Mbrojtjet e komprometuara
ING dhe Danske Bank janë në qendër të vëmendjes për pastrimin e parave. Skandalet e zbuluara kanë nxjerrë në dritë boshllëqet e shumta të regjimin kundër pastrimit të parave të BE-së Një tregtar veshjesh, një furnizues materialesh ndërtimi dhe dy importues frutash dhe perimesh janë akuzuar për pastrimin e qindra miliona eurove nëpërmjet llogarive të tyre me ING, një bankë e madhe holandeze, midis periudhës 2010 dhe 2015. Llogaritë e saj u përdorën edhe nga kompania e telekomunikacionit, VimpelCom […]
Vendimmarrësit
Si platformat e rrjeteve sociale e anashkalojnë drejtësinë. Ekipet e tyre të editorëve të përmbajtjes po shtohen Çdo të martë në Facebook dhe çdo të premte në YouTube, drejtuesit mblidhen për të debatuar problemet më të fundit me gjuhën e urrejtjes, keqinformimit dhe çështjeve të tjera shqetësuese në platformat e tyre, dhe vendosin se cilat janë ato që duhet të hiqen dhe se cilat duhet të lihen, shkruan The Economist. Në San Bruno, Susan Wojcicki, CEO e YouTube, mbikëqyr […]
Samiti dështon me bisedimet, çfarë do të ndodhë me Britaninë?
Udhëheqësit europianë dhe britanikë shkëmbyen paralajmërime se po mbaron koha për të nënshkruar një marrëveshje mbi Brexit dhe nuk dhanë asnjë indikacion se mund të thyejnë bllokimin më pak se dy muaj përpara se marrëveshja të përfundojë. Në një samit në Salzburg, Austri, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se një marrëveshje e Brexit ishte “larg”. Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se nuk ka pasur përparim në bisedime që nga marsi. Teresa May u shpreh se nuk do të […]
Në 9 vite, mbyllen mbi 2 mijë institucione kreditore në BE
Në sektorin bankar të 28 shteteve në Bashkimin Europian (BE), për 9 vite u mbyllën 2 mijë e 275 institucione kreditore. Sipas të dhënave nga raporti për sektorin bankar 2018 të Federatës Europiane të Bankave (EBF), mësohet se në 9 vite, numri i institucioneve që japin kredi në 28 vendet e BE-së ka shënuar rënie në masë të madhe. Teksa numri i institucioneve kreditore që vepronin në BE në vitin 2008 ishte 8.525, kjo shifër në vitin 2017 ka rënë […]
Gara e televizioneve
“Grand Prix” e televizioneve ka ndezur motorët përgjatë shtatorit në një garë të ethshme, në kërkim të shumicës së audiencës. Nëse ke këtë të fundit në krah, sigurisht që do të thotë më shumë para. Por cilët janë këtë vit në krye të listës së emisioneve ku reklama paguhet më shumë? Drejtuesit të cilët kujdesen për programet tregojnë se vit pas viti, programacionet janë konsoliduar duke mbajtur një strukturë bazë e sprovuar në kohë, ashtu siç nuk mungojnë emisionet e […]
News 24 me formate gjithëpërfshirëse, sjell Adi Krastën dhe Rudina Xhungën
Prej vitesh, News 24 ka sjellë diversitet në programacionin e saj, përtej lajmit të fundit, me emisione si “Koha për t’u zgjuar” çdo mëngjes me Bashkim Hoxhën, “Vila 24”, “Me zemër të hapur”, “Shqiptarët për shqiptarët”. “Programacioni është i plotë dhe gjithëpërfshirës, mungon vetëm elementi i spektaklit dhe i filmave e serialeve”, pohon Ana Kekezi, drejtoreshë marketingu në News 24. “Synimi i çdo kanali mediatik audioviziv është të mbajë të lidhur pranë ekranit të tij audiencë të fragmentizuar dhe të […]
“Në start, 13 programe të reja, audienca të edukohet drejt vlerave”
Flet Vjollca Dedei, Drejtore e Programacionit në Top Channel Top Channel ka vendosur ta nisë këtë sezon televiziv me të paktën 13 programe të reja. Drejtorja e Programacionit në këtë televizion, Vjollca Dedei, shprehet për Monitor se synimi është mbulimi i të gjithë target-grupeve dhe shijeve të tyre. Sipas saj, pjesë dominuese janë prodhimet e vetë televizionit, por nuk mungojnë as patentat e reja. Dedei nënvizon se po përvijohet një tendencë drejt emisioneve që kanë në fokus show “me […]
“Klan 90% të programit prodhim të tij, konsolidojmë bazën”
Flet Armand Shkullaku, Drejtor i Programacionit në TV Klan Sezoni i ri e ka gjetur televizionin Klan në plotësimin e atyre hapësirave boshe në programacion, por që konsiderohen të vogla, pasi në thelb struktura bazë është konsoliduar. Drejtori i Programacionit, Armand Shkullaku, sqaron se të paktën 90 për qind e programacionit janë prodhim i vetë Klan, ndërkohë që shumë pak janë patenta. Ai nënvizon se emisionet e sprovuara ndër vite, që kanë krijuar tashmë edhe një audiencë besnike, do […]
Serialet, historikët turk të pathyeshëm, por edhe pak “Netfix”
Serialet turke vijojnë të mbeten në top-listën e serialeve më të ndjekur dhe kjo duket se ka detyruar televizionin Klan t’i qëndrojë besnik kësaj linje, duke shtuar për sezonin e ri disa prej prodhimeve më në zë në shtetin turk. Ajo që vihet re është dominanca e serialeve historike, të lidhura me kohën e Perandorisë Osmane. Albert Dumani, drejtor i Programit dhe blerjeve në TV Klan, shprehet se për këtë sezon të ri televiziv, janë një seri serialesh turke që […]
Në fokus, dramat turke dhe argëtimi
Flet Fatos Risto, Koordinator i Programeve dhe Prodhimit Vizion Plus Vizion Plus do t’i kushtojë vëmendje dramave turke në këtë sezon. “Ato kanë ndikim të jashtëzakonshëm te shikuesit, që duket se gjejnë veten në secilën prej tyre”, thotë Fatos Risto, Koordinator i Programeve dhe Prodhimit në Vizion Plus. Emisioni politik “Kapital” është zhvendosur të dielën në mbrëmje dhe të premten do të vijë një spektakël argëtues, për të cilin Risto nuk preferon të japë shumë detaje. Cila është audienca […]
RTSH, nga dokumentarët për mafien te një menu e plotë argëtimi
Flet Rezart Aga, Drejtor i Programacionit në RTSH Radio Televizioni Shqiptar pritet që në këtë sezon të ketë një programacion më të larmishëm, duke shtuar në listën e prodhimeve të tij një seri emisionesh që synojnë audiencë dhe grupmosha më specifike. Drejtori i Programacionit në këtë televizion, Rezart Aga, tha për “Monitor” se pasurimi i programacionit me emisione të reja do të bëhet duke tentuar të ruhet formati që ka televizioni publik, duke i qëndruar larg komercializimit. Ndër të […]
Konkurrojmë për audiencën, jo vetëm me lajmin
Televizionet informative në vend, që kanë në fokus të tyre lajmin dhe sidomos atë të fundit, duket se po hasin çdo ditë e më shumë me konkurrencën e portaleve. Mediat online kanë bërë më agresive përballjen, duke imponuar tek informativët një simbiozë edhe me pjesën e programeve të veçanta. Drejtori Ekzekutiv i ABC News, Petrit Beci, shprehet se tashmë është konsoliduar një numër emisionesh brenda televizionit, të cilët kanë audiencën e tyre, por përqendrimi më i lartë i tyre është […]
Programet më të shtrenjta
E gjithë gara e ashpër për të tërhequr audiencën dhe ajo që është më e vështirë për ta mbajtur atë të mbërthyer pa ndërruar kanalin, në fund të fundit ka një qëllim: të tërheqë sa më shumë reklamues. Kjo po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, teksa emisionet po shtohen, duke shpërqendruar audiencën, ndërsa reklamuesit sa vijnë e po ulin buxhetet. Kjo vështirëson dhe rritjen e çmimeve, që prej disa vitesh nuk po shënojnë ndryshime të dukshme, ndonëse televizionet kanë […]
Tregu i ngopur i mobilierisë
Industria e mobilierisë po përjeton një ekspansion krahasuar me vite më parë, falë përparimeve teknologjike, zhvendosjes së kërkesave të konsumatorëve dhe rritjes së konkurrencës. Mirëpo, panorama nuk është e njëjtë për të gjithë. Ndërsa bizneset e mëdha ‘ankohen’ për rritjen e importeve të mobilieve, aktorët e vegjël të tregut tkurren nga konkurrenca e pandershme Nga Deada Hyka Në një botë ku tendencat ndryshojnë shpejt, konsumatorët në të gjitha tregjet po zhvendosin modelet e tyre të blerjes larg produkteve […]
Mobiliet shqiptare që po pushtojnë botën
Nuk është rastësi pjesëmarrja e fabrikës shqiptare të prodhimit të mobilieve, “FPM Tutto Mobili” në panairin e mobilieve në Kinë, të zhvilluar së fundi. Është rezultat i një pune të gjatë, që nisi nga mbyllja e ciklit të prodhimit, përmes një modeli unik të 7 minifabrikave që funksionojnë më vete, te diversifikimi në tregjet europiane dhe tashmë në ato globale. Me të ardhura prej rreth 10 milionë eurosh në vit, “FPM Tutto Mobili”, është sot prodhuesi më i madh i […]
5 arsye pse Silicon Valley e ardhshme do të lindë në Kinë
Shteti dhe demografia. Njëbrirësh teknologjik. Investime në inovacion. Blerje të mëdha. Inteligjenca Artificiale. 5 arsye pse Silicon Valley e ardhshme do të lindë në Kinë Miliarda investime në inovacion. Kurba demografike, e favorshme. Si dhe përqendrimi shumë i lartë i kompanive “leader”, d.m.th. “atraktive”. A do të lindë në Kinë Silicon Valley e ardhshme? Kjo është pyetja që bëjnë shumë analistë nga e gjithë bota. Përgjigjja duket e qartë, nëse lexojmë studime dhe statistika. Pekini dhe Shangai, në veçanti, […]
Shqipëria para sfidës së mbetjeve
Njerëzimi është para një sfide të madhe për zhdukjen e mbetjeve, të cilat pritet të dyfishohen në vitin 2050, analizon Banka Botërore në një studim global për menaxhimin e tyre në tre dekadat në vijim. Shqipëria futet në vendet që prodhon mbetje për frymë në nivel më të lartë se mesatarja globale, por më të ulët se rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore. Duke iu referuar të dhënave të vitit 2016, Banka referon se mbetjet për frymë në glob ishin […]
Transformimi i nevojshëm i sipërmarrjeve shqiptare
Bizneset si organizma të krijimit të vlerës ekonomike Nga Elvis Ziu* Bizneset janë thelbësore për një ekonomi për të ecur përpara. Mendoni se çfarë mund të ishte rritja e ekonomisë amerikane sot, nëse i heqim ndikimin që kanë kompani si Walmart, Amazon, Apple etj. Të ardhurat e vetëm pesë kompanive më të mëdha në Amerikë përbëjnë 7% të GDP amerikane në vitin e fundit. Gjithashtu, ato mbartin vlerë ekonomike për të ardhmen – mendoni një kompani si Apple që vlerësohet […]
Standardet, si po shfuqizohen ato puroshqiptare për ndërkombëtaret
Flet Riza Hasanaj, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, (DPS) Institucionet publike dhe subjektet private po orientohen gjithmonë e më shumë drejt adoptimit të standardeve europiane apo ndërkombëtare duke legjitimuar shfuqizimin e standardeve puroshqiptare që zëvendësohen. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, Riza Hasanaj, vlerëson se ka gjithmonë e më shumë interes për standardet ndërkombëtare, të cilat sidomos për biznesin, rrisin produktivitetin apo hyjnë në tregje të reja. Në fund të ditës, edhe konsumatori ka […]
Kriza e Turqisë mund të pengojë influencën në Ballkan
Frikë për ndalimin e investimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor… Në jug të Serbisë, kompania turke e prodhimit të pjesëve për automobila është parë si shpëtimtare, duke qenë se krijoi me qindra vende të reja pune dhe i dha jetë një rajoni që, për një kohë të gjatë, kishte qenë i pazhvilluar dhe i shkretuar prej luftës së viteve ‘90. Por me zhvlerësimin dramatik të lirës turke, për shkak të frikës së investitorëve dhe mosmarrëveshjeve diplomatike me Shtetet e […]
Bullgari / Ftesë për të marrë pjesë në nismën “Make in India”
India ftoi shtetin e Europës Qendrore, Bullgarinë, për të marrë pjesë në nismën “Make in India”, pasi të dy palët nënshkruan katër memorandume mirëkuptimi (MM), duke përfshirë edhe një në fushën e bashkëpunimit bërthamor. “Bullgaria mund të bëhet një partner strategjik për Indinë në sektorin e mbrojtjes nën programin tonë ‘Make in India’ dhe në sektorë të teknologjisë intensive si Teknologjia e Informacionit, logjistika dhe infrastruktura nën programin tonë ‘Digital India’ dhe ‘Smart Cities’”, tha Presidenti indian, Ram Nath Kovind, […]
Kroaci / Loja kompjuterike SCUM, rekord shitjesh në vetëm pak ditë pas hedhjes në treg
Një lojë kroate kompjuterike e quajtur SCUM ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në vetëm pak ditë pas hedhjes në treg, duke u renditur si loja më e shitur në Steam, platformën më popullore të lojërave kompjuterike. Loja ka shitur rreth 660,000 kopje që prej 29 gushtit të këtij viti. Loja u krijua si rezultat i bashkëpunimit midis dy ekipeve kroate të zhvillimit, “Gamepires” dhe “Croteam”. “Rreth 20 vetë kanë punuar për këtë projekt”, tha për BIRN, Josip Barisic, menaxher i […]
Bullgari / Rritja ekonomike është më e ulët se sa pritej
Rritja ekonomike në Bullgari vazhdon të jetë nën pritshmëritë e qeverisë. Me rritjen vjetore prej vetëm 3.6% në vitin 2017 dhe me pritshmëri për një rritje ekonomike rreth 4% gjatë këtij viti, fatkeqësisht shifrat tregojnë një realitet tjetër, më poshtë parashikimeve të qeverisë. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, rritja e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2018 ishte në 3.4%. Në tremujorin e parë, PBB-ja u rrit me 3.5%, përsëri më e ulët në krahasim me pritshmëritë. Në tremujorin […]
Serbi / Firma kineze zgjerohet në rajonin e Ballkanit duke blerë minierën serbe
Në një përpjekje për të zgjeruar gjurmët globale, kompania kineze Zijin Mining ka marrë 63% të aksioneve në minierat e RTB Borit në Serbi. Marrëveshja e fundit midis një prej kompanive minerare të arit më të mëdha në Kinë, Zijin Mining, dhe një prej prodhuesve më të mëdhenj të bakrit në Serbi dhe të goditur nga borxhet, është edhe përpjekja e fundit e Kinës për të zgjeruar gjurmën ekonomike në rajonin e Ballkanit. Duke njoftuar këtë marrëveshje, ministri i Energjisë […]
“Jepuni të rinjve perspektivë të mos ikin”
Flet Christoph Leitl, President i Eurochambres Investitorët kërkojnë njerëz të motivuar dhe Shqipëria shihet si një vend që ka njerëz të motivuar, por ju duhen edhe aspekte të tjera që lidhen me ndërtimin e aftësive. Shqipëria duhet që t’ju japë perspektivë të rinjve për të qëndruar në vend dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të të gjithë palëve, qeveri, biznes. Ky është theksi që vë Presidenti i Eurochambres, Christoph Leitl, në një intervistë për “Monitor”. Ai nënvizon […]
A po kalon Europa fare pa e kuptuar në një luftë tjetër ballkanike?
Tensionet po rriten sërish në Bosnjë, atje ku kulturat dhe fuqitë botërore janë përplasur prej shekujsh. Prodhuesi i dorezave, Kerim Svrakic, ishte një nga ata që i mbijetuan luftës që ndau Bosnjën në vitin 1990 dhe që më pas luftuan për paqen. Teksa ai e kthen kokën pas dhe kujton të gjitha ato që ka kaluar, thotë se do të kishte vepruar shumë më mirë nëse do të ishte larguar nga atdheu i tij. Ashtu si shumë banorë të tjerë […]
Historia e trishtë e Telekomit, nga fitimprurës në krizë të thellë
Keqmenaxhimi, jokoherenca me zhvillimet teknologjike, punësimi i njerëzve joprofesionistë, bënë që Telekomi i Kosovës, një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në vend, të futet në krizë dhe në prag të falimentimit, thonë ekspertë të fushës. Telekomi i Kosovës tani e sa kohë gjendet në krizë të thellë financiare, pasi borxhi i akumuluar ka arritur shifrën e 60 milionë eurove. Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, dikur udhëheqës i Post-Telekomit të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se janë […]
65% e bizneseve në Kosovë, të kënaqura me mjedisin fiskal
Ndërmarrjet në Kosovë i vlerësojnë pozitivisht përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për kompletimin e reformës fiskale, si dhe masat e reja fiskale që kanë hyrë në fuqi vitet e fundit. Duke qenë që mjedisi fiskal është një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë te bizneset dhe aftësinë e tyre konkurruese, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës që të vazhdojnë me masa të reja, përfshirë edhe zhvendosjen e mbledhjes së brendshme të Tatimit mbi Vlerën […]
Punësimi – T II 2017
Në gjashtëmujorin e parë të vitit ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 vende reja u krijuan në sektorin privat. Pjesa më e madhe, rreth 6200 vende pune, ose 43% u ofruan nga sektori shtetëror dhe 34% (4,950) u gjeneruan nga bujqësia. Sipas të dhënave të INSTAT që i referohen burimeve administrative (pagesat e sigurimeve në tatime) sektori shtetëror ofroi dyfishin e vendeve të punës në raport me […]
FMN: Kreditë që jepen nga oficeret gra të huasë në Shqipëri janë më pak problematike
Huatë që jepen nga oficeret gra të kredisë në Shqipëri kanë rezultuar më pak problematike. Konstatimi ka ardhur në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), “Gratë në financë: Një rast për mbylljen e hendekut”. Raporti ka studiuar të dhënat nga banka tregtare në Shqipëri, Beck, Behr dhe Guettler. “Ky efekt nuk mund të shpjegohet nga përzgjedhja e huamarrësit ose oficerit të kredisë apo diferencat në ngarkesën e punës dhe përvojën. Rezultatet japin evidenca sugjestive për kapacitetin e oficereve femra […]
Hapet gara / Këshilli i Ministrave çel aplikimet për tre anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Këshilli i Ministrave ka shpallur zyrtarisht aplikimet për funksionet e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Zgjedhja e anëtarëve të rinj do të bëhet në përfundim të mandatit të tre prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, thuhet në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë. Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 30 shtator 2018. Gjithsej janë 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës që u mbaron mandati në nëntor 2018, por qeveria ka të drejtë të propozojë vetëm 3 […]
Tatimet / Bizneset që do të paguajnë tatimfitimi 5% më 1 janar 2019
Bizneset e agroturizmit dhe ato me xhiro deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 5% tatimfitimi nga 15% që tatohen aktualisht duke filluar që nga 1 janari 2019. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njoftoi tatimpaguesit për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar. Dispozitat ligjore të ndryshuara, si nevojë e zhvillimit të tregut, kanë saktësuar disa çështje, të cilat në mënyrë të përmbledhur po i trajtojmë si më poshtë: Në nenin 8/1, […]
Gjiknuri / Infrastrukturë për shërbimet online
Në Tiranë u zhvillua “Festivali i Inovacionit”. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se qeveria shqiptare i ka kushtuar një fokus të veçantë futjes dhe informatizimit, pse jo zgjidhjeve teknologjike në shumë shërbime që, në mënyrë klasike apo tradicionale, janë kryer nga njerëz. Realisht ky është një trend që ne nuk e ndalim. Si qeveri po bashkëpunojmë edhe me Bashkimin Europian nëpërmjet granteve dhe fondeve të caktuara në mënyrë që të shtrijmë edhe infrastrukturën e nevojshme për shpejtësinë […]
Bashkitë / Bien me 21.5% të ardhurat, efekti nga Tirana, dështon dhe taksa ndërtesës
Pushteti lokal nuk ka arritur të sigurojë më shumë të ardhura në 6 muajt e parë të vitit nga taksat e tarifat. Sipas të dhënave të publikuara në “Raportin mbi Financat Publike Vendore”, i portalit financatvendore.al, një projekt i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, të ardhurat nga burimet e veta vendore (taksa dhe tarifa vendore, veprimtari me asetet dhe të tjera) regjistruan në terma nominalë rreth 9.0 miliardë lekë. Krahasuar […]
Sëmundja që duhet shëruar me shkollim
Sezoni i ri shkollor, duke pritur pas pak ditësh edhe universitetet, ka nisur. Por ne duhet të përgatitemi për një tjetër “sëmundje”, me efekte shqetësuese shumëdimensionale, që buron nga sistemi ynë arsimor. Ndërkohë që cilësia e edukimit mbetet e dobët, pa ndryshime energjike, për herë të parë, këtë vit po përballemi edhe me rritje të fortë të numrit të nxënëseve që braktisin bankat. Të gjitha shkaqet kanë një emërues: shpenzimet publike të ulëta. Mbështetja buxhetore për arsimin mbeti rreth 3.12% […]