Pronat e sekuestruara apo konfiskuara
Sekuestrimi është një masë e përkohshme, me anë të së cilës pronarit i hiqet posedimi, e rrjedhimisht edhe përfitimet apo frytet civile që mund të prodhojë pasuria, por nuk i hiqet pronësia mbi të. Siç përcaktohet edhe në ligj, kjo masë vendoset për një periudhë 6-mujore, me mundësinë që ky afat mund të zgjatet. Konfiskimi është një masë përfundimtare dhe sanksionon për personin e dënuar zhveshjen nga pronësia dhe kalimin e pasurisë në pronësi të shtetit. Hapat proceduralë janë të […]
“Sipërmarrjet sociale janë mjeti më i mirë për ritrajtimin e pronave të konfiskuara nga aktiviteti kriminal”
Flet drejtori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, z. Artur Kala Kreu i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Artur Kala, tregon për “Monitor” hapat ligjorë që ndiqen nga sekuestrimi i një pasurie që rrjedh nga aktivitetet kriminale e deri te konfiskimi, administrimi nga Agjencia e më pas, problematikat me shitjen e mundshme të saj. Z. Kala flet edhe për projektet që institucioni të cilin drejton ka në portofolin e […]
Vala e PPP-ve, rreziku që na ka vënë përpara
Qeveria ka angazhuar deri më tani katër projekte nga paketa “1 miliard” në formën e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat me vlerë 86 miliardë lekë, nga 148 miliardë lekë që pritet të angazhohen në total këtë vit. Së bashku me koncesionet PPP të dhëna deri në dhjetor 2017, vlera totale e koncesioneve me PPP arrin në 259 miliardë lekë, ose 17% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për shkak të efekteve negative në borxhin publik dhe mungesës së analizës për projektet, kjo […]
Projektet e rrugëve
Projekti i parë, Rruga e Arbrit, përfundon për 44 muaj Në qershor, Gjoka Konstruksion, e cila ishte kompania që fitoi garën për të zbatuar projektin e Rrugës së Arbrit, nisi zyrtarisht punimet. Gjoka fitoi garën e hapur për këtë projekt si i vetmi operator që plotësonte kushtet, ndërkohë që përveç saj morën pjesë edhe operatori ekonomik “Adem Pojani”, i cili u skualifikua, pasi nuk plotësonte asnjë nga kriteret e kualifikimit, si dhe operatori “Alb-Star” sh.p.k. që nuk plotësonte kriteret […]
Ekspertët: “One Billion”, skenari grek për Shqipërinë
Zef Preçi, nga Qendra Shqipëria për Kërkime Ekonomike, thotë se nëse ky borxh i ri i fshehtë, i cilësuar PPP, merret në një kohë që fuqia ripaguese e ekonomisë, nuk është e mundur të rritet, shtohen rreziqet. E nëse këto para shkojnë për investime fasadash, pllakash, lulesh, etj., pra nuk hapin vende pune, nuk zhvillojnë industrinë, bujqësinë, etj., përsëritja e skenarit të dhimbshëm grek është e pashmangshme, shtoi ai. Sherefedin Shehu, ish-zëvendësministri i Financave, shkon edhe më tej, duke pohuar […]
BE, e zhgënjyer nga autostradat me PPP: Shumë kosto, pak fitime
Investimet me Partneritet Publik-Privat të ndërmarra në Bashkimin Europian, që në vitet 1990, kanë zhgënjyer Komisionin Europian për shkak të shpenzimeve të mëdha gjatë zbatimit të kontratave, kundrejt një fizibiliteti të ulët kur punimet përfunduan. Gjykata Europiane e Llogarive publikoi së fundmi një analizë të kosto-përfitimeve të 84 projekteve me PPP që u realizuan në vendet e BE-së gjatë viteve 1990-2014. Auditorët që bënë analizën për llogari të Komisionit Europian gjetën se projektet e audituara nuk janë menaxhuar në mënyrë […]
Rekomandimet
Rekomandimi 1 Mos përdorni intensivisht PPP-të Derisa problematikat e identifikuara të adresohen dhe rekomandimet e mëposhtme të zbatohen me sukses, Komisioni dhe Shtetet Anëtare nuk duhet të promovojnë një përdorim intensiv të PPP, deri sa të adresohen çështjet e identifikuara në raportin e auditorëve, në veçanti, përmirësimin e kornizave institucionale dhe ligjore, menaxhimin e projekteve, rritjen e sigurisë në zgjedhjen e opsioneve të investimeve me PPP. Projektet e audituara të PPP nuk kanë qenë efektive në arritjen e përfitimeve për […]
Dilemat e riciklimit
Qeveria ka ndaluar prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike nën 35 mikronë. Ndotja e mjedisit ishte arsyeja kryesore në marrjen e këtij vendimi, i cili disa prej fabrikave iu ka nxjerrë jashtë përdorimi makineritë që kanë investuar. Mbi 100 milionë euro investime rrezikohen nëse shkohet drejt eliminimit të plotë të qeses në vend. A do ta zgjidhë ky vendim problemin e ndotjes në Shqipëri, apo thjesht do të rëndojë në xhepat e konsumatorëve? Dritë në horizont për industrinë vendase […]
Peugeot 508, zgjimi i luanit
Pas një sezoni të zbehtë, kompania franceze po i heq perden një veture top të gamës, me dizajn bindës. Gjithsesi rinovimi nuk ndalet aty: ai përfshin platformën, motorët, ambientet e brendshme dhe teknologjinë Dallimi mes modelit të mëparshëm 508, atij që tashmë pritet të dalë në pension, dhe modelit të ri, të pritur në treg nga muaji shtator, mund të përmblidhet me një fjalë të vetme: bindje. Që modeli pararendës kishte bërë thjesht një akt prezence për të mos […]
A është “qesja” zgjidhja e problemit të ndotjes?
Vullnet Haka, president i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës në Shqipëri, thotë për “Monitor” se masa e re që është marrë nuk duhet të krijojë iluzionin se do të rregullojë situatën e mbetjeve në Shqipëri. Ndikimi i vendimit për industrinë e tyre pritet të jetë pozitiv, por për sa i përket problemit të ndotjes, ai do të zgjidhet vetëm me menaxhimin e tyre në burim. Më shumë se 50% e mbetjeve urbane janë mbetje inorganike. Sipas propozimit të Shoqatës së […]
Tatimet, nën monitorim
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është një ndër institucionet që po bashkëpunon për zbatimin e vendimit të qeverisë shqiptare për të ndaluar prodhimin, importimin dhe përdorimin e qeseve plastike, me qëllim mbrojtjen e mjedisit. Në takimin e zhvilluar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me njësitë e specializuara zbatuese, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, znj. Vasilika Vjero, nënvizoi faktin se administrata tatimore e mbështet këtë nismë dhe është fokusuar tek elemente, si edukimi, formalizimi i sipërmarrjes dhe garantimi i të […]
Të “zhytesh” në plastikë, toka dhe brigjet shqiptare me mbetje të larta plastike
Një grup shkencëtarësh të New Castle University kanë përpiluar hartën e mëposhtme që tregon nivelin e mbetjeve plastike për çdo shtet, si dhe për brigjet detare. Sipas kësaj harte, Shqipëria ka mbi 5 tonë mbetje plastike për milje/katror në brigjet e saj rrethuese. Ndërsa sërish për tokën, ka nivel të lartë ndotjeje. Bëhet fjalë për më shumë se 10 mijë tonë në vit mbetje plastike të pamenaxhuara. Ndërsa plastika ka shumë përdorime të vlefshme, ne jemi bërë të varur nga […]
Gazi, një sektor në rindërtim?
Gazsjellësi TAP është kthyer në busullën që po ndjekin politikat e qeverisë për të rindërtuar një sektor si ai i gazit. Vetë Trans Adriatik Pipeline ka avancuar sipas programit, ndoshta dhe më mirë te punimet në terren, ndërkohë që ne, jemi ende në fazë letrash që pasojnë njëra-tjetrën. Në këtë pikë, një marrëveshje mes Albgaz dhe SNAM, që krijon një Joint-Venture e cila ka në objekt operacionet e mirëmbajtjes së gazsjellësit TAP, është hapi më pozitiv i hedhur në sektor […]
Sfida e Albgaz për gazifikimin
Intervistë me z. Arbër Avrami, drejtor i përgjithshëm, Albgaz Ende pa plotësuar dy vjet nga krijimi i saj, kompania shtetërore e gazit Albgaz, e konceptuar si një operator i kombinuar që do të kryejë veprimtarinë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Shpërndarjes, ka hyrë në negociata dhe marrëveshje serioze me kompani të njohura ndërkombëtare. Më e fundit është një Joint-Venture me gjigantin italian SNAM dhe që së bashku do të kryejë gjithë operacionet e mirëmbajtjes së gazsjellësit TAP. […]
Smartphone, aplikacionet nuk na përgjojnë nga mikrofonat
Kërkues të Bostonit kanë analizuar 17 mijë aplikacione. Asnjë prej tyre nuk regjistron biseda të përdoruesve, siç shumë mendojnë. Por disa marrin foto apo video të ekranit, duke ua dërguar ato palëve të treta. Mendimi sipas të cilit smartphone na përgjojnë duke regjistruar në mënyrë të fshehtë bisedat tona është hedhur poshtë me të dhëna konkrete. Një kërkim ka treguar se si disa aplikacione të shkarkuara te këto pajisje i bëjnë screenshot ekranit, duke ia dërguar më pas imazhet apo […]
Smart TV, si i gjurmojnë zakonet tona
Kompania amerikane Samba TV instalon software për të monitoruar gjithçka që shfaqet në ekranet tanë, për qëllime publiciteti Jemi vazhdimisht të lidhur. Por a ndihemi vazhdimisht të “vëzhguar?”. Një studim i fundit nga disa kërkues të Universitetit të Bostonit ka rrëzuar mitin, sipas të cilit smartphone “na përgjojnë” bisedat nëpërmjet mikrofonave. Megjithatë, studiuesit konstatuan se disa aplikacione marrin informacione nga ekrani i pajisjeve duke bërë screenshot të asaj që jemi duke bërë. Nëse telefoni është gjithnjë me ne, nuk […]
Shitjet e TV, në rritje në tremujorin e parë të 2018-s
Shitjet e TV në botë janë rritur me 7,9% në tremujorin e parë të 2018-s. Këto të dhëna vijnë nga IHS Markit, në analizën e saj të tregut “TV Sets Market Tracker”. Në tre muajt e parë të vitit 2018, janë shitur 50.6 milionë televizorë. Televizorët me ekran LCD kanë regjistruar një rritje me 7,5% (totali 50.1 milionë), ndërsa shitjet e televizorëve me ekran OLED janë rritur me 115,8% (totali 470.000 njësi). Trendi pozitiv vjen pas një tkurrje prej 3,6% […]
Paradokset e ndërtimit
Oferta e ndërtuesve vijon të rritet me ritme të shpejta, ndërsa kërkesa po bie me të njëjtat ritme. Edhe huaja për këtë sektor është në rënie Tirana dhe disa qytete të vendit janë kthyer në një kantier ndërtimi dhe debati më i madh për momentin është nëse ka fuqi blerëse për të gjithë këtë ofertë të shtuar. Vetë ndërtuesit janë pesimistë për ecurinë e këtij sektori në drejtim të kontratave porositëve dhe gjendjes financiare, teksa raportojnë që 6 muajt […]
Pastrimi i parave, bankat nuk justifikojnë mbushjen e llogarive të biznesit me cash më 2017
Gjatë vitit të kaluar janë vërë prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur të justifikohen nga punonjësit e bankave. Inspektorët e mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë në inspektimet e tyre gjatë vitit të kaluar kanë gjetur mospërputhje të veprimeve të bankave me ligjet dhe rregulloret e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. “Në disa raste nuk disponohen dokumente që provojnë burimin e fondeve, të cilat mbeten kryesisht në nivel […]
UniCredit, shpreh interes për tregun shqiptar
Teksa bankat në Shqipëri janë përfshirë në një fazë intensive shitje-blerje, duket se bankat e mëdha europiane shohin ende me interes shtrirjen në Shqipëri, pasi me gjithë numrin e madh të operatoreve sërish ka hapësira ne ofrim produktesh dhe shërbimesh të reja. Burimet nga Banka e Shqipërisë bëjnë me dije se banka më e madhe italiane, UniCredit, ka shprehur interes për të qenë e pranishme në Shqipëri gjatë dy viteve në vijim. Interesi është shprehur nga përfaqësuesit e UniCredit në […]
A mundet që një luftë tregtare të pengojë rritjen globale?
Rritja e tarifave është një prej kërcënimeve më të këqija për ekonominë botërore Vetëm po t’u hedhësh një vështrim të shpejtë titujve kryesorë të gazetave, e kupton lehtë se ekonomia botërore nuk është aspak në nivele të mira. Presidenti Donald Trump po vazhdon të sulmojë armiqtë e tij në luftën tregtare, duke i zhytur tregjet financiare në trazira të mëtejshme. Rezerva Federale po rrit normat e interesit, një proces që zakonisht përfundon në recesion në Amerikë, shkruan The Economist. […]
Venitet Brexit i vështirë
Midis liderëve të biznesit dhe konservatorëve të vijës së ashpër, një Brexit më i lehtë fiton terren politik Me një qeveri të konservatorëve në pushtet, biznesi britanik duhet të ishte i kënaqur e, megjithatë, një pjesë e madhe e tyre nuk janë. Në vitin e parë të pushtetit të Theresa May, shumë biznesmenë u ankuan se zëri i tyre nuk po dëgjohej, shkruan The Economist. Situata u përmirësua disi në momentin që z. May humbi shumicën në zgjedhjet e […]
Kapitullimi i Hollywood
A mund që Netflix të jetë ajo që kërkojnë investitorët dhe madje, duke shmangur edhe reagimin e ashpër të gjigantëve të teknologjisë? Përmbajtja e saj konsumon 20% të brezit me bandë të gjerë të së gjithë botës Kompanitë e mëdha të teknologjisë përherë shkaktojnë reagime ekstreme dhe konfliktuale, shkruan The Economist. Investitorët i duan ato për suksesin gjithnjë e në rritje dhe për ambicien e pangopur: grupi FAANG, i aksioneve teknologjike që përfshin Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe Alphabet […]
Italia do të fillojë programin e ri ekonomik me buxhetin e ardhshëm
Qeveria e re e Italisë do të ndërmarrë shkurtime të taksave dhe një të ardhur themelore universale në buxhetin e saj të parë, për t’i treguar tregjeve financiare që koalicioni nuk ka hequr dorë nga axhenda e premtuar, ka bërë me dije Ministri i Financave Giovanni Tria. Programi gjithëpërfshirës ekonomik synon t’u provojë investitorëve se administrata populiste është serioze në lidhje me misionin e saj, edhe pse pas krijimit të saj fillimisht tronditi tregjet e obligacioneve italiane. Të ardhurat bazë […]
Lëreni Kupën e Botës t’ju mësojë disa leksione investimi
Brazili, Uruguai, Rusia, apo Kroacia? Cila është Kombëtarja që keni vënë bast gjatë këtij Kampionati Botëror? Nëse jeni një investitor në bursë dhe një tifoz i çmendur i futbollit, fusha e futbollit mund të jetë një vend i mirë për disa leksione në investime. Yje futbolli si sulmuesit Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Gabriel Jesus, apo portierë si David de Gea, madje edhe trajnerë të famshëm, plani i lojës së secilit ofrojnë mësime investimi. Futbolli është bërë një sport botëror, […]
“Fytyra tjetër” e Rusisë në Kupën e Botës
Por a ka ndryshuar diçka me të vërtetë? Një prej gjërave më të paparashikuara të këtij Botërori, përveç ecurisë shumë të mirë dhe spektaklit që dhuroi Kombëtarja ruse në fushën e lojës, ka qenë edhe atmosfera e gjallë në vendin mikpritës të Kupës së Botës, në Rusi, shkruan The Economist. Tifozë nga e gjithë bota kanë pushtuar çdo cep të saj, pavarësisht tensioneve politike aty. Ndryshe nga sa pritej dhe mund të imagjinohej për këtë shtet, edhe shërbimet e […]
Rajoni i Ballkanit / Ndërtimi i më shumë fabrikave të qymyrit nuk do të thotë më tepër mundësi punësimi
Ndërsa pjesa më e madhe e vendeve të Europës kanë filluar ta shfuqizojë qymyrin, politikanët e rajonit të Ballkanit vazhdojnë të pretendojnë se ndërtimi i fabrikave të reja të qymyrit do të ndikojnë në hapjen e më shumë vendeve të reja të punës. Por kjo gjë mund të ndikojë negativisht, duke mashtruar banorët e këtij rajoni dhe duke rrezikuar mundësitë për një tranzicion të duhur në industrinë e energjetikës, shkruan Pippa Gallop për BIRN. Edhe gazetat më të rëndësishme janë […]
Kroaci / Uber rrit shërbimin e taksive-varka në bregdetin e Adriatikut
Pas vënies në zbatim të idesë së thirrjes së taksive-varka nëpërmjet një aplikacioni në celular, UberBoat, ka deklaruar se planifikon ta rrisë gjatë këtij viti këtë shërbim në bregdetin kroat, shkruan Anja Vladisavljeviç për BIRN. UberBoat, një shërbim i ri i Uber që vepron në bregun kroat që nga viti i kaluar, ka deklaruar se synon të rrisë shërbimet e saj në Adriatik këtë vit. Një udhëtim vetëm vajtje ose vetëm ardhje nga qyteti i Splitit në ishullin Hvar me […]
Bullgari / Hapet tenderi për dhënien me koncesion për 35 vjet të Aeroportit të Sofjes
Bullgaria ka hapur tenderin për dhënien me koncesion për 35 vjet të Aeroportit Ndërkombëtar të Sofjes, njoftoi javën e kaluar Ministria e Transportit. Vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës është 3.9 miliardë euro (4.6 miliardë dollarë amerikanë), afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 22 tetor. Javën e kaluar, ministri i Transportit, Ivajlo Moskovski, tha se koncesionari i Aeroportit të Sofjes do të duhet të bëjë një pagesë vjetore prej 10% të të ardhurave totale të gjeneruara, […]
Serbi / Kompania angleze Aptiv punëson 2.000 punëtorë serbë
Kompania angleze Aptiv, që merret me prodhimin e pjesëve të makinave në Mbretërinë e Bashkuar, dikur e njohur si Delphi Automotive dhe komuna serbe e Leskovacit, kanë nënshkruar së fundmi një kontratë, duke e detyruar investitorin anglez të punësojë 2.000 punonjës serbë në fabrikën që kompania angleze planifikon të ndërtojë në këtë komunë, u njoftua nga qeveria lokale, e cila më herët gjatë këtij muaji ka bërë publik edhe lajmin se Aptiv do të investojë 25 milionë euro (29 milionë […]
Kroaci / HEP do të ndërtojë centralin diellor më të madh në ishullin kroat të Cresit
Kompania energjetike shtetërore kroate, HEP po investon rreth 45 milionë kuna (7.1 milionë dollarë amerikanë / 6.1 milionë euro) në ndërtimin e një centrali diellor 6.5 MW në ishullin kroat të Cresit, që do të jetë edhe më i madhi në vend, tha në një deklaratë për shtyp, kompania HEP. Centrali diellor, Orlec Trinket, do të prodhojë 8.5 GWh energji elektrike në vit, e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e 2.000 familjeve, bëri publike kompania HEP, menjëherë pas nënshkrimit të […]
Serbi / Marrëveshje me kompanitë kineze për rikonstruksionin e hekurudhave
Ministria e Infrastrukturës e Serbisë tha se pret të nënshkruajë një kontratë me Kompaninë Kineze Ndërkombëtare Hekurudhore (China Railway International (CRI) dhe kompaninë e ndërtimit China Communications (CCCC) për rikonstruksionin e segmentit Novi Sad-Subotica të vijës hekurudhore që lidh Beogradin me kryeqytetin hungarez të Budapestit. Qeveria serbe do të nënshkruajë një kontratë me kompanitë kineze CRI dhe CCCC mbi projektin e rindërtimit hekurudhor, gjatë samitit të 16+1 që pritet të zhvillohet këtë muaj, tha në një deklaratë për shtyp, Ministria […]
Huatë me probleme – Maj 2018
Huatë që nuk kthehen në afat në sistemin bankar kanë shënuar rënie në maj, pas një rritjeje të lehtë muajin e mëparshëm. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë treguesi i kredive me probleme arriti në 13.31% të totalit të huasë në sistemin bankar, nga 13.46% që kishte arritur muajin e mëparshëm. Megjithatë, në krahasim me fundin e vitit të kaluar, ky tregues ka shënuar një rritje të lehtë. Huatë me probleme zbritën në 13.23% të totalit në dhjetor, […]
Ministri Lluka paralajmëron privatizimin e Telekomit
Ka mjaftuar një diskutim disaorësh me përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Postës që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ta gjejë alternativën për t’ua paguar pagat punëtorëve, shkruan gazeta “Zëri” Punëtorët e Postës të hënën paradite i mbyllën zyrat. Ata nuk pranuan të ofrojnë asnjë shërbim për qytetarët në zyrat e tyre postare, pa i marrë pagat. Situata ndryshoi krejtësisht pas ndërmjetësimit që ministri Valdrin Lluka arriti me kryetarin e Sindikatës së Postës, Etrit Hotin. Lajmin se greva e […]
Bie importi i veturave në Kosovë
Kufizimi i importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet hyri në fuqi më 1 janar 2018, me arsyetimin se në Kosovë po importohet një numër i madh automjetesh të vjetra, që po shkaktojnë probleme si në komunikacion, por edhe në ndotje të mjedisit. Kohët e fundit kjo temë është ndezur, pas nismës së disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të shfuqizohet neni që kërkon kufizimin e veturave të vjetra. Që nga hyrja në fuqi e ligjit, importi […]
Kontrollet e turizmit, 30.4 milionë lekë gjoba për 869 subjekte me shkelje
Drejtoria e Hetimit Tatimor njofton se po ushtron kontrolle të vazhdueshme në sektorin e turizmit, me fokus të veçantë zonat bregdetare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e informalitetit, si dhe sigurimin e mbarëvajtjes së sezonit. Për periudhën 22 qershor – 8 korrik janë kontrolluar në total 1,772 subjekte tregtare. Nga këto 49 % e subjekteve (ose 869) kanë rezultuar me shkelje, që kanë kapur vlerën e rreth 30.4 milionë lekëve. Numri më i lartë i penaliteteve është vendosur për moslëshim […]
Studimi i BSH: Rreziqet kombëtare ndikojnë negativisht stabilitetin e bankave në Shqipëri
Krizat kombëtare (rreziku primar sovran) e ndikojnë negativisht stabilitetin e bankave në Shqipëri, megjithëse efekti i përçimit të këtij rreziku është relativisht i ulët, ndonëse zhvillimet që lidhen me situatën makroekonomike rezultojnë se kanë një efekt të rëndësishëm ndaj stabilitetit bankar. ndër to vlen të përmendet se rreziku që lidhet me dominancën fiskale dhe brishtësia e sektorit financiar janë faktorët kryesorë që ndikojnë stabilitetin bankar. Studimi “A ndikon rreziku primar sovran mbi stabilitetin bankar”, me autor Gerti Shijakun e Bankës […]
Koncesioni i Aeroportit të Kukësit / Qeveria 8% bonus për Kastratin dhe T.M.D Systems LTD
Këshilli i Ministrave ka vendosur që të shpërblejë kompanitë Kastrati sh.a dhe T.M.D Systems LTD për ofertën e tyre të pakërkuar lidhur me koncesionin e Aeroportit të Kukësit. Në vendimin që tashmë ka marrë miratimin është përcaktuar një bonus me 8 për qind të pikëve për kompanitë. Pas kësaj faze pritet që qeveria të hapë një garë normale për kalimin me koncesion të Aeroportit. Më herët ishte Kryeministri Edi Rama, në fillim të këtij viti, që deklaroi se ka interes […]
Barra e taksave për mjedisin në rritje / Shqiptarët paguan 380 milionë euro
Shqiptarët kanë paguar në vitin 2016, 48 miliardë lekë apo rreth 380 milionë euro (1 euro=126 lekë) si taksa të dedikuara për mjedisin. Shifra bëhet e ditur nga një raport i fundit i Institutit të Statistikave lidhur me taksat e mjedisit. Sipas këtij raporti taksat e mbledhura në këtë grup pësuan rritje me rritje me 8,64 % krahasuar me vitin 2015, ndikuar kjo kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat e transportit. “Nga struktura e të ardhurave të taksave […]
Tregjet nën mbikëqyrje / Rritet numri i ankesave që qytetarët dorëzojnë në AMF për zgjidhje
Pak kohë më parë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vuri theksin tek rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të kërkuar të drejtën e tyre duke shfrytëzuar mekanizmat që institucioni ka vënë në dispozicion. Një prej tyre ka të bëjë me paraqitjen e ankesave drejtpërdrejt në AMF. Sipas autoritetit deri në datën 27.06.2018 janë depozituar 41 ankesa për çështje të ndryshme, mbi 90% e tyre të lidhura me tregun e sigurimeve. “Ankesat kanë të bëjnë kryesisht me refuzimin e pagesës së dëmshpërblimit, […]
Taksa e pronës në katër faza deri në 2020 / Vlerat bazë për Hipotekën nga Banka e Shqipërisë
Ngritja e një kadastre fiskale gjithëpërfshirëse dhe me elementë të detajuar për çdo pasuri të paluajtshme në vend në funksion të një taksimi të drejtë të pronës është menduar që të shtrihet në dy faza. Marrëveshja që qeveria shqiptare ka lidhur me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) e cila hyri në fuqi në datë 9 korrik zbardh edhe mënyrën sesi është konceptuar procesi për projektin ProTax Albania që deri në fund të vitit 2020 pritet të ketë gati kadastrën […]
Ferri i kumarit që po e nxisin politikat fiskale
Që ekonomia po i ngjan një rulete, kjo tanimë nuk ka asnjë dyshim. Qeveria i vuri pikat mbi “i” këtij konkluzioni kur, mes “thërrimeve” që mendon të shpërndajë si lehtësi fiskale për disa sektorë, gjatë vitit tjetër, ndër u përpoq të ndajedhe një copë të madhe për biznesin e lojërave të fatit. Ministri i Financave, nga fundi i draftit, propozon që për vitin tjetër për lojërat e fatit, tatimi mbi xhiron të llogaritet pasi janë zbritur shpenzimet operative dhe fitimi […]