FIAT 500X
Me motorin e ri turbo trecilindërsh me benzinë, kjo është një makinë e shkëlqyer dhe shumë e manovrueshme. Në sajë të fenerëve LED dhe sistemeve ADAS makina është bërë më e sigurt FireFly, ky është emri që Fiat ka zgjedhur për motorët e rinj turbo me benzinë me të cilët po debuton modeli 500X 2019: motorë të lehtë, me përdorim të lartë të aluminit dhe të fuqishëm për cilindratën që kanë. Një risi tek Lingotto, por jo për grupin FCA, […]
Modeli që të gjithë duan ta kopjojnë
Si arriti Finlanda, një shtet me popullsi 5.5 milionë banorë në veriun e ftohtë të Europës të bëhej e para në botë për startup dhe nxitjen e teknologjisë dhe novacionit. Nuk është as rastësi që nxënësit e saj renditen në vendet e para në Programin për Vlerësimin e Studentëve Ndërkombëtarë (PISA). Një model që shumë përpiqen ta kopjojnë, por anashkalojnë faktin që ajo ka një “sekret” të vogël, “Gjithçka fillon nga njeriu”. Markus Villig është rasti tipik i një të […]
Finlandezët “braktisin” Spanjën për të jetuar në Shqipëri
Një komunitet finlandez prej disa dhjetëra personash është vendosur vitet e fundit në Sarandë, përmes blerjes së apartamenteve apo vilave në qytetin bregdetar. Liliana Verdha, Konsulle e Përgjithshme Nderi e Shqipërisë në Finlandë, thotë se një pjesë e tyre kanë ikur nga Spanja për të ardhur dhe për të jetuar në Shqipëri. Spanja është e tejmbushur me finlandezë, ka fshatra të tërë me pensionistë, por tashmë një pjesë e tyre po zhvendosen në Shqipëri, për shkak të mjedisit dhe detit, […]
Pse janë të suksesshme shkollat në Finlandë?
Finlanda ka sot një nga sistemet më të mira arsimore në botë. Parimi kryesor i saj është barazia në edukim. Të gjithë njerëzit duhet të kenë akses të barabartë në edukimin cilësor dhe trajnimin. Të njëjtat mundësi edukimi duhet të jenë të disponueshme për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina e tyre etnike, mosha, pasuria, apo zona ku jetojnë. Edukimi është falas në të gjitha nivelet, nga paraarsimi në edukimin e lartë. Në arsimin fillor librat, ushqimi dhe transporti për […]
Ndikimi ekonomik i aborteve
Ndonëse ka gjithnjë debat rreth aspektit moral apo ligjor të një aborti, një tjetër ndikim që duhet konsideruar është ai ekonomik. Aborti u bë i ligjshëm në Shqipëri në dhjetor të 1995 dhe sipas të dhënave të ISHP, vetëm në 5 vitet e fundit, në të gjithë vendin, ka pasur më shumë se 29 mijë të tilla. Ekspertët pohojnë se zvogëlimi i numrit të fëmijëve përmes abortit ndikon në ekonomi në tkurrjen e konsumit të mallrave për to, si dhe […]
Abortet kryhen më shumë nga femrat e papuna
Femrat që banojnë në zonat urbane kryejnë numrin më të lartë të aborteve (64.7%). Sipas specialistes së Shëndetit Publik, e cila ka përpiluar Anketën e Survejancës për Abortin në 2017, znj. Alba Merdani, abortet kanë pasur një trend të lehtë rënës në vitet e fundit. “Për vitin 2017, abortet spontane përbëjnë rreth 77.4% të numrit total të aborteve, kundrejt 22.6% që janë abortet me kërkesë të gruas. Në numër absolut të dy llojet e abortit (spontan dhe ai me kërkesë) […]
Krahasimi, niveli i abortit në vend në trendin e EJL
Niveli i abortit në Shqipëri bëhet më domethënës kur e krahasojmë me vende të tjera të Europës. Nga statistikat e fundit të Kombeve të Bashkuara mbi abortin mund të themi se niveli i abortit në Shqipëri (7.6 për vitin 2017) është nën normën e vendeve të Europës Lindore: p.sh. Bullgari (viti 2015 – 24.1), Rumani (viti 2015 – 19.2) dhe disa vende të Europës Veriore: p.sh. Suedi (viti 2015 – 25.3) dhe Britani e Madhe (viti 2015–20.2). Ndërkohë nivelet e […]
Raporti / Mohimi i abortit çon në vështirësi ekonomike për gratë me të ardhura të ulëta
Gratë që duan të kryejnë abort, por që u mohohet, kanë më shumë gjasa të kalojnë vite në varfëri sesa gratë që kryejnë aborte, tregon një studim i ri i publikuar disa ditë më parë nga Reuters. Një shtatzëni e padëshiruar katërfishon shanset që një nënë e re dhe fëmija i saj do të jetojnë nën kufirin federal të varfërisë, sipas raportit. “Është mbresëlënëse të shohësh se vendimmarrja e grave është saktësisht e drejtë”, tha autorja Diana Greene Foster, profesore […]
Tranzicioni demografik, koha për vëmendje
Sociologët dhe demografët pohojnë se ka ardhur koha që tranzicioni demografik (rënia e madhe e lindjeve dhe emigracioni i lartë) të trajtohet me përparësi, pasi në fazën në të cilën ndodhen diktojnë të gjitha zhvillimet politike dhe ekonomike në vend. Si po ndikohet ekonomia dhe perspektiva e saj Potencialet e larta që ka Shqipëria për emigrim, ku sistematikisht në tre vitet e fundit, 50% e popullsisë ka pohuar se ka në plan të largohet të paktën sipas tre anketimeve […]
Mërtiri: Lindjet po dëmtohen nga përfshirja e shoqërisë në jetën moderniste
Sociologu Ergys Mërtiri thotë se ulja e numrit të fëmijëve për familje në Shqipëri vjen, në një nivel të ndjeshëm, si pasojë e modernizimit të jetës sonë sociale e kulturore. Nga ana tjetër, shtimi i madh i familjeve me një person, numri i madh i divorceve, si dhe ndërprerja e lidhjeve midis njerëzve i pakëson mundësitë për të pasur fëmijë, analizon ai, duke renditur edhe disa nga pasojat që po krijohen. Zoti Mërtiri, Shqipëria po përjeton një tranzicion të thellë […]
Politikat duhet të zbusin diferencën në mirëqenie, është shkaku kryesor i tkurrjes së popullsisë
Nga Luan Shahollari* Në vitin 2001, popullsia banuese në Shqipëri ishte 3.6% më e ulët se më 1989, kurse sipas Censusit 2011, 7.7% më e ulët se më 2001. Këto të dhëna tregojnë se gjatë dekadës së fundit, popullsia banuese ka rënë me ritme më të larta se një dekadë më parë. Në thellimin e kësaj prirjeje kanë ndikuar dy faktorë kryesorë: vijimi i migrimit (lëvizjes) të popullsisë jashtë vendit dhe pakësimi i lindjeve në vend. Në vitet 2001-2011, […]
Barjaba: Emigracioni fenomen konstant, duhen ndërhyrje te lindjet
Eksperti i çështjeve sociale, Kosta Bajraba, tha se klasat politike, dhe qeverisjet shqiptare u tërhoqën prej problemeve emergjente, të ashtuquajtura kardinale: ekonomia, reformat strukturore, proceset integruese, ndërtimi i institucioneve demokratike, konsolidimi i sistemit dhe institucioneve politike etj. Të gjitha këto ishin të nevojshme. Por po kaq e nevojshme ishte edhe ndjekja e tranzicionit demografik, i cili përgjithësisht shoqëron tranzicionet politike, ekonomike dhe ndryshimet e sistemeve politike. Ai rekomandon se politikat publike duhet të fokusohen te nxitja e lindshmërisë. Zoti Barjaba, […]
Tirana 2019
Buxheti i Bashkisë së kryeqytetit, sa do të paguajnë qytetarët për parkimin, hapësirën, pastrimin, ndërtesat; Ja projektet kryesore Bashkia e Tiranës ka hartuar programin buxhetor afatmesëm për periudhën 2019-2021. Sipas relacionit, që pritet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, të ardhurat që do të mbledhë vetë Bashkia, pritet të arrijnë në 13.4 miliardë lekë (ose rreth 105 milionë euro). Me një rritje prej 3% në raport me pritshmërinë e 2018-s. Së bashku me fondet e pakushtëzuara që […]
Bluza të verdha, revolta anti-Macron që lindi me justifikimin e karburantit
“Jelekët e verdhë”, lëvizja që po trondit Francën, kanë arritur të shënojnë dy rezultate të pakundërshtueshme. Së pari është kthimi i vendimit të qeverisë për rritjen e taksave të karburantit, arsyeja e nisjes së protestave, të cilat janë përhapur që nga 17 nëntori në të gjithë vendin. Së dyti është arritja e një marrëveshje të së majtës radikale të Jean-Luc Mélenchon me të djathtën post-fashiste të Marine Le Pen, të paktën në një përpjekje për t’u bërë si udhëheqës ideal […]
Luftërat e çipeve: Kina, Amerika dhe supremacia e silicit
Amerika nuk mund të injorojë ambiciet e Kinës për gjysmëpërçuesit dhe ajo as që mund t’i kufizojë ato Mosmarrëveshjet tregtare gjatë mandatit të Donald Trumpit janë në të vërtetë shumë të vjetra. Tarifat janë armët kryesore. Tregjet e ekonomisë së vjetër, nga makinat tek industria e çelikut, janë fushat kryesore të zhvillimit të betejave. Fermerët dhe fabrikat e shqetësojnë shumë Presidentin, shkruan The Economist. Dhe është pikërisht marrëdhënia që ka ai së bashku me homologët e fuqishëm të shteteve […]
Brexit dhe ekonomia: Si të bëheni më të varfër
Analiza ekonomike e qeverisë konfirmon se Brexit do ta përkeqësojë situatën për britanikët Kur anëtarëve të Parlamentit britanik iu kërkua që të votonin për marrëveshjen e Brexit, shumë prej tyre u shprehën se ekonomia duhet të ndikojë në vendimin e tyre, shkruan The Economist. Qeveria dhe Banka e Anglisë i kanë publikuar tashmë analizat e tyre, ku fatkeqësisht shkruhet se Brexit nuk do ta përmirësojë ekonominë e vendit të tyre. Mesazhi kryesor, edhe pse jo pozitiv për britanikët, është […]
Mosveprimi i madh
Pse ndryshimet klimatike janë kaq të vështira për t’u përballuar? Një problem i pashembullt, ndaj të cilit përgjigjet aktuale janë të papërshtatshme Ka kaluar më shumë se një çerekshekulli që kur liderët e botës, u mblodhën në Rio de Zhaneiro në vitin 1992, duke i angazhuar në këtë mënyrë vendet e tyre që të shmangnin “ndërhyrjet e rrezikshme antropogjene në sistemin klimatik”, nëpërmjet nënshkrimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike. Rëndësia e çështjes për të cilën […]
Studentët e varfër që paguajnë më shtrenjtë
Në Rrugën e Durrësit, studentët vijuan protestën gjithë javën e kaluar pa u tërhequr deri në realizimin e të gjithë kërkesave të tyre. Qeveria bëri një hap prapa, duke u tërhequr nga tarifat për provimet e mbartura. Shpenzimet për arsim u peshojnë familjeve shqiptare katër herë më shumë se familjeve europiane. Në shumë vende të Europës, tarifat e studimit janë bërë zero, kurse Shqipëria po shkon në kahun e kundërt në një kohë kur shumë të rinj po zgjedhin që […]
Studentët në universitetet shqiptare, në rënie të fortë
Në vitin 2018, numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë është 129.3 mijë, prej të cilëve rreth 23.3 mijë janë të regjistruar në universitetet private. Në krahasim me disa vjet më parë, numri i studentëve në Shqipëri ka rënë ndjeshëm, teksa në vitin akademik 2012-2013 kishte të regjistruar 172.6 persona. Pra në pesë vjet, numri i studentëve ka rënë me rreth 43 mijë persona (-25%). Dy janë arsyet të kësaj rënieje. -Së pari, është tendenca e plakjes së […]
Projektet koncesionare të filtrohen nga organizmat shkencorë
Përndryshe, një kosto e lartë e paparashikueshme do të jetë e pashmangshme, përpos faktit që kontestues joprofesionistë (në shumicën e rasteve analistë politikë) do të gjenden me shumicë, që në vend që t’i bëjnë mirë procesit dhe interesit publik, e rëndojnë atë padrejtësisht. Nga Dr. Eng. Faruk KABA* (Ky shkrim bëhet në vëmendje të qeverisë shqiptare, respektivisht Ministrisë së Arsimit, si reagim ndaj raportit të përgatitur prej saj “Strategjia Kombëtare e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit 2017-2022”, […]
Sfidat për një rritje të qëndrueshme
“Tirana Economic Forum” mblodhi përfaqësuesit më të rëndësishëm të politikës dhe biznesit nga i gjithë rajoni. Me dëshirën për t’u kthyer në një traditë, gjatë forumit u diskutuan mbi sfidat që ka rritja e qëndrueshme ekonomike… Shqipëria po përpiqet që të kapë ritmet e zhvillimit të rajonit nëpërmjet tërheqjes së investitorëve drejt zonave të lira ekonomike dhe orientimit të bizneseve drejt teknologjisë dhe inovacionit. Orientimi i ekonomisë drejt rritjes së qëndrueshme ishte kryefjala në “Tirana Economic Forum”, zhvilluar së […]
Serbi/ Projekti për fabrikën e qymyrit ngre shqetësime mbi ndryshimet klimatike
Sapo hyn në qytetin gri të minierave në Kostolac të Serbisë, ndeshesh me një erë të keqe, e cila ka mbuluar të gjithë këtë qytet. Këtu, njerëzit i hapin shumë rrallë dritaret, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, shkruan Dusan Stojanovic për “Associated Press”. Situata po përkeqësohet për banorët që jetojnë pranë kompleksit të fabrikës në Kostolac në Serbinë Lindore, e cila do të zgjerohet më shumë nëpërmjet një huaje prej 715 milionë dollarësh, nga një […]
Bullgari / 18 miliardë euro në eksporte në 8 muaj
Në tetë muajt e këtij viti, Bullgaria eksportoi rreth 18 miliardë euro mallra dhe produkte. Këto shifra u bënë publike nga zëvendësministri i Ekonomisë, Alexander Manolev, në një Forum Diskutues mbi “Sfidat dixhitale për kompanitë moderne”. Forumi organizohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe Rrjeti Kombëtar i Biznesit. Të pranishme në hapjen e këtij forumi ishin edhe Marija Gabriela, komisionere europiane për Ekonominë Dixhitale dhe Shoqërinë Dixhitale, Tsvetan Simeonov, kryetar i Bordit Drejtues të BCCI dhe Desislava Ivanova, kryetare […]
Rumani / Ministri i Financave sugjeron kufizimin e lëvizjes së lirë në BE
Ministri i Financave të Rumanisë, Eugen Teodoroviç, është kritikuar ashpër në lidhje me deklaratën e fundit se e drejta e lëvizjes së lirë brenda BE-së duhet të jetë më e kufizuar. Së fundmi, numri i të rinjve rumunë që kanë emigruar në vende të tjera për të kërkuar një mundësi më të mirë punësimi dhe jetese është rritur, duke ndikuar drejtpërdrejt në rënien e popullsisë në vend. Sipas z. Teodorovic, rumunët duhet të pajiseshin vetëm me një leje 5-vjeçare, periudhë […]
Bullgari / Rruga e tubacionit të dytë të gazsjellësit “Rrjedhja Turke”
Tubacioni i dytë “Rrjedha Turke” do të kalojë përmes Bullgarisë, tha ministrja e Energjisë, Temenuzhka Petkova në një konferencë të zhvilluar në Asamblenë Kombëtare. Kompania bullgare e gazit, Bulgartransgaz do të ndërtojë një tubacion nga kufiri turk deri në Serbi. Përveç kësaj, do të ndërtohen edhe dy stacione të reja kompresori, tha ministrja Petkova. Kjo është pjesë e strategjisë së energjisë të ripërtërishme në Bullgari. Në Bullgari dhe Serbi, furnizimet e para të gazit natyror do të vijnë në vitin […]
Bullgari / Eksportet krijojnë vende pune
Gjatë 18 viteve të fundit në Bullgari, vendet e punës të lidhura në mënyrë direkte apo tërthorazi me eksportet e vendit kanë shënuar rritje nga 169,000 në vitin 2000 në 697,000 vitin e kaluar, të dhëna të bazuara në një raport të Komisionit Europian, raporton money.bg Kjo është një rritje katërfish më e lartë në krahasim me gati dy dekada më parë ose një rritje mbi 312%. Bazuar në këto të dhëna, Bullgaria është vendi i parë në BE për […]
Statistikat e transportit-tetor 2018
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Tetor 2018 është 338 mijë ton, duke u ulur 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në dhjetëmujorin 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.238 mijë ton, duke u ulur me 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.830 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 8,9 % krahasuar me Tetor 2017. Për dhjetëmujorin 2018, […]
Blerja e Societe nga hungarezët e OTP / Konkurrenca miraton kalimin e 89% të aksioneve
Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë një tjetër miratim lidhur me përqendrimet e realizuara në tregun e shërbimeve bankare dhe këtë herë bëhet fjalë për kalimin e aksioneve të Societe Generale Albania sh.a. nga Societe Generale te hungarezët e OTP. Në një njoftim të fundit, ky autoritet bëri të ditur se Komisioni i Konkurrencës ka marrë vendim për autorizimin e këtij përqendrimi më 22 nëntor 2018. “Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 571, datë 22.11.2018 ‘Mbi Autorizimin e përqendrimit të realizuar […]
Auditimet e KLSH / Shkeljet financiare, 957 milionë euro
Shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimeve të periudhës janar-shtator kanë kapur vlerën e përgjithshme 957.3 milionë euro. Nga këto, 917 milionë euro janë shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara të lidhura me fushën e të ardhurave respektivisht, me shumën 351.1 milionë euro dhe në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, në nivelin 566.5 milionë euro. Nga ana tjetër, parregullsitë si shkelje financiare, në […]
Lamtumirë Butrint?! / Rritja e nivelit të detit rrezikon disa trashëgimi të UNESCO-s
10 vende të Trashëgimisë Botërore janë të rrezikuara për shkak të rritjes së nivelit të detit. Në këtë listë, është edhe qyteti antik i Butrintit. Sipas një analize të Nature Research, rezultatet kanë qenë alarmante. Sipas skenarit, Butrinti është në rrezik të moderuar, si nga përmbytjet, ashtu edhe nga erozioni, me 1.6 milionë deri në 1.8 milionë stuhi të parashikuara deri në 2100. Zona arkeologjike është e rrethuar nga një park kombëtar dhe ka përfituar shumë nga mbështetja e Fondacionit […]
Pasi Banka e Shqipërisë heq dorë nga ndërhyrjet / Euro arrin rekord të ri të 11 viteve të fundit
Monedha e përbashkët ka zbritur në datën 5 dhjetor në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008, duke arritur në këtë mënyrë një rekord të ri të 11 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye më 5 dhjetor me 124.11, me një rënie prej 0.15 lekë në raport me ditën e mëparshme, duke kaluar në këtë mënyrë dhe rekordin minimal prej 124.17 lekë që u arrit në fillim të muajit […]
BERZH / Vendet e Ballkanit Perëndimor të rrisin burimet e ripërtëritshme të energjisë
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) bëri të ditur se Ballkani Perëndimor duhet të kalojë te hidrocentralet, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe gazit nga qymyri dhe të ndërtojë lidhje me energjinë, në një përpjekje për të ulur ndotjen. “Kapaciteti elektrik i instaluar aktualisht në rajon është rreth 18,000 MW, pothuajse i ndarë në mënyrë të barabartë midis hidrocentraleve dhe termocentraleve, ku këto të fundit janë kryesisht me thëngjill. Sasia e karbonit të emetuar në atmosferë, e përshtatur për […]
Protesta e dijes dhe vetëdijes që po i kthen nderin demokracisë
EDITORIAL MONITOR 859 / Protesta e studentëve këtë dhjetor është kurorëzimi i qeverisjes që vetë Rilindja projektoi. Në krye të listës së pakënaqësisë së studentëve qëndrojnë tarifat e larta të shkollimit, por thelbi i saj duket qartë në atë që ne të revistës “Monitor” më herët në një editorial, e kemi quajtur “kriza e dijes” por që sot, kjo krizë ka shpërthyer me më shumë dimensione. Sot, qeveria shqiptare shpenzon për arsimin më pak se çdo qeveri e një vendi të […]