Ulliri, bostani dhe arrorët identifikohen si prodhime me leverdi
Një studim me ekspertë të Bankës Botërore tregoi së fundmi se Shqipëria mund të bëhet konkurruese në eksportet e prodhimeve bujqësore me ullirin, bostanin dhe arrorët. Por rritja e produktivitetit edhe në këto kultura nuk mund të arrihet pa zgjidhur copëzimin e lartë të tokës dhe… Shqipëria është e varur gjerësisht nga sektori bujqësor, i cili përbën 20.3% të PBB-së, kontribuon me rreth 38% të punësimit dhe 8.5% të totalit të eksporteve. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në […]
Bujqësia pa orientim
Mungesa e informacionit për tregjet dhe trendet e konsumit po krijon flluska në prodhimet bujqësore. Fermerët në zonat prodhuese të vendit – Korçë, Lushnjë dhe Fier reduktuan prodhimin prej humbjeve të larta që solli superprodhimi i qepës, preshit, patates dhe domates në vitin 2017. Çmimet me pakicë të këtyre produkteve janë aktualisht 3-4 herë më të larta se në vitin e kaluar. Por çmimet e këtij viti po nxisin mbjellje pa kriter të preshit dhe qepës, duke sinjalizuar për […]
Tregu nuk ka qepë dhe papate, kalben mollët dhe mandarinat
Mollët dhe Korçë dhe mandarinat në Jug po kalben poshtë pemëve. Një kilogram mandarinë dhe mollë kushton aktualisht 70 lekë kilogrami në kryeqytet, teksa në pikat e shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë. Eksperti i bujqësisë në zonën e Korçës, Nevion Telha pohoi se, fermerët e mollëve në Korçë kanë pësuar humbje të mëdha këtë vit. Prodhimi i lartë uli në minimum, çmimin duke mos justifikuar as shpenzimet për shërbimet që ju bënë pemëve. Ndërkohë që magazinat […]
Kostot shpesh më të larta se çmimet dekurajojnë prodhimin
Fermerët në zonën e Myzeqesë përllogarisin se kostot shpeshherë janë më të larta se çmimet. Stavri Gjini nga Gradishta e Lushnjës thotë se për kultivimin e një dynym serë, kostot vjetore janë 280 mijë lekë, siç shprehet ai, të reja, ndërsa fermeri Maliq Minga nga Vajkani i Fierit thotë se kosto vjetore e kultivimit me fushë është 80 mijë lekë (të reja). Minga tha se “edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Bujqësisë nuk e besuan, por një ditë erdhën në tokat […]
Plakja e popullsisë dhe emigracioni, në kurriz të prodhimit bujqësor
“Ma keq do të vejë” – thotë fermeri Stavri Gjini nga Gradishta e Lushnjës. “Të rinjtë po largohen, fëmijë po lindin pak. Por edhe fëmijët që po rriten nuk duan të punojnë në bujqësi. Të rinjtë nuk e pëlqejnë ta punojnë tokën. Ka pak fitime dhe shumë mundim, preferojnë të ikin jashtë”, thotë Gjini, i cili tashmë është i lodhur pasi ka vite të tëra pune në bujqësi dhe shumë shpejt nuk do të ketë më fuqi të punojë. Këtë […]
Modelet
Gjatë vitit të kaluar, Komisioni Europian publikoi trendet e përgjithshme të zhvillimit të bujqësisë 2018-2030. Në këtë material, të interesuarit në sektor janë në dijeni se do të vijojë ecuria e konsumit të prodhimeve bujqësore që nga sheqeri nga kallami, deri tek mishi, qumështi, bulmetrat dhe perimet, frutat dhe drithërat. Parashikimet e Komisionit mbajnë në konsideratë ndikimin që do të ketë në prodhimin bujqësor dietat e kohës që po ulin konsumin e mishit dhe sheqernave deri tek ndikimet e klimës. […]
Fluturojnë me 36% çmimet e zarzavateve në janar
Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet shënuan rritje jo të zakontë në janar, teksa INSTAT raportoi se, çmimet në grupin “zarzavate, përfshi patatet”, u rritën me 36.6%, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010, ku ndryshimi i çmimit, për shkak edhe të krizës globale, arriti në 56.6%. Ekspertët shpjegojnë se rritja e çmimeve erdhi si pasojë e goditjeve nga oferta, pasi prodhimi vendas këtë sezon ishte mjaft i kufizuar. Ndryshe nga herët […]
Si po ndahet torta që Kosova i hoqi Serbisë
Si ka ndryshuar ecuria e tregtisë së Kosovës me shtetet e tjera, pas vendosjes së taksës mbi mallrat serbe. Humbjet që iu shkaktuan Serbisë dhe presioni i Europës dhe Amerikës mbi Kosovën. A po përfiton Shqipëria? Nga Prishtina, Fatos Shala Më 6 shkurt 2019 u bënë tre muaj nga koha kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 10% ndaj mallrave serbe, e cila dy javë më pas, përkatësisht më 21 nëntor, u rrit në 100%. Vendosja e taksës […]
Sa janë zbatuar marrëveshjet Kosovë-Serbi për Doganën?
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar tani e disa vite dhe po vazhdon ende. Takimet në Bruksel mes dy shteteve shpeshherë nuk kanë sjell rezultatet konkrete. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka zhvilluar një infografikë në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, sa i përket çështjeve doganore. Përmes kësaj infografike, janë paraqitur marrëveshja për Vulat Doganore, marrëveshja për Mbledhjen e të Hyrave Doganore, marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, dhe marrëveshja për […]
Eksportet nga Shqipëria drejt Kosovës rriten 35%, a ndikoi taksa
Shqipëria ka eksportuar në vitin 2018 mallra e produkte me vlerë prej rreth 206 milionë eurosh në Kosovë, duke shënuar nivelin më të lartë historik, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Statistikore e Kosovës. Në raport me një vit më parë është shënuar rritje e ndjeshme prej 35.6%. Por të dhënat e detajuara mujore dhe sipas kapitujve, tregojnë se kjo rritje lidhet më shumë me gjallërimin e aktivitetit të kompanisë shqiptare të prodhimit të çelikut Kurum, e cila në […]
Sa kushton dashuria?
Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton. Duke marrë shkas nga 14 shkurti, Dita e Shën Valentinit që në Shqipëri, si çdo festë e “importuar”, ka marrë trajtë tjetër, një çift shqiptar nuk e kalon më këtë ditë vetëm me një trëndafil. Fatura është rritur aq shumë, sa kushton më pak të jesh “single”. Sipas një përllogaritje të të gjithë sektorëve ku është fokusuar më tepër vëmendja e dhuratave të çifteve, 14 shkurti kushton jo më […]
Kostoja e Shën Valentinit
Për shumë çifte, Dita e Shën Valentinit është një datë e rëndësishme në kalendarin e tyre, pasi bëhet fjalë për një festë për dashurinë. Për shumë çifte, kjo do të sillte prenotime udhëtimesh romantike, darka të shijshme në restorantet më të mira, apo shkëmbime dhuratash të veçanta. Për të tjerë, është një ditë e bezdisshme, shpesh e shtrenjtë, por që nuk kanë zgjidhje tjetër. Sa u përket sektorëve që përfitojnë nga kjo festë, do të thotë burim të ardhurash, p.sh. […]
Studimi, burrat shpenzojnë më shumë se gratë
Sipas një studimi të fundit, burrat presin të shpenzojnë shumë më tepër se gratë në Ditën e Shën Valentinit. Dita e Shën Valentinit ka të bëjë me festimin e dashurisë që për fat të keq, mund të vijë me një çmim. Sipas një studimi të Bankrate.com publikuar javën e parë të shkurtit, 69% e amerikanëve planifikojnë të shpenzojnë para për partneren e tyre për 14 shkurtin. Anketa, e kryer në janar, pyeti 1.019 njerëz në mbarë vendin për planet e […]
“Nafta, HEC-et dhe minierat, sfidat e 2019-s”
Adrian Bylyku, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës, me fokus te marrëveshjet hidrokarbure, minierat dhe hidrocentralet, duket se do t’i japë një temp të ri 2019-s. Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Adrian Bylyku, konfirmon në një intervistë për “Monitor” se ka disa zhvillime specifike, në secilin prej sektorëve që do të ndiqen me kujdes. Së pari, te hidrokarburet vëmendja është te Shell, kompani e cila ka qenë aktive […]
Kriza globale e arsimit
Shkolla nuk po jep rezultat. BB merr nismën: Duhen mësues të suksesshëm Bota po përballet me një krizë të të mësuarit. Ndërsa vendet kanë rritur dukshëm aksesin në arsim, të qenët në shkollë jo gjithmonë prodhon dije. Në mbarë botën, qindra miliona fëmijë arrijnë moshën madhore pa përfituar aftësitë më themelore, siç është llogaritja e saktë e ndryshimit ndërmjet dy numrave, leximi i udhëzimeve të mjekut ose i orarit të autobusit. Imagjinoni këta fëmijë kur të bëhen prindër se […]
Sistemi tatimor shqiptar, a ka vend për përmirësime?
Nga Fatmir Kazazi* Konsiderata të përgjithshme Të gjithë ekspertët fiskalë, por edhe politikëbërësit dhe shumë individë nga shoqëria civile në përgjithësi, bien dakord dhe theksojnë rëndësinë e mbledhjes dhe përdorimit të drejtë dhe eficient të tatimeve. Në këtë kontekst, do të doja të ndaja opinionin dhe eksperiencën time për Sistemin Tatimor Shqiptar, duke u fokusuar më së shumti në disa çështje problematike të tij. Legjislacioni dhe praktika tatimore shqiptare janë relativisht të reja dhe në proces zhvillimi, ndryshimesh e […]
Si t’i tatojmë të pasurit
Dhe si të kufizojmë dëmin ekonomik Gjatë kohës kur ai nuk kishte vendosur se do të kandidonte për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, propozoi në vitin 1999, vendosjen e një takse pasurie mbi amerikanët me më shumë se 10 milionë dollarë, shkruan The Economist. Shumë shpejt, ai mund ta gjejë veten duke e kundërshtuar këtë gjë. Kjo edhe sepse së fundmi, demokratët duken shumë të vendosur për të gjetur mënyra për tatimin e të pasurve. […]
Dy llojet e ndryshme të grupeve të punës
Ata që e pëlqejnë punën në grup dhe ata që duan të punojnë vetëm Ndoshta, fraza e mëposhtme është një prej më të pëlqyerave në gjuhën angleze: “Mbledhja është anuluar”. Kur kjo shprehje u dërgohet në mesazh të gjithë punonjësve që nuk kanë dëshirë të jenë të pranishëm në mbledhje të ndryshme, ata përjetojnë njëfarë çlirimi. Edhe pse në të vërtetë “mbledhja” është vetëm anuluar dhe ajo do të zhvillohet disa ditë më pas, kënaqësia prej shtyrjes së saj […]
Kontestimi i Putinit
Si shtetet baltike po i rezistojnë Rusisë. Pas dekadash të tëra të indoktrinuar me gënjeshtra nga Moska, shtetasit e vendeve baltike kanë fituar imunitet Në fillim të viteve 1990, Presidenti i Estonisë së saposhpallur të pavarur mbajti një fjalim në Hamburg, gjatë të cilit ai e përçmoi pushtimin sovjetik të shteteve baltike, shkruan The Economist. Një zyrtar rus shumë pak i njohur asokohe, u zemërua aq shumë nga fjalimi, saqë vendosi të largohej nga turma. Ai ishte Vladimir Putin. […]
Nga protesta në party
Jelekët e verdhë nuk po formojnë një, por dy parti politike, por asnjëra nuk ka politika koherente Tre muaj më parë, Jacline Mouraud, një hipnoterapiste nga Bretanja e Francës, regjistroi një video në të cilën i bënte thirrje qeverisë franceze se taksat e karburantit nuk duhet të rriteshin duke argumentuar për 4 minuta e gjysmë të gjitha dizavantazhet e një taksës, shkruan The Economist. Videoja u bë virale dhe konsiderohet si nxitësja kryesore e lëvizjes protestuese të jelekëve të […]
Banka e Shqipërisë / Miratohet shitja e Bankës Tirana te grupi Balfin
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e tij të fundit ka miratuar paraprakisht zotërimin e 88.95% të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksioner të Bankës Tirana sh.a. nga Balfin sh.p.k. dhe 9.88% nga Komercijalna Banka AD Skopje. Banka e Shqipërisë ka vënë si kusht paraqitjen në Bankën e Shqipërisë të miratimit të Hellenic Financial Stability Fund (HFSF) për shitjen e aksioneve të Bankës Tirana sh.a. Më herët, edhe Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë autorizimin për shitjen […]
Sejko: Leku do të mbetet i fortë në 6 muajt e parë të 2019
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pohoi se monedha vendase leku do të vijojë të mbiçmohet edhe në gjysmën e parë të këtij viti. “Efekti i mbiçmimit të lekut do të jetë i pranishëm edhe gjatë 6 muajve të parë të 2019-s, por do të shuhet në pjesën e dytë të vitit”, tha Guvernatori në konferencën për mediat, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes, ky njoftoi se norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në 1%. Guvernatori tha […]
Tenderi për internet të shpejtë / Vetëm Vodafone bën ofertë 7.4 milionë euro
Vodafone Albania është kompania e vetme që ka paraqitur ofertë me vlerë 7.4 milionë euro në tenderin, që synon përmirësimin e cilësisë së internetit: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 Mhz (792-862 mhz)”, ref. 1×10 Mhz i çiftuar-800-2018”. Kjo ofertë do të vlerësohet nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Procedura e tenderit u zhvillua për 3 të drejta përdorimi, për një vlerë totale prej 22.4 milionë eurosh, afati i parë i së cilës […]
Pas Akërnisë / Park fotovoltaik 50 MW në Fier, ja kompania që ka aplikuar në MIE
Qarku i Fierit ka parë një interes të lartë për impiante fotovoltaikë me kapacitet deri në 2 MW, por duket se së fundmi ka marrë vëmendjen për një investim potencial që shkon në dhjetëra miliona euro. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se pranë saj është paraqitur një aplikim nga kompania “LM Energy Corporate” e cila ka shprehur interesin për të ndërtuar një impiant fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme me kapacitet 50 MW në zonën Sheq […]
Statistikat / Ulet numri i të huajve që vijnë për të studiuar në Shqipëri
Jo vetëm shqiptarët zgjedhin të jetojnë jashtë. Janë rreth 12,900 të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë për të punuar e për të studiuar, për qëllime humanitare apo për t’u bashkuar me familjarët që jetojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave për vitin 2017 mbi lejet e qëndrimit të të huajve sipas arsyes, përqindjen më të lartë e zënë të huajt që kanë marrë leje qëndrimi për arsye punësimi, me rreth 6,334 individë apo sa […]
Protestat në Serbi hedhin dritë mbi një komb të dyzuar mes Lindjes e Perëndimit
Gjëja e fundit që Borko Stefanovic, një politikan i opozitës serbe, kujton përpara se të humbte kujtesën, është ajo e tre burrave që i prenë rrugën dhe që fillimisht qëndronin në hije. Ata erdhën më pas drejt tij, duke e sulmuar dhe duke e goditur në kokë. Nga ky sulm ai humbi kujtesën. Duke qenë se Serbia është një shtet me një histori të gjatë të dhunës politike, z. Stefanovic, mendoi se sulmi që iu bë në fund të nëntorit […]
Bullgari / Kompanitë rrisin investimet jashtë vendit
Në vitin 2018, investimet e huaja në Bullgari u zvogëluan me mbi gjysmë miliard euro, duke arritur në 800 milionë euro, sipas të dhënave paraprake (nga nëntori 2018) të Bankës Kombëtare Bullgare. Ndërkohë, kompanitë bullgare investuan jashtë vendit gati 280 milionë euro. Presidenti bullgar, Rumen Radeb, vuri në dukje disa ditë më parë se autoritetet duhet të marrin masa për të nxitur investimet e huaja në vend. Megjithatë, ministri bullgar i Ekonomisë, Emil Karanikolov, tha se është ende herët për […]
Kroaci / Nevojë urgjente për punëtorë të huaj
Rënia e lindshmërisë, rritja e jetëgjatësisë, emigrimi, janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e mungesës së fuqisë punëtore në vend, një tjetër prej problemeve më të rëndësishme të një numri të madh shtetesh në Europën Lindore. Gjatë vitit 2018, prania e punëtorëve të huaj në ekonominë kroate shënoi rritje të lartë. Pas shumë vitesh, kur emigracioni dukej se shkonte vetëm në një drejtim, nga Kroacia në drejtim të vendeve të zhvilluara si Gjermania apo Irlanda, vendi papritur […]
Maqedoni / Përfundojnë konsultimet me FMN
Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi Konsultimet e Nenit IV të vitit 2018 me IRJ të Maqedonisë. Pas rënies në vitin 2017, rritja reale e PBB-së përjetoi një rimëkëmbje modeste në tre tremujorët e parë të 2018 dhe arriti në 2% gjatë gjithë vitit. Konsumi privat, i nxitur nga rritja e punësimit dhe kredisë për individë, si dhe rritja e fuqishme e eksporteve, e nxitur nga kërkesa e huaj dhe rigjallërimi i industrisë së metaleve, janë ndër faktorët […]
Kosovë, nis ndërtimi i hekurudhës 210 milionë euro
Hekurudha që lidh Fushë Kosovën me Hanin e Elezit shumë shpejt do të duket më ndryshe. Punimet në rehabilitimin e saj do të nisin në ditët në vijim. Sot është bërë hapi i parë për rregullimin e kësaj hekurudhe që ka rëndësi të madhe për vendin. Infrakos ka nënshkruar kontratën me Generale Construzioni Ferrovarie (GCF), për Rehabilitimin e linjës së 10 hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit. Kjo kontratë ka peshë jo më pak se 210 milionë euro. […]
A po hyn Kosova në krizë buxhetore?
Përfaqësues të shoqërisë civile i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës që të miratojë brenda afateve projektligjin për buxhetin e vitit 2019, i cili, pas miratimit në parim më 21 dhjetor, ka mbetur ende pa u shqyrtuar dhe pa votuar për miratimin përfundimtar. Agnesa Haxhiu, monitoruese e punës së Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kuvendi i Kosovës është duke neglizhuar shqyrtimin e projektligjit për buxhetin për vitin […]
“Lulëzon” tregtia me Kolumbinë
Importet nga shteti i largët i Kolumbisë drejt Shqipërisë kanë njohur një rritje të fortë gjatë tre viteve të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, në 2018-n, u importuan nga Kolumbia mallra me vlerë gati 2 miliardë lekë, me një rritje prej 136% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndërsa deri në 2015-n kishin qenë në vlera të papërfillshme (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia drejt Shqipërisë). Ndonëse në vlerë absolute, mallrat që importojmë nga Kolumbia janë të ulëta, duke e […]
Po me bujqësinë çfarë do të bëhet?
Mes retorikës vulgare të politikës së ditës kanë nisur të shfaqen disa shkëndija të debatit për politikat ekonomike. Ne e dimë që kjo ndodh, sepse afër janë zgjedhjet, por nuk kemi pse të mos e shfrytëzojmë këtë moment, por hapësirë fatkeqësisht të vogël, për të bërë një pyetje që rëndon sa vetë Shqipëria: po me bujqësinë çfarë do të bëhet? Bujqësia në vend ka mbetur primitive, me rendimente dhe prodhim të vogël që siguron pak të ardhura për bujqit. Investimet […]