Bullgari / Nisin aplikimet për të hyrë në Paradhomën dhe në Bashkimin Bankar të BE-së
Bullgaria do të kërkojë të hyjë në Paradhomën e Eurozonës dhe në Bashkimin Bankar të këtij blloku brenda këtij viti, deklaroi ministri i Financave, Vladisllav Goranov. Ndryshe nga vendet e mëdha dhe më të pasura të BE-së, që ende përdorin monedhën e tyre, si Suedia dhe Polonia, Bullgaria, anëtarja më e varfër e BE-së, është e etur të bashkohet me Eurozonën dhe dëshiron të fillojë periudhën dyvjeçare të pritjes, duke u bashkuar me mekanizmin e kursit të këmbimit të BE-së, […]
Rumani / Domosdoshmëria për një model të ri të rritjes ekonomike
Sipas raportit më të fundit të tranzicionit, të hartuar nga ekspertë të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Rumania ka nevojë për një model të ri të rritjes ekonomike, i bazuar tek inovacioni, në mënyrë që të ketë mundësi që të ecë me të njëjtin hap me atë të vendeve të tjera të zhvilluara të Perëndimit. Ky raport u prezantua në një konferencë të mbajtur në selinë e Bankës Qendrore të Rumanisë. Drejtori rajonal i BERZH-it, Matteo Patrone, tha se […]
Serbi / Tabakoviç rizgjidhet Guvernatore eBankës Qendrore
Parlamenti i Serbisë riemëroi Guvernatoren e Bankës Qendrore, Jorgovanka Tabakoviç, një aleate e ngushtë e Presidentit, Aleksandar Vuçiç, në një mandat të dytë gjashtëvjeçar. Ligjbërësit nga koalicioni qeverisës, i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (VSS) e Vuçiç, mbështetën Tabakoviçin me 142 vota. Pjesa tjetër e deputetëve në Parlamentin me 250 vende nuk ishin të pranishëm në votim. Edhe më parë gjatë këtij muaji, Vuçiç e propozoi Tabakoviçin duke thënë se ajo kishte arritur rezultate në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Një […]
Pishinat po konkurrojnë detin
Pishinat, nga një alternativë sezonale, po shndërrohen në një zgjedhje gjatë gjithë vitit, duke përfshirë ambientet e mbyllura për ushtrime sporti, apo edhe aktivitete si Spa, hamam etj. Ndërtimi i hoteleve, vilave në bregdet por edhe në qytete i ka dhënë hov zhvillimit të tyre, ato tashmë janë shndërruar në një model biznesi të mirëfilltë. Hapja e Aquapark të vetëm në Shqipëri ka shtuar konkurrencën dhe ka vendosur një tjetër standard në këtë fushë. Interesi për ndërtimin e pishinave është […]
Forma të tjera
Sauna Ndërtimi i shumë saunave vitet e fundit ka qenë burim fitimi për bizneset e fushës së ndërtimit të pishinave dhe më gjerë. Nga Tirana Pools pohojnë se po përdoren aksesorë saunash, elemente sobash, panele elektrikë, elektronikë, gur vullkanikë, riparime, termometër me rërë, hygrometër, esenca për sauna, lugë uji, kovë uji, sauna për hotele, sauna për shtëpi, sauna për palestër, sauna për qendër estetike, kabina sauna dhe një sërë produktesh të tjera të nevojshme nga firmat Helo dhe Havj. […]
Kostot e çmimit të pishinave
1. Pishina të lira, që përfshijnë një hapësirë me panele çeliku të plastifikuara. Quhen edhe të shpejta, sepse ndërtohen shpejt, maksimumi një javë dhe kushtojnë 10-12 mijë euro për një pishinë 8x4m. Përgjithësisht kërkohen nga familjarë, vilat e vogla. 2. Pishinat e mesme, janë ato tradicionalet me beton dhe pllaka, një e tillë 10×5 kushton 18-20 mijë euro. Këto janë pishina të ndërtuara kryesisht nga hotele të vogla. 3. Pishinat luksoze, kanë në përbërje jakuzz-i etj.Çmimi i tyre shkon më […]
Rreziku i Forex
Të kamufluara si call center, sot askush nuk mund të na thotë saktë sa është numri i operatorëve në forex që operojnë pa licencë. Alarmi se shumica prej tyre mund të shërbejnë për pastrim parash apo si skema mashtrimi është dhënë tashmë. Një grup institucionesh, duke përfshirë AMF-në, Krimin Ekonomik, Pastrimin e Parasë dhe Tatimet, kanë nisur hetimet, kontrollet dhe verifikimet në terren. “Call center-kambistë” rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë një njollë të zezë në Europë Nga Ledina Loga […]
Si funksionon skema e pastrimit të parave
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Parandalimit të Parave ka bërë publike një nga skemat e pastrimit të parave, duke përdorur “call center”. Transferta, nga shoqëri të regjistruara në vende parajsa fiskale, në favor të shoqërive ‘call center’ dhe tërheqja e menjëhershme e fondeve. Shoqëria A me objekt veprimtarie ‘call center’, në llogarinë e saj në një nga bankat që operojnë në vend që në fillimet e aktivitetit kishte përfituar disa transferta të dërguara nga vendet e BE, nga shoqëri […]
Rreziqet e operimit pa kontroll
Disa prej skemave që kanë përdorur firmat fantazmë të investimeve online janë: -Kryen aktivitet këshillimi financiar pa licencën përkatëse nga autoritetet shqiptare. -Kryen aktivitet këshillimi financiar drejt klientëve të huaj për llogari të platformave fantazmë të huaja, të cilat nuk kanë të drejtë të ofrojnë këto shërbime në këto vende. -Ushtrimi i kësaj veprimtarie pa lejet dhe kontrollet përkatëse është i qëllimshëm për të pasur mundësi (siç ndodh në të vërtetë) vjedhjen e parave të klientëve me anë të mashtrimit. […]
Këshillat e AMF në website për tregtimin “online”
Me zhvillimet e shpejta që kanë marrë tregjet telematike dhe informatika, po gjen gjithmonë e më shumë hapësirë investimi me anë të internetit apo të postës elektronike. Nuk ka ende në Shqipëri një sistem të ngritur të tregtimit në internet apo në postën elektronike dhe kuptohet as AMF nuk ka një strukturë mbrojtëse për këtë lloj investimi. Megjithatë është rasti të kujtojmë në këto raste investimi se: – Të jetë plotësisht i verifikueshëm subjekti që ofron shërbimet e investimit, adresat […]
Si Franca e ndaloi FOREX-in
FOREX dhe opsionet binare janë të jashtëligjshme në Francë. Autoriteti i Rregullator Francez, AMF (Autorite des Marches Financiers) ndaloi reklamat e të gjithë kompanive që ofronin shërbime në Forex apo në opsione binare. Neni 28 i ligjit ndalon çdo formë të komunikimit nga ofruesit e shërbimeve në investime, qofshin këta direkt apo indirekt, nëpërmjet formave elektronike si fushatë nëpërmjet email-eve, reklamave online, radio, televizioni, telefoni, të instrumenteve financiarë, të cilët janë të vështirë për t’u kuptuar dhe me risk shumë […]
Nisin hetimet dhe investigimet
Institucione më të rëndësishme që merren me mbikëqyrjen financiare në vend, si Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, kanë një numër të limituar të kompanive që kanë licencuar. Tre kompani janë të licencuara nga AMF dhe një nga Banka e Shqipërisë. Por, së fundmi përhapja e “call canter-kambistë” është bërë shqetësuese, duke qenë se fshihen pas aktivitetit të telemarketingut dhe nuk kanë licencë nga autoritetet mbikëqyrëse përkatëse, ndonëse kryejnë aktivitete financiare. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare deklaron se e […]
Rreziku i skemave Ponzi
Prononcim zyrtar i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Çdo investim apo blerje produkti financiar pranë një shoqërie, apo subjekti të palicencuar mund të jetë objekt mashtrimi dhe spekulimi, paralajmëron Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Sipas një prononcimi zyrtar të AMF, këto kompani apo të tjera të palicencuara mund të lidhen me kompani që krijohen në territorin e R.SH. me aktivitet “call center” duke marketuar produkte dhe shërbime financiare për klientë jashtë ose brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat mund […]
Nuk kemi pasur kërkesa për licencim
Prononcim zyrtar i Bankës së Shqipërisë Banka e Shqipërisë ka pohuar në një prononcim zyrtar për Monitor se nuk ka subjekte të licencuara të cilat operojnë si call center dhe që ushtrojnë veprimtari FOREX. Si rrjedhojë, ajo nuk ka dijeni për mënyrën se si këto subjekte operojnë dhe një vlerësim të masës së rrezikut të pastrimit të parave nga operacionet e kryera prej tyre. Si kryhet kontrolli nga ana e Bankës së Shqipërisë për këto institucione, të cilat janë […]
Në Kinë, 1.4 miliardë të dyshuar nën mbikëqyrje
Ndërsa Partia Komuniste kineze shtrin fuqinë e saj në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit, zhvillimet në Inteligjencën Artificiale dhe përdorimi i “Big Data” po ndihmojnë në shndërrimin e regjimit autoritar në një “Big Brother”. Për muaj të tërë, ai e ka pritur këtë moment. Me gruan dhe miqtë e tij, zoti Ao më në fund mund ta shohë idhullin e tij në skenë. Të shtunën e parë të prillit, stadiumi Nanchang mirëpriti legjendën Jacky Cheung. Rreth 60,000 njerëz […]
Një hap prapa
Pas dekadash triumfi, demokracia po humbet terren. Çfarë qëndron prapa këtij ndryshimi? Brenda një kutie prej xhami në Dhomën e Avokatisë në qytetin e Diyarbakirit ndodhet një këmishë me viza, një xhaketë në ngjyrë të errët dhe një rrip i mbledhur, të gjitha sende personale që i përkisnin avokatit Tahir Elci, i cili u vra në 2015, në një përleshje me armë ndërmjet forcave të ushtrisë turke dhe separatistëve kurdë. Ai ishte duke qëndruar pranë një prej minareve më […]
Si vdes demokracia
Mësime të nxjerra nga fuqizimi i liderëve në shtete të dobëta. Rreziku më i madh për pluralizmin është në demokracitë e reja, ku kontrollet dhe balancat nuk janë ende të fuqishme Gati 30 vjet pasi Francis Fukuyama deklaroi fundin e historisë dhe triumfin e demokracisë liberale, kjo pyetje nuk tingëllon më aq e çuditshme. Amerika, një prej demokracive më të hershme, ka një President, i cili po shkel disa prej normave më të rëndësishme. Xi Jinping po e drejton […]
Evolucioni drejt akuaponisë
Shqipëria do të ketë fermën më të madhe të akuaponisë në Europë. Një projekt 5.1 milionë euro synon zbatimin e teknologjisë më inovatore që kombinon në prodhim dy sisteme. Kompania Aquatiq synon që në 1.3 hektarë në Remas të Divjakës të prodhojë 100 tonë troftë të ylbertë, 153 tonë domate cherry, 250 mijë tufa sallate, 1.1 milionë minivazo borzilok në vit të destinuara për tregjet europiane. Ky është projekti i parë i kësaj natyre, ndërkohë që në Shqipëri ekziston vetëm një […]
Arsyet pse ferma më e madhe akuaponike në Europë do të ngrihet në Shqipëri
Flet Sabina Lalaj, përfaqësuese ligjore e Aquatiq Pak muaj më parë, një kompani e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në datë 19 janar 2017 nën emrin Aquatiq, përfitoi statusin e Investitorit Strategjik për një projekt me vlerë investimi 5.1 milionë euro. Projekti i saj qendror është një fermë akuaponike, një sipërmarrje tërësisht inovatore dhe e pazbatuar ndonjëherë në Shqipëri. Përfaqësuesja ligjore e kompanisë, Sabina Lalaj, në një intervistë për “Monitor” rendit arsyet se pse vendi ynë u zgjodh […]
Akuaponik Albania, sera që lindi nga një akuarium dhe një video në YouTube
Flet Jani Taçi, inxhinier, Akuaponik Albania Në fund të vitit 2012, një video në YouTube do të grishte kuriozitetin e Jani Taçit, për një lloj sere që po qarkullonte gjerësisht në internet. Ishte modeli i një sere akuaponike, që nuk e kishte hasur më parë dhe që njëkohësisht rriste peshq e bimë. Kurioziteti e shtyu që në akuariumin e shtëpisë ku kishte peshq dekorativë të eksperimentonte edhe me bimët. Ky eksperiment rezultoi i suksesshëm. Nga ajo kohë e në […]
Truku i punësimit
Teksa papunësia ra në 12.3% të forcës së punës duke shënuar rekorde historike në tremujorin e parë të 2018-s, disa kleçka statistikore shpjegojnë se në të vërtetë nuk ka ndodhur një mrekulli në punësimin real në ekonominë tonë. Ndryshimi i ligjit për punëkërkuesit nuk konsideron më të papunë personat që refuzojnë ofertën për punësim dy herë rresht, duke ulur artificialisht të papunët e regjistruar. Ndërsa plakja e popullsisë dhe emigracioni kanë ulur forcën e punës me mbi 3600 persona vetëm […]
Nga ekonomia e zezë, deri te largimi i “trurit”, problemet e një rajoni
Për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor,sfidat nuk janë të pakta. Nëpërmjet politikave stimuluese, ata po përpiqen që të arrijnë konvergjencën me Bashkimin Europian, që në rastin më optimist do të kërkojë disa dekada, në më të keqin dy shekuj. Nga konsolidimi fiskal, te paketat konkurruese, vendet e rajonit po përpiqen që të shndërrohen në një oaz ekonomik për investimet e huaja. Europa po nxit integrimin e tyre si një treg i përbashkët Nga Ledina Loga Është kthyer […]
Efektet sezonale mund të na detyrojnë të blejmë më shumë euro në treg
Në ditën e dytë të Samitit të Shtatë Rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale u diskutua mbi politikat monetare dhe stabilitetin e sistemit bankar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Guvernatorët e bankave qendrore shpalosën sfidat kryesore për të ndaluar rreziqet e mundshme në të ardhmen. Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë, në fjalën e tij tregoi se ekspozimi ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit është i lartë. Kryesisht ekonomia shqiptare është e ekspozuar ndaj nivelit të lartë […]
Sfidat për Bankën Qendrore të Kosovës
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës,në samitin rajonal të Ministrave të Financave, Guvernatorëve të Bankave Qendrore dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore që u mbajt në Beçiç të Malit të Zi, theksoi se sfida kryesore vijon të mbetet ruajtja e stabilitetit financiar. Për guvernatorin Fehmi Mehmeti, sektori financiar në Kosovë, është shumë stabël dhe me përmirësim të vazhdueshëm të rolit të tij në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit. Norma e kredive joperformuese në sektorin bankar të Kosovës është vetëm 2.9% […]
Dilemat e furnizimit në tregun e lirë të energjisë
Dilema që shtrohet sot është – a mund ta përzgjedhim shitësin e energjisë elektrike dhe kush e përcakton çmimin për t’u paguar? Duhet ta liberalizojmë shitjen e energjisë elektrike dhe cilat janë përfitimet kësaj? Këto dhe të ngjashme janë disa çështje që do trajtohen në këtë artikull, për të kuptuar më mirë përfitimet që ofrohen nga hapja tregut me pakicë të energjisë Nga Dr. Lorenc Gordani* Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) më datë 27 prill 2018, […]
Pse nuk duhet të trembemi nga rënia e euros
Personalisht e konsideroj atë që ndodhi këto 3 vjet (dhe e kam fjalën për ngjarjen që solli sasitë e mëdha të eurove në Shqipëri) si një karamele me helm. Ne helmin e morëm që e morëm, të paktën të shijojmë karamelen. Lëreni kursin e lirë! Nga Panajot Soko* Unë kam qenë ndoshta ndër të paktët e këtij zanati që nuk më ka kapluar ankthi dhe paniku nga rënia drastike që euro pësoi dhe vazhdon të pësojë. Nuk më […]
Blegtoria në mbijetesë
Numri i krerëve bie për të gjitha llojet më 2017 Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po gjallërohet me ritmet që duhet, përkundrazi bizneset e fushës kanë hyrë në një cikël mbijetese për shkak të mosfunksionimit të zinxhirit dhe kostove të larta. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017 u vu re një rënie e numrit të krerëve të bagëtive, si në gjedhë dhe në të imta. Numri i gjedhëve […]
BERZH / Mbështetje për korridorin Adriatiko-Jonian
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) planifikon të investojë në zhvillimin e aeroportit Tivat dhe Podgoricë të Malit të Zi dhe në sektorin bujqësor të vendit, sipas nënkryetarit të BERZH, Alain Pilloux. Por, një tjetër projekt që pritet të marrë mbështetje nga ky institucion huadhënës është edhe korridori Adriatiko-Jonian, që do të lidhë vendin tonë me Kroacinë dhe Malin e Zi. “Ne do të mbështesim zhvillimin e aeroporteve Tivat dhe Podgoricë, si dhe, natyrisht, zhvillimin e infrastrukturës rrugore, duke […]
Shqipëria / Me të ardhurat për frymë dhe konsumin më të ulët në Europë edhe për vitin 2017
Shqipëria vijon të mbetet e fundit për sa i përket konsumit dhe të ardhurave në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve ishin sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që ky tregues ishte një vit më parë. Pas nesh renditet Bosnja me 32%, e cila dikur kishte një tregues më të përkeqësuar se Shqipëria, por që na e kaloi në vitin 2016. Të ardhurat më të larta për frymë […]
PPP në transport, Gjiknuri: BE do të ndihmojë Shqipërinë me asistencë teknike
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi një aktivitet prezantues mbi implementimin e Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planin e saj të Veprimit 2016-2020. Në takim mori pjesë ministri Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesi i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Mario Mariani. Raporti është një analizë e zbatimit të Strategjisë së Transportit dhe Planit të Veprimit dhe një moment i rëndësishëm për rishikimin e planit të veprimit, me qëllim përmbushjen e objektivave të qeverisë. Objektivi kryesor i qeverisë shqiptare është përshpejtimi […]
Ndryshojnë rregullat dhe tarifat / Markat, si bëhet ndarja në kategori dhe regjistrimi i tyre
Në fund të javës së parë të qershorit hynë në fuqi një seri vendimesh të reja të lidhura me markat. Përmes rregullores së re, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale(DPPI) do të ndjekë një seri procedurash, për mënyrën sesi do të trajtohen markat rast pas rasti. Fillimisht kjo rregullore qartëson kategoritë nëse ato janë marka: fjalë, figurë, markat formë apo të pozicionit, si dhe markat me elemente përsëritëse apo që konsistojnë në ngjyrë apo kombinim ngjyrash. Rregullorja kërkon që, në […]
SOCAR: Studimi i fizibilitetit të gazsjellësit Fier-Vlorë, brenda qershorit
Kompania shtetërore azere e naftës SOCAR bëri të ditur përmes një deklarate, se synon të përgatisë një studim fizibiliteti për ndërtimin e një tubacioni 40 km në Shqipëri, deri në fund të vitit 2018. Lajmi i shpërndarë ditët e fundit nga media vendase Trend, citonte se kompania SOCAR, nëpërmjet degës SOCAR Balkan, gjithashtu do të ofrojë një projekt inxhinierik të frontit (FEED) për tubacionin e gazit të planifikuar për të lidhur qytetet jugperëndimore shqiptare, Fierin dhe Vlorën. Portali Trend citoi […]
Interneti / Rritet me 46.6% përdorimi nga celulari
Çdo shqiptar ka përdorur mesatarisht 2.66 gigabajt internet nga celulari në 3-mujorin e parë 2018, duke regjistruar rritje si në raport me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ashtu edhe në raport me të njëjtën periudhë të 2017-s. Statistikat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2018 ishte rreth 15 milionë gigabajt. “Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.66 GB internet në muaj në […]
Pse nafta dhe benzina u shtrenjtuan për gati 20 centë krahasuar me vitin e kaluar?
Çmimi i naftës dhe i benzinës në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Aktualisht një litër naftë kushton 1.16 centë, ndërsa një litër benzinë 1.17 centë. Vitin e kaluar, në këtë kohë, 1 litër naftë ka qenë 98 cent, ndërsa një litër benzinë 1 euro. Para rreth një muaji në Kosovë, çmimi ka qenë 3 deri në 5 centë më lirë. Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë për Gazetën Express se nuk mund të ndërhyjnë në tregun e […]
Raporti Vjetor i BQK: Në 2017 u rrit kreditimi nga sistemi bankar me 11.5%; Kreditë e këqija, me rënie
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2017, i cili paraqet një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe financiare, si dhe të aktivitetit të BQK-së gjatë këtij viti. Raporti fillimisht ofron një përmbledhje të zhvillimeve kryesore ekonomike dhe financiare në ekonominë e Eurozonës dhe të Europës Juglindore, për të vazhduar me zhvillimet në ekonominë e Kosovës. Rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2017 vlerësohet të ketë qenë 3.7%, kurse, për vitin 2018 parashikimet e BQK-së tregojnë se […]
Prodhimi bujqësor-2017
Gjatë vitit të kaluar, prodhimet bujqësore kanë shënuar rritje të lehtë për shkak të dimrit të acartë që dëmtoi sidomos drurët frutorë. INSTAT raportoi sot rritje të prodhimit bujqësor, por nuk dihet ende sa janë fizibël bizneset në bujqësi për shkak se Shqipëria ende nuk ka një indeks të kostos në këtë sektor, ashtu si në të gjithë Europën. Sipas të dhënave të sotme të INSTAT, në vitin 2017, prodhimi i perimeve është 1.151.928 tonë duke shënuar rritje vjetore rreth […]
Studimi / Sa shpesh duhet të publikoni në rrjetet sociale?
Ka gjithnjë shumë debat, kur flitet për frekuencën e këshilluar për të bërë postime në rrjetet sociale. Ja se çfarë thonë të dhënat në lidhje me këtë çështje. Kur bëhet fjalë për të përcaktuar frekuencën optimale për të bërë publikime në rrjetet sociale, edhe gjigantët e sektorit duket se nuk bien në një mendje. Një studim do t’ju thotë se duhet të bëni tre postime në ditë, një tjetër 20. Për fat të mirë tëtë gjithëve, të dhënat nuk gënjejnë […]
Punësimi i të rinjve, ëndrra e një dite vere
E pleksur në lëmshin e rezultateve të dobëta herë pas here, qeveria po thur në publik informacionin se Shqipëria, kundrejt vendeve të rajonit, ka numrin më të lartë të të rinjve të punësuar. Shifrat që shërben qeveria, atë thonë. Por baza e krahasueshme nuk është e njëjtë. Të rinjtë nga mosha 15-29 vjeç, që jetojnë në Shqipëri, në vitin 2018 janë rreth5% më pak se katër vite më parë. Sot vendit, sipas INSTAT, i mungojnë gati 30 mijë të rinjtë […]