Kriptovalutat, të luash me zjarrin
Shqipëria duket se është në prag të një “ëndrre malteze” për një kuadër rregullator për kriptovalutat. Në një deklaratë publike, Kryeministri shpalosi ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer, siç do ta quante ai, “në një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare”. Por a jemi gati? Ekspertët ngrenë alarmin se kriptovalutat gjithmonë e më shumë po përdoren për pastrim parash pasi verifikimet janë shumë të vështira, ndërkohë që skemat shumë të komplikuara. Të tjerë që operojnë sot në treg kriptovalutash shprehen […]
Malta, një qendër atraktive për kriptomonedhat, hyn në fuqi kuadri i ri
Nga 1 nëntori ka hyrë në fuqi kuadri i ri rregullator për kriptomonedhat në Maltë, një vend që përballë qëndrimeve konservatore të vendeve më të zhvilluara, vendosi të hapë dritën e gjelbër për këtë treg. Parlamenti maltez dhe qeveria njoftuan në fillim të vitit që Akti i Aseteve Virtuale Financiare dhe Marrëveshja për Teknologjinë Inovative, bashkë me Aktin e Shërbimit do të hynin në fuqi në muajin e njëmbëdhjetë të vitit. Por çfarë të reje dhe avantazhesh sjellin për Maltën […]
Tregu i kriptomonedhave, vlera arrin në 200 miliardë USD, cilat janë kryesoret
Tregu i kriptomonedhave gjatë gjithë vitit 2018 është luhatur në një vlerë kapitalizimi në treg prej 200 miliardë dollarësh. Kjo shumë ndahet mes më shumë se 1600 kriptovalutave, ku pjesën kryesore e kanë vetëm disa prej tyre. Luhatja më e madhe gjatë vitit është vërejtur te Bitcoin që, një vit më parë, arriti në nivelet 21 mijë dollarë ndërsa pak ditë më parë, në fund të tetorit, vlera e saj ra në 6250 dollarë. Por cilat janë disa nga kriptomonedhat […]
“Shqipëria, ende në fazë zero të të kuptuarit të kriptomonedhave”
Flet Elio Pashaj, Bashkëthemelues i Blockchain Western Albania Krijimi dhe zbatimi i një kuadri rregullator për kriptomonedhat në një vend si Shqipëria ku ka shumë pak individë që i kuptojnë, përbën rrezik më vete. Elio Pashaj, bashkëthemelues i Blockchain Western Albania shprehet se është ende herët për një nismë të tillë dhe vendi ynë ka nevojë që të krijojë një bazë fillestare për këtë lloj tregu e më pas të përcaktojë rregullat. Ai nënvizon se Shqipëria në të ardhmen […]
Buxheti që shet të ardhmen
Përtej një buxheti modest në dukje, me rritje të ulët të ardhurash, shpenzimeve të kontrolluara dhe uljeve të ndjeshme të borxhit, po projektohet ajo që ekspertët e quajnë katastrofa financiare e së ardhmes. Përmes formulës së koncesioneve po fshihet borxhi, ndërsa barra do t’u kalojë jo vetëm qeverive të ardhshme, por të gjithë shqiptarëve që do ta paguajnë nëpërmjet taksave. Ekspertët japin alarmin për standardet e raportimit të borxhit publik dhe besueshmërinë e shifrave zyrtare. Nga do të vijnë të […]
Buxheti, nga vijnë të ardhurat dhe si shpenzohen paratë
TË ARDHURAT Qeveria parashikon që të mbledhë në vitin 2019, përmes taksave që do të paguhen nga bizneset dhe individët, rreth 484 miliardë lekë, ose rreth 3.8 miliardë euro. Në krahasim me një vit më parë, në vlerë nominale, të ardhurat parashikohen të rriten me 4.7%. Por, duke pasur parasysh ecurinë ekonomike (që pritet të jetë 4.3%) dhe inflacionin (që gradualisht do të arrijë objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%), të ardhurat reale do të vijnë me ulje, për […]
Shqipëria, shumë taksa, pak të ardhura
Shqipëria mbetet vendi me barrën më të lartë të taksave në rajon së bashku me Serbinë, por që nuk arrin ta justifikojë atë me të ardhura. Vendi nuk ka arritur asnjëherë të ketë të ardhura më të larta se 28% të PBB-së, duke u renditur i fundit në rajon dhe ndër nivelet më të ulëta të Europës. Ndërsa Serbia, me barrë të taksave të ngjashme me ne, është shteti që arrin të mbledhë të ardhura rekord në rajon, në nivelin […]
“Politikat fiskale ekspansioniste, përballë risqeve potenciale”
Rrezikohemi të provohet shqetësimi se rritja me borxhe është joproduktive, duke kaluar në situatë të vështirë ekonomike dhe sociale. Leksioni më i mirë i të gjitha krizave është parandalimi i tyre. Nga Arben Malaj Vendi ka hyrë në rrugën e rritjeve ekonomike më të larta, papunësia ka trend rënës, deficiti dhe borxhi publik është në ulje, kostoja e tyre është në nivelet më të ulëta historike. A është kjo situata kur ekspertët theksojnë se “çatia rregullohet në ditë […]
“Rreziku më i fshehtë dhe më serioz janë PPP-të”
Ndoshta rreziku më serioz që mbetet i fshehtë, por që brenda dy-tre viteve të ardhshme do të shfaqet qartazi dhe brutalisht, është implikimi që sjellin kontratat afatgjata koncesionare dhe Partneritetit Publik-Privat. Të projektuara në kufijtë e 2 miliardë eurove kontrata për tre vitet në vazhdim, efektivisht borxhi publik do të rritet dhe jo të ulet. Nga Selami Xhepa* Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2019 dhe perspektiva makrofinanciare 2019-2021, reflekton zgjidhjet shumë të vështira me të cilat […]
“Bomba e PPP-ve”
Qeveria duhet të dëgjojë ekspertët dhe partnerët financiarë si FMN dhe BE dhe të heqë dorë nga praktika e shumëkritikuar e PPP-ve. Ekonomia anemike shqiptare nuk do të përballonte e gjallë as 1/100 e dallgës që përballoi ekonomia greke, do të vdiste që në kontaktin e parë me të. Nga Panajot Soko* Pikë së pari, dua ta nis me të ardhurat, ku gjykoj që projektbuxheti i paraqitur nuk është realist në projeksionin që i bëhet bazës së llogaritjes […]
1 miliard eurot prapa të borxhit publik!
Procesi i buxhetimit, rishikimit, ekzekutimit, monitorimit dhe raportimit të Buxhetit rezulton të jetë akomodues dhe legjitimues ndaj shkeljeve të disiplinës fiskale nga entet publike, duke mundësuar marrjen e angazhimeve financiare pa fonde në dispozicion, si dhe krijimin e detyrimeve të prapambetura (fragment nga baza për opinionin e auditimit të KLSH mbi zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2017) Nga Fatos Çoçoli Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të […]
Ngërçi i biznesit të taksive elektrike
Makina elektrike shihet si zgjidhje ekonomike, ekologjike dhe investim për të ardhmen. Me këtë moto, dy kompani në Shqipëri ushtrojmë biznesin e taksive përmes flotave elektrike. Sipas tyre, ky biznes po sheh rritje, ndonëse ka disa probleme që lidhen me mungesën e një projektligji që rregullon dhe subvencionon bizneset apo konsumatorët që marrin makina të tilla, si dhe përgatitjen e një infrastrukture më të mirë për këtë kategori. Nga Deada Hyka Blerësit e zgjuar të një automjeti e […]
Blerja e një makine elektrike në Eurozonë
Në këto vende funksionon e njëjta valutë, por taksat dhe subvencionet ndryshojnë nga shteti në shtet. Kjo shpie në diferenca të mëdha midis shteteve. Për lehtësi, do të përdorim shembullin më poshtë, por e njëjta linjë mendimi dhe krahasimi mund të aplikohet në shumë vende dhe me makina elektrike të tjera si p.sh., Nissan Leaf. Vëllezërit e vegjël të MiEV–s mund të blihen në Gjermani për 15.454 €. Në këtë shtet nuk ka subvencione (stimuj) qeveritarë dhe TVSH-ja është 19%. […]
Gjermania, 1 miliard euro për blerësit e makinave elektrike
Gjermania ka nisur që në 2016 një skemë stimuluese me vlerë rreth 1 miliard euro për të siguruar që më shumë konsumatorë të blejnë makina elektrike, teksa përpiqet të përmbushë objektivin për të sjellë 1 milion prej tyre në rrugët e saj deri në fund të dekadës. Shpenzimet e stimujve, të ngjashme me ato të aplikuara në disa vende të tjera europiane, duhet të ndahen në mënyrë të barabartë mes qeverisë dhe prodhuesve të makinave, me qëllim për të shitur […]
Bullgari / 10 milionë euro investime dhe 300 vende të reja pune në një fabrikë makinash elektrike
10 milionë euro do të investohen në Bullgari nga prodhuesi kinez i makinave elektrike, Cenntro Automotive dhe SEVIC eMobility me seli në Luksemburg, tha drejtori i Zhvillimit të Biznesit të SEVIC, Emil Yankov për SeeNews. Kompanitë do të ndërtojnë një fabrikë për prodhimin e makinave elektrike në Zonën Ekonomike të Trakias pranë Plovdivit. Planifikohet që në të, do të punësohen 250 deri në 300 punonjës. Investimi do të bëhet brenda një periudhe trevjeçare. Në Bullgari, do të prodhohen 60% e […]
A do të jetë elektrike e ardhmja e makinës?
Numri i automjeteve elektrike që qarkullojnë në Europë arriti në gjysmë milion në 2017-n, me 150.000 njësi të reja të shitura gjatë vitit. Vendi europian me më shumë njësi makinash elektrike në vitin 2017 është Norvegjia (33.791, 17,2% e shitjeve totale në vit), ndjekur nga Franca (30.921, 1,2%), Gjermania (28.493, 0,8%) dhe Britania e Madhe (14.681, 0,5%). Këtë e bën të ditur Shoqata Kombëtare Franceze për Lëvizshmërinë Elektrike. Në vitin 2017, numri i njësive të reja të automjeteve elektrike 100% […]
“Mungesa e lehtësive nxitëse dhe mendësia janë dy sfidat e biznesit tonë”
Flet Loreta Hysa, administratore e AutoYou i ka qenë aktiviteti i kompanisë suaj ndër vite? Kompanitë Say Taxi, Electrify Albania dhe AutoYou, janë pjesë e projektit Tirana Last Mile, i vënë në jetë që të mundësojë zëvendësimin e modelit të amortizuar të transportit urban të qytetarëve të vendit, më konkretisht, zëvendësimin e 80% të makinave me motor me djegie të brendshme, me makina elektrike. AutoYou është e specializuar në shitjen dhe implementimin e teknologjisë lidhur me mobilitetin elektrik. Kompania […]
“Qeveria duhet të krijojë lehtësi për bizneset me makina elektrike”
Flet Endrit Masha, administrator i Green Solution Si ka qenë aktiviteti i kompanisë suaj që në nisje të saj? GreenTaxi ka filluar aktivitetin e saj me një flotë prej 10 makinash 100% elektrike dhe tashmë operon me 16 makina. Të gjitha makinat punojnë me elektricitet, çka ul shpenzimet mujore për shërbime rutinë, në krahasim me makinat me lëndë djegëse. GreenTaxi operon në Tiranë dhe qytetet pranë si Durrës, Kavajë, Elbasan, Krujë etj. Fokusi kryesor: Për një qytet më të […]
Kthehen në modë biçikletat
Biçikletat po kthehen sërish në modë në Tiranë. Importet e tyre u rritën për të dytin vit radhazi. Tregtarët flasin se pjesa më e madhe e blerësve i kërkojnë për të shpëtuar nga trafiku i kryeqytetit, por ka edhe nga ata që kërkojnë të mbajnë trupin në formë duke shkuar në punë me biçikletë. Sa kushtojnë biçikletat (nga ato të përdorura, te biçikletat e sofistikuara) Nga Ledina Loga Megi J., pedagoge në Universitetin e Tiranës, prej katër vitesh […]
Në botë, tregu i biçikletave në zgjerim të vazhdueshëm
Industria e biçikletave apo industria e çiklizmit përfshin të gjithë kompanitë që merren me prodhimin e biçikletave, pjesëve të tyre apo dhe aksesorëve. Në të gjithë botën përllogaritet se kjo industri gjeneron të ardhura nga shitjet në 2017-n rreth 45 miliardë dollarë. Analistët parashikojnë se do të ketë rritje vjetore mbi 6% në 5 vitet e ardhshme. Në 2016-n, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ardhurat e gjeneruara nga shitjet ishin 6 miliardë dollarë, ndërsa në Europë të ardhurat […]
5 vendet me numrin më të madh të biçikletave për banorë
Në të gjithë botën përllogariten më shumë se 1 miliard biçikleta, dyfish më shumë se makinat. Biçikletat fillimisht u prezantuan në shekullin e 19-të. Po cilët janë 5 shtetet me numrin më të madh të biçikletave për banorë? 1. Holanda Holandezët janë populli që shpenzon më shumë për biçikletat, rreth 1 miliard euro në një vit, me një çmim mesatar prej 713 eurosh. Popullsia e Holandës është rreth 16 milionë banorë dhe po aq janë biçikletat në këtë shtet. Rreth […]
Tirana, me numrin më të madh të automjeteve për banorë
Aktorët e tregut shprehen se kërkesa për biçikleta, nuk e ka ulur përdorimin dhe blerjen e makinave në vend. Ashtu si edhe në tregues të tjerë të zhvillimit ekonomik, qendra e vendit ka diferencë të madhe me rajonet e tjera edhe për numrin e lartë të automjeteve për banorë. Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë numrin më të lartë të automjeteve për banorë, ndërsa në krahun tjetër, Elbasani, Korça, Kukësi dhe Dibra kanë numrin më të […]
Çfarë mund të mësojë bota nga Australia
Ndoshta, ajo është ekonomia më e suksesshme në botën e pasur Cili është problemi më i madh me të cilin po përballet Amerika? Apo Japonia? Britania? Franca? Opinionet në këtë drejtim janë të ndryshme, por ka disa shqetësime që shfaqen herë pas here. Ka nga ata që fajësojnë rritjen e ngadaltë të të ardhurave mesatare, që ka shkaktuar zemërim dhe zhgënjim të madh në mesin e atyre që punojnë. Ndërkohë borxhi publik është shumë i lartë dhe fatkeqësisht me […]
Përballja po afrohet
Komisioni Europian nuk miraton buxhetin e Italisë. Por kjo i jep Romës pak kohë për ta hartuar sërish Ashtu si në një dyluftim përpara një ndeshjeje të fortë, në të njëjtën situatë ndodhet edhe Komisioni Europian dhe qeveria italiane, shkruan The Economist. Më 23 tetor, Brukseli kërkoi që koalicioni populist në Romë të rishkruajë buxhetin për 2019. Është hera e parë që nga krijimi i Eurozonës, që Komisioni Europian ka hedhur poshtë projektbuxhetin e një shteti anëtar. Sipas KE-së, […]
Ata nuk do të kalojnë
Kontrollet kufitare po dëmtojnë rëndë Schengen. Zona europiane rrezikon të komprometohet Kontrollet kufitare brenda zonës së Schengen pretendohet që të mbeten vetëm një çështje e së kaluarës. Për një gjeneratë, udhëtimi pa pasaporta u mundësua në pjesën më të madhe të Europës (22 nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian janë pjesë e Schengen, së bashku edhe me katër shtete që nuk janë pjesë e BE-së). Kontrollet kufitare ishin të përkohshme dhe ato zgjasin shumë pak, p.sh., kohën deri […]
Imazhi i pasurisë
Niveli i pasurisë së 1% të më të pasurve mund të ketë arritur kulmin. Por, në shumë vende pjesa e tyre e pasurisë ka rënë Lee Shau Kee u shpërngul në Hong Kong në vitin 1948, një vit përpara se Partia Komuniste e Kinës të merrte kontrollin, shkruan The Economist. Në vitin 1976 ai krijoi kompaninë Henderson Land Development, e cila ndihmoi në zhvillimin e ndërtesës më të lartë në Hong Kong dhe në ndërtimin e hotelit ku Edward […]
BE i premton akses industrisë financiare në Mbretërinë e Bashkuar
Brukseli i është përgjigjur thirrjeve të industrisë financiare për qasje të vazhdueshme në tregjet e kapitalit të Londrës, duke i dhënë siguri se grupet e BE-së përkohësisht do të jenë në gjendje të përdorin shërbime të klerimit të derivateve thelbësore në Britani, edhe pas një Brexit pa marrëveshje. Angazhimi i Valdis Dombrovskis, nënkryetar i Komisionit Europian, vjen pas muajsh paralajmërimesh nga bankierët europianë se kompanitë e BE-së përballen me të tjerë përballë kostove të tregtisë ose nuk do të jenë […]
Zgjedhjet etike të makinës autonome, kush do të vdesë në një aksident fatal?
Një studim i madh, i kryer nga kërkuesit e MIT (Massachusetts Institute of Technology), tregon disa zgjedhje të ndryshme në rang botëror sa i përket etikës së automjeteve autonome, si dhe disa variacione rajonale në këto preferenca. Studimi ka një mbulim në të gjithë botën dhe shkallë unike, me më shumë se 2 milionë pjesëmarrës online nga më shumë se 200 vende, të cilët vënë në peshë versionet e një dileme klasike morale, e cila quhet “Trolley Problem”. Problemi përfshin […]
Kina në Ballkan / Çfarë fshihet pas ndikimit në rritje
Ndikimi i Pekinit në Ballkan vazhdon të rritet, por ne nuk duhet ta krahasojmë atë me Rusinë. Ndikimi kinez ndryshon si në motivet që ata kanë, si në mjetet që përdorin për ta rritur atë më shumë, shkruan Matej Šimalčík, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Aziatike, një institucion me qendër në Bratislavë, Sllovaki. Vitin e kaluar, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, theksoi se rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një lojë shahu, ku një prej lojtarëve më […]
Rumani / Çmimi dhe qasja ndaj energjisë, parimet kryesore të axhendës
Rumania synon të caktojë “çmimin dhe qasjen” ndaj energjisë, si parimet udhëzuese të presidencës së saj të BE-së, vitin e ardhshëm. Ajo do të përqendrohet edhe në çështje si përmbushja e objektiva klimatikë, projektet e reja të gazsjellësit dhe të qymyrgurit dhe ato të industrisë së energjisë bërthamore. Më 1 janar të 2019-s, ajo do t’ia marrë Presidencën e BE-së Austrisë, në një mjedis politik jo të favorshëm, të kufizuar nga Brexit dhe zgjedhjet europiane të majit të 2019. “Periudha […]
Kroaci / Qytetet dhe ishujt e zgjuar: drejt zhvillimit të një platforme investuese
Për të pasur një zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të bashkive dhe ishujve kroatë, Banka Europiane e Investimeve (BEI) dhe Ministria kroate e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të BE-së nënshkruan një marrëveshje të Shërbimeve Këshillimore, për të mbështetur hartimin e një platforme investimi për qytetet dhe ishujt e zgjuar. Zëvendëspresidenti i BEI, Vazil Hudák, ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të BE-së, Gabrijela Zalac, dhe presidentja e Bordit Drejtues të Bankës Kroate për Rindërtim dhe Zhvillim (HBOR), Tamara Perko, […]
Skemat që rrezikojnë buxhetin e Kosovës
Njohësit e çështjeve ekonomike janë pajtuar me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka këshilluar Qeverinë që të ketë kujdes në menaxhimin e mjeteve buxhetore. FMN ka pasur vërejtje me rritjen e skemave sociale dhe pagesat për veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të planifikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të bëjë kujdes me menaxhimin e mjeteve buxhetore. Vërejtjet kryesore të FMN-së ndërlidhen me rritjen e skemave sociale dhe […]
Pensionet rriten nga 15 deri në 34 euro në muaj
Javën e fundit, qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në kuadër të projektimit të buxhetit për vitin 2019 do të rriten pensionet 15 deri në 20% nga pensioni bazë. Përfaqësues të pensionistëve në Kosovë e vlerësojnë të konsiderueshme këtë rritje, duke shtuar se kjo masë ka qenë e domosdoshme. Rritja e pensioneve është paralajmëruar publikisht në një takim të zhvilluar ndërmjet ministrit të Financave, Bedri Hamza, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe përfaqësuesve të Lidhjes së Pensionistëve. Pas […]
Kreditë, depozitat – shtator 2018
Kreditë Huaja për ekonominë ka shënuar rritje për të dytin muaj radhazi në shtator, duke e marrë vetën, pas një rënieje të vazhueshme përgjatë këtij viti. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i huasë së dhënë për bizneset, individët dhe kompanitë publike arriti në 535 miliardë lekë, me një zgjerim prej 0.35% në raport me muajin e mëparshëm. Rritja ka ardhur nga kredia për korporatat jo financiare (bizneset), si në lekë ashtu dhe në valutë. Stoku i […]
“Doing Business 2019” / Shqipëria, e parafundit në rajon
Shqipëria është renditur në vendin e 63 nga 190 shtete për lehtësinë e të bërit biznes, në raportin e Bankës Botërore “Të bësh biznes 2019”. Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria është përmirësuar me dy pozicione, ndërkohë që mbetet e parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën (në vend të 89), një shtet me probleme të mëdha organizative dhe burokratike për shkak të ndarjes në dy njësi administrative. E para në rajon mbetet Maqedonia, që renditet e […]
Qeveria kalon paketën fiskale / Ndryshimet tek tatimi mbi të ardhurat, çfarë taksohet 15% dhe çfarë 8%
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës një seri vendimesh e projektligjesh ku ndër të tjera edhe Paketën Fiskale që përfshin disa ndryshime të rëndësishme në ligje si ai “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” apo ai “Për tatimin mbi të ardhurat”. Referuar ndryshimeve në ligj bëhen disa shtesa lidhur me atë që do të konsiderohet e ardhur në burim, e cila do të përfshijë tashmë edhe të drejtat për shfrytëzimin e pasurive minerale, të drejtat për shfrytëzimin […]
Anketa: 78% e mjekëve pohojnë se mund të largohen nga Shqipëria
Si rrjedhojë e migrimit masiv dhe faktorëve të tjerë, Shqipëria ka normën më të ulët të mjekëve për mbulimin e kujdesit shëndetësor për popullsinë, me 1.2 mjekë për 1000 banorë. Shumë njerëz, veçanërisht në zonat rurale dhe fshatra, kanë shumë vështirësi për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor në zonat e tyre. Gjithsesi, mungesa e specialistëve shëndetësorë në vitet e fundit ka prekur edhe spitalet rajonale dhe qendrat universitare. Shoqata “Together for Life”, e mbështetur financiarisht nga “Friedrich Ebert Foundation” […]
Pasaktësi në deklarime / Tatimet: Ja shkeljet e monitoruara gjatë 2018
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka nisur një proces informimi për ata tatimpagues, të cilët nga monitorimi i vazhdueshëm kanë shfaqur pasaktësi në deklarimet e tyre. Këto deklarime të pasakta përbëjnë shkelje dhe thyerje të rregullave të analizës së riskut. Kjo gjë i bën këta tatimpagues subjekt të kontrolleve apo vlerësimeve nga zyra. Nga monitorimi, për vitin 2018 rezulton se ka: – Mospërputhje të vlerës së eksporteve të deklaruar në doganë dhe në organet tatime; – Mospërputhje të […]
Gati sistemi / Tatimet do të gjurmojnë pasuritë e bizneseve
Së shpejti, tatimorët do të kenë mundësi që të gjurmojnë pasuritë e tatimpaguesve dhe shitblerjet e pronave që ata bëjnë, përfshirë burimin e të ardhurave, si një mjet për të verifikuar nëse ata kanë bërë evazion fiskal. Ky gjurmim do të mundësohet përmes sistemit të monitorimit të transaksioneve të biznesit, tenderi 1.9 miliardë lekë i së cilës u fitua së fundmi nga kompanitë shqiptare Jehona e Datech si dhe kompania kroate Neos d.o.o. Përmes këtij sistemi, tatimet do të përmirësojnë […]
Kriza e sovranit
Laku i borxhit publik në rritje po shtrëngohet aq shumë, sa po tenton të fusë në krizë të paprecedentë edhe sovranin. Të paktën deri tani, qeveria pretendon se borxhi publik në 2017-n ishte 70% e PPB-së. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të raportojë në Kuvend për një vlerë më të lartë, të paktën 72%. Të dyja këto shifra do të duhet të votohen nga Parlamenti. Por cila është më e sakta, ose më mirë, cila është e vërtetë prej […]