A është fusha e golfit ende një vend i mirë për të bërë biznes?
Një artikull nga Cheryl Conner në Forbes.com nxjerr në pah se disa nga pronarët kryesorë të biznesit, kanë qenë të suksesshëm në arritjen e një marrëveshje gjatë një raundi golfi. Megjithëse në shumë raste këta biznesmenë duan të finalizojnë shumë marrëveshje, theksi ata synojnë ndërkohë edhe ndërtimin e marrëdhënieve dhe investimin e kohës me njerëz për të arritur marrëveshje edhe në të ardhmen. Eksperti i rrjetit profesional, George Souri, vëren se janë arritur qindra marrëveshje nëpërmjet golfit, edhe pse jo […]
Industria Botërore e Golfit
Golfi sot është një sport që shkon përtej argëtimit, mënyrës së jetesës, shëndetit dhe komunitetin. Është një industri miliarda dollarëshe. Një brez i ri lojtarësh po renditen në krye të klasifikimeve në mbarë botën, duke ofruar një dinamikë të re për tifozët, televizionet dhe sponsorët. Organizatorët dhe tifozët e golfit po shohin të zhvillohen rivalitete të reja kurse transmetuesit po përdorin teknologji dhe platforma të reja për të përmbushur kërkesat e një brezi të ri që është pranë teknologjisë. Ndërkohë, […]
(De)maskohet mashtrimi…
Mashtrimi, si akt, është po aq i vjetër sa njerëzimi. Vitet e fundit, në Shqipëri janë shtuar rastet e kallëzimeve për skema të shumta mashtrimi, por ekspertët thonë që ka problematika në gjykim, ndaj të dëmtuarit nuk marrin dëmshpërblimin e tyre. Ndërsa në vitin 2017, veprat penale u rritën me më shumë se 40% se dy vite më parë, ekspertët ligjorë pohojnë rastet e fundit të mashtrimeve këtë vit… Mashtrimi mund të jetë aq i vjetër sa vetë civilizimi. […]
Në botë
Globalisht, keqpërdorimi i pasurive përfaqëson shumicën e veprimtarisë mashtruese, që përfshin gati 85% të rasteve të përgjithshme të mashtrimit në punë në vitin 2013, me një kosto mesatare prej 130,000 dollarë për rast. Mashtrimi i pasqyrave fi nanciare ishte më i rrallë – vetëm 9% e rasteve të raportuara kishin keqinformime fi nanciare – por në këto raste, humbja e vlerësuar për incident tejkalonte 1 milion dollarë. Interesant është fakti se, dy ose më shumë nga këto lloje të mashtrimeve […]
Mashtrimi, edhe në internet
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) ka publikuar një studim të fundit mbi sigurinë kibernetike dhe radikalizimin online në Ballkanin Perëndimor. Sipas studimit, Shqipëria nuk ka një Strategji të Sigurisë Kibernetike në vetvete, në mungesë të saj është e mjaftueshme Iniciativa për Sigurinë Kibernetike 2015 – 2017. Qëllimi i Dokumentit të Politikave ishte “të rishikojë dhe të koordinojë detyrimet që rrjedhin nga angazhimet që janë ndërmarrë për një hapësirë të sigurt kibernetike, me qëllim që të sigurohet përmbushja të përgjegjësive të […]
Firmat ndërtojnë, blerësit…ikin
Ofertat në tregun e apartamenteve në Tiranë sa vijnë e po shtohen, në kontrast me rimet e përshpejtuara të emigracionit. Aktorët e tregut shprehen se ka një mospërputhje mes kërkesës së individëve për shtëpi, të cilët duan çmime ekonomike, dhe atë çka ofrojnë firmat e ndërtimit. Në zonat e qendrës, ku çmimet janë mbi 2000 euro/m², aktorët e tregut paralajmërojnë se rrezikohet flluska. Në 2019-n, qyteti i Tiranës u rendit në vend të 10 si më i shtrenjti në Europë, […]
Në 2019 Tirana bëhet më e shtrenjtë, çmimet rriten, paga mesatare ulet
Për banorët e Tiranës, blerja e një prone në 2019-n do të jetë më pak e përballueshme. Portali më i madh i të dhënave mbi kostot dhe cilësitë e jetesës e vlerësoi në rritje, për herë të parë pas dy vitesh, raportin e çmimit ndaj të ardhurave të disponueshme të individëve në qytetin e Tiranës. Sot të blesh një shtëpi në qytetin e Tiranës kushton më shtrenjtë se gjatë vitit që lamë pas. Raporti i Numbeo-s merr në shqyrtim dy […]
Njerëzit po ikin, kush do t’i blejë gjithë këto apartamente?!
Shqipëria prej 2015-s është prekur nga një valë e dytë e emigracionit të popullsisë. Përveçse kjo po kthehet në një problematikë të punësimit që ka prekur shumë sektorë të ekonomisë, do të ketë ndikim edhe te konsumi, duke filluar që nga kërkesa për mallra dhe shërbime, deri te kërkesa për të blerë pasuri të paluajtshme në Tiranë. Kjo valë emigrimi është karakterizuar me ikjen e shtresës së mesme, të individëve të shkolluar dhe të rinj, kryesisht mjekë edhe specialistë IT, […]
Shtëpitë, bilanci i një takse
Rreth një vit nga hyrja në fuqi e taksës së ndërtesës, sipas metodologjisë së re, pak gjëra kanë ndryshuar. Bashkitë vijojnë ta mbledhin këtë taksë sipas mundësive, kush me ligjin e ri e kush me atë të vjetër. Kadastra fiskale, nga ana tjetër, është ende në hapat e parë. Nga 1.5 milionë njësi pronësore, vetëm 600 mijë prej tyre kanë të dhëna të sakta për të përllogaritur detyrimin sipas modelit të ri. Gjithçka do të jetë gati vetëm në vitin […]
Në Tiranë, taksa e pronës do të vijë te faturat e ujit
Bashkia e Tiranës ka vendosur në fillim të këtij viti si agjent për mbledhjen e taksës së pasurisë së paluajtshme, Ndërmarrjen e Ujësjellës- Kanalizimeve në Tiranë. Brenda katër muajve, të gjithë qytetarët duhet të shkojnë të bëjnë vetëdeklarimin e sipërfaqeve që kanë në pronësi apo përdorim, informacion që më pas do të verifikohet nga Ujësjellësi. Bashkia ka caktuar shoqërinë aksionere Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë, në rolin e agjentit të mbledhjes së taksës së pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, që përdoret apo shfrytëzohet […]
“Kadastra, të dhëna të sakta vetëm 600 mijë njësi, projekti mbyllet në 2021”
Flet Enton Duro, Drejtor i Drejtorisë së Taksës së Pronës dhe Pasurisë Sistemi informatik i kadastrës fiskale është i aksesueshëm nga data 5 nëntor 2018 për 61 bashkitë që duan të bëjnë ndryshime apo korrigjime në sistem për zonat e tyre. Drejtori i Drejtorisë së Taksës së Pronës dhe Pasurisë, Enton Duro, shprehet se projekti është ende në fillesa dhe nga 1.5 milionë adresa të marra nga OSHEE, vetëm për 600 mijë prej tyre mund të bëhet përllogaritja e […]
“Taksa e lartë, Bashkitë të shfrytëzojnë hapësirat për uljen 30%”
Flet Agron Haxhimali, kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Taksa e ndërtesës në nivelin 0.05% të vlerës së saj konsiderohet si një instrument që do të rrisë të ardhurat e bashkive. Agron Haxhimali, kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, shprehet se kjo është pozitive, por duhet të ishte menduar ndoshta një nivel më i ulët prej 0.03% për të nxitur qytetarët që ta paguajnë. Sipas tij, bashkitë duhet të shfrytëzojnë hapësirat që i jep ligji për të […]
Si mund të dominojë Kina shkencën. A duhet të shqetësohet bota?
Rreth 100 vite më parë, një valë protestash studentore shpërthyen në disa prej qyteteve më të mëdha të Kinës. Të dëshpëruar për të ndryshuar një shekull rënieje, udhëheqësit e lëvizjes (Lëvizja e 4 Majit) donin të braktisnin konfucianizmin dhe të importonin dinamizmin e Perëndimit, shkruan The Economist. Krijimi i një Kine moderne do të ndodhte vetëm duke rekrutuar “Shkencën” dhe “Demokracinë”, argumentonin ata. Sot vendi që studentët e Lëvizjes së Majit ndihmuan të merrte një formë të caktuar është më […]
Euro, përgjegjëse për rritjen e dobët ekonomike
Agjencia e lajmeve “Sputnik” ka realizuar një intervistë me Nicola Borri, profesor i ekonomisë dhe financave në Universitetin LUISS të Romës, mbi statusin aktual të monedhës së përbashkët europiane, e cila i ka mbijetuar krizave të mëdha në dekadën e fundit. Cili është mendimi juaj mbi statusin aktual të euros? Euro është në rrezik dhe në një fazë vendimtare të jetës së saj të shkurtër. Kur një numër shtetesh europiane vendosën të adoptonin një monedhë të vetme, ideja ishte se […]
Klauzola e tregut të dobët
Për tregjet në zhvillim, një Rezervë Federale më e frikësuar është më pak e rrezikshme. Kur tregjet e aksioneve të Amerikës lëkunden, politikëbërësit kinezë marrin frymë lirisht Kur ekonomia amerikane ngadalësohet, tregjet në zhvillim ndajnë po të njëjtën dhimbje me të, sepse Amerika është një treg i domosdoshëm për mallrat e tyre, shkruan The Economist. Por edhe kur ekonomia amerikane është në momentin e saj më të mirë, tregjet në zhvillim vuajnë sërish, sepse Rezerva Federale do të rrisë […]
Lëvizja e Jim Yong Kim
Presidenti i Bankës Botërore dha dorëheqjen krejt papritur Jim Yong Kim zhvendoset në një post tjetër, në një firmë me kapital privat Emërimi i Jim Yong Kim si president i Bankës Botërore, nga Presidenti i asokohe Barack Obama, ishte një vendim i papritur në Uashington D.C, për një numër të madh njerëzish, sepse fizikani nuk ishte aspak i njohur në këtë shtet. Edhe largimi i tij nga ky post ndodhi po krejt papritur, sepse në fillim të janarit z. […]
Plani i hapur
Efektet e ngadalta të rregullave të reja të Europës 13 janari i 2018 supozohej se do të shënonte një hap të rëndësishëm drejt ekspozimit të sistemeve bankare të Bashkimit Europian ndaj konkurrencës dixhitale. Direktiva e rishikuar e Bashkimit Europian për shërbimet e pagesave (PSD2) hyri në fuqi; kështu bëri një variant britanik, Open Banking, një shërbim financiar, fryt i një hetimi nga mbikëqyrësi kombëtar i konkurrencës. Një vit më pas, edhe pse në qetësi të plotë dhe pa shumë […]
Sfidat për tërheqjen e investimeve të huaja
Flet Matteo Colangeli, kreu i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri Sfidat për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte veçanërisht në prodhim, turizëm dhe agrobiznes do të vazhdojnë të jenë faktorë për gjenerimin e një rritje të qëndrueshme, punësimin dhe për zvogëlimin e hendekut të njohurive dhe aftësive në ekonomi. Hapja e negociatave për hyrjen në BE do të ishte një stimul i rëndësishëm për reformat aq të nevojshme, që do të përmirësojnë perspektivën e rritjes […]
Kursi godet eksportet
Bien për herë të parë në dhjetor, por e mbyllin vitin me rritje 13.7% Eksportet shënuan rënie me 1.7% në muajin dhjetor për herë të parë në 2018-n, teksa deri në nëntor ato po zgjeroheshin me ritme dyshifrore, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Rënia në muajin dhjetor erdhi si rrjedhojë e tkurrjes së eksporteve të tekstileve, me 5%, duke reflektuar efektin e zhvlerësimit të euros që në dhjetor zbriti në nivelet më të ulëta të dekadës, duke […]
Italia, “mbreti” i eksporteve shqiptare në 2018-n
Italia ka mbetur destinacioni kryesor i eksporteve shqiptare edhe në vitin 2018. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, te shteti përtej detit u shitën mallra e produkte me vlerë 150 miliardë lekë, ose gati 1.2 miliardë euro, me një rritje të lehtë prej 2% në krahasim me vitin e mëparshëm. Italia është absolutisht partneri më i rëndësishëm i Shqipërisë për eksportet, teksa në 2018-n, ka pritur 48% të totalit. Tekstilet dhe këpucët janë produkti kryesor që shkon drejt Italisë, […]
“10 year challenge”, nga fenomen social te “Vëllai i madh”
Një hashtag në Facebook mund të fshehë mbledhjen më të madhe të të dhënave për njohjen e fytyrës Ata që përdorin rrjetet sociale nuk mund të mos kenë vënë re trendin “#10 year challenge”, vënien e një foto të bërë kohët e fundit përkrah një të10 viteve më parë. Efekti është i bukur, ngjall nostalgji, pasi në një shikim të vetëm ju kuptoni se sa keni ndryshuar. Janë pak a shumë të gjithë, njerëz të zakonshëm, të famshëm, politikanë, […]
Perdja e re e hekurt
Niveli i ndotjes së ajrit midis Europës Lindore dhe asaj Perëndimore Midis Europës Lindore dhe asaj Perëndimore ekziston një pabarazi e habitshme, një Perde e re e Hekurt është shfaqur sërish. Sipas statistikave, vendet e Ballkanit dhe ato të Europës Lindore kanë normën më të lartë të vdekshmërisë për shkak të ndotjes së ajrit në Europë, shkruan Rebecca Banovic për Forbes. Fakti se niveli i ndotjes së ajrit është i lartë vërtetohet edhe nga të dhëna të tjera në […]
Rumani / Taksa e re mbi bankat mund të ndikojë në fleksibilitetin e politikës monetare
Guvernatori i Bankës Qendrore të Rumanisë tha në një deklaratë për shtyp se vendosja e një takse të re (të pastudiuar mirë) do ta bënte politikën monetare më pak efikase, shkruan Reuters. Të gjithë analistët e pyetur nga Reuters prisnin që Banka Qendrore ta mbante normën e interesit në 2.5%. Guvernatori Mugur Isaresku tha se inflacioni do të mbetet pak më poshtë kufirit të objektivit të mësipërm, në 1.5-3.5% dhe se perspektiva e vitit 2019 dukej e qetë. Megjithatë, “një […]
Maqedoni / Voith fiton lejen për hidrocentralin në Maqedoni
Grupi i teknologjisë Voith ka fituar një leje për prodhimin, furnizimin dhe komisionimin e dy turbinave StreamDivers për hidrocentralin e vogël në Gradishtë të Maqedonisë. Kompania do të mbikëqyrë edhe instalimin dhe furnizimin me valvula. Hidrocentrali do të fillojë të veprojë në fillim të vitit 2020 dhe do të furnizojë me energji të pastër deri në 900 familje në rajonin e Jegunovcit në veri të kryeqytetit maqedonas. Ndërtimi i kësaj fabrike është një nga 12 objektet që aktualisht po planifikohen […]
Maqedoni / Padi nga Hellenic Petroleum mbi kontratën e naftës
Maqedonia shpreson se negociatat mund të bindin kompaninë greke Hellenic Petroleum që të ulë shumën prej 32 milionë dollarësh, që kjo e fundit kërkon si dëmshpërblim përpara Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, tha zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Mile Bosnjakovski. “Qeveria po nis një proces negocimi që synon gjetjen e një zgjidhjeje që do të zvogëlojë dëmet potenciale të buxhetit maqedonas, për diçka që është bërë nga qeveria e mëparshme”, tha z. Bosnjakovski. Kjo është mosmarrëveshja e dytë midis kompanisë greke […]
Bullgari / PBB do të përshpejtohet në vitin 2019
Rritja ekonomike e Bullgarisë pritet të përshpejtohet nga 3.5% vitin e kaluar në 3.9% në vitin 2019, si pasojë e stimujve të moderuar fiskalë dhe përshpejtimit të aktivitetit të investimeve, tha grupi financiar italian, UniCredit, raporton SeeNews. “Ndër masat e planifikuara, rritja e shpenzimeve të infrastrukturës dhe rritja e pagave të sektorit publik pritet të kenë rol më efikas në mbështetjen e kërkesës së brendshme në vitin 2019”, tha UniCredit në një raport tremujor makroekonomik mbi Europën Qendrore dhe Lindore. […]
Bullgari / 2 miliardë leva për pushime
Sipas të dhënave të fundit, bullgarët shpenzuan 2 miliardë leva gjatë pushimeve të Krishtlindjeve. Për bullgarët, fitimi i parave është i rëndësishëm sepse ata duan ta përfytyrojnë veten që të jenë gjithmonë mirë duke u krahasuar edhe me vende të tjera europiane dhe mbi të gjitha, duke u treguar këtyre të fundit se bullgarët nuk kanë mbetur mbrapa. Njerëzit në vendbanime të vogla, si në fshatra për shembull, investojnë më shumë në ushqim dhe në konsum, ndërsa njerëzit e qyteteve […]
Banka Botërore, mbi 60 milionë euro për projektet në bujqësi dhe zhvillim rural
Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e projekteve për bujqësinë dhe zhvillimin në Kosovë, me një fond mbi 60 milionë euro. Mbështetja u njoftua në takimin që ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, NenadRikalo, pati me përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore (BB), me të cilët ka diskutuar për Projektin e ardhshëm për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Gjatë takimit, ministri Rikalo dhe zyrtarët e BB-së diskutuan për fazat e përgatitjes së projektit të ri, të cilat tashmë kanë filluar […]
Çfarë do të ndodhë me mallrat me origjinë serbe që janë futur në Kosovë para taksës
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur javën e kaluar, ka marrë vendim që të gjitha mallrat që kanë hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës para datës 21 nëntor të vitit të kaluar, kur edhe është marrë vendimi për ngritjen e taksës në 100%, të lirohen nga kjo taksë. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/76, të datës 21.11.2018, me të cilin përjashtohen nga taksat […]
Një tjetër autostradë e re në Kosovë
Ende pa përfunduar autostrada që lidh Prishtinën dhe Shkupin, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës paralajmërojnë se gjatë këtij viti pritet të nisë ndërtimii një autostrade tjetër.Autostrada e re pritet të lidhë qytetet Istog- Pejë – Deçan- Gjakovë dhe Prizren, që njihet ndryshe edhe si “Autostrada e Dukagjinit”. Ajo llogaritet të jetë ndër autostradat më të gjata në territorin e Kosovës, me 91 kilometra.Për këtë projekt kanë filluar përgatitjet dhe thuhet se do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve më të […]
Automjetet e përdorura – importet
Ndalimi i importit të automjeteve më të vjetra sesa 10 vjet, duke filluar nga 2 dhjetori, ka ndikuar ndjeshëm në frenimin e tyre, që në muajin e parë të zbatimit të ligjit. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Doganat tregojnë se në dhjetor 2018 u importuan vetëm 1,749 automjete të përdorura, shumë më e ulët se mesatarja mujore prej 3,000 – 5,000 automjete, që janë importuar mesatarisht gjatë periudhës 2012-2018. Këtij niveli të ulët i parapriu importi i lartë në […]
Vizita në terren / 27 kompani shfaqin interes në garën për TEC Vlorën
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se është përmbyllur të martën e kaluar vizita në terren me investitorë të interesuar për procedurën e koncesionit/Partneritetit Publik-Privat të Termocentralit të Vlorës. Të paktën 27 kompani, prej të cilave shumica të huaja, u njohën me situatën aktuale të TEC-it të Vlorës, të dhënat e përgjithshme teknike të tubacionit të gazit Fier-Vlorë, si dhe situatën energjetike të Shqipërisë. “Brenda datës 28 shkurt, kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë […]
Takimi / Sejko paralajmëron reduktimin e stimulit monetar në Shqipëri në linjë me Eurozonën
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Forumin për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga “Euromoney”. Në forum u diskutuan zhvillimet më të fundit ekonomike në vendet e Europës dhe më gjerë, ku gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko u shpreh se qëndrimi i politikës monetare të BQE-së ka një ndikim të fortë dhe të drejtpërdrejtë në ekonomitë dhe sistemet financiare të rajonit, si rezultat i afërsisë gjeografike të tregjeve, integrimit financiar, si dhe […]
Investimet strategjike / AIDA nis promovimin për 94 destinacione, disa prona private
Janë të paktën 94 destinacione turistike që do të promovohen nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve te markat e mirënjohura hoteliere, por jo vetëm, për të parë mundësinë e investimeve strategjike në këto zona në sektorin e turizmit. Një procedurë e hapur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit parashikon pikërisht hartimin e broshurave informuese për secilin destinacion me detaje të tilla si pozicionimi, lartësia nga deti, sipërfaqja, foto dhe filmime ajrore që do të mund t’u japin investitorëve […]
Programi buxhetor afatmesëm / Qeveria lë të pandryshuara projeksionet për rritjen ekonomike dhe borxhin publik
Qeveria shqiptare miratoi këto ditë Kuadrin e ri Makroekonomik dhe Fiskal të vendit për periudhën 2019 – 2022, duke lënë të pandryshuara projeksionet për rritjen ekonomike dhe ecurinë borxhit publik në raport me rishikimin janarit 2018. Rritja ekonomike parashikohet të vijojë të qëndrojë mbi nivelin prej 4% edhe gjatë tri viteve të tjera 2020–2022. Rritja ekonomike parashikohet të jetë në nivelin prej 4.4% në vitin 2020 nga 4.2% e parashikuar për 2018-n dhe 4.3% për 2019-n. Edhe në dy vitet […]
TAP / ERE nis procedurat për licencimin në aktivitetin e transmetimit të gazit
Gazsjellësi Trans Adriatik TAP ka kërkuar pranë Entit Rregullator të Energjisë që të licencohet në aktivitetin e transmetimit të gazit. Vetëm pak ditë më parë, ERE hapi procedurën standarde për këtë licencim, i cili do të ketë një afat 25-vjeçar, ndërkohë që kompanisë së gazsjellësit ju kërkua që të paraqesë një sërë dokumentesh që do të plotësojnë edhe më tej dosjen e nevojshme për të përfituar licencën. Referuar korrespondencës, ERE njoftoi se subjekti Trans Adriatic Pipeline AG, me shkresën Nr. […]
AKEP dhe ISHMT / Mbikëqyrje e përbashkët e veprimtarisë tregtare elektronike të bizneseve
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) dhe AKEP, i cili pritet të sjellë kryerjen e analizave dhe vlerësimeve të përbashkëta mbi operatorë ekonomikë të ndryshëm në treg. Qëllimi i nënshkrimit të memorandumit është rritja e eficencës së funksionimit të mbikëqyrjes së veprimtarisë tregtare elektronike të operatorëve ekonomikë, bazuar në parimet e sigurisë së produktit dhe pronësisë intelektuale, për të garantuar të drejtën e shtetasve shqiptarë për të ushtruar veprimtari të lirë tregtare dhe mbrojtjes […]
#10YearChallenge, një meme për ekonominë
#10YearChallenge është slogani më viral i ditëve të fundit në rrjetet sociale, ku njerëzit tregojnë me fotografi si ishin para 10 vjetësh dhe si janë tani. Në Shqipëri dominojnë VIP-at me postime fotografish, që demonstrojnë dhunshëm se sa “të bukur” dhe “të pasur” janë bërë gjatë këtyre 10 vjetëve. Për politikanët shqiptarë, kanë menduar qytetarët e thjeshtë. Në memet ironike që qarkullojnë në rrjetet sociale, ata ishin të dalë mode, të varfër, të thjeshtë. Pas një dekade, në imazhet e […]