Shansi që po humbim
Hotelet dhe tur-operatorët raportojnë për një rënie të rezervimeve për këtë sezon turistik veror në Durrës, me përjashtim të atyre që operojnë me kontrata. Administratorët tregojnë se arsyet janë nga më të ndryshmet, por kryesisht lidhen me motin, një luhatje të lehtë të çmimeve me tendencë në rritje dhe infrastrukturën e dobët. Vetë turistët që kanë mbyllur pushimet në Shqipëri për këtë vit vlerësojnë pozitivisht hotelet, por negativisht pjesën jashtë tyre. Maqedonia, nga ana tjetër, ia ka dalë që të […]
Si po na i “merr” Maqedonia turistët nordikë që kanë rezervuar në Golem
Flet Rrahman Kasa, menaxher i agjencisë “Happy Tours” Ne organizohemi dhe i çojmë në Ohër një ditë, por aty gjithçka është e mirorganizuar, ka një itinerar të përcaktuar saktë, ka një rreth turistik që funksionon dhe vë gjithçka në funksion të kënaqësisë së turistit, gjithçka është në shërbim të tij. Diferenca mes tyre dhe nesh është si dita me natën. Ata kanë ruajtur pasuritë kulturore, kanë përmirësuar çdo aspekt që lidhet me turizmin, duke synuar që të marrin më […]
Në kërkim të pak “Western” në Zagori
Flet Ilir Hitaj, Administrator i “Caravan Horse Riding Albania” Vendi ynë mund të jetë edhe pak “Western”, sigurisht pa kaubojt tipikë në pritje të duelit të radhës. Gjithsesi, disa shtigje interesante të shëtitur me kalë nën një guidë profesioniste mund t’ua ofrojë, por deri më tani vetëm të huajve, kryesisht francezëve dhe gjermanëve. “Vijnë nga këto dy shtete më shumë ata që rezervojnë paketat. Shqiptarët nuk para e zgjedhin këtë lloj aktiviteti, siç janë turet me kuaj, përpos faktit […]
Shqipëria tjetër? Ajo e aventurës
Flet Blerina Ago, eksperte e turizmit dhe themeluese e rafting Pushimet në Shqipëri nuk mund të kufizohen vetëm me një shezlong te deti, me një koktej te dora apo një “schiuma party” nën një muzikë të çmendur. Ky është vetëm një nga opsionet që ofron vendi ynë, ashtu sikurse sot gjithmonë e më shumë, Shqipëria e aventurës po tërheq vëmendje. Blerina Ago, eksperte e turizmit dhe themeluese e rafting, në një intervistë për “Monitor” zbulon se cilat janë aktivitetet […]
Aktivitetet më interesante dhe me rritje në Shqipëri, destinacionet
1. Hiking në Lëpushë dhe Vermosh, Malësi e Madhe Në Kelmend është një luginë me origjinë akullnajore, në 1.100 metra mbi nivelin e detit. Në të dy anët e luginës janë shpatet malore të mbuluara me pyje dhe kullota. Ka 45 maja me lartësi mbi 2,000 metra, secila prej tyre me një emër të vetin. Bimësia përbëhet kryesisht nga pemët e ahut dhe bredhat. Është e njohur për peizazhet dhe reshjet e borës që zgjat rreth 100 ditë çdo vit. […]
Në riformatim
Të ardhurat totale të sipërmarrësve nga komunikimet elektronike për vitin 2017 ranë ndjeshëm me 13% në raport me një vit më parë, duke arritur në 37 miliardë lekë. Si po formatohet tregu i telefonisë celulare, pas daljes së Plus dhe rënies së trafikut ndërkombëtar. Pse ndryshuan tarifat e tre operatorëve së fundmi? Tregu i telefonisë celulare po ndryshon me shpejtësi drejt datave, broadband, teknologjive të reja dhe shërbimeve nëpërmjet celularit dhe internetit, duke përfshirë shërbimet financiare dhe bankare, transportit. […]
Praktikat moderne të bujqësisë
Bujqësia është cilësuar si shtëpia pa çati. Fermerët në Shqipëri kanë sfida të shumta. Sot ata e kanë të vështirë të konkurrojnë në rajon dhe të përfitojnë nga ekonomia e shkallës, megjithatë, të paktë në numër, disa prej tyre po orientohen drejt praktikave moderne të bujqësisë. Duke vënë në shfrytëzim biodiversitetin natyror, synojnë zhvillimin e qëndrueshëm Nga Ledina Loga Vetëm 20 kilometra larg nga Tirana, 17 kilometra nga Durrësi, me afërsi prej 9 kilometrash nga aeroporti, Hajdar Kuçi […]
SEAT ARONA
Po flasim për një qytezë të vogël spanjolle? Jo. Por gjithsesi lidhja ekziston:: Suv-i i ri është në fakt motra e madhe e Ibiza-s Po të mos ishte për kolonën anësore C (me X-in në dukje), Arona do të të kujtonte edhe më shumë, nga forma dhe stili, modelin Ibiza. Nga ana tjetër, të dyja janë realizuar mbi platformën e mirënjohur Mqb A0 dhe i ndajnë 79 mm në gjatësi, 99 në lartësi dhe 121 mm distancë mes rrotave. […]
SKODA KAROQ
E shkujdesur dhe e shkëlqyer, me motorin e ri “njëmijë” me tre cilindra, Suv-i çek ofron udhëtime të rehatshme dhe shumë hapësirë në kabinë Njëmijë dhe jo më njëmijë? Motorët turbobenzinë me cilindratë të vogël, mund të mos jenë fundi i botës, por ama mund të jenë zgjedhja e duhur për ata që e përdorin makinën në mënyrë normale. Motori turbo tre-cilindërsh i Skoda Karoq, për shembull, të bën të harrosh me shpejtësi motorin e vjetër (dhe të vlerësuar […]
Prodhimi organik në Shqipëri
Sipas të dhënave të MBZHR, vitin e kaluar, sipërfaqja e mbjellë e certifikuar si organike, ishte rreth 380 hektarë, ndërsa si sasi e prodhuar e kulturave organike ishin mbi 5 mijë tonë. E krahasuar me një vit më parë, pra më 2016-n, prodhimi ishte me rritje me rreth 15%. Të dhënat tregojnë se sipërfaqja më e madhe e mbjellë, si dhe sasia e prodhuar ka qenë në vitin 2015. Në 2016, prodhimi u përgjysmua, i cili përkon edhe me vitin […]
Biznesi me rritje dyshifrore
Kompanitë kryesore që operojnë në përpunimin dhe grumbullimin e qumështit kanë rezultuar në rritje të vazhdueshme. Të dhënat e marra nga deklarimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se të ardhurat dhe fitimet e këtyre kompanive janë me rritje dyshifrore, megjithatë sfidat për sektorin vijojnë që të mbeten të shumta. Nga informaliteti, që për aktorët e tregut vijon të mbetet i lartë, te vështirësitë e sigurimit të lëndës së parë, nuk po i lejojnë që këto kompani të zgjerohen më […]
Lufra blen fabrikën e gjermanëve të Meggle në Rrogozhinë
Fabrika e kompanisë gjermane Meggle, më shumë se dy vite pas mbylljes, është blerë nga shoqëria shqiptare e përpunimit të qumështit, Lufra. Burime nga kompania konfirmuan blerjen për Monitor, pa dhënë detaje për çmimin Meggle, është filiali i kompanisë gjermane të produkteve të bulmetit Meggle AG dhe kishte hyrë në Shqipëri në vitin 2010, pasi bleu sipërmarrjen vendase Fast dhe tregtoi me markën e Fast. Në vitin 2013 ajo ishte më e madhja në vend me një xhiro vjetore […]
149 HEC-et që po “minojnë” zonat e mbrojtura
Të 26 HEC-et tashmë në operim në zonat e mbrojtura dhe 123 HEC-et tjera që janë në ndërtim dhe të planifikuara kanë dëmtuar rëndë trashëgiminë natyrore. Një grup ekspertësh prej 20 vetash të atashuar nga PNUD inspektoi 71 HEC-et e vogla tashmë në punë dhe gjeti një “mal” me probleme. Kompanitë nuk kanë respektuar asnjë standard mjedisor, teksa autoritet kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. Ja 30 rekomandimet Blerina Hoxha […]
Pengesat e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së
Reformatorët e Maqedonisë pranuan nënshkrimin e një marrëveshjeje të vështirë me Greqinë. Tani ata kanë nevojë për ndihmën e Europës Në fytyrën e Solza Grceva duket qartë ironia dhe përbuzja ndaj tradhtisë së fundit të kombit të saj. E ndodhur në Shkup, kryeqytetin e një shteti i cili nuk do të njihet më si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, znj. Grceva thekson pakënaqësitë dhe revoltën e saj ndaj veprimit të fundit të qeverisë maqedonase, shkruan The Economist. Marrëveshja e fundit […]
Turqi / Përfitime nga lufta tregtare SHBA-Kinë
Turqia mund të përfitojë nga lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës, thotë Ali Osman Akat, kryetar i Shoqatës Turko- Amerikane të Biznesit. Akat në një intervistë për Anadolu Agency (AA) tha se, “Krahasuar me aktorët e mëdhenj të kësaj krize, përfshirë këtu edhe shifrat e importit dhe eksportit të palëve më të mëdha, rezulton që Turqia të jetë ndër vendet më pak të prekura nga kjo luftë”. Sipas tij, luftërat konvencionale tashmë janë zëvendësuar me “luftëra globale të tregtisë”, për […]
Bullgari / Fibank hyn në partneritet strategjik me Erste Asset Management
Banka Fibank e Bullgarisë deklaroi se ka hyrë në partneritet strategjik me Erste Asset Management, duke u ofruar klientëve të saj mundësinë për të investuar në fondet e drejtuar nga institucioni financiar austriak. Sipas marrëveshjes, Fibank do t’u ofrojë investitorëve katër fonde në euro të regjistruara në Bullgari dhe të drejtuar nga kompania austriake ESPA Bond Euro Corporate; ESPA Portfolio Balanced 30 (një fond i balancuar me rrezik të moderuar); ESPA Stock Europe (një fond kapitali që investon në kompanitë […]
Maqedoni / Rreth një miliard euro hyjnë nga diaspora
Maqedonia si shtet ka traditë të gjatë të shpërnguljes së popullsisë në vendet e ndryshme të botës, ku njerëzit migrojnë për arsye të ndryshme, por më së shumti për shkaqe ekonomike. Në shumë vende të botës jetojnë njerëz me origjinë nga Republika e Maqedonisë, të cilët lidhjet e tyre familjare, tradicionale dhe kulturore i mbajnë me vendin e tyre të origjinës. Edmond Ademi është ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë përgjegjës për diasporën. Në një bisedë me Anadolu Agency […]
Serbi / Duhen marrë masa për zvogëlimin e problemeve “shkatërruese” mjedisore
Këshilli Këshillues Fiskal i Serbisë i kërkoi qeverisë që të fillojë të investojë 1.3% të PBB-së për të trajtuar problemet “shkatërruese” mjedisore, duke përfshirë këtu ndotjen e ajrit dhe mungesën akute të trajtimit të ujërave të zeza. Serbia përpunon më pak se 10% të ujërave të zeza dhe ka një problem të vazhdueshëm me landfillet e parregulluara, tha Këshilli Fiskal i emëruar nga qeveria. Dy prej qyteteve më të mëdha, Beogradi dhe Novi Sad, i derdhin ujërat e zeza direkt […]
Njerëz të rinj në bord
Firmat shtetërore europiane të hekurudhave përballen me konkurrentët e rinj. Disa shqetësohen për faktin se gjigantët e krijuar mund të bëjnë një lojë të pistë për të mbijetuar Hapja e hekurudhave në Liverpool dhe Manchester në Britani, në fillim të viteve 1830 u ndoq edhe nga disa ngjarje të njëpasnjëshme, të cilat ndodhnin për herë të parë në historinë e hekurudhave, shkruan The Economist. Ajo ishte linja e parë ndërqytetase në botë. Ishte skena e vdekjes së një numri […]
Aleanca Perëndimore është në rrezik
Kjo duhet të shqetësojë jo vetëm Europën dhe Amerikën, por të gjithë botën Amerika bëri po aq sa çdo vend tjetër për të rindërtuar Europën e pasluftës. Në fund të viteve 1940 dhe 1950, ajo ishte nismëtare e traktatit që më pas u bë Bashkimi Europian dhe e NATO-s, aleancës ushtarake që fitoi Luftën e Ftohtë, shkruan The Economist. Shtetet e Bashkuara vepruan pjesërisht nga dëshira e mirë për ta ndihmuar këtë kontinent, por kryesisht sipas interesave vetjake. Amerika […]
Meksikë/ Presidenti i ndryshimeve. A do të jetë AMLO i suksesshëm?
Votuesit meksikanë kanë pritshmëri të mëdha ndaj Presidentit të ri. Përgjegjësia e tij është e madhe që të mos i zhgënjejë “Unë nuk do t’ju braktis. Unë nuk do t’ju zhgënjej. Duke qëndruar përpara një turme prej më shumë se 100,000 banorësh në Zócalo, në sheshin qendror të Meksikës, Andrés Manuel López Obrador dukej plotësisht i vetëdijshëm për madhësinë e asaj që sapo kishte arritur, shkruan The Economist. Populisti karizmatik sapo kishte fituar Presidencën e Meksikës. Koalicioni i tij, […]
Nafta dhe mineralet “shpëtojnë” eksportet
Shitjet jashtë vendit rriten 18.3% për 6-mujorin, ndalen tekstilet Në 6 muajt e parë të këtij viti, kompanitë shqiptare shitën jashtë vendit 158 miliardë lekë mallra, me një rritje prej 18.3% me bazë vjetore. Vetëm në qershor, zgjerimi i eksporteve ishte 17.8%. Dy grupet kryesore që po udhëheqin rritjen janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji” dhe “materiale ndërtimi dhe metale”, ndërkohë që “tekstilet dhe këpucët” po vijnë në ngadalësim, duke reflektuar efektet e zhvlerësimit të euros. Shitjet jashtë vendit […]
INSTAT Çdo shqiptar ka shkuar mesatarisht tre herë te doktori në 2017-n
Në vitin 2017, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor është 7.942.742, mesatarisht 3 kontakte për person në vit, raporton INSTAT, në publikimin “Treguesit e Shëndetit Publik 2017”. Numri i vizitave në konsultorin e fëmijëve, gjatë vitit 2017, është 929.330, ndërsa në konsultorin e gruas është 272.172. Ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital janë 5,4 gjatë vitit 2017 nga 5,3 ditë në vitin 2016. Ndërhyrjet kirurgjikale të kryera në spitalet publike janë 57.475 me një rritje prej […]
Doganat: Mos blini produkte pa pullë fiskale
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ftuar qytetarët shqiptarë të tregojnë kujdes ndaj tregtimit të paligjshëm të produkteve të akcizës, veçanërisht alkooli dhe duhani. Blerja e këtyre produkteve pa pullën fiskale, shkakton dëm të drejtpërdrejtë në të ardhurat e buxhetit të shtetit, në ekonominë e vendit dhe është një rrezik potencial ndaj shëndetit të qytetarëve. Gjatë sezonit turistik, Administrata Doganore i kushton vëmendje të veçantë produkteve të cilat tregtohen në pikat e vogla, të mesme dhe të mëdha të shitjes […]
Burimet e reja të energjisë OST, 15 aplikime për lidhje në rrjet
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) pret që viti 2018 të jenë më aktiv lidhur me kërkesat për lidhje të reja në rrjetin e tij. Këto aplikime vijnë kryesisht në rastet kur përfundohen burime të reja gjenerimi si hidrocentralet apo instalimi i centraleve fotovoltaikë por jo vetëm. Për vitin 2017, në total u bënë në OST 15 aplikime për lidhje të re, por faktikja tregon se u realizuan më pak se gjysma e tyre. “Për sa u përket procedurave të […]
Gara për Thumanë-Kashar Gener 2 fiton mes katër kompanive, oferta 225.8 milionë euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli fituesin për kontratën me objekt ndërtim dhe mirëmbajtje të rrugës Thumanë – Fushë-Krujë – Vorë – Kashar nëpërmjet formës së dhënies me koncesion/PPP. Ky projekt, pjesë e paketës “1 miliard për rindërtim” është i dyti që ka një fitues të shpallur pas Rrugës së Arbrit, për të cilën situata është më e avancuar, ku kemi një kontratë të nënshkruar dhe punime në terren të nisura tashmë. Ashtu siç pritej, kompania që ka fituar procedurën […]
Sulmet kibernetike, E-Albania u vu në shënjestër 2.5 milionë herë nga hakerat
Sulmet kibernetike nuk janë diçka e pazakontë sot. Mijëra faqe të rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare, kombëtare apo edhe bizneseve bëhen pre e këtyre sulmeve çdo ditë dhe jo të pakta janë rastet kur barrierat e sigurisë thyhen. Shqipëria nuk është e izoluar nga këto sulme. Një raport i Agjencisë Kombëtare Shoqërisë së Informacionit bën me dije se portali E-Albania u sulmua jo pak por 2.57 milionë herë në vitin 2017 nga hakerat, dhe në të gjitha këto raste është garantuar […]
Tatimet këshillojnë: Si dhe kur bëhet përditësimi i të dhënave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në rubrikën e saj të këshillimit për mënyrën si bëhet përditësimi i të dhënave nga personat fizikë dhe juridikë. Personat fizikë dhe juridikë ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare vetëm pas regjistrimit të tyre, në përputhje me ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Personat e regjistruar sipas këtij ligji, pajisen me numër identifikimi unik, (NIPT) të gjeneruar elektronikisht, i cili shërben si numër i identifikimit tatimor të tyre, për tatimet kombëtare dhe […]
Më 2017 u regjistruan më pak biznese të reja
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në raportin vjetor për vitin 2017, ka njoftuar se në vitin 2017 është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara dhe po ashtu, numër më i vogël i ndërmarrjeve të mbyllura. “Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 9,223 apo 1,201 ndërmarrje më pak se sa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën 1,623 ndërmarrje apo 753 ndërmarrje më pak se sa në vitin paraprak”, thekson raporti i BQK-së, shkruan Telegrafi. Tregtia kryeson […]
Rritet borxhi publik i Kosovës, arrin në 600 euro për frymë
Borxhi publik i Kosovës çdo vit po shënon rritje, edhe pse jo në masë të madhe. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të majit të këtij viti, borxhi ka arritur në 1 miliardë e 54 milionë euro. Pavarësisht rritjes së shumës së borxhit, ai vlerësohet më i ulëti në rajon. Shprehur në përqindje, borxhi paraqet 16.54% e Produktit të Përgjithshëm Bruto (PPB). Deri sa në fund të vitit 2017, borxhi publik ishte 996.42 milionë euro dhe përbënte 14.58% të […]
E ardhmja, semaforët inteligjentë
Do të vëzhgojnë trafikun, do të analizojnë tonelata të dhënash, do të komunikojnë mes tyre dhe me automjetet dhe do të na kursejnë kohë (le të shpresojmë) Semaforët rrugorë ekzistojnë prej thuajse një shekulli dhe në gjithë këtë kohë nuk kanë ndryshuar shumë. Disa alternojnë në mënyrë të caktuar kohën e dritës së gjelbër, të kuqe dhe të verdhë, pavarësisht trafikut. Të tjerë, të kohës së fundit, kanë sensorë që rregullojnë dritat në bazë të numrit të automjeteve përpara […]
Indeksi i Çmimeve të Konsumit- qershor 2018
Në muajin Qershor 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,4 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2018, krahasuar me Maj 2018, është -0,1 %. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, […]
Shansi i “luftës” në Turqi dhe “beteja jonë” për turizmin
Kur një baywatch i ri shqiptar shpëtoi nga mbytja një pushues në bregdet, lajmin me seriozitetin dhe peshën e një rezultati madhor për shqiptarët e dha qeveria. Por, kur banorët e zonës diku në Golem shpëtuan një pushues të huaj, pasi ra në një pusetë të hapur, në një rrugë të paasfaltuar pranë hotelit ku kishte bujtur, askush nuk foli. Të dyja këto ngjarje mund të ndodhin rastësisht edhe në një vend tjetër me turizëm më të afirmuar dhe mund […]