Biznesi shqiptar i modës
Stilisti është një ndër profesionet më në zhvillim në nivel global. Duke qenë në vorbullën e një elementi që ndryshon, apo riciklohet sikurse moda, stilistët përballen me sfida në rritje me kalimin e viteve. Në Shqipëri, ky profesion shpesh është ngatërruar me rrobaqepësin. Ajo për të cilën stilistët shqiptarë ankohen është zhvlerësimi i punës krijuese, tregu i vogël për të qenë sipërmarrës të mëdhenj dhe fuqia e ulët blerëse… Nga Deada Hyka Dita e Enada At’Nikolla nuk nis […]
Model / Shqiptare por suksesin e biznesit e arrin jashtë
Katerina Boci është stilistja shqiptare me klientelë për t’u pasur zili nga mjaft stiliste të njohura në botë. Ajo e ka nisur karrierën e saj dhe ka hapur atelienë e parë personale në vendin e lindjes, Shqipëri. Në vitin 2001, ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u bë menjëherë e njohur në zonën e Detroitit për modelet e saj të veshjeve, të cilat ishin me stil mjaft të dallueshëm, duke shitur me fitime të mëdha dhe duke krijuar shumë […]
Rritja e leasing
Individët që po i drejtohen tregut të qirasë financiare për blerjen e një automjeti kanë rritur mesataren e kërkesës për financim, duke u orientuar te makinat e luksit. Gjithsesi ky grup ka pasur një kërkesë më të ulët drejt operatorëve të leasing-ut. Balancimin për individët e ka bërë biznesi nga ana tjetër, i cili ka rritur kërkesën për blerjen e mjeteve të punës përmes këtij instrumenti financimi. Sektori i transportit dhe ai i ndërtimit mbeten udhëheqës të rritjes, por edhe […]
“Në rritje, mesatarja e financimit, klientët po preferojnë makinat e luksit”
Flet Ida Shehu, Drejtore e Përgjithshme e Raiffeisen Leasing Sh.a. Shqiptarët po orientohen gjatë 2018-s drejt makinave të shtrenjta të luksit dhe kjo ka rritur mesataren e financimit nga institucionet që operojnë aktualisht në tregun e qirasë financiare (leasing). Ky është edhe ndryshimi me vitin 2017 që nënvizon Drejtorja e Përgjithshme e Raiffeisen Leasing Sh.a., Ida Shehu. Sipas saj, ka një ulje të kërkesave të individëve në vitin paraardhës dhe atë aktual, që është zëvendësuar nga kategoria biznes. Ka […]
“Ndalimi i importit, për mjetet mbi 10 vjet, pritet të zgjerojë tregun”
Flet Dorin Maraku, Administrator i Landeslease Tregu i qirasë financiare, përpos rritjes së qëndrueshme vit pas viti, pritet të ketë zgjerim më të madh në vijim, nxitur nga një sërë faktorësh, ku rolin kyç do ta ketë vendimi për ndalimin e importit të mjeteve me moshë mbi 10 vjet. Dorin Maraku, Administrator i kompanisë Landeslease, nënvizon se parashikimet janë që zgjerimi të jetë të paktën 10% në treg. Lidhur me ecurinë në vitin 2017 dhe atë aktuale, ai nënvizon […]
“Transporti dhe ndërtimi udhëheqin te mjetet e punës me leasing”
Flet Elion Martini, drejtor në Departamentin e Shitjes dhe Suportit të Qirasë Financiare në Credins Leasing Sektori i transportit dhe ai i ndërtimit janë ata që udhëheqin në grupin e bizneseve që zgjedhin të përfitojnë mjetet e tyre të punës nëpërmjet qirasë financiare. Elion Martini, drejtor në Departamentin e Shitjes dhe Suportit të Qirasë Financiare në Credins Leasing, thekson se viti 2018 ka pasur ecuri pozitive me një rritëm konstant, por jo të njëtrajtshëm krahasuar me vitet me mëparshme. […]
Gara për konsumatorin
Rrjetet e supermarketeve janë një ndër bizneset që po njohin rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Në një vend ku ekonomia informale është e lartë, aktorët kryesorë të tregut po shohin hapësirë për zgjerim. Në 2017-n, 8 rrjetet e supermarketeve më të mëdha në vend përgjigjeshin për 37% të tregut (formal) në total. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 2017-s, shqiptarët shpenzuan për ushqim, pije dhe duhan 64.7 miliardë lekë, edhe pse këto para u përqendruan në më pak duar. […]
10 zinxhirët më të mëdhenj të supermaketeve në Europë
Cilët janë zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në të gjithë Europën? Më poshtë janë 10 zinxhirët më familjarë në të gjithë kontinentin. 10. E. Leclerc, i njohur si thjesht Leclerc, është një prej operatorëve të hipermarketeve me bazë në Francë. Të ardhurat vjetore të kompanisë llogariten 47.3 miliardë euro, me 600 dyqane në mbarë botën dhe me 94 mijë të punësuar. Pjesa më e madhe e dyqaneve Leclerc – një ndërthurrje e dyqaneve të pavarura dhe supermarketeve – janë […]
Arritëm të parashikonim në kohë zgjerimin
Flet z. Ilir Saliaj, drejtues i rrjetit Big Market Big Market u rendit rrjeti i parë i supermaketeve në vend për sa i përket qarkullimit, numrit të pikave në të gjithë vendin, por edhe numrit të të punësuarve (në 10 kompanitë me numrin më të lartë të të punësuarve në vend). Për “Monitor”, zoti Ilir Saliaj tregon se u rritën falë aftësisë për të parashikuar në kohë se kishte ardhur momenti për të zgjeruar rrjetin e supermarketve. Big Market […]
Rritja nuk ka ardhur si pasojë e zgjerimit të tregut
Flet Elona Mema, CEO i SPAR Albania Rrjeti i supermarketeve Spar njohu rritjen më të madhe gjatë 2017-s dhe për nga qarkullimi u rendit i dyti në treg. Sipas CEO-s së kompanisë, zgjerimi nuk erdhi si pasojë e rritjes së tregut, por si rezultat i politikave që ka ndjekur rrjeti Spar. Spar Albania filloi të operojë nën brand-in ndërkombëtar në Shqipëri në tetor të vitit 2016. Spar Albania mban vendin e parë për vitin 2017 për sa i përket […]
Po bëhen përpjekje për të normalizuar tregun
Flet zoti Pietro Tafuni, administrator i Conad Albania Të ardhurat e gjeneruara nga shitjet në rrjetin e supermarketve Conad në 2017-n arritën në 2.2 miliardë lekë, duke u renditur të tretët më të mëdhenj në vend. Sipas zotit Pietro Tafuni, rrjeti ka njohur zgjerim të vazhdueshëm në treg, ndërsa konkurrenca e pandershme mbetet shqetësimi kryesor. Fasha e konsumatorëve të tyre, sipas z. Tafuni, është me fuqi blerëse mbimesatare. Për sa i përket ekonomisë informale, duhet të peshohet shëndeti i […]
“Baronesha”, një supermarket për VIP-at
Krahas supermarketeve tradicionalë, kanë hyrë në tregun shqiptar rrjete të dedikuara me ushqime cilësore (Premium food) për klientelën me të ardhura të larta. “Baronesha” është krijuar falë një bashkëpunimi me biznesmenë anglezë, te cilët sollën në Tiranë marka më me emër të prodhimeve botërorë dhe është pozicionuar në një segment ku nuk ka konkurrentë. “Ecuria ka qenë shumë e mirë dhe “Baronesha” është bërë treg i klientëve VIP. Produktet qe gjenden në supermarketet më të mira të Parisit, Romes dhe […]
Divorci me kumarin
Biznesi i kumarit ka qenë gjithmonë një ndër lobet më të fuqishëm në vend. Jo rastësisht dy vite më parë ia dolën që të shtynin ligjin, duke marrë më shumë kohë para ndalimit. Por duket se në çdo marrëdhënie ka një krisje dhe këtë herë u kurorëzua me “divorc”. Një vendim që duhet të ndalonte vetëm kazinotë elektronike u kthye në ortek, që mori me vete bastet sportive dhe lojërat elektronike në distancë. Në aspektin social, qeveria ka fituar pikët e […]
Lojërat e fatit në Europë
Europa nuk ka në vetvete një model të unifikuar lidhur me sektorin e kumarit. Bashkimi Europian, edhe pse ka një legjislacion përfshirës për shumë aspekte, këtë pjesë e ka lënë të rregulluar pjesërisht në rregulloret e veta, duke lënë shtetet të vendosin në mënyrë autonome sesi do t’i menaxhojnë lojërat e fatit. Por sot askush nuk ka një model perfekt të funksionimit të këtij tregu. Të dhënat tregojnë se pavarësisht ndryshimeve të shpeshta ligjore, aplikimit të filtrave dhe kufizimeve, sërish […]
“Mbyllja e basteve do t’i çojë shqiptarët drejt informalëve dhe faqeve online”
Kryetari i Shoqatës së Basteve Sportive Artan Shyti Kompanitë e basteve do të kërkojnë dëmshpërblim në gjykatë lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për mbylljen e aktivitetit të tyre nga 1 janari 2019. Sipas tyre, licenca e dhënë me afat 10-vjeçar mbaron në vitin 2026 dhe si e tillë duhet të respektohej. Të gjendur para një “surprize” me një paralajmërim dymujor, kompanitë e basteve vlerësojnë se dëmi që ju është shkaktuar luhatet mes 30-45 milionë euro. Kryetari i […]
“Shpëton” TAP
Kostot e ndalimit të ndërtimit të gazsjellësit TAP mund të jenë shumë të larta për Italinë Gjatë fushatës zgjedhore, partia politike, “Lëvizja Pesë Yjet” deklaroi, pa më të voglin dyshim, se ndërtimi i gazsjellësit TAP do të ndalej brenda një kohe të shkurtër, shkruan Il Sole 24 Ore. Po ashtu, u tha se infrastruktura për ndërtimin e gazsjellësit që parashikohet të përfundojë në 2020 dhe që do të sjellë në Pulia rreth 10 miliardë metra kub gaz nga Azerbajxhani, […]
Kontrastet ekonomike të Portugalisë dhe Italisë pas krizës
Lisbona planifikon të arrijë deficitin më të ulët në katër dekada, ndërsa Roma sfidon kufizimet e BE-së, shkruan Financial Times Një qeveri e Eurozonës vendoset përballë një sërë përplasjesh me BE-në mbi objektivat e deficitit buxhetor. Kostot e huamarrjes po rriten, në mes të shqetësimeve të shumta të tregut mbi planet për të përmbysur masat shtrënguese. Një sektor bankar vulnerabël dhe një nga nivelet më të larta të borxhit publik në Europë. Italia i përshtatet më së miri një […]
Nga Abn Amro në West LB / bankat e përfshira në mashtrimet më të mëdha fiskale
Kjo lojë ishte kthyer tashmë në një gjë të zakonshme. Ishin mbi 100 bankat ndërkombëtare që përdornin skemën e optimizimit fiskal, mbi të cilën po hetojnë edhe prokurorët e Këlnit, Frankfurtit dhe Mynihut, që në 15 vitet e fundit mendohet të kenë shkaktuar një humbje prej 55.2 miliardë eurosh në arkën shtetërore të vendeve si Gjermania, Franca, Danimarka, Belgjika dhe Italia, shkruan Il Sole24ore. Mashtrimi i blerjes dhe shitjes së aksioneve ndaj kompanive të ndryshme, edhe pse në pjesën më […]
Industria inovative, shanset për financime
Deficiti i inovacionit çon në kufizime serioze, në drejtim të konkurrencës dhe gatishmërisë së kompanive vendase, teknologjive më të fundit në dispozicion për të përtërirë produktet. Projektet për krijimin e ekosistemeve inovative Në vitet e fundit, vendet e kanë kuptuar rëndësinë për sipërmarrjen inovative, duke promovuar nisjen e kompanive bazuar në aktivitetet kërkimore të të rinjve. Megjithatë, në territoret e përfshira në Programin INTERREG IPA CBC (Itali, Shqipëri dhe Malin e Zi), mungesa e financimit dhe mundësive të rrjetëzimit, […]
Bosnjë-Hercegovinë, në mbështetje të NVM-ve dhe të rinjve
Banka Europiane e Investimeve (BEI) do të ofrojë një hua me vlerë prej 25 milionë eurosh për Raiffeisen Leasing në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila do të shkojë në mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM-ve) në vend. Raiffeisen Leasing do të përdorë huanë për të financuar projektet e investimeve në sektorë të ndryshëm, si ai i turizmit, bujqësisë, shërbimeve, si dhe duke inkurajuar në veçanti investimet që nxisin punësimin e të rinjve në kuadrin e Nismës Europiane […]
Kroaci / Protesta kundër rritjes së moshës së pensionit
Mijëra njerëz kanë protestuar të shtunën e kaluar në kryeqytetin e Kroacisë, lidhur me planet e qeverisë për të rritur moshën e pensionit në 67 vjeç, si dhe për uljen e nivelit të pensionit për të gjithë ata që dalin në pension më herët. Javën e kaluar, qeveria i kërkoi Parlamentit që të miratojë ligjin e ri mbi pensionet, duke e cilësuar reformën si një hap të rëndësishëm të përpjekjeve për ta bërë sistemin e pensioneve të qëndrueshëm. Projektligji përfshin […]
Maqedoni / Kriza politike po ndikon ekonominë
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me problemet me të cilat po përballen kompanitë gjatë të bërit biznes, ndërkohë që u shpreh e gatshme që në bashkëveprim me institucionet shtetërore të ndihmojë në përmirësimin e klimës së biznesit duke kontribuuar në zhvillimin ekonomik të vendit, raporton Anadolu Agency (AA). Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, në një konferencë për media tha se duke u nisur nga përcaktimet strategjike, sidomos përcaktimi i parë për zbatimin e […]
Kroaci / Fondet e pensioneve shpresojnë të investojnë në privatizime
Fondet private të pensioneve të detyrueshme të Kroacisë deklaruan javën e kaluar se shpresojnë që shteti do të shesë aksionet në kompanitë e mëdha, në mënyrë që të mund të diversifikojnë më shumë në investime të kapitalit, gjë që do të ndihmonte në reduktimin e borxhit publik. Kjo do të sillte përfitime të shumta, si ulja e borxhit publik me 5 deri 7%, kursim të normave të shtetit dhe një nxitje të tregut të kapitalit vendor, tha Dubravko Stimac, kreu […]
Kroaci / Rritje e qëndrueshme… për momentin
Ekonomia e Kroacisë ka gjasa të zgjerohet më pak se 3% këtë vit dhe atij të ardhshëm dhe vendi mund të përballet në të ardhmen me pengesa si rritja e konkurrencës për të tërhequr turistë dhe investitorë, si dhe nga një mungesë e forcës punëtore, si pasojë e emigrimit të të rinjve, tha shefi i Bankës Qendrore në një konferencë për shtyp. Kroacia ka një nga normat më të ngadalta të rritjes në krahasim me vendet e tjera në tregjet […]
Bullgari / Ekonomia më konkurruese në Ballkan
Bullgaria mban vendin e 51-të në renditjen e Forumit Ekonomik Botëror për 2018. Sipas indeksit, Bullgaria është ekonomia më konkurruese në Ballkan, përpara Rumanisë (në vendin e 52), Greqisë (57), Turqisë (61), Serbisë (65), Malit të Zi (71), Shqipërisë (76) dhe Bosnjë- Hercegovinës (91), raporton Money.bg Sipas kritereve individuale, Bullgaria renditet si një ndër vendet më të mira për adoptimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në biznes (në vendin e 30) dhe në kapacitetin e inovacionit (48). Renditjen më […]
Eksportet – janar shtator
Eksportet arritën në 231 miliardë lekë për periudhën janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 15.3.me bazë vjetore, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT. Për 8-mujorin rritja kishte qenë 16.1% Dy janë grupet që po nxisin këtë rritje përgjatë gjithë vitit, “minerale, lëndë djegëse dhe energji” (që ka ndikuar në 37% të rritjes për 9-mujorin), i nxitur nga koniunktura e favorshme e çmimeve të naftës dhe shtimit të eksporteve të Bankers Petroleum dhe “materiale ndërtimi dhe metale”, si rrjedhojë e gjallërimit […]
Kosova do të paguajë edhe 13 vjet borxhet e trashëguara nga ish-Jugosllavia
Kosova do t’i paguajë këstet e kredive Bankës Botërore deri në vitin 2031. Shuma e pagesës është rreth 19 milionë euro në vit dhe lidhet me borxhet e trashëguara që nga koha e ish-Jugosllavisë. Qeveria e Kosovës kishte marrë vetë në mënyrë vullnetare obligimin që të paguajë borxhin në vlerë prej 381 milionë eurosh, të trashëguar nga koha e ish-Jugosllavisë. Bëhet fjalë për disa projekte që në atë kohë ishin financuar nga Banka Botërore për t’u zbatuar në territorin […]
Kosova subvencionon pataten, a është lufta tjetër tregtare në prag?
Çdo vit, mijëra kuintalë patate hidhen nga fermerët shqiptarë për shkak të mungesës së tregut. Fermerët shqiptarë e kanë të vështirë të konkurrojnë në tregun vendas dhe thuajse të pamundur që të dalin në tregun rajonal. Prodhimi vendas i patates sot është në pozita të pabarabarta me prodhimin e Kosovës, për shkak të subvencioneve që marrin fermerët atje. Mediat në Kosovë raportojnë se këtë vit, sipërfaqet e mbjella me patate atje janë rritur ndjeshëm, ndërsa fermerët flasin për tregje të […]
Eurostat / 560 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së nga 2008
Në dhjetë vitet e fundit, 560 mijë shqiptarë janë pajisur për herë të parë me leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga “Monitor”. Numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi në 10 vitet e fundit në vendet e BE-së, përllogaritet të jetë sa 19.5% e popullsisë aktuale të Shqipërisë, bazuar në të dhënat e Eurostat për lejet e qëndrimit, INSTAT për popullsinë. Sipas të dhënave të Eurostat, […]
Avokati i Popullit: Ndërtimi i Unazës së Re i mbushur me paligjshmëri, të drejtat e banorëve janë shkelur rëndë
Avokati i Popullit i ka dërguar një relacion voluminoz Kuvendit të Shqipërisë, për ta informuar se ndërtimi i segmentit Lindor të Unazës së Re në zonën e Maternitetit të Ri dhe në zonën e Shkozës është i mbushur me plot paligjshmëri, të cilët kanë cenuar rëndë të drejtat e pronësisë dhe të strehimit për qindra familje që preken nga ndërtimi i rrugës. Avokati i Popullit, pasi është informuar rreth çështjes, hedh dyshime se projekti që po zbatohet është i paligjshëm, […]
Anketa për turizmin / 70% e bizneseve konfirmojnë se konkurrohen nga aktiviteti informal
Të paktën 70% e bizneseve që operojnë në sektorin turistik dhe të pyetura nga Këshilli i Investimeve konfirmuan se konkurrohen nga aktiviteti informal. Rezultatet e plota pritet që të zbardhen në ditët në vijim, ndërkohë që të dhënat paraprake tregojnë se modeli i biznesit dhe informaliteti ka specifika sipas destinacioneve. Ndërsa në nivel kombëtar, 70% shprehen se konkurrohen nga informalët, në bregdet përqindja e atyre që kanë konfirmuar këtë ulet në 68%, 23.4% janë shprehur se nuk ndiejnë konkurrencë nga […]
INSTAT / Janar-shtator, 152 persona, kryesisht të rinj, humbën jetën në aksidentet rrugore
Aksidentet rrugore në vend janë një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në moshat e reja. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë nëntëmujorit 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 152 nga 166 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nëntëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 20,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 5,8% krahasuar me të njëjtën periudhe […]
Biznesi i vogël në TVSH / Rreth 13 mijë subjekte dorëzuan deklaratë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se rreth 13 mijë biznese kanë bërë dorëzimin e deklaratës së thjeshtuar për TVSH-në. “Rreth 12,739 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, dorëzuan pranë Administratës Tatimore brenda afatit ligjor dhe pa asnjë penalitet deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo shifër përbën rreth 96% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët kishin detyrimin për të deklaruar dhe […]
Ku po shkojmë?
Këtë javë publikuam një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar që tregon se shqiptarët (por edhe në Kosovë) renditen të fundit në Europë (pa pjesën e ish-republikave të Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë. Por edhe pse ky tregues i rëndësishëm, nuk është i fundit, tani gati e dimë se në çdo raport, për çdo lloj fushe, ne do të renditemi në fund. E vetmja “krenari” e kësaj jave ishte rezultati i Gallup, i cili na tregoi se, megjithatë, ne […]