Festivali i Kala-s që mori vëmendjen e të huajve
Shqipëria vizitohet në vit nga rreth 80,000 turistë nga Mbretëria e Bashkuar – një numër i vogël krahasuar me 3 milionë që udhëtojnë çdo vit në Greqinë fqinje, ose 765,000 që vizitojnë Kroacinë aty afër saj. Por ky trend ka gjasa të ndryshojë. Kështu e nisi prestigjiozja “The Guardian” një artikull për një festival në bregdetin tonë, që tërhoqi vëmendjen e të gjithë të huajve. Në vitin 2014, “New York Times” e përfshiu bregdetin shqiptar mes destinacioneve më të mira […]
Tirana, në hartën e jetës së natës
Skenat e festave në Ballkan janë përfaqësuese të diversitetit ngazëllyes të rajonit dhe vlerësimit të saj gjithëpërfshirës për gjërat më të bukura në jetë. Mundësitë për t’u argëtuar shpesh janë përparësitë më të mëdha për shumicën e njerëzve që punojnë dhe mundohen, por në Ballkan, sipas Single Travel Guide, mund të gjesh forma festash – dhe nuk ka mungesë të njerëzve për të festuar, pa marrë parasysh kohën: ditë apo natë. Në Ballkan, sipas traditës, festojnë edhe 20-vjeçarët, edhe më […]
Pushime, diell… dhe libër!
Në stinën kur dielli është i fortë dhe ditët janë të gjata, libri mund të shndërrohet në bashkëshoqëruesin tuaj më të mirë. Po cilët janë librat e verës 2018 që shtëpitë botuese këshillojnë? Të rinjtë po blejnë gjithnjë e më pak, librat romancë kryesojnë sërish në listën e dëshirave, ndërsa thriller-at dhe historitë po fitojnë terren… edhe në verë! Nga Deada Hyka Libri nuk është thjesht një mjet për të shtyrë kohën; por mënyra ideale për të pasuruar […]
Mali i Zi / Rinovohet plani për dhënien e pasaportave ndaj investitorëve
Mali i Zi ka bërë publik planin e tij për t’i dhënë shtetësinë të huajve, të cilët do të jenë të gatshëm të investojnë në këtë vend, si pjesë e një lëvizje për të ulur rënien e fundit të Investimeve të Huaja Direkte. Qeveria e Malit të Zi ka vendosur ta zbatojë një plan të tillë kundrejt atyre investitorëve që janë të gatshëm të investojnë veçanërisht në pjesën veriore të pazhvilluar. Qeveria tha se po përgatiste një paketë në këtë […]
Serbi / Franca do të ndihmojë pranimin e vendit në BE
Parisi dëshiron të ndihmojë Serbinë të zgjidhë çështjet më delikate në vend, në mënyrë që t’i hapet rruga drejt BE-së, i tha Presidenti francez, Emmanuel Macron, homologut serb. Por Macron theksoi se Serbia dhe BE duhet të reformohen para çdo zgjerimi të mëtejshëm të BE-së, raportoi EURACTIV.rs. Z. Macron dhe kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiç, u takuan në Paris më 17 korrik, ku Presidenti francez mbështeti përpjekjet e Serbisë për të gjetur një zgjidhje kompromisi me shqiptarët e Kosovës. […]
Bullgari / Eurostat: Shumica e bullgarëve kanë makina të përdorura
Shumica e bullgarëve kanë makina të përdorura dhe pothuajse gjysma e flotës së makinave në Bullgari është më shumë se 20 vjet dhe pjesa më e madhe e tyre janë kryesisht me naftë. Kjo të dhëna u publikuan nga Eurostat dhe Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA). Sipas statistikave europiane, vitin e kaluar u regjistruan rreth 3.4 milionë makina, të cilat janë rreth 450 makina për 1000 bullgarë. Sipas analizës së Eurostat, flota në Bullgari po rritet me rreth 100 […]
Bullgari / Rriten investimet kineze në energji
Kompania kineze e energjisë, Sunpower Group, tha se njësia e saj Shandong Yangguang Engineering Design Institute do të krijojë një central elektrik me energji të biomasës në Bullgari, duke filluar nga muaji gusht i këtij viti. Ky është projekti i 55-të i këtij grupi gjigant kinez. Ai do të ekzekutohet nëpërmjet nismës “Një rrip, një rrugë” të qeverisë kineze, ku objektivi kryesor është të ndërtojë rrugë tregtare midis Kinës dhe vendeve në Azinë Qendrore, Europës dhe Indi-Paqësorit. I themeluar në […]
Kroaci / Bie shkalla e papunësisë
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kroate e Statistikave, shkalla e papunësisë në Kroaci shënoi rënie, duke shkuar në 8,8% në qershor nga 9.2% që ishte në maj. Kjo shkallë e ulët e papunësisë është njëkohësisht edhe më e ulëta të paktën që prej vitit 1996. Ndërsa në muajin qershor të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë ishte në 10.5%.
Serbi / Kërkohen investitorë për blerjen e minierës së bakrit
Serbia shpalli një tender në kërkim të një partneri strategjik për të investuar 350 milionë dollarë në minierën e saj të bakrit dhe të shkrirjes RTB Bor. Por në këtë tender, që u publikua edhe në të përditshmen Politika, Ministria e Ekonomisë nuk e thoshte përqindjen e aksioneve që investitori i mundshëm do të përfitonte në këmbim të investimit të tij. Në këtë drejtim, Serbia është përpjekur edhe herë të tjera dhe ka dështuar rreth tri herë që nga viti […]
Kufizimet doganore / A janë të bazuara akuzat e Trump kundër BE-së
Donald Trump akuzon europianët se po abuzojnë me taksat doganore, por a është e vërtetë kjo gjë? Jean-Marc Siroën, profesor i ekonomisë në universitetin PSL Paris Dauphine, ndan të vërtetën nga gënjeshtra. “Përse Bashkimi Europian dhe Kanadaja nuk informojnë publikun, se prej vitesh ata përdorin taksa doganore të larta dhe barriera jotarifore kundër Shteteve të Bashkuara. Është krejtësisht e padrejtë për fermerët tanë, punëtorët tanë dhe bizneset tona. Ulni taksat dhe barrierat tuaja ose ne do të bëjmë më […]
E ardhmja e Fiat Chrysler
Vdekja e Sergio Marchionne lë një boshllëk të madh te FCA. A do të ecë Mike Manley në hapat e paraardhësit të tij? Pyetja se kush do ta zëvendësonte Sergio Marchionne kishte më shumë sesa një vit që diskutohej, që në momentin kur drejtuesi i Fiat Chrysler Automobiles (FCA) njoftoi se do të jepte dorëheqjen më 2019. Por përgjigjja e kësaj pyetje erdhi në një formë tronditëse dhe njëkohësisht tepër të trishtë. Vdekja e Marchionne, në moshën 66 vjeç, […]
Bankierët qendrorë dhe konfliktet lidhur me kursin
Javën e fundit, Banka Qendrore Europiane e la politikën monetare të pandryshuar dhe monedha euro pati lëvizje thuajse të pakonsiderueshme. Krahas luftës globale tregtare të nisur nga Donald Trump dhe teatrit SHBA-BE, i cili hyri në një armëpushim të pasigurt së fundmi, Presidenti amerikan ka fajësuar BE-në dhe Kinën për dobësimin e qëllimshëm të monedhave të tyre, komenton Financial Times. Për sa i përket Kinës, ai edhe mund të ketë ndonjë arsye, por në drejtim të Europës, një akuzë është […]
A kanë nevojë kompanitë për një “përfaqësues etike”?
Së fundmi, investitorët e Volkswagen i shtuan kritikat e tyre ndaj përpjekjeve të prodhuesit të makinave për të pastruar emrin e tij pas skandalit të emetimeve dhe arrestimit të fundit të kreut të njësisë Audi, shkruan The Economist. Ata mendojnë se kompania gjermane e prodhimit të makinave po lëviz shumë ngadalë, pohim ky i konfirmuar edhe nga Hiltrud Werner, përfaqësuesja e etikës të Volkswagen për Financial Times. Përfaqësues etike? Kjo tingëllon disi e çuditshme, kur kemi të bëjmë me një […]
Ekonomia, dollari dhe përparësia e indeksit të aksioneve të SHBA-së
Sipas investitorëve, aftësia e tregut të aksioneve të SHBA-së për të qenë një hap përpara tregut të aksioneve në vende të tjera të botës gjatë këtij viti, varet kryesisht nga aftësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ruajtur përparësinë e rritjes ekonomike, për të mos lejuar dobësimin e dollarit dhe gjetjen e mënyrave më të mira për zgjidhjen e tensioneve globale, shkruan Reuters. Të nxitura nga përfitimet e politikës fiskale duke përfshirë një reduktim të taksës së korporatave, […]
Efekti i TVSH
Data 16 korrik shënoi pagesën e parë për rreth 11 mijë e 700 biznese të vogla që u përfshinë në skemën e TVSH-së. Në tremujorin e parë, bizneset tregtuese u favorizuan nga inventari, i cili rriti shumën e TVSH-së së kreditueshme, ndërsa më të prekurat ishin shërbimet. Ekonomistët shprehen se tremujori i dytë do të tregojë sa do t’i rëndojë TVSH-ja bizneset. Qëllimi kryesor i uljes së pragut të TVSH ishte ulja e informalitetit dhe mbyllja e zinxhirit të TVSH-së. […]
Ulja e pragut të TVSH rriti informalitetin?!
Përpjekja e qeverisë për të rritur të ardhurat nga TVSH nëpërmjet përfshirjes në TVSH të bizneseve me xhiro 2 milionë lekë në vit të vogël ka dështuar për të tretin muaj radhazi. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga TVSH-ja e brendshme jo vetëm që nuk u rritën, por pësuan ulje me 7.1% (420 milionë lekë) krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Në terma realë TVSH ka pësuar rënie për të tretin muaj radhazi (që […]
Lëngjet e frutave, industria që po shtrydhet
Prodhuesit e lëngjeve të frutave në vend, një industri ende modeste por me interes, shprehen se operimi i tyre në sektor është vështirësuar, e lidhur kjo me taksat e importit për lëndën e parë apo me klimën në përgjithësi. Ata konsiderojnë si frenues klimën e përgjithshme të të bërit biznes, problematikat me infrastrukturën dhe energjinë, por sidomos paragjykimin e konsumatorëve për produktet shqiptare. Prodhimi i lëngjeve të frutave ka ardhur në rritje nga viti në vit, por kompanitë shprehen se po […]
“Produktet shqiptare janë të paragjykuara, kjo na pengon të rritemi”
Flet Vehip Salkurti, administrator KOP FRUT Dibër 2012 Paragjykimi i konsumatorëve shqiptarë për produktet shqiptare është ngërçi më i madh që has sot kompania Kop.Frut. Vehip Salkurti, administrator i kësaj kompanie, e cila prodhon kryesisht lëng molle shprehet se është e vështirë të fitosh terren në tregun shqiptar të mbytur nga importi dhe ku perceptimi konsumator është që lëngu të ketë ngjyrën që ka fruta. Në fabrikën ku ka investuar të pakën 1 milion euro, puna bëhet vetëm me […]
“Sektori, rënie që nga shtatori i kaluar, ‘antiinformaliteti’ shkatërroi pikat e shitjes”
Flet Emil Jaho, administrator DEA sh.p.k DEA sh.p.k. operon prej vitesh në treg me një shtrirje në një pjesë të mirë të Shqipërisë, duke ruajtur një rritje graduale por nga shtatori i vitit të kaluar, punët duket se nuk po ecin dhe aq mirë në treg në përgjithësi. Emil Jaho, administrator i kompanisë konfirmon ka një barrë të shtuar mbi këtë biznes, të paktën në aspektin e taksave, ndërkohë që investimet nga ana e kompanisë nuk kanë munguar, por […]
Porta drejt botës
Kina ka një plan shumë ambicioz për të lidhur botën.Çfarë qëndron prapa nismës “Një Rrip, një Rrugë”, shkruan The Economist? Duke qenë i rritur në një diktaturë ushtarake, Than Swe, një prej anëtarëve të rinj të elitës së biznesit të Birmanisë (Mianmarit), ai gjithmonë e ka parë Perëndimin si një shpëtimtar dhe një model që duhet ndjekur. Edhe kur qeveritë e vendeve perëndimore ndërmorën masa të ashpra kundër tregtisë për të ndëshkuar juntën që vinte nga vendi i tij, […]
MADE IN ALBANIA / Prodhuar në Shqipëri me Energji të Rinovueshme Diellore
Me zhvillimet e teknologjisë dhe përmirësimin e vazhdueshëm të pajisjeve, sot guxojmë jo vetëm të imagjinojmë vetëprodhimin e energjisë elektrike me qëllim vetëkonsumin e saj, por mundet edhe të ndërtojmë objekte me konsum neto zero të energjisë dhe të sigurojmë procese ose operacione me vetëmjaftueshmëri energjetike deri në 100%. Nga Joli Delimeta, P.Eng.* Të kujtohen palët e fundit të këpucëve që bleve? Me shumë mundësi i kushtove rëndësi vendit të prodhimit, por a e di si janë prodhuar? […]
Societe Generale Albania shitet te hungarezët e OTP
Societe Generale Albania, banka e pestë më e madhe në sistemin bankar shqiptar, është drejt finalizimit të shitjes te banka hungareze OTP, në kuadër të një marrëveshjeje më të gjerë për shitjen e degëve të grupit francez Societe Generale në gjithë rajonin. Palët kanë bërë të ditur se dega në Shqipëri do të shitet së bashku me atë të Bullgarisë, ndërsa në negociata janë dhe vende të tjera të rajonit. Në mars të këtij viti, mediat bullgare raportuan se Banka […]
Investimi i pritshëm, 70 milionë euro / MIE hap garën për impiant fotovoltaik 50 MW
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi zyrtarisht garën për ndërtimin e një impianti fotovoltaik 50 MW që do të jepet përmes procedurës që po asistohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Investimi i pritshëm parashikohet që të jetë rreth 70 milionë euro, ndërkohë që ofertat mund të paraqiten deri më datë 17 shtator. Ky do të jetë impianti i parë i këtyre përmasave në vendin tonë dhe parashikohet të ngrihet në zonën e Akërnisë në Vlorë. Në tender pritet […]
Sejko: Ndërhyrjet kanë qetësuar kursin e këmbimit, pritet të vazhdojnë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se, me gjithë ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të normalizuar kursin e këmbimit, oferta për valutë vijon të jetë e lartë tani, edhe për shkak të faktorëve sezonalë. Masat e fundit të politikës monetare dhe ndërhyrja në tregun e brendshëm valutor kanë rezultuar efektive, tha Guvernatori, dhe normat e interesit të lekut kanë ardhur në rënie në tremujorin e dytë. Kredia me probleme ka rënë rreth nivelit 14%, ndaj bankat duhet të […]
Grante për turizmin / RCC jep 540 mijë euro për turizmin kulturor dhe të aventurës
Sekretariati i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka hapur shpalljen për propozime për zbatimin e Programit të Punës së Granteve 2018-2020 në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me ndihmë financiare nga Instrumenti i Granteve të Vogla të Këshillit të RCC. Brenda kësaj thirrje për propozime do të organizohen edhe gjashtë (6) sesione informacioni për ekonomitë e: Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë. Thirrja e Parë për Propozime do të jetë në shumën totale prej 540,000 euro. […]
Çorovodë / Përfundon Mikro-Tuneli, 1.5 kilometra i TAP
Në fund të muajit korrik, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përfundoi hapjen e mikro-tunelit në Skrapar. Hapja e tunelit u realizua në afërsisht 6 muaj nga fillimi i punimeve, në shkurt 2018. Ky mikro-tunel prej 1.5 kilometrash përshkon një terren mjaft të vështirë malor dhe krijon lidhjen e segmentit lindor me atë perëndimor të gazsjellësit në Shqipëri. Në një njoftim zyrtar TAP bëri të ditur se kontraktori i TAP, Spiecapag, dhe nënkontraktori i TAP, Bessac, arritën ta përmbyllnin ndërtimin e mikro-tunelit […]
Tregjet e kapitalit / Ballkani, nën “ethet” e Eurobondeve
Shqipëria do të dalë zyrtarisht për herë të tretë në tregjet e kapitalit këtë vit për të siguruar një Eurobond në vlerën 500 milionë euro duke provuar veten para investitorëve pas tre vitesh. Kuponi me të cilin vendi ynë siguroi borxhin e fundit në këto tregje ishte me një interes 5.75%. Boshti që shërben për caktimin e interesit për borxhet në tregjet e kapitalit është besimi që transmeton vendi emetues që zakonisht është derivat i raporteve të rëndësishme. Së pari, […]
3 strategji që do t’ju largojnë nga zakonet e dëmshme teknologjike
Njëherë e një kohë,kur njerëzit flisnin për varësi, e kishin fjalën për drogën. Sot, ajo ka të bëjë edhe me sjelljet dhe teknologjinë, në veçanti për celularët dhe aplikacionet që ato kanë. Shpesh kompanitë e teknologjisë i përshkruajnë produktet si mjete që do ta bëjnë botën një vend më të mirë. Edhe pse mund të jenë krijuar me qëllime të mira, disa teknologji janë ndërtuar në një mënyrë aq të përsosur, saqë njerëzit janë bërë të varur prej tyre.Sipas Adam […]
Zbrazen fshatrat, dynden qytetet
Vitet e fundit në Kosovë është rritur dendësia e përgjithshme e popullsisë, sidomos nëpër qytete. Dyndjet nga zonat rurale për në ato urbane, nga ekspertët shihen si pasojë e mungesës së kushteve elementare për jetë dhe perspektivë në këto zona. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 1981, në 1 kilometër katror, jetonin 145 banorë, në vitin 2011 – 163 kurse vitin e kaluar në 1 kilometër katrorë në Kosovë jetonin 164,92 banorë. Njohës të […]
Gjendja në “Trepçë”, e pandryshueshme
Ndonëse minatorët e “Trepçës” kanë ndërprerë grevën, vetëm atëherë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka premtuar se të gjitha kërkesat e punëtorëve të “Trepçës” do të zgjidhen brenda tre muajve, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap për të përmbushur kërkesat. Grupet e punës dhe të ekspertëve ende nuk janë formuar, ndonëse afati i fundit ka qenë 24 korriku, shkruan gazeta “Zëri”. Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës”, i cili kryesohet nga Ardian Syla, ka hasur në kundërshtim të […]
Kreditë dhe depozitat-qershor 2018
Stoku i huasë për ekonominë ka shënuar një rënie në gjashtë muajt e parë të këtij viti, duke mos reflektuar aspak rritjen e vendit, që në tre muajt e parë të vitit sipas INSTAT u zgjerua me 4.4%. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë në muajin qershor zbriti në 530 miliardë lekë, me një tkurrje prej 9.3 miliardë lekë, apo 1.7% në krahasim me muajin e mëparshëm. Rënia ka qenë e pandalshme në 6 muajt […]
Papunësia ushqehet nga korrupsioni
Korrupsioni dhe papunësia janë të lidhur fort me njëri-tjetrin në ekonominë shqiptare. Sa më i madh korrupsioni, aq më e vogël është mundësia e qytetarëve të gjejnë një punë të merituar. Sipas shumë analizave, korrupsioni deri në njëfarë mase mund të duket si një instrument që “thyen” burokracinë dhe mund të përshpejtojë investimet. Por efekti i tij frenues nis e duket më pas në kohë. Në Shqipëri, përmasat e tij të mëdha duken sikur i kanë dhënë biznesit një zgjidhje […]