Harta e emigracionit
Pas viteve 1990, Shqipëria ishte e dominuar nga rrjedhat e migrantëve, të cilat mund të konsiderohen si intensive, të parregullta dhe në zhvillim, për shkak të veprimit të kombinuar të faktorëve të shtytjes ekonomike dhe politike. Informaliteti ka qenë një fenomen shumë i pranishëm në migracionin shqiptar, me një numër të madh të migrantëve pa dokumente shqiptare, numri i të cilëve nuk mund të vlerësohet sipas Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria kishte 3.2 milionë […]
Nga 2007-2017, bankat kanë pakësuar shërbimet për emigrantët
Më herët këtë vit, Banka e Shqipërisë zhvilloi një studim me fokus remitancat, në kuadër të planit kombëtar për promovimin e rolit të Diasporës në zhvillimin e Shqipërisë. Sondazhi i Bankës Qendrore përfshiu 16 banka, 31 institucione financiare jobanka dhe 10 shoqëri të kursim-kreditit. Anketa evidentoi se bankat shqiptare aktualisht ofrojnë një sërë shërbimesh për emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre. Dymbëdhjetë banka që zotërojnë 86% të aktiveve të sistemit bankar kanë raportuar se ofrojnë shërbime për emigrantët dhe vetëm […]
Trendi i ri i emigracionit do të rrisë më tej remitancat
Vitet e fundit, si rezultat i tendencave të reja migratore të shqiptarëve në drejtim të vendeve të Europës Perëndimore, duke sjellë në këtë mënyrë edhe një “rifreskim” të diasporës shqiptare në Perëndim, vërehet një tendencë pozitive e remitancave, e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejte me këto lëvizje migratore dhe suportin e emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri, tha Elton Çollaku, Drejtor Ekzekutiv i Unionit Financiar. Ai tha se 25% e familjeve në Shqipëri kanë varësi direkte nga remitancat, […]
Emigrantët, një forcë ekonomike globale
Qeveritë mund të krijojnë një mjedis të përshtatshëm për të inkurajuar flukset e remitancave në sektorët prodhues të ekonomisë Nga Forumi Ekonomik Global Numri i njerëzve që po lëvizin në mbarë botën po shtohet gjithnjë e më shumë. Rreth 258 milionë persona jetojnë aktualisht jashtë vendit të tyre të lindjes. Arsyet pse njerëzit vendosin të largohen janë të shumta, por të gjithë ata marrin me vete në vendet ku emigrojnë kulturën e tyre, njohuritë, ambicien, etj. Teksa përpiqen […]
Shqipërisë i ka ikur truri
Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore. Emigrimi i shqiptarëve të arsimuar në vitin 2010 dhe 2011 është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001. Ekspertët Gëdeshi dhe King zhvilluan një sondazh me 720 doktorantë, PHD dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit për llogari të një studimi të PNUD. Sondazhi gjeti gjithashtu se shumica e diasporës shkencore shqiptare nuk dëshiron të kthehet Blerina Hoxha […]
Roli i Diasporës Shkencore
Shumë vende, duke përfshirë Hungarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Indinë, Kinën, Korenë e Jugut, Singaporin, Tajvanin, Tunizinë, Marokun, Kilin, Afrikën e Jugut dhe Kolumbinë tani u kushtojnë më shumë vëmendje akademikëve, studiuesve dhe inxhinierëve të tyre emigrantë, duke i mobilizuar dhe duke i organizuar në dobi të vendit të tyre të origjinës. Këto vende kanë zhvilluar mënyra të ndryshme të formalizimit të lidhjeve me diasporat e tyre përkatëse shkencore, ku akademikët dhe kërkuesit emigrantë kanë vendosur lidhje me qarqet shkencore në […]
Kthehu në vendin e origjinës
Kthimi i doktorantëve shqiptarë është një proces dinamik dhe konstant që zhvillohet paralelisht me procesin e ikjes së trurit. Në vitin 2006, Gëdeshi dhe King vunë në dukje se rreth 10% e ligjëruesve dhe hulumtuesve shqiptarë, të cilët emigruan pas vitit 1990, u kthyen në vend, pasi kishin fituar disa vjet përvojë jashtë vendit. Një e treta e tyre punonin në të njëjtin institucion akademik ose kërkimor para emigrimit të tyre, ndërsa pjesa tjetër kryesisht punonin në sektorin privat. Ndërkohë, […]
Diaspora e arsimuar, ja tre grupet e mëdha
Ekzistojnë tri grupe të mëdha në rrjedhën e rrjedhjes së trurit të Shqipërisë që kanë kontribuar në krijimin dhe zgjerimin e diasporës shkencore shqiptare. Grupi i parë përfshin, ndër të tjera, inxhinierë, agronomë, mësues, gjeologë, ekonomistë, mjekë dhe artistë, të cilët filluan të emigronin në vitet e para të tranzicionit post-socialist, të nxitur kryesisht nga faktorë ekonomikë të tilla si- papunësia, varfëria, ashpërsia e reformat në tranzicion apo pasiguritë pas rënies së skemave financiare të piramidave të korruptuara në vitin […]
Smartphone dhe valë elektromagnetike, cilat janë modelet me vlerat më të larta?
Nivele të larta në mesin e markave kineze, Samsung fiton për rezultatet më të ulëta. Si matet sasia e valëve elektromagnetike që përthithet nga trupi ynë, rreziqet dhe këshillat Vlera e SAR Dizajni, kohëzgjatja e baterisë, memoria e brendshme, madhësia e ekranit dhe çmimi janë ndër karakteristikat që marrim në konsideratë kur blejmë një smartphone të ri. Por njëra prej tyre, rrallë (për të mos thënë kurrë) merret në konsideratë: sasia e valëve elektromagnetike që emetohen nga pajisja dhe […]
Pse Rinasi është kaq i shtrenjtë?!
Flet Dr. Rolf Castro-Vasquez, drejtor ekzekutiv (CEO) i Tirana International Airport CEO i koncesionarit të Rinasit ngul këmbë që nuk janë tarifat e aeroportit arsyeja e biletave të larta. Edhe nëse ulen tarifat, “çmimet e biletave nuk do të ndryshojnë. Nuk do ta kuptoni asnjëherë, por ato nuk kanë për të ndryshuar”, pohon ai. Çmimet e biletave të avionëve, në verën e këtij viti kapën majat. Të fluturoje nga Europa drejt Rinasit në fillim të gushtit, bileta në një […]
Eurobondi, fat apo meritë
Qeveria emetoi javën e shkuar Eurobondin e tretë në historinë e Shqipërisë në tregjet e kapitalit. Norma e interesit prej 3.55% dhe afati i maturimit 7-vjeçar u konsideruan si sukses. Por entuziazmi për këtë hap sigurisht që duhet të ishte në doza më të moderuara, duke mos ia veshur “petkun” e suksesit vetëm reformave të qeverisë kur, në të vërtetë, ekspertët vlerësojnë se të njëjtën rëndësi ka pasur likuiditeti me tepricë në tregje. Rezultati që sot ka Shqipëria është i […]
“Post-eurobondi, të rritet komunikimi me publikun”
Flet Blodin Çuçi, administrator i Caesar Investment Advisory Services Emetimi i Eurobondit tashmë është një proces i mbyllur dhe fokusi i ri duhet të jetë te transparenca dhe komunikimi që duhet të bëhet me publikun për hapin e radhës. Blodin Çuçi, administrator i Caesar Investment Advisory Services, tha se ashtu sikurse ndodhi në 2015 dhe në fillim të vitit 2016-s, pritet të ketë rënie të normës së interesit te letrat me vlerë të qeverisë si një efekt post-eurobond çka […]
“Interesi i ulët, meritë edhe e likuiditetit në tregje”
Flet Altin Koçi, Drejtor i Divizionit të Riskut, Banka Ndërkombëtare Tregtare Ristrukturimi i borxhit, duke zëvendësuar atë me interes më të lartë, me një tjetër me interes më të ulët, mund të konsiderohet si një hap pozitiv. Në këtë kuptim edhe Eurobondi që Shqipëria ka siguruar në tregjet e kapitalit, sigurisht që mund të konsiderohet si një lëvizje e duhur. Për Altin Koçin, Drejtor i Divizionit të Riskut pranë Bankës Ndërkombëtare Tregtare, Shqipërinë e ka favorizuar në këtë hap […]
Jair Bolsonaro, kërcënimi i fundit i Amerikës Latine
“Zoti është nga Brazili”, është një shprehje shumë e njohur në këtë vend, e cila u bë edhe titull i një filmi të suksesshëm, shkruan The Economist. Bukuria e Brazilit, pasuria e tij natyrore dhe muzika e bëjnë këtë vend të duket i bekuar nga Zoti. Por këto ditë, të shumtë kanë qenë brazilianët që njësoj si aktorët në filmin e njohur, kanë pyetur nëse Zoti e ka harruar Brazilin dhe ka shkuar me pushime. Ekonomia është në gjendjen e […]
Tensionet e tregtisë dhe pasiguria italiane mbulojnë Europën me një re të zezë
Besimi ekonomik në Eurozonë shënoi rënie për të nëntin muaj radhazi, njëkohësisht edhe rënia më e gjatë që nga viti 2011, e shkaktuar kryesisht si pasojë e proteksionizmit dhe pasigurisë politike që kanë hedhur një re të zezë mbi të gjithë Europën. Rënia më e fundit e sentimentit përkoi me Gjermaninë, e cila ka parashikuar një rënie të parashikimit të rritjes dhe me paralajmërimin e fundit të Organizatës Botërore të Tregtisë se vendosja e tarifave SHBA-Kinë po dëmton tashmë investimet […]
Turqia duhet të rivendosë marrëdhëniet e saj të mira me Gjermaninë
Edhe pse shpresat janë optimiste, shkelja me dhunë e të drejtave të njeriut dhe ekonomia mbeten të pranishme Gjithçka që ata shpresonin të arrinin, kur vendosën një statujë prej katër metrash të Rexhep Tajip Erdoganit në sheshin qendror të qytetit të vogël të Wiesbaden në brigjet e Rinit në fund të gushtit, ishte që të nxisnin një debat rreth Presidentit turk dhe fjalës së lirë, u shprehën organizatorët e një festivali artistic, shkruan The Economist. Dhe ata ia arritën, […]
Argjentina merr 57 miliardë dollarë hua nga FMN-ja
Argjentina e fitoi një premtim për të marrë një kredi prej 57 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku ky i fundit ra dakord për dhënien e kësaj shume në mënyrë që Argjentina të ketë mundësi për të mbrojtur monedhën vendase dhe ta nxjerrë ekonominë nga recesioni, shkruan Bloomberg. Në qershor, Argjentinës i ishte premtuar dhënia e një kredie me vlerë prej 50 miliardë dollarësh, e cila u rrit në 57 miliardë dollarë. Argjentina ka marrë tashmë 15 miliardë dollarë […]
Serbi / Marrëveshjet ekonomike rrisin rolin e Kinës në vend
Beogradi dhe Pekini ranë dakord për nënshkrimin e një kontrate prej 3 miliardë dollarësh investime në fushën e ekonomisë dhe blerjen e pajisjeve të reja ushtarake nga Beogradi, të cilat do të rrisin ndikimin e Kinës në Serbi. Zyrtarët serbë nënshkruan të martën një marrëveshje me Kinën me vlerë 3 miliardë dollarë në një vizitë dyditore në Pekin, të cilat përfshijnë investimet ekonomike kineze dhe blerjen e pajisjeve të reja ushtarake nga Beogradi. “Kontrata që ne nënshkruam ndryshon në mënyrë […]
Bullgari / Centrali bërthamor Belene, gëlltit 2 miliardë euro, pa asnjë dobi
Projekti për ndërtimin e një centrali të dytë bërthamor në Bullgari që nga koha e komunizmit, është në prag të mbushjes së 40-vjetorit. E megjithatë, një central i tillë bërthamor ende nuk është ndërtuar në Bullgari. Kryeministri Bojko Borisov, dikur e ka quajtur vendin e ndërtimit një “pellg”, por ky pellg është shndërruar tashmë në një vrimë të zezë financiare, e cila deri më tani ka gëlltitur rreth 2 miliardë euro, pa asnjë dobi. Një pjesë e madhe e këtyre […]
Rajon / Studimi tregon se ndërtimi i gazsjellësit Eastring është i mundshëm
Ndërlidhësi i gazsjellësit Eastring pritet të rrisë sigurinë e energjisë në rajonin e Europës Juglindore, duke e bërë edhe më të drejtë konkurrencën në tregun e gazit. Kjo mund të përkthehet në çmime më të favorshme për konsumatorët fundorë, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Europian për Bashkimin Energjetik, Marosh Šefcovič, në Bratislavë, gjatë prezantimit të studimit të fizibilitetit të gazsjellësit Eastring, duke ofruar mundësinë e transmetimit direket nëpërmjet një rruge midis qendrave në Perëndim të BE-së dhe rajonit të Ballkanit / […]
Turqi / Arrin 11 milionë numri i turistëve në Antalya
Numri i turistëve që kanë ardhur me rrugë ajrore në Antalya, që është një nga destinacionet më të preferuara të turizmit në botë, ka arritur në 11 milionë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të rrethit të Antalyas, në datat 1-29 shtator, nëpërmjet Aeroportit të Antalyas dhe Aeroportit Gazipasha, në këtë qytet kanë ardhur 1 milionë e 877 mijë e 528 turistë të huaj. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i vizitorëve […]
Bullgari / 10 milionë euro investime dhe 300 vende të reja pune në një fabrikë makinash elektrike
10 milionë euro do të investohen në Bullgari nga prodhuesi kinez i makinave elektrike, Cenntro Automotive dhe SEVIC eMobility me seli në Luksemburg, tha Drejtori i Zhvillimit të Biznesit të SEVIC, Emil Yankov për SeeNews. Kompanitë do të ndërtojnë një fabrikë për prodhimin e makinave elektrike në Zonën Ekonomike të Trakias pranë Plovdivit. Planifikohet që në të, do të punësohen 250 deri në 300 punonjës. Investimi do të bëhet brenda një periudhe trevjeçare. Në Bullgari, do të prodhohen 60% e […]
Ndryshimet e reja fiskale
Sa do të rritet kufiri i tatimit të pagës dhe niveli i ri i dividendit, taksë e re për personat fizikë tregtarë Shoqatat e biznesit janë në diskutime me Ministrinë e Financave lidhur me Paketën e re Fiskale për vitin 2019, ku po shqyrtohen ndryshime në ligjin për të ardhurat, procedurat tatimore, TVSH, akcizat. Dy ndryshimet kryesore në ligjin për tatimin mbi të ardhurat lidhen me rishikimin e normës së tatimit mbi dividentin dhe kufirit të tatueshëm të pagës. […]
E ardhmja e bujqësisë
BERZH lançon strategjinë e re të agrobiznesit 2019-2023, për Shqipërinë duhet nxitur prodhimi i ushqimeve, rritja e eksporteve Duke ju drejtuar sfidave në rritje që sektori i agrobiznesit ballafaqohet në rajonet e BERZH-it, Banka ka nisur strategjinë e saj të re për sektorin për periudhën 2019-2023. Sipas njoftimit më të fundit të Bankës, bëhet e ditur se në bazë të strategjisë së re, është planifikuar qasje dhe financim drejtuar sektorit të agrobiznesit, edhe për Shqipërinë. BERZH thekson se në Shqipëri […]
Hetimi tatimor / 1 mln dollarë dëm nga skema mashtrimi me TVSH-në
Strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë arritur të zbulojnë një skemë mashtrimi financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit, me një vlerë dëmi të shkaktuar në rreth 1 milion dollarë. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare. Ndërsa janë ekzekutuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë si më poshtë: Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gj. F. 43 vjeç, administrator […]
Sejko: Shitjet e bankave një fenomen rajonal, si po i kontrollojmë investitorët
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, njoftoi menjëherë pas mbledhjes së Këshillimit të Mbikëqyrjes se normat bazë të interesit nuk do të ndryshojnë për shkak se inflacioni është afër objektivitet të poshtëm të Bankës së Shqipërisë, teksa vuri në dukje se këtë vit çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë rritur dhe çmimet e ushqimeve në tregun vendas gjithashtu janë rritur. Duke komentuar intensitetin e shitblerjeve në sektorin bankar, Sejko tha se, konsolidimi i bankave është një fenomen rajonal. […]
Operatorët kërkojnë uljen e taksave
Çmimet e naftës rriten sërish me 5 lekë për litër, po shkojnë drejt 200 lekë Çmimet e karburanteve shënuan tjetër rritje me 5 lekë për litër, javën e kaluar. Në pikat e tregtimit të Kastratit, më e madhja në vend, një litër naftë tregtohet tashmë me 182 lekë dhe një litër benzinë me 183 lekë, nga 177 dhe 178 lekë që shiteshin përkatësisht më parë. Eida Petroleum Albania, i dyti më i madh në vend, e shet tashmë një […]
Shitblerjet / Intesa Sanpaolo Bank Albania finalizon Bashkimin me Përthithje të Veneto Banka Sh.A
Intesa Sanpaolo Bank Albania njofton se procesi i Bashkimit me Përthithje të Veneto Banka është finalizuar nga pikëpamja ligjore dhe operacionale. Në vijim, duke nisur nga 1 Tetori 2018, Veneto Banka sh.a. është fshirë nga Regjistri Tregtar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërsa Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a. ka mbartur të gjitha asetet, të drejtat e detyrimet, si dhe marrëdhëniet me klientët, të cilët shërbehen tashmë nga një rrjet i njëjtësuar degësh bankare dhe sistemi operimi. Silvio Pedrazzi, Drejtori i […]
AKEP përfundon analizën e tregut celular
Është rritur dominimi pas daljes së Plus, ndërhyrje në treg për të ulur tarifat Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përfunduar analizën e tregut të telefonisë celulare, ku ka konstatuar se pas daljes së Plus nga tregu në fund të vitit të kaluar, ka pasur një rritje të dominimit të operatorëve të mëdhenj. Si rrjedhojë, AKEP ka vendosur që të ndërhyjë në tarifat e terminimit (të shumicës) të operatorëve ekzistues, duke i ulur ato gradualisht në mënyrë […]
Kardhiq-Delvinë / Shpallen fituesit për lotin e fundit, oferta 2.37 miliardë lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar fituesit e procedurës së prokurimit për lotin e fundit në aksin Kardhiq-Delvinë. Bëhet fjalë për lotin 6, i cili mbyll ciklin e tre procedurave të zhvilluara gjatë këtyre muajve. Oferta fituese ka ardhur nga “Agbes Konstruksion sh.p.k. & Arbëria sh.p.k.” me adresë Sheq i madh, Fier, me vlerë 2.37 miliardë lekë pa TVSH. Në garë kanë marrë pjesë edhe tre kompani të tjera si “Geci sh.p.k”, “GPG Company sh.p.k”, të cilat janë skualifikuar dhe “Vëllezërit […]
Oferta rreth 23 milionë USD / “Tosk Energji” fiton ankandin për 56 mijë tonët e naftës të Albpetrol
Albpetrol njoftoi se “Tosk Energji” është kompania që ka fituar ankandin për blerjen e 56 mijë tonëve naftë bruto që u nxorën në shitje në fillim të gushtit. Kontrata ka afat 150 ditë kohë kur operatorit do t’i duhet që të tërheqë nga Albpetrol të gjithë sasinë e naftës. Në ankand morën pjesë dy kompani ku, përveç “Tosk Energji” ishte edhe “Izvor 99”. “Operatori ekonomik “Tosk Energji” sh.a. NUIS L51817007A ka ofruar për këtë ankand çmimin: Në pikat e lëvrimit […]
Liberalizimi i vizave dhe ndikimi në tregun e punës
Përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë thonë se institucionet e vendit duhet të adresojnë me urgjencë përgatitjen e kuadrove të fuqisë punëtore. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se bizneset në Kosovë kanë shprehur shqetësimet e tyre për sa i përket kuadrove të punës. Ai thekson se është hedhur edhe ideja që përfaqësuesit e sektorit privat dhe atyre arsimor, të punojnë në ngushtimin e boshllëkut të kuadrove profesionale brenda vendit. “Ndërkaq, […]
Kosova ka humbur mbi 24 mijë vende pune
Punësimi sezonal i qytetarëve të Kosovës, në vendet perëndimore, po i kushton Kosovës me humbje të fuqisë punëtore, raporton “zëri.info”. Që nga 3-mujori i tretë i vitit 2017, Kosova mendohet se ka humbur 24 mijë e 100 vende pune, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të cilave iu referohet drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi. Kështu është deklaruar gjatë prezantimit të Indikatorit të Matjes së Klimës së Bizneseve për tremujorin e dytë […]
Eksportet janar-gusht 2018
Shitjet e produkteve jashtë vendit arritën në 205 miliardë lekë për periudhën janar-gusht, duke shënuar një rritje prej 16.1% me bazë vjetore, sipas shifrave të publikuara nga INSTAT. Dy janë grupet që po nxisin këtë rritje, “minerale, lëndë djegëse dhe energji” dhe “materiale ndërtimi dhe metale”. Ndërsa “tekstile dhe këpucë”, që është grupi kryesor i eksportuar në vend ka shënuar rënie për herë të parë në muajin gusht. Për 8-mujorin, eksportet e “tekstile dhe këpucë” arritën në 82 miliardë lekë, […]
Mirazhi i një “buzëqeshje” nga tregjet ndërkombëtare
Shqipëria ka debutuar më mirë se çdo herë në tregjet e kapitalit, kur arriti të marrë 500 milionë euro borxh, me normë interesi të fiksuar 3.55%, përmes një eurobondi të ri. Qeveria u tregua e kënaqur me këtë rezultat, duke e parë si një tregues që vlerëson pozitivisht performancën e saj ekonomike. Përfitimi i parë për buxhetin është shpenzime për shërbimin e borxhit. Mirëpo nga kjo shumë, askush nuk e di se sa do të shkojnë për investime kapitale nga […]