Tregu i reklamave 2017-2018
Në total, tregu i reklamave në vend, në vitin 2017, vlerësohet të ketë arritur në rreth 37 milionë euro, me një rënie prej 6%, duke shënuar performancën më negative të viteve të fundit. Të ardhurat e televizioneve, gazetave, kompanive outdoor shënuan rënie, radio u rrit lehtë, ndërsa vetëm segmenti online shënoi zgjerim dyshifror. “Monitor” e ka bërë vlerësimin e tregut të reklamave për 2017, duke u nisur nga tregues direktë të matur nga disa drejtime: të ardhurat e kategorive kryesore […]
Televizionet, Top Channel më i madhi, Klan më fitimprurësi
Gara është e ashpër mes televizioneve për të tërhequr vëmendjen e teleshikuesve në çdo sekondë. Prej disa vitesh, Klan dhe Vizion Plus, krahas prodhimeve të veta, po konkurrojnë në prime time me telenovela turke, ndërsa Top Channel vijon t’i rezistojë një zgjedhjeje të tillë, edhe pse kjo mund të thotë më pak shikues. 2017-a ishte viti më i vështirë për televizionet kombëtare, për shkak të reduktimit të buxheteve të kompanive të telekomunikacioneve dhe bankave, por në 2018-n, ato kanë arritur […]
Vdekja e ngadaltë e shtypit të shkruar
Shtypi i shkruar po shkon drejt vdekjes së ngadaltë, teksa përmbajtja e tij, ndryshe nga mediat në botë, nuk po u përshtatet zhvillimeve të vrullshme teknologjike, duke u konkurruar nga mediat online, madje dhe nga njësitë online brenda gazetës së tyre. Titulli kryesor i gazetave pothuajse përditë lidhet me informacione utilitare dhe jo lajme, siç janë njoftimet e legalizimeve, pronave, listave të ndryshme etj., duke targetuar brezin relativisht të moshuar që ende nuk është i lidhur me internetin. Edhe lajmet […]
Reklamuesit “tradhtojnë” mediat online, joshen nga njerëzit me influencë
Inflacioni i portaleve nuk ka të ndalur. Teksa numri i tyre vijon të shtohet me shpejtësi, pjesa më e madhe nuk kanë një përmbajtje të tyre dhe kopjojnë sa andej-këtej, ndërsa standardet e raportimit, në ndjekje të klikimeve, lënë shumë për të dëshiruar. Në të kundërt, reklamuesit kanë filluar të tërhiqen dhe të bëhen më përzgjedhës. Të dhënat e Idra Media tregojnë se sipërfaqja e reklamuar në mediat online u rrit me 68% në 2016-n dhe 16% në 2017 (me […]
Mediat po përjetojnë “shkundjen” e dytë të madhe në tregun e reklamave
Flet Gjergj Kalaja, Drejtor i Departamentit Digital pranë Mediadesk.al Tregu i reklamave në vend, pasi u orientua fillimisht nga printi në online, tashmë po shënon ndryshimin e dytë të madh. Gjergj Kalaja, Drejtor i Departamentit Digital pranë Mediadesk.al, që ka krijuar dhe mirëmban disa nga mediat online më të vizituara në Shqipëri pohon se reklamuesit shqiptarë, në mungesë të një shërbimi cilësor nga mediat online dhe nga mënyra spekulative tarifimi, po lëvizin tashmë drejtpërsëdrejti në platforma ndërkombëtare reklamuese si Google Ads […]
Mediat online, pas lulëzimit, do të seleksionohen
Flet Andi Bushati, botues i Lapsi.al Shtimi i mediave online vitet e fundit krijoi një hapësirë të re lirie dhe informimi por, nga ana tjetër, u shoqërua edhe me kaos. Andi Bushati, gazetar me përvojë dhe botues i Lapsi.al, pohon se koha do të bëjë përzgjedhjen e tyre dhe do të mbeten në treg mediat më serioze. Një tjetër “revolucion” siç e quan ai, është zhvendosja e reklamave nga shtypi i shkruar në atë online. Si e shpjegoni lulëzimin […]
Reklamat në hapësirë, tregu rritet në 2016, por bie sërish më pas
Katër operatorët kryesorë që menaxhojnë reklamat në hapësirë (outdoor), Albartex, La Strada, Metro SHA, kanë raportuar rënie me 9% të të ardhurave në 2017-n, në 491 milionë lekë. Tregu ka pasur disa shitblerje. Në korrik 2018, Albartex ka përthithur Platea, pjesë e të njëjtit grup. Media Group In, pjesë e grupit Le Spot, ka blerë 75% të aksioneve të La Strada në tetor 2018. Operatori më i madh në këtë treg është Albartex, me 75% të totalit, i cili është […]
Rimëkëmbja e radios
Drejtuesit dhe pasagjerët e automjeteve kanë mbetur “shpresa” e vetme për të dëgjuar radio, sidomos në periudhën e verës, kur udhëtohet më shumë. Radio është një nga mjetet e komunikimit që po vuan zhvillimin e teknologjisë së informacionit, teksa interneti, smartphone dhe aplikacionet e muzikës po e kthejnë gradualisht atë në një relike. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit rezulton që një pjesë e madhe e radiove janë pezulluar, janë në likuidim e sipër apo me probleme me përmbarimin, për shkak […]
2019-a pritet të jetë në të njëjtin nivel si viti 2018
Flet Konstantinos Panagiotoupoulos, CEO i OGILVY, njëkohësisht edhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Agjencive të Komunikimit (AACA – Albanian Association of Communication Agencies) Tregu i reklamave në 2019-n pritet që të jetë në nivele të ngjashme me vitin që sapo lamë pas, megjithëse treguesit e parë nuk janë shumë optimistë. Konstantinos Panagiotoupoulos, CEO i OGILVY, njëkohësisht edhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Agjencive të Komunikimit, pohon se në tregun tonë, të dhënat mbeten të pamjaftueshme për të sjellë një […]
“Më shumë për më pak”, për ata që duan të mbijetojnë në këtë treg
Flet Suela Shtylla, drejtore menaxhuese e McCANN Tirana Tregu i reklamave nuk pritet të shfaqë shenja gjallërimi në të ardhmen. Suela Shtylla, drejtore menaxhuese e McCANN Tirana, pohon se pjesa më e madhe e bizneseve nuk i kushtojnë vëmendje marketingut dhe komunikimit për vetë modelin e zhvillimit ekonomik në vend, ndërkohë që kompanitë reklamuese ekzistuese sa vijnë e tkurrin buxhetet. Ajo pret më shumë ndryshim të logove të reklamuesve ekzistues, sesa me prurje të shtuara në treg. Ndryshe nga […]
“Kompanitë shqiptare të fokusohen te marketingu dhe burimet njerëzore”
Flet Gerton Bejo, CEO i agjencisë VATRA Për Gerton Bejon, CEO i agjencisë publicitare VATRA me aktivitet në Tiranë, Prishtinë e Shkup, bizneset shqiptare në përgjithësi duhet të kthejnë vëmendjen në përcaktimin e një buxheti vjetor për marketingun. Ai shton se kanalet më të besueshme për të çuar mesazhet te audiencat mbeten ende mediat tradicionale, që kapin një target audience të caktuar, por vitet e fundit interesi është rritur dhe për mediat online dhe rrjetet sociale. Ndryshe nga viti […]
Cilët janë reklamuesit më të mëdhenj në vend
Prej vitesh telekomunikacionet dhe bankat kanë “ushqyer” tregun mediatik në vend, përmes buxheteve të mëdha të marketingut, pjesa e luanit të të cilave shkon për televizionet. Por, në 2017-n, të dy këto segmente rezultojnë të kenë qenë shumë më “koprracë”, teksa telekomunikacionet rezultuan me humbje si rrjedhojë e rënies së të ardhurave dhe shtimit të shpenzimeve në një treg të maturuar, ndërsa bankat ngadalësuan kreditimin dhe shumë prej tyre dolën në shitje. Kompanitë celulare kishin gjithsej një buxhet reklamash prej […]
Shqipëria, ndër vendet me tregun më të ulët të reklamave në rajon
Tregu i reklamave mbetet i nënzhvilluar në vendet e rajonit, për shkak të vetë nivelit të ekonomisë dhe sofistikimit të bizneseve. I matur për frymë, sipas vlerësimeve të Institutit të Mediave dhe IREX (organizatë globale zhvillimi dhe edukimi që bën vlerësimin rajonal të të ardhurave vjetore nga publiciteti), tregu i reklamave në Shqipëri gjeneron 13 euro në vit për person, duke u renditur ndër nivelet më të ulëta në rajon, së bashku me Bosnjën. Kryesimin e mban Serbia, me rreth […]
Anketimi i INSTAT: Nëntë nga dhjetë shqiptarë janë të ekspozuar ndaj mediave
Lajmet, telenovelat, debatet politike janë kthyer në një mjet të rëndësishëm të kalimit të kohës për shqiptarët. Në një anketë të fundit të INSTAT, në më shumë se 16 mijë persona, u gjet se nëntë nga dhjetë shqiptarë janë të ekspozuar ndaj mediave. Televizioni është media dominuese: 91% e grave dhe 88% e burrave shikojnë televizor të paktën një herë në javë. Burime të tjera informacioni janë gazetat (17% e grave dhe 25% e burrave lexojnë gazeta të paktën një […]
“Ngrirja” e koncesioneve: Revolucion apo show?
Ndërprerja e Partneritetit Publik-Privat për Thumanë-Kashar dhe më pas një deklaratë për ngrirjen e të gjitha kontratave të hidrocentraleve jooperative ngjajnë si dy masa që duan të zhbëjnë një model që “ushqehet” prej vitesh, pra revolucion. Për ekspertët kjo nuk është asgjë më shumë sesa show i radhës mediatik që, në fund, nuk do të sjellë asnjë ndryshim. Për investitorët, kjo është një rrufe në qiell të hapur, që pritet të ketë efekt zinxhir në ekonomi me projekte që u […]
“Asnjë masë në 5 vjet, qeveria po bën show-n e radhës”
Flet Gjergj Bojaxhi, ekspert për çështjet e energjisë Ndërtimet në zonat e mbrojtura apo parqe kombëtare kanë vite që vijojnë nga ana e atyre që kanë kontrata koncesionare për hidrocentrale por, së fundmi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi për një fazë të re pezullimi. Ekspertë të fushës theksojnë se kjo praktikë e ndjekur shpesh ka rezultuar deri më tani me zero kontrata të prishura. Gjergj Bojaxhi, në një intervistë për “Monitor” thekson se “ngrirja” e fundit e kontratave […]
“Ngrirja e kontratave të HEC-eve e pabazuar në ligj, investitorët të frikësuar”
Flet Anita Shushku kryetare e Bordit të AREA-s Kontratat e hidrocentraleve jo operative janë në një fazë të re bllokimi të njoftuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Situata mbetet e paqartë për investitorët që kanë kontrata koncesionare me qeverinë, lidhur me atë që synohet të arrihet dhe kë prek. Anita Shushku, kryetare e Bordit të AREA-s (Shoqata Shqiptare e Energjive të Rinovueshme) në një intervistë për “Monitor”, nënvizon se vendimi i fundit është i pabazuar në ligj dhe […]
Auditimi Ligjor: Fabula e hidhur e një profesioni të shpërfillur padrejtësisht
Në fillim të viteve ‘90, muzikanti dhe këngëtari i famshëm i rrymës rrok Lenny Kravitz nxori këngën hit “Rock and Roll is Dead” (Rock and Roll-i ka vdekur), një këngë kjo që nuk u prit aspak mirë nga kolegët e tij artistë të asaj kohe. Perceptimi i përgjithshëm për situata të tilla të ngjashme është që shpeshherë artistët, në përpjekje për të fituar sa më shumë vëmendje publike, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, madje dhe t’i kundërvihen asaj që […]
Kodi, që fundos prodhuesit
Ndryshimi në ligjin për taksat kombëtare në lidhje me taksimin e një grupi produktesh, që shërbejnë si lëndë e parë për disa industri prodhuese në vend, ka alarmuar prodhuesit. Për disa prej tyre, taksimi me 25 lekë për kilogramë të lëndës së parë të importuar rrit kostot operative deri në 70%. Operatorët e prekur thonë se për shkak të këtij ndryshimi, ata bëhen jo konkurrues si për tregjet ku eksportojnë, po ashtu edhe në tregun vendas. Edhe pse ky ndryshim […]
Ngadalësimi i globalizimit
Një model i ri i tregtisë botërore po bëhet më i qartë, po ashtu siç po bëhen edhe kostot e tij Kur Amerika mori një kthesë proteksioniste në politikën e saj rreth dy vjet më parë, shqetësimet që krijoi ishin të shumta, kryesisht në lidhje me atë se mjerimi i viteve 1930 do të kthehej sërish, shkruan The Economist. Por sot, ato parashikime ogurzeza duken të gabuara. Është e vërtetë që Kina po ngadalësohet dhe po aq e vërtetë […]
Pastrimi i bankave të Italisë duket një proces i ngadaltë dhe i dhimbshëm
Gjurmët e krizës bankare do të zbehen me vështirësi “Flluskat që duhej të shpërthenin kanë shpërthyer”, shprehet Mario Deaglio, ekonomist në Universitetin e Torinos, në lidhje me bankat e Italisë, shkruan The Economist. Një prej më të fundit ka qenë ajo e Bankës Cargie, e cila kaloi nën administrim të përkohshëm të Bankës Qendrore Europiane (BQE) më 2 janar, njëkohësisht edhe hera e parë që rregullatori europian e ushtron një fuqi të tillë. Lëvizja u shoqërua me një takim […]
Eksportuesi që shkakton probleme
A po i vjen fundi i dekadës së artë të Gjermanisë? Biznesi gjerman është i paqëndrueshëm si pasojë e tensioneve gjeopolitike Në pjesën më të madhe të dekadës së kaluar, Gjermania ka qenë një rast përjashtimi i dobësisë ekonomike që përfshiu pjesën tjetër të Europës, shkruan The Economist. Mbështetur në disa prej të dhënave të kohëve të fundit, edhe gjermanët e fuqishëm mund të rezultojnë që të jenë në probleme serioze. Pas rënies së ekonomisë me 0.2% në tremujorin […]
Ishujt e Thesarit
Malta dhe Qipro, dy prej ekonomive më të vogla të Bashkimit Europian, po përballen me probleme në rritje në drejtim të pastrimit të parave Kur Marshall Billingslea, zyrtari amerikan i Thesarit, në krye të departamentit që merret me çështjet e pastrimit të parave, vizitoi Qipron në maj të 2018-s, mesazhi që ai dha atje ishte shumë i ashpër. Zyra e tij kohët e fundit akuzoi për pastrim parash nga Rusia, ABLV-në, bankën e tretë më të madhe e Letonisë, […]
Raporti / FMN jep alarmin për PPP-të, po rrisin rreziqet fiskale, janë 15% e GDP vetëm në 2019-n
Partneritetet Publike Private (PPP) janë kthyer edhe një herë në vëmendje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar duke paralajmëruar ashpër për rreziqet fiskale që ato mund të sjellin për buxhetin dhe ekonominë vendase. Në raportin e fundit për Shqipërinë, ky institucion nënvizon se angazhimi i projekteve infrastrukturore përmes PPP-ve ka rezultuar në rritje të detyrimeve potenciale, ndërkohë që kontratat janë të hartuara dobët dhe mund të pengojnë eficencën e investimeve publike. Shqetësimi te projektet PPP duket se u referohet shifrave të cilat […]
Politika fiskale / Ulja e pragut të TVSH-së nuk dha rezultat
Amendimi, vit pas viti, i ligjeve fiskale, ka cenuar progresin që qeveria shqiptare duhet të arrinte në drejtim të të ardhurave. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në rishikimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë, vë në dukje se janë bërë përmirësime sa u përket sistemeve të informacionit dhe teknologjisë për administrimin e taksave, por nga ana tjetër, sistemimi tatimor ka rënë pre e ndryshimeve të shpeshta shpesh të fokusuara në objektivat sektorialë. Politikat, përfshirë ndryshimet në Paketën Fiskale të 2019-s mund të […]
Dështon tenderi për Unazën e Madhe. Qato: Asnjë ofertë nuk plotësonte kërkesat
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar çdo ofertë të paraqitur për tenderin e Unazës së Madhe, duke i konsideruar se nuk ishin në përputhje me kërkesat. Kryetarja e ARRSH, Sonila Qato, në një dalje për mediat njoftoi se nuk është kualifikuar asnjë ofertë e paraqitur. Sipas saj, ofertat e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara, ndërsa shtoi se punimet në lotet e tjera të projektit do të vijojnë normalisht. “Autoriteti Rrugor Shqiptar do të vijojë të mbështetet në […]
Të plotësohet kuadri ligjor / Shoqata e Siguruesve reagon pas helmimit të 20 punonjësve në Durrës
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka reaguar pas helmimit të 20 punonjësve në Durrës, duke i kërkuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe komisioneve kuvendore marrjen e masave për kompletimin e kuadrit ligjor, në lidhje me rreziqet në punë. Sipas njoftimit zyrtar: “Në një fasoneri në qytetin e Durrësit, u helmuan rreth 20 punonjëse, për shkak të një defekti në tubat e aspirimit të gazit. Fatkeqësisht kjo nuk është e vetmja ngjarje ku ndodhin aksidente në punë. Rikujtojmë se brenda […]
Kartat e identitetit / Vlefshmëria zgjatet deri më 31 dhjetor 2019
Letërnjoftimet elektronike që skadonin këtë vit do të kenë vlefshmëri deri më 31 dhjetor 2019. Lajmin e bënë të ditur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një vizitë në zyrat e reja në rrugën “Bardhyl”, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4. Ata nënvizuan zgjatjen e vlefshmërisë dhe të ofrimit të shërbimeve për aplikimet e reja edhe ditën e shtunë e të diel. Bashkia e Tiranës, në […]
Adoptimi i euros nga Kroacia është edhe lëvizja e shumëpritur e Rusisë
Pretendimi i Kroacisë se po zbaton siç duhet reformat e kërkuara nuk është aspak i saktë. Për më tepër, korrupsioni endemik jo vetëm që vazhdon të luajë rol kyç në problemet financiare, por ai ia ka lehtësuar Rusisë përpjekjet për t’u infiltruar në rajonin e Ballkanit. Herën e fundit që një ekonomi me rrezik të lartë iu bashkua Eurozonës, rezultoi në shpëtimin grek. Por me kërkesat në rritje nga anëtarët e tij më të rinj, Brukseli po shqyrton zgjerimin e […]
Maqedoni / Korporata Ndërkombëtare e Kanabisit, ICC, shfaq interes ndaj kompanisë maqedonase të prodhimeve farmaceutike Alkaloid
Korporata Ndërkombëtare e Kanabisit, ICC International Cannabis Corp, ka njoftuar se si pjesë e përvetësimit të kanabisit të Ballkanit, kjo korporatë ka shfaqur interes edhe ndaj prodhuesit të produkteve farmaceutike të Maqedonisë, Alkaloid AD Skopje (Alkaloi). Kompania Alkaloid, me seli qendrore në Shkup të Maqedonisë, ka një fuqi punëtore me rreth 1,800 punonjës. Shkupi, përveçse kryeqyteti i Maqedonisë, është edhe qendra ekonomike dhe metropol i vendit. Alkaloidi ka një rrjet prej 16 filialesh në mbarë botën, të vendosura në një […]
Bullgari / Investohen rreth 5 milionë euro në një fabrikë të inxhinierisë mekanike afër Plovdivit
Ministri i Ekonomisë së Bullgarisë, Emil Karanikol, i dorëzoi një kompanie të huaj një certifikatë investimi të klasit të parë, sipas Aktit për Promovimin e Investimeve, e cila do të investojë 10 milionë leva bullgare (rreth 5 mln euro) në ndërtimin e një fabrike të inxhinierisë mekanike afër Plovdivit, raporton radioja kombëtare “Darik”. Pritet që nga ndërtimi i kësaj fabrike të re të punësohen rreth 100 punonjës. Projekti i investimeve parashikon ndërtimin dhe pajisjen e një ndërtese për prodhimin e […]
Bullgaria / Fund politikës së lejimit të blerjes së nënshtetësisë, pas paralajmërimeve të fundit të BE-së
Bullgaria ka në plan të ndalojë lejimin e të huajve të pasur për të blerë nënshtetësinë bullgare kundrejt investimeve të tyre në këtë shtet, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë javën e kaluar. Sipas Ministrisë, kjo skemë ka dështuar në gjenerimin e përfitimeve të rëndësishme ekonomike për vendin e BE-së, shkruan Telegraph.co.uk Ndryshimet ligjore vijnë pas paralajmërimeve të fundit të ekzekutivit të BE-së, se skema të tilla mund të ndihmojnë grupet e huaja të krimit të organizuar të […]
Bullgari / Ekonomia ka fituar imunitet
“Ne kemi borxh të vogël dhe suficit të madh, por ne duhet të mendojmë për të ardhmen dhe t’u kushtojmë më shumë vëmendje investimeve në vend. Bullgarët përshtaten shpejt dhe ne duhet ta përdorim në të mirën tonë këtë fakt”, tha drejtuesja ekzekutive e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva, për “Nova Television”. Sipas saj, për shkak të një Brexit të paqartë dhe tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës, viti 2019 nuk do të jetë aq i mirë sa viti i kaluar. “Rritja […]
Mungesa e mbrojtjes në internet do t’u kushtojë kompanive 5.200 miliardë humbje
Një raport i Accenture tregon se si teknologjia që lëviz internetin po lufton për të na mbrojtur nga kërcënimet informatike Në vitin 2017, 4,2 miliardë persona kanë përdorur internetin (në vitin 2007 ishin 1,2 miliardë), ndërsa brenda vitit 2021 do të jenë 25 miliardë pajise të lidhura me Internetin e Gjërave (makina, pajisje elektro-shtëpiake, pajisje ‘smart’ etj.). Rriten mundësitë që ofrohen nga interneti dhe kërkesat për rrjet. Por problemi është që rrjeti nuk rritet. Mbi të gjitha, nga pikëpamja […]
Konsumi – T III 2018
Konsumi i popullatës ka shfaqur shenja gjallërimi në vitin 2018, duke reflektuar efektet e rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vendit, konsumi i popullatës u rrit me gati 4%, që është niveli më i lartë që nga tremujori i dytë i vitit 2016. Që prej vitit 2011, kur INSTAT raporton të dhënat, konsumi ka shënuar luhatje të mëdha, duke kaluar negativ në disa muaj të vitit […]
Taksimi progresiv i “Rilindjes”, dështim i paralajmëruar
Modeli i taksës progresive dhe Rilindja janë një binom që nuk duket se po qëndrojnë dot bashkë në këmbë, ku të dyja po shtyjnë njëra-tjetrën drejt dështimit. Të ardhurat nga taksat në raport me PBB luhaten në ndryshime të vogla gjatë viteve, duke dëshmuar se fuqia e sistemit për të gjeneruar më shumë ka shteruar. Për vitin 2018, ato mendohet të arrijnë sa 27% e PBB-së, por edhe për vitet e ardhshme, megjithëse mendohet të ketë rritje ekonomike,vetë qeveria projekton […]