perëndimor do te duhet së shpejti të ndërtojnë një strategji të posaçme të ngjashme për zëvendësimin e monedhave të tyre kombëtare. Në komentin e tij, z. Preçi, flet për procesin e de-euroizimit dhe mbron idenë e një strategjie për përdorimin e euros si […]
Xhepa: Kursi po ndikohet nga faktorë anormalë, euro të zëvendësojë lekun
Profesor Selami Xhepa thotë se, në afat të shkurtër, rregullimi i veprimtarisë së bankave në operacionet e tyre me euro duhet të relaksohet, duke ju krijuar atyre më shumë hapësira të ndërmjetësimit të euros dhe të krijojë besim për ruajtjen e vlerës së lekut në afat të gjatë. Ai është një mbështetës i zëvendësimit monetar, pra që vendi të kalojë në përdorimin zyrtar të euros si monedhë kombëtare Cilat vlerësoni se janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në rënien […]
Kadareja: Të neutralizohet ndikimi që vjen nga ekonomia e zezë
Prof. Assoc. PhD Arjan Kadareja nga Universiteti i New York në Tiranë shprehet se Banka Qendrore duhet të synojë neutralizimin e zhvlerësimit të euros të shkaktuar nga faktorë të tillë si hyrjet e parave të ekonomisë së zezë dhe spekulimi. Ai tha se adoptimi i njëanshëm i euros do të ishte një “xhaketë e ngushtë” për ekonominë shqiptare. Cilat vlerësoni se janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në rënien e fortë të euros në tregun vendas dy vitet e […]
Kristo: Përshtatja e euros si monedhë kombëtare të shihet si mundësi
Ilia Kristo, profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, thotë se duhet të përcaktohen faktorët që po ndikojnë kursin e këmbimit nga Banka e Shqipërisë në bazë të studimeve të thelluara. Ai shprehet se adoptimi i euros si monedhë kombëtare të shihet si një mundësi Cilat vlerësoni si arsyet kryesore të rënies së euros dy vitet e fundit, sidomos në 5-mujorin e parë 2018? Prirja e një rënie të Euros në dy vitet e fundit në përgjithësi […]
Gjergji: Bankat të nxisin produktet derivative që mbrojnë bizneset nga kursi
Artan Gjergji, drejtor ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE shprehet se, bankat e nivelit të dytë duhet të nxiten drejt ofrimit të Produkteve Derivative që ofrojnë Mbrojtje (hedging) nga Risku i Kursit të Këmbimit – praktikat më të mira ndërkombëtare tregojnë se agjentët ekonomikë, që kanë transaksione të shumta në valutë të huaj, nënshkruajnë kontrata derivative (futurës, forwards, options, swaps) që kanë efekt mbrojtës (hedging) me qëllim reduktimin në maksimum të ekspozimit ndaj riskut të luhatjes së këmbimit valutor […]
Rrumbullaku: Kursi po ndikohet nga efektet e Vetting-ut
Oltion Rrumbullaku, profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, tha se mbiçmimi i lekut në kursin e këmbimit po ndikohet nga lëvizjet e fundit në kuadrin e Reformës në Drejtësi, të cilat kanë nxjerrë në pah të gjithë këto problematika dhe individët që dyshojnë se pasuritë e tyre nuk mbështeten në forma të sigurta, po bëjnë lëvizje korrigjuese. Ai tha se, Shqipëria nuk ka nevojë të rëndësishme për një monedhë të re, madje duhet të thellojë përpjekjet për […]
Nordikët në Golem, mes parajsës dhe purgatorit
Golemi, në vitin e dytë të shkëlqimit. Reportazh për “lulëzimin” turistik të kësaj zone që, për herë të parë, është bërë destinacion i nordikëve, të cilët mbërritën më 11 maj. Përshtypjet për hotelet, ushqimin, shqiptarët dhe Shqipërinë. Çfarë u ka tërhequr më shumë vëmendjen dhe a do të kthehen sërish? Nga Nertila Maho Një “Aperol Spritz” në krah të mbajtëses së çadrës, një krem me SPF 30 dhe një libër. Pirjo Laaksonen, së bashku me bashkëshortin, të […]
Një vit i mbarë për bashkitë
Nga i sigurojnë të ardhurat bashkitë kryesore të vendit. Ku i shpenzojnë paratë. “Monitor” sjell një përmbledhje të performancës së bashkive, sipas të dhënave të përpunuara nga statistikat e Financave Vendore (portali financat vendore.al). Të 6 bashkitë në vend kishin në dispozicion për të shpenzuar për çështje administrative dhe investime kapitale rreth 76 miliardë lekë në vitin 2017, në rritje me rreth 23% krahasuar me një vit më parë. Në terma nominalë, burimet financiare totale rezultuan rreth 14.2 miliardë […]
Bashkitë në kahun përmirësues
Flet Merita Toska, eksperte për financat vendore në CO-Plan Performanca financiare e 61 bashkive në vend rezulton të ketë qenë në kahun përmirësues. Gjatë vitit 2017, burimet financiare të disponueshme u rritën me rreth 23% në terma vjetorë. Ndonëse në nivel agregat, panorama vlerësohet pozitivisht, diferencat e theksuara ndërmjet bashkive në burime financiare të disponueshme nxjerrin në pah dobësitë strukturore që karakterizojnë qeverisjen vendore të nivelit të parë. Në këtë kontekst, përmirësimi i shënuar në burimet financiare vendore, që […]
Italia, konvergjenca dhe divergjenca midis M5S dhe Ligës
FOKUS – Në letër, duket se shumë pika vënë në kundërshtim dy forcat populiste që po përgatiten të udhëheqin Italinë Si të pajtohen dy parti që duken kaq të largëta? Nga njëra anë, Liga, një produkt i së drejtës ekstreme Transalpine, një parti rajonale që u shtetëzua në vitet e fundit, në përpjekje për të imituar Frontin Kombëtar Francez. Nga ana tjetër, Lëvizja 5 Yjet (M5S), një UFO politike, që në fillimet e saj u besua të ishte populiste e […]
Si të rregullohet tregu i kriptomonedhave
Avantazhet dhe disavantazhet e monedhës dixhitale. Cilat janë tre pyetjet kryesore që duhet t’u përgjigjen rregullatorët e aseteve dixhitale Gara e vrullshme, mesa duket, është qetësuar. Disa prej spekulatorëve gjatë vitit të kaluar e çuan çmimin e kriptomonedhve në nivele shumë të larta, shkruan The Economist. Vlera e bitcoin, më e njohura ndër to, thuajse është përgjysmuar. Por gjithsesi, vrulli që shihet pas gjithë këtyre kriptomonedhave vazhdon të jetë ende i fuqishëm. Bitcoin vazhdon të ketë ende një vlerë […]
Zemërimi i Argjentinës/ A do të përhapet vuajtja e saj?
Argjentina ka shumë të përbashkëta me tregjet e djeshme të vendeve në zhvillim, por shumë pak me tregjet e sotme Deficiti i lartë, inflacioni i theksuar, monedha vendase në rënie, rritja e normave të interesit, rënia e rezervave dhe një kthesë modeste në drejtim të FMN-së. Argjentina, mesa duket, po përjeton një krizë financiare klasike të tregjeve në zhvillim, e cila arriti kulmin me vendimin e fundit të qeverisë javën së kaluar, ku kërkohej një hua nga fondi, një […]
Sistemi universitar francez, joselektiv
Francë, studentët më të papërgatitur, synojnë të diplomohen në degën e matematikës. Pse Emmanuel Macron ka të drejtë të përpiqet që të reformojë universitetet franceze “Është si organizimi emergjent për të shpëtuar të gjithë njerëzit që janë në një anije që po mbytet dhe duke u përpjekur që të merret vesh sa më parë të jetë e mundur se cilët janë ata që dinë të notojnë”, e përshkruante Alain Peyrefitte, asokohe ministër i Arsimit në Francë, sistemin arsimor joselektiv […]
Sfidat e agjencive të marketingut në epokën dixhitale
Përshtatja, mbijetesa dhe suksesi në një treg transformimi të përditshëm, është shndërruar në një sfidë të madhe edhe për agjencitë e marketingut në Shqipëri. Nga GERTON BEJO* Falë zhvillimit të jashtëzakonshëm të internetit, medias sociale, të telefonisë mobile dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në tërësi, edhe industria e reklamave, si shumë industri të tjera, ka qenë dhe mbetet në një proces rindërtimi në vitet e fundit. Këto ndryshime kanë prekur çdo strukturë të industrisë, duke ndryshuar format […]
Europa po i ekspozon pikën e dobët Rusisë dhe Kinës (Ballkanin)
Tre herë në javë, presidenti serb Aleksandër Vucic gjen kohën për t’ju përkushtuar klasës së rusishtes. Qëllimi sipas tij është që flasë aq rrjedhshëm me Vladimir Putin saç flet edhe me liderët perëndimor. Dëshira për të vendosur barazi në gjuhë tregon balancën tradicionale gjeopolitike të Serbisë, një vend historikisht i ndarë midis lindjes dhe perëndimit. Me anëtarësimin në Bashkimin Europian që është vite larg, Vucic po forcon marrëdhëniet me Rusinë, ndërsa pret para prej Kinës për projekte madhore në infrastrukturë […]
Kroaci / Përshpejtohen planet për t’iu bashkuar Eurozonës
Qeveria e Kroacisë filloi të mendojë seriozisht për t’u bashkuar me Eurozonën, menjëherë pasi miratoi një strategji të re që synon kalimin në monedhën e vetme brenda një periudhe nga pesë deri në shtatë vjet. Por forcat opozitare pretendojnë se kjo gjë nuk është aspak në interesin më të mirë të Kroacisë. Gjatë një seance, Kryeministri i vendit, Andrej Plenković, tha me bindje të plotë përpara të gjitha forcave parlamentare se vendimi për të ndryshuar kunën në euro, pra miratimi […]
Bullgari / Rritje e dobët ekonomike
Ekonomia e Bullgarisë shënoi rritje prej 0.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2018, tha Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI) në një vlerësim flash më 15 maj. Në terma realë, Prodhimi i Brendshëm Bruto (BPV) në Bullgari në tre muajt e parë të vitit ishte 21.24 miliardë lekë ose 10.86 miliardë euro. Në terma vjetorë, rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 3.5 për qind. NSI do të njoftojë shifrat paraprake të rritjes për tremujorin më 7 qershor. […]
Kroaci / Rritet presioni për rolin e zëvendëskryeministres në drejtim të Agrokor
Liderët e koalicionit qeverisës të Kroacisë u takuan javën e kaluar për të diskutuar në lidhje me kërkesat e opozitës, një prej të cilave është se zëvendëskryeministrja Martina Dalić duhet të japë dorëheqjen në lidhje me akuzat që asaj i janë bërë për ristrukturimin e firmës më të madhe private të vendit, Agrokor, shkruan Reuters. Znj. Dalić, e cila është edhe ministre e Ekonomisë, u përpoq që të shpëtonte prodhuesin ushqimor dhe shitësin me pakicë Agrokor, pasi u vendos nën […]
Hungari / E teta në botë, si një prej vendeve më tërheqëse në botë për të investuar
Hungaria është vendi i tetë më tërheqës në botë për të investuar, sipas një renditje të botuar të mërkurën e kaluar nga revista prestigjioze amerikane “Site Selection”, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, në një konferencë për shtyp. Me ekonominë e saj të vogël, Hungaria e ka të domosdoshme të marrë pjesë në “luftën e ashpër ndërkombëtare” për investime, në qoftë se ajo do të ruajë dinamikën e krijimit të vendeve të punës, ka thënë më […]
Sezoni i verës rrit dërgesat e diasporës në Kosovë
Dërgesat nga diaspora në Kosovë vijojnë të jenë një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare. Ato paraqesin burime që sigurojnë gjendje të qëndrueshme sociale dhe këto para, shkojnë kryesisht në konsum të familjeve dhe shumë pak për investime në biznes. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), remitancat nga diaspora brenda një viti shkojnë më shumë se 750 milionë euro. “Remitancat e pranuara në Kosovë në vitin 2017 shënuan 759.3 milionë euro, kurse në vitin 2016 u […]
Procedura e tenderimit i lë spitalet pa barna
Institucionet publike shëndetësore e kanë furnizimin me barna esenciale aktualisht rreth 60%. Materiali shpenzues arrin deri në 50% në të gjitha institucionet publike të kujdesit dytësor dhe tretësorë. Më keq mbetet furnizimi me citostatikë, barna që shërbejnë për trajtimin e të sëmurëve me kancer, e që problem me këto barna mbeten kontraktorët që furnizojnë Ministrinë e Shëndetësisë, kontratat e të cilëve kanë qenë me çmime më të larta se ato reale në treg. Drejtori i departamentit për informim në Ministrinë […]
Udhëtime, modë, mjekësi, përdorimet e përditshme të Inteligjencës Artificiale
Kur dëgjojmë të flitet, frikësohemi. Megjithatë e përdorim çdo ditë, pak a shumë në mënyrë të vetëdijshme. Më poshtë janë disa përdorime të Inteligjencës Artificiale nëpër botë Inteligjenca Artificiale kundër kancerit Brenda spitalit Shenzhen No. 6 People’s Hospital në jug të Kinës, Inteligjenca Artificiale po i ndihmon mjekët. Sistemi i ri i brendshëm që përdoret në spital mbështetet tek Inteligjenca Artificiale dhe arrin të krahasojë në kohë rekord radiografitë e pacientëve, për të zbuluar praninë e ndonjë anomalie, për […]
Eksportet janar-prill
Eksportet kanë ngadalësuar rritjen në muajin prill, duke reflektuar rënien e të ardhurave si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros dhe dollarit, dy monedhat kryesore që eksportojmë. Sipas të dhënave të INSTAT, në prill eksportet u rritën me 11.2%, që është ritmi më i ulët i muajve të parë të 2018-s. Në janar, rritja e eksporteve me bazë vjetore ishte 23.6%, në shkurt 18.7% dhe në mars u ngadalësua në 14.5%. Për të gjithë katër mujorin, rritja e eksporteve u ngadalësua […]
Ballkani Perëndimor, Tusk: S’ka Plan B, e ardhmja juaj është në BE, por procesi është i gjatë
“Për Ballkanin Perëndimor nuk ka Plan B, e ardhmja e tij shihet në Bashkimin Europian”. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, e bëri këtë deklaratë në një konferencë për shtyp pas Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Sofje. “Mund të them se ky samit ishte i frytshëm, madje falë bilancit në këtë samit kemi vendosur që sërish të mbajmë pas dy vitesh një takim të njëjtë në Kroaci. Ajo që ne kemi thënë dhe i qëndrojmë […]
Ahmetaj: Nga 1 janari, pragu i tatimfitimit bëhet 14 milionë lekë
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu që ndan bizneset e vogla nga i madhi do të rritet në 14 milionë lekë, nga 8 milionë lekë që është sot. Kjo do të sjellë automatikisht ulje të tatimfitimit nga 15 në 5% për 10,850 biznese, që janë gjysma e bizneseve që paguajnë tatimfitim në nivelin e 15%. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një konferencë për mediat. Ahmetaj tha se do të rishikohet dhe […]
De-euroizimi, Sejko: Plani i masave fillon në 6-mujorin e dytë të 2018-s
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar në Kuvend Raportin e Politikës Monetare. Në prezantimin e analizës, Guvernatori raportoi se ekonomia shqiptare vijon të ruajë një trend pozitiv zhvillimi. “Viti që lamë pas ka qenë vit progresi. Vëllimi ekonomik u rrit me 3.8%. Nga këndvështrimi i kërkesës agregate, rritja ekonomike u mbështet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit. Zgjerimi ndihmoi rritjen në sektorin e shërbimeve dhe në degë të caktuara të sektorit të industrisë. U krijuan 79 […]
Censi 2020 / INSTAT do të numërojë popullsinë
Censi i vitit 2020 si shtylla kryesore e sistemit kombëtar të statistikave dhe sfidat e tij kanë qenë temat kryesore të diskutimit në takimin e parë përgatitor të organizuar nga INSTAT, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri. Duke qenë se ky është procesi më i rëndësishëm demografik i një vendi, kërkon një përdorim të madh burimesh financiare dhe njerëzore. Censi 2020 do të ketë kosto rreth 16.2 milionë lekë. Nga pikëpamja e efektivitetit të kostos, qëllimi i […]
Tatime / Deklaroni tatimfitimin për 2016-2017, ose vlerësim automatik
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në nenin 71/1 të ligjit “Për Procedurat Tatimore”, dëshiron t’u tërheqë vëmendjen tatimpaguesve mosdeklarues për Tatimin mbi Fitimin për vitin 2016 dhe 2017, për përmbushjen e detyrimeve të tyre. Për tatimpaguesit mosdeklarues, sipas procedurave të përcaktuara, sistemi bën vlerësime automatike nga zyra të detyrimit tatimor. Njoftim – vlerësimi, i lëshuar pas vlerësimit automatik nga zyra, për tatimpaguesit mosdeklarues nuk mund të apelohet. Tatimpaguesit, të cilët nuk janë dakord me këtë njoftim vlerësimi, mund të […]
ERE / Licencohen 5 centrale fotovoltaikë
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka çuar në pesë numrin e centraleve fotovolatikë të licencuar në prodhim energjie gjatë këtij viti. Kjo do të thotë se tashmë, kompanitë që kishin marrë miratimin e Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjinë për parqe deri në 2 MW mund të vijojnë me konkretizimin e projekteve të tyre, pasi edhe procedura në ERE konsiderohet e kaluar. Por cilat janë projektet që ERE ka vendosur t’i licencojë për një periudhë relativisht të gjatë, edhe pse jo […]
Ekonomia kërkon zgjidhje politike
Në të dyja rastet, si kur ra në krizë, ashtu edhe tani që po del, Greqia ka se çfarë na mëson. OECD raportoi për fqinjin tonë jugor dhe një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë, se rritja ekonomike në vitin 2018 do të jetë 2% dhe 2,3% në vitin 2019. Pas gati 10 vjetësh depresioni të thellë, grekët janë shumë afër Shqipërisë në rritjen ekonomike. Ne, pas 10 vjetësh, kemi arritur deri në 3% dhe sipas Bankës Botërore, kjo rritje […]