Bizneset mes dy ekstremeve
Si e presin ecurinë e aktivitetit sipërmarrjet kryesore në vend. Cilat janë parashikimet sipas sektorëve, nga optimizmi i industrisë minerare e asaj të metaleve te pesimizmi i fasonit, prodhuesve, ricikluesve dhe agroindustrisë. TAP, projekti drejt fundit, 95% e segmentit në tokë ka përfunduar Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline (TAP) është projekti më i madh i zbatuar ndonjëherë në Shqipëri, me një investim total prej rreth 1.5 miliardë eurosh për ndërtimin e seksionit shqiptar, i gjatë 215 km, duke përfshirë […]
Bankers, plane ambicioze për investime 150 mln USD, por gjithçka varet nga ecuria e bursës
Gjallërimi i aktivitetit të Bankers Petroleum, një ndër kompanitë më të mëdha në vend dhe eksportuesi kryesor, i cili shfrytëzon me koncesion burimin e naftës në Patos-Marinëz, u dha hov eksporteve në 2018-n, ndryshe nga vitet e kaluara, kur kompania kishte rezultuar me tkurrje. Sipas të dhënave zyrtare nga Bankers, për periudhën janar-nëntor 2018, janë eksportuar gjithsej 3.3 milionë fuçi naftë, me rritje 27% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për vitin 2018, janë shpuar […]
Kurum, me plane pozitive për investime, 70% e prodhimit për eksport
Pasi shpalli falimentin në fillim të 2016-s për efekt ristrukturimi, sipërmarrjes së përpunimit të çelikut, Kurum International, iu desh të kalonte në një proces të vështirë ristrukturimi të aktivitetit dhe të detyrimeve e kredive që kishte ndaj të tretëve. Rezultatet u dukën që në vitin 2017, kur të ardhurat u rritën me 62%, kompania u rikthye me rezultat financiar pozitiv, duke treguar se ky proces, për herë të parë në Shqipëri, funksionoi. Edhe në vitin 2018, ecuria ishte pozitive, ku […]
Call Center, shpresa te të mëdhatë
Prej dy vitesh, sektori i call center, një ndër punëdhënësit më të mëdhenj të të rinjve në vend, po vuan presionin e qeverisë italiane, e cila shtrëngoi rregullat e delokalizimit, me synim ruajtjen e vendeve në shtetin fqinj. Agron Shehaj, një prej pionierëve të call center dhe themelues i Intercom Data Service (IDS), ndër më të mëdhatë në vend, thotë se ecuria e sektorit varet nga rritja e call center të mëdhenj ose në hyrjen në treg të ndonjë operatori […]
Prodhuesit, sfidat për vitin 2019 nuk janë të pakta
Flet Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë Në vitin 2019, industria përpunuese dhe prodhuese në vend do të ndikohet nga disa faktorë. Së pari, për shkak se do të jetë vit elektoral, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë nuk e pret me rritje, sipas Arben Shkodrës, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Paketa Fiskale 2019 ka sjellë disa lehtësi te prodhuesit shqiptarë. Në tregun e Kosovës është krijuar një hapësirë e re për eksportuesit, për […]
Bujqësia në vendnumëro, agroturizmi në rritje
Bujqit prodhues kanë tre shqetësime madhore për vitin 2019: çmimet e larta të naftës, çmimet e larta të inputeve bujqësore dhe mungesën e tregut Sektori i bujqësisë nuk parashikohet të ketë zgjerim gjatë vitit 2019, për shkak të çmimeve më të larta të naftës dhe kostove të plehrave kimike, pohojnë fermerët. Brenda këtij sektori, zhvillimet pozitive priten në sektorin e agroturizmit, i cili do të vijojë rritjen edhe në 2019-n, prej rritjes së numrit të turistëve dhe një pakete […]
Sektori i përpunimit të peshkut potencial për zgjerim
Industria do të rritej me 30% në rast se do të negocioheshin kuotat Flet Mark Babani, drejtues i kompanisë “Mare Adriatica” Kuotat vjetore për eksportin e peshkut të konservuar do të jenë edhe në vitin 2019 sfida kryesore e industrisë së përpunimit të peshkut në vend. I gjithë sektori ka një peshë të konsiderueshme në punësim dhe është një nga grupet kryesore të eksportuesve të produkteve agroushqimore. Sipas të dhënave zyrtare, industria eksporton rreth 6000 tonë produkt të […]
Bimët mjekësore “Made in Albania” do preken nga ulja e rimbursimit të TVSH
Sektori i bimëve mjekësore dhe erëzave është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Eksportet shënuan rritje edhe në vitin 2018, megjithëse morën një goditje të fortë, për shkak të zhvlerësimit të valutave në vend. Pritshmëritë e sektorit për vitin 2019 janë optimiste. Sektori është konsoliduar në tregjet ndërkombëtare – bimët mjekësore dhe erëzat shqiptare tashmë janë një brand. Sektori i druhet tkurrjes së prodhimit për shkak të uljes së rimbursimit të TVSH-së për fermerët nga 20% në 6%. Ulja ishte e […]
Industria e riciklimit dhe e plastikës, në prag falimentimi
Industria e riciklimit dhe industria e përpunimit të plastikës e presin vitin 2019 me pesimizëm. Sipas zotit Vullnet Haka, president i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës në Shqipëri, sektori pret reduktim të aktivitetit, pakësim të të punësuarve dhe falimentim të kompanive në varësi të marzhit të fitimit. Ndryshimet që prekin sektorin në Paketën Fiskale 2019 nuk pritet që ta lehtësojnë situatën. Disa vendime, sipas zotit Haka, i japin goditjen finale. Problemi kryesor për industrinë e riciklimit mbetet ligji për menaxhimin […]
Me pagën minimale dhe zhvlerësimin e euros kemi humbur avantazhin konkurrues
Flet Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë Zhvlerësimi i euros është një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në uljen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare. Disa prej kompanive në industrinë agropërpunuese, të cilat eksportojnë jashtë, janë detyruar të rrisin çmimet, në mënyrë që të përballojnë humbjet. Ulja e TVSH-së për fermerët nga 20% në 6% do të sjellë shtrenjtimin e lëndëve të para për sektorin. Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë, thotë se kjo është […]
Rrudhen fasonët, biznesi “humb” optimizmin
Sektori fason gjykon se 2018-a ishte një vit i ngjashëm me 2017 ndoshta me një rënie të lehtë. Kontributin kyç në këtë situatë e ka luajtur rënia e dukshme e euros përballë lekut, një situatë që ka fshirë fitimin e kompanive. E ndërsa më të mëdhatë kanë arritur t’ia dalin, ato të vogla janë në fazë mbijetese. Operatorët e tregut nënvizojnë se është e nevojshme që të merren masa që do të amortizojnë këtë situatë nga qeveria. Në të kundërt, […]
Fasonët të rrisin çmimin, amortizohet rënia e euros, biznesi jo optimist
Flet Flamur Hoxha, administrator i kompanisë Kler Bizneset e fasonit duhet të bashkohen për të bashkërenduar masat, duke kërkuar përveçse politika mbështetëse, edhe rritje të çmimit që imponojnë mbi partnerët për punët që marrin përsipër. Flamur Hoxha, administrator i kompanisë Kler, që operon prej vitesh në sektor, nënvizon se Shqipëria duhet ta shohë faktin që është 40% më e lirë se vendet e rajonit, si një armë, që mund t’i sjellë përfitim. Rritja me të paktën 10% e çmimeve, […]
Emigracioni po vështirëson gjetjen e krahut të punës
Flet Gjergj Leqejza, administrator i Shqipëria Trikot Tirana dhe Durrësi janë zonat e vetme ku fabrikat e fasonit nuk ndiejnë presionin e mungesës së krahut të punës. Emigracioni është duke vënë në pozicion të vështirë kompanitë në qytete të tjera, ku hapja e një filiali është gjithmonë e vështirë. Gjergj Leqejza, administrator i kompanisë Shqipëria Trikot, nënvizon se ky është një fenomen tipik, që rëndohet dhe më shumë nga mentaliteti që vajzat dhe gratë s’punojnë, nëse një familjar emigrant […]
Sektori në 2018, në vendnumëro, këtë vit tendencë e lehtë në rënie
Flet Skënder Pashaj, administrator i Fital Për kompaninë e këpucëve FITAL, 2018 mund të thuhet se ishte një vit i mirë, por tendenca për sektorin nuk mund të cilësohet e tillë. Administratori Skënder Pashaj shprehet se ka një seri faktorësh që nuk japin optimizëm për sektorin. Së pari, është ambienti i jashtëm, i përkufizuar nga kriza dhe rënia e konsumit. Së dyti, rënia e fortë e euros në raport me lekun dhe mungesa e amortizatorëve realë në mbështetje të […]
Paradoksi i ndërtimit, shitjet ngecin, por çmimet pritet të vijojnë rritjen
Prej gjysmës së dytë të vitit 2016, sektori i ndërtimit, veçanërisht segmenti i godinave rezidenciale, filloi të lulëzojë në kryeqytet. Prej vitesh, ofertat e reja kishin munguar në zonat e qendrës së Tiranës, për shkak të memorandumit të lejeve të ndërtimit. Edhe dy vitet që do të vinin do të cilësoheshin nga aktorët e tregut si të suksesshme në shitje, edhe pse burimet e financimit si të investitorëve, ashtu edhe në blerje, kanë ngritur pikëpyetje. Termi kantier ndërtimi po i […]
Në 2019-n do të rriten çmimet për shkak të taksës së strehimit social
Flet Hajredin Fratari, ndërtues Në këtë ikje masive që po bëhet nga Shqipëria, nuk di të jap një vlerësim se si do të jetë ecuria e këtij sektori në afatgjatë. Ne kemi operuar kryesisht me apartamentet me çmime të lira dhe klientët tanë kanë qenë kryesisht familjet e reja, të cilët kanë përfituar edhe kreditë e buta. Mendoj se ka një ngopje të tregut në terma të ofertës, por me çfarë po shikoj, të gjithë që po ndërtojnë në […]
Për ndërtimin, 2019 do të vijë me pasiguri, kemi parë stanjacion të frikshëm
Flet Sokol Kika, ndërtues Sokol Kika i Kika Construction, një prej kompanive që ndërton komplekse në zonën e Komunës së Parisit për herë të parë këtë vit nuk është shumë optimist për tregun. Ai thotë në një intervistë për Monitor se pasiguritë janë shtuar si rrjedhojë e tendencave për emigracion dhe krizës politike, ndaj dhe ai e ka të vështirë të parashikojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Cili është parashikimi juaj për vitin 2019? Situata për […]
Nëse Bashkia do të vazhdojë që të japë leje për godinat e larta, do të ketë flluskë
Flet Arben Dervishi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve Presim që këtë vit, të ketë më shumë projekte. Sektori i banesave do të avancojë në zonat e qendrës. Aktualisht po shtohet oferta, por nuk besoj se do të ulen çmimet për shkak të taksave. Taksat e larta janë kosto që do t’i rëndojnë çmimit të apartamenteve. Në periferi, çmimet e shitjes janë afër kostove, duke shtuar edhe koston e pritjes për t’u shitur, nuk mund të shkojë më poshtë se […]
Nuk presim të ketë të njëjtën ecuri si një vit më parë
Flet Xheni Jahja, drejtuese e Tirana Real Estate Si e prisni vitin 2019 në tregun e pasurive të paluajtshme? Në 2019, si vit elektoral, nuk presim të ketë të njëjtën ecuri si një vit më parë, apo gjysma e dytë e 2017-s. Vitet elektorale ndikojnë në tregun e patundshmërisë, tek investimet apo blerjet që individët kërkojnë të bëjnë apo në nismat që marrin për të lëshuar ambiente me qira ose te vendimmarrja e bizneseve për të ndryshuar mjedisin e […]
Turizmi, a do të përsëritet suksesi i 2018-s?!
Ndërsa 2018-a ishte viti më i mirë historik për turizmin shqiptar, ekspertët janë skeptikë nëse ky sukses do të përsëritet edhe këtë vit. Turistët e parë, ata polakë kanë reduktuar prenotimet, nordikët kanë vënë kushte deri në 2020-n, shtetasit nga Kosova dha një sinjale se taksa e rrugës së Kombit do frenojnë hyrjet. Shpresa këtë vit te anglezët, çekët, ukrainasit, zviceranët, hungarezët. Risi këtë vit janë dhe gjermanët Operatorët e sektorit të turizmit dhe ekspertët bien dakord se 2018 […]
Pesimizmi prek dhe ekspertët
Ekspertët më në zë të ekonominë nuk janë shumë optimistë për ecurinë ekonomike të këtij viti. Ata citojnë probleme të tilla si pasojat që do të vuajmë nga shtimi i fenomentit të emgracionit, produktiviteti i ulët, si dhe fakti që ky është një vit elektroral dhe kriza politike mund të thellohet. Të gjithë ekspertët janë të mendimit se përqendrimi tek projektet e partneritetit publik privat (PPP) pritet të rrezikojnë borxhin në të ardhmen, mund të jetë burim i pastrimit të […]
“Kënaqësia e Brendshme Bruto” po shkon në të kundërt të PBB-së
Produktiviteti i ekonomisë shqiptare ka vazhduar të jetë mjaft i ulët; PPP, në vend që të bëhen faktor i rritjes së investimeve dhe zhvillimit, janë shndërruar në klientelizëm të pastër oligarkik dhe burim konfliktualiteti të ashpër politik e shoqëror; etj…. Flet prof. dr. Adrian Civici, president i UET Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive në 2018. Rritja ekonomike (PBB) ka kaluar shifrën 4%, deficiti buxhetor është ulur, papunësia është ulur, sektorë strategjikë si p.sh., turizmi kanë pasur […]
Emigracioni i lartë, rezultante e qeverisjes së dobët
Zhvillimet në borxhin publik për shkak të kontratave të Partneritetit Publik-Privat do të vazhdojnë të mbeten rrezik potencial serioz, jo thjesht për vitin 2019 por në një perspektivë më afatgjatë. Interesante do të jetë ndikimi i fuqizimit të paprecedentë të monedhës kombëtare, lekut, mbi sektorët e ndryshëm të ekonomisë, veçanërisht mbi eksportet. Flet prof. Selami Xhepa, dekan i Fakultetit të Ekonomisë në UET Varfëria e përhapur gjerësisht dhe gjendja e rënduar sociale, së bashku me cilësinë e dobët […]
Mungesa e objektivave të qarta të zhvillimit, përveç njerëzve, largon edhe kapitalin
Vendi hyn në vitin e ri 2019, i bashkëshoqëruar nga kriza politike e mospjesëmarrjes së opozitës në Parlament, protestat e studentëve, zgjedhjet vendore 2019, të cilat së bashku mund të ndikojnë në pritshmëritë e individëve dhe biznesit… Arben Malaj, ish-ministër i Financave, tani presidenti i Institutit për Politika Publike dhe Qeverisje të Mirë Sfidat e brendshme të ekonomisë sonë përfshijnë edhe cilësinë e parashikimeve dhe objektivave të zhvillimit, analizon Arben Malaj, ish-ministër i Financave, tani presidenti i Institutit […]
Ndërtimi dhe koncesionet përdorin me lehtësi paratë informale
Qarkullimi dhe investimi i parave informale deformojnë tregun, godasin sektorët prodhues të ekonomisë dhe ulin cilësinë e investimeve publike. Ekonomia do të dominohet nga investimet në sektorin e ndërtimeve të banesave dhe të koncesioneve ku paratë informale mund të përdoren më me lehtësi. Flet Sherefedin Shehu, ish-zv.ministër i Financave, tani Këshilltar i Lartë për Programin e Stabilizimit Ekonomik të Libisë Rritja ekonomike në vitin 2019 do të jetë më e ulët. Mungesa e investimeve të mëdha dhe e […]
Banka e Shqipërisë: Ekonomia më 2019, rriten presionet negative
Banka e Shqipërisë pret që ekonomia të rritet me ritmet e vitit 2018 edhe më 2019, porse faktorët që mund të ndikojnë negativisht këto zhvillime janë më të shumtë. Në një material të posaçëm të përgatitur nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë për “Monitor” për zhvillimet ekonomike të vitit 2019 dhe në periudhën afatmesme, Banka Qendrore parashikon se rritja do të vijojë të ushqehet, në masën më të madhe, nga gjallërimi i konsumit dhe investimeve në ekonomi, ndërkohë që kontribut […]
Mungojnë projektet e shëndetshme nga biznesi
Flet z. Seyhan Pencapligil, drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare Sistemi bankar pritet të ketë ecuri pozitive në vitin 2019 në drejtim të uljes së mëtejshme të kredisë me probleme dhe përfitueshmërisë. Megjithatë, z. Seyhan Pencapligil, drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare, më të madhes në vend, pohon se bankat po hasen me mungesë të projekteve të mira nga biznesi dhe shton se shumica e tyre janë gati për të financuar projektet e duhura. Si e prisni ecurinë e sektorit bankar […]
Rritja do të jetë më e ulët këtë vit
Intervistë me z. Jan Kees Martijn, shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.7% në vitin 2019, duke ngadalësuar ritmet në raport me vitin e mëparshëm, për shkak të prodhimit më të ulët të energjisë. Z. Jan Kees Martijn, shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, në një intervistë të parën për mediat, pas marrjes së detyrës në Shqipëri, tërheq vëmendjen edhe për projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP). […]
Po shtohen rreziqet fiskale jashtë bilanci, përfshirë shpenzimet e larta përmes PPP-ve
Intervistë me znj. Maryam Salim, Përfaqësuese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive në 2018-n, e ndihmuar nga energjia, ndërsa në 2019-n edhe Banka Botërore, ashtu si FMN, pret një ngadalësim. Znj. Maryam Salim, Përfaqësuese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, pohon në një intervistë për “Monitor” se Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat në mjedisin e biznesit dhe të krijojë kushte të barabarta për sipërmarrësit e huaj […]
Sfida e hapjes së negociatave në vitin 2019
“Shqipëria ka nevojë kyçe për reforma që do të nxisin konkurrencën dhe zhvillimin” Flet ambasadori i BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca Pranvera e 2019-s do të jetë një periudhë prove për Shqipërinë, kjo pasi pritet që Komisioni Europian të paraqesë raportin vjetor për vendin tonë, për t’u shqyrtuar më pas nga shtetet anëtare të Këshillit të BE-së. Gjatë vitit 2018 pati debate të shumta për shtyrjen e fillimit të negociatave, megjithatë përfundimet e Këshillit të qershorit të […]
Viti i provës
Ekonomia shqiptare do të testojë aftësitë e saj për t’u rritur në 2019-n, përballë mbarimit të investimeve të mëdha, konsumit në rënie nga emigracioni i vazhdueshëm dhe frenimit të turistëve, paqëndrueshmërisë politike, kursit të luhatshëm, një sistemi bankar në riformatim pa vëmendje te kredia, shtrëngimit të mundshëm të politikës monetare dhe një ambienti të jashtëm jo shumë të favorshëm. Një përgjigje e mundshme afatgjatë me reforma strukturore që do të nxisnin rritje të qëndrueshme mungon, teksa shpresa e qeverisë për […]
Rritja do ngadalësohet në Europën Qendrore dhe Lindore
Pas një periudhe rritjeje dyvjeçare, ekonomia e Europës Qendrore e Lindore (EQL) pritet të stepet këtë vit, duke qenë se ekonomitë e mëdha të rajonit po i afrohen fundit të ciklit aktual të biznesit, parashikon Focus Economics. Papunësia e ulët, rritja e pagave dhe kostot e lira të huamarrjes duhet të ndikojnë në dinamikën e brendshme dhe të mbajnë shumicën e ekonomive mbi rritjen potenciale, edhe pse pasiguria e sektorit të jashtëm vijon të ndikojë negativisht mbi parashikimin. Edhe tërheqja […]
3 prioritetet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor
Edhe pse ekziston një parashikim më optimist për përshpejtimin e ritmeve të rritjes në të ardhmen, bazuar në rritjen e eksportit, investimeve dhe shpenzimeve, është e rëndësishme të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm afatgjatë i rajonit, për të ofruar si një mjedis të qëndrueshëm politik ashtu edhe zbatimin e reformave të shëndosha, kryesore për rritjen e mëtejshme ekonomike dhe atë të investimeve. Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor është ngadalësuar në krahasim me periudhën e rritjes relativisht të lartë në fillim […]
Rreziqet në rritje për ekonominë globale
Sipas parashikimit të fundit ekonomik të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim (OECD), rritja ekonomike botërore mbetet e fortë, por ka kaluar pikun e saj të fundit dhe rrezikon të përballet me rreziqe më të mëdha, duke përfshirë rritjen e tensioneve tregtare dhe shtrëngimin e kushteve financiare. Parashikimet e rritjes për vitin 2019 janë rishikuar për shumicën e ekonomive më të mëdha në botë. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) botëror pritet të rritet me 3.5% në vitin 2019, krahasuar me 3.7% […]
Europa, mes shanseve për rritje dhe pasigurive të mëdha
Ekonomia e Bashkimit Europian (BE) po hyn në vitin e gjashtë të rritjes së pandërprerë dhe të gjitha Shtetet Anëtare pritet të shënojnë rritje sipas parashikimeve të tyre. Referuar indikatorëve kryesorë dhe mondernizimit, rritja ekonomike më e lartë ka pasur kulmin e saj në vitin 2017, sipas raportit të Komisionit Europian. Impulsi i jashtëzakonshëm nga rimëkëmbja në rritjen dhe tregtinë globale të ekonomisë europiane në 2017-n është duke u zhdukur, duke qenë se perspektiva për rritjen globale po dobësohet dhe […]
Greqia do të vijojë rimëkëmbjen e brishtë
Rritja ekonomike e Greqisë parashikohet të arrijë deri në 2.2% në 2019, përpara se ajo të bjerë në vitin 2020, sipas parashikimit të OECD. Kontributi i madh i eksporteve ndaj rritjes do të bjerë, por rimëkëmbja e konsumit dhe investimeve të ekonomisë familjare do të përmirësohen me rritjen e besimit. Zbatimi i vazhdueshëm i programit të reformës së qeverisë do të mbështesë rimëkëmbjen. Papunësia, megjithëse ende e lartë, do të vazhdojë të bjerë. Buxheti parashikohet të arrijë objektivat e qeverisë […]
Italia në krizë
Rritja ekonomike e Italisë parashikohet të shkojë në 0.9% në 2019 dhe 2020, sipas vlerësimit të OECD. Konsumi privat do të jetë i moderuar, pasi zgjerimi më i ulët i punësimit dhe rritja e inflacionit të çmimeve të konsumit do të kapërcejnë fitimet e disponueshme të të ardhurave të ekonomive familjare dhe do të kompensojnë efektin pozitiv të politikës fiskale ekspansioniste. Investimet e biznesit do të ngadalësohen, pasi rritja e kërkesës së brendshme dhe të jashtme do të dobësohet. Me […]
Rrugëtim jo i lehtë për Turqinë
Pas vlerësimit nga ana e agjencive Moody’s dhe S&P për Turqinë, duke e zhvendosur borxhin e Turqisë në kategorinë e jo-investimeve apo “junk territory”, ekspertët parashikojnë kalimin në recesion në vitin 2019. Sipas S&P Global Rating, rënia pasqyron edhe pritshmëritë se paqëndrueshmëria ekstreme e lirës turke do të ndikojë negativisht në ekonominë e Turqisë. “Ne parashikojmë një recesion në 2019-n”. Një recesion në shtetin prej 80 milionë banorësh, midis Azisë dhe Europës, me ushtrinë e dytë më të madhe të […]
19 teknologjitë e 2019 që do të ndryshojnë jetën tonë
Cilat janë inovacionet dhe teknologjitë që më shumë se të gjitha në 2019 kanë potencialin të transformojnë botën në dekadën e ardhshme? Kjo është pyetja, së cilës janë përpjekur t’i japin përgjigje analistët e Lux Research, në një raport që, falë analizave të brendshme dhe të thelluara nga ekspertët, evidenton 19 teknologjitë që po ndryshojnë botën, të klasifikuara dhe vlerësuara në bazë të rëndësisë së tyre. “Ne e nisëm me të dhënat nga platforma jonë e analizës së avancuar, Lux […]
Stoku i investimeve – T III 2018
Prej vitesh Greqia ka qenë investitori më i madh në vend, si rrjedhojë e investimeve të larta në fushën e telekomunikacioneve dhe bankave. Por, tashmë shteti fqinj helen pothuajse e ka lëshuar terrenin dhe vendin e saj po e zë Zvicra, shtet në fakt që po raportohet si origjina e gazsjellësit TAP. Sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë 2018, stoku i investimeve të Greqisë (investimet nga ky shtet në vite) arriti në 1.24 miliardë […]
Kujtesë në vend të urimit
Për ne që jetojmë në Europë e pothuaj të rrethuar nga të gjitha anët nga Komuniteti Europian,të flasim për parashikim të zhvillimeve të pritshme ekonomike, e jo vetëm, është më se e natyrshme. Edhe brenda një urimi të thjeshtë për Vitin e Ri, ne e kemi të nënkuptuar pretendimin që ky të mund të tejkalojë arritjet e të mëparshmit. Për më tepër kur vjen puna për ekonominë, parashikimet e kanë pothuaj të domosdoshme një referencë ndaj vitit të shkuar, qoftë […]