Kroacia, nga rënia e Agrokor te skandali i Hotmail-eve
Kolapsi financiar i konsorciumit më të madh kroat vazhdon të ketë pasoja për këtë vend. Ndër më të fundit është edhe dorëheqja e ministres së Ekonomisë, Martina Daliç, lidhur me të ashtuquajturin “Skandal i Hotmail-eve”. Një vit pas miratimit nga Parlamenti i Zagrebit, “Lex Agrokor” vazhdon të sjellë ende pasoja të rënda në Kroaci. Në dy javët e fundit, portali lokal Index.hr zbuloi se mënyra në të cilën u propozua ky ligj i veçantë dhe u miratua në pranverën […]
Bullgari / Parlamenti miraton ndërtimin e centralit bërthamor Belene mbi lumin e Danubit
Parlamenti i Bullgarisë ka miratuar ndërtimin e centralit të madh të ri bërthamor mbi lumin Danub, duke rritur shqetësimet jo vetëm rreth rreziqeve mjedisore, por edhe ndaj korrupsionit dhe përpjekjeve të Rusisë për të rifituar ndikimin në shtetin ballkanik. Deputetët dhanë miratimin ndaj një kërkese të qeverisë për të kërkuar investitorë për ndërtimin e një centrali bërthamor prej 2,000 megavatësh, i njohur me emrin Belene, gjashtë vjet pasi Kryeministri aktual i Bullgarisë, Boiko Borisov e ndërpreu këtë projekt, në mandatin […]
Maqedoni / Prodhuesit e tekstilit: Qeveria të mendojë për reformat në ekonomi
Grupi i tekstilit (TTZ) dhe Organizata e Punëdhënësve të Republikës së Maqedonisë, në një takim me gazetarë, shpalosën pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në industrinë e tekstilit, e cila sipas tyre rrezikon humbjen e mbi 5.000 punëtorëve, raporton Anadolu Agency (AA). Ata thonë se si pasojë e pagës minimale të miratuar dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar normën e punës, disa investitorë të huaj, tashmë janë larguar nga vendi. Marijana Perkovska, kryetare e Klaster Tekstil tha […]
Rumani / Lehtësohet rritja ekonomike në tremujorin e parë
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, rritja ekonomike e Rumanisë u lehtësua, në tre muajt që u mbyllën në mars. Produkti i Brendshëm Bruto shënoi rritje prej 4.0% në tremujorin e parë, shifër kjo më e ulët se rritja prej 6.7% e shënuar në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas. Për sa i përket shpenzimeve, konsumi total u rrit me 3.8% në vit dhe kapitali bruto u rrit me 0.8%. Të dyja, si eksportet ashtu edhe […]
Rumani / Rriten kostot e prodhimit në prill
Sipas të dhënave të botuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, inflacioni i çmimeve të prodhimit të Rumanisë u përshpejtua në prill, pas një lehtësimi të shënuar në muajin paraprak. Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit 4.2% në prill, rritje më e shpejtë se niveli prej 3.8% i shënuar në mars. Indeksi ka shënuar rritje që prej muajit dhjetor të 2016-s. Çmimet e tregut të brendshëm u rritën 4.1% në prill dhe çmimet e tregut të huaj u rritën me […]
Bullgari / Investitorët më të mëdhenj janë nga BE-ja
Referuar një deklarate të bërë nga ministri i Ekonomisë, Emil Karanikolov, investitorët e huaj më të mëdhenj në ekonominë bullgare janë nga Bashkimi Europian. Investimet e Huaja Direkte në vend për periudhën janar-mars 2018 arritën në 179.1 milionë euro. Ndërsa në vitin 2017, investimet e huaja arritën në vlerën 950.1 milionë euro. Dhjetë vendet me Investimet më të mëdha Direkte në Bullgari në 2017 ishin kryesisht nga Bashkimi Europian dhe nuk kishte asnjë vend me një regjim tatimor preferencial. Investimi […]
Sezoni turistik, Tatimet: Kush jep me qira shtëpinë ta deklarojë, do të paguajë 15% të të ardhurave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë apo apartamente për t’i dhënë me qira, të deklarojnë të ardhurat e përfituara prej tyre. Përfituesi i të ardhurave (pronari i shtëpisë dhe apartamentit) është i detyruar që të paguajë tatim në burim, në masën 15% të të ardhurave. Në njoftimin e DPT-së thuhet se individët duhet të regjistrohen paraprakisht në drejtoritë rajonale përkatëse dhe të paguajnë tatimin jo më vonë se data 20 e muajit të […]
Statistikat, Sejko: Bashkërendimi institucional, thelbësor për të dhëna shumëdimensionale
Gjatë seminarit rajonal në fushën e statistikave të bankës qendrore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, theksoi rëndësinë e përpunimit të të dhënave statistikore në aktivitetin e bankave qendrore. Guvernatori Sejko u shpreh se të dhënat e besueshme, të mjaftueshme dhe të ofruara në kohë, janë element i domosdoshëm për vendimmarrje sa më të mirë. Më tej, Guvernatori nënvizoi se sot nevojitet që të jemi të informuar dhe t’i analizojmë të dhënat ekonomike në dimensione të ndryshme dhe […]
Ngec projekti 38.9 milionë USD i shëndetësisë / BB: Ministria, ende në tranzicion post-zgjedhor
Kur po bëhet një vit nga zgjedhjet elektorale që u pasuan nga krijimi i qeverisë “Rama 2” në shtator, duket se një pjesë e institucioneve janë në fazë tranzicioni. Kjo situatë ka krijuar vonesa në projekte të rëndësishme, siç është ai me vlerë financimi 38.9 milionë dollarë, i njohur si “Projekti i Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor”. Banka Botërore, në rishikimin e fundit të ecurisë së programit, e ka vlerësuar në të paktën tre aspekte, ku ecuria drejt arritjes së objektivave […]
Ndarja e OSHEE-së / Operatori transferon licencat tek kompanitë e reja, ERE hap procedurën
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), që nisi këtë prill procesin e ndarjes, duke krijuar tre kompani të reja nën vete, ka hedhur tashmë një hap tjetër lidhur me transferimin e licencave për secilin prej tyre. Deri më tani, të gjitha licencat që sanksionojnë detyrat apo shërbimet, ishin të qendërzuara vetëm tek OSHEE. Enti Rregullator i Energjisë, pas kërkesës së bërë nga kompania publike, ka hapur procedurën që të transferojë licencën nga OSHEE tek Furnizuesi i Tregut të Lirë […]
Autostrada Tiranë-Durrës / Me pagesë por … ende nuk ka një afat se kur
Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama për kalimin me pagesë në autostradën Tiranë-Durrës bëri bujë gjatë ditëve të fundit, edhe pse ky projekt lakohet prej kohësh nga qeveria në qeveri. Përfshirja në skemën e rrugëve me pagesë e arteries kryesore të infrastrukturës rrugore në vend u argumentua nga kreu i qeverisë si një mundësi për ta mirëmbajtur atë në standardet e nevojshme. “Rruga Tiranë-Durrës nuk është një rrugë që thjesht meriton mirëmbajtje, është një rrugë që ka tanimë domosdoshmërinë e […]
(Mos)Shkoni patjetër tek Ujëvara e Sotirës
Është magjepsëse! Ndaj mos e humbni pa vizituar Ujëvarën e Sotirës, ashtu siç po bëjnë gjermanët. Por… bëhuni gati për një rrugë jo dhe aq komode në udhëtim, zgjidhi një makinë të lartë, ndiqni me kujdes sinjalistikën, edhe pse ajo, në disa raste, mund të interpretohet ndryshe dhe konsumoni diçka në fshat. Do ta ndihmoni në mënyrë modeste ekonominë e 35 familjeve që mbijetesën e ka mes emigrimit dhe bujqësisë Nga Nertila Maho “Do të ecni nja 40 […]
Sotira, pjesë e programit “100 fshatrat”, por ende nuk dihet ku konsiston ndërhyrja
Qeveria bëri të ditur pak kohë më parë nismën e saj “100 fshatrat”, e cila synon të krijojë një model të fshatit të së nesërmes ku, përveç bujqësisë, të ketë zhvillim edhe për aktivitetet jobujqësore, duke rritur mirëqenien, por edhe duke garantuar shërbime më të mira. Secili nga fshatrat e përzgjedhur do të identifikohet me tiparin apo asetin dallues të tij. Në listën e 100 fshatrave, qeveria ka vendosur të përfshijë edhe fshatin Sotirë në Gramsh. Ende nuk është e […]
Nis shthurja fiskale
Intensiteti i lartë i përjashtimeve tatimore, komplikimi i ligjeve fiskale, frenimi i rritjes së arkëtimeve buxhetore, rikthimi i detyrimeve të prapambetura dhe angazhimi i PPP-ve me vlerë 1 miliard euro po rrezikojnë ta çojnë në një trajektore të pasigurt afatgjatë stabilitetin fiskal të vendit. Përfaqësuesi i FMN-së në Shqipëri Jens Reinke është kundër projektit të qeverisë për taksat dhe PPP-ve: Rreziqet që krijojnë. Ekspertët japin alarmin Blerina Hoxha Stabiliteti fiskal ka nisur japë shenjat e para të tronditjes. […]
“Të unifikohet pragu për TVSH dhe TF, ja rreziqet e reja për borxhin”
Flet përfaqësuesi i FMN-së në vendin tonë, Jens Reinke Përfaqësuesi i FMN-së në vendin tonë, Jens Reinke, pohon se autoritetet shqiptare kanë futur në kurs të gabuar politikën fiskale. Ai thotë se, duhet të eliminohen përjashtimet dhe normat preferenciale, duke sugjeruar unifikimin e pragut për TVSH dhe Tatimin mbi Fitimin. Ai thotë se akumulimi i detyrimeve të prapambetura dhe angazhimi i koncesioneve PPP mund të ndryshojë trajektoren e borxhit. Ai tha se pragu i TVSH-së duhet të rritet dhe […]
“Politika e taksave duhet të çlirojë rritjen ekonomike”
Flet ish-ministri i Financave, Arben Malaj Kur ligjet dhe rregullat fiskale ndryshojnë shpesh, biznesi përballet me kosto të rëndë dhe të padrejtë, sepse ndryshimet e shpeshta ushqejnë paqartësi dhe pasiguri për biznesin dhe qëndrime arbitrare, arrogante dhe korruptive për individë në administratën publike. Këto ndryshime prekin në thelb parimet kryesore të politikave dhe administrimit fiskal, shprehet ish-ministri i Financave, Arben Malaj. Paketa Fiskale 2019 nuk duhet t’i thellojë këto deformime të sistemit fiskal, por të reduktojë deformimet në politikat […]
“Stabiliteti fiskal ekziston vetëm në letra, realiteti i trishtë”
Flet ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu Edhe në kushtet e një administrimi të mirë, përjashtimet tatimore prishin konkurrencën në treg dhe krijojnë gropa fiskale si rrjedhojë e nxitjes së tendencave për shmangie të ligjshme tatimore dhe krijimit të hapësirave për abuzime nga ana e administratës tatimore, thotë ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu. Ai thotë se, politikat fiskale duhet të synojnë thjeshtimin e sistemit të tatimeve dhe të taksave dhe uljen e barrës tatimore nëpërmjet uljes së normës tatimore. Shehu […]
Soko: Sjellja e borxhit shqetësuese
Politikat fiskale, të të gjithë krahëve politikë, ideologjikë apo dogmatikë, në fund kanë një gjë të përbashkët – qartësinë, të cilën qeveria shqiptare duket e se ka dëmtuar rëndë, thotë eksperti për çështjet makroekonomike, Panajot Soko. Duke renditur ndryshimet kontradiktore të ligjeve të taksave brenda një viti, Soko thotë se politika fiskale ka humbur logjikën.Ai shprehet se politika fiskale duhet të jetë pjesë përbërëse e një projekti më të madh që ka të bëjë me filozofinë e modelit të orientimit […]
TAP rrit investimet e huaja
Investimet e Huaja Direkte e kanë nisur mbarë vitin, duke shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti, duke arritur në 284 milionë euro, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, investimet e huaja kanë shënuar rritje të ndjeshme me 62% (në tremujorin e parë 2017 ishin 175 milionë euro). Edhe në raport me tremujorin e fundit, investimet ishin 22% më të larta. […]
Emigrantët po sjellin më shumë para
Shqiptarët që punojnë jashtë vendit po sjellin sërish më shumë para për të afërmit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në tre muajt e parë të vitit, emigrantët kanë dërguar në shtëpi 147 milionë euro, me një rritje prej 9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Ky është niveli më i lartë i dërgesave që nga tremujori i parë 2013, ndërsa ritmet e zgjerimit janë përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti. Teksa remitancat kanë qenë […]
Bilanci i turizmit përmirësohet vetëm me 2 mln euro
Rritja e fluksit të turistëve në muajt e parë të këtij viti ka sjellë dhe më shumë të ardhura prej tyre në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e turistëve në Shqipëri ishin 331 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, me një rritje prej gati 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe shqiptarët nuk e kanë kursyer shumë dorën në udhëtimet jashtë vendit. Po sipas Bankës së Shqipërisë, […]
Bizneset e huaja rrisin sërish transferimin e fitimeve jashtë
Sipërmarrjet e huaja po transferojnë gjithnjë e më shumë fitime këto dy vitet e fundit, duke iu afruar niveleve rekord të arritura në periudhën 2008-2010, kur kompanitë celulare kishin norma të larta fitimi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat dalëse të investimeve (kryesisht transferimi i fitimeve) ishin 82 milionë euro në janar-mars, me një rritje prej 4% në krahasim me tremujorin e parë 2017. Në raport me dy vite më parë, transferimi i fitimeve pothuajse është dyfishuar. […]
Bizneset (as)pak filantropike
Filantropia është pak e njohur për shqiptarët, pak e aplikuar nga bizneset dhe aq më pak, me një strategji të mirëpërcaktuar nga shumica e tyre. Në vitin 2017, shuma e dhuruar në formë filantropike ka qenë rreth 64 milionë lekë, me rënie 25 % nga 2016. Aktorët e tregut tregojnë se në vendin tonë, problem është kuadri ligjor që do të rregullonte këtë fushë, si dhe lehtësitë fiskale për bizneset që zbatojnë strategji të mirëfillta me projekte të përgjegjësisë sociale, […]
Shqipëria më pak filantropike
Sipas raporteve të Monitorimit të Catalyst Balkan, rezulton se Shqipëria renditet e fundit për sa i përket aktivitetit filantropik krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se monitorimi bazohet në rastet e publikuara nga media, vihet re se ka mungesë raportimi të rasteve të dhurimit në mediat shqiptare, veçanërisht ato lokale. E para në listë, në vitin e fundit të studimit, që është 2016, rezulton Serbia. Edhe Kosova ka më tepër aktivitete të tilla krahasuar me vendin tonë, nxitur […]
Sa bujare janë bankat shqiptare
Sipas raportit më të fundit të Shoqatës së Bankave në Shqipëri, Përgjegjësia Sociale e Korporatave ka qenë një strategji e lëvruar në disa tematika nga institucionet bankare në vend, pjesa më e madhe e të cilave përfshijnë objektivat globale të Strategjisë së Kombeve të Bashkuara 2030. Më poshtë, sipas fushave dhe shumës: -Nxitja e shoqërive paqësore dhe përfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, ofrimi i aksesit në drejtësi për të gjithë dhe ndërtimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe përfshirëse në […]
Bimët që çelin para
Tregu i bimëve mjekësore vijon të ruajë tendencën rritëse, jo vetëm në tregjet globale, por edhe në vend. Aktorët e tregut parashikojnë se rritja në 2018-n do të jetë 7-8%, edhe pse janë goditur fort për shkak të zhvlerësimit të valutave. Sfidat për këtë sektor, që është gjenerator punësimi në zonat rurale, janë të shumta. Lufta për tregje me fqinjët, që përfitojnë subvencione më të larta, është e fortë. Ata janë në përpjekje të vazhdueshme për të orientuar fermerët, të […]
Kultivuesit “kopjacë”
Në rrugën që lidh qytetin e Gramshit me fshatin e Sotirës nuk mund të mos ta vjedhin vështrimin ngastrat e panumërta në faqet e kodrave të mbjella me levandula. Faqet e kodrinave të asaj zone nuk kanë më ngjyrën e gjelbër tipike, por të purpurtën e levandulës. Gjegji, banor i fshatit Sotirë të Gramshit, tregon se u nxitën të mbillnin levandulën për shkak të çmimit të lartë. “Dikur levandulën e shisnin për 400 lekë për kilogram, sot vlera e një […]
“Siguria”, nevojë e qëndrueshme e të gjitha kohërave
Shoqëria jonë ende nuk ka njohje dhe vlerësim korrekt për çështjet e sigurisë, pavarësisht se përvoja ka treguar dhe na ka mësuar se pasojat që vijnë nga indiferenca apo formimi i pamjaftueshëm në këtë fushë, shpesh janë serioze, duke kërkuar kosto të mëdha për t’u rikuperuar. Nga Roland Tashi Po të vëzhgojmë thellë historinë, që nga fillesa e njerëzimit, kuptojmë që nevoja për të qenë i mbrojtur dhe i sigurt gjendet në vendin e dytë në piramidën e […]
Fitorja në Spanjë
Çfarë i detyrohet Spanja, Mariano Rajoy, dhe çfarë mund të mësojë prej tij Italia Edhe pse jemi ende në ditët e para të verës, ato kanë qenë shumë të ashpra për Bashkimin Europian, shkruan The Economist. Në Itali, më 1 qershor, u formua qeveria e parë populiste që prej Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka bashkuar në mënyrë të çuditshme partinë e krahut të majtë, Lëvizja Pesë Yjet, një parti e themeluar nëntë vjet më parë nga një komedian […]
Goditja e emigrantëve
Qeveria e re e Italisë kërkon të dëbojë 500,000 emigrantë. Duket se Matteo Salvini nuk dëshiron të humbasë aspak nga koha e tij e vyer Ndonjëherë, heshtja flet më shumë se fjalët. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, nuk tha asnjë fjalë për dënimin që duhej dhënë për vrasjen e Soumaila Sacko, një 29-vjeçar sindikalist nga Mali. Ai po lobonte për të përmirësuar kushtet e mjerueshme të punës të mijëra punëtorëve afrikanë që mbledhin fruta dhe perime në […]
Rritet tensioni për arritjen e kompromisit të Brexit
Kryeministrja britanike Theresa May është ende në kërkim të një kompromisi të përsosur. Misioni i saj është i qartë: të gjejë një mënyrë për të bashkuar fraksionet e Brexit, në partinë e saj para se të largohen nga qeveria. Zyrtarët e May-t do të fillojnë të punojnë në formulimin e një klauzole të re në legjislacionin që po përgatitet për divorcin nga Bashkimi Evropian. Kjo klauzolë duhet të marrë parasysh shqetësimet e Tories, mbi mundësinë e braktisjes së bllokut pa […]
Reformat ekonomike. E djathta i ëndërronte, Macron i realizoi
Që nga ardhja e tij në pushtet, një vit më parë, Presidenti i Republikës ka kaluar disa reforma të mëdha ekonomike të mbështetura nga e djathta. Ky i fundit nuk arriti t’i zbatojë ato për sa kohë ishte në krye. Heqja e taksës së pasurisë për të ardhurat mbi 1.3 milionë euro (e zëvendësuar aktualisht me taksën e pasurisë së paluajtshme), reforma e SNCF (linja hekurudhore) apo rishikimi i Kodit të Punës. Një vit pas ardhjes në pushtet, Presidenti i […]
Cilët janë faktorët që e bëjnë një shtet të suksesshëm në futboll?
Pasuria, madhësia dhe interesimi për futbollin shpjegojnë pothuajse gjysmën e performancës ndërkombëtare të shteteve. Pjesa tjetër mund të mësohet, shkruan The Economist. Gjatë një pasdite të shtune, ku dielli ndriçon fort, jo shumë larg nga stadiumi kombëtar i futbollit të Uruguait, 14 shtatëvjeçarë vrapojnë mbi një fushë me terren të vështirë. Ndër tifozët e tyre më të zjarrtë janë padyshim prindërit e tyre, të cilët janë njëkohësisht trajnerët e tyre dhe ata që kujdesen për mirëmbajtjen dhe ushqyerjen e […]
FMN për Kosovën: Performanca ekonomike solide, risku fiskal i rritur
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga Stephanie Eble, ka vizituar Kosovën nga 30 maji deri më 5 qershor. Qëllimi i vizitës së tyre ka qenë diskutimi i zhvillimit ekonomik dhe pikëpamja ekonomike e Kosovës, shkruan në faqen e FMN-së, përcjell Klan Kosova. Pas vizitës në Kosovës, Eble ka dalë me këtë qëndrim. “Performanca ekonomike vazhdon të jetë solide, me rritjen që për vitin 2018 pritet të jetë 4%. Inflacioni është i ulët dhe deficiti i llogarisë korrente […]
Arsimi dhe shëndetësia, dy fusha të lëna pas dore
Shëndetësia dhe arsimi mbeten dy nga sektorët më të pazhvilluar në Kosovë Investimet e vogla në këto dy fusha vlerësohet se kanë ndikuar shumë në cilësinë jo të kënaqshme qoftë në arsim, apo shëndetësi. Të gjitha qeveritë e deritanishme të Kosovës, sipas organizatave që monitorojnë punën e institucioneve, kanë lënë pas dore këto dy fusha, edhe pse jetike për vendin. Vitet e fundit janë shtuar shumat e ndarjeve buxhetore për arsim e shëndetësi, por gjendja vazhdon të cilësohet si […]
Goldman Sachs përdor Inteligjencën Artificiale për të parashikuar fituesen e Kupës së Botës
Një kërkim i bërë nga Goldman Sachs ka shfrytëzuar algoritme që ushqehen nga Inteligjenca Artificiale për të kuptuar se cila skuadër do të fitojë Kampionatin Botëror të Futbollit Rusi 2018 Po mendoni të vini një bast me miqtë se cila do të jetë skuadra që do të fitojë Kampionatin Botëror të Futbollit Rusi 2018? Duhet të dini se ekzistojnë të paktën një milion variante të mundshme. Kjo është të paktën ajo që doli nga një algoritëm i gjeneruar nga Goldman […]
Papunësia – T I 2018
Niveli i papunësisë ka zbritur në 12.5% në fund të tremujorit të parë 2018, duke shënuar nivelin më të ulët historik që pas viteve ’90. Ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e papunësisë te burrat që ka zbritur me 3 pikë përqindje, ndërsa ajo e grave ka mbetur thuajse e pandryshuar. Rritja e punësimit u nxit kryesisht nga sektori i industrisë dhe i shërbimeve. Sipas INSTAT në tremujorin e parë 2018-s, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,2 […]
TURIZËM PËRTEJ MUAJVE TË VERËS
Shqipëria ka hyrë në sezonin e saj turistik më të rëndësishëm, që është momenti më i mirë për të gjithë agjentët ekonomikë. Vitin e kaluar, pati mbi 5 milionë turistë të huaj. Shifrat zyrtare tregojnë për rritje mesatare, 16.7%, që prej 2013. Por, turizmi si industri në Shqipëri, vijon të ketë dy probleme të rëndësishme, që nuk po i rikuperon dot me shpejtësinë e rritjes së numrit të vizitorëve. Sipas INSTAT, vetëm 40% e vizitorëve të huaj vijnë për pushime […]