Femrat më të mëdha sipërmarrëse 2017
Cilat janë femrat më të mëdha sipërmarrëse në Shqipëri, sipas qarkullimit vjetor. Në renditjen e 2017-s ndryshon vendi i parë pas tre vjetësh. Cilat janë bizneset e udhëhequra nga gra që fitojnë më shumë Nga Ornela Liperi Të vetme, apo përkrah bashkëshortëve, ato po ia dalin. Edhe pse në pjesën më të madhe duhet të kënaqen me fitime minimale, nuk heqin dorë. Janë më të tërhequra, më korrekte dhe nuk priren të bëjnë korrupsion. Femrat në pronësi të […]
Për një grua të drejtojë një biznes është organike
Dëshira ime është të shoh më tepër gra në pozicione drejtuese, dhe një shoqëri që frymëzojnë gratë për tu bërë të pavarura dhe për të ndryshuar vendin tonë për mirë… Flet Vjollca Hoxha, sipërmarrëse, aksionere e Top Channel dhe Digitalb Sa e vështirë është të jesh një femër sipërmarrëse në Shqipëri? Në një shoqëri maskiliste si e jona, gratë biznesmene janë të pakta, por jo më pak të suksesshme. Ka prej tyre që e kanë krijuar prej fillimit […]
INSTAT: Gratë pronare mbizotërojnë në bizneset e vogla
Në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është 26,8%, sipas INSTAT. Përqindja e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet e vogla (1-4 të punësuar) është më e lartë se në kategoritë e tjera. Nga viti 2006 deri në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është rritur në të gjitha kategoritë, me rritjen më të madhe në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar. Ndërkohë që në kategorinë e bizneseve me 5 deri në 9 punëtorë, kemi një rritje me gati dyfish të […]
Bujqësia e së ardhmes, sa afër e sa larg
EIMA International 2018 në Bolonja bëri bashkë 1950 kompani që operojnë në sektorin e makinerive bujqësore dhe kopshtarisë, duke pasur si kryefjalë të saj “bujqësinë dixhitale”. E ndërsa në bregun tjetër të Adriatikut, inovacioni dhe teknologjia po ndikojnë gjithmonë e më shumë mënyrën sesi zhvillohet sektori, Shqipëria mbetet ende peng i parcelizimit të lartë dhe një teknologjie modeste. Bizneset shqiptare të pranishëm në takimet B2B, falë zyrës së Agjencisë Italiane të Tregtisë në Tiranë, shprehen se IPARD është mundësia e […]
“Jemi ende larg, por kemi potencial që mund ta shfrytëzojmë”
Flet Petrit Telegrafi, Shoqata e Vajit të Ullirit Shqipëria sigurisht që mbetet ende larg realitetit europian të mënyrës sesi zhvillohet bujqësia apo agropërpunimi, por ama nëse ka diçka për të cilën të gjithë biem dakord është fakti që nuk i mungojnë potencialet për t’u zhvilluar. Për inxhinierin Petrit Telegrafi, nga Shoqata e Vajit të Ullirit, vendi ynë duhet të shohë me kujdes mundësitë që i ofrohen. “EIMA International është një nga panairet më të mëdha dhe të specializuar në […]
“Me sytë tek IPARD II, presim të ketë ndikim te tregu”
Flet Fatos Pogoni, Pogoni sh.p.k Programi IPARD II shihet nga operatorët e tregut të mekanikës bujqësore si një shpresë për të ndryshuar dinamikën e zhvillimit të tij. Nëse aplikimet do të bëhen drejt nga ana e fermerëve dhe planet e tyre do të miratohen, në finale do të ketë edhe integrim të pajisjeve të reja. Fatos Pogoni, administrator i Pogoni sh.p.k, pjesë e bizneseve shqiptare në Panairin EIMA 2018 shprehet se pas krijimit të një lloj përvoje me IPARD […]
“Bujqësia vuan mungesën e theksuar të makinerive”
Flet Luan Ahmetaj, Euromedalb Kompanitë e huaja po shprehin interes gjithmonë e më të madh për të eksploruar tregun shqiptar, të paktën në lidhje me mekanikën bujqësore, një fushë pa ndonjë zhvillim domethënës. Për Luan Ahmetajn, President i Euromedalb, sot përzgjedhja e teknologjisë së përshtatshme sipas tipologjisë që kanë fermat shqiptare dhe bujqësia në tërësi, është sfida e vërtetë që kanë operatorët e tregut. Ajo duhet të përshtatet me kushtet ekonomike të fermerëve, por edhe me objektivin që ka […]
Libri përballë tkurrjes së leximit
Shumë tituj të rinj, pak lexues. Kjo është dilema e tregut të librit në Shqipëri. Edhe në 2018, libri vuajti sezonalitetin, ndonëse sipas botuesve kryesorë, shitjet janë shtuar. Problematikat e tregut vijojnë të ekzistojnë, si barra fiskale në prodhim, mungesa e subvencionit dhe rrjeti i çalët në shpërndarje. Megjithatë, botuesit flasin me nota pozitive për të ardhmen e afërt, kjo duke iu bashkangjitur një nxitjeje të shitjeve të librave online. Një tjetër vështirësi është krijimi i një strategjie të mirëfilltë […]
Shqipëria, probleme të vjetra, Europa fokus të ri
Tregu europian i librave është rritur që nga viti 2007 kur Amazon nisi shitjen e Kindle origjinal. Gjatë dhjetë viteve deri në 2017, shumë kompani filluan të shisnin libra dixhitalë, revista dhe gazeta. A keni menduar ndonjëherë se cilat tregje të BE-së kanë depërtimin më të lartë të librit elektronik dhe sa të ardhura gjeneron? Teksa Shqipëria ende diskuton uljen e TVSH-së për botuesit dhe funksionimin e këtij tregu si cikël i mbyllur, Europa këtë vit arriti marrëveshjen për uljen […]
INSTAT: Rreth 1 milion shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar
Leximi i një libri po shuhet pak nga pak, sidomos edhe për shkak të ndikimit të teknologjisë, internetit, por edhe rrethanave të tjera që lidhen me nivelin e arsimimit dhe gjendjen ekonomike. Sipas të dhënave të INSTAT, në një anketë të publikuar në gushtin e këtij viti, në 2017, mbi 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër. Teksa pjesa tjetër mësohet se ka lexuar shumë pak. Rreth 320 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç raportuan se nuk kanë […]
“Zhvillimi ekonomik, arsimor e kulturor e bën Shqipërinë ndër vendet ku lexohet më pak”
Flet Loreta Berhami, drejtuese e shtëpisë botuese “Pegi” Si ka qenë ecuria e tregut të librit krahasuar me një vit më parë, si për shitjet, ashtu edhe për lexueshmërinë? Shitjet kanë qenë pak më mirë se vitin e kaluar, në tërësi, megjithëse ndoshta është ende “herët” për të folur me siguri, pasi panairi është pjesë e rëndësishme e vitit dhe mund të gjykohet saktësisht vetëm pas tij. Numri i lexuesve mbetet çështje e hapur në kuptimin që vetëm statistika […]
“Duhet qasje e re për të drejtuar librin te lexuesi”
Flet Arlinda Dudaj, drejtuese e shtëpisë botuese “DUDAJ” Si kanë qenë shitjet këtë vit, po krahasuar me vitet e mëparshme? Këtë vit, në gjykimin tim, ka pasur një tkurrje të shitjeve, si pasojë edhe të leximit. Kjo lidhet me disa arsye, jo vetëm me numrin e botimeve të reja, që në fakt këtë vit kemi botuar ca më pak. Por, lidhet edhe me vështirësinë e qasjes së lexuesit pranë librit. Ka më pak librari, libri nuk është i ekspozuar […]
“Duhet të shkojmë drejt marketimit dixhital të librit, që të nxisim lexuesit dhe shitjet”
Flet Albert Gjoka, menaxher i platformës “Bukinist.al” Si lindi ideja e Bukinist, platformës së shitjes online të librave fizikë? Bukinist është themeluar në korrik të vitit 2016, është pjesë e kompanisë Net Trade Albania, e cila mendoi që të investonte në tregun e librit online. Emrin e mori nga novela e Stefan Zweig. Ideja ishte që të ndërtohej një platformë që jo vetëm të lejonte akses online për blerjen e librit, por edhe të rekomandohen libra. Që nga nisja, […]
Europianët po u druhen investimeve kineze në rritje në BE
Europa po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e Kinës, shkruan The Economist Investimet kineze në vitin 2016 aty arritën rreth 36 miliardë euro (40 miliardë dollarë amerikanë), pothuajse dyfishi i totalit të viteve të mëparshme. Edhe pse në vitin 2017, Investimet e Huaja Direkte kineze shënuan rënie, pjesa e investimeve në kontinentin europian u rrit nga një e pesta në një të katërtën. Në pjesën më të madhe të këtij kontinenti, këto investime janë të mirëpritura. Marrëdhëniet tregtare […]
Si Europa mund të zhvillojë më tej Inteligjencën Artificiale
Fuqia e saj e vërtetë vjen nga aftësia për të vendosur standarde Dy superfuqitë e Inteligjencës Artificiale (IA) janë Amerika dhe Kina. Gjigantët e tyre të teknologjisë kanë grumbulluar sasinë më të madhe të të dhënave, kanë tërhequr talentet më të mirë dhe lëvdohen për sistemet cloud që zotërojë. Këta janë disa prej komponentëve kryesorë që duhen për të zhvilluar shërbime të Inteligjencës Artificiale, si nga njohja nëpërmjet fytyrës e deri te makinat me vetëdrejtim. Pikërisht, dominimi i një […]
Faturat e ilaçeve
Ilaçet biosimilare premtojnë zvogëlim të kostove të kujdesit shëndetësor në shtetet e pasura. Kompanitë më të mëdha të shitjeve të ilaçeve po përballen me koston e ilaçeve biosimilare që janë rreth 80% më të lira Kostot shëndetësore si pjesë e prodhimit ekonomik të Amerikës janë rritur nga 14.5% në vitin 2003 në mbi 17% në 2017, me inflacionin e çmimit të ilaçeve si një prej faktorëve kryesorë, shkruan The Economist. Edhe pse më pak se 2% e amerikanëve trajtohen […]
Tregtia e lirë
Kriza që po kalon buxheti italian thekson nevojën për reforma në Eurozonë. Dobësia më e madhe e bllokut nuk janë shpenzimet, por politika e tij Fati i Eurozonës do të varet gjithmonë nga Italia. Me një PBB vjetore prej më shumë se 1.6 trilionë eurosh (1.9 trilionë dollarë amerikanë), rreth 15% e prodhimit të Eurozonës dhe me një borxh prej rreth 2.3 trilionë eurosh, kjo përbën edhe një sfidë të madhe ndaj monedhës së përbashkët, të cilën Europa duket […]
Rritja e markave të vogla po kërcënon gjigantët e mallrave të konsumit
Në pjesën më të madhe të rasteve, zgjidhja nga këta gjigantë është përvetësimi i tyre Kompani si Casper, e cila shet dyshekë, Warby Parker, një markë e mirënjohur syzesh, dhe Glossier, një firmë kozmetike, u konsideruan dikur thjesht si marka interesante, që nuk përbënin kurrfarë rreziku, shkruan The Economist. Duke i tregtuar produktet e tyre online, duke tërhequr një numër të konsiderueshëm klientësh nëpërmjet reklamave dixhitale dhe duke shmangur shitësit dhe tregjet konvencionale, ato u shndërruan në anomali që […]
Për festën e atdheut, jashtë trojeve!
Prej disa vitesh, shqiptarët zgjedhin të ‘festojnë’ jashtë trojeve për festën e Pavarësisë dhe Çlirimit. Ata zgjedhin kryesisht vendet e rajonit, për shkak të çmimit më të leverdishëm dhe afërsisë. Ditët e shumta pushim këtë vit kanë nxitur edhe zgjedhjen e destinacioneve më të largëta, nga Europa deri te vendet ekzotike. Agjencitë turistike pohojnë se Shqipëria ka qenë pak (ose aspak) e preferuar për t’u vizituar këtë vit… Nga Deada Hyka 28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, […]
Doktori i së ardhmes? Një robot dhe Inteligjenca Artificiale po ndryshon fushën e shëndetësisë
Mund të bëjë një diagnozë të kancerit të lëkurës më të saktë se mjekët dhe mund të identifikojë depresionin nga një tekst i shkruar apo një regjistrim audio i pacientit… Zbulimi i sëmundjeve si kanceri, parashikimi i zgjimit nga koma apo përhapja e epidemive. Inteligjenca Artificiale mund të gjurmojë simptomat, të përpunojë të dhënat dhe të bëjë diagnoza më shpejt se njeriu. Algoritmet mund të jenë një mbështetje për njeriun dhe shëndetin e tij. Le ta shohim më poshtë […]
FMN: Borxhi në skenarin pesimist shkon 77% e PBB-së
Ngadalësimi i rritjes ekonomike, zhvlerësimi i monedhës vendase dhe rritja e interesave janë disa nga rreziqet e borxhit… Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar në një takim me studentë të Fakultetit Ekonomik kanë diskutuar në një seminar të hapur lidhur me zhvillimet dhe risqet e sektorit fiskal dhe atij të jashtëm, si dhe risqet ndaj rritjes ekonomike. Temat e prezantuara nga përfaqësuesit e FMN-së në Shqipëri kishin të bënin me “Zhvillimet në Sektorin Fiskal në Shqipëri”, të prezantuar nga Svetlana […]
Kredi e gjelbër
Individët, ata që dëshirojnë të investojnë në rinovimin e banesave të tyre dhe që synojnë rritjen e efikasitetit të përdorimit të energjisë, përmes kredisë, mund të marrin mbrapsht një pjesë të financimit. Një program i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në mbështetje të individëve dhe bizneseve që investojnë në projekte me ndikim pozitiv në mjedis, bën të mundur rimbursimin e 15 – 20% të financimit. BERZH ka akorduar një linjë financimi prej 6 milionë euro. Z. Gazmend Kadriu, […]
Bullgari, shtetësia shitet për 5,000 euro
Prokurorët bullgarë deklaruan se shkatërruan një skemë mashtrimi që drejtohej nga zyrtarët shtetërorë, të cilët u kishin mundësuar mijëra të huajve dhënien e pasaportave bullgare kundrejt një shume të caktuar parash në këmbim. Në këtë skemë dyshohet se janë të përfshirë edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit, të dyshuar për pranimin e ryshfeteve kundrejt lëshimit të certifikatave të rreme me origjinë bullgare, një dokument në bazë të të cilit mund të lëshohet shtetësia bullgare dhe dokumentet e […]
Rumani / Ministri rumun i Punëve të Jashtme jep dorëheqjen në prag të marrjes së Presidencës së BE-së
Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Victor Negrescu ka dhënë dorëheqjen vetëm pak javë përpara se vendi të marrë presidencën gjashtëmujore të BE-së, u njoftua nga mediat vendase javën e kaluar. Sipas website-t të lajmeve HotNews.ro ai e mori vendimin për t’u larguar menjëherë pasi Partia e tij Social Demokrate zbuloi se ai nuk kishte arritur të merrte mbështetjen e Brukselit në drejtim të zbatimin të reformave të gjyqësorit. Sipas së përditshmes Evenimentul Zilei, z. Negrescu e dha dorëheqjen pas […]
Rajon / Ministrja bullgare e Energjisë dhe ambasadorja e Malit të Zi diskutojnë mbi projektin bërthamor të Belene
Ministrja bullgare e Energjisë, Temenuzhka Petkova, u takua me ambasadoren e Malit të Zi, Snežana Radovic, për të diskutuar në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm në drejtim të industrisë energjetike. Bisedimet janë në vazhdim të bisedimeve midis Kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, dhe homologut të tij Duško Markoviç, të mbajtur në shtator të këtij viti, raporton BNT. inistrja bullgare e Energjisë informoi ambasadoren Radovic për raportin e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbi procedurën për përzgjedhjen e […]
Bullgari / Demokracia, nën kërcënim
Presidenti bullgar, Rumen Radev kritikoi ashpër pasi pa publikimin e të dhënave të qeverisë mbi korrupsionin dhe lirinë e shtypit, duke u shprehur se themelet e qeverisë po kërcënohen shumë keq. Në një intervistë të dhënë në një televizion, z. Radev tha se liria e fjalës e fituar nga bullgarët pasi ata rrëzuan diktatorin komunist Todor Zhivkov, tani ishte “vetëm një kujtim”. Gjatë intervistës së tij, z. Radev theksoi edhe momentin e rëndësishëm të 29-vjetorit të rënies së komunizmit, si […]
Bullgari / Koalicioni qeveritar vendos se Bullgaria nuk do të bashkohet me Paktin Global të Migracionit të OKB-së
Bullgaria nuk do të bashkohet me Paktin Global të Migracionit të OKB-së. Kjo u bë e qartë pas një takimi të Këshillit të Koalicionit të partive në pushtet. ryetari i Parlamentit, Tsvetan Tsvetanov, tha se mbi këtë temë do të zhvillohet një debat parlamentar dhe takime të përbashkëta edhe në vazhdim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Ajo çka ne vendosëm në Këshillin e Koalicionit është se qeveria […]
Rumani / Miratohet niveli i ri i pagës minimale
Qeveria e Rumanisë ka miratuar një urdhër të ri, sipas të cilit do të krijohen dy nivele të ndryshme për pagën minimale kombëtare. Sipas tij, paga minimale mujore do të jetë 2.080 leva bullgare (507 dollarë amerikanë) duke filluar nga 1 janari i vitit tjetër, ndërsa ata me arsim të lartë ose me 15 vite punë do të kenë një nivel minimal prej 2,350 levash bullgare (573 dollarë amerikanë). Më parë, kishte vetëm një pagë minimale mujore prej 1,900 leva […]
104 milionë euro interes në emër të borxhit publik
Kosova është zhytur në borxhe për financimin e projekteve infrastrukturore. Prej vitit 2009 deri më tani, Kosova ka paguar interes prej 104 milionë eurosh në emër të borxhit publik. Të paktën kështu tregojnë të dhënat e siguruara nga Ministria e Financave (MF), shkruan Gazeta “Zëri”. Shuma e mjeteve që Kosova është detyruar të paguajë në emër të interesit për borxhin publik nga viti 2009 e deri më tash është 104 milionë euro. Këto statistika zyrtare janë bërë të ditura nga […]
Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë unifikimin doganor më 26 nëntor
Marrëveshja për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë pritet të nënshkruhet më 26 nëntor, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në Pejë dhe do të fillojë të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, tha për Radion Evropa e Lirë se për këtë çështje, të dy […]
Treguesit demografikë- T III 2018
Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e tretë 2018, pasqyron një rënie me 35,4 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017, raportoi sot INSTAT teka numri i lindjeve ka shënuar rënie në të gjitha qarqet e vendit përveç Tiranës. Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 6.859, duke shënuar një rënie prej 19,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 4.640, duke shënuar një rënie prej 9,1 %, […]
Eurostat: Nga BE-ja hynë në Shqipëri 872 milionë euro si transferta
Eurostat ka publikuar të dhënat mbi transfertat personale në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar. Në 2017-n, transfertat që kanë hyrë në Shqipëri nga individët llogariten sipas Eurostat 872 milionë euro. Ndërsa transfertat që kanë dalë nga Shqipëria llogariten rreth 72 milionë euro. Në këto transferta përfshihen edhe paratë që emigrantët dërgojnë në vendet e tyre të origjinës. Ndër vendet kandidate për t’u anëtarësuar, vlerën më të madhe të transfertave të hyra e ka Serbia, ku […]
Ndërhyrjet e jashtëzakonshme në sistemin bankar / BSH e ka gati mekanizmin e sigurisë financiare
Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, zmj. Natasha Ahmetaj, në Konferencën Rajonale me temë “Planifikimi i rimëkëmbjes dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme”, bëri një ekspoze të vështirësive që u hasën gjatë periudhës së krizës financiare globale 2008-2011, nga qeveritë e vendeve të ndryshme, të cilat u detyruan të përdornin fondet publike, duke injektuar para dhe duke lëshuar garanci për institucionet financiare në vështirësi. Ajo shtoi se, në atë kohë, kjo situatë shërbeu si reflektim mbi përshtatshmërinë e rregullimit të tregjeve […]
Tregu i sigurimeve / AMF shtrëngon kushtet për agjentët, vërtetime shtesë nga drejtësia
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka vendosur të shtrëngojë kushtet për personat që miratohen apo licencohen për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime. Ndryshimet e fundit në rregulloren e vitit 2015, që kanë në fokus pikërisht këtë aktivitet, sanksionojnë se te kriteret për miratimin e agjentit në sigurime duhet të garantohet edhe pjesa që ai nuk është i dënuar, me vendim të formës së prerë. Konkretisht në nenin 3 të rregullores, ku përcaktohen kriteret pas arsimimit, kualifikimeve profesionale në […]
Impianti fotovoltaik në Akërni / Komuniteti i Energjisë përgëzon Shqipërinë
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka vlerësuar pozitivisht përmbylljen me sukses të ankandit për të parin impiant fotovoltaik. “Mirëpresim ankandin e parë për mbështetjen e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe shpresojmë se e njëjta praktikë do të ndiqet edhe nga vendet e tjera që kanë të njëjtin status në kuadër të Komunitetit të Energjisë. Ankandet e energjisë së rinovueshme mundësojnë një garë konkurruese në procesin e garantimit të mbështetjes, duke sjellë çmime më të ulëta të energjisë së rinovueshme. […]
Vendet në tranzicion, Shqipëria, e treta për numrin e lartë të emigrantëve në raport me popullsinë
Nga të gjitha vendet në tranzicion, Shqipëria renditet e treta për numrin e lartë të emigrantëve në raport me popullsinë që jeton brenda vendit, evidentoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e fundit të Tranzicionit 2019. Vendi ynë u rendit pas Gazës dhe Bosnjës, teksa BERZH përllogariti se 40% e popullsisë që jeton ende brenda vendit me 2017 ka emigruar. Normat e emigracionit në rajonet e BERZH kanë qenë vazhdimisht më të larta se mesatarja globale. Në vitin […]
8-mujori / Infrastruktura akumulon 18 mln euro detyrime të prapambetura ndaj kompanive të rrugëve
Borxhet e prapambetura ndaj kompanive private që kanë kontrata me qeverinë për ndërtimin e rrugëve kanë arritur në fund të tremujorit 2018 në më shumë se 2.3 miliardë lekë, ose 18 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, detyrimet e krijuara rishtazi dhe të prapambetura për investimet janë 1,2 miliardë lekë, ndërsa për kontratat e mirëmbajtjes janë 1,1 miliardë lekë. Në këtë vlerë përfshihen detyrimet e akumuluara deri në fund të 2017 dhe ato të krijuara rishtas […]
Të plakur pa pleqëri
Të plakesh, madje shpejt, është e lehtë në Shqipëri. Të pleqërosh në këtë vend është betejë e humbur prej vitesh dhe mund të jetë edhe më e vështirë në të ardhmen. Pensioni mesatar është aq i ulët (rreth 12 mijë lekë, më i ulëti në Ballkan) sa ka me shumicë të moshuar që nuk kanë mundësi të përballojnë nevojat bazike të jetës, pa i financuar nga familjarët. Për shkak të një historie me gabime, por më shumë të një vullneti […]