Elektrokardiograma e energjisë
Viti 2019 pritet të ketë disa zhvillime të rëndësishme në sektorin e energjisë, duke nisur nga vijimi i procesit të liberalizimit te grupi 20 kilovolt, te ndarja e OSHEE-së me asistencën e një audituesi të pavarur apo ngritjen dhe fazën e testit për Bursën e Energjisë. Një pjesë e këtyre nismave zvarriten prej vitesh, duke mbetur në letër dhe deklarata. Lidhur me projektet konkrete, pritet të finalizohet një kontratë edhe për nisjen e punës për impiantin fotovolatik të Akërnisë […]
“Liberalizimi i tregut të energjisë ecuri të dobët, parashikimi jo i qëndrueshëm”
Flet Sokol Spahiu, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Furnizuesve të Energjisë Elektrike Furnizuesit e energjisë elektrike po marrin një rol gjithmonë e më të rëndësishëm, sidomos në lidhje me procesin e liberalizimit, i cili është nisur në kuadër të reformimit të sektorit të energjisë dhe modelit të ri të tregut. Për këtë grup është e rëndësishme që nga ana e qeverisë të mbahen premtimet e dhëna lidhur me disa prej masave kyçe reformuese, siç është Bursa e Energjisë apo […]
Punë ka, por nuk ka njerëz
Sektorët që sigurojnë punësim masiv si bujqësia, fasoni, turizmi kanë dhënë alarmin për mungesën e fuqisë punëtore, duke ulur pretendimet për kualifikimin. Përfaqësues të tyre pohuan se mungesa e forcës së punës ishte shqetësimi kryesor për aktivitetin në vitin 2019. Pagat e ulëta dhe emigracioni i lartë janë shkaqet kryesore, teksa bizneset kanë mbetur pa zgjidhje. Në dekadën në vijim, INSTAT parashikon se popullsia në moshë pune do të bjerë me ritme më të larta se popullsia e përgjithshme. […]
Emigracioni dhe lindjet zhbalancojnë forcën e punës
Popullsia në moshë pune do të bjerë me një ritëm pak më të shpejtë se sa popullsia e përgjithshme, me më shumë sesa 18% në pothuaj të gjitha qarqet, përveç atyre që e shtojnë popullsinë nëpërmjet migrimit (Tirana dhe Durrësi), pohon INSTAT në një studim të posaçëm për projeksionet e popullsisë deri më 2030. Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet një rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit […]
5 dëmet që po sjell emigracioni te bizneset
Flet Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë Mungesa e një vizioni të qartë për zhvillimin ekonomik dhe social-kulturor të vendit, po rrit bilancin e largimeve nga Shqipëria thotë Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Ai pohon se për shkak të kësaj situate bizneset janë në alarm për specialistë të kualifikuar dhe kompetent në ushtrimin e profesionit të tyre. Largimi i fuqisë punëtorë rrezikon eficiencën e industrisë prodhuese dhe përpunuese si pasojë […]
Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare shtojnë shqetësimet për emigracionin
Ekonomia e Shqipërisë ka prirje rritëse, por në të njëjtën kohë mbetet ende shumë për të bërë që ajo të jetë më e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe sidomos amortizuese për emigracionin, ka pohuar Jan Kees, përfaqësuesi i misionit të FMN-së në vendin tonë në një konferencë të përbashkët për median bashkë me ninistrin e Financave gjatë nëntorit 2018. Ai tha se qeveria shqiptare duhet të zbatojë reforma strukturore në mënyrë që të frenojë emigracionin e lartë. Përfaqësuesi i FMN-së renditi përmirësimin […]
Shitjet me pakicë drejt maturimit: Blerësit do t’i marrin qendrat tregtare
Ndërsa qendrat tregtare pritet të kenë një ecuri relativisht pozitive, nuk parashikohet e njëjta gjë për dyqanet e vogla. Të gjendura nën konkurrencën e fortë të qendrave të organizuara dhe të goditura nga ulja e pragut të TVSH-së, 2019-a pritet të jetë e vështirë për to Sektori i shitjeve me pakicë ishte në një garë të fortë për klientë në vitin 2018. Fituesit ishin padyshim qendrat tregtare, kundrejt dyqaneve të vogla. Dallimi kryesor ka qenë ndërthurja e konceptit të […]
Tregu i shitjeve me pakicë po i afrohet pikës së maturimit
Flet Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e Colliers Albania Si ka qenë sektori i shitjeve me pakicë në qendra tregtare në vitin 2018? Sektori i shitjeve me pakicë kishte ecuri pozitive dhe në fundvitin 2018. Tregu do të ndikohet nga rritja e hapësirave në qendrat tregtare, si dhe nga prurjet e reja të markave ndërkombëtare. Hapja e hapësirave të reja tregtare në qendrën së parë tregtare në vend, Qendra Tregtare Univers, solli risi në tregun e shitjes më pakicë. LC […]
Koncepti retail-parks në Shqipëri
Flet Julian Mane, zv.president i grupit Balfin Si ka qenë ecuria e shitjeve me pakicë në vitin 2018? A vijojnë veshjet dhe elektronika të kryesojnë në shitje? Ecuria e shitjeve në vitin 2018 ka qenë e kënaqshme në pjesën më të madhe të bizneseve tona. Në 2018-n, ne përfunduam një nga investimet tona më të rëndësishme të viteve të fundit në retail, rinovimin e Qendrës Tregtare Univers (QTU) dhe sigurisht që gjatë kohës së kryerjes së punimeve, ka pasur […]
“Informaliteti i lartë në vend nuk e nxit nevojën për një shërbim cilësor kontabël”
Flet prof. dr. Hysen Çela, president i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) dhe Managing Partner në Crowe AL sh.p.k., anëtar i rrjetit Crowe Global International Duke nisur nga 1 janari 2019, ndryshime të reja do të vijnë në fushën e kontabilitetit, pas miratimit të ligjit nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”. Prof. dr. Hysen Çela, president i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) pohon në një intervistë për ‘Monitor’ se ka shumë pak biznese që […]
“2019-a do të jetë viti më sfidues për noterinë, për shkak të ndryshimeve në ligj”
Flet Mimoza Sadushi, drejtuese e Dhomës Kombëtare të Noterëve (DHKN) Një ligj i ri “Për Noterinë”, i cili u hartua mes ekspertëve të misionit të EURALIUS, në bashkëpunim me ekspertët shqiptarë dhe për të cilin diskutohej prej 5 vitesh ka hyrë në fuqi në 1 janar. Sipas Mimoza Sadushit, drejtuese e Dhomës Kombëtare të Noterëve (DHKN), ky ligj do të shtojë transparencën në ofrimin e shërbimeve publike. Sipas znj. Sadushi, në ndryshimet kryesore janë kriteret e reja për t’u […]
Krizë tek industria e tullave, në rënie edhe çimento
Viti 2018 regjistroi rënie të shitjeve me 20% për industrinë e tullave. Paralelisht me këtë, kostoja e energjisë gati u dyfishua ndërkohë që rënia e euros duket se dha goditjen finale për operatorët e tregut. Kompanitë presin që viti 2019 të jetë disi më pozitiv, duke qenë se është një vit elektoral. Në të njëjtën tendencë ka qenë edhe industria e çimentos. Kompanitë raportuan rënie të konsumit të çimentos në vend dhe për ta balancuar këtë, sytë i kanë drejtuar […]
Pastrimi i parave dhe PPP, rreziqet që mund të çojnë në kolaps ekonominë
Flet Panajot Soko, analist risku Zhvillimet ekonomike në vitin 2019 rrezikojnë të cenohen nga shpërthimi i flluskës në ndërtim nga pastrimi i parave të pista dhe angazhimi i projekteve me Partneritet Publik-Privat, thotë Panajot Soko, analist risku. “Në pikëpamjen e analizës së riskut, shoh si shqetësuese hyrjen e lirshme të parasë së pistë në qarkullim, pasi ekspozon tregun ndaj deformimeve të çmimeve të monedhës, apo të mallrave dhe ‘flluskave’ që krijohen në raste të tilla. Paraja e pistë, kur […]
Taksat “e fshehta” që po vënë në vështirësi biznesin
Sektorë të ndryshëm presin që 2019 të mos jetë një vit pozitiv për sa i përket ecurisë së biznesit. Shkak kryesor janë ndryshimet që solli Paketa Fiskale 2019. Ndonëse në tërësi, paketa ishte lehtësuese, ka shumë ndryshime fiskale që, në fakt, rrisin barrën tatimore direkt ose indirekt. Aktorët kryesorë thonë se këto ndryshime janë bërë pa u konsultuar me grupet e interesit, duke vënë në vështirësi biznesin për të krijuar vende të reja pune dhe për të rritur investimet. Një […]
Rimbursimi i TVSH-së ka vënë në vështirësi eksportuesit
Unioni i Eksportuesve Shqiptarë doli së fundmi në një deklaratë për shtyp për vështirësitë që po kalojnë eksportuesit, për shkak të kursit të këmbimit dhe vonesat në rimbursimin e TVSH-së. “Gjatë muajve të fundit ka pasur një bllokim të rimbursimit të TVSH-së dhe për pasojë, një bllokim të likuiditeteve të kompanive rieskportuese, që ka sjellë asfiksimin e sektorit, sidomos në marrëdhëniet me nënkontraktorët, tha Alban Zusi në emër të Unionit të Eksportuesve Shqiptarë. “UESH shpreh shqetësimin e anëtarëve të saj, […]
Tarifat e fshehura dhe burokracia na kushtojnë më shumë se taksat
Flet Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë Nëse bëjmë një llogaritje të shumave që industritë prodhuese paguajnë në një vit si tarifa për procedurat ligjore, shpenzime të ndryshme për të kryer procese burokratike me entet publike apo edhe pagesa informale ndaj zyrtareve të shtetit, do të shohim se pagesa e tatimit mbi fitimin dhe mbi dividentin nuk është për t’u marrë fare në konsideratë Në ditët e sotme, flitet shpesh se si fiskaliteti ndikon […]
Grabitja e vlerave monetare trokiti që në fillim të vitit
Grabitja e vlerave gjatë transportit të tyre tashmë nuk përbën lajm, pasi prej kohësh këto ngjarje ndodhin në vendin tonë. E veçantë dhe tepër shqetësuese mbetet sofistikimi i teknikave të përdorura të cilat kërkojnë analiza dhe studime nga specialistët e sigurisë dhe kriminalistikës, duke u shoqëruar me masat e duhura për të frenuar dhe për të reduktuar nismat kriminale Nga Roland Tashi Ekspert i çështjeve të sigurisë Muaji dhjetor i vitit që sapo mbylli siparin, ashtu si dhe […]
Parashikimi i botës në vitin 2019
Analistët e “Financial Times” kanë publikuar parashikimet e tyre për këtë vit të ri, nga Donald Trump, Rusia, Brexit, etj. Në epokën e Donald Trump dhe Brexit, proteksionizmit dhe populizmit, a është bërë bota më e vështirë për t’u parashikuar? Për analistët e “Financial Times” kjo po rezulton e vërtetë. Nga 20 pyetje në lidhje me parashikimin e botës që ata bënë një vit më parë, ata iu përgjigjën saktë vetëm 8 prej tyre, njëkohësisht edhe rezultati i tyre […]
Të kthesh kokën pas
Bota ka mbetur në të kaluarën. Si të përfitosh më të mirën nga shpërthimi i nostalgjisë Politikanët e kanë shfrytëzuar gjithmonë të kaluarën. Por tani, si vendet e pasura ashtu edhe ekonomitë në zhvillim, po përjetojnë nostalgji, shkruan The Economist. E djathta dhe e majta, demokracitë dhe autokracitë, të gjitha po i kthehen lavdisë së të kaluarës. Presidenti Donald Trump është zotuar për ta “bërë përsëri Amerikën të Madhe”, Presidenti Xi Jinping po përdor “ëndrrën e tij kineze” për […]
Krijimi i trusteve
Përkrahësit e politikës industriale të BE-së duan të kthehen pas në vitet ’70 Pakënaqësitë kundër rritjes së çmimit të karburantit, konfuzioni mbi marrëdhëniet e Britanisë me BE-në, zhgënjimi ndaj paqartësisë së situatës ligjore të Presidentit amerikan, të krijojnë ndjesinë sikur Europa është kthyer pas në vitet 1970. Edhe në qarqet politike, po flitet po aq lirshëm për “kampionët e korporatave” dhe “politikat industriale” sa flitej edhe gjatë epokës së atyre viteve. Vetëm teknokratët e egër në Komisionin Europian po […]
Oferta e paqes
Kina po përpiqet që të mbajë tregtinë e saj me Amerikën. Duke ulur tarifat dhe duke minimizuar politikën industriale, Kina po përpiqet të fitojë mbi Donald Trump Ata ishin shumë të kujdesshëm teksa flisnin dhe toni i tyre i zërit ishte i qartë. Në një takim të Byrosë Politike për të diskutuar planet ekonomike për 2019, liderët kryesorë të Kinës ranë dakord se duhet të përgatiteshin për t’u përballur me probleme të ndryshme dhe mbi të gjitha, duhet të […]
Serbia, dera e hapur e Kinës në Ballkan
Kina po luan një rol gjithnjë e më aktiv në Serbi, si pjesë e zgjerimit të saj në Europën Qendrore dhe Lindore Pavarësisht interesit në rritje nga Pekini, marrëdhëniet e Kinës me Bashkimin Europian gjatë 2018 kanë hasur pengesa të shumta, një ndër të fundit ishte edhe shtrëngimi i Investimeve të Huaja Direkte nga Komisioni Europian. Në dhjetor, ekonomia më e fortë e Europës, Gjermania, e vështirësoi atë më shumë, nëpërmjet vendosjes së rregullave të reja kundër blerjeve të […]
Turqia / Një prej kandidateve më të forta për investimet e reja të VW
Edhe pse vendimi përfundimtar ende nuk është publikuar, sipas përfaqësuesve të industrisë së automobilave të Volkswagen, Turqia ka shumë mundësi që të jetë shteti ku kjo kompani do të investojë për të ndërtuar një fabrikë të re. Pas raporteve të fundit të përfaqësuesve të prodhuesit gjerman të automobilave, Volkswagen, Turqia është shteti kandidat më i fortë për të përfituar nga investimet e kësaj kompanie. Pas përpjekjeve të Turqisë për të bindur gjigantin gjerman të automobilave që të investojë në shtetin […]
Rajon / Investimet e huaja të kompanive turke janë 5-fishuar në 17 vitet e fundit
Vetëm në vitin 2017, kompanitë turke investuan rreth 2 miliardë dollarë jashtë vendit, me 18% të shumës në Mbretërinë e Bashkuar. Duke kërkuar gjithmonë një zgjerim në nivel rajonal dhe global, kompanitë turke kanë rritur ndjeshëm investimet e tyre jashtë vendit, në një shumë që shkon deri në 40 miliardë dollarë gjatë periudhës midis viteve 2000 dhe 2017, citohej në një raport. Investimet e huaja nga kompanitë turke janë pesëfishuar gjatë 17 viteve të fundit, sipas të dhënave të Indeksit […]
Bullgari / SOCAR fillon studimin për tregun e gazit
Kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan, SOCAR, ka filluar një studim të detajuar të fizibilitetit për pjesëmarrjen në tregun e shpërndarjes së gazit në Bullgari, tha për Trend, drejtori i SOCAR Balkan, Murad Heydarov. “Ne jemi duke studiuar konceptin e shpërndarjes së gazit si nga ana e qeverisë bullgare, ashtu edhe nga Komisioni Europian. Përveç kësaj, pas apelit të Kryeministrit bullgar, kompania jonë filloi të studiojë parakushtet teknike dhe komerciale për praninë tonë të mundshme në tregun bullgar të shpërndarjes […]
Bullgari / Çmimet e prodhimit shënuan rritje në nëntor
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave, çmimet e prodhimit të Bullgarisë shënuan rritje në nëntor, kryesisht si pasojë e kostove më të larta të shërbimeve. Indeksi i çmimeve të prodhimit në industri u rrit 3,4% nga viti në vit, ndërsa ato për energjinë elektrike, gazin dhe avullin u rritën me 6.8%. Çmimet e prodhimit për sektorin e prodhimit u rritën me 2.7%, ndërsa çmimet e minierave dhe industrisë së guroreve u ulën me 3.6%. Çmimet e […]
A do të hiqet taksa ndaj Serbisë?
Kosova ka vendosur taksën doganore prej 100% për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës më 21 nëntor të vitit që sapo e lamë pas. Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për vendosjen e taksës prej 100% për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës, Serbia është ankuar dhe e ka kundërshtuar në masë të madhe këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net. Ishte ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ai […]
Rënie “drastike” e investimeve të huaja në Kosovë
Investimet e Huaja Direkte shënuan rënie nga 400 në 100 milionë euro, sidomos në pesë vitet e fundit. Bilanci i investimeve në vitin 2014 ishte 123.9 milionë euro, që paraqet rënie të konsiderueshme krahasuar me vlerën 250.2 milionë euro në vitin 2013. Ndërsa, bilanci i investimeve të huaja në vitin 2015 ishte 287.3 milionë euro, që paraqet një rritje të lartë krahasuar me vlerën prej 123.8 milionë euro në vitin paraprak. Në vitin 2016, Investimet e Huaja Direkte të pranuara […]
Statistikat / Huatë me probleme arrijnë në nivelin më të ulët nga 2010-a
Huatë me probleme kanë shënuar një rënie në muajin nëntor, duke zbritur në 12.69% të totalit të huave që janë dhënë në sistemin bankar, u bë e ditur në statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në raport me një muaj më parë, ky tregues ka rënë me 0.33 pikë përqindje. Ndërsa në raport me dhjetorin 2017, treguesi i kredisë së pakthyer në afat ka rënë me 0.54 pikë përqindje. Pasi arritën në shtator 2014 në rreth 25%, në nivelin […]
Vendimi / Luljeta Minxhozi zgjidhet zv.guvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë
Znj. Luljeta Minxhozi është zgjedhur në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë. Emërimi i saj është bërë nga Këshilli Mbikëqyrës, pas propozimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri të ditur Banka në një njoftim për shtyp. Emërimi i znj. Minzhozi erdhi pasi më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi 6 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke i dhënë fund ngërçit dymujor të mosfunksionimit të këtij Këshilli, për shkak të mungesës […]
Sa një e treta e atyre në Shqipëri / Në Itali kanë lindur rreth 10 mijë fëmijë shqiptarë në 2017
Sipas të dhënave më të fundit të ISTAT-it, nga 458.151 fëmijët e lindur gjatë 2017-s, 9,823 kanë të paktën njërin prind shqiptar. Këto shifra bëhen publike nga raporti më i fundit i publikuar nga Instituti i Statistikave Italiane. Ndërsa në Itali bëhet fjalë për rreth 10 mijë lindje, në total në Shqipëri në të njëjtin vit janë regjistruar mbi 30 mijë lindje. Ndërsa niveli i fertilitetit po pëson rënie në të gjithë botën, fenomen për të cilin as Shqipëria nuk […]
Indeksi i demokracisë i “The Economist” / Shqipëria në vend të 76, “nuk di të qeverisë”
Shqipëria u rendit në vendin e 76 në botë në Indeksin e Demokracisë të publikuar nga “The Economist”. Në raport me një vit më parë, Shqipëria ka të njëjtin pikëzim, në 5.98, ndërsa është përmirësuar me një vend. Treguesi ku vendi ynë merr më pak pikë është ai i funksionimit të qeverisë me 4.71 pikë, duke u renditur me vende të tilla si Ukraina, Bosnja, Gjeorgjia, Bjellorusia, Rusia, të cilat marrin pak pikë në indeksin e funksionimit të qeverisë. Ndërsa […]
E 12-a më e shtrenjtë në botë / Çmimet e naftës ulen edhe me 5 lekë për litër
Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie në fillim të janarit, për herë të dytë brenda dy muajve të fundit. Në pikat e tregtimit me pakicë në vend, nafta po tregtohet me 5 lekë për litër më pak, duke e çuar rënien totale në 10 lekë për litër. Në pikat e tregtimit të Kastratit, operatori më i madh në vend, një litër naftë tregtohet me 172 lekë dhe një litër benzinë me 173 lekë, nga 182-183 lekë që arritën […]
KESH / Impiant fotovoltaik lundrues mbi Vaun e Dejës
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri të ditur se ka marrë miratimin paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me ndërtimin e impiantit fotovoltaik lundrues mbi Vaun e Dejës. MIE ka nënshkruar në mbyllje të vitit të kaluar dokumentin që i jep Korporatës 12 muaj kohë që të vijojë me procedurat e tjera të nevojshme lidhur me impiantin. “Shoqëria KESH sh.a., në zbatim të nenit 20 të VKM nr. 822, datë 07. 10.2015 ‘Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit […]
Indeksi i Çmimeve të Konsumit-Dhjetor 2018
Ndryshe nga vitet e kaluara, çmimet në muajin dhjetor nuk kërcyen në fund të 2018-s. Inflacioni gjatë muajit dhjetor arriti në nivelin 1.8%, raporton INSTAT. Indeksi i çmimit të konsumit është shumë më i ulët se objektivi i Bankës së Shqipërisë prej 3%. Niveli i ulët i çmimeve është nxitur kryesisht prej euros së dobët, që ul inflacionin e importuar, por është dhe një tregues indirekt i frenimit të konsumit. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të […]
Xing…po me Presidentin
Që kur Edi Rama u bë Kryeministër dhe Ilir Meta u zgjodh President me votat e Rilindjes, pritej se çfarë do të ndodhte. Do të ndodhte ajo që po ndodh këto ditë, dy institucionet më të larta të shtetit, janë kthyer në skenat e humorit politik, pa përmbajtje, nëpër rrjetet sociale. “Kriza” e dytë për mosdekretim të ministrit të Jashtëm, është një spektakël “tallava”, ku të dyja palët kujdesen për audiencën, dhe jo për përmbajtjen, kërkojnë fansa dhe pëlqime në […]