Taksat dhe tatimet e reja pas 1 janarit
Cilat janë variantet përfundimtare të ndryshimeve fiskale që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm. Nga ndryshimet për ngarkesën fiskale të pagave, uljen e dividendit deri te shtrëngimet për të luftuar evazionin e individëve me të ardhura të larta Nga 1 janari 2019 marrin fuqi ligjore disa ndryshime në legjislacionin fiskal që prekin kryesisht kategori të biznesit dhe punonjësit me paga të larta. Nga një janari ngarkesa fiskale për të punësuarit me paga të larta ulet. Fasha e pagës […]
Tatimi mbi të ardhurat, lehtësohen bizneset dhe punonjësit me paga të larta
Ndryshimi i legjislacionit të tatimit mbi të ardhurat përmban dispozitat e mëposhtme: Në nenin 1, të projektligjit, propozohet të riformulohen dispozitat e nenit 4 “Burimi i të ardhurave”, të ligjit, që lidhen me të ardhurat nga pronësia dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e paluajtshme, duke zgjeruar bazën e tatueshme në vend, nëpërmjet përfshirjes në këtë kategori edhe të të ardhurat nga të drejtat për shfrytëzimin e pasurive minerale, hidrokarbure apo burimeve natyrore tokësore dhe ujore, si dhe aksioneve ose […]
Tatimi mbi pagat, rritet pragu për të lartat
Nga data 1 janar realizohet ulja e ngarkesës fiskale për të punësuarit, duke e rritur fashën e të ardhurave, që tatohen me normën 23%, nga 130.000 lekë/muaj në 150.000 lekë/muaj, nga e cila do të përfitojnë rreth 15.400 punëmarrës, shumica e të cilëve punojnë në sektorin privat. Kjo ulje e tatimit shoqërohet edhe me disa ndërhyrje në ligjin e procedurës tatimore, me qëllim limitimin e abuzimeve me shmangien tatimore në pagat e larta.
Akciza rritet për disa lloje cigaresh
Ndryshimin e nivelit të akcizës për produktin e duhanit të grirë, purot, cigarillos dhe cigaret me zëvendësues duhani. Niveli i akcizës u rrit për kategorinë T400 “Duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit”, në masën 6000 lekë/kg nga 4400 lekë/kg që është aktualisht. Kjo rritje, sipas Ministrisë së Financave, synoi barazimin e taksimit të produkteve të kësaj kategorie me kategorinë T200 “Cigare që përmbajnë duhan”, më 1 janar 2019, pasi referuar edhe të dhënave për shtete të tjera të […]
Agroturizmi, hyn në fuqi TVSH-ja 5%
Më 1 janar hyn në fuqi ulja e tatim fitimit nga 15% në 5% për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, të cilat operojnë sipas ligjit nr.38/2012. Më 1 janar 2019 bizneset e agroturizmit hyn në fuqi aplikimi i një norme të reduktuar të tatim fitimit në masën 5%, për një periudhë 10-vjeçare. Ndryshimin e sipërpërmendur do ta përfitojnë të gjithë ato struktura akomoduese, të cilat do të përfitojnë statusin “subjekt i certifikuar agroturizmi” nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor […]
Rëra bituminoze përjashtohet nga akciza
U hoq nga lista e mallrave të akcizës, të produktit “rërë bituminoze” aktualisht me akcizë në masën 2 lekë/kg, për arsyen se rëra bituminoze nuk mund të përdoret si lëndë djegëse zëvendësuese, pasi përmbajtja e bitumit është 6-9% dhe ka çmim 3 herë më të ulët se “zhavorri bituminoz” dhe përdoret vetëm për shtresat asfaltike të varfra.
Zhavorri bituminoz, akciza 0,3 lekë
U miratua vendosja e akcizës për produktin “zhavorr bituminoz” në nivelin 0,3 lekë për kilogram. Qeveria vendosi të taksojë me akcizë zhavorrin bituminoz në masën 2 lekë/kg, por në miratimin final të ligjit u vendos 0,3 lekë për kilogram. Kjo ulje u aplikua pasi bizneset e fushës kishin pohuar se taksa e re ishte sa 80% e çmimit gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë.
Duhani i grirë me pullë fiskale
Nga 1 janari 2019, ndaj duhanit të grirë do të aplikohet pullë fiskale. Sipas Ministrisë së Financave, kjo bëhet me qëllim për të disiplinuar qarkullimin e duhanit të grirë. Produktet e duhanit, të prodhuesve të vendit ose të importit, të pranishme në tregun shqiptar, tregtohen vetëm me pullë fiskale, të ngjitur në ambalazhin përdorues, nën letrën e tejdukshme të paketës. Të gjitha ndryshimet në ligjin e akcizës synojnë të sjellin një efekt pozitiv në buxhet 144 milionë lekë.
Taksat vendore, sqarohen paqartësitë
Ndryshimet në ligjin e taksave vendore janë pjesë e Paketës Fiskale 2019. Ndryshimet synojnë thjeshtëzimin, pasi në praktikën e deritanishme konstatohen interpretime jo të qarta e të sakta, si dhe procedura të gabuara të zbatimit të tyre nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Disa nga anekset që i bashkëlidhen ligjit në fuqi, janë formuluar sipas organizimit të vjetër territorial të Republikës së Shqipërisë, duke mos pasqyruar ndryshimet e ndarjes së re territoriale. Nisur nga ky qëllim, anekset janë rikonceptuar dhe formuluar […]
Të gjitha ndryshimet në TVSH
Nga 1 janari 2019, norma e kompensimit për prodhuesit bujqësorë nga 20% që është aktualisht bëhet 6%. Shkak për uljen e nivelit të kompensimit u bë dështimi i skemës së re të rimbursimit të TVSH që qeveria nisi të aplikojë pas vitit 2014. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, e kundërshtoi këtë masë ligjore, duke rekomanduar se Parlamenti mund të korrigjonte skemën e rimbursimit të TVSH-së në vend që të reduktonte përfitimet e kompensimit të fermerëve. Ligji i Tatimit […]
Rritet tarifa doganore për frigoriferët
Është miratuar dhe hyn në fuqi ligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar, ka si qëllim unifikimin e tarifës doganore, për të gjitha nën kodet në nivel tetëshifror të Kreut 8418 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, që i përkasin artikullit “njësi frigoriferike” me synim krijimin e një konkurrence të drejtë për të gjithë importuesit që trajtojnë këta artikuj. Tarifa doganore nga 2% u bë në 10%, për 4 […]
Procedurat tatimore, të gjitha ndryshimet antievazion që nisin nga 1 janari
Ligji aktual i procedurës tatimore ndryshon më 1 janar 2019 me synimin që të rregullojë disa mangësi, që ende vërehen në praktikën e zbatimit të legjislacionit tatimor dhe lënë hapësirë për shmangie të deklarimit dhe pagesës së detyrimeve reale nga tatimpagues, që synojnë të konkurrojnë në mënyrë të pandershme tregun e brendshëm për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, argumenton Ministria e Financave. Këto ndryshime synojnë të ulin mundësitë për copëtimin në shumë biznese për të shmangur TVSH dhe gjithashtu synojnë […]
Kromi, rritet renta për të papërpunuarin
Në nenet 2 dhe 6 të ligjit u aplikua rritja e përqindjes e rentës minerare nga 6% në 9%, për “Mineralet e kromit për eksport” pjesë e grupit të parë (I) “Mineralet metalike”, të shtojcës nr.2, të ligjit si dhe rishikimi i përqindjes së rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar, si dhe në rastin e shitjes së mineraleve metalike për përpunim brenda vendit, duke ulur masën nga 1/2 në 1/3 e normës së rentës, duke u […]
Taksat kombëtare, ndryshon renta dhe taksa e ambalazheve
Më 1 janar 2019 hyjnë në fuqi ndryshimet e legjislacionit të taksave kombëtare, sipas dispozitave të mëposhtme: Në nenet 1, 2, 3, 4 dhe 5 të projektligjit që ndryshojnë nenet 3, 4, 5, 8 dhe 9 të ligjit aktual, propozohet rishikimi i dispozitave që lidhen me taksën e ambalazheve të plastikës dhe të qelqit, duke bërë një kategorizim si të produktit, ashtu edhe të nivelit të taksës, për të reflektuar problematikën e evidentuar nga strukturat e Bashkimit Europian që lidhet […]
Flluska e turizmit
Tirana po përjeton sot një mbingopje në segmentin e strukturave akomoduese me 4 dhe 5 yje, ku në tre muajt e fundit, tre emra të njohur kanë njoftuar hyrjen në tregun shqiptar. Strukturat ekzistuese që pretendojnë këtë standard mbeten të paklasifikuar, duke u përpjekur të mbijetojnë nëpërmjet shitjes nën kosto. Në bregdet, nga ana tjetër, ku nevoja është më e lartë, po lulëzojnë fshatrat turistikë, të cilëve qeveria u shpalli “luftë” verbalisht së fundmi, ndërsa në praktikë u bëri të […]
“Hotelet me 4 dhe 5 yje, interes për Tiranën por tregu i mbingopur”
Flet Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit Kur qeveria vazhdon të vërë theksin tek arsyet se pse po mbështet ndërtimin e strukturave me 4 dhe 5 yje përmes paketës lehtësuese në funksion të turizmit, interesi ka mbetur vetëm në koordinatat e kryeqytetit. Pikërisht, Tirana është ajo që vuan më pak mungesën e strukturave akomoduese, ku në këndvështrimin e atyre që operojnë në sektor sot, ka një mbingopje që ka detyruar hotelet në nivelin 4 dhe 5 yje, […]
Shqipëria po humbet shkëlqimin, më pak polakë, nordikët vendosin kushte
Flet Rrahman Kasa, menaxher i agjencisë “Happy Tours” Sfida 10 milionë turistë që qeveria i ka vendosur vetes do të bëhet edhe më e vështirë, nëse nuk do të ketë reflektim për të marrë masa të menjëhershme mbi infrastrukturën, shërbimin, sigurinë ushqimore. Rrahman Kasa, menaxher i agjencisë “Happy Tours”, shprehet se polakët kanë reduktuar numrin e turistëve që do të sjellin vitin e ardhshëm, ku nga dhjetë charter në javë, në vitin 2019 do të ketë vetëm shtatë. Nordikët, […]
Gëzuar me verë shqiptare
Për verën shqiptare ka nisur të hapet një kapitull i ri në tregun vendas. Kantinat kryesore në vend flasin për një ecuri pozitive dhe të qëndrueshme të shitjeve. Prodhuesit vendas që kanë arritur të depërtojnë në tregun jashtë thonë se kanë arritur të zgjojnë interesin e të huajve për verërat shqiptare, sidomos ato me varietet autokton. Edhe turizmi po nxit industrinë agropërpunuese të prodhimit të verës në vend. Por është prag festash dhe rekomandimet e somelierëve brenda një buxheti normal […]
Verërat shqiptare më interesante për dollinë e festave
Propozime nga somelieri Fation Tila Somelieri Fation Tila vendosi të hapte Venën, një vinotekë, në Tiranë në një kohë kur ky si biznes nuk po shihte zgjerim. Ai pa se tregut i mungonte një mjedis ku të zhvilloheshin aktivitete për degustimin e verërave. “Tavolina e të pasionuarve”, është një nga aktivitetet që ai organizon, ku të gjithë të pasionuarit mund të sjellin një shishe verë me vete dhe ta degustojnë atë me pjesëmarrësit në tavolinë. Ndërsa dy herë në […]
10 propozime për verërat e huaja më interesante që gjenden në Shqipëri
Champagne Thienot Brut Si mund të mungojë një Champagne në tavolinat e fundvitit?! E di, jo të gjithë mund t’ia lejojnë vetes por nëse keni vendosur që ky fundvit të jetë i veçantë, atëherë kjo Champagne është zgjedhja ideale për të bërë gëzuar. Ka një aromë të pjekur, të majasë, kores së bukës, kripshmëri, me bulëza që nuk mbarojnë së marrë frymë dhe në shije e freskët, e mprehtë, por njëkohësisht e butë dhe e ekuilibruar. Çmimi i shitjes me […]
Suksesi i prodhuesve shqiptarë
Flet Dashamir Elezi, president i Shoqatës së Sommelierisë Shqiptare Çfarë rekomandimi do të jepnit në sektorin e verërave shqiptare, një përzgjedhje prej 10 etiketash? Pas një pune të jashtëzakonshme dhe thuajse private (pa subvencione shtetërore për politika bujqësore), një pjesë e prodhuesve shqiptarë kanë arritur suksese të vërteta edhe në fushën ndërkombëtare për këtë sektor. Në fakt, disa prej tyre mundën që të dërgonin një sasi të konsiderueshme prodhimi edhe në tregun amerikan, falë mbështetjes së Sommelierisë Shqiptare dhe […]
Lojërat e fatit bëhen “të padukshme”
Nga 1 janari 2019 nuk do të shihni më pika bastesh dhe kazino elektronike të loguara, që ftojnë lojtarët të bëhen pjesë e kumarit. Por, ndërsa disa kompani janë mbyllur e të tjera kanë vendosur të emigrojnë drejt rajonit, shumë pak prej tyre kanë “sofistikuar” mbijetesën, duke u bërë të padukshme. Ato janë licencuar në vende europiane, kanë hapur sajte online dhe pikat e tyre sekondare janë në Shqipëri, veçse këtë herë të “maskuara” si kafene. Skema e re e […]
Raporti i KE: Pasuritë e paluajtshme dhe lojërat e fatit po pastrojnë para
Komisioni Europian, në raportin e tij të fundit për monitorimin e pastrimit të parave në Shqipëri, ka publikuar dhe sektorët kryesorë, përmes të cilëve po bëhet pastrimi i parave në vend. Ai vë në dy mekanizma kryesorë, që janë lojërat e fatit dhe pasuritë e paluajtshme. “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave. Profesioni i […]
Planet për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit 2030 në Ballkan janë më reale se kurrë
Greqia ka njoftuar se do të modernizojë stadiumin e saj olimpik, ndërsa Serbia ka në plan të ndërtojë një stadium të ri me kapacitet 60,000 vende Plani i paraqitur nga vendet e Rajonit të Ballkanit për të organizuar Kampionatin Botëror të FIFA-s 2030 do të kishte një shans real, sepse qeveritë e Bullgarisë, Greqisë, Serbisë dhe Rumanisë do të ofrojnë mbështetje për kandidaturën e përbashkët, tha ministri bullgar i Sporteve, Krasen Kralev. Deri më sot, asnjë shtet i Ballkanit […]
Bullgari / Në konkurrencë me Greqinë për zgjerimin e mëtejshëm të gazsjellësit turk Stream
Bullgaria është e gatshme të transportojë gazin rus, njoftuan autoritetet e këtij vendi përpara se të merrnin një propozim zyrtar nga gjiganti shtetëror rus i energjisë, Gazprom. Disa ditë më vonë, autoritetet greke shprehën gatishmërinë për të transportuar gazin rus përmes territorit të tyre. Zgjerimi i tubacionit të gazsjellësit turk përmes Greqisë është një mundësi reale, tha Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, pas takimit në Moskë me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras. Zgjerimi i gazsjellësit turk mund të transportojë gazin […]
Greqi / Eurostat: Grekët humbën gati ¼ e të ardhurave gjatë krizës ekonomike
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, grekët humbën pothuajse një të katërtën e të ardhurave mesatare vjetore të tyre, si rezultat i krizës ekonomike që goditi vendin në vitet 2008-2017. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB-ja) për frymë u reduktua në 17,400 euro vitin e kaluar, në krahasim me 22,600 euro në vitin 2008. Kjo do të thotë se gjatë 9 viteve të fundit, grekët janë varfëruar me 5,200 euro, duke e gjetur veten pjesë e vendeve të […]
Europa Lindore, rritja e të ardhurave po ngadalësohet
Banka Kombëtare e Rumanisë do të përmbushë 2 objektivat e saj për këtë vit, stabilitetin e çmimeve dhe stabilitetin fi nanciar, tha javën e kaluar, Guvernatori i Bankës Qendrore, Mugur Isaresku, kur ai paraqiti një Raport mbi Stabilitetin Financiar. Ai shpjegoi se indeksi i çmimeve të konsumit do të arrinte brenda intervalit të parashikuar prej 2.5% nga Banka Kombëtare. Kalimi në euro është një objektiv madhor, i cili mund të veprojë si një katalizator i ndryshimeve pozitive në vend. Hendeku […]
Paqja në kohën tonë
Armëpushimi tregtar ndërmjet Amerikës dhe Kinës përfundoi thuajse pa filluar ende. Arrestimi i Meng Wanzhou të Huawei është cilësuar si një prej shkaqeve kryesore të rifillimit të armiqësive Pas një darke pune midis Presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping, dukej sikur armëpushimi tregtar ndërmjet dy shteteve ishte i mundur. Edhe nga deklarata e z. Trump, menjëherë pas përfundimit të tij, duke e cilësuar produktiv dhe nga i cili ai ishte befasuar shumë, armëpushimi dukej pranë. Por tashmë ai qëndron […]
Firmat jobankare janë shndërruar në lojtarë të rëndësishëm në tregun e hipotekave të Amerikës
Dy herë në 30 vitet e fundit, financimi i strehimit ka ndikuar negativisht në ekonominë e Amerikës, shkruan The Economist. Teksa normat e interesit po rriten dhe stuhitë e financimit të strehimit po shtohen, rregullatorët po shqyrtojnë përsëri rreziqet e tregut të hipotekave, por këtë herë duke u zhvendosur dhe duke u përqendruar te firmat jobankare. Këto firma, të cilat krijojnë hipoteka dhe shpesh i shesin ato tek institucionet e tjera, dalin jashtë kuadrit rregullator bankar. Sipas publikimit të Inside […]
Koalicioni i tetë shteteve
Shtetet anëtare të Veriut janë bashkuar për reformën e Eurozonës. Grupi, i quajtur Lidhja e Re Hanseatike, refuzon transferimet fiskale Në Mesjetë, Lidhja Hanseatike, një konfederatë e tregtarëve në Europën e Veriut, dominonte tregtinë detare në Detin Baltik dhe atë të Veriut. Sot, ministrat e Financave të shteteve të Veriut, sipas pikëpamjeve të tyre fiskale dhe të tregut të lirë, shpresojnë të përcaktojnë kursin për reformat në Bashkimin Europian, shkruan The Economist. E përbërë nga shtetet e Danimarkës, Estonisë, […]
Firmat e Europës Lindore i drejtohen tregut të Automjeteve Elektrike
Rregullat e rrepta të emetimeve do të hyjnë në fuqi në vitin 2020 Për udhëtime pranë fshatit të tyre në Poloninë Perëndimore, Jacek Balcer dhe gruaja e tij lëviznin me makinën e tyre elektrike. Por kur ata duan të udhëtojnë në vende më të largëta, zgjedhin të lëvizin me furgonin e tyre me naftë, sepse e dinë që në një pjesë të rrugës apo në një tjetër ata mund të mbeten pa e karikuar makinën e tyre. Edhe në […]
Teknologjia po ‘verbon’ fëmijët
Numri i fëmijëve me probleme me shikimin po rritet çdo ditë, veçanërisht për sëmundje si çrregullimet e refraksionit dhe strabizmi. Në rritjen e kësaj dukurie mendohet të ketë ndikim të rëndësishëm përdorimi i tepruar i pajisjeve teknologjike. Një raport i fundit i UNICEF Albania përllogarit që 51% e fëmijëve në Shqipëri përdorin masivisht internetin. Në vendin tonë mungon një databazë me të dhëna zyrtare e konkrete lidhur me numrin e fëmijëve me probleme me shikimin, por specialistët u bien kambanave […]
Cili është protokolli mjekësor i vizitave të syve tek fëmijët?
Vizita e parë e fëmijës bëhet në moshën 2 vjeç – 2 vjeç e gjysmë. Vizita tjetër bëhet në moshën 5 vjeç / parashkollore dhe 6 vjeç kur shkojnë në shkollë. Në moshën 2 vjeç e gjysmë bëhet për të parë dëmtime madhore ose ndonjë çrregullim të refraksionit siç është miopia, hipermetropia ose astigmatizmi hipermetropik ose miopik, që janë të lindura dhe mund të na japin dembelizëm të syrit ambliopik. Në moshën 5-vjeçare bëhet kur fëmijët që e kanë bërë […]
“Teknologjia nxjerr në pah problemet me shikimin”
Flet Stela Ceca, mjeke okuliste Është parë një rritje e numrit të fëmijëve, madje edhe nën 3 vjeç, të cilët kanë probleme me shikimin. Sa e vërtetë është kjo? Nuk mendoj se është rritur numri i fëmijëve me probleme me shikimin, por është rritur ndërgjegjësimi i prindërve për të bërë kontrollin e fëmijëve tek okulisti. Duke e kontrolluar më herët, edhe problemet kanë mundësi të konstatohen më herët dhe të trajtohen në kohë. Prandaj sot shohim më shumë fëmijë […]
Smartphone-t më të shumëpritur për vitin 2019
iPhone XI, Samsung Galaxy S10, Huawei P30, OnePlus 7, Galaxy F – ja çfarë duhet të presim nga smartphone që do të dalin në treg në vitin 2019 Viti i ardhshëm do të jetë shumë interesant për sa i përket botës së telefonisë. Pas një 2018, gjatë të cilit dolën dhjetëra smartphone identikë (të gjithë me notch në pjesën e përparme të ekranit), në 2019 do ta dalin pajisje me një “form factor” të ndryshëm (“Form factor” e një […]
Papunësia në Kosovë mbetet në nivel të lartë
Papunësia në Kosovë vazhdon të mbetet në një nivel tejet të lartë. Autoritetet në Kosovë thonë se gjatë vitit 2018 kanë orientuar politikat ekonomike zhvillimore drejt uljes së papunësisë. Megjithatë, të dhënat për papunësinë, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se shkalla e papunësisë në Kosovë, në tremujorin e tretë të vitit 2018, ishte 30.7%. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se hapat konkretë […]
Kosova importon lëndë të parë nga Serbia, por jo edhe mallrat e tjera
Katër javët e para që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina, kanë dëshmuar rënie të lartë të importit të këtyre mallrave në tregun e Kosovës. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga data 21 nëntor, kur ka filluar të zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës, nga këto shtete janë zhdoganuar 174 kamionë (145 nga Serbia dhe 29 nga Bosnja), kryesisht lëndë e parë për prodhuesit […]
Eksportet, 11-mujori
Eksportet kanë shënuar një ecuri pozitive gjatë 11 muajve të këtij viti, duke reflektuar performancën pozitive të naftës, mineraleve, metaleve e pjesëve të këmbimit, ndërsa sektori i tekstile e këpucëve, ka ngadalësuar rritjes, duke vuajtur pasojat e zhvlerësimit të euros. Sipas statistikave të INSTAT, për periudhën janar-nëntor u shitën jashtë vendit 289 miliardë lekë, me një zgjerim prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Grupi kryesor i eksportuar mbeten tekstile dhe këpucë, me 115 […]
Komisioni Europian, shuplakë Shqipërisë / Korrupsioni, i lidhur me krimin e organizuar, po pastrojnë para
MONEYVAL, mekanizmi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të shtojnë përpjekjet në ndjekjen e pastruesve të parave dhe konfiskimin e aseteve të tyre, të lidhura me aktivitete që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme dhe në trajtimin e rreziqeve terroriste të financimit të lidhura me to. Në një raport që është shumë negativ për Shqipërinë vihet në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave, ndërkohë që u tërhiqet vëmendja […]
Kursi / Euro zbret nën 123 lekë për herë të parë që nga tetori 2008
Monedha e përbashkët, euro, vijoi edhe javën e kaluar nënçmimin në tregun e këmbimit duke rënë të enjten nën vlerën e 123 lekëve dhe poshtë normalitetit të ri 124 lekë, që konsideroi së fundmi Banka e Shqipërisë. Në krahasim me fillimin e vitit, euro ka humbur 11 lekë, me një nënçmim prej 8.2%. Kjo është rënia më e fortë vjetore që prej vitit 2004. Rënia e euros, në një kohë që në bursa ajo është relativisht e fortë, po tërheq […]
QKR: Sistem i ri për depozitimin dhe publikimin online të pasqyrave financiare
Qendra Kombëtare e Biznesit njoftoi së fundmi se është realizuar projekti që synonte përmirësimin dhe modernizmin e sistemit elektronik të saj për depozitimin e pasqyrave financiare dhe publikimin e këtij informacioni nga bizneset. Projekti do të nisë zbatimin nga viti i ardhshëm financiar dhe synon të sjellë përmirësime në disa aspekte. Së pari, rritjen e mëtejshme të transparencës për veprimtarinë ekonomike dhe financiare të njësive ekonomike të regjistruara në regjistrin tregtar. Së dyti, përpunimin dhe gjenerimin e raporteve për të […]
Mbështetja si pjesë e kredisë / KESH adopton Planin për Menaxhimin e Riskut Klimatik, 218 mln euro
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi se kompania publike KESH është kthyer në një operator pionier me adoptimin e planit të parë të menaxhimit të riskut klimatik, një qasje strategjike që do të adresojë sfidat që paraqiten nga rritja e temperaturave dhe ndryshueshmëria hidrologjike. “Adoptimi i planit është pjesë e termave për kredinë 218 milionë euro nga BERZH për Korporatën Elektronenergjetike Shqiptare për të mbështetur ristrukturimin e kompanisë dhe transformimin në një prodhues modern të energjisë që operon në […]
KE / Kompanitë offshore mund të shërbejnë për pastrimin e parave
Prania e kompanive offshore në Shqipëri shihet me shqetësim nga institucionet ndërkombëtare. Raporti i fundit i Moneyval, mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin e Shqipërisë për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, vë një theks të veçantë për rreziqet që paraqet prezenca e kompanive që nuk kanë pronësi të qartë, të ashtuquajtura “beneficiary onwnership”, pra ku përfituesit realë nga këto sipërmarrje nuk dihen. Raporti thekson se ato mund të keqpërdoren për pastrim parash dhe bën thirrje […]
Faleminderit Kosovë, tani radhën duhet ta kemi ne
Ramush Haradinaj mund të duket si politikani i një profi li “të fortë” dhe jo elastik. Por ai e ka bindje se politika e suksesshme bëhet përmes ofertës më të mirë. Ishte ndër zërat e parë që ka artikuluar, se për të bërë për vete veriun në Mitrovicë, përtej urës së Ibrit, ku dominojnë serbët me struktura paralele, Prishtina duhet t’i japë një ofertë më të mirë ekonomike se Beogradi. Vendimi i tij dhe qeverisë së Kosovës, radikal dhe stoik, […]