Si sponsorizimi i Kupës së Botës reflekton ndryshimet ekonomike globale
Azia po e kapërcen me shpejtësi Europën dhe Amerikën e Veriut në fuqinë ekonomike, një trend që do të vazhdojë edhe në dekadat e ardhshme. Rritja e sponsorizimeve në Kupën e Botës është edhe tregues i rritjes së fuqisë ekonomike aziatike. Ka pasur ndryshime të mëdha në vendin e origjinës për sponsorizimin e Kupës së Botës në vitet e fundit. Një e treta e sponsorëve më të mëdhenj tani janë nga Kina, ndërkohë që përpara 2014-s, nuk kishte asnjë […]
Nga anon peshorja
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka gati draft-ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i treti ky në harkun e tre viteve që mbërrin në filtrat e qeverisë. Kompanitë e sigurimit shprehen se ky draft nuk i zgjidh problematikat që ka sot tregu, edhe pse sistemi bonus-malus dhe dematerializimi i policës cilësohen pozitive. E ndërsa secila palë vë në peshore interesat e saj, sa mbrohet konsumatori? Nga Nertila Maho Në fund të vitit 2017, volumi i primeve […]
AMF: Sfida për tregun e sigurimeve, rritja e besimit të konsumatorit
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka të qartë se rritja e tregut të sigurimit mund të arrihet vetëm nëse rritet paralelisht edhe besueshmëria e konsumatorit. Por ky i fundit ka nevojë që, për të dhënë këtë besim, të shohë një treg të stabilizuar. Është kjo arsyeja pse AMF ka vendosur që në Strategjinë e saj 5-vjeçare të vërë fokusin pikërisht te kjo pikë. Lidhur me pikën më problematike të tregut, që mbetet Fondi i Kompensimit, AMF thekson se brenda këtij […]
Vlerësuesit e dëmeve: Ja çfarë do t’i shërbente mbrojtjes së konsumatorit
Projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” vjen me një panoramë jo të qartë të asaj që do të rregullojë në treg, për aq kohë sa nuk është i shoqëruar me projekt-rregulloret që do të saktësojnë zbatimin. Pikërisht mungesa e kuadrit të plotë e bën pak të mjegullt situatën dhe nuk mund të jepet një mendim i saktë se çfarë do të sjellë kjo për tregun, kompanitë, konsumatorët dhe gjithë aktorët e tjerë të përfshirë. Artur Zhegu, vlerësues […]
Fondi i Kompensimit ‘Thembra e Akilit’ për tregun
Fondi i Kompensimit mbetet “Thembra e Akilit” për tregun sot dhe zgjidhja e tij kërkon ndërhyrje në disa hallka të zinxhirit të institucioneve. Drejtori i Përgjithshëm i operatorit më të madh në treg, SIGAL, Avni Ponari, në një intervistë për “Monitor” vlerëson se situata e krijuar është produkt i një historie të gjatë me mjete të pasiguruara, institucione që nuk kanë ushtuar kompetencat e duhura në kontroll, një Byroje që është keqadministruar, një gjyqësori që ka dhënë vendime jo të […]
“Draft-ligji, kufizimi për ndryshimin e çmimit prek parimin e liberalizmit”
Tregu i sigurimeve u liberalizua në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe ka qenë në tranzicion të vazhdueshëm. Kompanitë kanë në dorë të vendosin çmimet sipas riskut që përllogarit secila, duke qëndruar sipër primit që përcakton AMF që është për pagesën e dëmeve. Por luhatjet e çmimeve në tregun e sigurimeve nuk janë diçka e panjohur. Ndaj AMF, në draft-ligjin e saj, ka përcaktuar se kompanitë nuk mund të ndryshojnë më shumë se dy herë në vit primet. Për […]
“Projektligji i ri jep zgjidhje pjesore për tregun, nuk nxitet konkurrenca”
Projektligji i ri nuk jep një zgjidhje finale për problematikat e tregut. Në draftin e propozuar nga AMF, kompanitë e sigurimit shohin disa pika pozitive, por edhe disa që mund të ishin menduar më mirë. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë së fundit që hyri në treg gjashtë vite më parë, ANSIG, Edlir Ruka, shprehet se mund të ishin menduar mekanizma që nxisnin më shumë konkurrencën në treg. Sipas tij, tregu i sigurimeve vijon të varë mbijetesën e tij nga sigurimi […]
Me sytë tek ekonomia lokale
Qeveria është angazhuar këto kohë me projekte autostradash, aeroportesh e portesh, por institucionet ndërkombëtare financiare po orientojnë gjithmonë e më shumë financimet e tyre për ekonomitë lokale. BERZH është e fundit që deklaroi se, bashkë me BE-në, po hartojnë një projekt me vlerë 100 milionë euro për rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të turizmit në Shqipëri. Drejtori i kësaj banke në Shqipëri, Matteo Colangeli, nënvizon mes të tjerash se agroturizmi është një potencial real i Shqipërisë ku do të angazhohen […]
“Mos synoni rritjen e numrit të turistëve, por të parave që ata shpenzojnë”
Shqipëria duhet që t’i rezistojë tundimit të mbindërtimit në destinacionet e saj turistike kyçe dhe të fokusohet në ruajtjen e autenticitetit dhe aseteve kulturore dhe natyrore Flet Matteo Colangeli, Drejtori i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri Prej vitesh, ka një refren të përsëritur se Shqipëria ka më shumë turistë sesa struktura akomoduese të disponueshme dhe në këtë valë, qeveria miratoi një paketë lehtësuese për hotelet me 4 dhe 5 yje duke synuar zinxhirë të njohur […]
Diplomacia për tërheqjen e investimeve të huaja
Koncepti i diplomacisë ekonomike ka ndryshuar gradualisht 50 vitet e fundit, ndërsa ekonomia është shndërruar në ‘timonin’ e influencës politike. Rregulli botëror pas Luftës së Dytë ekonomike, i cili filloi me Planin Marshall dhe me projektet ekonomike, e solli në qendër të vëmendjes këtë fushë. Atëherë të gjithë ekonomitë më të mëdha botërore e drejtuan diplomacinë e tyre drejt fokusit ekonomik, nxitjes së tregtisë dhe investimit. Po Shqipëria çfarë po bën në këtë drejtim? Nga Deada Hyka Rendi […]
Format e diplomacisë ekonomike
Diplomacia ekonomike vepron në tre nivele: dypalësh, rajonal dhe multilateral, edhe në kontekstin shqiptar. Diplomacia ekonomike dypalëshe luan rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ekonomike me vendet e tjera. Ajo bazohet, ndër të tjera, në marrëveshje dypalëshe mbi tregtinë, investimet, punësimin, tatimet, si dhe angazhohet në trajtimin e një sërë çështjesh ekonomike formale apo informale mes dy vendeve. Marrëveshjet Bilaterale të Tregtisë së Lirë janë prej kohësh “në rend të ditës” dhe një numër i madh vendesh nëpër botë zbatojnë të […]
“Strategji e re: Ja qasja që do të ndjekim për tërheqjen e investimeve të huaja në vend”
Flet Etjen Xhafaj, zv.ministër i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Qasja e re që Shqipëria po zbaton në drejtim të zhvillimit të diplomacisë së saj ekonomike po zhvillohet dhe pritet që të nisë implementimin në shtator. Zv.ministër për Ministrinë e Europës dhe Punët e Jashtme, z. Etjen Xhafaj thotë se tërheqja e investitorëve të huaj tashmë do të jetë më e lehtë, puna në drejtim të së cilës do të jetë më e shpejtë dhe më eficiente. […]
“Shqipërisë i nevojitet një diplomaci agresive për tërheqjen e investimeve”
Flet Genc Pecani, diplomat karriere dhe ish-ambasador Koordinimi, burime njerëzore të mirë-formuara si dhe fonde më të mëdha në funksion të diplomacisë ekonomike janë tejet të rëndësishme për të qenë tërheqës në sytë e investitorëve të huaj. Diplomat karriere prej 28 vitesh, z. Genc Pecani thotë se në eksperiencën e tij në trupat diplomatike në vende të ndryshme në Europë, ka rezultuar se Shqipërisë i mungon një strategji ‘agresive’ tërheqje investimesh… Çfarë rëndësie ka diplomacia ekonomike dhe si zbatohet […]
I plotfuqishmi Rexhep Tajip Erdogan
Erdogan përuron një epokë të re politike në Turqi. “Turqia e Re” do të jetë më shumë islamike, nacionaliste dhe autoritare Mes një zhurme të madhe borish, një grua e re doli në xhamin e dritares së makinës së saj duke brohoritur, një nga qindra makinat që rrethonin selinë qendrore të partisë qeverisëse Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, duke bërë një përshëndetje islamike me dorën e saj të majtë ndërsa me të djathtën, një përshëndetje ultranacionaliste, shkruan The Economist. […]
Shteti pa cash
Singapori premton se do të reduktojë veprimet me cash dhe çeqe, teksa po shkon drejt ekonomisë dixhitale. Qeveria po nxit zhvillimin e konkurrencës në drejtim të ofruesve të shërbimeve. Sipas ministrit Ong, çeqet nuk do të përdoren më në vitin 2025 Singapori po përshpejton kalimin drejt pagesave dixhitale, duke premtuar se do të eliminojë përdorimin e çeqeve deri në vitin 2025 dhe mbi të gjitha, do të zvogëlojë tërheqjet e parave nga bankomatet. Të dyja metodat e pagesave kanë pësuar […]
Jepini fund
Si politikat e emigracionit të Perëndimit ndeshen me vlerat. Dhe pse janë pikërisht vlerat ato që fitojnë zakonisht Në Teksas, një i mitur emigrant nuk lejohet të qëndrojë me të ëmën nga qeveria federale. Kjo është një mënyrë për të parandaluar ardhjen e emigrantëve të tjerë. Në Mesdhe, një anije me rreth 630 emigrantë në bordin e saj, nuk u pranua të hyjë në një port italian, ndërkohë që zëvendëskryeministri i Italisë synon të rrisë popullaritetin duke kërcënuar të […]
Ka një zgjidhje më të mirë se makinat elektrike
Premtimi për një teknologji që zvogëlon emetimin e gazrave mund t’i lejojë njerëzit të kenë makina me motorë me djegie të brendshme Erich Sixt, kryetari dhe drejtuesi ekzekutiv i Pullach, kompani me seli në Gjermani dhe e pranishme në të gjithë botën, e cila jep makina me qira dhe mban emrin e familjes së tij, i përshkroi kohët e fundit makinat elektrike si një “gabim politik i kushtueshëm”, duke pasur parasysh autonominë e tyre ende inferiore, kohën e gjatë […]
INSTAT: Rritet ndjeshëm prodhimi dhe konsumi i qumështit vendas në 2017-n
Në vitin 2017, sasia e qumështit të grumbulluar është rreth 131 mijë ton, duke shënuar rritje me 4,99%, krahasuar me vitin 2016, sipas INSTAT. Në këtë periudhë, sasia e qumështit të lopës së grumbulluar është rreth 110 mijë tonë, duke shënuar rritje me 6,55%, krahasuar me 2016. Nga ana tjetër, në vitin 2017, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është rreth 13 mijë tonë, duke shënuar rritje me 1,54%, krahasuar me një vit më parë. Sasia e grumbulluar e […]
Kroaci, kreditorët arrijnë marrëveshjen për Agrokorin
Kreditorët e konglomeratit të shitjes me pakicë Agrokor u mblodhën në një sallë të pazakontë të mërkurën për të konfirmuar një zgjidhje sipas së cilës do të marrin aksionet e tyre pas skandalit. Aksioneri më i madh i Agrokor tani do të jetë Sberbank i Rusisë, me 39.2 për qind të aksioneve në kompaninë e re. Do të pasohet nga zotëruesit e obligacioneve, me 25 për qind, një tjetër bankë ruse, VTB, me 7.5 për qind dhe Zagrebacka Banka, me […]
Mali i Zi / Me sytë nga TAP
Ministria e Ekonomisë së Malit të Zi është shprehur se gazsjellësi që do të vijë nga Azerbajxhani në Europë, dhe që po ecën sipas planifikimeve, do të nxisë shumë ekonominë e vendit dhe do të sjellë edhe përfitime për konsumatorët, shkruan Dusica Tomovic për BIRN. Ky tubacion, ndërtimi i të cilit u shpall në vitin 2013, do të transportojë gaz natyror nga fusha e gazit Shah Deniz në Azerbajxhan, përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe pastaj nëpërmjet detit Adriatik do të […]
Bullgari / Rritet numri i banesave boshe
Numri i banesave të pabanuara në Bullgari po rritet, duke shkuar në më shumë se 1.220.416 shtëpi, ose më shumë se 31% e të gjitha shtëpive në vend, njoftoi Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë njerëz nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi dhe kanë nevojë për përkrahje sociale për të pagur qiranë e tyre. Për këtë arsye, një nga detyrat kryesore në menaxhimin e strehimit në Bullgari është gjetja e […]
Kroaci / Bie prodhimi industrial
Sipas të dhënave të Zyrës Kroate të Statistikave, prodhimi industrial i Kroacisë shënoi rënie edhe gjatë muajit maj. Ai ra me më shumë se 0.7%, pas një rënie prej 1.3% në prill. Ndërsa ndër sektorët e tjerë, prodhimi i minierave dhe ai i guroreve shënoi rritje me 10.4% në vit.
Bullgari / Në “paradhomën” e euros dhe bashkimin bankar të BE-së në të njëjtën ditë
Sipas Kryeministrit bullgar, Bullgaria synon të bëhet pjesë e bashkimit bankar të BE-së në të njëjtën ditë që ajo do të hyjë në paradhomën e saj, për anëtarësimin në Eurozonë, ku duhet të kalojë të paktën dy vjet. Bojko Borisov tha se Sofja ishte gati të lejonte mbikëqyrjen e bankave të saj nga Banka Qendrore Europiane, por kishte nevojë për një angazhim nga shtetet e Eurozonës për të përcaktuar një datë për hyrjen në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit, ERM-2, […]
Tregu i nxehtë i ekspertëve të IA, më të paguar se futbollistët
Më të paguar se futbollistët, më të kërkuar se “influence”, më të rrallë se speciet në rrezik zhdukje: çdo ekzemplar shkakton një luftë mes Vendeve, kompanive, universiteteve. Nuk janë robotët e së ardhmes, por njerëzit që dinë t’i krijojnë ata. Më saktësisht inxhinierët, matematikanët, informaticienët dhe mendjet e ndritura që zotërojnë aftësitë dhe formimin për të punuar për Inteligjencën Artificiale, në fushat e shumta të aplikimit të saj, nga makinat me vetëdrejtim te kërkimi mjekësor, duke kaluar tek energjia, sistemet […]
Inteligjenca Artificiale dhe muzika, kufijtë e rinj të artit
Inteligjenca Artificiale takon muzikën: Yamaha e shndërron një balerin në një pianist, falë një sistemi që përkthen lëvizjet njerëzore në muzikë. Në vitet e fundit, kompanitë më avangardë nga e gjithë bota kanë investuar në kërkimin dhe zhvillimin e projekteve të Inteligjencës Artificiale. Këto teknologji të reja përfaqësojnë sigurisht një revolucion në forcimin e proceseve të biznesit, aq shumë sa që tani flitet për “valën e tretë të ndryshimit industrial”, siç e cilësuan Paul Daugherty dhe Jim Wilson në librin […]
BSH miraton planin e ristrukturimit jashtë bankave
Kreditë e këqija të korporatave të mëdha Bankat tregtare do të detyrohen me një rregullore të posaçme, të bashkëpunojnë për të ristrukturuar, jashtë gjykatës, kredimarrësit në vështirësi financiare. Banka e Shqipërisë ka bërë gati projekt-rregulloren “Për trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat, të kredimarrësve në vështirësi financiare”, e cila është në fazë konsultimi dhe do të jetë e vlefshme për t’u zbatuar deri në vitin 2020. Kjo rregullore do të ndikojë në uljen e kredisë me probleme, duke lehtësuar strukturimin e […]
Pak optimizëm në horizont
Bizneset shqiptare optimiste për ekonominë, por jo për aktivitetin e tyre Perceptimi i bizneseve shqiptare për situatën ekonomike në vend këtë vit ka ndryshuar për mirë, si në raport me vetveten ashtu edhe me vendet e tjera të rajonit sipas Barometrit të Ballkanit 2018 që u bë publik së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Por në kontradikte me opinionin që kanë për zhvillimin e ekonomisë (shih grafikun A1), sipërmarrjet shqiptare nuk ndajnë të njëjtin mendim për ecurinë […]
Partitë politike në Shqipëri perceptohen si më të korruptuarat e rajonit
Partitë politike, gjyqësori, doganat dhe sistemi shëndetësor perceptohen nga shqiptarët që kanë nivelin më të lartë të korrupsionit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. Konkluzioni ka dalë nga barometri i Opinionit Publik të vitit 2018, i publikuar së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Mbi 6000 të anketuarve nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia, Kosova, mali i Zi dhe Serbia u është drejtuar pyetja “Në çfarë mase ju bini apo nuk bini dakord që kategoritë e mëposhtme në ekonominë tuaj janë […]
Mekanizmi domino që i shtyn emigrantët drejt Jugut të Europës
Austria, gati për mbylljen e kufirit me Italinë, pas marrëveshjes në Gjermani Marrëveshja e arritur mes kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, nën mbikëqyrjen e kryetarit të Parlamentit Wolfgang Schauble për Emigracionin, ose azilkërkuesit dytësorë të regjistruar në një vend, të cilët pastaj duhet të lëvizin në vende të tjera brenda zonës Shengen, parashikon dy gjëra. E para: hapja e qendrave të transitit në Gjermani. Këto janë struktura në të cilat do të konstatohet, […]
“Të liberalizuarve” u shtrenjtohet energjia
Në korrik, çmimi i energjisë për rreth 80 biznese pritet të arrijë 12 lekë/kwh për shkak të metodologjisë së re Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar tarifën e energjisë për muajin qershor, për grupin e atyre që kishin detyrimin e daljes në tregun e parregulluar dhe që, për shkak të mosgjetjes së furnizuesit, po e marrin këtë shërbim ende nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Bëhet fjalë për të gjithë bizneset e lidhura në 35 kilovolt që, sipas ndryshimeve […]
Fillon eksodi i kompanive Forex, 4 prej tyre ikin në Kosovë
Kompanitë e palicencuara që kryejnë veprimtari në Forex në Shqipëri, së fundmi janë kthyer në problem për sa i përket aktivitetit të tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Institucionet rregullatore dhe mbikëqyrëse kanë marrë sinjalizime dhe denoncime nga autoritetet ligjzbatuese fqinje, pasi dyshohet që ato mund të funksionojnë si instrument për pastrimin e parave, ose si skema mashtrimi. Si rrjedhojë, një grup institucionesh, duke përfshirë AMF-në, Krimin Ekonomik, Pastrimin e Parasë dhe Tatimet, kanë nisur hetimet, kontrollet dhe verifikimet […]
Sejko: Ndërhymë te kursi i këmbimit se po rrezikohej inflacioni
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje lidhur me ndërhyrjen e fundit të jashtëzakonshme në tregun valutor. Sipas tij, arsyeja kryesore ishte për të ruajtur objektivin e inflacionit të institucionit monetar qendror. “Në momentin që pamë që kursi do të ndikonte negativisht në inflacionin e pritur, mund të na çonte në një situatë në nivelin zero, morëm vendim për të tërhequr tepricën e valutës”, tha ai. Sejko shtoi se ata, për momentin, […]
Vonesat apo anulimet e fluturimeve / 140 pasagjerë u kompensuan në 6 muajt e parë të 2018-s
Nëse avioni vonohet, apo më keq, fluturimi anulohet fare, keni një mundësi reale për të marrë kompensim. Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) bëri të ditur në buletinin mujor të qershorit se, gjatë këtij viti ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të kompensimeve që kompanitë u kanë bërë pasagjerëve, për shkak të vonesave apo anulimeve të fluturimeve që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Nga shifrat zyrtare, numri i pasagjerëve të kompensuar vetëm në muajin qershor 2018 shkon në 60, […]
Ndryshon ligji “Për koncesionet PPP” / Financat kërkojnë më shumë kompetenca
Ligji “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat” është përfshirë sërish në proces ndryshimi, për t’i dhënë më shumë kompetenca Ministrisë së Financave gjatë fazës së përgatitjes së koncesioneve, me qëllim parandalimin e ndikimit negativ në stabilitetin fiskal. Mirëpo ndryshimet po bëhen në një kohë që qeveria shqiptare ka dhënë me koncesion rreth 200 kontrata për punë dhe shërbime publike, me vlerë mbi 504 miliardë lekë. Ndërkohë që aktualisht po jepen me intensitet koncesione të reja për ndërtimin e rrugëve nëpërmjet […]
560 milionë euro të pakthyera në afat / Huatë me probleme zbresin në 13.3% në maj
Huatë që nuk kthehen në afat në sistemin bankar kanë shënuar rënie në maj, pas një rritjeje të lehtë muajin e mëparshëm. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, treguesi i kredive me probleme arriti në 13.31% të totalit të huasë në sistemin bankar, nga 13.46% muajin e mëparshëm. Megjithatë, në krahasim me fundin e vitit të kaluar, ky tregues ka shënuar rritje të lehtë. Huatë me probleme zbritën në 13.23% të totalit në dhjetor, niveli më i ulët […]
Energjia / Projekti i Rimëkëmbjes do të shtyhet, qeveria në negociata me BB
Një rishikim i fundit periodik i Projektit të Rimëkëmbjes në sektorin e energjisë, ku financues është Banka Botërore, ka dalë në përfundimin se objektivat e vendosura në fillim të programit, me shumë gjasa, nuk do të arrihen sipas kalendarit të rënë dakord. “Komponenti më i madh që lidhet me përmirësimin e infrastrukturës së shpërndarjes ka pasur disa vonesa dhe nuk do të arrijë objektivin e përfundimit që është nëntor 2019. Janë rënë dakord disa masa me Operatorin e Shpërndarjes së […]
ATK rinis shpërblimet për kuponë fiskalë
Administrata Tatimore e Kosovës njofton se nga data 1 Korrik 2018, të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskalë. Sipas njoftimit të ATK-së, aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskalë për TM2/2018, fillon nga data 1 korrik 2018 dhe vazhdon deri më 31 korrik 2018. “Aplikimi bëhet duke plotësuar formularin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskalë. Formulari duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes web-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org […]
BQK: Në vitin 2018, ekonomia e Kosovës pritet të rritet 4.2%
Projeksionet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2018 tregojnë se ekonomia e Kosovës do të karakterizohet me rritje reale që pritet të luhatet në një interval prej 4.2 deri në 4.4%, transmeton “Zëri.info”. Kjo rritje pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa eksportet neto parashihet të kenë ndikim negativ në Produktin e Brendshëm Bruto. “Konsumi, si komponenti kryesor i kërkesës së brendshme, pritet të shënojë rritje reale prej 3.5%, bazuar në pritjet që konsumi privat do të […]
Pse qytetarët po e humbin besimin në institucione?
Hulumtimet e fundit të pulsit publik dëshmojnë se qytetarët e Kosovës po e humbin në vazhdimësi besimin në institucionet qeverisëse. Në raportin e publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP thuhet se kënaqshmëria e publikut në institucionet qendrore të vendit ka rënë, ndërsa gatishmëria për të protestuar për arsye politike është rritur. Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se veçanërisht papunësia dhe mungesa e liberalizimit të vizave janë shqetësime kyçe të qytetarëve që kanë rritur pakënaqësinë ndaj […]
Depozitat dhe kreditë-maj 2018
Kredia për ekonominë nuk po arrin të gjallërohet, me bankat që po tregohen gjithnjë e më të kujdesshme, por edhe bizneset që nuk rezultojnë se po marrin më shumë hua. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë në fund të muaji maj arriti në 539.5 miliardë lekë (-6.5 mld lekë krahasuar me prillin), duke shënuar rënien më të fortë mujore që nga qershori i vitit 2015. Tkurrja e kredisë ka ardhur si rrjedhojë e rënies së […]
Teatri, si dëshmi e modelit të rrezikshëm ku shteti po orienton ekonominë
EDITORIAL MONITOR 838 / Drama u mbyll me një fund jo të lumtur për Teatrin Kombëtar. Pak para se të afronte mesnata, 75 kartonë, mes debateve brenda dhe protestave jashtë Parlamentit, votuan për prishjen e një prej ndërtesave historike në vend. Teksa prej muajsh debati për Teatrin u kanalizua në vlerat e tij historike e arkitekturore, cilësinë e ndërtesës, elemente të tjera shumë më të rëndësishme u anashkaluan, me dashje apo pa dashje, duke u dhënë mundësinë politikëbërësve të justifikohen […]